“I thashë klubit se nuk dua një skuadër më të madhe. Nuk dua të lë pesë ose gjashtë lojtarë në pritje apo në tribunë. Nuk e dua këtë. Do të largohesha nga klubi. Dua të bëj një skuadër më të shkurtër, me më pak lojtarë dhe pastaj do të qëndroj“.
Është ky mesazhi që trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i ka dërguar klubit në lidhje me skuadrën që dëshiron të ketë në dispozicion sezonin e ri. Një mesazh i qartë për klubin në funksion të tregut të transferimeve të kësaj vere.
Ajo që e bëri trajnerin të mërzitej ishte nevoja për të mos thirrur 5 lojtarë për ndeshjen që City zhvilloi kundër Bournemouth (të fituar 3-1). Abdukodir Khusanov, Savinho, James McAtee, Claudio Echeverri dhe Rico Lewis mbetën jashtë listës prej 20 lojtarësh dhe e ndoqën ndeshjen nga tribuna.
Një situatë e papranueshme për trajnerin katalanas, i cili mbështetet shumë te shpirti i ekipit për të arritur suksesin: “Është e pamundur të krijosh një frymë ekipi si kjo, të cilën e kemi humbur pak këtë vit. Ndoshta për tre-katër muaj nuk kemi mundur të nxjerrim 11 lojtarë, nuk kishim asnjë mbrojtës, ishte vërtet e vështirë”.
“Gjithsesi, sezonin e ardhshëm nuk do të jetë më kështu. Si trajner nuk mund të stërvit 24 lojtarë dhe sa herë që bëj një përzgjedhje duhet të mbaj katër, pesë, gjashtë prej tyre në shtëpi, sepse nuk mund të luajnë”, tha Guardiola.
“Kjo gjë nuk do të ndodhë më. I thashë klubit se një gjë të tillë nuk e dua”, deklaroi Pep Guardiola, që shpesh këtë sezon u ankua se dëmtimet ndikuan në rezultatin.
Tag: skuadër
-

U ankua gjithë vitin për dëmtimet, befason Pep: Nuk dua një skuadër të madhe dhe të lë 5-6 lojtarë në shtëpi
-

Një skuadër e tërë me valixhet në dorë, te Juventus përgatiten për një revolucion në merkato, ja emrat
Te Juventus mund të ketë një revolucion të madh këtë verë, me plot 11 lojtarë që janë me valixhen gati. Pra, një skuadër e tërë. Qendërsulmuesi serb Dusan Vlahovic është kryesuesi i largimeve nga bardhezinjtë por sigurisht jo i vetmi.
Ai ka ende edhe një vit kontratë, me një pagë neto prej 12 milionë eurosh. Negociatat për rinovim nuk kanë nisur kurrë, ndaj ai është efektivisht në shitje. Edhe Kolo Muani ka pasur ulje-ngritjet e tij në repartin e avancuar.
Fillimisht Juventus mendonte ta mbante francezin e huazuar, por duket se ka ndërruar mendje. Nga ana tjetër, Arkadiusz Milik ka qenë gjithmonë jashtë fushës këtë sezon. Ai rinovoi kontratën duke shpërndarë rrogën në një periudhë afatgjatë.
Në dilemë janë edhe Veiga dhe Conceiçao. Juventus nuk dëshiron t’i heqë qafe, por ata duan të rriten diku tjetër për një sezon, të luajnë më shumë. Edhe klubi ka qëllim që t’i ripërtërijë dhe të lulëzojnë në vitin 2026.
Kundër Udinese, Conceiçao, i cili ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë euro në kontratën e tij me Porton, u rikthye të shkëlqejë. Në vjeshtë, një investim tek portugezi dukej logjik, por me kalimin e muajve ai buxhet mund të devijohet në objektivat të tjerë.
Douglas Luiz mund të rikthehet në Premier League, gjë që e ka konfirmuar vetë, ndërsa portieri Mattia Perin mund të tërhiqet nga një mundësia për të qenë titullar diku tjetër.
Ndërsa Nicolò Savona, Samuel Mbangula dhe Jonas Rouhi, po luhaten midis një huazimi dhe një transferimi të mundshëm në rast të një oferte të mirë. Me pak fjalë, gjysma e dhomës së zhveshjes mund të largohet në merkaton e verës. -

Gjylameti kërkoi pamjet e numërimit të votave, Rama: Jemi një skuadër, këto ankimime do ta dëmtonin …
Pas kërkesës së Blerina Gjylametit për të kërkuar pamjet të numërimit të votave për qarkun e Tiranës, ka reaguar edhe kryeministri Rama.
Sipas mediave informative, Rama ka kërkuar në formë këshillë që të mos ndiqet kjo rrugë. Mësohet se Rama nuk ka urdhëruar që të heqë dorë, por u ka kujtuar socialistëve që janë skuadër. Dhe këto ankimime, sipas tij, do ta dëmtonin më shumë kandidatin humbës dhe të gjithë njerëzit që prej me shumë se një jave kanë numëruar.
Gjithashtu, Rama beson se nuk ka patur asnjë çrregullim në proces.
Edhe pse në mesazh Rama nuk i referohet me emër Gjylametit, ndër të tjera shton që diferenca është e madhe për të patur pretendime. -

“Bashkë përfaqësojmë një treg 600 milionësh”, Rama: Vendosëm të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e Presidentit të KiE
Në konferencë me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen, kryeministri Rama njoftoi disa prej vendimeve të marra në Samitn e BE në Tiranë.
“Pati përfundime interesante që do të cohen më tej nga danezët. Vendosëm që do të kemi një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian.
Bashkë përfaqësojmë një treg 600 milionësh e na takon të bëjmë atë që duhet për të shndërruar këtë potencial në rezultate për njerëzit tanë.Edhe një herë nuk do të ndihesha më mirë se kaq duke ditur se stafeta është në duart e duhura.” tha Rama -

I pari nga votat preferenciale në Fier/Ceno Klosi:S’kam qenë i fokusuar te rezultati
Ceno Klosi është renditur si kandidati më i votuar i qarkut të Fierit, teksa ka arritur të sigurojë gati 17000 vota.
Në një prononcim për media, Klosi tha se nuk ka qenë shumë i fokusuar tek rezultatet por te puna e skuadrës.Më tej ai ka pohuar gjithashtu se përveç votave të socialistëve ka siguruar edhe vota të kundërshtarëve.
“Për rezultatin nuk kam qenë shumë i fokusuar tek i pari apo tek i dyti, pasi kemi thekuar që puna është punë skuadre.
Nëse do shihnim rezultatin personal, pastaj nuk është më skuadër. Me sinqeritet them që nuk e kam menduar. Jam i lumtur që një pjesë e qytetarëve të Fierit më kanë dhënë votën e tyre. Është një mision që fillon. Ne kemi një projekt të madh dhe të vështirë për gjithë qarkun. Tani fillon puna.
Ne kemi shumë kohë që kemi bërë shumë takime. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme dhe ia vlen të theksohet që kemi një skuadër të tërë prapa që kanë qenë një pjesë e rëndësishme e fushatës.
Kam pasur vota dhe madje të deklaruara nga krahu tjetër”, tha Klosi. -

Sacchi “thumbon” Milanin: Klubi i mirë ndërton skuadër pretendente, jo e kundërta…
5 Maj 2025
13:35
Alfred Lleshi
Arrigo Sacchi, i ftuar në “CalcioBox”, ka folur për fundin e sezonit të Milanit: “Shikoni, kur nisesh me një klub që nuk ka histori, vizion, kompetencë dhe stil, është shumë e mundshme që të shfaqen probleme. Këto aspekte vijnë përpara skuadrës. Klubi është baza. Nëse mungojnë këto elemente, atëherë vështirësitë janë të pashmangshme”.
Pra është më shumë një problem strukturor i klubit sesa i trajnerit?Saktësisht. Një klub i mirë ndërton një skuadër të mirë, jo e kundërta.
Të ndalemi te Kupa e Italisë. Kë shihni favorit mes Milanit dhe Bologna?Pyetje e vështirë. Unë nuk jam më brenda sistemit, por nëse Milani do të ketë një klub në nivel, me ide të qarta dhe lojtarë të përzgjedhur mirë, atëherë mund të rikthehet i madh. Gjithsesi, duhet koherencë. Nuk mund të thuash ‘dua një fantazist’ dhe pastaj të marrësh një profil tjetër. Më mirë pak ide, por të qarta. -

“Jemi një skuadër që krijojmë 30 raste”, Lui Enrike nuk i trembet Arsenalit: E hedh firmën që tani për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit
PSG-ja ka marrë sot humbjen e saj të parë në kampionat. Parisienët janë mposhtur me shifrat 3-1 nga Nisa, duke humbur kështu mundësinë për të qenë një nga 5 ekipet e vetme në Europë që fitojnë kampionatin pa asnjë humbje. Luis Enrikja është zhgënjyer me rezultatin, por ka mbetur mjaft i befasuar me tifozët, të cilët pavarësisht humbjes, nuk reshtën së kënduari e së festuari. Nisur nga loja e zhvilluar e ekipit të tij, trajneri spanjoll ka thënë pa asnjë dyshim se firmos për një përballje dinjitoze përballë Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“Nuk kam parë kurrë në jetën time tifozë si të PSG-së. Sot ishim duke humbur deri në minutën e 90 dhe ata nuk ndalonin së kënduari. Nuk mund t’ju siguroj trofe, por mund t’ju siguroj se do të jemi në nivelin e tifozëve. Çfarë kam parë? Hedh firmën për të martën në Londër dhe për ndeshjen e kthimit. Një skuadër që ka 30 raste, e hedh firmën që tani. Nuk po firmos për rezultatin (por për lojën). Deri më tani jemi skuadra më e mirë në Franë, e kemi treguar këtë gjatë gjithë vitit. Tani duhet të mendojmë për të fituar gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Luis Enrikja./Sport Ekspres/ -

Braida: I kisha parashikuar këto probleme për Milanin, fatkeqësisht mungon kompetenca
I ftuar në mikrofonat e “Radio Anch’Io Sport”, Ariedo Braida komentoi momentin aktual të Milanit, duke u ndalur edhe te çështja e drejtorit të ardhshëm sportiv që duhet të rilançojë projektin kuqezi:
“Nuk dua të bëj profetin, sepse të gjithë bëjmë gabime, por e kisha parashikuar një sezon të tillë, që nuk është në linjë me pritshmëritë dhe historinë e Milanit. Fatkeqësisht, gjithçka thashë u bë realitet dhe për këtë më vjen shumë keq, sepse kam qenë gjithmonë milanist. Shpresoj që të ndodhë diçka, që dikush të kuptojë se duhen gjetur zgjidhje me njerëz kompetentë. Fatkeqësisht mungon kompetenca, ka mungesë të këtij vlerësimi te Milani aktual”.
Cili është sipas jush drejtori sportiv ideal për Milanin: Tare, Paratici apo Sartori?Të gjithë janë elementë me shumë përvojë. Janë njerëz kompetentë, që kanë vlerat e duhura për ta ngritur Milanin. Në futboll duhet talent. Për të bërë këtë punë, nëse nuk ke talent, nuk ia del ose nuk bën mirë. Ekzistojnë vlerat dhe duhet gjetur zgjidhja.
Serie A duket pa kampionë të mëdhenj…Futbolli italian tani është ky që është. Mungojnë ata kampionë që kemi parë në të kaluarën. Nëse shikojmë edhe kombëtaren, rezultatet janë ato që janë. Askush nuk ka recetën e së vërtetës në xhep, por mund të bëhet më mirë. Ka njerëz që janë në gjendje ta bëjnë dhe të tjerë jo.
Çfarë përshtypjesh ju lanë fjalët e Antonio Contes?Conte është një trajner fitues, do të ndërtojë ekipe që i japin mundësi të fitojë. E di si fitohet dhe do elementët që sipas tij e ndihmojnë të fitojë. Napoli është një skuadër dhe një klub i madh, tashmë pjesë e elitës së futbollit. Pastaj varet nga ai, personalisht e shoh shumë mirë kudo.
Ju keni qenë në të kaluarën edhe te Barcelona. A mund t’ia dalë Interi në gjysëmfinale të Champions League?Në kohën time ishte një skuadër e jashtëzakonshme. Tani është një skuadër e mirë, por e mposhtshme. Në mbrojtje, katalanasit nuk janë të pakalueshëm. Përpara kanë cilësinë e lojtarëve të mëdhenj, që dinë të shpikin diçka në momentin më të vështirë.

