Tag: skuadrën

  • Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm për Bylisin, Josa planifikon sfidën e Durrësit

    Rikthehen dy lojtarë të rëndësishëm për Bylisin, Josa planifikon sfidën e Durrësit

    Bylisi ka dalë dje në stërvitje me grup të plotë, teksa e diela është lënë pushim për ata lojtarë që luajtën si titullarë në sfidën me Partizanin. Por ballshiotët vazhdojnë traditën e viteve të shkuara, teksa u kanë dhënë minuta disa lojtarëve si: Beqaj, Skënderaj, Kane, Peralta, Sulovari, Gjuzi, Abdullahi, Hodo, Pjeshka, Akibu, Koita, Buraneli, Gabi.
    Por ajo që bie në sy është rikthimi dhe rikuperimi i Serxhio Eminit që prek fushën pas një periudhe të gjatë, por edhe Haxhi Idrisu, një lojtar me perspektivë dhe që shihet ai alternativë edhe në skuadrën e parë.

    Stafi mallakastriot ka ndjekur tërë lojtarët, të cilët nuk kanë pasur shumë minuta në kampionat dhe një pjesë e tyre edhe pse kanë qenë në stol, nuk janë aktivizuar në Superiore ose kanë marrë pak minuta siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të tyre. Ballshiotët nisin kështu që të mendojnë për sfidën e radhës në kampionat, atë me Teutën, e cila do të zhvillohet në fundjavë në “Niko Dovana” më 5 tetor. Trajneri Josa dhe stafi e kanë nisur javën me analizë, ndërsa kanë kërkuar që të mbajnë skuadrën me “këmbë në tokë”.
    Ballshiotët synojnë që të ruajmë ritmin, në mënyrë që të shkojnë në pushimin 2-javor më të qetë dhe të rigjenerojnë energjitë për vazhdimin e garës, pasi kanë një kalendar shumë të fortë dhe me ndeshje mjaft të forta në transfertë, por edhe shtëpi. Me gjashtë pikë në 5-ndeshje, ballshiotët nuk është se janë brenda pritshmërive, pasi synimi ishte që të kishin së paku 7-8 pikë, jithsesi gara sapo ka nisur dhe skuadra premton shumë nisur edhe nga organika apo lojërat në rritje dhe duelet me skuadrat pretendente. Ballshiotët janë fokusuar te sfida e Durrësit, aty ku do të shkojnë që të luajnë futboll dhe pse jo edhe për të marrë pikë.
    Në dy transferta, Bylisi ka marrë dy pikë, barazim me Flamurtarin sfidë që është luajtur në Ballsh, por sidomos ajo me Dinamon në Tiranë. Stafi shpreson shumë që të jetë me organikë të plotë dhe ka shenja pozitive nga infermieria, pasi Sulovari po shkon drejt rikuperimit maksimal, por pas afro 1 viti është rikthyer edhe sulmuesi i talentuar Serxhio Emini. Kështu që organika sa vjen e plotësohet, çka ndikon në rritje e konkurrencës dhe cilësisë në skuadrën e Mirel Josës. Ekipi mallakastriot këtë sezon synon që të jetë në vendet e sipërme të renditjes, por edhe pse jo të bëjë të vetën Kupën e Shqipërisë, të cilës i ka shkuar afër disa herë.
    © BalkanWeb

  • Dortmund nuk ndal hapin, verdhezinjtë konfirmohen si skuadra anti-Bayern në Bundesligë

    Dortmund nuk ndal hapin, verdhezinjtë konfirmohen si skuadra anti-Bayern në Bundesligë

    Një gol mjaft i bukur nga Karim Adeyemi i mjaftoi Borussias së Dortmundit që të kalojë me sukses Wolfsburg, në ndeshjen e mbrëmjes të së dielës në Bundesliga. 3 pikë për skuadrën e drejtuar nga Niko Kovacs që konfirmohet për momentin si skuadra anti Bayern në këtë fillim sezoni, me verdhezinjtë që pas 4 javëve të para numërojnë 10 pikë, dy më pak se sa bavarezët kryesues.
    Bayerni i Mynihut kaloi pa shumë vështirësi të shtunën Hoffenheim 1-4. Për skuadrën e drejtuar nga Vincent Kompany protagonist u shndërrua sulmuesi anglez Harry Kane që reralizoi 3 gola, duke bërë që bavarezët të marrin maksimumin në këto 4 javë të para në Bundesliga.

    Leverkusen në krahun tjetër pas suksesit në fundjavën e shkuar ndaj Frankfurt dhe barazimit ndaj Copenhagen nuk mundi dot të vijojë serinë e fitoreve në kampionat, pasi u ndal në barazim 1-1 ndaj Borussia Monchegladbah. Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 70 me Tillman, ndërsa goli i barazimit për Gladbah erdhi vetëm në shtesë me Tabakoviç. Skuadra e teknikut Hjlumand mbetet në vendin e 11 me vetëm 5 pikë, pas 5 javëve të para.
    © BalkanWeb

  • Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës

    Ngarkesa në stërvitje ‘ndal’ Kumbullën, në dyshim ndeshjet e radhës

    Marash Kumbulla u rikthye sërish në kampionatin spanjoll gjatë merkatos së verës, por tashmë duke luajtur me fanellën e Majorkës.
    Mbrojtësi i Kombëtares, ka zënë një vend titullari në skuadrën e tij, por ditët e fundit gjërat nuk kanë shkuar mirë pasi një ngarkesë e madhe në stërvitje, i ka sjellë një dëmtim në kofshë.
    Mbrojtësi nuk është stërvitur ditën e djeshme me skuadrën e tij për shkak të këtij dëmtimi dhe ditët në vazhdim, do të shihet gjendja fizike para se të rrezikohet për ndonjë dëmtim më të rëndë. Kumbulla luajti sezonin e fundit me Espanjolin në Spanjë, duke u kthyer më pas te Roma pas huazimit e më vonë, firmosi me Majorkën, aty ku gjen Muriqin.

  • Hapja e kapitujve të rinj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, krenar për skuadrën e negociatave

    Hapja e kapitujve të rinj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, krenar për skuadrën e negociatave

    Kryeministri Edi Rama ka shprehur sot në mëngjes krenarinë për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

    Në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook, Rama e ka cilësuar këtë si një tjetër ditë të rëndësishme në rrugëtimin e vendit drejt BE-së, duke vlerësuar punën e skuadrës negociuese që, sipas tij, po përfaqëson Shqipërinë me dinjitet.

    “Me kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe me krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama, duke shoqëruar mesazhin me flamurin shqiptar dhe atë europian.
    Ndërkohë dje u hapen edhe 4 grup kapituj të ri për anëtarësimin në BE.

    Top Channel

  • E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    E KRYER! Gigio Donnarumma te Manchester City, ja detajet e transferimit të bujshëm

    1 Shtator 2025

    10:02

    Alfred Lleshi

    Portieri i njohur italian, Gianluiggi Donnarumma, ka arritur marrëveshjen me Manchester City. Një paketë transferimi që shkon nga 30 deri në 35 milionë €, pasi PSG pranoi ta shesë “tepricën” e vet luksoze.
    Kapiteni i kombëtares italiane do të firmosë kontratë afatgjatë me skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola dhe sipas planifikimit, do t’i kryejë sot kontrollet mjekësore në “Etihad”. Një gjigant i ri mbërrin te “qytetarët”, të cilët e kanë nisur keq sezonin aktual, në vazhdën e paraqitjeve zhgënjyese të sezonit të kaluar.
    Manchester City ka dy humbje këtë sezon në Premier League dhe ka luajtur tri ndeshje. Tri sfidat e ardhshme “bombastike” do të luhen ndaj Manchester United, Napoli dhe Arsenal. Kjo është një goditje e madhe për skuadrën e Guardiolës, që kërkon të forcojë prapavijën dhe të konkurrojë në të gjitha frontet këtë sezon.

  • Nga Napoli për t’u mundur te Milani pa… Europë; ja pse Serie A mbetet e paparashikueshme

    Nga Napoli për t’u mundur te Milani pa… Europë; ja pse Serie A mbetet e paparashikueshme

    Që nga viti 2020, kur përfundoi “sundimi” i Juventusit, i cili fitoi 9 tituj kampioni radhazi, asnjë skuadër tjetër nuk ka arritur ta mbrojë “scudetto” në Itali. As Interi i Conte, as Milani i Piolit, as Napoli i Spallettit dhe as Interi i Inzaghit. Tani, napolitanët, me Conten si “timonier” dhe trengjyrëshin në gjoks, si kampionët në fuqi, duan ta thyejnë këtë mallkim dhe të bëjnë histori duke fituar titullin e tretë në 4 vite. Konkurrenca, megjithatë, është e ashpër, të gjitha skuadrat e Serie A janë pajisura “deri në dhëmbë” (brenda mundësive të tyre ekonomike), për t’i zbritur nga blutë napolitanë.
    Në fakt, De Laurentiis kanë qenë ndër të parët që ka përforcuar skuadrën kampione, e cila nuk ka humbur pjesë kyçe gjatë kësaj vere (Osimhen dhe Kvaratskhelia, shitjet më të mëdha në vitin 2025, nuk ishin vendimtare për fitimin titullit të fundit). Ai ka investuar (deri tani) 89 milionë euro në merkato.
    “Transferimi” më i madh ishte mbajtja e trajnerit Conte, pavarësisht zërave që e thërrisnin për t’u kthyer te Juventusi ose marrë drejtimin e Milanit. Pastaj erdhën surprizat: Beukema, Noa Lang, Milinkovic-Savic (portieri Vanja), Marianucci, Lorenzo Lucca dhe, natyrisht, Kevin De Bruyne.

    De Bruyne dhe Modric, yjet veteranë të Serie ASerie A e “yjeve të vjetër” është kthyer. Ajo që iu jep “rinovimin e dytë” (ose të tretë) futbollistëve, të cilët duken gati për t’u tërhequr. Përtej De Bruyne (34 vjeç), në Itali do të luajnë Luka Modric (39 vjeç, Milani), Ciro Immobile (35 vjeç, Bologna), Edin Dzeko (39 vjeç, Fiorentina) dhe “Mudo” Vázquez (36 vjeç, Cremonese).
    KDB mbërrin në jug të Italisë për të forcuar kampionin italian që gjithashtu dëshiron të shkëlqejë në Champions League. Ky transferim është më mediatiku që nga koha kur Maradona mbërriti në vitet ’80 në “San Paolo” e vjetër.

    “Pse Napoli? Kam marrë në konsideratë të gjitha faktorët: punën dhe jetën, karrierën dhe të ardhmen. Për më tepër, është skuadra që fitoi titullin, një skuadër e jashtëzakonshme. Duke luajtur kundër Napolit në Champions League, di çfarë ndjesie është. Njoh tifozët, pasionin dhe mbështetjen e tyre”, – deklaroi legjenda e Manchester City kur vendosi të bashkohej me “axurrët” e Contes.
    Luka Modric, nga ana tjetër, mbërriti në veri të Italisë, me entuziazmin e një të riu. Veterani 39-vjeçar kroat zgjodhi skuadrën e idhullit të tij, Boban, me ende shumë për të dhënë: “Mund të sjell përvojën time. Do të punoj fort, do të jap gjithçka për bërë të njëjtën gjë që kam bërë në klube të tjera. Do të flas me përulësinë, etikën e punës dhe thjeshtësinë time. Nuk e konsideroj veten të veçantë. Jam një njeri normal, që e do futbollin. Kam fatin të luaj në një klub të madh si Milani”.

    Një Inter i rinovuar?Nënkampionët aktualë të Europës vijnë me nevojën për të harruar muajt katastrofikë të majit dhe qershorit: të shkatërruar 5-0 nga PSG në finalen e Champions-it, pa Kupën e Italisë dhe titullin e Serie A, të lodhur pas Botërorit të Klubeve, ku debutoi Christian Chivu si trajner i Interit.
    Nuk do të jetë e lehtë të kapërcehet ikja e Simone Inzaghit, por të paktën klubi zikaltër i ka mbajtur të gjitha yjet e vet. Për më tepër, ka rinovuar skuadrën dhe përmirësuar thellësinë e organikës. Transferime si Luis Henrique, Sucic, Bonny dhe avancimi i Pio Esposito në hierarki do t’iu japin “gjak të ri” zikaltërve.

    Një Milan pa… EuropëPër herë të parë që nga vit 2019 (kur u ndëshkua për mosrespektim të FPF), Milani do të përballet me një sezon pa konkurrim europian. Kjo ka shkaktuar “revolucion” në Milanello: drejtor i ri sportiv (Igli Tare), rikthimi i Massimiliano Allegrit dhe shumë transferime.
    Me shitjen e Reijnders te City, Milani ka financuar një mesfushë të re. “Djalli” e humbi MVP e sezonit 2024-2025, po, por ka marrë Modric, Ricci dhe Ardon Jashari. Për më tepër, ka zëvendësuar mungesën e Theo Hernández (ka shkuar tek Al Hilal me Inzaghi) me Pervis Estupiñán, si dhe ka mbajtur dy sulmuesit kryesorë në krahë: Rafael Leao dhe Pulisic.
    Do të shihet se si Allegri do ta shfrytëzojë kalendarin më të lehtë dhe nëse do t’i rikthejë Milanit konsistencën mbrojtëse që mungoi vitet e fundit. Qëllimi është i qartë: kthimi në Champions, por Napoli tashmë bëri një “comeback” epik sezonin e kaluar; nga i dhjeti në kampion.

    Juventusi me dritë-hijeTrajneri Igor Tudor, i cili ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027, ka për detyrë të stabilizojë skuadrën bardhezi pas një sezoni të pasigurt. “Zonja e Vjetër” i ka përforcuar disi repartet kyçe dhe ka një grup lojtarësh me përvojë e talent. Pritshmëritë janë të larta për ta rikthyer Juventusin në majat e Serie A dhe për të pasur paraqitje dinjitoze në Ligën e Kampionëve, por dritë-hijet mbeten, gjithsesi.

  • Chivu: Të stërvis skuadrën me të cilën fitova kaq shumë më jep diçka më tepër

    Chivu: Të stërvis skuadrën me të cilën fitova kaq shumë më jep diçka më tepër

    21 Gusht 2025

    14:32

    Alfred Lleshi

    Të hënën në mbrëmje, në “San Siro”, Cristian Chivu do të bëjë debutimin e tij në pankinën e Interit, për kampionat. Trajneri i ri zikaltër foli për “Sportmediaset”: “Nuk flas për emocionet e mia, di t’i fsheh ato (qesh). Të stërvis skuadrën me të cilën kam kaluar shumë vite dhe fituar shumë, më jep diçka më tepër.
    Përgjegjësia që kam për punën do të më ndihmojë t’i mbaj nën kontroll emocionet. Prioriteti ynë është të ruajmë të njëjtin mentalitet e qasje, të vetëdijshëm se çfarë do të thotë ta veshësh fanellën e Interit. Kjo fanellë ka pritshmëri të mëdha, pasion dhe dashuri”.
    Për sulmuesin e ri Bonny: “Është një djalë i sinqertë, me shumë dëshirë për t’u rritur. E kuptoi menjëherë realitetin ku ndodhet dhe që nga dita e parë po punon fort në shërbim të grupit. Të jesh pranë kampionëve të ndihmon të përparosh më shpejt”.

  • Partizani, Demi takon skuadrën para startit

    Partizani, Demi takon skuadrën para startit

    Partizani është gati të presë në shtëpi Vorën (të dielën në orën 20:00) e promovuar për herë të parë në Superiore. Lëvizjet te kampi i kuq, probemet me dëmtimet apo fakti që klubi afroi trajnerin Mladen Milinkoviç, i ka shtyrë krerët e klubit të marrin një takim me të gjithë faktorët e skuadrës.

    Partizani shkruan:

    Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

    Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

    Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

    Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

    Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

    Vazhdo leximin

  • Partizani, Demi takon skudrën para startit

    Partizani, Demi takon skudrën para startit

    Presidenti Demi dhe Kryetari i Bordit Çakuli vizitojnë skuadrën përpara nisjes së sezonit

    Në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, Presidenti i Klubit Gazment Demi dhe Kryetari i Bordit Filip Çakuli zhvilluan një vizitë në ambientet e Klubit, ku takuan futbollistët dhe stafin teknik.

    Gjatë fjalës së tij, Presidenti Demi theksoi rëndësinë e unitetit dhe besimit deri në fund:“Dua të jemi të bashkuar dhe të besojmë deri në fund. Vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që i kemi vendosur vetes.”

    Nga ana e tij, Kryetari i Bordit Filip Çakuli rikujtoi historinë e lavdishme dhe traditën legjendare të Partizanit, si një burim frymëzimi për skuadrën aktuale.

    Në mbyllje të takimit, Presidenti Demi përshëndeti lojtarët dhe stafin e drejtuar nga trajneri Mladen Milinkoviç, duke u uruar një sezon të mbarë dhe suksese në sfidën e parë të kampionatit, që do të zhvillohet këtë fundjavë në “Arenën e Demave” ndaj ekipit debutues të Vorës.

    Vazhdo leximin

  • La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

    La Rusinë për klubin e njohur italian, sulmuesi i Kombëtares eliminohet nga Kupa

    Aventura e Marvin Çunit me skuadrën e Sampdorias nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pa se si skuadra e tij u eliminua nga Kupa e Italisë përballë Specias, me penalltitë që u bënë vendimtare.
    Çuni e nisi ndeshjen nga stoli, duke u aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë nga trajneri. Por ai nuk ia doli që të gjente rrugën e rrjetës në minutat në fushë deri në mbyllje të sfidës me shifrat 1-1.
    Për të përcaktuar fituesin u deshën penalltitë dhe aty Çuni gjuajti të dytën për skuadrën e tij, duke e realizuar me saktësi.
    SHIH VIDEON
    Por dy të tjera të humbura nga shokët e skuadrës bënë që ndeshja të mbyllje me suksesin me penallti të Specias dhe eliminimin e Sampdorias nga Kupa e Italisë.