Tag: social

  • Musk, thirrje që Edi Rama nuk do donte ta dëgjonte

    Musk, thirrje që Edi Rama nuk do donte ta dëgjonte

    Mongu amerikan i teknologjisë dhe pronar i kompanive si X, SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, ka shprehur një dëshirë të re për të ndryshuar rendin botëror.
    Musk publikoi një status në rrjetin social X duke bërë thirrje për shfuqizimin e plotë të Bashkimit Evropian.
    “Bashkimi Evropian duhet të shpërbëhet dhe sovraniteti t’u kthehet shteteve individuale në mënyrë që qeveritë e tyre të përfaqësojnë më mirë njerëzit”, shkroi ai.
    Reagimi tij vjen pasi Komisioni Evropian vendosi një gjobë prej 120 milionë eurosh në rrjetin social X, i cili është në pronësi të Musk.
    Gjoba u vendos për shkak të dështimeve të shumta në transparencën e biznesit dhe aksesin në të dhënat e përdoruesit të X, të cilat kompania i mohoi disa herë, por kjo prapë nuk e pengoi KE-në ta sanksiononte atë.
    Thirrja e tij sigurisht që shkon kundër fetishizimit të BE-së nga Rama, i cili sheh tani te Bashkimi Europian, fiksimin politik për t’u anëtarësuar, të vetmin shans për të patur një kurorë suksesi në qeveverisjen e tij tashmë pa asnjë thelb rilindjeje të pretenduar. /tesheshi.com/  

  • Vetmia në tryezë rrit rreziqet për shëndetin e të moshuarve!

    Vetmia në tryezë rrit rreziqet për shëndetin e të moshuarve!

    Një studim i fundit zbulon se të moshuarit që hanë shpesh vetëm përballen me rreziqe të mëdha për shëndetin e tyre. Ata janë më të prirur ndaj kequshqyerjes, sepse mungesa e motivimit për të përgatitur vakte të shëndetshme shpesh çon në ushqim të pabalancuar. Përveç kësaj, vetmia gjatë vakteve mund të ndikojë negativisht në humor dhe të rrisë ndjenjën e izolimit social.

    Të ngrënit së bashku nuk është thjesht një akt i thjeshtë i ushqimit. Ai ofron mundësinë për ndërveprim social dhe mbështetje emocionale, duke ndihmuar në reduktimin e ndjenjës së vetmisë dhe stresit. Bisedat gjatë vakteve mund të stimulojnë trurin dhe të mbajnë mendjen aktive, duke ndihmuar në parandalimin e rënies së funksioneve njohëse.

    Përveç përfitimeve sociale, vakte të përbashkëta gjithashtu nxisin zakone ushqimore më të shëndetshme. Kur ushqehemi me të tjerët, shpesh përpiqemi të konsumojmë më shumë larmi ushqimesh dhe të mbajmë porcione më të balancuara. Kyç kombinim i ushqimit të mirë dhe ndërveprimit social përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe cilësinë e jetës për të moshuarit, duke e bërë çdo vakt më shumë se thjesht ushqim, një moment lidhjeje dhe kujdesi.

    Prandaj, të ftojmë të moshuarit të hanë së bashku mund të jetë një hap i thjeshtë, por i fuqishëm për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

  • Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

  • Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Debati i barazisë gjinore ka përfshirë edhe institucionet arsimore.

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

    Top Channel

  • Projektbuxheti i vitit 2026/ Manastirliu: Po krijojmë Agjencinë e Strehimit për..

    Projektbuxheti i vitit 2026/ Manastirliu: Po krijojmë Agjencinë e Strehimit për..

    Drejtuesja Politike e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, së bashku me Ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, deputetët e zonës dhe drejtues të Bashkisë së Tiranës, zhvilluan një takim me banorët e Njësisë 4, në vijim të turit të dëgjesave publike për Buxhetin 2026 që po zhvillohen në të gjithë territorin e Tiranës.
    Gjatë takimit me komunitetin e Njësisë 4, Ogerta Manastirliu vuri theksin te politikat e reja për strehimin dhe krijimin e Agjencisë së Strehimit për strehimin social dhe të përballueshëm.
    “Qeveria po punon për të krijuar Agjencinë e Strehimit për strehim social dhe të përballueshëm. Përpos asaj që Bashkia sot jep në programet e saj të strehimit social, kreditë sociale apo banesat sociale me qira apo vetë ndërtimet që realizohen në kuadër të programeve të strehimit, qeveria është duke punuar për një tjetër program që lidhet me këtë Agjenci që do të krijohet për t’iu dhënë mundësi çifteve të reja, familjeve të reja për të pasur banesën e parë dhe për t’iu krijuar mundësinë e një strehimi të përballueshëm”, tha Manastirliu.

  • Mbrojtja sociale, “trampolinë” drejt punësimit – Si do të ndryshojnë politikat sociale në vitin 2026?

    Mbrojtja sociale, “trampolinë” drejt punësimit – Si do të ndryshojnë politikat sociale në vitin 2026?

    Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë dhe për të ndërtuar një model të qëndrueshëm mbështetjeje, që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, e cila bazohet në tre shtylla: ndihma ekonomike, aftësia e kufizuar dhe shërbimet sociale. Referuar projekligjit për buxhetin e 2026- ës, parashikohet që numri i familjeve dhe individëve përfitues nga skema e ndihmës ekonomike të ulet, duke arritur në rreth 59 mijë përfitues në vitin 2028, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje, pasi synohet punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese, duke e kthyer ndihmën ekonomike në një trampolinë për integrim social dhe ekonomik.
    Për sa i përket personave me aftësi të kufizuar (PAK) dhe kujdestarëve të tyre, pritet një rritje e numrit të përfituesve në 98 mijë persona deri në vitin 2028, krahasuar me 94 mijë të parashikuar në vitin 2026. Kjo rritje, në zbatim të skemës së re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, pra sipas modelit bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit, duke synuar një sistem më të drejtë dhe gjithëpërfshirës që kombinon mbështetjen financiare me shërbime konkrete përkujdesjeje. Në drejtim të punësimit të grupeve të pafavorizuara, sipas projektbuxhetit, qeveria synon nxitjen e mundësive për integrim përmes ndërmarrjeve sociale, ku planifikohet punësimi mesatarisht i 150 personave çdo vit. Kjo masë mbështetet me një fond prej 80 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028.
    Një tjetër synim është rritja e pjesëmarrjes së personave në shërbimet sociale të financuara nga fondi social, ku pritet që numri i përfituesve të rritet nga 11 mijë në vitin 2025 në 15 mijë në vitin 2028. Paralelisht, do të zgjerohet edhe mbështetja për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat do të ofrojnë shërbime të reja territoriale për grupet në nevojë. Deri në vitin 2028, 61 bashki do të jenë pjesë e kësaj nisme, nga 43 që parashikohen në vitin 2025, me një fond mesatar prej 400–450 milionë lekësh. Ndërsa, për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, ku njëri prej tyre është nën moshën 5 vjeç, parashikohet që periudha e kujdesit ndaj fëmijës do të merret si periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Nga kjo skemë parashikohet të përfitojnë rreth 8.700 gra në vitin 2028, me një fond prej 870 milionë lekësh përgjatë tre viteve të ardhshme. Po kështu, parashikohet rritja e grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social në 55 gra dhe vajza në vitin 2028 nga 47 gra/vajza që parashikohen në vitin 2025, si dhe rritja e numrit të familjeve rome dhe egjiptiane që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 2400 familje në vitin 2025 në 2700 familje në vitin 2028.
     

  • Qeveria zbulon planin social 2026/ Më pak ndihma ekonomike, më shumë punësim për familjet në nevojë

    Qeveria zbulon planin social 2026/ Më pak ndihma ekonomike, më shumë punësim për familjet në nevojë

    Fusha e mbrojtjes sociale mbetet një nga prioritetet e qeverisë për vitin 2026, me objektivin për të forcuar sistemin e përkujdesit ndaj shtresave në nevojë dhe për të ndërtuar një model të qëndrueshëm mbështetjeje, që i përgjigjet nevojave reale të qytetarëve.
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka parashikuar një sërë masash që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për kategoritë më vulnerabël të shoqërisë, e cila bazohet në tre shtylla: ndihma ekonomike, aftësia e kufizuar dhe shërbimet sociale.
    Referuar projekligjit për buxhetin e 2026- ës, parashikohet që numri i familjeve dhe individëve përfitues nga skema e ndihmës ekonomike të ulet, duke arritur në rreth 59 mijë përfitues në vitin 2028, ku për vitet 2026-2027 parashikohet të ulet me 1000 familje, pasi synohet punësimi i anëtarëve në moshë pune të familjeve përfituese, duke e kthyer ndihmën ekonomike në një trampolinë për integrim social dhe ekonomik.
    Përsa i përket personave me aftësi të kufizuar (PAK) dhe kujdestarëve të tyre, pritet një rritje e numrit të përfituesve në 98 mijë persona deri në vitin 2028, krahasuar me 94 mijë të parashikuar në vitin 2026. Kjo rritje, në zbatim të skemës së re të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, pra sipas modelit bio-psiko-social, bazuar në standardet e Organizatës Botërore të Shëndetit, duke synuar një sistem më të drejtë dhe gjithëpërfshirës që kombinon mbështetjen financiare me shërbime konkrete përkujdesjeje.
    Në drejtim të punësimit të grupeve të pafavorizuara, sipas projektbuxhetit, qeveria synon nxitjen e mundësive për integrim përmes ndërmarrjeve sociale, ku planifikohet punësimi mesatarisht i 150 personave çdo vit. Kjo masë mbështetet me një fond prej 80 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028.
    Një tjetër synim është rritja e pjesëmarrjes së personave në shërbimet sociale të financuara nga fondi social, ku pritet që numri i përfituesve të rritet nga 11 mijë në vitin 2025 në 15 mijë në vitin 2028. Paralelisht, do të zgjerohet edhe mbështetja për njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat do të ofrojnë shërbime të reja territoriale për grupet në nevojë. Deri në vitin 2028, 61 bashki do të jenë pjesë e kësaj nisme, nga 43 që parashikohen në vitin 2025, me një fond mesatar prej 400–450 milionë lekësh.
    Ndërsa, për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë, ku njëri prej tyre është nën moshën 5 vjeç, parashikohet që periudha e kujdesit ndaj fëmijës do të merret si periudhë sigurimi për efekt pensioni pleqërie dhe barrëlindjeje. Nga kjo skemë parashikohet të përfitojnë rreth 8.700 gra në vitin 2028, me një fond prej 870 milionë lekësh përgjatë tre viteve të ardhshme.
    Po kështu, parashikohet rritja e grave dhe vajzave në nevojë të riintegruara pas trajtimit në institucionet e përkujdesit social në 55 gra dhe vajza në vitin 2028 nga 47 gra/vajza që parashikohen në vitin 2025, si dhe rritja e numrit të familjeve rome dhe egjiptiane që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike nga 2400 familje në vitin 2025 në 2700 familje në vitin 2028.

  • Presidenti Begaj në Samitin Botëror Social: Le të vendosim njerëzimin në zemër të zhvillimit

    Presidenti Begaj në Samitin Botëror Social: Le të vendosim njerëzimin në zemër të zhvillimit

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë në Samitin e Dytë Botëror për Zhvillimin Social të OKB-së në Doha të Katarit.
    Ky samit mblodhi udhëheqësit botërorë me synimin e veprimit dhe përmbushjes së detyrimeve për zhvillimin social dhe shmangien e pabarazisë sociale.
    Samiti Botëror Social në Doha është një mundësi që vendi ynë të riafirmojë përkushtimin ndaj drejtësisë sociale dhe zhvillimit të qëndrueshëm, të thellojë partneritetet ndërkombëtare dhe të promovojë reformat dhe arritjet në fushën e gjithëpërfshirjes sociale.

    Duke e cilësuar Samitin e Dohas si një thirrje për veprim për një epokë të re drejtësie sociale dhe solidariteti, Presidenti Begaj theksoi gjatë fjalës së tij se Shqipëria, si një vend në ecuri dinamike drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, e vlerëson atë si platformë të rëndësishmepër të përafruar politikat sociale kombëtare me standardet ndërkombëtare.
    Duke iu referuar Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi synimin për të përafruarzhvillimin kombëtar me integrimin evropian, duke siguruar qeverisje më të mirë dhe një cilësi të përmirësuar jetese për të gjithë qytetarët.
    “Ne kemi reformuar sistemet tona të shëndetësisë, arsimit, punësimit dhe mirëqenies për të siguruar akses dhe drejtësi për të gjithé. Digjitalizimi i shërbimeve publike i ka bërë institucionet shtetërore më transparente dhe të arritshme për qytetarët tanë”, deklaroi Presidenti i Republikës.
    Gjatë fjalimit, Kreu i shtetit vuri në dukje se OKB-ja ka njohur angazhimin e fortë të Shqipërisë për të promovuar barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale si pjesë e strategjisë sonë të mbrojtjes sociale.
    “Megjithatë, ne e dimë se përparimi nuk duhet kurrë të merret i mirëqenë, – vijoi Presidenti Begaj. “Ndërsa përballemi me tranzicionet digjitale, demografike dhe mjedisore, sistemet e mbrojtjes sociale duhet të zhvillohen dhe përshtaten me realitetet e reja. Zhvillimi social sot nuk mund të ndahet nga tranzicionet e mëdha të kohës sonë, siç janë ato digjitale, demografike dhe mjedisore. Duhet të kapërcejmë hendekun digjital, të fuqizojmë komunitetet rurale dhe të bëjmë sistemet sociale të qëndrueshme përballë ndikimeve të klimës”, u shpreh Kreu i Shtetit.
    “ Le të punojmë bashkërisht për ta shndërruar këtë samit në një pikë kthese për të vendosur njerëzimin në zemër të zhvillimit”, përfundoi fjalën e tij Presidenti i Republikës.

  • AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara

    AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara

    Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka vijuar shpërndarjen e ndihmave materiale për institucione të kujdesit social në vend.Katër qendra – “Qendra e Dhunës Kamëz”, “Tjetër Vizion” në Elbasan, “Qendra Vatra” në Vlorë dhe “Shtëpia e Fëmijës Shkodër” – janë mbështetur me veshje, pajisje elektronike, produkte kozmetike dhe materiale të tjera të domosdoshme për përmirësimin e kushteve të kujdesit ndaj grave, fëmijëve dhe të rinjve në nevojë.Kjo nismë është pjesë e politikës së përdorimit social të pasurive të konfiskuara, në përputhje me praktikat europiane që synojnë kthimin e pasurisë së përfituar në mënyrë të paligjshme në shërbim të komunitetit.Kryeadministratorja e AAPSK, Risena Xhaja u shpreh se përdorimi social e kthen pasurinë e konfiskuar në vlerë për shoqërinë.“Ky është një prej momenteve ku drejtësia dhe solidariteti takohen në praktikë. Pasuritë e konfiskuara, më parë simbol i paligjshmërisë, po kthehen sot në mjet mbështetjeje për njerëzit në nevojë. Ky është thelbi i përdorimit social – kthimi i pasurisë së paligjshme në shërbim publik dhe në vlerë për komunitetin,” u shpreh znj. Xhaja.Ndërsa Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Reme Xholi theksoi se modeli i bashkëpunimit me AAPSK po përkthehet çdo ditë e më shumë në ndihmë konkrete për qytetarët.“Ky bashkëpunim me AAPSK-në është një shembull i qartë se si institucionet mund të bashkojnë burimet dhe misionin për t’u ardhur realisht në ndihmë kategorive vulnerabël. Materialet e dhuruara do të ndihmojnë drejtpërdrejt qendrat tona sociale në ofrimin e shërbimeve më dinjitoze për gratë, fëmijët dhe të rinjtë në nevojë,” – deklaroi znj. Xholi.Në vijim, AAPSK ka paralajmëruar se do të zgjerojë bashkëpunimin me rrjetin e qendrave sociale nëpërmjet projekteve të përbashkëta me partnerët institucionalë dhe ndërkombëtarë, me synimin që çdo pasuri e konfiskuar të kthehet në një aset për shoqërinë.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

    E-Albania hap aplikimet për pensionin social, ja kush përfiton

    Të gjithë të moshuarit që janë mbi 70 vjeç, që janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën gjatë 5 viteve të fundit, mund të aplikojnë përmes portalit e-Albania për të përfituar nga programi i pensionit social.
    Aplikimi për pension social bëhet nga vetë personi i interesuar, përmes portalit e-Albania, duke zgjodhur llojin e shërbimit: Aplikim për pension pleqërie, suplementar pilot, suplementar lundrues i nëndetëseve apo suplementar për akademik.
    Dokumentacioni i domosdoshëm për t’u paraqitur nga personi i interesuar për të përfituar pensionin social:
    -Fotokopje e Kartës së identitetit
    -Dokument që vërteton, se është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën.
    -Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës, lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme
    -Deklaratë nëse është ose jo aksioner apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike ose pasuri të patundshme, të dhëna për qëllime të nxjerrjes së të ardhurave.
    -Vërtetim për masën e të ardhurave që realizon nga depozitat bankare, (nëse deklaron se realizon të ardhura nga depozitat bankare)
    Pagesa e pensionit social kryhet vetëm pranë qendrave paguese të Postës Shqiptare.