Kategoria e Parë e këtij edicioni të 78-të duket më i padeshifruar se kurrë. Edhe pse Skënderbeu e Laçi kanë bërë diferencën në lojë dhe pikë, sërish skuadrat e tjera po shfaqen po aq produktive. Së paku në terren aty ku çdo skuadër mund të marrë goditje nga …çdo skuadër.
Kjo javë e 5-të e cila do të nisë nesër, ofron duelin epik Skënderbeu- Laçi. Luhet në Korçë dhe ish skuadrat që jo larg duelonin në Superiore për trofe, tani duhet të zgjidhin fatet e tyre në inferiore.
Skënderbeu:
Ernest Gjoka ka organikën e bollshme dhe përgatitjet ndaj Laçit kanë vijuar me intensitet. Sidoqoftë korçarët nuk janë dhe aq të plotë. Probleme për stafin teknik janë kryesisht në prapavijë ndërsa lojtarë si Vaskez e veçanerisht Klevis Shaqe (u dëmtua frikshëm në duelin e kaluar me Pogradecin), pritet të jenë mungesa thelbësore. Edhe Marko Ramos nuk u listua javën e kaluar me pikëyetjen e rikthimit në rolin e një mbrojtësi. Lojtari më ishtrenjtë në transfermarkt: Marko Alia dhe Saleh Nasr 300 mijë. Skënderbeu vendi i parë 10-të pikë.
Laçi:
Te Laçi i trajnerit Stefano Senigaliezi problemi madhor lidhet me portierin e dëmtuar në Peshkopi ndaj Korabit, Klevis Hasanbelli. Edhe Xhoel Hajdari i huazuar nga Vllaznia ende nuk ka rekuperuar mirpo lajmi më i mirë për bardhezinjtë ka emrin Ledio Tresa. Tiranasi ka lënë përfundimisht dëmtimin dhe do të jetë gati në supersfidën e nesërme në program orën 19:00. Laçi vendi i dytë 9-të pikë. Vlera më e lartë në transfermarkt për lojtarë; Agan Mjaki dhe Ledio Tesa 350 mijë./Isuf Myrtaj/
Vazhdo leximin








