Rrëshqitje dherash janë regjistruar pasditen e sotme edhe pranë tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Delvinë – Kardhiq. Sipas informacioneve zyrtare, shërbimet policore të Sarandës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë në rrugë.
Në momentin e shkarjes nuk kishte qarkullim mjetesh, çka ka shmangur çdo rrezik të mundshëm për aksidente. Menjëherë pas vlerësimit të situatës, në vend ngjarje ka mbërritur edhe firma përgjegjëse për pastrimin e rrugës, e cila ka kryer heqjen e dherave dhe pastrimin e plotë të segmentit të prekur.
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme një shembje masive dherash dhe shkëmbinjsh bllokuan totalisht aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, dy muaj pas inaugurimit. Shembja ka ndodhur në afërsi të tuneleve duke e bërë këtë aks rrugor të pakalueshëm për automjetet.
Tag: skërficës
-

Rrëshqitje dherash edhe në hyrje të tunelit të Skërficës, ndërhyn policia dhe firma e pastrimit
-

VIDEO/ Shembet rruga buzë tunelit të Skërficës në Kardhiq, rrezik permanent për qytetarët
Një tjetër shkarje dheu ka ndodhë pranë tuneli të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvine.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet se në buzë të tunelit ka rrëshkitur një masiv dheu, duke bllokuar një korsi të rrugës nacionale.
Fatmirësisht nga kjo shkarje dheu nuk ka pasur dëmtime të makinave që e kanë asksesuar këtë aks rrugor.
-

Digjet makina në Tunelin e Skërficës
POLICIA E SHTETIT
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi D. B. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunelin e Skërficës
Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.
Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht.
Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.Top Channel
-

Pamje të frikshme nga tuneli i Skërficës, automjeti shpërthen në flakë
Një automjet është përfshirë nga flakët në tunelin e Skërficës në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur me shpejtësi shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra.
Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e zjarrit si dhe a ka persona të lënduar. -

Zjarr në malin e Skërficës, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Një vatër zjarri është raportuar sot në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë, me rrezik përhapjeje drejt Bashkisë Gjirokastër. Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren.
Sipas të dhënave më të fundit, zjarri vijon të jetë aktiv dhe në varësi të drejtimit të erës, mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit.
Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, MZSH Gjirokastër nuk ka mundur të ndërhyjë sot me mjete tokësore. Nesër, një grup prej 10 efektivësh zjarrfikës do të dërgohet në zonë për të vijuar përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërsa do të kërkohet edhe mbështetje nga forcat ushtarake për ndërhyrje tokësore.
Duke marrë parasysh vështirësinë e terrenit dhe rrezikun e lartë për përhapjen e zjarrit në sipërfaqet pyjore të mbrojtura, autoritetet e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri, për të shmangur dëmtime të parikuperueshme në zonën e mbrojtur. -

Zjarri në malin e Skërficës, rrezikohet të përhapet edhe në Gjirokastër. Kërkohet ndërhyrje nga ajri
Foto ilustruese
DELVINË- Një vatër zjarri është aktivizuar sërish në malin e Skërficës, në territorin e Bashkisë Delvinë. Zjarri ka rrezik që të përhapet edhe në Bashkinë e Gjirokastrës.
Ndaj edhe shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH) Gjirokastër ka njoftuar menjëherë kolegët e MZSH Delvinë, të cilët kanë nisur një grup zjarrfikësish për të ndërhyrë në terren. Për shkak të erës, zjarri mund të marrë përmasa më të mëdha, duke kërcënuar drejtpërdrejt pyllin e mbrojtur të Pikësit.
Për shkak të largësisë dhe terrenit të thepisur malor, atoritetet vendore e konsiderojnë të domosdoshme një ndërhyrje emergjente nga ajri. Ndërkohë që nesër në terren do të shkojë për ndihmë edhe një grup prej 10 efektivësh zjarrfikës, pa marrë parasysh ndihmën nga zjarrfikësit e zonave përrreth./ZËRI

