Tag: sllovaki

  • FSHF organizon kualifikueset për Euro 2026 U-19, Shqipëria e nis ndaj Luksemburgut

    FSHF organizon kualifikueset për Euro 2026 U-19, Shqipëria e nis ndaj Luksemburgut

    Nesër nis turneu i fundit kualifikues europian i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë vit.
    Të gjitha ndeshjet e grupit B2, të raundit të parë të Kampionatit Europian 2026, ku marrin pjesë Shqipëria, Sllovakia, Lihtenshtejni dhe Luksemburgu, do të luhen në “Egnatia Arena”, “Air Albania” dhe “Elbasan Arena”.
    Kombëtarja U-19 e vajzave do të përballet nesër me Luksemburgun U-19 në “Egnatia Arena”, në orën 14:00. Ndërkohë, në orën 12:00, në “Air Albania” do të zhvillohet takimi Sllovaki U-19 – Lihtenshtejn U-19.
    Nën drejtimin e trajneres Daniela Kodra, vajzat kanë mbyllur përgatitjet. Asnjë futbolliste nuk ka probleme fizike dhe të gjitha do të jenë në dispozicion për ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Luksemburgut.
    Ndeshja Shqipëri U-19 – Luksemburg U-19 do të transmetohet live në kanalin FSHF TV në platformën “Klani im”.
    Turneu U-19  për vajza në Shqipëri
    Sllovaki U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Air Albania”, 25.11.2025 12:00
    Shqiperi U-19 – Luksemburg U-19, “Egnatia Arena”, 25.11.2025  14:00
    Luksemburg U-19 – Lihtenshtejn U-19, “Air Albania”, 28.11.2025 12:00
    Sllovaki U-19 – Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 28.11.2025 14:00
    Luksemburg U-19 – Sllovaki U-19, “Elbasan Arena”, 01.12.2025 13:30
    Lihtenshtejn U-19 –  Shqiperi U-19, “Egnatia Arena”, 01.12.2025 13:30

  • Sllovaki-Kosovë në Play Off të Botërorit, Skriniar: Nuk do e kemi të lehtë, na duhet ndihma e tifozëve

    Sllovaki-Kosovë në Play Off të Botërorit, Skriniar: Nuk do e kemi të lehtë, na duhet ndihma e tifozëve

    Sllovakia do të masë forcat në Play Off të Botërorit me përfaqësuesen e Kosovës.
    Kapiteni i sllovakëve, Milan Skriniar bëri komentin e tij për kundërshtarin, në këtë fazë.

    “Nga të gjithë katër kundërshtarët ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë ekipe të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë”.
    “Ambienti në shtëpi padyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike”.
    “Bashkë me tifozët tanë, do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars”.

  • Gjermani- Sllovaki, sfida e vendit të parë, Holanda për konfirmimin

    Gjermani- Sllovaki, sfida e vendit të parë, Holanda për konfirmimin

    Sot kualifiueset e Botërorit zona UFEA ecën me 6 ndeshje. Për të tjera konfirmime. Ato mbyllën nesër me sfidat e fundit në grupet kualifikuese të Europës.

    Programi për sot:

    20:45

    Republika Çeke- Gjibraltar

    Gjermani- Sllovaki

    Maltë- Poloni

    Mali i Zi- Kroaci

    Holandë-Lituani

    Irlandë e Veriut- Luksemburg/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • E pabesueshme dhe sllovake, qeveria vendos një limit shpejtësie për ecjen në trotuar

    E pabesueshme dhe sllovake, qeveria vendos një limit shpejtësie për ecjen në trotuar

    Një ligj i ri në Sllovaki që synon përmirësimin e sigurisë në trotuare, duke vendosur një kufi maksimal shpejtësie për të gjithë përdoruesit e tyre – përfshirë këmbësorët – ka shkaktuar tallje dhe zemërim në publik.

    Qeveria akuzohet se po kufizon liritë individuale me masa të tilla të ashpra.Sipas ligjit, që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2026, të gjithë përdoruesit e trotuareve – nga këmbësorët te çiklistët dhe drejtuesit e skuterëve – nuk duhet të kalojnë shpejtësinë 6 km/orë. Shkelësit do të gjobiten me 100 euro.“Me një limit maksimal prej 6 km/orë, është pothuajse e pamundur të mbash ekuilibrin. Edhe fëmijët 3 ose 4 vjeç e tejkalojnë këtë shpejtësi me biçikletat e tyre”, tha për AFP Dan Kolar, president i organizatës Cyklokoalicia, e cila mbështet lëvizshmërinë e qëndrueshme. Ai e quajti legjislacionin “absurd” dhe paralajmëroi se “fëmijët do ta shkelin ligjin çdo ditë, duke mësuar se kjo është e pranueshme”.Vendimi ka ngjallur reagime të forta edhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë shpërndarë imazhe satirike, si p.sh. radarë që sinjalizojnë një këmbësor që ecën me 6.2 km/orë dhe e paralajmërojnë të “ngadalësojë”, apo “leje të rreme për të ecur”. Një grup qytetarësh me emrin “Nënat ne ankth” i ka bërë thirrje Presidentit Robert Fico që të mos e nënshkruajë dhe ratifikojë ligjin.Sipas të dhënave të policisë, vitin e kaluar në Sllovaki humbën jetën 67 këmbësorë dhe 22 çiklistë ose drejtues skuterësh në aksidente, ndonëse nuk dihet nëse këto ngjarje ndodhën në trotuare apo në rrugë.Që prej rikthimit të Kryeministrit Fico në pushtet në vitin 2023, qeveria e tij ka miratuar disa masa të diskutueshme që kufizojnë të drejtat individuale. Ndërkohë, Sllovakia mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të makinave për frymë në botë.

    Top Channel

  • Aksident hekurudhor në Sllovaki, disa të plagosur

    Aksident hekurudhor në Sllovaki, disa të plagosur

    Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllovaki, ku dy trena janë përplasur mes tyre dhe raportohet për shumë të lënduar.
    Në një postim në mediat sociale, policia tha se “në orën 19:31 të mbrëmjes, në linjën 158, u mor një raport për një përplasje midis dy trenave në seksionin Pezinok-Bratislavë”.
    Mediat lokale raportojnë se aksidenti ndodhi kur treni REX 1814, që operonte në itinerarin Nitra-Bratislava, u përplas ballë për ballë me trenin Ex 620 pak pasi u largua nga stacioni i Pezinok. Ato theksojnë se ka shumë të lënduar nga përplasja.

    Policia tha se shërbimet e shpëtimit po nxitojnë në vendin e përplasjes, e cila ndodhi midis kryeqytetit Bratislavë dhe Pezinok, rreth 20 kilometra në verilindje të kryeqytetit.
    Kompania Hekurudhore Sllovake (ZSSK) deklaroi se “incidenti do të hetohet plotësisht dhe se shkaqet e tij mbeten të panjohura për momentin. “Ne do të japim më shumë detaje sapo të lejojë rrjedha e hetimit”, vuri në dukje ajo në një deklaratë.

  • Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

    Aksident i rëndë në Sllovaki, përplasen dy trena, të paktën 20 persona të plagosur

    Një aksident rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku u përplasën dy trena me pasojë plagosjen e të paktën 20 personave.

    Sipas burimeve lokale, nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur.

    Rrjeti informativ TA3 raportoi se spitalet e zonës po përgatitnin njësitë e emergjencës për të pritur të lënduarit nga aksidenti.

    Shërbimi i kërkim-shpëtimit i vendit bëri të ditur përmes faqes së tij në Facebook se ka dërguar menjëherë një helikopter dhe autoambulanca në vendngjarje.

    Aksidenti i rëndë hekurudhor ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Jablonov nad Turňou, në Sllovaki, kur dy trena ekspres që po lëviznin në drejtim të kundërt u përplasën ballë për ballë përpara një tuneli hekurudhor.

  • Euro U21 në Sllovaki/ Anglia fiton trofeun e dytë radhazi

    Finale Euro U21 në Bratislavë: Angli U21- Gjermani U21 3-2 (Eliot 6′, Hutçinson 25′, Rou 92′ / Vajper 45+1′, Nebel 61′)

    Anglia mpsht 3-2 Gjermaninë në finalen për trofeun e Europianit U21 2025 që u zhvillua në Sllovaki. Skuadra e moshave të drejtuar nga Li Kasli e nisi me gol finalen teksa lojtari i Liverpul, Eliot shënoi që në minutën e 6′-të. Me lojën e gjermanëve në rritje vjen një goditje të dytë në të 25′ kur Hutçinson dyfishoi për britanikët. Reagimi i Gjermanisë falë lojes shumë të mirë në 15′ e fundit të pjesës së parë u shpërblye me goditjen me kokë të shqiptaro-gjermanit Nelson Vajper kur luhej shtesa e kësaj pjese.

    Edhe pjesa e dytë nis me furi për Pancerat e vegjël. Me Grudën në të djathtë Vajper në qendër, Nebel në të majtë dhe Voltemade si sulmues i dytë, Gjermania barazon në të 61′ me Nebel. Shifrat deri në fund nuk ndryshuan por teksa trajneri gjerman vendosi të largojë dy shqiptarët, rivali i tyre në fushë fitoi metra dhe u pa më shumë te zona e gjermanëve.

    Sidoqoftë suksesi i Anglisë nëse nuk erdhi brenda 90′ minutave bëhët realitet në startin e shtesës së parë 2×15′. I sapo hedhuri në fushë Ruo godet saktë në të 92′ për 3-2. Një traversë në fund për Gjermaninë nuk e prishi festën e Anglisë e cila fiton trofeun e kampionit të Europës për U21. Ky ishte titulli i 4-ët në histori dhe i dyti radhazi./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro U21/ Sot mësohen finalistët e Sllovaki 2025

    Këtë mbrëmje gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Angli-Holandë dhe Gjermani-Francë

    Europiani U21 që po zhvillohet në Sllovaki, luan sot dy takimet gjysmëfinale. Katër kombëtare moshash të ndarë sipas formulës në dy çifte zbresin sot në fushë në 18:00 dhe 21:00 për të përcatuar ekipet finaliste të turneut të UEFA-s për këtë grupmoshë.

    Fillimisht në 18:00 dueli Angli U21-Holandë U21 i cili luhet në Bratislavë dhe arbitërohet nga greku Vasilis Fotias, ndërsa në 21:00 në Koshice përballja tjetër Gjermani U21-Francë U21 me gjyqtar skocezin Nikolas Ualsh.

    Për t’u evidentuar fakti që te ekipi gjerman janë dhe dy futbollistë me origjinë shqiptare si Brajan Gruda dhe Nelson Vajper./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Gjermania me pak shkëlqim kalon Italinë ‘heroike’ dhe kap gjysmëfinalen e Euro U21

    Përcaktohen gjysmëfinalet e Euro U21 në Sllovaki: Holandë- Angli dhe Francë- Gjermani

    U zhvillua ndeshja e fundit çerekfinale e Euro U21 në Sllovaki mes Gjermanisë U21 dhe Italisë U21. Ndeshja e Kampionatit Europian nën 21 vjeç, e respektoi traditën mes kombëtareve respekive por në fund fituan gjermanët e Grudës dhe Vajper.

    Pas një nisjeje më të favorshme për Gjermaninë, djemtë e Nunziata-s rriten me kalimin e kohës. Në minutën e 31-të, Gnonto, nuk e shfrytëzon këtë mundësi, duke e dërguar topin pak jashtë. Raste të tjera për të kaltërit e vegjël. Me Gjermaninë që dha pak mbyllet pjesa e parë pa gola.

    Në të dytën, në minutën e 58-të: Ruxheri e rikuperon topin dhe menjëherë ia kalon vertikalisht Koleoshos; talenti i Bërnlit lëviz nga e majta, në qendër dhe nga skaji i zonës lëshon një gjuajtje me të djathtën që godet shtyllën e brendshme dhe përfundon pas Atubolu-s.

    Goli i pësuar, i zgjon gjermanët, të cilët fillimisht i afrohen barazimit me Rohl (i cili hyri në lojë gjatë pjesës së dytë) dhe më në fund e gjejnë atë me bomberin e tyre Voltemade (me golin e tij të pestë në turneun kontinental). Më pas del në skenë gjermano- shqiptari Veiper teksa pak minuta nga koha e rregullt shënon golin e epërsisë për gjermanët. Sidoqoftë Italia e cila prej minutave luante me dy futbolistë më pak barazon në shtesë mbi shtesë me një kryeveper të Ambrozinos.

    Në kohën shtesë, Italia bëri një rezistencë të fortë. Megjithatë, muri italian u shemb 3 minuta para fundit: topi arriti te Broun në të majtë, një asist për Rohl i cili ndëshkoi italianët për 3-2 final.

  • Euro U21/Portugalia e Franca kalojnë nga Grupi C, te A-ja Spanja dhe Italia

    Në Sllovaki aty ku po zhvillohet Euro U21 Sllovaki 2025, sot ishte radha e ndeshjeve të treta në grupe. U luajt në dy fasho oraresh ndërsa dy takime u zhvilluan 18:00 dhe dy të tjera në orën 21:00.

    Grupi C ofroni sfidat: Francë U21- Poloni U21 4-1 dhe Gjeorgji U21- Portugali U21 0-4. Në fund vendi i parë për Portugalinë dhe i dyti për Francën.

    Ndërkohë në orën 21:00 u zhvilluan dy sfidat e Grupit A. Në fushë u përballën Spanjë U21- Itali U21 duke mbyllur në barazim 1-1. Vendi i pari i takoi Spanjës ndërsa Italia u kualifikua si e dytë.

    Rumani U21- Sllovaki U21 plotëssoi kuadrin e këtij grupi. Vendasit sllovakë tashmë të eleminuar mbyllin me nder kompeticionin duke triumfuar me rumunët 2-1./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin