Një skulpturë 3.500-vjeçare do t’i kthehet Egjiptit nga Holanda, njoftoi kryeministri holandez, Dick Soub, gjatë një takimi me Abdel Fattah al-Sisi.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një skulpturë që paraqet një zyrtar të lartë nga periudha e faraonit Thutmose III (1479-1425 p.e.s.).Mendohet se ky artefakt është vjedhur dhe është nxjerrë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme, ndoshta gjatë trazirave të Pranverës Arabe në 2011, para se të shfaqej në tregun e artit.
“Ky objekt historik kulturor u sekuestrua gjatë një ekspozite arti në Maastricht në vitin 2022”, tha Soub, pas një informimi anonim për autoritetet mbi origjinën e paligjshme të tij.
Hetimet e autoriteteve holandeze konfirmuan se skulptura ishte plaçkitur dhe larguar në mënyrë të paligjshme nga Egjipti. Tregtari që e kishte objektin e dorëzoi vullnetarisht pas hetimeve.
Skulptura pritet të dorëzohet te ambasadori egjiptian në Holandë deri në fund të vitit. Lajmi bëhet publik një ditë pas hapjes së Muzeut të Madh Egjiptian, i cili ruan thesaret e vendit.
Tag: skulpturë
-

Holanda do t’i kthejë Egjiptit një skulpturë 3500-vjeçare, raportohet se është vjedhur 14 vjet më parë
-

Pirgje plastike mbi skulpturë, artisti ‘ulëret’ përpara godinës së Kombeve të Bashkuara
Ndërsa e hëna shënon javën e dytë të negociatave mes kombeve për një dakordësi globale që t’i japë fund ndotjes nga plastika, një artist vendosi grumbuj mbeturinash plastike mbi një skulpturë para godinës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.
Delegatët e bisedimeve për traktatin kalojnë çdo ditë para skulpturës që u kujton përgjegjësinë për të zgjidhur krizën e ndotjes plastike. Bisedimet duhet të mbyllen të enjten.
Benjamin Von Wong, një artist dhe aktivist kanadez, dizenjoi skulpturën thuajse 6 metra të lartë, “Brenga e Mendimtarit” (Thinker’s Burden) dhe e ndërtoi me një ekip. Ai është frymëzuar nga skulptura e famshme, “Mendimtari” (The Thinker) nga Auguste Rodin në Paris. Është figura e një burri të zhytur thellë në mendime, por në vend të gurit të Rodin, Von Wong e ka ulur mbi Nënën Tokë duke përkundur një foshnje dhe duke shtrënguar shishe plastike në duar. Një fije ADN-je i lidh bashkë për të theksuar ndikimin në shëndet të ndotjes nga plastika.
Me ndihmën e vullnetarëve, Von Wong shton mbetje plastike në instalacion ndërsa negociatat vazhdojnë për të pasqyruar koston në rritje të mungesës së veprimit. Të hënën, ai mori një shkallë për të arritur në pjesën e sipërme të skulpturës që të varte shishe plastike te zinxhiri i ADN-së. Më pas vendosi një makinë plastike lodër përpara.
“Në fund të kësaj jave, ne do të kemi një skulpturë thuajse të tërën të mbytur në plastikë, por shpresa është që njëtraktat i fortë dhe ambicioz për plastikën ta zgjidhë këtë problem njëherë e mirë”, tha ai.The Minderoo Foundation, një organizatë australiane filantropie ishte dhuruessja më e madhe e këtij projekti. Organizata lokale jo-fitimprurëse dhe grupe komunitare grumbulluan mbeturinat.
“Njerëzit nuk e ndryshojnë mendjen nga faktet. E ndryshojnë nga ndjenjat. Dhe kjo është ajo kur mendoj se arti është absolutisht kritik për të ndryshuar busullën e politikave”, tha Maria Ivanova, eksperte e qeverisjes ndërkombëtare mjedisore.
Delegatë dhe turistë ndalojnë para skulpturës që ta pyesin Von Wong për të dhe të shkrepin foto.
Në negociata po marrin pjesë mbi 3700 persona që përfaqësojnë mbi 184 shtete dhe 600 organizata. Ata po përpilojnë marrëveshjen e parë ndërkombëtare dhe ligjore për ndotjen e plastikës.
Shumë njerëz mendojnë se ritmi i negociatave duhet të përshpejtohet. Ata mbërritën në Gjenevë me qindra mosmarrëveshje që duhen zgjidhur. Javën e shkuar, numri i çështjeve të pazgjidhura nuk u tkurr, por u rrit. -

“Skulpturë”, poezi nga Linda Agolli
Kur Hieronimos më bëri muaHarroi të ngjyrosë të padukshmenDhe unë, mes sakatëve të tijShkëlqeva si më e bukura pikturë.
Më pas, erdh’ mjeshtri i argjilësDhe punoi me të një zemërBrenda asaj që rrihte jep e bot…
Tash, njësh me të tjerë sakatëPa cene të dukshmePa zemër prej gjakuNgujohem në figurë.
Kaq shekuj vërtitem e nuk gjejNë ç’rrugë arteriesh duhet voziturQë më në fund të mbrrijNë atë zemër që kurrë nuk gjeta.
ObserverKult
Lexo edhe:
PYETËSORI I PRUSTIT/LINDA AGOLLI: NUK KA MJERIM MË TË MADH SE ZILIA!