Tag: slloveni

  • Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

    Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

    Një 68-vjeçare e identifikuar me inicialet P.L. ka humbur jetën në një aksident të ndodhur pasditen e sotme në  rrugën Shkodër – Hani i Hotit.
    Policia bën me dije se 68-vjeçarja ka qenë duke lëvizur në këmbë kur është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një shtetas slloven.
    Drejtuesi i automjetit shtetasi K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

  • Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

    Kosova shkruan historinë, fiton në Slloveni dhe siguron biletën për në play-off (video)

    Kosova e drejtuar nga Franco Foda ka marrë një fitore të jashtëzakonshme 0-2 në Ljubljanë ndaj Sllovenisë, e vlefshme për kualifikueset në grupin B. Dardanët gjetën golin që në minutën e 6-të me Fisnik Asllanin.
    Pasi mori një top nga Mërgim Vojovda, Asllani tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, duke dërguar topin në portën e mbrotjur nga Jan Oblak. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët.
    Në fillim të pjesës së dytë, Sllovenia mbetet me 10 lojtarë, pasi i sapofuturi në fushë Petar Stojanovic, merr dy kartonë të verdhë në pak minuta.
    Në minutën e 64-të, Kosova dyfishoi shifrat falë një autogoli. Pas një topi të gjatë të Florent Muslija, ishte Žan Karničnik që e dërgoi atë gabimisht në portën e tij. Rezultati final, Slloveni-Kosova 0-2.
    SHIKOGOLAT
    Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zvicra fitoi 4-1 ndaj Suedisë në sfidën e luajtur në Gjenevë. Helvetët kaluan të parët në avantazh me Embolo 12′, suedezët barazuan shifrat me Nygren 33′. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, Zvicra shënoi edhe dy herë të tjera. Ishte Granit Xhaka që u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 59-të, e fituar pas një faulli ndaj Emboli në zonë. Dan Ndoye shënoi golin e tretë në minutën e 75-të, pas asistit të Ruben Vargas. Johan Manzambi vulosi fitoren 4-1 të Zvicrës me golin e tij në kohën shtesë.
    SHIKOGOLAT
    Situata në grupin B:
    1. Zvicër 13 pikë2. Kosova 10 pikë3. Sllovenia 3 pikë4. Suedia 1 pikë
    Ndeshjet e fundit janë: Koosvë-Zvicër dhe Suedi-Slloveni. Vendi i parë është i pamundur për Kosovë, sepse i duhet një fitore me shumë gola diferencë ndaj Zvicrës, por vendi i dytë është i sigurt.

  • Përfaqësuese të tjera do të kualifikohen/ Kosova luan ndeshjen më të rëndësishme

    Përfaqësuese të tjera do të kualifikohen/ Kosova luan ndeshjen më të rëndësishme

    Sot do të luhen plot 10 ndeshje për raundin e parafundit kualifikues në Botërorin 2026. Përfaqësuese të tjera do të kualifikohen zyrtarisht, ndërsa vëmendja kryesore shkon te Kosova.
    Slloveni – Kosovë është sfida që do të nisë në orën 20:45. “Dardanëve” u mjafton një barazim në transfertë, për të siguruar fazën “play off”.
    Përfaqësuese me emër si ajo e Belgjikës, Spanja, Zvicra dhe Turqi do të zbresin po ashtu në fushë.
    AXHENDA
    Kazakistan – Belgjikë, ora 15:00
    Qipro – Austri, ora 18:00
    Gjeorgji – Spanjë, ora 18:00
    Lihtenshtejn – Uells, ora 18:00
    Turqi – Bullgari, ora 18:00
    Bosnjë Hercegovinë – Rumani, ora 20:45
    Danimarkë – Bjellorusi, ora 20:45
    Greqi – Skoci, ora 20:45
    Slloveni – Kosovë, ora 20:45
    Zvicër – Suedi, ora 20:45

  • Dita e Kosovës, Zvicëra e Belgjika për biletën zyrtare

    Dita e Kosovës, Zvicëra e Belgjika për biletën zyrtare

    Dhjetë ndeshje sot për kualifikueset e Botërorit 2026. Në Europë deri tani e kanë siguruar pjesëmarrjen Anglia, Franca dhe Kroacia ndërsa diçka të tillë pritet ta bëjnë sot Belgjika e Zvicëra.

    Sigurisht vëmendja madhore për shqiptarët do të jetë te dueli Slloveni- Kosovë e cila vlen për vendin e dytë të Grupit B. Barazimi i jep dardanëve të drejtën e Play Off-it.

    Në fushë edhe Spanja, Austria, Turqia etj. Mjaft inteersant Grupi H aty ku Austria kryeson ndërsa Bosnja e ndjek me 2 pikë më pak. Paraprakisht boshnjakët kanë një ‘finale’ shtëpiake me Rumaninë që i kërcënon vendin e dytë.

    Programi për sot:

    15:00

    Kazakistan – Belgjikë

    18:00

    Qipro – Austri

    Gjeorgji – Spanjë

    Lihtenshtejn – Uells

    Turqi – Bullgari

    20:45

    Bosnjë Hercegovinë – Rumani

    Danimarkë – Bjellorusi

    Greqi – Skoci

    Zvicër – Suedi

    Slloveni – Kosovë/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Situata/ “Luftë e madhe” për të siguruar një biletë për ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Situata/ “Luftë e madhe” për të siguruar një biletë për ndeshjen Slloveni-Kosovë

    Federata e Futbollit e Sllovenisë njoftoi se i ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen e 15 nëntorit ndaj Kosovës, që zhvillohet në Lubjanë. Por nuk janë shitur ende biletat që i takojnë Kosovës. Bëhet fjalë për 800 bileta, interesimi për të cilat është shumë i madh. Shumë mbështetës të Kosovës, nga vendi e nga shtete të ndryshme evropiane, shpresojnë të jenë në stadiumin “Stozhice”, ku përfaqësuesja mund ta sigurojë “play-off”-in e ndoshta të bëjë hap vendimtar drejt Botërorit 2026. Rreth 10 mijë qytetarë vlerësohet se janë të interesuar për ta përkrahur Kosovën në Slloveni. Për interesimin e madh të tifozëve të Kosovës të hënën kanë raportuar edhe në Slloveni.
    Udhëheqësi i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha, të martën për KOHËN ka thënë se ka interesim të jashtëzakonshëm për ta përkrahur Kosovën. “Dardanët” janë tifozët zyrtarë të Kosovës. “Deri tash që po flasim, në faqen zyrtare, por edhe në faqen time, janë mbi 10 mijë kërkesa nga Kosova, Sllovenia, por edhe shtetet e tjera të Evropës. Kërkesat janë të mëdha, por ne duhet të bëjmë përzgjedhjen sepse për ne është ndeshje shumë e rëndësishme”, ka thënë Berisha. Biletat për sektorin e Kosovës ende nuk janë nxjerrë në shitje. FFK-ja nuk ka lëshuar ende ndonjë njoftim për to. “Biletat që i kemi të garantuara nga federata sllovene ende nuk na janë lëshuar. Ligjërisht na takojnë 800 bileta, por ende nuk na kanë njoftuar. Besoj se në ditët në vijim do të kemi në dispozicion biletat dhe më pas ne do të bëjmë përzgjedhjen”, është shprehur Berisha.
    Është pritur interesim i madh pas rezultateve pozitive të Kosovës, sidomos pas fitores në Goteborg ndaj Suedisë. Kosova kishte përkrahje të madhe edhe në Goteborg. Flamuj të Kosovës dhe shqiptarë në ndeshjen në Slloveni do të lejohen vetëm në tribunën ku do të jenë të vendosur tifozët mysafirë. “Stozhice” ka kapacitet prej 16 mijë e 38 ulëseve.

  • Dardanët në Goteborg, Zvicëra në Slloveni

    Dardanët në Goteborg, Zvicëra në Slloveni

    Pas Shqipërisë teksa mposhti 0-1 Serbinë në Leskovac, është radha e Kosovës për të lënë shenjë këtë mbrëmje në Goteborg. Dardanët e trajnerit Franko Foda pjesë e Grupir B kualifikues të zonës europiane për Botërorin 2026, mbajnë vendin e dytë me katër pikë pas tre ndeshjeve.

    Një grup i cili kryesohet nga Zvicëra ndërsa sot helvetët me Xhakën kapiten do të luajnë në Ljubjanë me Slloveninë në 20:45.

    Në fushë do të jenë të tjera kombëtare. Maqedonia e Veriut- Kazakistan (në Shkup) do të jetë me sytë nga Kardifi aty ku rivalët Uells- Belgjikë të arbitëruar nga gjermani Siebert kanë një takim deçiziv për fatet e grupit. Maqedonasit janë të parët me 12 pikë në Grupin J.

    Luajtur dje:

    Vazhdo leximin

  • Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    Presidentja e Vjosa Osmani, ka udhëtuar sot për në Slloveni, ku do të merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Lubjanë, raporton KosovaPress.
    Ajo është e ftuar speciale në këtë sesion nga presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.

    Gjatë vizitës Osmani do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidenten e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, si dhe do të merr pjesë në pritjen zyrtare të organizuar për nder të sesionit të Asamblesë Parlamentare nga kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Urshka Klakoçar Zupanqiq.Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

    /Kosovapress/

  • ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    ÇIKLIZËM/ Pogaçar bën bis, kampion bote me 66 kilometër shkëputje

    Ashtu si në vitin 2024 në Zvicër, slloveni Tadej Pogaçar e përsërit veten edhe në Ruandë, duke konfirmuar fanellën ylber të kampionit Botërorin e rrugës në çiklizëm. Në skenën magjepsëse të Kigali, ylli i skuadrës së Emirateve të Bashkuara Arabe lëshohet në një sulm vendimtar plot 104 km para finishit, dhe mbërrin i vetëm në vijën e fundit. Një tjetër kryevepër nga një kampion legjendar si Pogaçar, ndërsa Remko Evenepoel u rendit i dyti dhe vendi i tretë i takoi irlandezit Ben Heili.
    GARA

    Me një distancë prej 267.5 kilometrash dhe 6096 metra ngjitje, gara me start të përbashkët e Botërorit 2025 u zhvillua dje në Kigali të Ruandës. Faza e parë u karakterizua nga tentativa të shumta arratisjeje nga çiklistë që nuk pretendonin fitoren, ndërsa fatkeqësisht Julian Alafilip (Franca) detyrohet të tërhiqet që në fillim. Edhe Tom Pidkok (Britania e Madhe) duket menjëherë në vështirësi, teksa një grup prej shtatë çiklistësh mundohet të shkëputet.
    Pika kyçe e garës vjen 104 km nga fundi, kur Tadej Pogaçar (Sllovenia) lëshon sulmin e tij të fuqishëm. Fituesi i fundit i Turit të Francës shton ritmin dhe hap menjëherë një diferencë, duke e vënë në vështirësi të madhe rivalin e përhershëm, Remko Evenepoel (Belgjika). Kampioni në fuqi i kronometrit, i cili vetëm një javë më parë ia kishte marrë fitoren Pogaçarit në garën e kohës, nuk arrin të ndjekë ritmin dhe mbetet pas.
    Ndërkohë, vetëm Isak Del Toro (Meksika) dhe Huan Ajuso (Spanja), të dy shokë ekiPi me Pogaçarit te UAE, arrijnë ta ndjekin përkohësisht. Mur de Kigali, ngjitja e famshme, bën që Pogaçar dhe Del Toro të shkëputen edhe nga Ajuso. Ndërkohë, një Evenepoel i nervozuar ndalet dy herë për të ndërruar biçikletën, duke humbur më shumë kohë. Pogaçar përpiqet të qëndrojë me Del Toron, por 66 km para finishit, meksikani i sinjalizon se nuk ka më fuqi, dhe slloveni vazhdon i vetëm drejt lavdisë.
    NJË FITORJE HISTORIKE
    “Kanibali” i çiklizmit modern shijon një tjetër triumf të gjatë dhe mbërrin i vetëm në finishin e Kigalit pas 6 orësh, 21 minutash dhe 20 sekondash, duke mbrojtur titullin dhe respektuar parashikimet. Pas fitores në Zvicër 2024, ai vendos kurorën edhe në Ruandë 2025, duke u bërë çiklisti i parë në histori që ngjitet në podium tre vite rresht në të dy evenimente si Turi i France dhe Kampionatin Botëror.
    Medalja e artë mbetet kështu në Slloveni, ndërsa Evenepoel, pavarësisht problemeve, rikthehet fuqishëm në fund dhe e mbyll i dyti, me një vonesë prej 1 minutë e 29 sekonda. Podiumin e plotëson irlandezi Ben Heili, i cili mposhti në sprintin final danezin Matias Skjelmose në duelin për vendin e tretë. Me 66 km shkëputje në krye, Pogaçar ka shkruar edhe një rekord historik, pasi askush më parë nuk kishte fituar një garë klasike, apo një botëror me kaq shumë kilometra “pedalim solo”.
    © BalkanWeb

  • Përplasje e rrezikshme, Sllovenia shpall “non grata”  Milorad Dodik, Republika Srpska hakmerret, fut në…

    Përplasje e rrezikshme, Sllovenia shpall “non grata”  Milorad Dodik, Republika Srpska hakmerret, fut në…

    Pas dy javësh që qeveria kishte urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme që të plotësonte materialin për ndalimin e hyrjes së Milorad Dodikut në Slloveni, dhe pasi javën e kaluar kjo pikë nuk u fut në rendin e ditës të mbledhjes, dje është konfirmuar vendosja e sanksioneve ndaj Dodikut. Një arsye e rëndësishme për masën kundër Dodikut, thuhet se është derdhja e madhe e kapitalit me origjinë të dyshimtë nga Republika Srpska dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor në Slloveni. Sipas informacioneve të N1, qeveria në mbledhjen e sotme ka konfirmuar ndalimin e hyrjes për presidentin e shkarkuar të Republikës Srpska, Milorad Dodik, në Slloveni. Materiali është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane (MZEZ). Sanksionet janë një sinjal për të gjithë se aktivitetet kriminale nuk duhet të “eksportohen” në Slloveni.
    Arsyet pse Sllovenia ka vendosur sanksione kundër Dodikut janë disa. Përveç vendimit të gjykatës së Bosnjës e Hercegovinës, që Dodik nuk e respekton në lidhje me largimin nga posti i presidentit të Republikës Srpska, aty janë edhe prirjet e tij separatiste, si dhe minimi i institucioneve shtetërore dhe kushtetutës së BeH. Një arsye e rëndësishme është edhe dyshimi i bazuar se Dodik dhe anëtarët e familjes së tij përmes personave dhe kompanive të ndryshme në Slloveni zotërojnë pasuri të konsiderueshme të fituara në mënyrë të dyshimtë. Sipas informacioneve jozyrtare, ata dyshohet se kanë të paktën pesë prona në Slloveni, të cilat zyrtarisht janë në pronësi të të afërmve dhe miqve të familjes Dodik.
    Një prej këtyre pronave duhet të jetë edhe një vilë luksoze në Portorozh. Vila në Portorozh është regjistruar në emër të Đorđe Đurić-it, i cili nuk është një person i zakonshëm – ai është kushëri i afërt i djalit të Milorad Dodikut, Igor Dodik, dhe që nga viti i kaluar është së bashku me të në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Thesarit. “Do të vazhdojmë të zbulojmë skemat mashtruese që i mundësojnë Milorad Dodikut dhe familjes së tij të shfrytëzojnë popullin e vet për përfitime personale,” thuhej në deklaratën e Departamentit të Thesarit të SHBA në kohën e vendosjes së sanksioneve kundër Đurić-it. Shtohet se Milorad Dodik abuzon me postin e tij zyrtar për të drejtuar punët shtetërore drejt një rrjeti kompanish private që kontrollohen nga Igor dhe Milorad Dodik, ndërkohë që Igor Dodik, me ndihmën e “pronarëve dhe drejtorëve” që ai i beson, mbikëqyr punën e atij rrjeti. Ndalimi i hyrjes dhe ngrirja e pasurisë janë vendosur kundër Dodikut, familjes së tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të Republikës Srpska, ndërsa përveç SHBA, masa të ngjashme tashmë kanë marrë edhe Britania e Madhe, Gjermania, Austria, Polonia dhe Lituania.
    A do të ketë edhe emra të tjerë?
    Iniciativën për sanksione kundër Dodikut, Ministrisë së Punëve të Jashtme ia dhanë përfaqësues të disa institucioneve të sigurisë sllovene, të shqetësuar për pastrimin e parave me origjinë të dyshimtë nga Republika Srpska dhe rajoni më i gjerë i Ballkanit Perëndimor në Slloveni. Kjo masë pritet të jetë një sinjal për të gjithë që të mos “nxjerrin” aktivitete kriminale në vendin tonë. Blerja e objekteve të banimit dhe parcelave në bregdetin slloven, si dhe në Lubjanë, dhe blerja e aksioneve në kompani me para me origjinë të dyshimtë nga Ballkani Perëndimor ka përmasa të konsiderueshme. Për këtë arsye disa burime nuk përjashtojnë mundësinë që sanksionet në të ardhmen të zgjerohet edhe te anëtarët e familjes së Dodikut dhe persona të tjerë nga Ballkani Perëndimor, ndërkohë që po shqyrtohen edhe ndryshime ligjore që do të mundësonin më lehtë ngrirjen ose konfiskimin e pasurisë me origjinë të paligjshme.
    Republika Srpska i përgjigjet sanksioneve të Sllovenisë
    Pas Dodik u shpall “non grata” reagoi qeveria e Republikës Srpska, e cila ka ndaluar me masë reciproke hyrjen në territorin e saj për presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe për zëvendëskryeministren dhe ministren e jashtme, Tanja Fajon. Qeveria e Republikës Srpska ka shprehur protestë kundër vendimit të njëanshëm dhe politikisht të motivuar për ndalimin e hyrjes së presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, në Slloveni.

  • Edhe specat e kuq të eksportuara nga Shqipëria me pesticide, Sllovenia i tërheq nga tregu

    Edhe specat e kuq të eksportuara nga Shqipëria me pesticide, Sllovenia i tërheq nga tregu

    Sllovenia ka tërhequr nga tregu një sasi me speca të kuq, të eksportuara nga Shqipëria për shkak të nivelit të lartë të pesticideve.

    Pas domateve dhe pjeshkëve të bllokuara në Kroaci, në Slloveni është bllokuar një sasi me spec të kuq. Kompania Geaprodukt në Slloveni, që merret me tregtimin e fruta-perimeve, u ka kërkuar konsumatorëve që të kthejnë pas produktin në dyqanet ku i kanë blerë ose t’i hedhin në mbeturina.

    Në to janë gjetur pesticide në sasi të lartë si acetamiprid, formetanate dhe flonicamid. Produkti i eksportuar nga Shqipëria drejt Sllovenisë, nga data 24 gusht deri në 4 shtator, ishte paketuar në kuti kartoni dhe më pas në qese plastike.

    Sipas mediave të huaja, kompania sllovene iu ka kërkuar të gjithë qytetarëve të mos e konsumojnë produktin, për shkak të pesticideve të tepërta, por ta kthejnë në vendin e blerjes ose ta hedhin. Ndërsa, personat që kanë qenë në kontakt me ushqimin e kontaminuar, duhet të dezinfektojnë duart, njoftuan autoritetet në Slloveni.

    Ndërkohë, më 3 shtator, Kroacia dhe Bosnjë Hercegovina bllokuan pjeshkët nga Shqipëria, pasi përmbajnë pesticide. Po ashtu, Kroacia asgjësoi 4 tonë me domate shqiptare, pasi rezultuan të ishin spërkatur 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr. Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat, i cili po ashtu më 22 gushti kishte asgjësuar 5 tonë pjeshkë nga Divjaka, sepse në këtë frutë shqiptar ishte gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë, nikel.