Po, është e drejtë ta quajmë një arritje të madhe. Sepse të mbërrish mes katër ekipeve më të mira të Europës nuk është as e lehtë, as e zakonshme, aq më pak e garantuar. Ta bësh këtë pasi ke eliminuar Bayern Munich është diçka edhe më e veçantë.
Por a mund ta quajmë “mrekulli”? Vetëm nëse harrojmë që kjo skuadër ishte në finale para dy vitesh në Stamboll, sezonin e kaluar u eliminua me penallti dhe sot është sërish aty, në majë të futbollit europian. Nuk është një përjashtim, është realitet.
Interi tashmë është një forcë europiane. E vërtetojnë rezultatet, por mbi të gjitha vazhdimësia. Kjo skuadër, nën drejtimin e Simone Inzaghit, pas titullit të fituar me Conten, ka përfunduar e dyta, e treta, ka fituar sërish kampionatin Italian (yllin e dytë) dhe tani është sërish në garë me Napolin për titullin. Në këto katër vite, Interi është rritur më shumë; ka përfituar nga momenti i mirë dhe ka ndërtuar një skuadër dhe mentalitet fitues. Më saktë, me mentalitet europian.
Sot, nëse Interi nuk i luan të gjitha ndeshjet e sezonit, do të thotë se i mungon vetëm ndonjë finale. Që nga fillimi i sezonit, nuk ka bërë asnjë zgjedhje për të braktisur ndonjë kompeticion, ky është çelësi. Natyrisht, falë një skuadre të thellë, por mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të lojtarëve, stafit dhe vetë Inzaghit.
Nuk është pak, nuk është fort normale. Vetëm shumë pak skuadra, të paktën kohët e fundit, e kanë pasur këtë qasje. Pa u fshehur, pa ulur pritshmëritë, duke synuar objektivin, duke kultivuar një ëndërr dhe bërë një popull të tërë të ëndërrojë, atë zikaltër.
Kjo duhet të shërbejë edhe për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet sezoni. Po, titujt janë të rëndësishëm, por për të vlerësuar një punë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të fitosh gjithçka. Sidomos nuk duhet rënë në grackën e paragjykimeve, sepse rreziku ekziston. Interi mund të mos fitojë asnjë trofe, por kush e quan këtë sezon të dështuar, do ta bëjë vetëm me qëllim të keq.
Interi mund të jetë krenar. Shumë krenar. Është në garë për gjithçka. Fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë vendimtarë: gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë me Milanin, udhëkryqi i tiotutllit të Serie A në Bologna dhe më pas dy përballje me Barcelonën. Interi është aty ku duhet, në momentin e duhur. Ka shanset e veta dhe ato janë të shumta. Është në formë, i motivuar, optimist dhe i vetëdijshëm.
Se si do të përfundojnë tri gjysmëfinalet, se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, kjo mbetet për t’u parë. Nuk e dimë nëse ky sezon do të jetë triumfues, i jashtëzakonshëm, apo “vetëm” shumë i mirë. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: nuk ka vend për fjalë negative.
Interi duhet të jetë krenar për veten. Tani e di që mund të kënaqet. Dhe kjo kënaqësi do ta ndihmojë të përballojë presionin e jashtëzakonshëm që sjell fundi i sezonit. Fund ku vendosin detajet, të cilat nuk mund t’i kontrollosh gjithmonë. Tani është koha për të korrur frytet e punës. Duhet edhe pak fat, përqendrim, përkushtim, shpirt sakrifice dhe cilësi.
Duhet durim dhe pasion. Duhet të presim, por një gjë mund ta themi pa frikë: Interi është rritur. Tashmë është vërtet një nga më të mëdhenjtë e Europës.
Tag: skuadër
-

Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si përfundon ky sezon
-

Bastoni: Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por kësaj here nga ana tjetër…
Në një intervistë ekskluzive për “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni është rikthyer te barazimi 2-2 me Bayern Munich, që iu dha kualifikimin zikaltrëve në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve: “Ishte një nga netët më të bukura që kam përjetuar me Interin. Para ndeshjes të gjithë mendonin se kualifikimi i Bayernit ishte i sigurt, madje bavarezët shiheshin si një prej skuadrave favorite për fitoren finale. T’i eliminosh ata do të thotë që je vërtet një skuadër e madhe.
Fjalët e Lautaros për ko*et e mëdhaja? Po, i kemi të tilla. Por mbi të gjitha, ne jemi ata që besojmë më shumë te vetja. Përtej perceptimit që kanë të tjerët për Interin, këtu brenda ka shumë besim. E dimë që, si individë ndoshta nuk jemi më të mirët, por së bashku mund t’iu bëjmë dëm të gjithëve”.
Të riprovosh pas finales së Stambollit është një shtysë më shumë?Po, sepse karrierat tona nuk janë të pafundme dhe kush e di sa herë do të kemi mundësinë të luajmë një gjysmëfinale të Champions-it. Është një rast që duhet kapur. Duam t’i rikthejmë emocionet e Stambollit, por këtë herë nga ana tjetër… Do bëjmë gjithçka që kjo të bëhet realitet. Dhe nuk është e mirëqenë që kemi mbërritur deri këtu, mes katër më të mirëve. Po përhapet pak ky mendim, por s’duhet. Nuk ndodh shpesh që një skuadër italiane të arrijë këtu. Ne po punojmë prej katër vitesh, pa ndalim. 20 ditë në verë nuk janë pushime të vërteta…
Çfarë ka të veçantë ky Inter?Ka shumë cilësi, shumë teknikë. Askush në këto vite nuk na ka ushtruar presion si Bayerni, por si në vajtje, ashtu edhe në kthim dolëm shumë mirë, me topin në këmbë, duke i krijuar probleme një skuadre të jashtëzakonshme. Ka dëshirë për të vuajtur të gjithë së bashku, edhe sulmuesit, por edhe luajmë bukur.
Si ndalet Barcelona?Nuk e di, sepse në Europianin e fundit nuk shkoi shumë mirë… (qesh) Barcelona ka një identitet të qartë, ndoshta lë ndonjë hapësirë, por ndaj saj duhet të mbrohemi si skuadër. Kemi përballuar tashmë anësorë të mëdhenj: së fundi Olise dhe Sané të Bayernit, ndërsa në grup ata të Arsenalit. Duhet përqendrim 100% dhe formë fizike maksimale. Vetëm kështu mund t’i vendosim në vështirësi katal;anasit.
Çfarë e bashkon këtë Inter me atë të tripletës historike?Na bashkon dëshira për të vuajtur. Më kujtohet Samuel Eto’o që kthehej si mbrojtës krahu, sot atë punë e bëjnë Lautaro dhe Thuram. Kemi të njëjtën aftësi për të qëndruar të bashkuar në vështirësi, për të goditur kur duhet dhe kuptuar lojën brenda lojës. -

Thomas Muller: “Interi skuadër e shkëlqyer! U shënuam tre gola në dy ndeshje, aq sa kishin pësuar deri tani”
17 Prill 2025
17:48
Telesport
Pavarësisht dhimbjes dhe emocioneve pas skualifikimit, Thomas Muller nuk ka ngurruar të shprehet me fjalët më të mira për Interin, skuadër e cila sipas tij është fantastike.
“Interi kishte pësuar vetëm tre gola në Champions League deri para përballjeve me ne. Bayern i shënoi tre gola në dy ndeshje dhe patëm plot raste të tjera shënimi”.
“Interi është një skuadër e shkëlqyer. I uroj për kualifikimin. Ishte një betejë e vështirë. Edhe një herë, i uroj fat Interit në gjysmëfinale”.
“Skuadra të ndryshme mund ta fitojnë Champions League dhe Interi është njëra prej tyre”, tha Muller pas ndeshjes. -

Komenti / Interi mund të jetë veçse krenar, pavarësisht si pëfrundon ky sezon
Po, është e drejtë ta quajmë një arritje të madhe. Sepse të mbërrish mes katër ekipeve më të mira të Europës nuk është as e lehtë, as e zakonshme, aq më pak e garantuar. Ta bësh këtë pasi ke eliminuar Bayern Munich është diçka edhe më e veçantë.
Por a mund ta quajmë “mrekulli”? Vetëm nëse harrojmë që kjo skuadër ishte në finale para dy vitesh në Stamboll, sezonin e kaluar u eliminua me penallti dhe sot është sërish aty, në majë të futbollit europian. Nuk është një përjashtim, është realitet.
Interi tashmë është një forcë europiane. E vërtetojnë rezultatet, por mbi të gjitha vazhdimësia. Kjo skuadër, nën drejtimin e Simone Inzaghit, pas titullit të fituar me Conten, ka përfunduar e dyta, e treta, ka fituar sërish kampionatin Italian (yllin e dytë) dhe tani është sërish në garë me Napolin për titullin. Në këto katër vite, Interi është rritur më shumë; ka përfituar nga momenti i mirë dhe ka ndërtuar një skuadër dhe mentalitet fitues. Më saktë, me mentalitet europian.
Sot, nëse Interi nuk i luan të gjitha ndeshjet e sezonit, do të thotë se i mungon vetëm ndonjë finale. Që nga fillimi i sezonit, nuk ka bërë asnjë zgjedhje për të braktisur ndonjë kompeticion, ky është çelësi. Natyrisht, falë një skuadre të thellë, por mbi të gjitha falë punës dhe përkushtimit të përditshëm të lojtarëve, stafit dhe vetë Inzaghit.
Nuk është pak, nuk është fort normale. Vetëm shumë pak skuadra, të paktën kohët e fundit, e kanë pasur këtë qasje. Pa u fshehur, pa ulur pritshmëritë, duke synuar objektivin, duke kultivuar një ëndërr dhe bërë një popull të tërë të ëndërrojë, atë zikaltër.
Kjo duhet të shërbejë edhe për të ndryshuar mënyrën se si gjykohet sezoni. Po, titujt janë të rëndësishëm, por për të vlerësuar një punë të mirë nuk duhet domosdoshmërisht të fitosh gjithçka. Sidomos nuk duhet rënë në grackën e paragjykimeve, sepse rreziku ekziston. Interi mund të mos fitojë asnjë trofe, por kush e quan këtë sezon të dështuar, do ta bëjë vetëm me qëllim të keq.
Interi mund të jetë krenar. Shumë krenar. Është në garë për gjithçka. Fundi i prillit dhe fillimi i majit do të jenë vendimtarë: gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë me Milanin, udhëkryqi i tiotutllit të Serie A në Bologna dhe më pas dy përballje me Barcelonën. Interi është aty ku duhet, në momentin e duhur. Ka shanset e veta dhe ato janë të shumta. Është në formë, i motivuar, optimist dhe i vetëdijshëm.
Se si do të përfundojnë tri gjysmëfinalet, se çfarë do të ndodhë në fundin e kampionatit, kjo mbetet për t’u parë. Nuk e dimë nëse ky sezon do të jetë triumfues, i jashtëzakonshëm, apo “vetëm” shumë i mirë. Sidoqoftë, një gjë është e sigurt: nuk ka vend për fjalë negative.
Interi duhet të jetë krenar për veten. Tani e di që mund të kënaqet. Dhe kjo kënaqësi do ta ndihmojë të përballojë presionin e jashtëzakonshëm që sjell fundi i sezonit. Fund ku vendosin detajet, të cilat nuk mund t’i kontrollosh gjithmonë. Tani është koha për të korrur frytet e punës. Duhet edhe pak fat, përqendrim, përkushtim, shpirt sakrifice dhe cilësi.
Duhet durim dhe pasion. Duhet të presim, por një gjë mund ta themi pa frikë: Interi është rritur. Tashmë është vërtet një nga më të mëdhenjtë e Europës. -

Thuram: Treguam se jemi skuadër e madhe. Lautaro? Paraqitje prej kapiteni, si gjithmonë
17 Prill 2025
8:56
Alfred Lleshi
Sulmuesi i Interit, Marcus Thuram, foli për “Amazon Prime Video”, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Champions League, duke eliminuar gjigantët bavarezë:
“Jam shumë i lumtur, kemi bërë një ndeshje si skuadër e madhe. Ishte e vështirë, por ia dolëm”.
Për Lautaron: “Bëri një ndeshje prej kapiteni, si gjithmonë. Në fund ishim të gjithë pak të shteruar fizikisht”.
Për grintën e skuadrës: “Grintë argjentinase, ‘la garra’ tipike”.
Për veten dhe Lautaron si dyshe ndaj mbrojtësve të Bayernit: “Faleminderit shumë… Kur flet Luca Toni më kujton një reklamë me Franck Ribéry… (qesh) -

Capello paralajmëron Interin: Gabim i madh nëse menaxhon avantazhin e ndeshjes së parë
Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Capello ka folur për përballjen e kthimit mes Interit dhe Bayern Munich: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bayerni është një skuadër e fortë dhe duhet ta përmbysë rezultatin. Interi duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Gabimi më i madh do të ishte po të përpiqej të ruante rezultatin (2-1) e ndeshjes së parë. Zikaltrit duhet të luajnë sikur nis gjithçka nga 0-0, duhet të luajnë hapur. Forca e Interit qëndron të plotësia si skuadër, kur gjen hapësira të dëmton. Bayerni do të duhet të rrezikojë, do të hapet”.
Skuadra e Inzaghit është stërvitur dje në “Pinetina”, në shi të dendur, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përveç mungesave të njohura:
Denzel Dumfries dhe Piotr Zielinski janë ende të dëmtuar dhe pritet të rikthehen në fund të prillit, ndoshta për sfidën kundër Romës, para gjysmëfinales së mundshme të Champions-it.
Joaquín Correa është i gatshëm fizikisht, por nuk është në listën e UEFA-s dhe nuk do të jetë në dispozicion.
Janë bashkuar me ekipin edhe të rinjtë Berenbruch, Cocchi, Pinotti dhe Romano. -

Mkhitaryan: Ajo që ka bërë Inzaghi për këtë skuadër është shumë e rëndësishme
Henrikh Mkhitaryan, mesfushori i Interit, ishte lojtari i zgjedhur nga klubi zikaltër për të shoqëruar Simone Inzaghin në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së kthimit çerekfinale të Champions League ndaj Bayern Munich.
Në këtë grup ndjehet një atmosferë e jashtëzakonshme. A e keni vetëdijen dhe motivimin që jeni një hap larg diçkaje të jashtëzakonshme?Është një mundësi e madhe, por duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës. Do të jetë e vështirë, kundër një skuadre shumë të fortë. Klubi ynë e ka ndërtuar këtë skuadër prej katër vitesh, unë jam këtu prej tri vitesh. Ajo që ka bërë Inzaghi është shumë e rëndësishme për klubin. Ne duam ta ndihmojmë atë, duke ndjekur objektivat. Të mërkurën do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe shkuar sa më larg që të jetë e mundur. Në fund do të shohim nëse do ta arrijmë finalen apo jo.
Bayerni ka dërguar mesazhe në lidhje me festimin tuaj të tepërt. Çfarë pret nga ata?Çdokush mund të thotë çfarë të dojë. Ne e dimë çfarë kemi bërë, e dimë që kemi qenë të lumtur. Nuk ka pasur ndonjë festim të madh, duam të fokusohemi te ndeshja jonë, te loja jonë dhe asgjë më shumë. Ka shumë njerëz që flasin jashtë fushës, jashtë klubit, ne mundohemi të mos i dëgjojmë, të mos iu kushtojmë rëndësi. Bota e futbollit është e tillë.
Në çdo ndeshje thuhet që Interi ka pothuajse detyrimin për të fituar. A ju lodh kjo apo ju motivon?Jemi të qetë. Jemi të pjekur, kemi përvojën që nevojitet. E dimë që duhet të fitojmë çdo ndeshje, qoftë në Champions, në Serie A apo në Kupën e Italisë. Nuk kemi nevojë të dëgjojmë çfarë thuhet jashtë fushës apo në media. E dimë ku duam të arrijmë dhe për ta bërë këtë duhet të fitojmë.
Jeni shumë lojtarë me moshë mesatare të lartë. A e dini se nuk do të keni shumë raste të tjera si kjo?Gjithmonë japim diçka më shumë, po bëjmë maksimumin për ta ndihmuar skuadrën. Ndoshta është çerekfinalja e fundit, ndoshta gjysmëfinalja ose finalja e fundit, kush e di. Për këtë arsye po përpiqemi të bëjmë një hap më shumë, do të shohim nëse do t’ia dalim të gjithë së bashku apo jo.
Ke thënë që Interi mund të jetë i papërballueshëm. A do të duhet të jeni të tillë edhe të mërkurën?Nuk e kam thënë pas ndeshjes me Bayernin këtë, por dy muaj më parë ose më shumë. Thashë një gjë dhe ju bëtë titujt, nuk ka problem. Ashtu ishte mendimi im në atë moment. E shoh si luajnë dhe si djersijnë shokët e mi për të arritur rezultatin pozitiv për të gjithë. Mendoj ende që jemi skuadër shumë e fortë dhe për këtë arsye po luftojmë në tri fronte. Duam të shkojmë sa më larg të jetë e mundur. Luan gjithë sezonin, gjithë vitin, për të fituar diçka, dhe ky vit mund të na japë shumë.
A është sezoni më i lodhshëm i karrierës tënde?Mund të them që është një nga sezonet më të vështira që kam luajtur, jemi në mes të prillit dhe ende po luajmë në tri fronte. Është një nga sezonet më të lodhshme që kam pasur, por nga ana tjetër është edhe kënaqësi të luash çdo 3-4 ditë, duke luftuar për të gjitha objektivat. Jam shumë i lumtur që kam arritur në këtë kapitull të jetës sime, të karrierës sime si futbollist. Ndoshta nuk do të më përsëritet, më kanë mbetur edhe 1-2 vite për të luajtur, ndoshta do të tërhiqem në fund të sezonit, por për momentin jam shumë i lumtur që luaj për këtë klub dhe për gjithçka që po përpiqemi të arrijmë. -

Benitez: Interi është skuadër e madhe, me një “ThuLa” të tillë e nis ndeshjen 1-0…
“Ka suksese që janë historike, ose që mund të bëhen të tillë. Varet nga zhvillimi i sezonit”. Kështu shprehet për “Gazzetta dello Sport” ish-trajneri i Interit, Rafael Benitez, pas fitores së zikaltërve në Mynih:
“Më la përshtypje maturia me të cilën e përballuan ndeshjen zikaltrit, bukuria e disa aksioneve, mendoj këtu për golin e parë, dhe zemërimi, intensiteti me të cilin i shfrytëzuan gabimet e kundërshtarëve, si në golin e dytë me kundërsulm, pa pasur kurrë frikë të besonin te fitorja”.
Goli i Lautaros ishte fantastik: “Një aksion me dominim të jashtëzakonshëm teknik, me një shpikje nga Thuram dhe më pas i përmbyllur mjeshtërisht me të jashtmen nga Lautaro. Kur i ke këta dy në këtë formë, është sikur e nis ndeshjen me rezultatin 1-0 për vete.
Sidoqoftë, Interi është më shumë se kaq; duhet të përmendim leximet e lojës nga Barella e Mkhitaryan, apo urtësinë e Calhanoglu. Në një fitore të tillë, askush nuk mund të përjashtohet nga meritat. Dhe pastaj, cinizmi, strategjia e përgatitur deri në detaj nga Inzaghi”.
Më në fund doli në pah edhe karakteri zikaltër: “Interi është një skuadër e madhe. Pas barazimit të Thomas Muller, shumë të tjerë do të ishin orientuar drejt ruajtjes së rezultatit. Zikaltrit jo, e panë si një mundësi për të sulmuar sërish në hapësirë të lirë. Dhe e bënë, sepse kanë një grup që di si t’i përballojë edhe mungesat e rëndësishme; Dimarco, Dumfries, Zielinski dhe Taremi. Cilësia e tyre është e jashtëzakonshme”.
-

Torino bën gati revolucionin e madh për Serinë A, do të marrë talentin e Shqipërisë që pret ende ftesën
Torino ndodhet në mesin e tabelës në këtë sezon të Serisë A. Kjo skuadër po bën gati një revolucion për sezonin e ardhshëm, teksa tani luan pa objektiva pasi nuk rrezikon as rënie, por edhe ndodhet jashtë zonës së Europës.
Të paktën 7 lojtarë do të largohen nga Torino në merkaton e verës. Ky është raportimi që vjen nga mediat italiane, që po punon edhe për lojtarët e rinj që do të afrohen. Në listën e futbollistëve të ardhur gjendet edhe Cristian Shpendi i Cesenas.
Torino kërkon ta marrë këtë talent shqiptar në skuadër, por nëse ky transferim nuk do të kryhet, do të kalojë te Esposito nga Spezia. Kështu me të gjitha gjasat Shpendi do të jetë pjesë e elitës së futbollit italian sezonin tjetër, ndërsa pret ende një ftesë nga Shqipëria. /Sport Ekspres/