Tag: skuadër

  • Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milan, Presidenti: Jemi një skuadër e nivelit botëror, shpresoj të rritemi edhe më shumë

    Milani kaloi një vit me ulje-ngritje, teksa  pritshmëritë në të ardhmen për këtë ekip janë të mëdha. Paolo Scaroni, president i kuqezinve, bëri bilancin e sezonit, duke u ndalur në disa pika.
    ‘Pasi fiton një ndeshje të vuajtur si ajo e Torinos, unë shoh përpara dhe jam optimist, plot me shpresa–mbetet një fakt kyç që e përsëris unë, e përsërit edhe Allegri: ne kemi një objektiv, të jemi në Ligën e Kampioneve vitin tjetër.

    Milani duhet të jetë në Ligën e Kampioneve. Jemi një skuadër e nivelit botëror, kemi 400 milionë tifozë në mbarë botën, duhet të jemi në skenën e futbollit botëror që është Liga e Kampioneve’.
    ‘Allegri- Besoj se kemi një grej trajnerëve ekspertë, kompetentë që kanë parë shumë dhe që transmetojnë një atmosferë qetësie dhe optimizmi, të përjetosh gjithçka në një plan emotiv të shëndetshëm siç e ben Allegri, është një element kyç-vijoi Scaroni-jam i bindur se ai e transmeton këtë edhe te stafi dhe skuadra’.
     

  • Egnatia është “kameleonia”/ Rotacion pa limite, si po fiton kampionia duke ndryshuar

    Egnatia është “kameleonia”/ Rotacion pa limite, si po fiton kampionia duke ndryshuar

    Në kampionatin aktual, Egnatia e Edlir Tetovës po shfaqet si një skuadër me shumë fytyra. Jo në kuptimin e pasigurisë, por të përshtatshmërisë: një ekip që ndryshon formën sipas javës, kundërshtarit dhe kërkesës taktike. Trajneri Tetova, ka zgjedhur të mos mbështetet te një formacion i pandryshueshëm, por te fleksibiliteti i vazhdueshëm.
    Kjo qasje e ka bërë ekipin të freskët, të paparashikueshëm dhe të vështirë për t’u lexuar. Sfida e vërtetë do të jetë nëse kjo qasje mund të mbahet me të njëjtin efekt edhe në momentet e presionit maksimal të sezonit. Por deri më tani, “kameleoni” i kampionatit po funksionon.

    ROTACIONI – Përveç rasteve të zakonshme të mungesave për shkak kartonësh apo dëmtimeve të lehta, ndryshimet në formacion nuk janë të detyruara. Tetova ka eksperimentuar pothuajse çdo javë, sidomos në repartin ofensiv, ku larmishmëria e profileve të lojtarëve e ka ndihmuar të ndërtojë skema të ndryshme brenda pak ditësh. Ky rotacion i shpeshtë nuk ka rezultuar në identitet të paqartë të ekipit, përkundrazi Egnatia është shndërruar në një kundërshtar të paparashikueshëm.
    Kundërshtarët shpesh e kanë të vështirë të përgatiten për një skuadër që nuk vjen kurrë e njëjta. Për një trajner, kjo është armë. Për një kundërshtar, është enigmë. Ndryshimet më të mëdha janë bërë në ofensivë. Sulmuesit dhe lojtarët e krahut janë rotuar shpesh, duke krijuar konkurrencë të vazhdueshme dhe duke mbajtur lojtarët në ritëm.
    Ndryshe nga kjo, Tetova ka krijuar stabilitet të dukshëm në mbrojtje, ku zgjedhjet janë bërë më të qëndrueshme dhe ndryshimet më të pakta. Prapavija ka marrë identitet të qartë, duke lejuar eksperimentimin përpara. Ky ekuilibër mes konsolidimit defensiv dhe lirisë taktike në sulm duket se ka qenë çelësi i ruajtjes së rezultateve pozitive.
    STRATEGJI ME KOSTO – Edhe pse kjo qasje ka sjellë rezultat dhe e ka mbajtur Egnatian lart në renditje, nuk ka qenë pa vështirësi. Disa ndeshje kanë treguar se shumë ndryshime brenda pak ditësh mund të sjellin edhe mungesë harmonie, sidomos në fazën krijuese. Ka pasur momente kur skuadra ka vuajtur për të gjetur ritmin brenda lojës, diçka e pritshme kur mekanizmat nuk janë gjithmonë të njëjtë. Megjithatë, në panoramë të gjerë, përfitimet kanë qenë më të mëdha se humbjet: një grup lojtarësh i mbajtur aktiv, i gatshëm dhe i motivuar, dhe një skuadër që nuk mbivaret nga një 11- sësh i vetëm.
    SFIDA E RADHËS – Përballja me Flamurtarin vjen sërish me të njëjtën pikëpyetje: çfarë plani do të zgjedhë Tetova këtë herë? Egnatia nuk ka një formacion “të shenjtë” të cilit i rikthehet vazhdimisht dhe kjo e bën çdo ndeshje të re një skenar taktik më vete. Flamurtari e di që përballë ka një skuadër që mund të ndryshojë brenda natës dhe ky është avantazh psikologjik dhe taktik për rrogozhinasit.

  • Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

    Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

    Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve për të komentuar humbjen e turpshme 4-1 ndaj Norvegjisë në San Siro në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.
    ‘Dua t’iu kërkoj falje tifozëve, 4-1 është një rezultat që rëndon shumë-tha trajneri i Të Kaltërve-është për të ardhur keq pas një pjese të parë shjmë të mirë, si një skuadër e vërtetë. Zhgënjimi më i madh është pjesa e dytë, të kurojmë plagët, komplimenta Norvegjisë. Duhet të rinisemi nga pjesa e parë që bëmë, skuadra tregoi vlera, por në pjesën e dytë, vuajtëm shumë’
    Në muajin mars Italia do të luajë në fazën e playoffit, shansi i fundit për të mos humbur Botërorin e tretë radhazi.
    ‘Rinisem nga pjesa e parë, luajtëm si një skuadër, ishim kompaktë-tha Gattuso-duhet të përmirësohemi. Ndeshja ndryshoi kur ata bënë gjuajtjen e tyre të parë në portë dhe në pjesën e dytë u frikësuam’
    Për Gattuson  është e nevojshme që të punohet për brishtësinë në skuadër
    ‘Koha është e shkurtër, duhet të punojmë mbi brishtësinë tonë-tha Gattuso-është shumë e lehtë të flasësh për mungesat, kush ishte në fushën e lojës dha gjithçka, por doli një ndeshje që nuk e prisnim. E dinim që Norvegjisë nuk i duheshin dhënë hapësira, dhe kjo ndodhi. Do të gjejmë një zgjidhje, kemi dëshirë të luajmë gjysmëfinalen, të kalojmë, të luajmë finalen e të shkojmë në Botëror. Pas kësaj mbrëmjeje ka shumë zhgënjim, kërkojmë ndjese; të humbasësh 4-1 në San Siro nuk është asnjëherë gjë e bukur. Shpresoj të përmirësohemi në të gjithë aspektet ku sot vuajtëm’

  • “I njoh kush janë, nxorra fotot” Artan Hoxha për vrasjen në Rinas: E njëjta skuadër që vranë Brilant Martinaj

    “I njoh kush janë, nxorra fotot” Artan Hoxha për vrasjen në Rinas: E njëjta skuadër që vranë Brilant Martinaj

    foto ilustrim: artan hoxha-vendngjarje

    TIRANË- Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar të tjera detaje mbi atentatin në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur agjenti i AMP-së, Muç Shaljani (Sheqeri). Hoxha është shprehur për Euroneës se, pas atentatit që tronditi Tiranën, fshihet një skuadër vrasjesh. Sipas gazetarit, bëhet fjalë për të njëjtën skuadër pushkatimi që ka gisht në ekzekutimin mafioz të Brilant Martinaj në Fushë Krujë. Gazetari deklaroi se i njeh personat, madje para 4 vitesh, ka publikuar fotot dhe emrat e tyre, duke theksuar se ata dalin shumë rrallë në terren, por me një rendiment gati 100%.
    “Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 përqind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona. Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.”, tha gazetari Hoxha.
    Përmes një postimit në rrjetet sociale, gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se skuadra e vrasjes në Rinas, është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në 7 vitet e fundit. Hoxha sjell në vëmendje vrasjen e Bledar Birçaj në 2021, sipas tij, e ngjashme më atë të pak ditëve më parë në Rinas. Madje, në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen nga një oficer antidroge.
    Postimi i Hoxhës:
    Prej vitesh një skuader pushkatimi, po vepron si një entitet i pavarur por me saktësi kirurgjikale.Kjo skuadër pushkatimi është përgjegjëse për vrasjet më të bujshme në shtatë vitet fundit, duke eleminuar njëri pas tjetrit disa nga figurat kryesore të krimit në dy dekada.Të pamëshirshëm, të vendosur ndaj kujtdo që është objektiv i tyre, me një efikasitet gati kirurgjikal, ata shfaqen rrallë, por kur shfaqen ….atëherë bëj gati një kurorë me lule për objektivin e tyre.Asnjë skuadër pushkatimi nuk ka mbijetuar kaq gjatë në botën e krimit sa ata.Duket sikur atë që nuk e bën dot SPAK, ndërrimin e elitës kriminale në vend, ata po e bëjnë me një efikasitet të frikshëm.Vrasja e Gilmando Danit, përpara Aeroportit Nderkombetar të Rinasit, dëshmoi se ata mbeten nën mbrojtjen e Aleancës, struktura kriminale që po kontrollon vendin dhe ekzekutojnë si një zyrë përmbarimi vendimet e saj.Më poshtë është video e ekzekutimit të 40 vjeçarit Bledar Birçaj nga Vlora.Duket gati identike si dy pika uji.Mesditen e 10 majit 2021, Bledar Birçaj, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga Spanja, u qëllua nga një skuadër pushkatimi në vendin e quajtur Bishti i Kalldrëmit. Si në rastin e Rinasit edhe ne Vlorë, viktima udhëtonte nën shoqërinë e oficerit të antidrogës Granit Deromema, ndërsa në pjesën e pasme të automjetit ndodhej dhe 20-vjeçari Edison Zeneli.Si në rastin e Rinasit, autorët të veshur me uniforma të trupave speciale kanë parkuar në anë të rrugës dhe sapo BMë X5 shfaqet, ata zbresin nga makina dhe hapin zjarr drejt viktimës pa mëshirë, por me saktësi të madhe duke u kujdesur të mos qëllojnë oficerin e antidrogës ne sediljen e parë dhe pasagjerin në sediljen e pasme.Vrasësit në të dyja rastet kanë informacion të saktë per levizjen e viktimës dhe shfaqen në skenë në çastin e duhur.Edhe në rastin e Vlorës, qitësit kryesor i bie nga dora diçka që duket si automatik, por në fakt është shtrati i një pistolete Glock19. Autori kthehet dhe e merr armën për të mos lënë gjurmë në vendin e krimit.Paisja në dukje si automatik, shërben për ta kthyer pistoletën né një armë me preçizion të lartë pasi në këtë mënyrë qitësi e fikson armën me të dyja duart si automatik.Kanë më shumë se 4 vite nga ngjarja e Vlorës, por autorët nuk janë gjetur.Në të dy rastet viktimat që sapo janë kthyer nga Spanja, shoqërohen,në Vlorë nga një oficer antidroge,në Rinas nga një agjent i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore.Nëse nuk do të kishte lidhjet e forta brenda agjensive të zbatimit të ligjit dhe krahët e ngrohtë nga lidhja e fortë me pushtetin, kjo skuadër pushkatimi sëbashku me Aleancën që e komandon, nuk do të kishin qëndruar kaq gjatë Të Paprekshëm…Në video atentati i 10 majit 2021, kur ekzekutohet Bledar Birçaj në qytetin e Vlorës.
    Gilmando Dani, mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit u ekzekutua mesditën e 11 nëntorit me breshëri plumbash pranë aeroportit ‘Nënë Tereza’, teksa i plagosur rëndë ka mbetur edhe miku i tij, që e shoqëronte Muçi Shaljani Sheqeri, agjent i AMP-së. Ndaj automjetit të tyre ‘Benz’ u qëllua nga persona të paidentifikuar me një mjet tip “Toyota Yaris”, e cila u gjet e djegur pak minuta pas ngjarjes në Fushë Krujë. Autorët e maskuar dhe të veshur me uniforma që ngjanin me ato të policisë, kanë qëlluar në drejtim të mjetit, duke e ndaluar atë në vend. Më pas, një prej autorëve ka zbritur nga makina, ka rimbushur armën dhe ka qëlluar sërish në drejtim të Gilmando Danit, i ulur në sediljen e pasagjerit.
    Gilmando Dani sapo kishte mbërritur me mikun e tij në Shqipëri nga Barcelona, Spanjë. Të dy ishin nisur me avion drejt Barcelonës më 7 nëntor dhe kishin lënë makinën të parkuar në aeroport, ndërsa u kthyen nga Barcelona më 11 nëntor. Avioni me të cilin udhëtonte Dani zbriti në tokën shqiptare në orën 13:55, rreth 35 minuta para orarit të planifikuar. Atentati ka ndodhur 25 minuta më pas në rrethrrotullimin e Rinasi./ZËRI

  • “Vrasja e Gilmando Danit përcjell mesazh!”/ Gazetari: Skuadra kryen atentate të frikshme me rendimet 100%, nuk i druhet policisë

    “Vrasja e Gilmando Danit përcjell mesazh!”/ Gazetari: Skuadra kryen atentate të frikshme me rendimet 100%, nuk i druhet policisë

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Now” me Thimi Samarxhi, në Euronews Albania, e ka cilësuar atentatin në Rinas si një ngjarje jashtëzakonisht të rëndë, me mesazhe të shumta brenda botës së krimit të organizuar. 
    Sipas tij, mënyra se si u ekzekutua Gilmando Dani tregon për veprimin e një grupi shumë të strukturuar dhe me përvojë në atentate të tilla. 
    Ai shtoi se bëhet fjalë për një grup vrasësish profesionistë që kanë vepruar në disa ngjarje të viteve të fundit duke përfshirë dhe atentatin ndaj Brilant Martinajt. 
    “Është një ngjarje jashtëzakonisht e rëndë. Personazhi që u godit dhe mënyra si u godit, nuk ishte thjesht goditja nga Gilmando Dani, por sa herë përmendnim Gilmando Danin, automatikisht kishim përmendur Emiljano Shullazin dhe anasjelltas. Kjo ngjarje ka shumë mesazhe brenda, nuk është zgjedhur kot ai vend. Kam folur vazhdimisht për një skuadër pushkatimi që nuk del shpesh, por sa herë del, e ka rendimentin 100%. Në pamje të parë duket si një skuadër që vret njerëzit që duhet të ndëshkohen nga ligji, por kjo skuadër realizon atentate të frikshme, jashtëzakonisht të organizuara. Para disa viteve nuk kam nxjerrë vetëm emrat e kësaj skuadre pushkatimi, por kam nxjerrë edhe fotot e tyre, ku të njëjtën skemë e kanë përdorur edhe në ngjarje të tjera. Kjo skuadër vrasësish ka gisht në disa ngjarje të viteve të fundit; kanë vepruar kudo në Shqipëri, që nga jugu, në Shqipërinë e mesme, në Fushë-Krujë, dhe keni parasysh edhe atentatin ndaj Brilant Martinajt. Është një efikasitet kirurgjikal dhe ata përdorin shpesh veshje të forcave speciale dhe të policisë. Nuk janë ushtarakë, sipas meje, por janë tepër profesionistë, sepse vetëm fakti që kanë goditur personazhe të rëndësishme të botës së krimit dhe nuk janë zbuluar, tregon për mbështetjen që ka kjo skuadër pushkatimi. Nuk ia ka fare frikën policisë, tha Hoxha. 
     

  • “Janë skuadër e frikshme”, Artan Hoxha ‘plas bombën’ për atentatin në Rinas: I njoh kush janë…

    “Janë skuadër e frikshme”, Artan Hoxha ‘plas bombën’ për atentatin në Rinas: I njoh kush janë…

    Gazetari i njohur investigativ, Artan Hoxha ka folur mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri.
    Ai thotë se vrasja u krye nga skuadër e frikshme, e cila sipas tij ka kryer atentate të organizuara.
    “Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 përqind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona.
    Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.”-tha gazetari Hoxha.

  • Ngjarja në Rinas, gazetari: Është një skuadër vrasjesh e frikshme, i njoh kush janë! I nxorra fotot e emrat para 4 vitesh! Vranë Brilant Martinaj

    Ngjarja në Rinas, gazetari: Është një skuadër vrasjesh e frikshme, i njoh kush janë! I nxorra fotot e emrat para 4 vitesh! Vranë Brilant Martinaj

    Artan Hoxha, gazetari investigativ, ka folur për Euronews Albania me moderatorin Thimi Samarxhiu.
    Hoxha ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe i plagosur Mustafa Sheqeri.
    “Kjo është një ngjarje që ka shumë mesazhe brenda. Nuk është zgjedhur kot ai vend. Vazhdimisht kam folur për një skuadër pushkatimi e cila zakonisht është rezultative dhe nuk del shpesh në aktivitet, por sa herë del, rendimenti për fat të keq është 100 për qind dhe nuk është e mundur të kapet nga agjencitë tona. Në fakt, është një skuadër e frikshme dhe ka kryer atentate jashtëzakonisht të organizuara. Kam nxjerrë fotot e tyre para 4 viteve dhe emrat. Është një skuadër vrasjesh. Patjetër është e njëjta. Kanë vepruar në Durrës, Fushë-Krujë, mbani mend ekzekutimin e Brilant Martinaj. Ata përdorin zakonisht veshje të policisë. Nuk janë ushtarakë për mua.”-tha gazetari Hoxha.

  • Rikthime dhe surpriza, Anglia publikon listën e lojtarëve për duelet me Shqipërinë dhe Serbinë

    Rikthime dhe surpriza, Anglia publikon listën e lojtarëve për duelet me Shqipërinë dhe Serbinë

    Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka shpallur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe Shqipërisë ndeshjen e fundit, duke ftuar për herë të parë Alex Scott dhe rikthyer në skuadër Jude Bellingham.

    Anglia e ka siguruar tashmë kualifikimin për Botërorin e ardhshëm që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, pas një ecurie perfekte me gjashtë fitore në po aq ndeshje. Kjo i ka dhënë Tuchel-it mundësinë të eksperimentojë me përbërjen.
    22-vjeçari Alex Scott, mesfushor i Bournemouth-it, po kalon një sezon të shkëlqyer në Premier League, ku ka qenë titullar pothuajse në çdo ndeshje dhe ka shënuar golin e parë në fitoren ndaj Brighton-it. Scott ka qenë pjesë e kombëtares angleze U21 që fitoi Kampionatin Evropian këtë verë dhe ka përfaqësuar vendin e tij edhe në nivelet U20, U19 dhe U18.
    Ndërkohë, Jude Bellingham është rikthyer në kombëtare pas operacionit në shpatull që e mbajti jashtë fushave gjatë verës. Mesfushori i Real Madrid ka gjetur formën më të mirë, duke shënuar në dy ndeshjet e fundit të La Ligës, përfshirë golin vendimtar në “El Clasico”.
    Rikthimi i Bellingham dhe debutimi i Scott kanë sjellë ndryshime në listë, me Jack Grealish, Myles Lewis-Skelly, Ollie Watkins dhe James Trafford që nuk janë përfshirë këtë herë. Në skuadër janë rikthyer gjithashtu Phil Foden, Adam Wharton dhe Nick Pope.
    Megjithatë formën e shkëlqyer të tij, Danny Welbeck nuk është përfshirë në listë, edhe pse ka shënuar 6 gola në 10 ndeshje me Brighton këtë sezon. Kështu, Harry Kane mbetet e vetmja alternativë natyrale si numër 9 në skuadër.
    Këto ndeshje do të jenë edhe grumbullimi i fundit i Anglisë para fazës përgatitore të Botërorit që zhvillohet vitin e ardhshëm.

  • Allegri kalon testin e parë te Milani, ëndërrohet titulli

    Allegri kalon testin e parë te Milani, ëndërrohet titulli

    Max Allegri ka kaluar me sukses një periudhë të vështirë te Milani, pavarësisht mungesave të shumta në skuadër.
    Në gjashtë ndeshjet e fundit, kuqezinjtë kanë marrë tre fitore në shtëpi ndaj Napolit, Fiorentinës dhe Romës, dy barazime në transfertë ndaj Juventusit dhe Atalantës, si dhe një barazim ndaj Pisas.
    Me 12 pikë të grumbulluara nga 18 të mundshme, Milani qëndron në vendin e dytë të klasifikimit, vetëm një pikë larg Napolit kryesues.
    Trajneri toskan ka arritur të ruajë ekuilibrin dhe të përfitojë nga çdo moment, ndonëse ka patur mungesa si Pulisic, Rabiot, Loftus-Cheek, Tomori, Nkunku dhe Gimenez. Tani që disa prej tyre po rikthehen, Allegri mund të ketë më shumë hapësirë për rotacione dhe lojë më të hapur.
    Ndeshja e ardhshme ndaj Interit do të jetë testi kryesor për të përcaktuar nëse Milani mund të luftojë për titull apo thjesht për një vend në Champions. Presidenti Scaroni e përkufizoi këtë skuadër si “një Milan për zemra të forta”, duke nënvizuar karakterin e fortë të ekipit.

  • Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Ardian Nuhiu: E njoh Tiranën, të kthejmë besimin te grupi

    Trajneri i ri i Tiranës Ardian Nuhiu foli për herë të para para mediave sportive në atë që konsiderohet prag sfidë e skuadrës së tij. Tirana përballet nesër për javën e 10-të Abissnet Superiore ose e e para e fazës së dytë.

    Nuhiu:

    Vetëm 3 ditë stërvitje…

     “Dua të falenderoj presidentin dhe drejtuesit për besimin e dhënë. Jam i vetdijshëm për ecurinë e skuadrën, e kam marrë me shumë përgjegjësi. Skuadra gjithandej ka shumë tifozë dhe jam i motivuar jashtëzakonisht shumë, që ta udhëheq këtë skuadrën dhe ta rikthej drejt fitoreve sepse mendoj që meriton kjo skuadër. Janë pak ditë realisht, pa kërkuar justifikime, jemi munduar të analizojmë skuadrën e Ballshit. Është skuadër që lufton shumë, por gjithashtu del shumë shpejt në tranzicion apo kundërsulm. Jemi munduar të përcjellim sa më shumë informacione te grupi dhe gjithashtu të japim një plan, për të shkuar drejt portës së kundërshtarit, që të fitojmë takimin.

    Sa të vështirë e keni pasur që nuk e njihni skuadrën? 

    E njoh shumë mirë skuadrën sepse kam përcjellur kampionatin shqiptar. Kam analizuar skuadrën dhe kualitetin e grupit. Jo rastësisht e kam marrë skuadrën, kam besuar fort te çunat. Mendoj që klasifikimi nuk përcakton kualitetin që kanë ata. Gjëja e parë që më intereson te grupi, të kthejmë besimin dhe shpirtin e fitoreve te kjo skuadër.

    Cili është objektivi? 

    Objektivi në radhë të parë është të kthej besimin te grupi, të stabilizoj skuadrën dhe të fus atë mënyrën apo filozofinë si dua të luaj unë me këtë skuadër. Kam besim të plotë te kualiteti i grupit. Nuk e them që do të jetë e lehtë sepse futbolli vërtetë do kohë, por do mundohemi unë bashkë me stafin tim në mënyra të ndryshme, sa më të shpejta, që të fusim filozofinë si dua të luaj unë.

    Si është gjendja e skuadrës? 

    Në fakt në këto tre ditë jemi munduar të punojmë në aspektin psikologjik më tepër, që t’i kthejmë ata të besojnë. Besoj fuqishëm se ata nesër do bëjnë paraqitje shumë të mirë, me shumë përkushtim dhe ta fitojmë takimin, që dalëngadalë të nisemi drejt qëllimit apo objektivit tonë.

    Çfarë keni ndryshe nga dy trajnerët e mëparshëm? 

    Dua të falenderoj dy trajnerët sepse skuadra sipas statistikave apo “GPS” e pashë që skuadra është e përgatitur mirë. Kjo më bën të besoj edhe më shumë, që janë të gatshëm në aspektin fizik të luftojnë. Thjesht do mundohemi që të fus filozofinë time, me grupin që kemi, apo duke u munduar që secilit futbollist t’i marrim më të mirën, t’i shërbejë skuadrës që ta kthejmë dalëngadalë aty ku duan ta shikojnë tifozët tonë. Kam besim të plotë që do ta arrijmë.

    Pika më e fortë dhe më e dobët? 

    Do shikoj nga ai momenti që mora skuadrën. Nga ndeshja e nesërme do analizoj çdo grup. Padiskutim që aty ku kam menduar që ka çaluar skuadra, jam munduar që këto 2-3 ditë të përmirësojmë gjërat. Nuk kam shkopin magjik që të përmirësoj për 2-3 ditë, por besoj në vazhdimësi, me shumë profesionalizëm dhe displinë e passion, do e bëj këtë punë për ta çuar skuadrën aty ku mendoj se e meriton.

    Debutimi me Bylisin? 

    Futbolli nuk njeh kundërshtar të dobët, ne duhet të bëjmë maksimumin në ndeshjen e nesërme. Shumë përkushtim nga secili futbollist, maksimumi nga të gjithë. Duhet ta duam të gjithë fitoren, dhe nëse arrijmë ta duam dhe ta luftojmë, ta besojmë fuqishëm të gjithë, atëherë besoj që do ta arrijmë.

    Keni marrë një premtim? 

    Padiskutim që trajnerin e mban rezultati, besoj fuqishëm që ta arrijmë. Nuk e mendoj në asnjë moment dështimin, mendoj gjëra pozitive dhe besoj fuqishëm që do e arrijmë.

    Keni mesazh për tifozët? 

    Patjetër, unë dua që ata të vijnë të na mbështesin. Nuk kanë munguar në asnjë stadium sepse i kam ndjekur. Në këtë moment ata i duhen shumë skuadrës, futbollistëve. Ejani na mbështesni sepse besoj që kjo skuadër do i bëjë krenarë, siç ata e meritojnë”.

    Vazhdo leximin