Tag: sllovakia

  • Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

    Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë paketën e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë

    Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

    Duke folur në një konferencë për shtyp, Szijjarto theksoi se Hungaria dhe Sllovakia vendosën ta bllokojnë paketën e sanksioneve si përgjigje ndaj planeve të Bashkimit Evropian për ta ndërprerë dalëngadalë importin e energjisë nga Rusia.
    “E bëmë këtë sepse Bashkimi Evropian … dëshiron t’ua ndalojë shteteve anëtare, përfshirë Hungarinë dhe Sllovakinë, blerjen e gazit natyror dhe naftës së lirë nga Rusia, siç kanë bërë më parë”, u shpreh Szijjarto.

    Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të mbështeten në furnizimet me gaz dhe naftë ruse dhe kanë ruajtur marrëdhënie të ngrohta me Moskën.
    Komisioni Evropian, më 10 qershor, propozoi një rund të ri sanksionesh kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës më shumë se tri vjet më parë, duke shënjestruar të ardhurat e Moskës nga energjia, bankat dhe industrinë ushtarake.
    Kryeministri sllovak, Robert Fico, reagoi duke thënë se Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e sanksioneve nëse Komisioni Evropian nuk ofron një zgjidhje për situatën me të cilën përballet Sllovakia nëse BE-ja ndalon importet e energjisë ruse.
    Nevojitet pajtimi njëzëri i të gjitha shteteve anëtare për të kaluar propozimi për sanksione.
    Të dielën në mbrëmje, kryeministri hungarez, Viktor Orban, i bëri thirrje BE-së ta heqë nga rendi i ditës propozimin për ndalimin e importimit të energjisë ruse, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të energjisë pas bombardimit të Iranit nga SHBA-ja./REL

  • Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Detajet e para

    Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 79-vjeçare nga Sllovakia / Detajet e para

    Një turiste 79-vjeçare nga Sllovakia u mbyt pasditen e sotme në det, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës.

    Sipas raportimeve paraprake, turistja ishte duke u larë në ujë kur ka hasur probleme.
    Autoritetet lokale ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
    Ne vendngjarje policia po heton për rrethanat.

    Top Channel

  • Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së

    Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së

    Pavarësisht rezistencës së Sllovakisë ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz shpreson, që 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së javën e ardhshme do ta miratojnë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë të propozuar nga Komisioni i BE-së.

    “Nëse gjithçka ecën sipas planit, atëherë javën e ardhshme do të jetë vendosur”, tha Merz. Edhe në Uashington po bëhen përgatitje për masa të mundshme të kongresit dhe administratës kundër Rusisë. I pyetur, lidhur me rezistencën e Sllovakisë, Merz tha, se komisioni i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel javën e ardhshme do të negociojë për herë të parë lidhur me paketën e sanksioneve. “Nëse do të jetë e nevojshme ne do të duhet të bisedojmë edhe njëherë në Këshillin Europian. Por ndoshta që javën e ardhshme do të ketë një marrëveshje.”
    Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. “Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë, nëse Komisioni i BE-së nuk parashtron një zgjidhje të vërtetë për situatën e krizës, në të cilën ndodhet Sllovakia pas ndërperjes së furnizimeve me gaz, naftë dhe lëndë djegëse bërthamore nga Rusia”, shkruan Fico në Facebook./ DW

    Top Channel

  • Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

    Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE për Rusisë

    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. Kancelari gjerman shpreson së shpejti të arrihet marrëveshje për sanksionet.
    Pavarësisht rezistencës së Sllovakisë ndaj paketës së re të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz shpreson, që 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së javën e ardhëshme do ta miratojnë paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë të propozuar nga Komisioni i BE-së.
    “Nëse gjithçka ecën sipas planit, atëherë javën e ardhëshme do të jetë vendosur”, tha Merz. Edhe në Uashington po bëhen përgatitje për masa të mundshme të kongresit dhe administratës kundër Rusisë. I pyetur, lidhur me rezistencën e Sllovakisë, Merz tha, se komisioni i përfaqësuesve të përhershëm në Bruksel javën e ardhëshme do të negociojë për herë të parë lidhur me paketën e sanksioneve. “Nëse do të jetë e nevojshme ne do të duhet të bisedojmë edhe njëherë në Këshillin Europian. Por ndoshta që javën e ardhëshme do të ketë një marrëveshje.”
    Sllovakia refuzon paketën e re të sanksioneve të BE-së
    Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico i kundërshton sanksionet e reja të planifikuara nga BE-ja kundër Rusisë në formën aktuale. “Sllovakia nuk do ta mbështesë paketën e 18 të sanksioneve kundër Rusisë, nëse Komisioni i BE-së nuk parashtron një zgjidhje të vërtetë për situatën e krizës, në të cilën ndodhet Sllovakia pas ndërperjes së furnizimeve me gaz, naftë dhe lëndë djegëse bërthamore nga Rusia”, shkruan Fico në Facebook. DW

  • Sllovakia miraton ligjin: Do shitet mishi i ariut të murrmë në treg për konsum

    Sllovakia miraton ligjin: Do shitet mishi i ariut të murrmë në treg për konsum

    Një ligj i ri, i çuditshëm, e qartësisht kundër asaj se çka lejon Bashkimi Evropian, do të hyjë në fuqi në Sllovaki, shitja e mishit të ariut të murrmë, në mënyrë që të konsumohet në gatim.
    Sipas qeverisë sllovake, arsyeja e këtij ligji nuk vjen vetëm nga fakti që mishi i ariut të murrmë është i ngrenshëm sipas saj, por dhe për shkak të rritjes së sulmeve të këtyre kafshëve ndaj njerëzve, raporton BBC. Më herët, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është shprehur se qeveria e tij do të vrasë të paktën 350 arinj të murrmë, pas një sulmi vdekjeprurës të kësaj kafshe ndaj një personi në muajin prill.
    Shqipëria, e jo vetëm, nuk e koncepton dot shitjen e mishit të ariut për konsum si diçka normale. Vetë Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë kafshë të mbrojtur nga unioni, për shkak të kërcënimit të mundshëm të zhdukjes së tij.
    Duket se Sllovakia i ka dalë kundër ligjeve të BE-së, teksa thekson në ligjin e miratuar se mishi i therur i ariut do të shitet vetëm nën përmbushjen e të gjitha kushteve higjenike dhe ligjore. tvklan.al

  • Alarm për Afta Epizootike në Europën Qendrore: Sllovakia në gjendje të jashtëzakonshme, kontrolle në kufijtë me Austrinë, Hungarinë dhe Çekinë

    Alarm për Afta Epizootike në Europën Qendrore: Sllovakia në gjendje të jashtëzakonshme, kontrolle në kufijtë me Austrinë, Hungarinë dhe Çekinë

    Frika nga përhapja e sëmundjes virale shumë ngjitëse të Aftës Epizootike (FMD) ka detyruar vendet e Europës Qendrore të ndërmarrin masa të rrepta për mbrojtjen e bagëtive dhe sektorit bujqësor. Sllovakia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në fund të marsit, pasi u zbuluan tre raste në ferma të ndryshme. Qeveria sllovake ka rivendosur kontrolle kufitare me Hungarinë dhe Austrinë, masa që do të jenë në fuqi deri më 8 maj.

    Ndërkohë, kontrollet e kamionëve në kufirin çeko-sllovak vazhdojnë për të tretën javë radhazi. “Edhe pse prania e sëmundjes nuk është konfirmuar në Austri, masa është e nevojshme për shkak të afërsisë së zonave të shpërthimit,” deklaroi ministri sllovak i Brendshëm, Matush Šutaj Eštok.

    Ministri çek i Bujqësisë, Marek Výborný, u shpreh se kufizimet mund të hiqen vetëm 30 ditë pas asgjësimit të kafshës së fundit të infektuar. Ekspertët paralajmërojnë se rreziku më i madh i përhapjes është përmes objekteve të ndotura – automjeteve, këpucëve dhe ushqimeve. “Kjo është mënyra më e zakonshme e transmetimit të virusit,” tha Jiri Cerny, profesor i asociuar në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës në Pragë.

    Afta Epizootike prek kryesisht lopët, por infekton edhe delet, dhitë dhe derrat. Virusi ruhet në pështymë, urinë, feçe dhe qumësht, dhe përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë apo përmes ajrit dhe sipërfaqeve të ndotura. Megjithatë, rreziku për infektimin e njerëzve mbetet shumë i ulët dhe i papërfillshëm.