Tag: social

  • Fjalimi surprizues/ Rama në Parlamentin Europian: Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush…

    Fjalimi surprizues/ Rama në Parlamentin Europian: Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush…

    Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Bruksel, është ftuar në Parlamentin Europian për të mbajtur fjalën në nder të përfundimit të Mandatit të Presidentit të Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

    Rama u shpreh se ka nderin dhe privilegjin që njeh Röpke, teksa tha se ishte ai që ktheu nga një skeptik  të madh për dialogun social, në një ithtar të këtij dialogu.
    “Me shumë gjasë do të zhgënjej shumë prej jush se nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që më transformoi nga një skeptik të madh për dialogun social, në një ithatr të këtij dialogu. Ja pse e ndjeva të bëhesha pjesë me ndjenja qartësisht të përziera që i kam edhe në këtë moment, sepse e di që kjo mbledhje shënon fundin e presidencës së Oliver.
    Besoj se së pari ky është një moment për të kremtuar punën e një udhëheqësi të jashtëzakonshëm dhe për të reflektuar për rolin e komitetit ekonomik social.
    Përmes kësaj trazire ju sollët qetësi, bindje, paqe”, tha Rama.

  • “Jemi në turbo spring drejt Europës”, Rama nderon Oliver Röpke, mesazhi i veçantë nga Parlamenti Europian

    “Jemi në turbo spring drejt Europës”, Rama nderon Oliver Röpke, mesazhi i veçantë nga Parlamenti Europian

    Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij sot, 17 shtator, në Parlamentin Europian, në nder të Oliver Röpke, të cilit i mbaron mandati si President i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.
    “Nuk erdha këtu të predikoj për shoqërinë civile, por për të nderuar dikë që më transformoi nga një skeptik të madh kur bëhej fjalë për dialogun social në një ithtar të këtij dialogu”, u shpreh Rama fillimisht për Röpke.
    Rama theksoi se “mënyra si ai udhëhoqi Komitetin Ekonomik e Social Europian, ka lënë gjurmë të pashlyera në projektin europian”.
    “Ju siguruat që zërat tanë të jehojnë këtu si partnerë të plotë!”, shtoi ai më tej, duke thënë se “në kohë të ashpra, dialogu social është si oksigjeni”.
    Deklaroi se Röpke ka këmbëngulur fort që e ardhmja e Ballkanit Perëndimor të jetë në Bashkimin Evropian.
    “Jemi në një turbo spring, ne vetëm dje hapëm katër kapituj të tjerë”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
    “Europa lulëzon vetëm kur është e plotë dhe është e plotë vetëm kur është e bashkuar”, ishte mesazhi i Ramës.
    “Faleminderit për udhëheqjen, avokatinë, zgjerimin dhe qëndrimin tuaj të fortë në Europë. Faleminderit për gjithçka që na ke dhënë si njeri”, tha në mbyllje Rama për Presidentin në ikje tashmë të komisionit me rëndësi.
    Më herët, ai takoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
    Rutte u shpreh se Shqipëria është një aleat i fortë i NATO-s dhe se brenda këtij viti do të arrijë të plotësojë angazhimin për shpenzimet në mbrojtje deri në 2% të PBB-së.
    Po ashtu përmendi edhe faktin se Shqipëria po zhvillon bazën industriale të mbrojtjes, që për Rutte-n është shumë i rëndësishëm në këtë moment. Ai i tha Ramës se Shqipëria po ndihmon shumë edhe në luftën në Ukrainë.
    Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se ka gjithmonë diçka për të mësuar prej NATO-s.
    “Jemi këtu për të rikonfirmuar gjithçka që ju thatë dhe më shumë. Duam të bëjmë më shumë. Tashmë po rinisim rilindjen e industrisë sonë ushtarake. Jemi shumë të prirur të diskutojmë me ju punën e mëtejshme që duhet bërë për të bërë të mundur portin e ri ushtarak në Shqipëri, në Porto Romano. Sigurisht, jemi këtu gjithashtu për të folur së bashku se si mund të përfshihemi në programin SAFE të Bashkimit Europian, i cili në aspektin e sigurisë shtrihet përtej kufijve të vendeve anëtare të BE-së”, tha Rama në fjalën e tij.
    Kryeministri Edi Rama ndodhet që prej ditës së martë, 16 shtator në Bruksel, në kuadër të Konferencës së Gjashtë Ndërqeveritare ku hapën edhe katër kapituj të tjerë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

  • VIDEOLAJM/ TikTok u ndalua nga qeveria, Berisha lundron në rrjetin social brenda Kuvendit. ‘Studion’ videot e Ramës dhe Shehajt

    VIDEOLAJM/ TikTok u ndalua nga qeveria, Berisha lundron në rrjetin social brenda Kuvendit. ‘Studion’ videot e Ramës dhe Shehajt

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është kapur ‘mat’ duke përdorur platformën TikTok në Kuvend, teksa votohet për kryeparlamentarin e ri.
    Nga video e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elda Menga, Berisha sheh në këtë rrjet social, të ndaluar nga kryeministri, video të Edi Ramës dhe kreut të Partia Mundësia, Agron Shehaj.

    Top Channel

  • “Gjermanisë s’i del hesapi të financojë të papunët”, Manjani: Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet p**dhë nëpër rrugë…

    “Gjermanisë s’i del hesapi të financojë të papunët”, Manjani: Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet p**dhë nëpër rrugë…

    Ylli Manjani ka komentuar lajmin se Gjermania do të rishikojë financimin e shtetit social.
    “Gjermanët punojnë e prodhojnë. Si ata pakkush.
    Por kancelari Merz ngre alarmin se shteti social i sotëm në Gjermani është i pafinancueshëm nga ekonomia gjermane.
    Nuk del më hesapi për të financuar pensionet e çdo gjermani mbi 67 vjeç.
    Nuk mbahen më me asistencë ukrainas, afrikanë, aziatikë, ballkanas etj.
    Sistemi shëndetësor në prag kolapsi. Kostot e të ardhurave të qytetarëve gjermanë janë jashtë kontrolli.
    E thotë zyrtarisht Gjermania këtë gjë.  Gjermania që prodhon Benzin, Audi, BMW, VW, OPEL dhe prapë nuk i del hesapi të mbajë njerëz pa punë.
    Imagjinoni shtetin tonë social ku shitet veç pordhë nëpër rrugë me makina gjermane, pa prodhuar asgjë përveç groshëve me të cilat shtojmë pordhët.
    Ah, po shesim shtrenjtë edhe detin… Aq shtrenjtë sa nuk ja vlen barra të lahemi as vetë…
    Gjermania po flet për reformë radikale.
    Ehaaaaa….
    Hajde javë të mbarë”, shkruan ai.

  • Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!

    Gjermania, jo më “Toka e Artë”? Kancelari Merz: Shteti social, jo më i financueshëm!

    Shteti aq i lakmuar social i Gjermanisë nuk i ka punët mirë: Sigurimi shëndetësor, sigurimi i kujdesit afatgjatë për të moshuarit, pensionet apo përfitimet e papunësisë.

    Tek të gjithë këta sektorë, qeveria federale duhet të injektojë rregullisht sasi të mëdha të të ardhurave nga tatimet e shtetit për të shmangur kolapsin e tij. Koalicioni qeveritar CDU/CSU-SPD me ardhjen në pushtet premtoi reforma gjithëpërfshirëse të shtetit social dhe modernizimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të Gjermanisë. Por ka mosmarrëveshje se si të arrihet kjo, thotë DW, ku do të ketë reformim, shkurtime dhe sa të forta do të jenë ato?
    “Shteti social siç e kemi sot nuk është më i financueshëm me atë që po arrijmë ekonomikisht. Apeli im megjithatë u drejtohet të gjithëve: Le të tregojmë së bashku se ndryshimi është i mundur, se reformat janë të mundshme.”, shprehet kancelari merz.
    Reagimi i Kancelarit Merz erdhi pas propozimit nga SPD-ja për rritjen e tatimeve. Zëvendëskancelari Lars Klingbeil nga socialdemokratët kishte deklaruar më parë se nuk do të përjashtonte taksa më të larta për ata që kanë të ardhura të larta dhe të pasurit.
    “Asnjë opsion nuk hiqet nga tavolina”, ishte shprehur kryetari i SPD-së për televizionin ZDF. Rritja e tatimeve përjashtohet nga CDU, partnerja më e madhe e koalicionit qeverisës gjerman.
    Kancelari Merz e përjashtoi çdo barrë shtesë mbi bizneset e vogla dhe të mesme. Por edhe ideja Zëvendëskancelari i SPD, Klingbeil për rritje të tatimeve mbështetet nga SPD. Kreu i Juso-s, organizatë rinore socialdemokrate, Philipp Türmer, i shpalli shkurtimet sociale si  vijën e kuqe për SPD-në.
    “Nëse ideja pas një vjeshte reformash është shkurtimi i shërbimeve sociale dhe i përfitimeve, mund të them pa mëdyshje: SPD nuk mund të lëvizë as edhe një centimetër në drejtim të tillë”, tha Türmer për “Stuttgarter Zeitung”.

    Top Channel

  • Gjermania drejt kolapsit social: Pensionet, shëndetësia dhe ndihmat sociale po e fundosin buxhetin

    Gjermania drejt kolapsit social: Pensionet, shëndetësia dhe ndihmat sociale po e fundosin buxhetin

    Kancelari gjerman, Friedrich Mertz

    BERLIN- Gjermania nuk e përballon më shtetin social. Kostot për pensionet, kujdesin, shëndetësinë dhe të ardhurat bazë po rriten me ritme marramendëse, duke detyruar qeverinë të marrë borxhe të reja miliardëshe. Por ekspertët paralajmërojnë se pa reforma të thella, sistemi do të shembet. Ekspertët kanë dhënë rekomandimet e tyre për shëndetësinë, pensionet dhe taksimin e të ardhurave. 
    Eksperti i shëndetësisë, Prof. Bernd Raffelhüschen, propozoi një skemë të re ku qytetarët paguajnë çdo vit një tarifë fikse e cila në bazë të përdorimit më pas i kthehet qytetarit. “Çdo qytetar të paguajë një shumë bazë vetë, për shembull 500 ose 800 euro në vit, dhe më pas të mbulohet vetëm gjysma e shpenzimeve pas kësaj shume.”
    Edhe Konfederata e Punëdhënësve Gjermanë mbështet rikthimin e tarifës së dikurshme të praktikës mjekësore.
    Pensionet, vrima më e madhe në buxhet
    Vetëm këtë vit, qeveria federale do të shpenzojë 121 miliardë euro për të mbuluar skemën e pensioneve. Ekonomistja Prof. Veronika Grimm kërkoi pengimin e daljes në pension në moshën 63 vjeç dhe disa masa të tjera që përfshijnë: 
    lidhjen e moshës së pensionit me jetëgjatësinë,heqjen e daljes në pension në 63 vjeç,asnjë kufi prej 48% për kontributet,ndalim të zgjerimit të pensionit të nënës.
    Ndihmat sociale, një barrë gjithnjë e më e madhe
    Në vitin 2025, ndihmat sociale do të kushtojnë 42,6 miliardë euro. Eksperti Raffelhüschen paralajmëroi se këto ndihma po lejojnë që emigrantët të hyjnë në shtet social dhe jo në treg pune. 
    “Stimujt janë të orientuar drejt ndihmës sociale, jo drejt punës. Kostot e migracionit po shpërthejnë dhe pa kontroll, migrantët do të hyjnë në shtetin social, jo në tregun e punës.”
    Sipas tij, ndihmat duhet të kthehen në përfitime në natyrë, për të ndalur abuzimet.
    Edhe Prof. Grimm kërkon më shumë punësim, përfshirë refugjatët nga Ukraina:“Nëse kjo nuk ndodh, duhet të vendosen më shumë sanksione apo edhe detyrime për shërbim social.”
    Prof. Stefan Kooths, kreu i ekonomisë në Institutin Kiel, thekson se ndihmat sociale duhet të centralizohen tek tatimet:“Vetëm kështu shmangen shtrembërimet që sot i bëjnë punën e padobishme për ata me të ardhura të ulëta.”
    Merz në udhëkryqKancelari Friedrich Merz ka dhënë alarmin se shteti social nuk është më i përballueshëm. Por ekspertët thonë se qeveria po shmang reformat e dhimbshme.Grimm paralajmëron: “Borxhet e reja nuk po investohen, por po derdhen në sistemet sociale. Reformat po shtyhen sepse SPD nuk pranon t’i miratojë.”
    Përktheu nga BILD: ZËRI

  • Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025

    Strehimi social, Gonxhja: 1,253 familje përfituese në vitin 2025

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka intensifikuar mbështetjen për familjet në nevojë përmes programeve të strehimit social, duke dyfishuar numrin e përfituesve krahasuar me një vit më parë. Ministri Blendi Gonxhja bëri të ditur se në vitin 2025, synohet përmirësimi i kushteve të banimit për 1,253 familje, në krahasim me 650 familje të mbështetura gjatë vitit 2023.
    Sipas tij, Programi Kombëtar i Mbështetjes Sociale përfshin: Subvencionimin e qirave; Kreditë e buta për strehim; Rikonstruksionin e banesave ekzistuese; Projekte bashkiake për banesa sociale të reja. “Qëllimi ynë është strehim i përballueshëm, i përshtatshëm dhe i qëndrueshëm për çdo qytetar, duke rritur standardin e jetesës në të gjithë vendin” tha ministri Gonxhja. Kjo nismë përbën një hap konkret në drejtim të fuqizimit të politikave sociale dhe përfshirjes më të madhe të grupeve në nevojë në zhvillimin e qëndrueshëm urban.

  • Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët, cilat janë programet e strehimit social

    Nga banesat me qira, te “çatia” për të pastrehët, cilat janë programet e strehimit social

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka publikuar udhëzuesin e ri për strehimin social, një dokument i rëndësishëm që synon të vendosë një standard të ri për mënyrën se si hartohen programet 5-vjeçare të strehimit në vend.

    Ky udhëzues sjell qartësi dhe strukturë për mënyrën e ofrimit të shërbimeve të strehimit social, duke u fokusuar në 6 programe të veçanta, që synojnë mbështetjen e shtresave në nevojë dhe individëve në situata të vështira ekonomike e sociale.

    Programi i parë është ai i banesave sociale me qira. Nëpërmjet këtij programi, banesat që janë në pronësi publike ose në pronësi të pronarëve socialë, do të jepen me qira për familjet në nevojë. Sipas udhëzuesit, 80% e përfituesve të këtij programi duhet të jenë familje me të ardhura nga 0 deri në 100% të mesatares familjare.

    Programi i dytë lidhet me zhvillimin e zonave me qëllim strehimi, ku parashikon identifikimin dhe planifikimin e zonave urbane që mund të përshtaten për ndërtimin e banesave sociale. Fokusi është tek zonat e banuara në mënyrë informale, ndërtime të palegalizuara që nuk mund të legalizohen, apo zona të vjetra industriale të pashfrytëzuara. Programi i tretë ka në fokus banesat me kosto të ulët. Këto banesa do të ndërtohen në bashkitë ku çmimet e tregut janë të larta, por do të shiten me një çmim nën vlerën e tregut – pa zbritur nën koston e ndërtimit. Përfitues do të jenë familjet me të ardhura më të ulëta se mesatarja e njësisë vendore përkatëse.

    Programi i katërt përfshin banesat e specializuara. Këtu bëhet fjalë për strehim të dedikuar për grupe të caktuara si të moshuarit, persona me aftësi të kufizuara, viktima të trafikimit apo dhunës në familje, si dhe fëmijë pa përkujdesje prindërore. Programi i pestë ka si objektiv përmirësimin e kushteve në banesat ekzistuese, si ato private, ashtu edhe ato në pronësi shtetërore. Me mbështetje nga buxheti i shtetit, bashkitë mund të përfitojnë grante konkurruese për të ndihmuar familjet që jetojnë në kushte të papërshtatshme.

    Dhe programi i gjashtë, ai për banesat e përkohshme, synon të ofrojë strehim afatshkurtër për individë apo familje që gjenden në emergjenca sociale, si refugjatë, persona të zhvendosur për shkak të investimeve publike apo private, emigrantë të kthyer, apo individë të pastrehë.

    Ministria thekson se ky udhëzues është një hap i rëndësishëm drejt një politike më të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të strehimit, duke i dhënë prioritet nevojave reale të qytetarëve.

  • Gati udhëzuesi i ri për strehimin social, Bashkitë më shumë rol dhe përgjegjësi në planifikimin 5-vjeçar

    Gati udhëzuesi i ri për strehimin social, Bashkitë më shumë rol dhe përgjegjësi në planifikimin 5-vjeçar

    Ministria Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ka publikuar udhëzuesin e ri, që ka në fokus hartimin e planeve të reja 5-vjeçare të cilat janë të lidhura me strehimin social. Ky udhëzues, synon të vendosë një standard të ri në mënyrën si hartohen programet e strehimit, të parashikuara në legjislacionin shqiptar. Sipas Scan, në thelb, dokumenti e vendos bashkinë në një pozicion shumë më proaktiv në adresimin e çështjeve të strehimit social. Nga një rol më shumë administrativ në të kaluarën, bashkitë tashmë duhet të ndërmarrin analiza të thelluara mbi nevojat për strehim në territorin e tyre, të hartëzojnë grupet në nevojë dhe të identifikojnë mënyra konkrete për financimin e ndërhyrjeve. Programet 5-vjeçare, përveçse një kërkesë ligjore, shërbejnë edhe si një kusht për të përfituar fonde nga qeveria qendrore për ndërtimin e banesave sociale me qira apo atyre me kosto të përballueshme për familjet me të ardhura të ulëta. Përzgjedhja e përfituesve nga programet e strehimit do të bazohet në një seri kriteresh të ndara në katër kategori.
    Së pari, kushtet e strehimit, që përfshijnë raste kur familja nuk ka banesë, jeton në ndërtesa të rrezikuara, apo ka humbur strehimin për arsye ligjore apo të shpronësimeve; së dyti, kushtet familjare, si familjet një prindërore apo të moshuarit pa përkrahje. Së treti, kushtet sociale, ku përfshihen rreth 15 kategori të njohura si grupe të cenueshme; dhe së fundi, kushtet ekonomike, që lidhen me të ardhurat, punësimin dhe përfitimin e ndihmës ekonomike. Përgatitja e një programi 5-vjeçar është një proces kompleks që shtrihet përtej një analize të thjeshtë statistikore. Ai përfshin konsultime me komunitetin dhe grupet e interesit, intervista me përfaqësues të grupeve në nevojë dhe vëzhgime në terren. Në fund, dokumenti i përgatitur miratohet nga këshilli bashkiak dhe përfaqëson vizionin dhe prioritetet afatmesme të njësisë vendore për sektorin e strehimit social.