Tag: skuadrën

  • Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.
    Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, ndërsa renditi mandatet respektive për secilin prej tyre.
    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.
    Deputetët e Qarku Vlorë:
    -Bledi Çuçi, mandati i tretë
    -Pirro Vengu, mandati i parë
    -Zamira Sinaj, mandati i parë
    -Vasil Llajo, mandati i parë
    -Erjona Ismaili, mandati i parë
    -Damian Gjiknuri, mandati i pestë
    -Vullnet Sinaj, mandati i tretë
    -Ardit Bido, mandati i parë
    -Brunilda Mersini, mandati i parë

  • Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama prezanton skuadrën fituese të Korçës për Shqipërinë 2030 në BE

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Korçë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.
    Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së qarkut Korçë, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.
    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Korçës mori gjashtë deputetë, katër prej të cilëve bëhet pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.
    Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.
    Niko Peleshi, mandati i tretë
    Romina Kuko, mandati i parë
    Genti Lakollari, mandati i parë
    Besa Spaho, mandati i parë
    Bledi Çomo, mandati i parë
    Ilirian Pendavinji, mandati i katërt

  • Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE

    Rama prezanton skuadrën fituese të Lezhës për Shqipërinë 2030 në BE

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Lezhë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.
    Përmes një videoje në rrjetet sociale kreu i qeverisë, renditi mandatet respektive për secilin deputet.

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Lezhës mori tre deputetë.
    Deputetët e PS në qarkun LezhëUlsi Manja, mandati 4Admir Kadeli, mandati 1Ermal Pacaj, mandati 1

  • “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    “Ndaj Serbisë na ka munguar goli”, Asllani për sfidën ndaj Letonisë: Mos ta nënvlerësojmë, kemi ndeshje të vështirë

    Me objektivin e vetëm fitoren, Shqipëria luan të martën në mbrëmje ndaj Letonisë, sfidën e radhës kualifikuese të Botërorit. Para ndeshjes, në konferencë, përkrah Sylvinhos u shfaq edhe mesfushori Kristjan Asllani.
    “Duhet të karikohen bateritë. Vijmë nga një ndeshje ku kemi bërë mirë dhe mungoi vetëm fitorja. Vijmë në një ndeshje shumë të rëndësishme, që vlen për ecurinë në grup.
    Nga koha kur ka ardhur Silvinjo, thuajse i kam luajtur të gjitha ndeshjet. Megjithatë duhet të mendojmë për skuadrën. Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Kanë një trajner italian dhe unë e di si punojnë ata. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën.
    Kemi një ndeshje të vështirë, kanë trajner italian, i njoh shumë mirë italianët si punojnë, do të jetë një ndeshje taktike se punojnë shumë në këtë aspekt. Mbrojnë shumë. Tani nuk mendoj për Asllanin por për skuadrën dhe kemi ardhur këtu për të fituar këtë ndeshje”, tha ai.

  • Silvinjo pas ndeshjes me Serbinë: Krenar për skuadrën (live)

    Silvinjo pas ndeshjes me Serbinë: Krenar për skuadrën (live) – Sporti im

    Skip to content

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • Duka përgëzon skuadrën: Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar

    Kreu i FSHF-së Armand Duka postoi në Instagram një material pas takimit Shqipëri- Serbi mbyllur 0-0 në Air Albania. Kreu i futbollit shqiptar përgëzon skuadrën dhe trajnerin Silvinjo.

    Postimi:

    Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar

    Barazojmë 0-0 me Serbinë dhe ajo që na motivon më së shumti për të ardhmen është loja e bërë, vetëbesimi i lojtarëve, autoriteti i tyre në fushë.

    I kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, që do të kishin qenë të merituara nga ana jonë. Gjithsesi futbolli i tillë, jo gjithmonë prodhon rezultatin që meriton.

    Përgëzime për djemtë e ekipit, për gjithçka dhanë në fushë, trajnerin Sylvinho dhe stafin teknik për punën e bërë për përgatitjen e ndeshjes dhe për mënyrën se si e drejtuan skuadrën sot.

    Falënderojmë edhe tifozët, që sërish ishin në mbështetje të Kombëtares dhe besuan e i dhanë kurajo skuadrës për të marrë maksimumin në fushën e blertë.

    Tani duhet të shohim përpara, ndeshja me Letoninë vjen shpejt dhe duhet të jemi gati për të që të japim më të mirën dhe të marrim tre pikët.

  • Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni

    Materazzi: Kishim skuadrën më të fortë të Serie A, Interi shpërdoroi dy tituj kampioni

    7 Qershor 2025

    13:22

    Alfred Lleshi

    I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, Marco Materazzi foli për Interin dhe largimin e Simone Inzaghit, i cili ka vendosur të lërë pankinën zikaltër dhe shkojë në Arabinë Saudite:
    “Nuk futem në meritat e zgjedhjeve, por them dy gjëra. E para është se duhet falënderuar Simone për atë që ka bërë në katër vite, për titullin e dytë historik me yllin e dytë dhe mënyrën si e ka bërë Interin të luajë. Është gjithashtu e vërtetë që mund të kishte bërë më shumë. Kemi shpërdoruar dy tituj (scudetto) me skuadrën më të fortë të kampionatit, që kishim”.
    Për finalen e humbur në Mynih (Champions League): “Kam qëndruar ulur deri në fund për të nderuar lojtarët dhe të gjithë ata që bënë të mundur arritjen e finales së dytë në dy vite. Ishte minimumi i respektit, nuk do të largohesha kurrë”.
    Tani vjen Kupa e Botës për Klube: “Ishte pikërisht ajo që i duhej skuadrës, mund ta shlyejë menjëherë këtë zhgënjim. Mendoj për lojtarët e pankinës dhe ata që kanë luajtur më pak me Inzaghin. Për ta do të jetë një rast për të marrë hak dhe treguar vlerën e tyre”.
    Emri i parë? Davide Frattesi: “Chivu mund ta nxjerrë në pah. Ka 8-10 gola në këmbë. Na çoi në finalen e Champions-it duke shënuar ndaj Bayernit dhe Barcelonës. Gjeni një tjetër si ai. Për të fituar mjaftojnë një apo dy afrime të sakta”.

  • Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj

    Gati për duelin më Serbinë, kuqezinjtë vijojnë stërvitjen, rikthehet Rei Manaj

    Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet intensive për ndeshjen me Serbinë.
    Lajmi i mirë është rikthimi i Rei Manaj. Futbollisti që prej disa ditësh po kalonte një gjendje gripale, është rikthyer me skuadrën. Sulmuesi ishte shtruar në një spital privat për shkak të një temperature të lartë që kishte kaluar, megjithatë duket se tani gjendja e tij është stabilizuar dhe lojtari është rikthyer të stërvitet me grupin me intensitet të plotë.
    E gjithë skuadra gëzon formë të mirë fizike. Kuqezinjtë zhvilluan seancën e radhës stërvitore ku mbizotëron një energji shumë pozitive ndonëse përballë kanë Serbinë një kundërshtar jo vetëm historik por edhe rival direkt.
    Gjatë stërvitjes së këtyre ditëve, braziliani ka ftuar dhe disa lojtarë nga Superiore ku i fundit ka qenë mbrojtësi i Teutës Artan Jazxhi që i bashkohet Rimal Haxhiu dhe Ndrecës nga Tirana si dhe Përgjonit nga Bylisi.
    Të katërt futbollistet, Silvinjo i aktivizon në stërvitje për ti përshtatur dhe me skuadrën.
    Kur na ndajnë disa orë nga ndeshje me Serbinë, emocionet tani kanë nisur. Kuqezinjtë do të tentojnë fitoren ndaj një kundërshtari jo vetëm historik por edhe rivali direkt në grupin K.
    Ndeshja do të luhet të shtunën më datën 7 qershor në orën 20:45 në Arenën Kombëtare.

  • Gyokeres e ka zgjedhur skuadrën e tij, por duhen 2 shitje për “mega-operacionin”

    Gyokeres e ka zgjedhur skuadrën e tij, por duhen 2 shitje për “mega-operacionin”

    5 Qershor 2025

    17:14

    Telesport

    Viktor Gyokeres do të ishte gati të bashkohej menjëherë me Manchester United. Për të, sipas burimeve të mediave portugeze, nuk ka rëndësi nëse “Djajtë e kuq” luajnë apo jo në Europë.
    Nëse United mund të gjejë një mënyrë për të paguar shifrën 70 milionë euro, suedezi do të thotë “po”.
    Nëse Rashford dhe Sancho largohen nga “Old Trafford”, klubi anglez do të krijonte buxhetin e duhur dhe hapësirën që duhet për të arritur këtë operacion të kushtueshëm.

  • Egnatia firmos marrëveshje binjakëzimi me gjigantët turq

    Egnatia firmos marrëveshje binjakëzimi me gjigantët turq

    Kampionët e Superligës në Shqipëri, Egnatia, kanë bërë një tjetër hap në historinë e klubit, duke bërë binjakëzim me skuadrën e njohur turke të Konyaspor.
    Ka qenë Presidenti i Egnatias, Agim Demorzi, i cili sëbashku me  presidentine Konyaspor, Ömer Korkmaz, kanë firmosur marrëveshjen e binjakëzimit.

    Kujtojmë që Egnatia arriti të fitojë titullin e dytë kampion në historinë e saj, duke dalë fituese në sitemin “Final Four”, ku mposhti në finale skuadrën e Vllaznisë me rezultatin e thellë 4-0.
    Tashmë rrogozhinasit janë në pritje të shortit për të parë se me cilën skuadër do të përballen ne turet eliminitore të Champions League.