Tag: skulptura

  • I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, ekspozohet në Zvicër skulptura prej dylli e Donald Trump

    I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, ekspozohet në Zvicër skulptura prej dylli e Donald Trump

    Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin amerikan Donald Trump të kryqëzuar.

    Skulptura prej dylli e cila do qëndrojë në galerinë artit në Rümelinspassage deri më 14 nëntor duket shumë realiste.

    Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi – që të kujton ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës.

    Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë opinionin publik.

  • (FOTOT)Shkakton reagime të shumta/ I lidhur në një kryq, ekspozohet skulptura prej dylli e Trump në Zvicër

    (FOTOT)Shkakton reagime të shumta/ I lidhur në një kryq, ekspozohet skulptura prej dylli e Trump në Zvicër

    Një vepër e ekspozuar në Zvicër ka shkaktuar reagime të shumta pasi paraqet presidentin Donald Trump të kryqëzuar. Skulptura prej dylli duket shume realiste dhe Trump mban të veshur një uniformë portokalli të burgosuri dhe i lidhur pas një kryqi. 
    Artisti britanik Mason Storm, e ka quajtur veprën e tij “Shenjt ose Mëkatar”. Vepra, e cila është ekspozuar në Bazel që nga e shtuna, pasi është shfaqur më parë në Vjenë ka shkaktuar reagime. 
    “Fakti që ne mund të tregojmë gjëra të tilla do të thotë që jetojmë në një demokraci”, tha Marit, një norvegjeze që jeton në Bazel. Një vepër e tillë, argumentoi ajo, nuk mund të ekspozohej për një audiencë më të gjerë në Shtetet e Bashkuara. 
    Pronari i galerisë u shpreh se beson se presidenti amerikan do ta vlerësonte skulpturën. 
    “Sinqerisht mendoj se zoti Trump mund ta shihte veten si një Jezus modern. Dhe jam shumë i sigurt se ai është i vendosur të veprojë me mirëbesim”, tha ai. 
    Mason Storm është i njohur për skulpturat dhe pikturat e tij realiste. Ashtu si bashkatdhetari i tij i famshëm Banksy, ai përpiqet të ruajë anonimatin duke fshehur fytyrën me kapuçë ose maska të shpikura nga vetë ai.  Vepra është blerë tashmë nga një koleksionist, por që nuk  ka dëshur të identifikohet. 

     

  • Statuja e Dashurisë së Përjetshme, skulptura që tregon historinë e një dashurie me fund tragjik… (Video)

    Statuja e Dashurisë së Përjetshme, skulptura që tregon historinë e një dashurie me fund tragjik… (Video)

    Statuja e Dashurisë së Përjetshme – Ali & Nino qëndron krenare në Batumi, Gjeorgji, duke treguar një histori prekëse dashurie…

    Skulptura, e quajtur “Burri dhe Gruaja”, flet për një djalë mysliman dhe një vajze të krishterë, dashuria e të cilëve vihet në provë nga lufta dhe kontrastet kulturore. Kjo histori e fuqishme rrënjoset në romanin “Ali dhe Nino”, që zhvillohet në Baku, gjatë viteve 1918–1920. Pavarësisht prejardhjeve të ndryshme, lidhja mes Aliut dhe Ninos vihet në sprovë edhe nga ndarja që sjell lufta, e cila përfundon me vdekjen tragjike të Aliut, duke ia copëtuar zemrën Ninos. Skulptura është një homazh për dashurinë e tyre të pavdekshme.

    E dizajnuar nga skulptorja Tamara Kvesitadze, “Burri dhe Gruaja” është një vepër magjepsëse prej metali, e vendosur mbi një platformë lëvizëse. Në muzg, figurat përfshihen në një vallëzim të ngadaltë dhe prekës, duke u bashkuar për një çast, përpara se të kalojnë nëpër njëri-tjetrin.

    Me një peshë prej 7 tonësh dhe një lartësi prej 8 metrash, skulptura lëviz me një elegancë që zgjat rreth 10 minuta, e orkestruar nga kompjuterë dhe e ndriçuar me drita shumëngjyrëshe. Kur lëvizja ndalet, figurat mbeten me shpinë ndaj njëra-tjetrës – një simbol tronditës i ndarjes së dhimbshme mes Aliut dhe Ninos.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KURIOZITET: KY VEND NDALOI SELFIET PËR TË RUAJTUR TRADITAT DHE KULTURËN

  • Skulptura e lashtë me shkumës është “arti më i rëndësishëm parahistorik”

    Skulptura e lashtë me shkumës është “arti më i rëndësishëm parahistorik”

    Një skulpturë 5000 vjeçare me shkumës e një “daulle hajmali” e gjetur në një varr të tre fëmijëve është quajtur si “një nga zbulimet më domethënëse’ të lashta në Mbretërinë e Bashkuar. Skulptura u zbulua pranë Burton Agnes në East Yorkshire dhe do të shfaqet në Muzeun Britanik nga 17 shkurti. Muzeu tha se ishte “pjesa më e rëndësishme e artit parahistorik” e zbuluar në Britani në një shekull.

    Është e ngjashme me tre “Daulle Folkton” të gjetura në North Yorkshire në 1889. Kuratori i Muzeut Britanik, Neil Wilkin tha: “Ky është një zbulim vërtet i jashtëzakonshëm dhe është pjesa më e rëndësishme e artit parahistorik që gjendet në Britani në 100 vitet e fundit. “Daullet Folkton kanë mbetur prej kohësh një mister për ekspertët për më shumë se një shekull, por ky shembull i ri më në fund fillon të na japë disa përgjigje”.

    Skulptura cilindrike në formë fuçi është vetëm e katërta e llojit të saj që dihet se ka mbijetuar dhe ruan ende motive të përpunuara që japin një stil artistik britanik dhe irlandez, i cili lulëzoi në kohën kur u ndërtua Stonehenge, thanë kuratorët. Ajo u zbulua në varrin e tre fëmijëve, në një pronë fshati rreth 15 milje larg nga ku u zbuluan daullet Folkton në një gërmim rutinë si pjesë e një procesi planifikimi në vitin 2015 dhe që atëherë kanë qenë objekt i një kërkimi të gjerë.

    Daullja me shkumës, e cila nuk besohet të jetë një instrument muzikor, u zbulua e shtrirë mbi kokën e një fëmije, i cili mbante dy të rinjtë e tjerë “në një skenë lëvizëse” dhe mund të ketë qenë menduar si “hajmali” për të mbrojtur fëmijët, thanë arkeologët. Tre vrimat në daulle mendohet se shënojnë praninë e tre trupave në varr raporton “BBC”.

    Një top shkumës dhe një kunj kocke e lëmuar u gjet gjithashtu pranë daulles dhe poshtë kokës së njërit prej fëmijëve.

    Rruga Press

  • Skulptura e Sfinksit nga rrënojat e qytetit antik të Apolonisë

    Skulptura e Sfinksit nga rrënojat e qytetit antik të Apolonisë

    Arkeologji/SfinksiSkulptura e Sfinksit vjen nga rrënojat e qytetit antik të Apolonisë. Ajo i përket shek II pk dhe vjen nga një gjetje e rastit. Sipas mitologjisë, Sfinksi, ishte një qënie e mbinatyrshme i cili paraqitej me kokë njeriu, trup luani ose maceje dhe krahë shpendi. Pavarësisht se është i dëmtuar në pjesën e poshtëme të trupit, Sfinksi i Apolonisë, paraqitet me fytyrën e një femre, trupin e një kafshe dhe flatrat e stilizuara të një shqiponje. Skulptura është punuar në gur gëlqeror dhe ka përmasa që shkojnë në 26.5 m gjatësi, 26 cm gjerësi dhe trashësi që variaon nga 13 cm në pjesën e poshtëme të trupit deri në 16.5 cm te flatrat. Objekti është ekspozuar në Pavijonin e Arkeologjisë dhe prej vitit 1978 është pjesë fondit të Muzeut Historik Fier.© Muzeu Historik Fier

  • Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë 

    Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë 

    Skulptura e rrallë prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, u rikthye në Shqipëri pas një ekspozite  dymujore në Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë (Museum of Natural History Vienna). Objekti qëndroi i ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025. Kjo bëhet me dije nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë që shprehet se skulptura u rikthye më 4 gusht 2025 në vendin tonë. Ekspozita u ideua dhe u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Muzeu i Historisë Natyrore në Vjenë.
    Sipari i kësaj ekspozite u hap me konferencën shkencore me temën “Roli i elitave në mijëvjeçarin e parë p.e.s. midis Europës Qendrore dhe Ballkanit Jugor – me rastin studimor të “Kalorësit të Babunjës”, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga e gjithë bota, në të cilën Akademia e Shkencave e Shqipërisë u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri; prof. Neritan Ceka; prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi. Akademia e Shkencave shprehet ndër të tjera se vepra unike 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), rikthehet në Tiranë pas një jehone ndërkombëtare, për t’u vendosur në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë. Statuja “Kalorësi i Babunjës”  që u zbulua në Babunjë të Lushnjës është ekspozuar më parë në 2023 edhe në muzeumin “Getty Villa” në Los Angeles.

  • Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë

    Skulptura “Kalorësi i Babunjës” rikthehet në Shqipëri pas ekspozitës në Vjenë

    Akademia e Shkencave njoftoi se, skulptura unike prej bronzi, “Kalorësi i Babunjës”, është rikthyer sot në Shqipëri pas dy muajsh ekspozimi në një nga institucionet muzeale më prestigjioze të Europës,  Muzeun e Historisë Natyrore në Vjenë.

    Vepra 2600-vjeçare, e zbuluar në vitin 2018 pranë Apolonisë (Babunjë, Lushnjë), qëndroi e ekspozuar në “Sallën e Artë” të muzeut nga data 13 maj deri më 31 korrik 2025, ku u vlerësua gjerësisht nga publiku dhe ekspertët ndërkombëtarë.

    Sipas ASH-së, ekspozita u organizua nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe vetë muzeun austriak.

    Ajo u çel me një konferencë shkencore ndërkombëtare, ku morën pjesë mbi 120 studiues nga mbarë bota. Shqipëria u përfaqësua nga akad. Adem Bunguri, prof. Neritan Ceka, prof. Bashkim Lahi dhe prof. asoc. Eduard Shehi.

    Pas suksesit të ekspozitës, “Kalorësi i Babunjës” është rikthyer në Tiranë dhe do të vendoset për ekspozim të përhershëm në Muzeun Arkeologjik, pjesë e Institutit të Arkeologjisë pranë ASHSH./KultPlus.com

  • ‘Skulptura e Vetmisë’, një reflektim i heshtur mbi realitetin e të moshuarve të braktisur

    ‘Skulptura e Vetmisë’, një reflektim i heshtur mbi realitetin e të moshuarve të braktisur

    Në një stol në mes të shëtitores Paseo del Arenal, në qytetin Bilbao të Spanjës, është vendosur një figurë e cila nuk lë askënd indiferent. Skulptura e quajtur “Skulptura e Vetmisë” tregon një grua të moshuar, e ulur e vetme, me shikimin drejt largësisë sikur pret dikë që nuk do të vijë kurrë. Një vepër që nuk flet me fjalë, por me heshtjen tronditëse të një realiteti që shpesh anashkalohet, vetmia e të moshuarve në pleqëri.

    E krijuar nga artisti meksikan Rubén Orozco, kjo vepër është më shumë se një skulpturë, është një mesazh i drejtpërdrejtë që fton shikuesit të ndalen, të mendojnë dhe të reflektojnë. Orozco njihet për stilin e tij realist dhe për kurajën me të cilën trajton tema të ndjeshme shoqërore. Në këtë rast, ai ka zgjedhur të përballë publikun me një ndjenjë që shpesh fshihet në hije, braktisja dhe harresa që përjetojnë shumë të moshuar, përcjellë KultPlus.

    Ajo që e bën këtë vepër kaq prekëse nuk është vetëm realizmi i saj, por edhe vendndodhja e zgjedhur – në një hapësirë publike, mes kalimtarëve që e shikojnë, e ndoshta kalojnë pa u ndalur. E njëjta mënyrë siç shoqëria shpesh kalon pranë të moshuarve pa i parë vërtet.

    “Skulptura e Vetmisë” nuk është vetëm një instalacion artistik, por një thirrje për ndërgjegjësim. Një mesazh i qartë që na kujton se njerëzit në moshë të thyer kanë nevojë për më shumë sesa kujdes, kanë nevojë për lidhje, për vëmendje, për respekt dhe dashuri. Dhe mbi të gjitha, për të mos u ndjerë të padukshëm./KultPlus.com

  • “Skulptura e Vetmisë”, tregon për braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri…

    “Skulptura e Vetmisë”, tregon për braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri…

    Kjo skulpturë tregon për vetminë dhe braktisjen që përjetojnë shumë të moshuar në pleqëri. E ulur në një stol në Paseo del Arenal, në Bilbao (Spanjë), figura duket se pret dikë që nuk vjen kurrë.

    Një imazh i fortë që na fton të ndalemi, të shikojmë dhe të reflektojmë mbi një realitet shpesh të padukshëm. Vepra është bërë nga artisti meksikan Rubén Orozco, i famshëm për talentin e tij në realizmin skulpturor dhe për guximin me të cilin trajton çështje të thella sociale.Në shqip: Aida Meti

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “PESHKATARIT” I PRESIN KRAHËT! DËMTOHET SKULPTURA URBANE NË SHËTITOREN “TAULANTIA” NË DURRËS