Tag: skuadrën

  • Leao zbulon skuadrën e preferuar, por Milani prish planet me shifrën që kërkon

    Leao zbulon skuadrën e preferuar, por Milani prish planet me shifrën që kërkon

    19 Maj 2025

    17:05

    Telesport

    Rafael Leao ëndërron që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.
    Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i Milanit e sheh këtë verë si momentin ideal për të bërë hapin e madh në karrierë. Ai mendon se Barcelona është skuadra e duhur për t’u rritur.
    Leao mezi pret të luajë me yje si Lamine Yamal, Pedri, Gavi dhe Frenkie de Jong. Problemi është Milani.
    Edhe pse presidenti Joan Laporta e pëlqen shumë portugezin, ai nuk mund të paguajë aq sa kërkon klubi italian. “Djalli” raportohet se kërkon 70 mln euro.

  • Rooney lavdëron PSG: Më vjen keq për Arsenalin, pati përballë skuadrën më të fortë të Europës

    Rooney lavdëron PSG: Më vjen keq për Arsenalin, pati përballë skuadrën më të fortë të Europës

    30 Prill 2025

    14:05

    Alfred Lleshi

    Shtypi britanik ka njohur me një qartësi të padiskutueshme superioritetin e PSG-së ndaj Arsenalit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, të fituar nga parizienët 1-0 në “Emirates Stadium”.
    Nga dominimi teknik në minutat e para deri te goli i shpejtë i Dembélé, kalimi nëpërmjet një mbrojtjeje solide dhe mentaliteti tashmë të pjekur, PSG i Luis Enrique i ka bindur të gjithë. Edhe legjenda angleze Wayne Rooney ka lavdëruar skuadrën pariziene:
    “Arsenali është një skuadër e madhe, por fatkeqësisht këtë herë duket se ka hasur kundërshtarin më të jashtëzakonshëm të Europës, ndoshta edhe më shumë. PSG ka eliminuar Liverpool-in dhe Aston Villa, ka mposhtur Manchester City në janar.
    Arsenali, si Liverpool dhe Aston Villa, e kanë mundur PSG-në brenda 90 minutave, por që nga fitorja e tetorit në ‘Emirates’, skuadra pariziene është bërë më e rreptë dhe më e fortë”.
     

  • “Krenar për Shqipërinë”, Edi Rama publikon fotot me skuadrën kombëtare të negociatave me BE

    “Krenar për Shqipërinë”, Edi Rama publikon fotot me skuadrën kombëtare të negociatave me BE

    Pas konferencës së fundit të zhvilluar në Luksemburg, Kryeministri Edi Rama ka postuar edhe fotot e rastit. Rama shfaqet në një foto me ekipin e tij dhe me komisioneren për Zgjerimin në BE, Marta Kos.
    Bruksel, me Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos dhe skuadrën kombëtare të negociatave për Grupkapitujt që çelëm sot.

  • Ançeloti nervozohet në tribunë gjatë daljes me karton të kuq të Mbape

    Ançeloti nervozohet në tribunë gjatë daljes me karton të kuq të Mbape

    Sulmuesi i Real Madrid, Kilian Mbape u largua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Alavesh ku galaktikët luajtën në transfertë.
    Ishte minuta e 38-të, kur ylli i madrilenëve bëri një ndërhyrje horror.
    Arbitri kryesor e pa rastin me VAR dhe më pas e ndëshkoi Mbapen me karton të kuq. Rezultatin ishte 0 me 1 në favor të madrilenëve, kur francezi la skuadrën me 10 lojtarë.

    Karlo Ançeloti e pa këtë episod nga tribuna. 3 pikët janë të domosdoshme për skuadrën e tij, që mos të qëndrojë 4 pikë larg Barcelonës.

  • Rama: Bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të PS për Shqipërinë në BE

    Rama: Bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të PS për Shqipërinë në BE

    Aktualitet Politikë E Diel, 6 Prill 2025 10:20

    VOTO 5, bashkë me shumicën e shqiptarëve, me mua dhe me skuadrën e re të Partisë Socialiste për Shqipërinë në BE, shkruan kryeministri, Edi Rama në postimin e tij në rrjetet sociale,