Tag: sllovakia

  • Hungaria sfidon vendimin e BE për energjinë ruse, ministri hungarez: Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

    Hungaria sfidon vendimin e BE për energjinë ruse, ministri hungarez: Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

    Hungaria do ta sfidojë vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen dorë në mënyrë graduale të burimeve të energjisë ruse. Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto.

    Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që të heqin dorë gradualisht nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë disa dekadëshe të bllokut nga energjia ruse. Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Sllovakisë.
    Sllovakia po shqyrton gjithashtu opsionet e saj ligjore kundër urdhrit të BE-së, pasi të dyja vendet vazhdojnë të jenë shumë të varura nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Moska dhe frikësohen se alternativat më të kushtueshme do të dëmtonin ekonomitë e tyre.
    “Pranimi dhe zbatimi i këtij urdhri të Brukselit është i pamundur për Hungarinë”, tha Szijjarto gjatë një prononcimi të transmetuar në faqen e tij në Facebook.
    Ai tha se ky veprim shkel dokumentin themelues të BE-së dhe se përbën një masë sanksionesh të maskuar si politikë tregtare.
    Szijjarto tha se Hungaria do ta paraqesë zyrtarisht çështjen në gjykatën më të lartë të BE-së sapo vendimi të finalizohet në Bruksel.
    Ai shtoi se ka biseduar me kolegun e tij nga Sllovakia për këtë çështje dhe se janë pajtuar që të koordinohen.
    Të mërkurën, Qeveria e Sllovakisë, e cila sikurse ajo e Hungarisë ka mbajtur raporte me Rusinë pavarësisht se Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, diskutoi opsionet e saj ligjore, por nuk tha se çfarë veprimi do të ndërmerrte.
    Sllovakia muajin e kaluar sinjalizoi se do të shqyrtonte rrugët ligjore, duke theksuar se shumëçka do të varet nga mënyra se si Komisioni Evropian do të përmbushë garancitë për mungesën e mundshme të furnizimeve apo rritjes së çmimeve./REL

    Top Channel

  • Hungaria do ta sfidojë vendimin e BE-së për importet e energjisë ruse

    Hungaria do ta sfidojë vendimin e BE-së për importet e energjisë ruse

    Hungaria do ta sfidojë vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen dorë në mënyrë graduale të burimeve të energjisë ruse. Lënda do të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së, tha ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, më 3 dhjetor.
    Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar që të heqin dorë gradualisht nga importet e gazit rus deri në fund të vitit 2027, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund varësisë disa dekadëshe të bllokut nga energjia ruse. Vendimi u mor pavarësisht kundërshtimit të Hungarisë dhe Sllovakisë.
    Sllovakia po shqyrton gjithashtu opsionet e saj ligjore kundër urdhrit të BE-së, pasi të dyja vendet vazhdojnë të jenë shumë të varura nga furnizimet me gaz dhe naftë nga Moska dhe frikësohen se alternativat më të kushtueshme do të dëmtonin ekonomitë e tyre.

    “Pranimi dhe zbatimi i këtij urdhri të Brukselit është i pamundur për Hungarinë”, tha Szijjarto gjatë një prononcimi të transmetuar në faqen e tij në Facebook.
    Ai tha se ky veprim shkel dokumentin themelues të BE-së dhe se përbën një masë sanksionesh të maskuar si politikë tregtare.
    Szijjarto tha se Hungaria do ta paraqesë zyrtarisht çështjen në gjykatën më të lartë të BE-së sapo vendimi të finalizohet në Bruksel.
    Ai shtoi se ka biseduar me kolegun e tij nga Sllovakia për këtë çështje dhe se janë pajtuar që të koordinohen.
    Të mërkurën, Qeveria e Sllovakisë, e cila sikurse ajo e Hungarisë ka mbajtur raporte me Rusinë pavarësisht se Moska nisi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022, diskutoi opsionet e saj ligjore, por nuk tha se çfarë veprimi do të ndërmerrte.
    Sllovakia muajin e kaluar sinjalizoi se do të shqyrtonte rrugët ligjore, duke theksuar se shumëçka do të varet nga mënyra se si Komisioni Evropian do të përmbushë garancitë për mungesën e mundshme të furnizimeve apo rritjes së çmimeve./rel

  • Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë

    Euro U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë ndaj Sllovakisë

    Kombëtarja U-19 e vajzave luajti sot ndeshjen e dytë të raundit të parë të kualifikueseve të Europianit 2026, përballë Sllovakisë.
    Në takimin e zhvilluar në stadiumin “Arena Egnatia”, Shqipëria u mposht me rezultatin 6-0.
    Trajnerja Daniela Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Mone (GK), Bajramaj, Kuçi, Nika, Kadiolli, Hysa, Ago, Vata, Ndoj, Qose, Reci.
    Sllovakia kaloi në avantazh në minutën e 20-të, me golin e Michaela Pekarova.
    Në minutën e 24-t Shqipëria mbeti me 10 lojtare, pasi Kadiolli shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me karton të kuq. Goditja nga pika e bardhë u prit nga portierja Mone.
    Sllovakia shënoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, me Tamara Kramlikova.
    Në pjesën e dytë, Sllovakia shënoi edhe katër gola të tjerë, me autore Havalec, Gondova (x2) dhe Bekecova.
    Ndeshja tjetër e ditës, e luajtur në “Air Albania” mes Luksemburgut dhe Lihtenshtejnit, përfundoi me fitoren e Luksemburgut 4-0.
    Shqipëria U-19 do të zhvillojë ndeshjen e fundit më 1 dhjetor, në “Arena Egnatia”, ndaj Lihtenshtejnit, në orën 13:30. Takimi do të transmetohet live në FSHF TV.

  • Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

    Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

    Gjermania dhe Holanda sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pasi konfirmohet matematikisht kualifikimi i tyre. Gjermania fitoi 6-0 ndaj Sllovakisë në Leipzig dhe e mbylli grupin A në krye me 15 pikë, falë golave të Woltemade (18’), Gnabry (29’), Sané (36’, 41’), Baku (67’) dhe Ouedraogo (79’). Sllovakia (12 pikë) shkon në “play off”, ashtu si Irlanda e Veriut, që fitoi 1-0 ndaj Luksemburgut me penalltinë e Donley (44’).
    Në grupin G, Holanda triumfoi 4-0 ndaj Lituanisë dhe arriti kuotën 20 pikë. Reijnders (16’), Gakpo (58’ pen.), Xavi Simons (60’) dhe Malen (62’) firmosën suksesin. Polonia, megjithë fitoren 3-2 ndaj Maltës, me golat e Lewandowski (32’), Wszolek (59’) dhe Zielinski (85’), ndalet në vendin e dytë me 17 pikë dhe shkon në “play off”.
    Në grupin L, Kroacia, tashmë e kualifikuar, përmbysi 3-2 Malin e Zi falë Perisic (37’ pen.), Jakic (73’) dhe Vlasic (87’). Çekia fitoi 6-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa Ishujt Faroe e mbyllin në vendin e tretë.
     
     

  • Sllovakia tërheq veton, BE gati sanksionet ndaj Rusisë

    Sllovakia tërheq veton, BE gati sanksionet ndaj Rusisë

    Sllovakia ka vendosur të tërheqë veton e saj ndaj paketës së 19-të të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, duke zhbllokuar kështu procesin për miratimin e masave të reja kufizuese. 
    Njoftohet se është nisur një procedurë me shkrim dhe, nëse nuk ngrihen kundërshtime, paketa do të miratohet zyrtarisht deri në orën 8:00 të mëngjesit të nesërme. 
    Paketa e re synon të shënjestrojë burimet kryesore të të ardhurave të Kremlinit duke futur sanksione të reja në sektorët e energjisë, financave dhe tregtisë.

     

  • Shqipëria pranë ‘play-off’-it të Botërorit 2026, ja si mund të kalojë në vazon e dytë

    Shqipëria pranë ‘play-off’-it të Botërorit 2026, ja si mund të kalojë në vazon e dytë

    Shqipëria është pranë “play-off”-it të Botërorit 2026 dhe llogaritë kanë nisur. Ndarja në vazo do të përcaktohet nga renditja e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në shortin e gjysmëfinaleve.
    Kuqezinjtë aktualisht renditen në vazon e tretë, por kanë mundësi të kalojnë në të dytën nëse disa rezultate shkojnë në favor të tyre. Shqipërisë i intereson që në Grupin A, Sllovakia të mos renditet e dyta, por të zërë këtë vend Irlanda e Veriut.
    Një skenar i tillë do të lejonte kalimin e Shqipërisë në vazon e dytë, duke shmangur kundërshtarë të fortë në raundin e parë. Sllovakia ndërkohë bën tifo për Shqipërinë, për të mos humbur pozicionin e saj aktual.
    Vendet që për momentin janë më mirë në renditje dhe ndodhen në vazon e dytë janë Hungaria, Skocia, Çekia dhe vetë Sllovakia. Çdo ndryshim në renditjen e FIFA-s pas ndeshjeve të nëntorit mund të ndikojë ndjeshëm në fatin e kuqezinjve.

  • Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini, ndalon adoptimet për personat trans

    Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm burrin dhe gruan si gjini, ndalon adoptimet për personat trans

    Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke sanksionuar në ligj njohjen vetëm të dy gjinive. Ndryshimi ligjor, i cili u miratua në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë zëvendësuese.
    Kritikët, përfshirë Amnesty International, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bëjë jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit më shumë me qeverinë joliberale të Hungarisë ose me Rusinë e Putinit.
    Mbështetja e Parlamentit për amendamentin erdhi si një surprizë për vëzhguesit, pasi edhe kryeministri pranoi që të enjten se ai mund të mos miratohet.
    Qeveria e Ficos, një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste, kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, megjithatë, në fund 12 deputetë të opozitës votuan me qeverinë.
    Kryeministri Robert Fico vlerësoi votimin dhe tha se partia e tij do të pinte një gotë për të festuar suksesin. Ai më parë kishte argumentuar se ajo që ai e quante ideologji liberale po “përhapej si kanceri”.

  • Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

    Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

    Sllovakia ka ndryshuar kushtetutën e saj, duke sanksionuar në ligj njohjen vetëm të dy gjinive.
    Ndryshimi ligjor, i cili u miratua në parlament, gjithashtu kufizon adoptimin vetëm për çiftet heteroseksuale të martuara dhe ndalon shtatzënitë zëvendësuese.
    Kritikët, përfshirë Amnesty International, kanë paralajmëruar se ndryshimi do ta bëjë jetën më të vështirë për personat LGBT, duke thënë se e afron sistemin ligjor të vendit më shumë me qeverinë joliberale të Hungarisë ose me Rusinë e Putinit.
    Mbështetja e Parlamentit për amendamentin erdhi si një surprizë për vëzhguesit, pasi edhe kryeministri pranoi që të enjten se ai mund të mos miratohet.
    Qeveria e Ficos, një koalicion partish populiste, të majta dhe nacionaliste, kishte nevojë për të paktën 90 vota në Këshillin Kombëtar Sllovak me 150 vende për të ndryshuar kushtetutën, megjithatë, në fund 12 deputetë të opozitës votuan me qeverinë.
    Kryeministri Robert Fico vlerësoi votimin dhe tha se partia e tij do të pinte një gotë për të festuar suksesin. Ai më parë kishte argumentuar se ajo që ai e quante ideologji liberale po “përhapej si kanceri”.

  • Sllovakia “tradhton” Putinin? Fico: Mbështesim fuqishëm rrugën e Ukrainës në BE

    Sllovakia “tradhton” Putinin? Fico: Mbështesim fuqishëm rrugën e Ukrainës në BE

    Volodimir Zelensky njoftoi pas takimit me kryeministrin sllovak, Robert Fico, se Sllovakia tashmë mbështet anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.
    Edhe pse nënvizoi se vendi i tij nuk mund të ofrojë garanci sigurie, Fico i njohur si aleat i Vladimir Putinit, tha se i përkrah me forcë iniciativa të ndryshme dhe formulën e paqes të presidentit ukrainas.
    Ai gjithashtu shprehu dëshirën që marrëdhëniet mes dy vendeve të forcohen dhe të mbeten miqësore.
    Marrëdhëniet midis Sllovakisë dhe Ukrainës konsiderohen nga Fico si një shembull i bashkëpunimit të frytshëm mes vendeve me pikëpamje politike të ndryshme, duke treguar se ndryshimet nuk pengojnë dialogun dhe bashkëpunimin efektiv.
    Ky është një lajm i mirë për Ukrainën, e cila po kërkon fuqimisht mbështetje në rrugën e saj drejt integrimit europian. Sllovakia dhe Hungaria ishin dy vendet që kanë kundërshtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE dhe NATO.
    Ndryshimi i qëndrimit të Ficos vjen vetëm pak ditë pasi Putini deklaroi publikisht se Moska nuk e kundërshton anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës në Bashkimin Europian.
    “Sa i përket NATO-s, kjo është çështje tjetër… Kundërshtimi ynë për këtë çështje është i njohur: ne e konsiderojmë një gjë të tillë të papranueshme”, që shprehur Putin pikërisht gjatë një takimi që pati me Ficon në Kinë.