Tag: skenës

  • “Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare për disa dekada”/ Berisha nderon Margarita Xhepën: Një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë

    “Artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare për disa dekada”/ Berisha nderon Margarita Xhepën: Një nga artistet më të çmuara të Shqipërisë

    Konferencën për mediat, kryedemokrati Sali Berisha e nisi me një minutë heshtje në nder të aktores Margarita Xhepa, që u nda sot nga jeta.

    “Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes Xhepa, miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjitha artdashësve, pasi sot u nda nga jeta artistja më përfaqësuese e skenës shqiptare në disa dekada, Margarita Xhepa. Është një artiste e papësëritshme që shndriti në qindra role në skenën e teatrit dhe në filma, me një talent të rrallë, me një forcë intelekti të jashtëzakonshëm. Mbeti një nga artistet më të dashura, më të çmuara të Shqipërisë. E ndaj dhimbjen dhe zinë me familjen Xhepa, me të gjithë miqtë dhe të afërmit e të ndjerës, më të gjithë artdashësit që e kanë dashur, vlerësuar”.

    Top Channel

  • Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, Begaj: U shua ylli i skenës dhe ekranit shqiptar!

    Ndarja nga jeta e aktores Margarita Xhepa, Begaj: U shua ylli i skenës dhe ekranit shqiptar!

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.
    Përmes një mesazhi drejtuar familjes së saj, komunitetit të artistëve dhe mbarë shqiptarëve, të cilët e kanë admiruar divën e skenës dhe ekranit, Presidenti i Republikës vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por edhe rolin e saj në shoqëri.
    “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.
    Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
    Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook.
    Veç çmimeve dhe titujve në karrierën e saj artistike, aktorja Margarita Xhepa është “Nder i Kombit” dhe e nderuar me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

  • Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepës: Ylli i skenës dhe ekranit shqiptar u shua sot

    Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Margarita Xhepës: Ylli i skenës dhe ekranit shqiptar u shua sot

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.
    Përmes një mesazhi drejtuar familjes së saj, komunitetit të artistëve dhe mbarë shqiptarëve, të cilët e kanë admiruar divën e skenës dhe ekranit, Presidenti i Republikës vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri.Lexo edhe :Related Posts
    “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.

    Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
    Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, – shkruan Presidenti i Republikës në profilin e  tij zyrtar në facebook.
    Veç çmimeve dhe titujve në karrierën e saj artistike, aktorja Margarita Xhepa është “Nder i Kombit” dhe e nderuar me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”./vizionplus.tv

  • Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Begaj: Ylli i skenës spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës

    Ndarja nga jeta e Margarita Xhepës, Begaj: Ylli i skenës spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të aktores Margarita Xhepa.

    Përmes një mesazhi drejtuar familjes së saj, komunitetit të artistëve dhe mbarë shqiptarëve, të cilët e kanë admiruar divën e skenës dhe ekranit, Presidenti i Republikës vlerësoi figurën e Margarita Xhepës si artiste, si grua, si nënë, por dhe rolin e saj në shoqëri.
    “Me trishtim mësova se Margarita Xhepa, ylli i skenës dhe ekranit shqiptar, u shua sot. Me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.
    Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
    Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, shkruan Presidenti i Republikës në profilin e tij zyrtar në Facebook.
    Veç çmimeve dhe titujve në karrierën e saj artistike, aktorja Margarita Xhepa është “Nder i Kombit” dhe e nderuar me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.

    Top Channel