Tag: skuadrën

  • Maresca: Mungesa e përvojës nuk është më justifikim, më pëlqen të kem një ekip me lojtarë të rinj

    Maresca: Mungesa e përvojës nuk është më justifikim, më pëlqen të kem një ekip me lojtarë të rinj

    8 Dhjetor 2025

    9:56

    Telesport

    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, është i bindur se mungesa e liderëve dhe përvojës nuk është përgjegjëse për gabimin e fundit të skuadrës së tij. Londinezët barazuan 0-0 ndaj Bournemouth, duke marrë vetëm 1 pikë pas humbjes 1-3 ndaj Leeds mesjavën e kaluar.
    Chelsea e nisi ndeshjen pa kapitenin Reece James dhe Moises Caicedo. I pyetur nëse përvoja mbetet një problem te skuadra e tij, Maresca tha: “Nuk është kjo. E dua skuadrën e re, i dua lojtarët e rinj dhe skuadrën që kam“.
    “Ne gjithmonë flasim për përvojën kur humbasim pikë, por kur mposhtim Barcelonën dhe barazojmë me Arsenal, askush nuk flet për lojtarë me përvojë. Nuk ishte kjo arsyeja që barazuam. Ne kemi lojtarë me përvojë“, tha trajneri italian.
    “Kush ishte lojtari më me përvojë për ne këtë fundjavë? Tosin. A luajti mirë? Po! Pra, nuk ka të bëjë me përvojën. Ne duhet të menaxhojmë skuadrën. Ne patëm rastet tona por goli nuk u realizua dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë“, tha Maresca.

  • Mitaj protagonist/ Fiton besimin e Konseisaos

    Mitaj protagonist/ Fiton besimin e Konseisaos

    Mario Mitaj është kthyer në protgaonist absolut me skuadrën e Al Itihad. Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij, ku u la shpesh herë në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Konseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij.
    Mbrojtësi i majtë i Kombëtares, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike duke marrë edhe vlerësime maksimale në fitoren 3-0.
    “Flashscore” e ka vlerësuar Mitajn me notën 7.6 duke e konsideruar edhe lojtarin më të mirë të ndeshjes, ndërkohë që kundërshtarë me të ishin Rei Manaj me Feta Fetain.
    Dy lojtarët e Shqipërisë, u aktivizuan në pjesën e dytë, me Manajn që zuri vend në minutën e 75 ndërsa Fetai në minutën e 85, por pa arritur të ndryshojnë fatet e ndeshjes. Vetëm pak ditë më parë, Mitaj u vlerësua sërish lart, ku edhe arriti të shënonte, në një barazim dramatik 4-4.

  • Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Trajneri i ri i Tiranës Ardian Nuhiu foli për herë të para para mediave sportive në atë që konsiderohet prag sfidë e skuadrës së tij. Tirana përballet nesër për javën e 10-të Abissnet Superiore ose e e para e fazës së dytë.

    Nuhiu:

    Vetëm 3 ditë stërvitje…

     “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit për besimin e dhënë. Jam i vetdijshëm për ecurinë e skuadrën, e kam marrë me shumë përgjegjësi. Skuadra gjithandej ka shumë tifozë dhe jam i motivuar jashtëzakonisht shumë, që ta udhëheq këtë skuadrën dhe ta rikthej drejt fitoreve sepse mendoj që meriton kjo skuadër. Janë pak ditë realisht, pa kërkuar justifikime, jemi munduar të analizojmë skuadrën e Ballshit. Është skuadër që lufton shumë, por gjithashtu del shumë shpejt në tranzicion apo kundërsulm. Jemi munduar të përcjellim sa më shumë informacione te grupi dhe gjithashtu të japim një plan, për të shkuar drejt portës së kundërshtarit, që të fitojmë takimin.

    Sa të vështirë e keni pasur që nuk e njihni skuadrën? 

    E njoh shumë mirë skuadrën sepse kam përcjellur kampionatin shqiptar. Kam analizuar skuadrën dhe kualitetin e grupit. Jo rastësisht e kam marrë skuadrën, kam besuar fort te çunat. Mendoj që klasifikimi nuk përcakton kualitetin që kanë ata. Gjëja e parë që më intereson te grupi, të kthejmë besimin dhe shpirtin e fitoreve te kjo skuadër.

    Cili është objektivi? 

    Objektivi në radhë të parë është të kthej besimin te grupi, të stabilizoj skuadrën dhe të fus atë mënyrën apo filozofinë si dua të luaj unë me këtë skuadër. Kam besim të plotë te kualiteti i grupit. Nuk e them që do të jetë e lehtë sepse futbolli vërtetë do kohë, por do mundohemi unë bashkë me stafin tim në mënyra të ndryshme, sa më të shpejta, që të fusim filozofinë si dua të luaj unë.

    Si është gjendja e skuadrës? 

    Në fakt në këto tre ditë jemi munduar të punojmë në aspektin psikologjik më tepër, që t’i kthejmë ata të besojnë. Besoj fuqishëm se ata nesër do bëjnë paraqitje shumë të mirë, me shumë përkushtim dhe ta fitojmë takimin, që dalëngadalë të nisemi drejt qëllimit apo objektivit tonë.

    Çfarë keni ndryshe nga dy trajnerët e mëparshëm? 

    Dua të falenderoj dy trajnerët sepse skuadra sipas statistikave apo “GPS” e pashë që skuadra është e përgatitur mirë. Kjo më bën të besoj edhe më shumë, që janë të gatshëm në aspektin fizik të luftojnë. Thjesht do mundohemi që të fus filozofinë time, me grupin që kemi, apo duke u munduar që secilit futbollist t’i marrim më të mirën, t’i shërbejë skuadrës që ta kthejmë dalëngadalë aty ku duan ta shikojnë tifozët tonë. Kam besim të plotë që do ta arrijmë.

    Pika më e fortë dhe më e dobët? 

    Do shikoj nga ai momenti që mora skuadrën. Nga ndeshja e nesërme do analizoj çdo grup. Padiskutim që aty ku kam menduar që ka çaluar skuadra, jam munduar që këto 2-3 ditë të përmirësojmë gjërat. Nuk kam shkopin magjik që të përmirësoj për 2-3 ditë, por besoj në vazhdimësi, me shumë profesionalizëm dhe displinë e passion, do e bëj këtë punë për ta çuar skuadrën aty ku mendoj se e meriton.

    Debutimi me Bylisin? 

    Futbolli nuk njeh kundërshtar të dobët, ne duhet të bëjmë maksimumin në ndeshjen e nesërme. Shumë përkushtim nga secili futbollist, maksimumi nga të gjithë. Duhet ta duam të gjithë fitoren, dhe nëse arrijmë ta duam dhe ta luftojmë, ta besojmë fuqishëm të gjithë, atëherë besoj që do ta arrijmë.

    Keni marrë një premtim? 

    Padiskutim që trajnerin e mban rezultati, besoj fuqishëm që ta arrijmë. Nuk e mendoj në asnjë moment dështimin, mendoj gjëra pozitive dhe besoj fuqishëm që do e arrijmë.

    Keni mesazh për tifozët? 

    Patjetër, unë dua që ata të vijnë të na mbështesin. Nuk kanë munguar në asnjë stadium sepse i kam ndjekur. Në këtë moment ata i duhen shumë skuadrës, futbollistëve. Ejani na mbështesni sepse besoj që kjo skuadër do i bëjë krenarë, siç ata e meritojnë”.

    Vazhdo leximin

  • Enrique: Më duhet të menaxhoj skuadrën pasi luajmë çdo 3 ditë, do të debutojnë edhe lojtarë të akademisë

    Enrique: Më duhet të menaxhoj skuadrën pasi luajmë çdo 3 ditë, do të debutojnë edhe lojtarë të akademisë

    29 Tetor 2025

    8:30

    Telesport

    Në prag të javës së dhjetë të Ligue 1, ku Paris Saint-Germain do të udhëtojë drejt Lorient, trajneri Luis Enrique foli në një konferencë për shtyp. Ai tha: “Po përpiqemi ta menaxhojmë skuadrën dhe minutat e secilit lojtar sa më mirë që të mundemi”.
    “Kthimi i disa lojtarëve është një lajm i shkëlqyer dhe të gjithë ata që u thirrën ishin në gjendje të luanin. Shpresoj t’i kem të gjithë lojtarët në dispozicion sa më shpejt të jetë e mundur, është e rëndësishme për ne”, komentoi trajneri spanjoll.
    Më tej, Enrique foli për lojtarët e rinj: “Ka disa lojtarë nga akademia e të rinjve që mund ta ndihmojnë ekipin e parë. Gjatë sezonit, do të bëhet normale t’i shohim ata duke u stërvitur dhe duke luajtur me ekipin e parë”.
    “Ne kemi lojtarë që mund të luajnë mirë në pozicione të ndryshme. E shoh këtë cilësi te shumica e lojtarëve tanë dhe kjo është pozitive për mua si trajner. Ne jemi një shembull i vërtetë i një ekipi ku lojtarët ndryshojnë pozicione gjatë lojës”, tha Luis Enrique.

  • Vllaznia “shpërblen” lojtarët pas triumfit me Tiranën, nga sot me sytë te Flamurtari – Balkanweb.com – News24

    Vllaznia “shpërblen” lojtarët pas triumfit me Tiranën, nga sot me sytë te Flamurtari – Balkanweb.com – News24

    Duke parë që kalendari do të jetë i ngjeshur për Vllazninë dhe gjithë ekipet e tjera të Superiores gjatë kësaj jave, te kuqeblutë kanë vendosur që ta lënë skuadrën pushim gjatë fundjavës.
    Kështu pas suksesit në shifrat 3-1 ndaj Tiranës në duelin e javës së 8-të që u zhvillua ditën e premte, tek 9 herë kampionët e vendit e shtuna dhe e diela kanë qenë pushim. Me skuadrën që nuk është angazhuar në ndonjë proces stërvitor e në këtë mënyrë është relaksuar para dy transfertave të radhës në kampionat. Kështu trajneri Martini së bashku me stafin teknik kanë vendosur që këto dy ditë të shërbejnë si rikuperim për skuadrën.

    Me Vllazninë që do të zbresë në fushën e stërvitjes këtë të hënë, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Atë kundër Flamurtarit, e cila luhet të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Duel që mbyll edhe fazën e parë, ku shkodranët nuk kërkojnë të ndalojnë në ritmin e fitoreve dhe marrjes së 3 pikëve. Gjatë këtyre ditëve po ashtu do të shikohet me kujdes edhe situata fizike e futbollistëve si Dros dhe Bismark, të cilët munguan kundër Tiranës.
    Teksa Bismark është shndërruar në “mister” tek Vllaznia, me sulmuesin që mungon prej 1 muaji e gjysmë, nga një dëmtim që fillimisht dukej shumë i lehtë. Për shkodranët me shumë mundësi një mungesë do të vijojë të jetë Qato edhe në javën e ardhshme. E ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e plotë dh e gatshme për të dhënë kontributin e tyre në ndeshjen ndaj vlonjatëve.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Vllaznia “shpërblen” lojtarët pas triumfit me Tiranën, nga sot me sytë te Flamurtari

    Vllaznia “shpërblen” lojtarët pas triumfit me Tiranën, nga sot me sytë te Flamurtari

    Duke parë që kalendari do të jetë i ngjeshur për Vllazninë dhe gjithë ekipet e tjera të Superiores gjatë kësaj jave, te kuqeblutë kanë vendosur që ta lënë skuadrën pushim gjatë fundjavës.
    Kështu pas suksesit në shifrat 3-1 ndaj Tiranës në duelin e javës së 8-të që u zhvillua ditën e premte, tek 9 herë kampionët e vendit e shtuna dhe e diela kanë qenë pushim. Me skuadrën që nuk është angazhuar në ndonjë proces stërvitor e në këtë mënyrë është relaksuar para dy transfertave të radhës në kampionat. Kështu trajneri Martini së bashku me stafin teknik kanë vendosur që këto dy ditë të shërbejnë si rikuperim për skuadrën.

    Me Vllazninë që do të zbresë në fushën e stërvitjes këtë të hënë, ku do të nisë përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat. Atë kundër Flamurtarit, e cila luhet të mërkurën në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari” të Vlorës. Duel që mbyll edhe fazën e parë, ku shkodranët nuk kërkojnë të ndalojnë në ritmin e fitoreve dhe marrjes së 3 pikëve. Gjatë këtyre ditëve po ashtu do të shikohet me kujdes edhe situata fizike e futbollistëve si Dros dhe Bismark, të cilët munguan kundër Tiranës.
    Teksa Bismark është shndërruar në “mister” tek Vllaznia, me sulmuesin që mungon prej 1 muaji e gjysmë, nga një dëmtim që fillimisht dukej shumë i lehtë. Për shkodranët me shumë mundësi një mungesë do të vijojë të jetë Qato edhe në javën e ardhshme. E ndërsa pjesa tjetër e ekipit është e plotë dh e gatshme për të dhënë kontributin e tyre në ndeshjen ndaj vlonjatëve.

  • Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Hoxha, Gripshi dhe Ramadani

    Paraqitja e kuqezinjve në Europë, spikatën Hoxha, Gripshi dhe Ramadani

    Adriatik BALLA
    Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe lojtarët e saj luajnë në klube të njohura në kampionatet europiane, por edhe në klube cilësore në vendet e Lindjes. Pas rikthimit në ekipet e tyre, legjionarët kuqezi kanë vazhduar me paraqitje të shkëlqyera, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste gjatë fundjavës. Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj, gjeti sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e tij Al Sharjah, duke shënuar golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Al Dhafra. Ky ishte goli i tij i dytë për këtë sezon me fanellën e klubit arab. Nazmi Gripshi po kalon një formë të jashtëzakonshme me FC Astana. Në fitoren 5-3 ndaj Aktobe, ai realizoi nga pika e bardhë, duke e çuar në 16 numrin e golave sezonal në kampionatin kazak dhe duke kryesuar renditjen e golashënuesve.
    Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Jasir Asani, i cili i dha fitoren skuadrës së Esteghlal FC ndaj Mes Rafsanjan me një gol vendimtar në minutën e 11-të të takimit. Në Turqi, Arlind Ajeti ishte protagonist me një asist në barazimin 1-1 të Bodrumspor në transfertë ndaj Erokspor. Qendërmbrojtësi kuqezi shërbeu saktë për Fredi në minutën e 29-të, duke zhbllokuar rezultatin. Në Itali, Ylber Ramadani u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes në takimin mes Leçe dhe Sasuolo, të mbyllur në barazim 0-0. Mesfushori kuqezi shkëlqeu me një performancë shumë të mirë dhe ndikim të madh në mesfushë. Moment i veçantë edhe për Arbër Hoxhën, i cili e nisi si titullar ndeshjen Dinamo Zagreb – Osijek, ndërsa para takimit mori çmimin si “Lojtari i Muajit” në kampionatin kroat, në vlerësim të paraqitjeve të tij të shkëlqyera dhe kontributit të madh për skuadrën e tij. Një tjetër lajm pozitiv ishte rikthimi në fushë i Ardian Ismajlit, që ka lënë pas dëmtimin dhe mori disa minuta në fitoren e Torinos ndaj Napolit. Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Medon Berisha, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Mirlind Daku dhe Taulant Seferi.
    Uzuni para një prove të vështirë kundër Los Anxheles FC
    Për Myrto Uzunin fliten fjalë të mira, pasi ai po bën emër në SHBA me paraqitjet e tij. Faza e rregullt e MLS ka përfunduar dhe tashmë të gjitha skuadrat që vazhdojnë më tej ëndrrën për titullin kampion, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në turin tjetër. I vetmi nga futbollistët shqiptarë që ka mbetur në garë është Myrto Uzuni me Austin, që ka mësuar emrin që i ka vënë përballë kalendari. Në fazën “play-off”, kundërshtari i parë për ekipin e Austin në Konferencën e Perëndimit në MLS, do të jetë Los Anxhelos FC, një ekip me shumë pretendime që ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë në renditje. Në radhët e kësaj skuadre ka shkëlqyer Heung-min Son, koreani i cili dha lamtumirën Totenhemit gjatë verës për të nisur këtë aventurë të re. Ndaj për skuadrën e Uzunit nuk do të jetë e thjeshtë të vazhdojë më tej në një kampionat i cili ka një formulë shumë të pazakontë, pasi në këtë fazë kalon ekipi i cili ka bilancin më të mirë pas tre ndeshjeve të luajtura. Uzuni e ka mbyllur sezonin e rregullt, të parin të tijin me fanellën e Austin, me 6 gola të shënuar dhe 2 asiste, në 27 ndeshje të luajtura me këtë skuadër.

  • Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

    Pendohet Guardiola: Do të doja shumë ta kisha Julian Alvarez në skuadrën time tani

    18 Tetor 2025

    11:33

    Alfred Lleshi

    Pep Guardiola ka shprehur admirim për Julián Álvarez, i cili ka shkëlqyer në La liga dhe konsiderohet një nga transferimet më të suksesshme të viteve të fundit. Pep, që filloi ta përdorte talentin e tij në Europë, e la të largohej nga Manchester City drejt Atlético Madridit për 75 milionë euro, duke pranuar se sulmuesi kishte nevojë për më shumë minuta loje: “A e mbani mend vitin e tripletës? Lojtarët që asokohe i lija në stol, si Aymeric Laporte dhe Julián (Álvarez)…, tani do doja t’i kisha në dispozicion. Ata donin të luanin më shumë dhe u larguan”.
    Problemi i argjentinasit në Angli ishte konkurrenca me Haaland. “Julián duhej të konkuronte me Erling, çka ishte fantastike për ne, – thotë Guardiola, i cili shtoi se është i lumtur për klubin ku po luan tani: – Tani është te një nga skuadrat më të mira në botë, Atlético Madridi, me trajner dhe bashkëlojtarë të nivelit botëror. Aty po performon shkëlqyeshëm”.
    Álvarez ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 3 asiste në vetëm 9 ndeshje të këtij sezoni, në në La Liga dhe Champions, teksa Guardiola pranon: “Tani do doja ta kisha në skuadrën time…, por e mirëkuptoj pse u largua”.

  • “Kam parë gjëra interesante për skuadrën”, Silvinjo për Mehmetin: E kam ndjekur nga afër në Angli, kemi 5 lojtarë në rolin e tij

    “Kam parë gjëra interesante për skuadrën”, Silvinjo për Mehmetin: E kam ndjekur nga afër në Angli, kemi 5 lojtarë në rolin e tij

    Shqipëria ka mposhtur sot me shifrat 4-2 Jordaninë. Kuqezinjtë janë argëtuar me gola mbrëmjen e sotme, duke konfirmuar formën e mirë dhe frymën pozitive që po gëzojnë së fundmi. Pas përfundimit të ndeshje, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Super Sport”-in.
    Silvinjo: “Kemi parë gjëra interesante për skuadrën. Jam i lumtur edhe për rezultatin, edhe për mënyrën se si është prezantuar skuadra. Jam shumë i kënaqur edhe me debutimet si Dajsinani, Gripshi dhe Cake. Dilema për zgjedhjet e lojtarëve? Kjo është një dhimje e mirë koke për trajnerin. Çdo fundjavë vëzhdojmë nga 10 lojtarë, të cilët mund t’i marrim në Kombëtare. Hoxha po luan mirë me skuadrën e tij. Para 10 ditësh pati një lëndim të vogël. E telefonuam për ta pyetur dhe nuk ishte problematike. Sot bëri një paraqitje shumë të mirë. Ai po rritet shumë si lojtar në muajt e fundit. Doja ta përmendja.
    Një ndeshje është një mundësi që një lojtar të duket. Mihaj ka bërë një rrugëtim prej dy vitesh për ne. Lojtar i sigurtë dhe inteligjent. Ishte në Europian me ne. Ka shumë lojtarë të pozicionuar në qendrën e mbrojtjes, të cilët mund t’i zgjedhim. Mehmeti? Duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas për një lojtar që nuk është me ne. Ne kemi 25 lojtarë. Ne shohim kundërshtarët dhe në bazë të karakteristikave të tyre zgjedhim lojtarët. E kam ndjekur Mehmetin. Kam marrë një avion dhe kam shkuar për ta vizituar në Angli. Ai është një lojtar që luan në të majtë. Vetëm në të majtë, jo në të djathtë. Por aty kemi një mbingarkesë. Kemi Hoxhën, Uzunin, Bajramin, Muçin, edhe Broja mund të luajë në të majtë”.
    Hysaj: “Është momenti më i bukur i jetës sime. Jam shumë i lumtur për golat, sepse donim ta fitonim këtë ndeshje. Nuk donim të humbnim, sepse do të ngjante pak keq. Po më vjen momenti edhe mua për të qenë veteran. Është gjithmonë bukur të luash në Kombëtare. Ndjenja është e njëjtë, si fëmijë, si tani. Nuk mund ta vendos unë se sa ndeshje do të luaj. Mund të ndodhin gjëra gjatë rrugës. Kur ta shoh se nuk do të mund të jap më për Kombëtaren do të hap rrugën. Por është ende herët”./Sport Ekspres/

  • Ecuri e mirë, por zbulohet frika më e madhe e Vllaznisë

    Ecuri e mirë, por zbulohet frika më e madhe e Vllaznisë

    Ecuria e mirë e Vllaznisë në këtë fillim sezoni, ku shkodranët kanë zhvilluar ndoshta futbollin më të mirë në kampionat, kanë tërhequr vëmendjen e shumë kujt jo vetëm në Shkodër, por në mbarë vendin.
    Me shkodranët që kanë qenë një kryefjalë e këtyre javëve në Superiore, kjo jo vetëm nga performancat, por edhe vetë pretendimet e kuqebluve. Të cilët këtë edicion duket se kanë vetëm një qëllim, fitoren në çdo takim dhe marrjen e 3 pikëve. E më pas për të pretenduar edhe për fitimin e titullit kampion në fund të edicionit. Ku tashmë gjithë mbështetësit e ekipit dhe opinioni futbollistik në qytet janë shumë optimistë dhe besimplotë për skuadrën.

    Dhe pikërisht në klub, por kryesisht tek stafi teknik duan të mbajnë sa më larg euforinë nga futbollistët. Fakt që u theksua edhe nga trajneri Martini në konferencën pas shtyp në ndeshjen me Vorën.
    Ku theksoi se “armiku” më i madh i shkodranëve është euforia. Faktor që e ka penalizuar shumë ekipin edhe në të shkuarën. Prandaj skuadra kërkohet të lihet sa më shumë në qetësi dhe larg presionit, në mënyrë që të jetë e përqendruar vetëm në fushën e lojës. Kjo pasi është vetëm fillimi i kampionatit dhe Vllaznia ende s’ka arritur asgjë konkrete, e në këtë mënyrë gjithçka duhet të arrihet në fushën e blertë. Me skuadrën që momentalisht rri larg edhe mediave dhe deklaratave të shumta që mund të dëmtojnë në të ardhmen.

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb