Tag: soccer

  • Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

    Emërtimi i futbollit, Trump paralajmëron ndryshime të rëndësishme

    Në SHBA prej kohësh i janë referuar futbollit evropian si “Soccer”, por Presidenti Donald Trump bëri të qartë se diçka e tillë duhet të ndryshojë.
    Duke folur për kanalin televiziv DAZN, Trump u pyet për mundësinë riemërtimit të sportit, me fjalën “Soccer” që duhet të shndërrohet në “futboll”.

    “Mendoj se mund ta bëjmë këtë, mendoj se mund ta bëj edhe unë, – theksoi Trump, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme.
    Ndërsa termi “futboll” përdoret gjerësisht për sportin, veçanërisht në Evropë dhe në pjesën më të madhe të botës, vende si SHBA, Kanadaja dhe Australia përgjithësisht përdorin “Soccer” për t’iu referuar lojës.

  • “Globe Soccer Awards”në Shqipëri? Kryeministri: Besojmë se zgjedhja do të jemi ne

    Në rubrikën “Sy m’Sy’ në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po punohet për të sjellë në Shqipëri edicionin europian të “Globe Soccer Awards” (Çmimit të Globit të Futbollit).

    Teksa e konsideroi një eveniment të jashtëzakonshëm, kreu i qeverisë deklaroi se dy vendet pretendente për t’u zgjedhur janë Madridi dhe Shqipëria, ndërsa shpreson që vendi ynë të zgjidhet për të dhënë çmimin e futbollistit më të mirë të vitit.

    “Ndërkohë jemi në një diskutim së fundi për të sjellë në Shqipëri, 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar edhe Durrësin e Vlorën si opsione, edicionin europian të ‘Globe Soccer Awards’

    Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket edicionit të vet global në Dubai dhe prej edicionit europian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne këtu në Shqipëri. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do jemi ne dhe do jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal t’ia japim këtu në Tiranë”, deklaroi Rama, teksa shtoi se po punohet gjithashtu për të sjellë në Shqipëri një edicion të Padel International.

    “Ndërkohë po punojmë edhe me Padel International, aktivitet i jashtëzakonshëm me mbulim të jashtëzakonshëm në gjithë botën që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, tha ai./RTSH/

    Vazhdo leximin

  • Por sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

    Por sa është fatura? Rama: Do sjellim “The Globe Soccer Awards” në Tiranë, t’ja japim këtu çmimin Yamal-it

    Edi Rama i është rikthyer sërish ditën e sotme rubrikës së tij “Sy më sy”, pas zgjedhjeve të 11 Majit, jo për të dhënë lajmin për ndonjë vendim në të mirë të qytetarëve, por për të njoftuar “show-n” e tij të radhës.
    Kryeministri deklaroi se janë në diskutime me organizatorët për të sjellë në Shqiperi eventin “The Globe Soccer Awards”. Ai tha se dy vendet me të cilat po diskutojnë organizatorët janë Madridi dhe Shqipëria, ku sipas tij, me shumë mundësi do të jemi ne të përzgjedhurit.
    Sipas Ramës, do ishte fantastike që çmimi si futbollisti më i mirë vitit, futbollistit të Barcelonës, Lamine Yamal-it t’i jepej nga Tirana.
    Gjithsesi, duhet theksuar fakti se ky është një “show” i radhës, ku shqiptarët, sipas Bankës Botërore 20% e popullsisë është në varfëri dhe sipas Eurostat, 42% e popullsisë janë në rrezik për të qenë të varfër, nuk do të përfitojnë asgjë, por thjesht do të presin faturën se sa lek do paguhen prej taksapaguesve për organizimin dhe lobimin për ta sjellë në Tiranë.
    “Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë 95% në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin europian të The Globe Soccer Awards, pra të Çmimit të Globit të Futbollit.
    Është një event i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme për sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin europian organizatorët janë në diskutim me Madrid dhe me ne këtu në Shqipëri.
    Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Lamine Yamal-it fjala vjen t’ja japim këtu në Tiranë.
    Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij.”, tha Rama.

  • “Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’

    “Yamal t’ia japim çmimin në Tiranë”/ Rama: Në negociata për “Globe Soccer Awards’

    Në rubrikën Sy më Sy në një komunikim në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe më konkretisht Tirana është në diskutime për të pritur një nga ngjarjet më prestigjioze të futbollit evropian: edicionin kontinental të Globe Soccer Awards.
    Kryeministri Rama tha se organizatorët e këtij eventi të përvitshëm, i cili mbahet tradicionalisht në Dubai për versionin global, janë aktualisht në bisedime me dy qytete evropiane për edicionin kontinental: Madridin dhe Tiranën. Ai shprehu bindjen se Tirana ka shumë gjasa të zgjidhet si mikpritëse.
    “Sot nuk është më e paimagjinueshme që evente të këtij niveli të vijnë te ne. Madje propozimet po na vijnë vetë,” u shpreh Rama. “Do të ishte fantastike që, për shembull, çmimi për futbollistin më të mirë të vitit në Evropë t’i dorëzohej Lamine Yamal këtu, në Tiranë.”
    “Jemi në diskutim për të sjellë në Tiranë, në Shqipëri por me 95% në Tiranë edicionin evropian të Globe Soccer Aëards, të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme, sa i përket edicionit të vetë global në Dubai dhe për edicionin evropian organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Diskur evente të tilla ishin të paimagjinueshme, por propozimet po na vijnë edhe vetë tani. Kemi shumë arsye të besoj qe zgjedhja do bie mbi ne dhe do të jetë fantastike që çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer Lamine Yamal, fjala vjen, t’ia japim këtu në Tiranë”, tha Rama.

  • Kryeministri Rama: Po diskutojmë për të sjellë “The Globe Soccer Awards” në Shqipëri

    Kryeministri Rama: Po diskutojmë për të sjellë “The Globe Soccer Awards” në Shqipëri

    Kryeministri Edi Rama tregoi ditën e sotme se po zhvillohen diskutim me organizatorët për të sjellë në Shqiperi aktivitetin “The Globe Soccer Awards”.
    “Ndërkohë jemi në një diskutim së fundmi për të sjellë në Tiranë, sepse jemi duke diskutuar si opsione dhe Durrësin dhe Vlorën, edicionin evropian të çmimit të globit të futbollit. Është një eveniment i jashtëzakonshëm që mbahet në mënyrë të përvitshme sa i përket vetë edicionit global në Dubai dhe për edicionin evropian, organizatorët janë në një diskutim me Madridin dhe me ne. Kemi shumë arsye të besojmë se zgjedhja do të bjerë mbi ne dhe do të jetë fantastike që për shembull çmimin e futbollistit më të mirë të vitit nga Globe Soccer, Yamalit fjala vjen t’ia japim këtu në Tiranë. Po punojmë edhe me Padel International, është një tjetër aktivitet i jashtëzakonshëm që ka mbulim të jashtëzakonshëm mediatik në të gjithë botën dhe po punojmë që të sjellim në Shqipëri një edicion të tij”, tha Rama.

    Gjithashtu, në rubrikën e tij “Sy m’sy”, Rama foli edhe për investimet e huaja duke thënë se janë në diskutime në fushën e zhvillimit ekonomik, turizmit, teknologjisë si edhe inteligjencës artificiale.
    “Ka gjëra shumë të nevojshme sa i përket të rinjve, apo fëmijëve, konkretisht për sportin në shkolla. Do të punojmë për të krijuar hapësira për talente për disiplina të tjera. Disiplina për sportin individual të mundjes, peshëngritjes dhe shahut. Duke kaluar edhe përmes gjimnastikës, për të cilën do të hapim një kapitull të ri falë bashkëpunimit me një shqiptar të talentuar, një djalë i ri emigrant në republikën çeke, i cili së bashku me një grup zotëron klubin më prestigjioz të gjimnastikës në Republikën Çeke, klubin SKH që është themeluar në 1984, ka një kompleks fantastik në qendër të Pragës. Sot ne do të kemi një diskutim më të thelluar për të sjellë këtë palestër prestigjioze, fillimisht në Tiranë dhe për ta përdorur dhe për ta shtrirë sportin në shkollë në një disiplinë sfiduese, siç është gjimnastika”, tha ai.