Tag: skenës

  • Ndërron jetë Shpat Kasapi

    Ndërron jetë Shpat Kasapi

    Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.
    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
    Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
    Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore.
    Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht.
    I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

  • E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

    E trishtë! Ndahet nga jeta këngëtari Shpat Kasapi

    Shpat Kasapi

    MAQEDONIA E VERIUT-Këngëtari shqiptar nga Tetova, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Media fqinje Alsat raporton se këngëtari ka pësuar një arrest kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali.
    Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore, që i dha shtysën e parë drejt skenës.
    Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej këngëtarëve të preferuar të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Kasapi, u bë i njohur dhe vulosi suksesin e tij me disa këngë që u kthyen hit, si ‘Valle Kosovare’ apo dhe ‘Axhamiu’.
    Shpat Kasapi ka qenë i martuar, por së fundmi po kalonte një ndarje, dhe ka lënë pas një fëmijë.

  • Andi Tepelena: Arti dhe kultura janë ende shumë larg një vullneti politik për ti bërë ato sektorë prioritarë

    Andi Tepelena: Arti dhe kultura janë ende shumë larg një vullneti politik për ti bërë ato sektorë prioritarë

    Puna për hartimin e Strategjisë së re Kombëtare për Kulturën 2026-2030 rikthen në vëmendje  problemet me të cilat përballet edhe Skena e Pavarur Kulturore në vend. Andi Tepelena bashkëthemelues dhe aktivist i Skenës së Pavarur Kulturore  thotë se arti dhe kultura janë ende shumë larg një vullneti politik për ti bërë ato sektorë prioritarë, ndërsa si përfaqësues të SPK-së ishin në takimin pak ditë më parë për Strategjinë e re Kombëtare të Kulturës edhe për të kërkuar çfarë ishte bërë me kërkesat e tyre. Në intervistën për gazetën “SOT” Andi Tepelena flet për vështirësitë që karakterizon sektorin e profesionistëve të kulturës, që prodhojnë jashtë sistemit shtetëror, por sipas tij duhet dhe rishikim  i ligjit nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, pasi është tejet i rënduar burokratikisht dhe jo funksional në praktikë. Andi Tepelena sjell sërish në vëmendje dhe çështjen e rikthimit të QKAK ( Qendra Kombëtare e Arteve dhe  Kulturës), që sipas tij duhej të funksionojë sipas modelit anglez të Këshillit Britanik të Arteve. Skena e Pavarur Kulturore në vend përballë problemeve  në fushën e artit dhe kulturës ka shprehur edhe më parë vërejtje për ligjin e artit. Në vitin 2018 erdhi dhe marrëveshja që u nënshkrua mes përfaqësuesve të SPK-së dhe atyre të Ministrisë së Kulturës, që synonte një bashkëpunim dhe përfshirjen jo vetëm për ligjin e ri të artit dhe kulturës, por edhe iniciativa të tjera, që preknin fushën e zbatimit ku operon skena e pavarur, e cila mbeti në letër.
    -Hartimi i Strategjisë Kombëtare të Kulturës 2026-2030 ishte në qendër të forumit të mbajtur këto ditë në mjediset e ish-Kinostudios dhe që bëri bashkë aktorë të fushës së artit dhe kulturës nga skena e pavarur, institucionet publike dhe partnerët ndërkombëtarë. Ju si bashkëthemelues dhe aktivist i Skenës së Pavarur Kulturore dhe të tjerë nga SPK ishit të pranishëm në këtë takim për punën me hartimin e Strategjisë së re Kombëtare të Kulturës 2026-2030. Çfarë mund na thoni mbi vështirësitë, që përballet sot skena e pavarur?
    Të ftuar në Forumin për Strategjinë Kombëtare të Kulturës, si aktivistë të Skenës së Pavarur Kulturore ngritëm shqetësimin për sfidat dhe vështirësitë, që karakterizon sektorin e  profesionistëve të kulturës, që prodhojnë jashtë sistemit shtetëror, por që përpiqet ti japë publikut një ofertë artistike kulturore të ndryshme dhe inovative nga ajo çka prodhon sektori shtetëror i artit dhe kulturës në Shqipëri. Një ofertë që synon të nxisë dhe plotësojë nevoja të konsumit kulturor alternative nga oferta shtetërore, por në të njëjtën kohë synon t’a bëjë artin dhe kulturën asetin më të rëndësishëm për ruajtjen dhe konsolidimin e identitetit kombëtar, forcimin e vlerave të demokracisë, nxitjen e aktivizmit, punësimin në sektorin e ekonomisë krijuese dhe bërjen e artit dhe kulturës faktor zhvillimi ekonomik, rritjen e kapaciteve dhe punësimin në industrinë krijuese dhe turizmin kulturor. E natyrisht në këto kohë sfidash të natyrës strukturore dhe financiare që përballet Skena e Pavarur Kulturore, ku arti dhe kultura janë ende shumë larg një vullneti politik për ti bërë ato sektorë prioritarë, ishim aty për të kërkuar çfarë ishte bërë me kërkesat tona për një paketë masash në gjendje të incentivojnë start upe dhe sipërmarrjen kulturore dhe të ulin barrën fiskale. Janë pak a shumë kërkesat, që i kemi parashtruar në Manifestin e Skenës së Pavarur Kulturore i konsultuar me grupe interesi, artistë, profesionistë e aktivistë të Skenës.
    -Në reagimet tuaja herë pas here si bashkëthemelues i Skenës së Pavarur Kulturore dhe aktivist, ju jeni shprehur dhe për Qendrën Kombëtare të Arteve dhe Kulturës. Sipas jush mbi çfarë modeli duhet të funksionojë kjo qendër?
    Në Forumin për Strategjinë Kombëtare të Kulturës krahas shqetësimeve që shpreha ne ngritëm sërish çështjen e rikthimit të QKAK ( Qendra Kombëtare e Arteve dhe  Kulturës) që do të funksiononte sipas modelit anglez të Këshillit Britanik të Arteve, dhe në thelb konsiston në një pavarësi të vlerësimit të projekteve artistike nga politikbërja, por që u mbyll në mënyrë arbitrare dhe anti kushtetuese nga ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.
    -Një nga kritikat tuaja më parë ka qenë dhe mungesa e konsultimeve me përfaqësues të Skenës së Pavarur Kulturore sa i takon hartimit të paketave fiskale që shoqërojnë buxhetet vjetore, ndërsa statusi i artistit vijon një kërkesë prej vitesh në drejtim të Ministrisë së Kulturës, çka kërkon dhe rishikim të ligjit aktual të artit. Ku i shikoni problematikat në ligj?
    Në kërkuam në bazë të ligjit mbi konsultimin publik, konsultime me Skenën e Pavarur në lidhje me prioritet dhe propozimet tona kur hartohen paketat fiskale, që shoqërojnë buxhetet vjetore.  Gjithashtu në këtë forum ngritëm sërish si shqetësim çështjen e “statusit të artistit”, që nuk ka tjetër si qëllim formalizmin e kategorive të artistëve të pavarur dhe profesionistëve freelance, që vazhdon të mbetet kaotik dhe i parregulluar me ligj. Dhe në këtë aspekt ka nevojë të rishikohet i gjithë ligji nr. 10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin dhe Kulturën”, i ndryshuar, i cili është tejet i rënduar burokratikisht dhe jo funksional në praktikë.
    -Ndërkohë që përballë asaj çfarë reklamojnë institucionet për muzetë në vend, për ju vijon të jetë ende një sektor i prapambetur. Kur shpreheni për reformim në këtë sektor, çfarë keni parasysh?
    Një reformim të plotë sektorit muzeal në Shqipëri, një sektor i prapambetur si në formë, dhe në përmbajtje, që nuk po përshtatet me metodologjinë e menaxhimit bashkëkohor të muzeve në rajon dhe Europë. E natyrisht mbështesim dhe shqetësimet e administratave të muzeumeve, që me të drejtë kërkojnë pavarësi të plotë financiare në përfitimin e të ardhurave nga biletat dhe aktivitete dytësore. Sot muzeumet janë një nga sektorët më të rëndësishëm të edukimit të brezave, por dhe turizmit, ndërkohë mbi toka dhe nëntoka në Shqipëri ndonëse ka një histori të jashtëzakonshme për nga vlerat autentike, muzetë tona, në shumicë dërrmuese, vijnë ende era myk komunizmi për nga infrastruktura dhe atraktiviteti dhe aftësia për të nxjerrë në pah këto vlera.
    -Financimi i artit dhe kulturës ka qenë një prej çështjeve, që si përfaqësues të Skenës Pavarur Kulturore apo dhe artistë të tjerë në institucionet e artit kanë shprehur vërejtje për kufizimet që vijnë nga mosfinancimi i duhur. Në këtë takim për Strategjinë Kombëtare për Kulturën 2026-2030, ku ishte i pranishëm dhe ministri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ju u shprehët se vendi jonë renditet i fundit në rajon sa i takon financimit të kulturës. Çfarë mund të thoni më shumë rreth financimit?
    Mbi të gjitha kërkuam atë që kemi kërkuar, që kur një grup profesionistësh dhe artistësh të pavarur krijoi Skenën e Pavarur Kulturore (SPK) në vitin 2013, financimin e kulturës në nivelin jo më pak 1 për qind në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërkohë sot diku tek 0,5-0.6 për qind i PBB-s, buxhet që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon dhe Europë. Por kjo natyrisht kërkon vizion dhe vullnet politik. Ne si profesionistë të Skenës do të bëjmë më të mirën tonë për përafrimin me standarted e Bashkimit Europian të parashikuar në kapitullin 26 që lidhet drejtpërdrejtë me artet dhe kulturën.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

    Komeditë më të bukura në Koko Fest 2025

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “KoKo FEST” mbushi sallën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, me tri shfaqjet e netëve të para, nga trupa e Teatrit të Korçës me “Një martesë, një divorc, një funeral”, nga trupa e Teatrit “Skampa” të Elbasanit, me “Çfarë pa kryeshërbëtorja?”, si dhe me shfaqjen “Vendi më i humbur në Shqipëri” të Teatrit të Durrësit, “Aleksandër Moisiu”.

    Për shtatë net radhazi “KoKo FEST” do të sjellë në Korçë komeditë më të bukura dhe emocionet më të veçanta të skenës.

    Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, është një ngjarje që sjell në skenë emra të njohur të humorit, artistë të talentuar dhe një atmosferë që ndërthur artin skenik me të qeshurën.

    Sipas kalendarit të paraqitur nga “Koko FEST”, sonte është radha e artistëve nga Kosova. Teatri Kombëtar i Prishtinës do të ngjisë në skenë, komedinë “Art”.

    “Koko FEST” nuk është vetëm një festival teatral komedie, është shtëpia ku takohen artistët e mëdhenj të skenës shqiptare, me artistët e rinj që premtojnë të ndërtojnë të ardhmen e artit.

    Gjatë shtatë netëve plot humor e reflektim, spektatori do të gjejë në hollin e teatrit një ekspozitë të veçantë me figura të rëndësishme të artit skenik, të sjella në telajo nga piktori i njohur Roland Karanxha, “Mjeshtër i Madh”. Piktori ka sjellë një galeri që ndërthur hijeshinë e skenës me fuqinë e penelit, duke i dhuruar festivalit dhe artdashësve emocione të bukura.

  • Drag queens, kafshë dhe muzika, çfarë ndodhi pas skenës në koncertin e Chappell Roan

    Drag queens, kafshë dhe muzika, çfarë ndodhi pas skenës në koncertin e Chappell Roan

    Këngëtarja 27-vjeçare Chappell Roan, e njohur për hitin “Pink Pony Club” dhe stilin e saj unik, surprizoi publikun dhe stafin gjatë performancës në festivalin Summer Sessions në Royal Highland Centre, Edinburg. Para shfaqjes, ajo krijoi një atmosferë të veçantë duke sjellë një mini-kopsht zoologjik prapa skenës, ku kishte një poni, dy lopë Highland, katër këlyshë labrador dhe dy dhi.
    Drag queen-i Shego Sinner, e cila shoqëroi Chappell në skenë së bashku me ish-anëtaren e Little Mix, Jade, përshkroi idenë si “të çmendur, por të mrekullueshme”. Në një video në Instagram, Shego tregoi se ishte e befasuar nga prania e kafshëve, duke shtuar se artistët u ndjenë të relaksuar dhe të gëzuar para se të dilnin në skenë.
    Shego, e cila po përballej me publikun e madh për herë të parë, rrëfeu nervozizmin e saj, por tha se emocionet u shuan sapo filloi performancën dhe u ndje shumë e mirëpritur nga audienca.
    Ndërsa në skenë Chappell është e fuqishme dhe e sigurt, pas skenës ajo ishte më e rezervuar dhe e turpshme, duke njohur emrat e të gjithë artistëve të tjerë. Këngëtarja, e cila identifikohet si lezbike dhe është aktive me mesazhe feministe në tekstet e saj, ka shkaktuar debat këtë vit me komentet për nënat e reja në moshën e saj.
    Ky mini-kopsht zoologjik ishte një mënyrë e veçantë për Chappell që të përballej me emocionet e skenës së madhe dhe të sillte diçka unike në performancën e saj në Skoci.

  • Kadri Roshi, ikona e skenës dhe kinematografisë shqiptare

    Kadri Roshi, ikona e skenës dhe kinematografisë shqiptare

    Kadri Roshi

    Më 6 shkurt të vitit 2007 u nda nga jeta figura e mirënjohur e skenës dhe ekranit shqiptar, Kadri Roshi.

    Ai lindi më 4 janar të vitit 1924 në Ballsh, në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vegjëli të trazuar, pasi humbi të ëmën teksa ishte 2 vjeç dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur vdiq edhe i ati.

    Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 u diplomua në Pragë. Me t’u kthyer në vendin e tij të origjinës, Roshi rimori ekzekutimin e roleve të para në logun e jetës artistike të vendit, Teatrin Kombëtar.

    Kadri Roshi mendohet të ketë interpretuar rreth 180 role në teatër dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e artdashësve një portret të pashlyeshëm.

    Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop, te kujdestari i “Lulëkuqe mbi mure”, si edhe nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në Rilindje, deri te plaku Mere i “Njeriu me top”.

    Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Ballë për ballë” dhe “Këshilltarët” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971), “I teti në bronz” (1970).

    Për kontributin e dhënë në artin shqiptar, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KADRI ROSHI: E MIRA NA MBULOHET NË VARR ME KOCKAT, E KEQJA MBAHET MEND!

  • 22 mijë pjesëmarrës në ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa poston fotot magjike

    22 mijë pjesëmarrës në ”Sunny Hill Festival”, Dua Lipa poston fotot magjike

    Showbiz E Shtunë, 2 Gusht 2025 21:50
    Mijëra njerëz e mbushën hapësirën e Sunny Hill Festival gjatë koncertit të mbrëmshëm në Prishtinë, në një nga netët më të zjarrta të këtij edicioni. Energjia, dritat, muzika dhe emrat e mëdhenj të skenës krijuan një atmosferë unike që do të mbahet mend gjatë nga të gjithë ata që ishin të pranishëm.
    Rreth 22,000-25,000 persona morën pjesë në koncertin e mbrëmshëm të Sunny Hill Festival.

    Përllogaritja është bërë duke marrë në konsideratë përmasat e hapësirës së mbushur, dendësinë ekstreme të turmës afër skenës dhe strukturat përreth, përmes metodologjive që përdoren gjerësisht në analiza të ngjarjeve masive në nivel ndërkombëtar.

    Ky vlerësim konfirmon interesimin e jashtëzakonshëm që publiku vendor dhe ai ndërkombëtar ka për Sunny Hill Festival, i cili tashmë është bërë një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në Evropën Juglindore.

  • Ndarja nga jeta e Bungos, Rama zemërthyer: Lamtumirë miku im, prehu në paqe!

    Ndarja nga jeta e Bungos, Rama zemërthyer: Lamtumirë miku im, prehu në paqe!

    Pas lajmit per vdekjen e regjisorit te njohur, ka ardhur edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.
    “Lamtumirë miku im Leka Bungo” – shkruan Rama në instagram.
    Leka Bungo ka qenë një nga emrat më të rëndësishëm të skenës në Shqipëri si regjisor, skenarist dhe aktor, duke i lënë vendit një trashëgimi të larmishme artistike në fushën e humorit dhe të skenës shqiptare.
    Leka Bungo ka kryer shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më pas një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve. Punoi për një kohë si regjisor në teatrin “Bylis” të Fierit.
    Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin më të theksuar.

  • “Magjia e skenës fierake”/ Regjisori i njohur Pëllumb Kulla i bën homazh skenës së teatrit “Bylis”

    “Magjia e skenës fierake”/ Regjisori i njohur Pëllumb Kulla i bën homazh skenës së teatrit “Bylis”

    Dramaturgu dhe regjisori i njohur Pëllumb Kulla solli në skenën e Teatrit “Bylis” i bëri homazh trashëgimisë teatrore të Fierit.

    Vënia në skenë e shfaqjes “Magjia e skenës fierake”, solli emocione të forta falë interpretimit mjeshtëror të aktorëve fierakë si Astrit Hasani, Dritan Boriçi, Miola Sitaj e të tjerë.
    Këngët, vallet dhe momentet dedikuar artistëve që nuk janë më, e bënë këtë shfaqje një përjetim të paharrueshëm.
    Shfaqja nuk mungoi të përçojë edhe mesazhe të forta sociale dhe politike, duke goditur me satirë therëse fenomenet negative të pas viteve ’90 në vendin tonë.
    “Pëllumb Kulla vijon të mbetet një shkollë e vërtetë e artit shqiptar dhe një fat për Fierin.”, shprehet aktori Luftar Paja.
    “E prita me kënaqësi ftesën. Kjo është një shfaqje nga e cila kam mësuar shumë”, tha Leonard Bombaj, udhëheqësi ekzekutiv i shfaqjes.
    Nën drejtimin artistik të Gëzim Kames, publiku artdashës fierak përjetoi një natë të jashtëzakonshme, ku një ansambël i tërë artistik risolli në kujtesë një epokë të artë të teatrit fierak, me Pëllumb Kullën në krye.

    Top Channel

  • Taulanda Jupi kujton Margarita Xhepën: Një simbol i përkushtimit artistik

    Taulanda Jupi kujton Margarita Xhepën: Një simbol i përkushtimit artistik

    Pusho në paqe, zonjë e paqtë e skenës shqiptare. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë” – me këto fjalë, kandidatja për deputete Taulanda Jupi i dha lamtumirën aktores legjendare Margarita Xhepa.
    Në statusin në facebook, Jupi vlerësoi rolin e Xhepës si një urë frymëzuese mes brezave dhe një figurë që mishëronte dinjitetin në art. Ajo e quajti Xhepën “një nga zërat më të hijshëm të artit tonë skenik e kinematografik”. Ky mesazh i qartë dhe prekës është një thirrje për ta mbrojtur e nderuar trashëgiminë kulturore të vendit – jo vetëm me fjalë, por me vepra.
    Postimi i plotë:
    Lamtumirë, zonjë e skenës dhe shpirtit shqiptarSot Shqipëria humbi një nga zërat më të hijshëm të artit tonë skenik e kinematografik. Margarita Xhepa nuk ishte vetëm një aktore. Ajo ishte një simbol i përkushtimit artistik, një frymëzim për breza të tërë dhe një ikonë që e mbajti gjallë shpirtin e skenës shqiptare.
    Me një prani të rrallë në skenë dhe në ekran, ajo i dha jetë roleve që do të mbeten të paharruara në kujtesën tonë kolektive. Me dinjitetin, thjeshtësinë dhe fuqinë e saj shpirtërore, Margarita Xhepa u bë një urë midis brezave dhe një shembull për të gjithë ne që besojmë në aftësinë e artit për të formësuar shoqërinë.
    Në këtë ditë zie për kulturën shqiptare, shpreh mirënjohjen më të thellë për gjithçka që ajo i dha vendit tonë dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj.
    Pusho në paqe, zonjë e paqtë e skenës shqiptare. Trashëgimia jote do të jetojë përgjithmonë.