Tag: slloveninë

  • Kosova shkruan historinë, kualifikohet për në Play Off e Botërorit pas fitores ndaj Sllovenisë

    Kosova shkruan historinë, kualifikohet për në Play Off e Botërorit pas fitores ndaj Sllovenisë

    Kosova e drejtuar nga trajneri Franco Foda ka arritur një fitore të madhe në transfertë, duke mposhtur Slloveninë 0-2 në Ljubljanë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Grupit B. Dardanët e nisën shkëlqyeshëm takimin, duke zhbllokuar rezultatin që në minutën e 6-të me një supergol të Fisnik Asllanit. Sulmuesi kosovar, pas asistit të Mërgim Vojvodës, ekzekutoi në mënyrë perfekte dhe mposhti portierin Jan Oblak.
    Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 0-1 për Kosovën, ndërsa në të dytën vendasit u vunë në vështirësi të mëdha. Vetëm pak minuta pasi hyri në fushë, Petar Stojanoviç u ndëshkua dy herë me të verdhë, duke lënë Slloveninë me dhjetë lojtarë.

    Superioriteti i Kosovës u konkretizua në minutën e 64-të, kur një top i gjatë i Florent Muslijës u devijua gabimisht në rrjetë nga Žan Karničnik, duke vulosur shifrat 0-2.

    Në takimin tjetër të grupit, Zvicra triumfoi 4-1 ndaj Suedisë në Gjenevë. Embolo shënoi i pari për helvetët në minutën e 12-të, ndërsa suedezët barazuan me Nygren në minutën e 33-të. Pjesa e parë u mbyll 1-1, por në vazhdim Zvicra riktheu epërsinë falë penalltisë së realizuar nga Granit Xhaka në minutën e 59-të. Fitorja u vulos nga Dan Ndoye në minutën e 75-të, pas asistit të Ruben Vargasit dhe Manzabi në minutën e 94-të.

  • Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit

    Kosova sfidon sot Slloveninë, i mjafton 1 pikë për të siguruar Play off e Botërorit

    Kosova zhvillon këtë mbrëmje ndeshjen e parafundit në Grupin B të eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2026, duke u përballur në transfertë me Slloveninë. Paralelisht luhet edhe sfida tjetër e grupit, Zvicër- Suedi, me skandinavët tashmë të siguruar në play-off falë Ligës së Kombeve.
    Aktualisht, “Dardanët” mbeten në garë edhe për vendin e parë, pasi pas kësaj ndeshjeje do të presin Zvicrën në Prishtinë më 18 nëntor, një duel që mund të vendosë fatet e kualifikimit direkt.

    Në konferencën para ndeshjes, trajneri Franco Foda u shpreh se Kosova do të synojë me çdo kusht fitoren, pavarësisht se një barazim do të mjaftonte për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në play-off.

    “E kemi studiuar me kujdes Slloveninë, jo vetëm ndeshjen mes nesh, por edhe paraqitjet e tyre kundër rivalëve të tjerë. Qëllimi ynë është fitorja dhe shpresoj që analizat e bëra të na çojnë drejt këtij objektivi,” tha ai.

    Nëse Kosova arrin tre pikë në këtë transfertë, ajo futet realisht në garën për një vend direkt në Botëror, megjithatë do të duhet që edhe Zvicra të ndalet nga Suedia. Minimalisht, një pikë sot do t’i siguronte Kosovës pjesëmarrjen në fazën play-off.

  • “Kosova fiton”/ Historia ‘thërret’, Kryeministri Kurti ‘bekon’ ekipin: Suksese

    “Kosova fiton”/ Historia ‘thërret’, Kryeministri Kurti ‘bekon’ ekipin: Suksese

    Kosova përballet me Slloveninë, në një ndeshje shumë të rëndësishme sa i takon llogarive për kualifikimin në Play Off të Botërorit. Kryeministri në detyrë i këtij vendi, Albin Kurti i ka uruar fat dardanëve, me një postim në rrjetet sociale.
    Postimi i plotë:
    Sonte luan Kosova!
    Në Lubjanë, djemtë tanë luajnë ndeshjen e radhës drejt Kupës së Botës, me Slloveninë. Është koha jonë, koha e mbështetjes dhe shpresës, e besimit dhe e bashkimit.
    Le ta tregojmë edhe një herë se kur brohorasim njëzëri, Kosova fiton. Secili prej nesh të jetë pjesë e kësaj nate të madhe, në stadium, nëpër sheshe, në shtëpi e kudo që jemi, të gjithë bashkë për Dardanët.
    Forca Kosovë!