Tag: skuadër

  • Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Po mahnit Evropën, Bayern arrin rekordin e Milan, shifra fantastike

    Bayern Munich është kthyer në një makineri perfekte, një skuadër që nuk njeh rivalë, duke bërë që për ekipin e Kompany të flas e gjithë Evropa. Skuadra bavareze ka fituar të gjithë ndeshjet deri me tani, 13 nw 13, me 47 gola të shënuar dhe vetëm 9 të pësuar. Sigurisht, një skuadër plot yje, por suksesi nuk lidhet vetëm me emrat. Kompany ka krijuar një ekip që funksionon si orë zvicerane, duke rikthyer tek Bayern-i dominimin e viteve të arta.
    Rezultatet e Bayernit kujtojnë një rekord historik: atë të Milanit të Fabio Capello-s në sezonin 1992/93, që nisi me po aq fitore radhazi. Sot, Bayern po bën diçka të ngjashme, ka shkatërruar rivalët edhe me rezultate të thella si Leipzig-un 6-0, Hamburgun 5-0 dhe Werder Bremen-in 4-0.

    Kompany ka ruajtur sistemin klasik me katër mbrojtës dhe një qendërsulmues të vetëm Harry Kane, i cili po kalon një formë të jashtëzakonshme. Në mbrojtje ka luksin të zgjedhë mes emrave si Upamecano, Kim, Davies apo Tah, ndërsa në mesfushë komandën e mbajnë Kimmich dhe Goretzka. Në fazën ofensive, Olise, Luis Díaz, Gnabry dhe i riu Lennart Karl, vetëm 17 vjeç, po tregojnë se Bayern-i ka edhe të ardhme, jo vetëm të tashme.
    Në lojë, Kompany ka sjellë një fleksibilitet modern, një futboll dinamik, pa pika referimi. Ekspertët e quajnë tashmë një nga skuadrat më interesante taktikisht në Evropë, krahas PSG-së dhe Bournemouth-it të Iraolës. Me shifrat në tryezë, në Mynih, tifozët kanë nisur të ëndërrojnë për një sezon të mbushur me trofe.
    ()

  • Largimi i Tudor, Del Piero: Nuk ishte problemi te trajneri, jam i bindur

    Largimi i Tudor, Del Piero: Nuk ishte problemi te trajneri, jam i bindur

    Juventus largoi nga pankina Igor Tudor, për shkak të rezultateve të dobëta. Ky vendim është konsideruar i gabuar nga legjenda e “Zonjës së Vjetër”, Alessandro del Piero.
    ‘Tudor konfuz? E njoh mirë si futbollist dhe si njeri, por nuk ka konfuzion-u shpreh Del Piero për mikrofonin e Sky Sport-është diçka më komplekse, si është strukturuar skuadra, çfarë rendimenti ka dhe rezultatet që të trishtojnë pak.
    Nuk besoj se me një trajner tjetër kjo skuadër mund të fitojë kampionatin. Tudor nuk e ka ende futbollistët titullarë dhe jo sepse nuk do ai, por se aty janë vetëm 2-3 futbollistë konstantë si Yildiz dhe Thuram, të tjerët kanë vështirësi, luajnë 1 apo dy ndeshje mirë dhe pastaj luajnë keq, kështu je i detyruar të bësh rotacion’.
    ‘Juventus lufton për të fituar ndeshjet dhe vendin e parë-shtoi Del Piero-nëse renditesh në vendin e dytë, është disfatë. Është ajo që kam përjetuar unë kur isha i ri dhe gjatë gjithë historisë sime me fanelën bardhezi. Është ADN e Juventusit, por prej disa vitesh historia ka ndryshuar. Ndoshta, kjo është një skuadër që nuk mund të ketë atë mentalitet, por që duhet ta ndërtojë hap pas hapi’.

  • Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Xhaka është trajner në fushë, mediat zvicerane zbulojnë pjesë nga kartakteri i tij

    Të paktë janë lojtarët shqiptarë që kanë arritur nivele të tilla të larta si Granit Xhaka. Kanë kaluar 17 vjet prej se një skuadër e promovuar në Premier League ka nisur edicionin më mirë se Suanderlandi sezonin aktual. Skuadra, që për lider të pakontestueshëm në fushë e ka Granit Xhakën, të shtunën e mposhti kampionin e botës, Çelsin. Pas nëntë xhiros, Sunderlandi i ka 17 pikë. Asnjëherë nuk ka ndodhur që një skuadër me kaq pikë pas nëntë xhirosh të largohet nga Premier League në fund të edicionit. Qëndrimi në elitë është synimi i madh i Sunderlandit. Për këtë edhe e transferoi Xhakën nga Bajer Leverkuseni. Por jo të gjithë ishin të bindur që Xhaka është ende i denjë për Premier League. Shumë nuk e kuptuan po ashtu largimin e tij nga nënkampioni i Gjermanisë për transferim te një skuadër e kthyer në Premier League pas një kohe të gjatë. Megjithatë 33-vjeçari po kujdeset javë pas jave për të heshtur kritikët. Këtë e bëri edhe në fitoren 2:1 ndaj Çelsit në “Stamford Bridge” të shtunën. Ai fitoi betejën me mesfushorët e shtrenjtë të Çelsit, Moises Caicedon e transferuar për 115 milionë funte dhe Enzo Fernandezin e transferuar për 110 milionë funte. Xhaka kishte më së shumti ndërhyrje të suksesshme në ndeshje – katër. I fitoi gjashtë prej shtatë dueleve dhe nuk e bëri asnjë faul. Kapiteni i Zvicrës shquhet edhe për kilometrat e shumta që i vrapon gjatë ndeshjeve. Me aftësitë e liderit e mban ekipin të bashkuar dhe dëshmon në çdo ndeshje pse iu dha shiriti i kapitenit menjëherë pas transferimit. “Xhaka e udhëheq rrugën”, ka shkruar rrjeti televiziv “BBC”, në një analizë për ecurinë e suksesshme të Sanderlandit. Sipas mediumit të fuqishëm, asnjë lojtar i transferuar nuk ka pasur më shumë ndikim se Graniti.
    Berisha nga e shtuna lider i Leçes, Broja tregon episode nga karriera e tij, Asani lë gjurmë në Iran
    Adriatik BALLA
    Kuqezinjtë e bënë si duhet detyrën në muajin tetor, ku fituan në transfertë ndaj Serbisë e më pas në Tiranë miqësoren me Jordaninë. Theksojmë se këto fitore e ngjitën Shqipërinë plot 5 vende në ranglistën e FIFA-s, ndërsa vetë Shqipëria ndodhet tani e dyta në grupin K, pas Anglisë, me shanse të mëdha të sigurojë një vend në “play-off” të eliminatoreve të Botërorit të vitit të ardhshëm. Në nëntor Shqiëpria do të luajë dy takimet e fundit zyrtare, atë ndaj Andorrës në transfertë më 13 nëntor dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës më 16 nëntor. Ndërkohë, lojtarët kuqezi janë kthyer pranë ekipeve të tyre dhe një pjesë po shkëlqejnë me gola e asiste e të tjerë edhe me rol lideri në skuadrat përkatëse.
    Broja rrëfen shije dhe preference nga jeta e tij
    Sulmuesi i përfaqësueses, Armando Broja, dha dy ditë më parë një intervistë për faqen zyrtare të federatës, duke thënë se ndeshja më e vështirë që kishte luajtur në karrierë deri tani ishte ajo me Spanjën në Europian dhe më e bukura është luajtur po në Europian, po kundër Italisë. “Ndeshja më e bukur? Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë. Më e vështira është sigurisht Spanja, ndaj saj e patëm të vështirë”, tha Broja, i cili shtoi se nuk ndjek ndonjë ritual të veçantë dhe si i tillë nuk është supersticioz. I pyetur nga gazetarët se kur e kishte kuptuar se mund të bëhej lojtar i mirë, Broja tha se kjo ndodhi kur ishte adoleshent dhe ishte pjesë e kliubit të Çelsit. “Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit. I pyetur në fund se çfarë do t’i thoshte Brojës kur ishte i vogël, “Broja i madh” i tanishëm u shpreh qartë: “Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.” Broja tha në fund se i pëlqen muzika dhe dëshiron zakonisht të dëgjojë Drake.
    Medon Berisha: Leçe tregoi se mund të fitojë ndaj çdo skuadre
    Mesfushori shqiptar, Medon Berisha, u bë protagonist me Leçen në ndeshjen me Udinezen teksa shënoi një supegol me goditje dënimi, një gol që për fat të keq nuk i shërbeu skuadrës së tij që e humbi këtë përballje 3-2. Mesfushori i Kombëtares shqiptare foli për DAZN për rezultatin e kësaj ndeshjeje duke mos e fshehur keqardhjen e tij. ‘Rezultati na lë një shije të hidhur, besuam deri në fund dhe donim të qëndronim në ndeshje deri në minutën e fundit. Përsa i përket golit, në goditjet e dënimit, trajneri më kërkon gjithmonë të marr iniciativën’, u shpreh Medon Berisha. Futbollisti shqiptar më pas shprehu vendosmërinë e tij për ndeshjet e ardhshme të skuadrës së Leçes, ndërkohë që foli edhe për paraqitjet e futbollistëve që u aktivizuan si zëvendësues në përballjen me Udinezen. ‘Duhet të hyjmë me të njëjtin shpirt luftarak. Mund ta përballojmë çdo skuadër nëse luajmë me këtë qëndrim’-vijoi Medon Berisha-Po, grupi është i bashkuar. Ata që hynë, si N’Dri dhe Banda, na ndihmuan shumë dhe bënë mirë. Duhet të bazohemi nga pjesa e dytë dhe nga ajo që treguam aty.” Vlen të theksojmë se Medon Berisha u vlerësua me një notë të lartë, 8.1 nga portali i specializuar i statistikave ‘Sofa Score’.

  • “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    “Tudor më i dobët se Motta, Juventusi i tij është banal”

    22 Tetor 2025

    17:45

    Telesport

    Mediat italiane nuk e tolerojnë formën e dobët që po kalon Juventusi nën drejtimin e trajnerit Igor Tudor. Madje, duket se kanë nisur ta shkelin vijën e kuqe dhe ta kritikojnë hapur, gjë që ndodh rrallë me bardhezijntë në Itali.
    Juventusi në fundjavë pësoi humbjen e parë të sezonit pas pesë barazimeve radhazi. Gazetari Enzo Bucchioni ka shkruar disa fjalë të ashpra, duke ngritur dyshime se a është Tudor mjaftueshëm i aftë për një skuadër kalibri.
    “Tudor është më i dobët se Thiago Motta. Kjo skuadër e tij është banale, e parashikueshme, pa shpirt. Mendoj se vendimet e tij janë të dyshimta. Renditja dhe shifrat e tregojnë këtë. Po flas për fakte”.

  • Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    Rashford: Kemi skuadër të shkëlqyer. Shënimi i golave, shqetësimi më i vogël te Barcelona

    22 Tetor 2025

    13:52

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Barcelonës, Marcus Rashford, foli për kanalet zyrtare të UEFA-s, pas fitores 6-1 ndaj Olympiacos: “Kemi një skuadër të shkëlqyer, me të cilën është kënaqësi të luash futboll. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, sidomos në pjesën e dytë. Edhe pse kundërshtari mbeti me 10 lojtarë, ne i shfrytëzuam mirë hapësirat dhe ritmin”.
    Rashford shtoi se edhe pjesa e parë ishte e mirë, por e dyta më e shpejtë, më e saktë. Ai vlerësoi trajnerin Hansi Flick, duke theksuar se është “shumë kërkues dhe e konsideron intensitetin një element thelbësor”.
    Sipas tij, Flick kërkon që skuadra të udhëhiqet gjithmonë nga synimi për të shënuar më shumë gola: “Ndonjëherë është e vështirë t’i kalosh mbrojtjet kundërshtare, por kemi shumë lojtarë që shënojnë nga pozicione të ndryshme, ndaj goli është shqetësimi ynë më i vogël”.

  • Alonso: Juve është skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian

    Alonso: Juve është skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian

    21 Tetor 2025

    14:21

    Alfred Lleshi

    Xabi Alonso, trajner i Real Madridit, foli në prag të ndeshjes së Champions-it kundër bardhezinjve italianë: “Juve është një skuadër e madhe, kjo ndeshje shihet si klasike e futbollit europian. Duam fitoren e tretë në Champions dhe mbështetjen e tifozëve tanë.”
    Për ndeshjen në Miami: “Klubi po mbron interesat e veta, do të shohim çfarë ndodh”. Për Vinicius: “Është një lojtar thelbësor. Jam i lumtur që po kënaqet dhe po ndihmon skuadrën. Duhet të mbetet i përqendruar”. Për Guler: “Ngjan me Guti dhe Ozil. Kur ai luan mirë, skuadra është më mirë”.
    Për Yildiz dhe Juven: “Duhet të kemi kujdes, sepse Juve do të jetë e zemëruar. Juventusi ka lojtarë që mund ta prishin ekuilibrin. Duhet ta drejtojmë lojën në anën tonë”. Yildiz ka pasur rritje të jashtëzakonshme, e njoh që nga Bayerni”.
    Për të dëmtuarit: “Alexander-Arnold dhe Carvajal po përpiqen, por Trent s’do të luajë”. Për Mbappé: “Është vendimtar, ka ndikim të madh dhe tani po funksionon perfekt”. Një vlerësim për portierin e vet: “Courtois është portieri më i mirë në botë”.

  • De Biasi: Shqipëria duhet të tregojë ndaj Serbisë se është skuadër e vërtetë 

    De Biasi: Shqipëria duhet të tregojë ndaj Serbisë se është skuadër e vërtetë 

    Ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi, foli në Klan News, me gazetarin Besard Jacaj, në prag të ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë. 
    Italiani e cilësoi si ndeshje të vështirë, por theksoi se Shqipëria duhet të luajë sfidë inteligjente, pa presion. 
    Sipas De Biasit, Shqipëria duhet të tregojë ndaj Serbisë se është një skuadër e vërtetë.   
    “Vendi i dytë do të diskutohet mes Shqipërisë dhe mes Serbisë. Anglia duket e shkëputur. Të dyja skuadrat duan pikë edhe në një ndeshje kaq të vështirë. Shqipëria duhet të luajë një ndeshje inteligjente dhe pa u përfshirë në presion.   
    Shqipëria ka një kombëtare me teknikë, por duhet të jetë më e vendosur dhe më këmbëngulëse. Të luftojë për çdo top dhe të mos ketë frikë nga asnjë skuadër. Duhet të kemi respekt për kundërshtarin, sepse ka kualitet. 
    Kjo kombëtare ka lojtarë me kualitet. Skuadra kuqezi është shumë e vendosur dhe e bashkuar. Vetëm në këtë mënyrë ia dolëm. Në këtë moment duhet të tregojë se është një skuadër e vërtetë, më shumë se ajo e para”, deklaroi De Biasi. 
     
     

  • Amorim: Ndihem keq kur nuk shoh të njëjtën grintë në skuadër në çdo ndeshje

    Amorim: Ndihem keq kur nuk shoh të njëjtën grintë në skuadër në çdo ndeshje

    6 Tetor 2025

    12:39

    Telesport

    Manchester United fitoi 2-0 ndaj Sunderland në kampionat duke rifituar disi qetësinë. Gjithsesi, trajneri Ruben Amorim ka kërkuar nga të tijtë që të jenë me këmbë në tokë dhe të mos nguten edhe pse kjo është konsideruar si performanca e tyre më e mirë e sezonit.
    Golat e pjesës së parë nga Mason Mount dhe Benjamin Sesko ia bënë më të lehtë “djajve të kuq” pjesën e dytë të takimit. “Ne e dimë se çfarë ndodh kur fitojmë një ndeshje. Për mua frustrimi është të mos shohësh të njëjtën skuadër në shtëpi dhe jashtë fushe”, tha Amorim.
    “Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë, por ishim të përqendruar, luftuam për topat e dytë. Ben Sesko ishte aty për t’i prekur ata gjatë gjithë kohës. Pra, këto gjëra të vogla do të na ndihmojnë të fitojmë ndeshje”, shtoi trajneri portugez.
    Në fund, Amorim komentoi: “Në pjesën e parë patëm shumë momente të mira. Por pastaj, në pjesën e dytë, nëse nuk mund të luajmë mire edhe ata nuk do të luajnë mirë. Dhe kjo është mënyra se si luan një ekip i madh gjatë sezonit. Pra, ky është zhgënjimi i madh.”

  • Dueli i viteve 2010-2020 spostohet një ligë më poshtë, nesër Skënderbeu- Laçi kthen…nostalgjinë

    Dueli i viteve 2010-2020 spostohet një ligë më poshtë, nesër Skënderbeu- Laçi kthen…nostalgjinë

    Mungon nga një Klevis për skuadër (Shaqe dhe Hasanbelli), Gjoka e Senigaliezi përgatisin ndeshjen e sezonit.

    Kategoria e Parë e këtij edicioni të 78-të duket më i padeshifruar se kurrë. Edhe pse Skënderbeu e Laçi kanë bërë diferencën në lojë dhe pikë, sërish skuadrat e tjera po shfaqen po aq produktive. Së paku në terren aty ku çdo skuadër mund të marrë goditje nga …çdo skuadër.

    Kjo javë e 5-të e cila do të nisë nesër me dy takime, ofron duelin epik Skënderbeu- Laçi. Luhet në Korçë dhe ish skuadrat që jo larg duelonin në Superiore për trofe, tani duhet të zgjidhin fatet e tyre në inferiore.

    Skënderbeu:

    Ernest Gjoka ka organikën e bollshme dhe përgatitjet ndaj Laçit kanë vijuar me intensitet. Sidoqoftë korçarët nuk janë dhe aq të plotë. Probleme për stafin teknik janë kryesisht në prapavijë ndërsa lojtarë si Vaskez e veçanerisht Klevis Shaqe (u dëmtua frikshëm në duelin e kaluar me Pogradecin), pritet të jenë mungesa thelbësore. Edhe Marko Ramos nuk u listua javën e kaluar me pikëyetjen e rikthimit në rolin e një mbrojtësi. Lojtari më ishtrenjtë në transfermarkt: Marko Alia dhe Saleh Nasr 300 mijë euro. Skënderbeu vendi i parë 10-të pikë.

    Laçi:

    Te Laçi i trajnerit Stefano Senigaliezi problemi madhor lidhet me portierin e dëmtuar në Peshkopi ndaj Korabit, Klevis Hasanbelli. Edhe Xhoel Hajdari i huazuar nga Vllaznia ende nuk ka rekuperuar mirpo lajmi më i mirë për bardhezinjtë ka emrin Ledio Tresa. Tiranasi ka lënë përfundimisht dëmtimin dhe do të jetë gati në supersfidën e nesërme në program orën 19:00. Laçi vendi i dytë 9-të pikë. Vlera më e lartë në transfermarkt për lojtarë; Agan Mjaki dhe Ledio Tesa 350 mijë euro./Isuf Myrtaj/

    Vazhdo leximin

  • Conte: Napoli s’është mësuar ende me kaq shumë ndeshje, nuk jemi ende të fortë në Champions

    Conte: Napoli s’është mësuar ende me kaq shumë ndeshje, nuk jemi ende të fortë në Champions

    25 Shtator 2025

    11:09

    Telesport

    Antonio Conte mendon se Napoli nuk është mësuar me mbingarkesën e ndeshjeve dhe nuk ka një skuadër të mirë-korrigjuar për të garuar në Champions League. Këtë gjë e konfirmoi edhe humbja kundër Manchester City, ndërkohë që në Serie A situate është më mirë.
    “Ndryshe nga skuadrat e tjera, ne nuk kemi një skuadër që të jetë e përgatitur mirë për të garuar në të gjitha turnetë”, deklaroi Antonio Conte. “Ne kemi lojtarë të rinj që e gjejnë veten duke veshur një fanellë të rëndë, me pritshmëri të larta. Ne nuk kemi një skuadër të përgatitur mire, ndaj duhet të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje”, shtoi ai.
    “Ka djem që duhet të rriten dhe të rrisin nivelin e tyre. Ne kemi sjellë shumë lojtarë. Ky sezon do të jetë më kompleksi për ne sepse kemi sjellë kaq shumë lojtarë të rinj nga prejardhje të ndryshme”, deklaori trajneri i ekipit kampion të Italisë.
    Më tej, Conte, shtoi: “Duhet të presim, të jemi të duruar dhe të pranojmë gabimet. Krahasuar me ata që luajnë vazhdimisht në Evropë, ne nuk jemi aq të kompletuar. Të luash çdo tre ose katër ditë sjell stres fizik dhe mendor.”