Tag: skuadrat

  • Dueli i viteve 2010-2020 spostohet një ligë më poshtë, nesër Skënderbeu- Laçi kthen…’nostalgjinë

    Dueli i viteve 2010-2020 spostohet një ligë më poshtë, nesër Skënderbeu- Laçi kthen…’nostalgjinë

    Kategoria e Parë e këtij edicioni të 78-të duket më i padeshifruar se kurrë. Edhe pse Skënderbeu e Laçi kanë bërë diferencën në lojë dhe pikë, sërish skuadrat e tjera po shfaqen po aq produktive. Së paku në terren aty ku çdo skuadër mund të marrë goditje nga …çdo skuadër.

    Kjo javë e 5-të e cila do të nisë nesër, ofron duelin epik Skënderbeu- Laçi. Luhet në Korçë dhe ish skuadrat që jo larg duelonin në Superiore për trofe, tani duhet të zgjidhin fatet e tyre në inferiore.

    Skënderbeu:

    Ernest Gjoka ka organikën e bollshme dhe përgatitjet ndaj Laçit kanë vijuar me intensitet. Sidoqoftë korçarët nuk janë dhe aq të plotë. Probleme për stafin teknik janë kryesisht në prapavijë ndërsa lojtarë si Vaskez e veçanerisht Klevis Shaqe (u dëmtua frikshëm në duelin e kaluar me Pogradecin), pritet të jenë mungesa thelbësore. Edhe Marko Ramos nuk u listua javën e kaluar me pikëyetjen e rikthimit në rolin e një mbrojtësi. Lojtari më ishtrenjtë në transfermarkt: Marko Alia dhe Saleh Nasr 300 mijë. Skënderbeu vendi i parë 10-të pikë.

    Laçi:

    Te Laçi i trajnerit Stefano Senigaliezi problemi madhor lidhet me portierin e dëmtuar në Peshkopi ndaj Korabit, Klevis Hasanbelli. Edhe Xhoel Hajdari i huazuar nga Vllaznia ende nuk ka rekuperuar mirpo lajmi më i mirë për bardhezinjtë ka emrin Ledio Tresa. Tiranasi ka lënë përfundimisht dëmtimin dhe do të jetë gati në supersfidën e nesërme në program orën 19:00. Laçi vendi i dytë 9-të pikë. Vlera më e lartë në transfermarkt për lojtarë; Agan Mjaki dhe Ledio Tesa 350 mijë./Isuf Myrtaj/

    Vazhdo leximin

  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndarjen e skuadrave në grupe për Kategorinë e Tretë 2025/2026

    Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton ndarjen e skuadrave në grupe për Kategorinë e Tretë 2025/2026

    Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar mbledhjen e radhës ku ka miratuar disa vendime të rëndësishme për zhvillimin e futbollit shqiptar.
    Një prej tyre është miratimi i listës së ekipeve pjesëmarrëse në Kategorinë e Tretë, ku 21 ekipe janë ndarë në dy grupe, A dhe B.
    Skuadrat e Grupit A janë: Bulqiza, Shiroka, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli dhe KF Shkodra.
    Skuadrat e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe T-Kamza.
    Ndarja e ekipeve në grupe është bërë duke marrë parasysh afërsinë gjeografike, ndërsa të gjitha skuadrat kanë plotësuar kriteret e licencimit.
    Kategoria e Tretë 2025/2026 do të nisë më 19 tetor 2025, ndërsa Departamenti i Garave në ditët në vijim do të organizojë edhe hedhjen e shortit për kalendarin e sezonit.

  • Supergoli i Uillson nuk mjafton, Kukësi- Lushnja pa fitues

    Supergoli i Uillson nuk mjafton, Kukësi- Lushnja pa fitues

    Java e 3-të: Kukësi- Lushnja 1-1 (Uillson 30’/ Canka 13′)

    Kategoria e Parë, java e tretë e edicionit të 78-të të futbollit, nisi sot në orën 16:00 me ndeshjen Kukësi-Lushnja. Në përfundim të saj shifrat mbetën 1-1 duke i lënë skuadrat sërish në shenjën’x’ aq të shpeshtë në këto javë të para.

    Në fushë dueli ishte i gjithi spektakolar. Më mirë Lushnja në minutat e para me kapitenin Mikel Canka i cili devijoji mjeshtërisht me kokë një top në rrjetë teksa luhej e 13-ta. Loja vijon të jetë me ritëm të lartë pasi si vendasit në kërkim të golit të barazimit por dhe lagunarët me mjaft pretendime në këtë takim krijojnë mundësi të shumëta.

    Dhe në fund, perla e mesfushorit të Kukësit Uillson. Ndërsa kronometri shënonte 29′ e 54″ (pra e 30′) fubollisti godet nga jashtë zone një top të kthyer duke e ulur poshtë traut të portierit Haremi për 1-1.

    Në të dytën, ritmi mbeti i lartë dhe të dyja skuadrat patën shanse për ta fituar takimin. Ky barazim tregon dhe njëherë rivalitetin e madh të kësaj kategorie teksa të gjitha ekipet kanë pretendime të shumëta. Ndërkaq pas pak në stadiumin “Skënderbeu” (19:00),ndeshja tjetër e kësaj dite ndërmjet Skënderbeut dhe Ilirisë./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

    Europiani i basketbollit me shumë surpriza, përcaktohen tetë skuadrat çerekfinaliste

    8 Shtator 2025

    8:51

    Telesport

    Kampionati Europian i Basketbollit për meshkuj (Eurobasket 2025) ka përcaktuar tetë skuadrat më të mira, që do të vijojnë garën mes tyre për kurorën e “kampiones së Europës”.
    Ky turne, ku në fazën e grupeve morën pjesë 24 vende, po zhvillohet në 4 shtete: Qipro, Finlandë, Poloni dhe Letoni. Pas takimeve në grup u përcaktuan 16 ekipet më të mira, ndërsa tani vetëm 8 po vijojnë garën.
    Një turne që ka patur mjaft surpriza, sic janë eliminimet e Spanjës, Serbisë, Francës dhe Italisë, ndaj vështirë të përcaktohet një ekip pretendent. Ndeshja finale do të luhet më 14 shtator, në Riga të Letonisë
    Çerekfinale-Eurobasket 2025
    Lituani – Greqi,
    Turqi – Poloni,
    Gjermani – Slloveni,
    Finlandë – Gjeorgji,

  • Capello për shortin e Champions-it: 4 skuadrat italiane mund të buzëqeshin, i shoh në 1/8 finale

    Capello për shortin e Champions-it: 4 skuadrat italiane mund të buzëqeshin, i shoh në 1/8 finale

    Ish-trajneri i Romës, Milanit dhe Juventusit, ndër të tjera, Fabio Capello, ka dhënë mendimin e tij për shortin e Ligës së Kampionëve të skuadrave italiane. Për “Gazzetta dello Sport”, ai u shpreh: “Interi, Napoli, Juventusi dhe Atalanta, mund të buzëqeshin, sepse mund të kishte shkuar shumë më keq. Shorti i Montecarlo ka qenë i ekuilibruar. Ky Champions është e arritshëm për skuadrat tona, të paraqitemi me 4 skuadra në 1/8 finale është e mundur”.
    Për Interin shtoi: “Ka në grup dy skuadra jashtëzakonisht të forta nga Anglia, si Liverpool i Salah dhe Arsenal i Gyokeres, por konstatoj një avantazh të rëndësishëm; do t’i përballojë të dyja në ‘San Siro’. Klubet e Premier League, jashtë fushës së tyre mund të performojnë më dobët në aspektin psikologjik. Chivu dhe të tijtë duhet të mendojnë se mund të përsërisin rrugëtimin e Champions-it, sezonin e kaluar. Zikaltrit mund ta kalojnë fazën e dytë duke hyrë nga dera kryesore e G8”.
    Për Napolin: “Ashtu si Interi, edhe Napoli mund të synojë 1/8-at pa kaluar përmes ‘play off’-it. Shorti e ka vënë përpara një faze të parë me vështirësi mesatare, me përballje të forta dhe interesante. De Bruyne kundër Manchester City të tij, Conte kundër Chelsea, me të cilin ka fituar Premier League, për të përmendur disa. Sidoqoftë, kampionët e Italisë janë ndërtuar për të luftuar si në Serie A, ashtu edhe në Champions. Trajneri Conte ka në dispozicion një skuadër të thellë dhe me cilësi të madhe, për t’i menaxhuar me ekuilibër dy kompeticionet njëherësh”.
     

  • Hidhet shorti, përplasje titanësh në Champions League që në fazën e ligës

    Hidhet shorti, përplasje titanësh në Champions League që në fazën e ligës

    Adriatik BALLA
    Ashtu siç ishte parashikuar, shorti i djeshëm që u hodh për fazën e ligës në kuadër të Champions League, solli përplasje sa interesante aq dhe të mëdha, ku nuk do të mungojë spektakli. E pranojnë edhe specialistët e ndryshëm të futbollit kontinental, superndeshje do të luhen në fazën e ligës në garën elitare evropiane për klube të futbollit, Ligën e Kampionëve. Shorti është tërhequr të enjten pasdite në Monaco.
    Zlatan Ibrahimoviç e Leita Kaka madhështuan ceremoninë e shortit, ndërsa kjo dyshe përcaktoi përmes shortit disa ndeshje të nivelit më të lartë. Kampioni në fuqi, Paris San Zhermen, do të përballet me Bajernin e Barcelonën, ndër të tjera, në fazën e ligës. Atalanta, Bajer Leverkuseni, Totenhemi, Sportingu, Njukasëll dhe Athletic Bilbao janë kundërshtarët e tjerë të PSG-së në fazën e ligës. Real Madrid – Mançester Siti është tjetër superndeshje. Klubi mbretëror spanjoll do të përballet edhe me Liverpulin, Juventusin, Benfikën, Marsejën, Olimpiakosin, Monakon e Kairat Almatinë. Mançester Siti përpos me Real Madridin do të përballet edhe me Dortmundin, Bajer Leverkusenin, Vilarrealin, Napolin, Bodo/Glimtin, Galatasarayn e Monakon.
    Bajerni përballet me Çelsin, Parisin, Bruzhin, Arsenalin, Sportingun, PSV-në, Unionin dhe Pafosin. Liverpuli luan ndër të tjera me Interin, por edhe me skuadra tjera të mëdha. Championsi për herë të dytë zhvillohet me fazë të ligës që ka zëvendësuar atë grupore. Në ligë janë plot 36 skuadra, ndërsa secila skuadër përballet me nga tetë kundërshtarë të ndryshëm. Pas tetë xhirove në fazën e ligës, tetë skuadrat e para kualifikohen direkt në një të tetën e finales. Skuadrat prej vendit të nëntë deri në vendin e 24-t kualifikohen në plejofin e fazës nokaut. Ndërkohë skuadrat prej vendit të 25-të e deri në vendin e 36-të eliminohen. Të gjitha skuadrat përballen me nga dy kundërshtarë të vazos së parë, dy të vazos së dytë, dy të vazos së tretë dhe dy të vazos së katërt. Orari i ndeshjeve do të saktësohet të shtunën. Ndeshjet e xhiros së parë janë prej 16 deri më 18 shtator. Më 30 shtator dhe 1 tetor është xhiroja e dytë. Xhiroja e fundit e fazës së ligës është më 28 janar 2026. Në fazën e ligës janë katër skuadra debutuese: Bodo/Glimt, Kairat, Pafos dhe Union Saint-Gilloise. Në fakt, Barcelona kishte shortin më të lehtë në letër mes skuadrave të mëdha, ashtu si edhe Juventusi që në pamje të parë ka kundërshtarë jo të nivelit më të lartë të mundshëm në vazot përkatëse.

  • Vllaznia-Egnatia hap Superligën, të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha për titullin

    Vllaznia-Egnatia hap Superligën, të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha për titullin

    Vllaznia dhe Egnatia përballen të premten në orën 20:00 në “Loro Boriçi”, në sfidën që hap sezonin e ri futbollistik 2025-2026 në Shqipëri.

    Që në javën e parë kalendari ndesh dy skuadrat finaliste të ‘Final 4’ në edicionin e kaluar.
    Nga stadiumi ku do zhvillohet ndeshja, trajneri i Vllaznisë, Edi Martini thotë se ka besim te lojtarët e tij, por nuk e përmendi fjalën titull, të munguar prej 24 vitesh në Shkodër. Trajneri vlerësoi merkaton e ekipit të tij, duke thënë se vlerëson Vllazninë më shumë se këdo ekip.

    Për kapitenin Bekim Balaj dhe futbollistin Erdenis Gurishta, përforcimet në skuadër vijnë në një kohë kur edhe rivalët janë forcuar, prandaj megjithë dëshirën për titull, kampionatin e këtij viti e shohin sfidues.
    Këtë sezon Superliga luhet me disa ndryshime në formulën final 4, prandaj gara edhe këtë vit pritet të jetë e fortë, ku Vllaznia synon të jetë një prej pretendenteve./vizionplus.tv

  • Egnatia në prag historie, Dinamo gati për përmbysjen në “Air Albania”

    Egnatia në prag historie, Dinamo gati për përmbysjen në “Air Albania”

    Dy skuadrat shqiptare, Egnatia dhe Dinamo City, do të zbresin nesër në fushë për takimet e kthimit në raundin e tretë të UEFA Conference League, me objektivin për të kaluar në fazën play-off të kompeticionit.
    Egnatia, kampionia aktuale e Shqipërisë, ndodhet shumë pranë një arritjeje të madhe historike. Pas barazimit pa gola në ndeshjen e parë ndaj Olimpija Ljubljanës, tashmë do të kërkojë të shfrytëzojë terrenin vendas dhe mbështetjen e tifozëve në stadiumin “Egnatia Arena” në Rrogozhinë. Mjafton një fitore minimale për të kaluar më tej. Takimi do të nisë në orën 21:00.
    Ndërkohë, Dinamo City do të presë në stadiumin “Air Albania” skuadrën kroate të Hajduk Split. Në sfidën e parë, blutë e Dinamos arritën të shënojnë të parët në transfertë, por u mposhtën me rezultatin 2-1. Gjithsesi, shanset për kualifikim mbeten të hapura dhe gjithçka do të vendoset në kryeqytet. Ky takim do të luhet në orën 20:45.
    Federata Shqiptare e Futbollit shpreh mbështetjen e saj për të dyja skuadrat dhe u uron suksese në misionin për të siguruar një vend në raundin play-off të UEFA Conference League.

  • Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A

    Sezoni i ri në “skanerin” e Capello: Ja dy skuadrat që do të rivalizojnë për titull në Serie A

    Në mikrofonat e “Sky Sport”, Fabio Capello analizoi kampionatin e ardhshëm italian, duke shpjeguar pikëpamjen e tij për merkaton, me tri javë negociata ende përpara. Ai foli kësisoji për nisjen e sezonit të ri të Serie A.
    Si e sheh Gasperinin te Roma?Ka ide të qarta, kërkon të rinj dhe dëshiron të krijojë. Është një gjë shumë e bukur për t’i dhënë Romës frymë dhe diçka ndryshe. Ai nuk kënaqet me pak, besoj se do të bëjë shumë mirë.
    A do të ishte Hojlund, sulmuesi i duhur për Milanin?E njoh Hojlund, ka bërë shumë mirë, edhe pse te Manchester United, në një moment mungoi pak, megjithatë bëri gjëra të bukura. Milani do të ishte një sfidë e mirë për të, mendoj që mosha dhe një trajner si Allegri mund t’i japin shumë këtij lojtari.
    Si e vlerëson Juventusin?Është një kantier i hapur, duhet të rikuperojë disa burime që shpenzoi vitin e kaluar për t’i investuar në merkato tani. Është herët për ta vlerësuar.
    Po Napoli dhe Interi?E vetmja skuadër që ka vepruar me aftësi ka qenë Napoli. Ideja e Interit është të marrë Lookman, zgjedhje interesante dhe e vlefshme. Për mua, në letër, dy skuadrat që do të luftojnë më shumë për titullin janë Interi dhe Napoli.
     

  • Skuadrat e Serie A hezitojnë për Asllanin, Interi në “hall” me mesfushorin kuqezi

    Skuadrat e Serie A hezitojnë për Asllanin, Interi në “hall” me mesfushorin kuqezi

    E ardhmja e Kristjan Asllanit është kthyer në një enigmë të vërtetë. Mesfushori, i cili refuzoi Betis, ka dëshirë të qëndrojë në Itali.
    Gjithsesi, sipas asaj që shkruajnë mediat, problemi është se asnjë klub italian nuk është i gatshëm të përmbushë kërkesat e Interit.

    Zikaltërit kërkojnë 18-20 milionë euro për të lënë të lirë shqiptarin, ndërsa për momentin klube si Fiorentina dhe Bologna hezitojnë të bëjnë diçka të tillë.
    Nëse situata vazhdon të mos ketë ndryshime, Interi do detyrohet të huazojë lojtarin, opsion ky që nuk duket shumë i preferuar në Milano.