Gjermania ka luajtur sot ndeshjen e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. “Pancerat” janë shtangur nga Sllovakia në transfertë. Sllovakët kanë arritur të marrin tre pikët ndaj kundërshtarit më të fortë në grup falë golave të shënuar nga Hançkoja në minutën e 42-të dhe nga Streleku në minutën e 55.
Gjermania dominoi rivalin e saj sa i përket zotërimit të topit, duke e pasur në kontroll në 70% të kohës. Por mbajtja e topit nuk mjaftoi, pasi sllovakët ishin më të saktë përpara portës. Në fund gjermanët u mposhtën me shifrat 2-0 dhe tashmë duhet të kërkojnë suksesin ndaj Irlandës së Veriut, me të cilën do të përballen më 7 shtator./Sport Ekspres/
Sllovakia është gati të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, tha kryeministri sllovak Robert Fico.Propozimi i Komisionit Evropian për paketën e re të masave synon veçanërisht sektorët financiarë dhe të energjisë të Rusisë, në përgjigje të refuzimit të presidentit rus Vladimir Putin për të negociuar një armëpushim pa kushte në Ukrainë.Ratifikimi i masave u shty pasi Fico tha se nuk ishte i përgatitur t’i miratonte ato, duke përmendur shqetësimet e qeverisë së tij në lidhje me mjaftueshmërinë e gazit të Sllovakisë.Por të enjten, Fico njoftoi nëpërmjet Facebook-ut se kishte udhëzuar delegacionin sllovak të miratonte grupin e 18-të të sanksioneve.Kryeministri sllovak argumentoi se nëse ai vazhdonte të bllokonte paketën e re të sanksioneve, situata do të bëhej “kundërproduktive” për interesat e Sllovakisë si shtet anëtar i BE-së.Bratislava ka siguruar garanci nga Komisioni për ndihmë në rast të mungesës së gazit, rritjes së çmimeve, tarifave të transmetimit ose ndërlikimeve ligjore, sipas Fico-s.Sipas burimeve në Bruksel, përfaqësuesit e përhershëm të 27 vendeve në selinë e BE-së pritet të ratifikojnë paketën e 18-të, ndoshta që sot.Kërkohet unanimitet absolut që BE-ja të vazhdojë me vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve.Të martën, ministrat e jashtëm nuk e miratuan paketën e re, pasi Sllovakia këmbënguli në veton e saj.









