Tag: skrapar

  • Rama poston foton e dy turistëve nga Kanionet e Osumit në Skrapar

    Rama poston foton e dy turistëve nga Kanionet e Osumit në Skrapar

    Sezoni turistik ka filluar dhe Kanionet e Osumit janë përherë të lakmuar për t’u vizituar. Ato janë shndërruar tashmë në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer edhe për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.
    Kryeministri Edi Rama ka postuar foton e dy turistëve duke shijuar bukuritë e natyrës në Kanionet e Osumit në Skrapar. Guidat e qarkut të Beratit tashmë janë përshtatur me kërkesat e turistëve të huaj dhe po e kthejnë natyrën e Kanioneve në një paketë të plotë turistike.

    Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanioneve të Osumit, rreth 13 kilometra të gjatë, nga 4 deri në 35 metra të gjerë, 70-80 metra të thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.

  • Përfundon numërimi në Poliçan dhe Skrapar, triumfon PS në të dyja bashkitë

    Përfundon numërimi në Poliçan dhe Skrapar, triumfon PS në të dyja bashkitë

    Foto ilustruese

    SKRAPAR- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkitë e Poliçanit dhe Skraparit në qarkun e Beratit. Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Poliçan ka fituar PS me 3,127 vota. Forcë e dytë renditet PD-ASHM me 981 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 372 vota.
    Po ashtu edhe në Skrapar, në 23 qendra votimi ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 3614 vota. E dyta renditet PD me 1588 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 120 vota./ZËRI

  • Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

    Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar, kryeson PS

    Procesi i numërimit në Bashkinë Skrapar ka përfunduar.
    Si në shumë qarqe të vendit, edhe në Skrapar ka kryesuar Partia Socialiste.
    Kjo e fundit ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota, raporton gazetarja Anila Sefa.
    Në hartën e qarkut Berat, nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë.
    Ndërkohë që numërimi vazhdon, Partia Socialiste në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 59.86%, ndërsa Partia Demokratike 29.39%.

  • Skrapar/ Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota ka marrë PS dhe PD

    Skrapar/ Numërohen 19 nga 23 QV, ja sa vota ka marrë PS dhe PD

    Në Bashkinë Skrapar, janë përfunduar numërimet në 19 nga 23 kutitë e votimit.
    Deri në këtë moment, Partia Socialiste, ka siguruar 2,935 vota, ndërsa Partia Demokratike, ka grumbulluar 1,373 vota.

    Procesi i numërimit vijon ende për dy kuti të tjera.
    Skrapar
    PD – 1373
    PS – 2935.
    Ne proces numërimi 2 kuti.

  • Nis numërimi i votave në qarkun e Beratit, numërohet kutia e parë në Skrapar, dominon PD

    Nis numërimi i votave në qarkun e Beratit, numërohet kutia e parë në Skrapar, dominon PD

    Kuçovë

    BERAT- Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Beratit. Ndërsa në Skrapar ka përfunduar numërimi i kutisë së parë, ku Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dalë e para. Më konkretish PD ka marrë 73 vota dhe PS 60 vota. Mësohet se po ashtu janë hapur kutitë e para në Kuçovë, ndërsa prezent është edhe drejtuesi politik i Beratit për Partinë Socialiste Ervin Demo./ZËRI
     

  • “Një ‘ufo’ zbriti në Çorovodë, u tha skrapalinjve të votojnë PS-në”, Meta i përgjigjet Ramës nga qelia: Ne jemi njësha, 5 është sa për të kaluar klasën

    “Një ‘ufo’ zbriti në Çorovodë, u tha skrapalinjve të votojnë PS-në”, Meta i përgjigjet Ramës nga qelia: Ne jemi njësha, 5 është sa për të kaluar klasën

    Kreu i PL, Ilir Meta ka komentuar nga burgu vizitën e kryeministrit Edi Rama në Skrapar.

    Meta e ka cilësuara kryeministrin “ufo” që kishte zbritur në Çorovodë dhe e akuzoi për premtime të pa mbajtura dhe mungesës të investimeve, duke përmendur rrugën Skrapar-Përmet dhe devijimin e rrugës së TAP-it që lidhte zonën me Korçën.
    “U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës. Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?
    Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë. U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën. Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.
    U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur  Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj. E falënderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1”, shkruan Meta nga burgu.

    Top Channel

  • Rama në Skrapar, Meta: Në sallë 80% ishin jabanxhij shëtitës. Skraparlinjtë janë njisha përgjithmonë

    Rama në Skrapar, Meta: Në sallë 80% ishin jabanxhij shëtitës. Skraparlinjtë janë njisha përgjithmonë

    Takimin e Ramës në Skrapar nuk e la pa e komentuar Ilir Meta. Edhe pse në burg, presidenti i Partisë së Lirisë, thotë se në sallën ku Rama mbajti takimin, 80% ishin jabanxhij shëtitës. Për të skraparlinjtë janë njisha përgjithmonë. ”Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar numrin 1”,-shkruan Meta.
    Postimi i plotë

    U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës. Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?
    Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën? Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.
    U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën. Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.
    U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj. E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.
    Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar numrin 1.

  • Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

    Takimi i Ramës në Skrapar, reagon Meta: Në sallë, 80% ishin jabanxhinj shëtitës

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas takimit elektoral të kryeministrit Edi Rama, ditën e sotme në Skrapar.Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Meta shprehet se në sallën ku kryeministri mbajti fjalën 80% ishin jabanxhinj shëtitës, dhe jo qytetarë vendas.
    Po ashtu, Meta renditi disa nga problematikat e zonës së Skraparit, për të cilat u shpreh se kreu i qeverisë nuk i citoi në takimin e sotëm.Në mbyllje të reagimit, Meta u shpreh optimist për zgjedhjet e 11 Majit dhe tha se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të fitojë tre deputetë në këtë qark.
    Reagimi i Ilir Metës:
    𝐒𝐤𝐫𝐚𝐩𝐚𝐫𝐥𝐢𝐧𝐣𝐭𝐞̈, 𝐩𝐚𝐭𝐫𝐢𝐨𝐭𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣𝐞̈𝐬𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈! 🇦🇱1️⃣
    U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në qytetin e Çorovodës, në një sallë ku 80% ishin jabanxhij shëtitës.
    Dëgjuam nga “ufo” se do t’i fuste në Europë, por nuk u tha asnjë fjalë, pse rruga Skrapar-Përmet ka mbetur në fshatin Rog dhe pse që nga viti 2017, “ufo”-ja nuk ka hedhur asnjë lopatë?
    Nuk dëgjuam asnjë fjalë nga “ufo”, pse devijoi rrugën e TAP-it që lidhte Skraparin me Korçën?
    Nuk u tha asnjë fjalë pse është shkretuar Skrapari këto 8 vite dhe pse fondet për blegtorinë dhe bujqësinë, përfshi edhe ato të BE-së përfunduan për inceneratorin fantazmë.
    U kërkoi të votojnë 5-ën, por skraparlinjtë jo vetëm janë njësha por e dinë shumë mirë se 5 është sa për të kaluar klasën.
    Edhe vetë “ufo”-ja kur fliste, teksa shikonte përballë jabanxhijtë, e ndjente se më 12 Maj duhet të mbajë fort Tikun dhe të shtrëngojë vet llastikun.
    U kërkoi ta votonin se do t’u jepte dy deputetë kur  Skrapari do të këtë 3 deputetë të sigurtë, Dr. Zija Ismailin, Lefter Maliqin dhe pa diskutim edhe Ilir Metaj.
    E falenderojmë që ka vendosur edhe një zonjë me origjinë nga Skrapari në lista të mbyllura, por edhe ajo kur të dëgjojë çuditë e “Ballkanit të Hapur” në shtator, vështirë të rrijë e kyçur në lista të mbyllura.
    Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar Numrin 1️⃣.
    ✅️🗳 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    ✅️🗳 VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

  • Rama me skrapalinjt, premton ndërtimin e aksit Berat-Skrapar në mandatin e katërt

    Rama me skrapalinjt, premton ndërtimin e aksit Berat-Skrapar në mandatin e katërt

    Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e sotme një takim me banorët e Skraparit. Në fjalën e tij, kryesocialisti u premtoi skraparllinjve ndërtimin e rrugës Berat-Skrapar në mandatin e katërt.Rama u shpreh se rruga do të jetë e përshkueshme për 30 minuta, ndërsa shtoi se vlera e tokave do të rritet dhe emigrantët do të kthehen në rrënjët e tyre.
    Gjithashtu, ai tha se me rrugën e re, do të rritet potenciali i turizmit në zonë.Rama: Shumë faleminderit me shumë respekt. Kam qenë këtu edhe më parë, por kjo sallë kaq e zjarrt më bind përfundimisht që Ervini kishte shumë të drejtë kur në listën e mbyllur vendosi një vajzë nga Skrapari.
    Dhe, nga një anë më vjen keq që na zuri shiu dhe jemi detyruar të jemi këtu dhe ka akoma shumë njerëz jashtë. Nga ana tjetër më vjen mirë sepse besoj se është oguri i bereqetit për mandatin e katërt.
    E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj shumë në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama në mandatin e katërt ka ardhur dhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë. Nga rruga erdha. Nuk është fort e lehtë ta bëjmë 30 minuta Beratin me Skraparin dhe njëkohësisht dhe paralelisht të bëjmë lidhjen e Beratit dhe Përmetin dhe me gjithë këto kanione dhe këto bukuri, të keni një destinacion të zhvilluar turistik.
    Jam i bindur që me gjitha zhvillimet e turizmit dhe potencialin që ka Skrapari, me fillimin e punës do shtohen vlerat e tokave, pasurive dhe menjëherë ata që kanë ikur, por janë shumë të lidhur… se ju skraparllinjtë ju gjen nga katër anët e vendit dhe botës, nuk e di sa jeni, por ama lidhjen me rrënjët e keni shumë të fortë dhe jam i bindur se shumëkush do të kthehet këtu.
     

  • Premtimi nga Rama: Ndërtojmë rrugën Berat-Skrapar, shtohet vlera e tokave dhe pasurive

    Premtimi nga Rama: Ndërtojmë rrugën Berat-Skrapar, shtohet vlera e tokave dhe pasurive

    Kreu i PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e  katërt për Skraparin qeveria do të bëjë, ku premtoi edhe rrugën Berat-Skrapar. Në fjalën e tij në takimin elektoral me qytetarët e Skraparit, Rama tha se ky nuk është premtim është pjesë e programit. ”E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë”,-tha Rama.
    Kreu i qeverisë u ndal edhe tek zhvillimi i turizmit në Skrapar. ”Jam i bindur që me të gjitha zhvillimet e turizmit dhe me gjithë potencial që ka Skrapari që me fillimin e punës për rrugën e re menjëherë do të shtohen vlerat e tokave e pasurive këtu dhe menjëherë dhe shumë nga ata që kanë ikur, por janë shumë të lidhur”, tha Rama duke shtuar se skraparllinjtë lidhjen me rrënjët këtu e kanë shumë të fortë.

    ”Paketa e maleve që e ne kemi miratuar në Parlament, një program i ri për mbështetjen e fshatit e atyre që duan të investojnë në shtëpinë e të parëve në tokat e të parëve është një program që i shkon më së miri kësaj zone. Prandaj me ndihmën e Ervin Demos, që tanimë do ta keni edhe deputetin tuaj në Parlament, me ndihmën e kryetarit të bashkisë Adritatik Mema, ne do të organizohemi që të bëjmë të mundur që ata të cilët duan të përfshihen në këtë program të kenë mundësi të informohen e të përfshihen”, tha Rama.