Një studim i ri shkencor ka ngritur shqetësime serioze për ndikimin e sobave moderne me dru në shëndetin e frymëmarrjes, duke zbuluar se përshpejtojnë humbjen e funksionit të mushkërive. Studimi, i prezantuar në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Pneumologjisë në Amsterdam, tregoi se përdoruesit e sobave me dru kishin rënie më të shpejtë të kapacitetit të mushkërive (FEV1), edhe pse kishin mënyrë jetese më të shëndetshme se të tjerët.
Sipas kërkuesve nga University College London, grimcat e imëta të lëshuara nga djegia e drurit dëmtojnë indet e mushkërive dhe përmbajnë substanca kancerogjene. Rreziku është më i lartë për fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë mushkëri më të ndjeshme.
Në Britani, përdorimi i sobave me dru është në rritje, duke përbërë tashmë rreth 20% të ndotjes më të rrezikshme të ajrit (PM2.5) – pesëfish më shumë se emetimet nga makinat. Kjo ka çuar në rritje të rasteve të astmës dhe sëmundjeve kronike të frymëmarrjes.
Ekspertët kërkojnë masa më të rrepta, përfshirë ndalimin e sobave të reja në zonat urbane dhe eliminimin e djegies jo të domosdoshme të drurit deri në vitin 2030. Edhe modelet e reja “eko” nuk janë plotësisht të sigurta, theksojnë ata.
/vizionplus.tv
