Tag: skuadrën

  • Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

    Stafi i ri përmbys situatën te Vllaznia, spastrojnë një formacion me lojtarë

    Largimet kanë qenë kryefjala e Vllaznisë në këtë merkato verore, me kuqeblutë që kanë formatuar totalisht skuadrën nga edicioni i shkuar.
    Ku deri në këto momente ka 12 futbollistë të larguar në çdo repart dhe nga të larguarit pa frikë mund të formosh një formacion. Kështu duke nisur nga porta, i larguari i fundit nga Vllaznia është Kristi Qarri. Pavarësisht se mungon ende një zyrtarizim për këtë largim, 24-vjeçari nuk mund të konsiderohet më pjesë e kuqebluve. Kjo nisur nga fakti që ai nuk ishte aspak i grumbulluar në skuadër në dy ndeshjet e turit të dytë të “Conference League” ndaj Vikingur.

    Mbrojtja e kuqebluve është ajo që ka pasur “firo” dhe ndryshime të mëdha nga edicioni i shkuar. Me titullarë si Juriç, Stojanoviç apo edhe Repaj që lanë skuadrën gjatë kësaj vere. E duke shtuar këtu edhe emrat e lojtarëve si Beci dhe Spahija, bëhen 5 futbollistët e larguar nga ky repart. Edhe në mesfushë janë larguar nga skuadra duke mos qenë pjesë e planeve të Martinit edhe emra të rëndësishëm si Deliu apo Kahrimanoviç.
    Dhe gjithashtu një futbollist i talentuar dhe i perspektivës si Zaganjori që i është bashkuar Lushnjës. Në sulm futbollistët e larguar nga 9 herë kampionët e vendit kanë qenë me të vërtetë emra me “peshë” dhe momentalisht kanë lënë një “hendek” për Vllazninë. Ku futbollistë si Dodaj, Gruda dhe Çoba nuk do jenë më pjesë e skuadrës në edicionin 2025-26. Një formacion i larguar nga Vllaznia, me kuqeblutë që patjetër kanë ndryshuar shumë në krahasim me ediconin e shkuar.
    Por, për skuadrën nënkampione të edicionit të shkuar ka ende punë për të plotësuar skuadrën me elementë për të përballuar edicionin që nis pas 2 javësh të Superiores shqiptare.

  • Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

    Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

    Edhe pse mungon ende zyrtarizimi, kalimi i Armando Brojës te Burnley duket punë e kryer.
    Chelsea do të përfitojë nga ky operacion diku tek 23 milionë euro, shifër kjo që shkon përshtat me atë që kërkonin Blutë e Londrës prej kohësh.

    Sulmuesi kuqezi pritet të nënshkruajë një kontratë për 4 vite, ndërsa sipas asaj që shkruajnë mediat, për të do të ketë një pagë më të lartë se ajo që merrte te Chelsea.
    Vlen të theksojmë se 23-vjeçari te gjigandët e Premier League fitonte 2.5 milionë euro deri në 2.7 milionë euro.
    Për vetë Armando Brojën, transferimi në Turf Moor do të jetë një mundësi e mirë për të treguar veten, pas një periudhe të vështirë. Debutimi i tij në një ndeshje zyrtare me skuadrën e re mund të vijë me 16 gusht në Londër ndaj Tottenham, në ndeshjen e parë të kampionatit.

  • Zyrtare/ Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re

    Zyrtare/ Surpriza e Rey Manaj, sulmuesi kuqezi nënshkruan me skuadrën e re

    Rei Manaj i surprizon të gjithë. Sulmuesi shqiptar ka firmosur me skuadrën e Al Sharjah, ekip ky që luan në Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Lajmi është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Manaj ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme për dy vite.

    Sa i takon detajeve, lojtari do ketë rrogë 2.5 milionë euro. Debutimi i Manaj me Al Sharjah në një ndeshje zyrtare mund të vijë me 16 gusht, në ndeshjen e kampionatit ndaj Dibba.
    Futbollisti largohet kështu nga Sivasspor, një eksperiencë mjaft pozitive në Turqi, ku shpeshherë e kemi parë si një nga golashënuesit më të mirë.

  • Juventus piketon argjentinasin që luan me Atletico Madrid për të luajtur në krahun e djathtë, një rikthim në Serie A

    Juventus piketon argjentinasin që luan me Atletico Madrid për të luajtur në krahun e djathtë, një rikthim në Serie A

    22 Korrik 2025

    13:19

    Telesport

    Juventus po lëviz në merkato në kërkim të një lojtari që luan në të djathtë. Ideja më e fundit e drejtorit të ri Comolli është Nahuel Molina, një mbrojtës i djathtë që luan për Atlético Madrid, një kampion i Kupës së Botës dhe Copa America me Argjentinën, i cili më parë ka luajtur në Serie A për Udinese nga viti 2020 deri në vitin 2022.
    Në moshën 27 vjeç, Molina do të ishte një shtesë e vlefshme për skuadrën e trajnerit Igor Tudor, duke kompletuar një dyshe të lakmueshme të mbrojtësve të krahut me Cambiaso në të majtë. Një lojtar që e njeh mirë kampionatin italian dhe kjo do ta ndihmojë të përshtatet me bardhezinjtë.
    Molina luan me skuadrën “colchoneros” që nga viti 2022 dhe është një figurë kyçe në skuadrën e Simeone dhe ekipin kombëtar argjentinas. Prandaj, klubi spanjoll është i pakursyer: Ata duan 30 milionë euro për ta lënë të lirë lojtarin.
    Megjithatë, ka një aspekt në favor të Juventus: Kontrata e Molinës skadon në vitin 2027, një afat i afërt që mund të ulë çmimin e argjentinasit. Për momentin, është vetëm një ide dhe diskutimet janë në fazat fillestare. Një marrëveshje huazimi ose shkëmbimi është gjithashtu një mundësi.

  • Vllaznia mëson kundërshtarin në turin e dytë, shkodranët do të ndeshen me skuadrën që i shënoi 9 gola ekipit shqiptar

    Vllaznia mëson kundërshtarin në turin e dytë, shkodranët do të ndeshen me skuadrën që i shënoi 9 gola ekipit shqiptar

    Vllaznia arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi me përmbysje 2-4 ekipin letonez të Daugavpils.

    Vetëm disa orë pas kualifikimit, shkodranët kanë mësuar5 dhe ekipin kundërshtar që do të kenë përballë në turin e dytë të kualifikueseve.
    Bëhet fjalë për islandezët e Vikingur Reykjavik, i cili mundi skuadrën shqiptare të Kosovës, Malishevën.
    Ndeshja e parë e luajtur në Kosovë përfundoi 0-1 për islandezët, ndërsa në të dytën, këta të fundit nuk patën mëshirë duke shënuar 8 herë, me rezultatin e përgjithshëm që shënonte 9-0.
    Po në këtë tur, ishte pikërisht Vikingur që ka eliminuar një vit më parë Egnatian, pasi fitores 0-2 në Rrogozhinë, teksa ndeshja e parë në Islandë përfundoi 0-1 për kampionët e Shqipërisë.
    Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër më 24 korrik, ndërsa ajo e kthimit një javë më pas në Islandë.

    Top Channel

  • Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

    Situata në merkato, drejtuesit e Elbasanit e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar

    Elbasani po kalon një periudhë të qetë në merkato, ndryshe nga klubet e tjera që vijojnë me lëvizje aktive. Deri më tani, nuk ka pasur afrime të reja, ndërsa gjithçka tregon se grupi është i kompletuar dhe në përputhje me kërkesat e stafit teknik.
    Pas afrimeve të realizuara në fillim të verës, drejtuesit duket se e konsiderojnë skuadrën të konsoliduar në çdo repart. Përjashtim mund të bëjë vetëm ndonjë lëvizje surprizë në ditët në vijim, nëse shfaqet ndonjë mundësi e papritur në treg, ose në rast se ka ndonjë largim të paplanifikuar.

    Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë sinjal konkret në këtë drejtim dhe skuadra po përqendrohet totalisht te faza përgatitore. Kjo qetësi në merkato është një tregues se Elbasani ka punuar me kohë dhe ka ndërtuar një grup të balancuar, ku trajneri Ivan Gvozdenoviç ka në dispozicion alternativa në çdo pozicion.

  • Ina Majko u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë, Rama: Përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në qeveri

    Ina Majko u emërua zëvendësministre e Shëndetësisë, Rama: Përfaqësuesja e parë e komunitetit rom në qeveri

    Kryeministri Edi Rama bën me dije se Ina Majko u emërua si zëvendësministre e Shëndetësisë pasi spikati në skuadrën e 11 majit, edhe pse nuk ia doli që të siguronte një vend në kuvendin e ri.
    “Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian.Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”, shkruan Rama.

  • Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizon largimin nga Europa, surprizon me skuadrën e re

    Mbrojtësi i Shqipërisë zyrtarizon largimin nga Europa, surprizon me skuadrën e re

    Pas përfundimit të kontratës me Famalicao në Portugali, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka zgjedhur të largohet nga Europa. Ai është prezantuar zyrtarisht dhe ka firmosur një kontratë që e lidh me klubin amerikan deri në vitin 2028. Me këtë lëvizje, Mihaj do të ketë mundësinë të luajë në të njëjtin kampionat me Lionel Messin.
    Enea Mihaj ka vendosur të vijojë karrierën në SHBA, duke u bashkuar me skuadrën e Atlanta United në Major League Soccer.
    Pavarësisht interesimit nga klube në Itali dhe Turqi, 26-vjeçari ka preferuar eksperiencën në MLS. Më parë, ai ka qenë pjesë e Panetolikos dhe PAOK në Greqi, si dhe ka luajtur në Portugali me Famalicao.

  • Surprizon Taulant Xhaka, pas lamtumirës me Bazelin firmos me ekipin shqiptar

    Surprizon Taulant Xhaka, pas lamtumirës me Bazelin firmos me ekipin shqiptar

    Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, pas lamumirës me Bazelin, duket se ende nuk ka vendosur t’i varë këpucët në gozhdë.

    Ai ka suprizuar me lëvizjen e fundit duke firmosur me skuadrën shqiptare Dardania Bazel në Zvicës, ekip i cili militon në ligën e katërt.
    34-vjeçari do të jetë trajner-lojtar në skuadrën që administrohet nga shqiptarët.

    Lajmi për tranisferimin e Xhakës, është konfirmuar edhe nga vetë klubi i Dardania Bazel në rrjetet sociale, teksa ndihmës trajner do të jetë Argjent Trukaj.
    Duket se prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër.
    Njoftimi:
    Të nderuar dhe të dashur antarë dhe antarësi, Sportdashës përkrahës të klubit FC Dardania
    Mirë se vjen, Legjendë!
    Me krenari dhe respekt të madh, e mirëpresim në mesin tonë një nga figurat më të mëdha të futbollit shqiptar – Taulant Xhaka dhe ndihmës Trainerin Argjend Turkaj.
    Një profesionist shembullor, një luftëtar në fushë dhe një frymëzim për brezat e rinj.
    Prania jote nuk është vetëm një forcim për skuadrën, por edhe një nder për gjithë komunitetin tonë.
    Jemi Një – dhe sot jemi më të fortë me ty!
    Me Respekt
    FC Dardania Basel

  • Edi Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

    Edi Rama prezanton skuadrën fituese të Vlorës për Shqipërinë 2030 në BE

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot skuadrën fituese të qarkut Vlorë në zgjedhjet e 11 majit, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian.Përmes një videoje prezantuese, Rama solli në vëmendje edhe eksperiencën parlamentare të çdo deputeti të PS-së që i përket listës së këtij qarku, duke renditur mandatet respektive për secilin prej tyre.

    Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Partia Socialiste në qarkun e Vlorës mori nëntë deputetë, gjashtë prej të cilëve bëhen pjesë për herë të parë e Kuvendit të Shqipërisë.Për deputetë e rinj të cilët ulen për herë të parë në sallën e Kuvendit, Partia Socialiste po zhvillon në një format të veçantë Akademinë Politike, të ndërtuar posaçërisht për gjeneratën më të re të Kuvendit të Shqipërisë.
    Qarku VlorëBledi Çuçi, mandati i tretëPirro Vengu, mandati i parëZamira Sinaj, mandati i parëVasil Llajo, mandati i parëErjona Ismaili, mandati i parëDamian Gjiknuri, mandati i pestëVullnet Sinaj, mandati i tretëArdit Bido, mandati i parëBrunilda Mersini, mandati i parë