Tag: skenën

  • “Testamenti i ri” dhe “Kërkohet një tenor” këtë shtator në skenën teatrore

    “Testamenti i ri” dhe “Kërkohet një tenor” këtë shtator në skenën teatrore

    Shtatori sjell dy komedi, që do të shfaqen për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. “Testamenti i ri” me regji nga Violeta Trebicka  do të jetë në skenë në datat 10,11, 12 dhe 13 shtator dhe më tej është komedia  “Kërkohet një tenor” me regji nga Armand Bora në datat 18, 19, 20 dhe 21 shtator, ndërsa vijon edhe në datat 25, 26, 27 dhe 28 shtator. “Testamenti i ri” që shënoi më parë premierën në skenën e teatrit “Bylis” rikthehet këtë shtator në skenën e TK-së te “ArTurbina” në Tiranë. Historia e një testamenti të harruar shërben si pretekst për të zbuluar problemet e thella në çift. Një martesë e bazuar në shtirje, keqkuptime, gënjeshtra dhe tradhti. Pas situatave sa komike aq edhe njerëzore lind pyetja: Kur dy njerëz nuk duhen më, a duhet të jetojnë së bashku?!
    Vepra e autorit Sacha Guttry në skenën e Teatrit Kombëtar vjen me interpretimin e aktorëve Alfred Trebicka, Vasjan Lami, Violeta Trebicka Albana Kocaj, Igli Fusha, Mateo Dervishaj, Sofi Kotepano. As.regjisor Enerest Dalipaj, skenografia e kostumografia Desantila Lika, muzika Ronaldo Bulku. Shtatori sjell në skenë edhe komedinë “Kërkohet një tenor” nga Ken Ludwig me regji nga Armand Bora. Komedia “Kërkohet një tenor” është një bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1934 në një suitë hoteli, ku një sërë ngatërresash, keqkuptimesh dhe situatash komike lindin nga ardhja e një tenori të famshëm italian. Në role janë Helidon Fino, Pjerin Vlashi, Genti Deçka, Ilirda Bejleri, Elia Zaharia, Flaura Kureta, Niada Saliasi dhe Fritz Selmani.

  • Bebe Rexha feston 36-vjetorin, një karrierë plot suksese në skenën botërore

    Bebe Rexha feston 36-vjetorin, një karrierë plot suksese në skenën botërore

    Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka festuar sot ditëlindjen e saj të 36-të. Artistja që ka rrëmbyer zemrat e miliona adhuruesve në mbarë botën, vjen pas një viti të mbushur me koncerte, projekte muzikore dhe arritje të rëndësishme në jetën profesionale dhe private.

    Rrugëtimi i Rexhës në muzikë nisi me pop dhe muzikë alternative, por hapi i madh erdhi në vitin 2013 kur ajo ishte bashkëautore e hitit të famshëm “The Monster” të interpretuar nga Eminem dhe Rihanna – një sukses që i hapi dyert drejt njohjes globale.

    Që atëherë, Bebe ka sjellë një sërë këngësh që kanë pushtuar listat botërore. Një ndër to është superhiti “Meant to Be”, i cili arriti majat e Billboard Hot 100, duke u bërë një ndër këngët më të dëgjuara dhe të suksesshme të karrierës së saj.

    Me një stil unik, vokal të fuqishëm dhe bashkëpunime me emra të mëdhenj të muzikës, Bebe Rexha mbetet një ndër artistet më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare në skenën ndërkombëtare./KultPlus.com

  • “Meloditë e Mesdheut” në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

    “Meloditë e Mesdheut” në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit

    Një mbrëmje magjike pritet të jetë ajo e 5 gushtit, kur në Amfiteatrin Antik të Durrësit do të zhvillohet koncerti “Meloditë e Mesdheut”.

    Sopranoja e mirënjohur, Inva Mula, prezantoi në rrjetet sociale, këtë aktivitet si një udhëtim muzikor i ndjeshëm dhe i fuqishëm, që vjen në një skenë historike.

    Koncerti ka në program këngët e meloditë më të bukura të pellgut të Mesdheut. Koncerti “Meloditë e Mesdheut” do të sjellin në skenën e lashtë, duon Ekland & Redi Hasa, si dhe Korin e Fëmijëve “Okarina”  të cilët vijnë nga Prishtina e që do t’i japin kësaj performance një atmosferë magjike. Edhe krybashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ftoi të mos e humbisni këtë event të veçantë që bashkon artin, kulturën dhe emocionin.

    Sopranoja Inva Mula vjen me këtë koncert pas MIK Fest në Korçë, ku u zhvillua edicioni i tij i tetë./atsh/KultPlus.com

  • Rita Ora shpërndan intervistën e Fatboy Slim në Kosovë dhe i uron sukses për performancën: Mirësevjen në vendlindjen time mik

    Rita Ora shpërndan intervistën e Fatboy Slim në Kosovë dhe i uron sukses për performancën: Mirësevjen në vendlindjen time mik

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen dhe urimet e saj për DJ-in legjendar Fatboy Slim, i cili të premten mbrëma elektrizoi skenën e ‘Sunny Hill Festival’ në Prishtinë me një performancë energjike dhe plot ritëm.

    Përmes një postimi në InstaStory, Rita ka rishpërndarë intervistën që Fatboy Slim realizoi për Telegrafin pak pas mbërritjes në Kosovë, ku të tjera foli edhe për bashkëpunimin shumë të suksesshëm me vetë këngëtaren shqiptare në projektin “Praising You”.

    Në postimin e saj, Rita shkroi: “Mirësevjen në vendlindjen time, mik! Shko dhe lëvdoji me setin tënd të mrekullueshëm”.

    Ky gjest i Ritës u prit me shumë pozitivitet nga fansat, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e saj të fortë emocionale me Kosovën dhe mbështetjen që u jep artistëve që vizitojnë vendin.

    Fatboy Slim, i njohur për setet e tij të fuqishme dhe stilin e tij unik në muzikën elektronike, pati një performancë të jashtëzakonshme në natën e parë të festivalit, duke e kthyer skenën në një festë të vërtetë për publikun e zjarrtë të Prishtinës.

    Ky moment shënoi një tjetër kapitull të bukur në historinë e “Sunny Hill”, ku përmes muzikës dhe solidaritetit artistik, yjet e mëdhenj ndërkombëtarë po sjellin më afër vendlindjen e Ritës me skenën botërore.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BËHET E DITUR NGA SUNNY HILL/ KËTA JANË YJET QË DO “TA PUSHTOJNË” PRISHTINËN

  • ‘You lived a movie’: Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

    ‘You lived a movie’: Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

    Faqja zyrtare e Sunny Hill ka ndarë një moment epik pas performancës së Dua Lipës në Prishtinë, duke e përshkruar koncertin si një përvojë të paharrueshme.

    Me fjalët “YOU LIVED A MOVIE”, postimi shpreh emocionin dhe madhështinë e mbrëmjes ku artistja jonë ndërkombëtare ndezi skenën në një rikthim të jashtëzakonshëm në vendlindje. Me falënderime për magjinë që solli në shtëpi dhe për historinë që shkroi sërish, Sunny Hill e shpall natën e 1 gushtit 2025, një moment që do të kujtohet gjatë në zemrat e publikut dhe të gjithë Kosovës./KultPlus.com

  • Ja çfarë pritet sonte në Sunny Hill Festival: Ritëm, yje dhe spektakël!

    Ja çfarë pritet sonte në Sunny Hill Festival: Ritëm, yje dhe spektakël!

    Prishtina sot kthehet në kryeqendrën e muzikës me nisjen zyrtare të edicionit të radhës të Sunny Hill Festival. Mijëra vizitorë pritet të mbushin hapësirat e Bërnicës, ku ylli botëror Dua Lipa do të rikthehet në skenën e vendlindjes për një performancë që pritet të kulmojë natën.

    Në paralel, në skenën “C4”, legjenda e muzikës elektronike Fatboy Slim do të sjellë një set të fuqishëm që premton energji të pakufishme deri në orët e para të mëngjesit, shkruan KultPlus.

    Festivalit do t’i hapet rruga nga ora 14:00 me DJ-të lokalë Zwada dhe Sahati në skenën “the NEXT”, ndërsa pjesa tjetër e mbrëmjes do të vijojë me emra të njohur si Deezy, Art Lokaj & TNM, Kida, Sienna Spiro, Cil, Edis dhe Tayna.

    Kulmi i natës do të jetë performanca e shumëpritur e Dua Lipës, e cila do të ngjitet në skenën kryesore rreth orës 22:00.

    Pas mesnate, festa zhvendoset në “C4 Stage”, ku Skream, Bookie, Edgar Kerri dhe vetë Fatboy Slim do të mbajnë publikun zgjuar deri në orën 05:00.

    Sunny Hill rikthen emocionin, ritmin dhe atmosferën unike që e ka bërë një nga festivalet më të rëndësishme në rajon, duke konfirmuar edhe njëherë se vera në Prishtinë nuk ka kuptim pa të./KultPlus.com

  • 25 korrik 1975, premiera historike e ‘A Chorus Line’

    25 korrik 1975, premiera historike e ‘A Chorus Line’

    Më 25 korrik 1975, pikërisht 50 vite më parë, u ngjit për herë të parë në skenën e Broadway në Teatrin Shubert një nga produksionet më revolucionare dhe të dashura të teatrit muzikor, “A Chorus Line”.

    Me regji nga Michael Bennett dhe koreografi të bashkëndarë mes tij dhe Bob Avian, kjo vepër solli një frymë të re në skenën amerikane, duke zhvendosur vëmendjen nga yjet tradicionalë drejt jetëve, ëndrrave dhe pasigurive të vetë interpretuesve të ansamblit, balerinëve që zakonisht qëndronin në sfond.

    E zhvilluar fillimisht përmes një serie punëtorish të mbajtura me vetë aktorët, muzikali u dallua për strukturën intime, rrëfimin autobiografik dhe qasjen inovative ndaj narrativës skenike. Rezultati ishte një sukses i menjëhershëm, një hit kritik dhe komercial që do të mbante rekordin si produksioni më jetëgjatë i Broadway për shumë vite me radhë, përcjellë KultPlus.

    “A Chorus Line” u nominua për 12 çmime Tony dhe fitoi 9 prej tyre, duke përfshirë ato për Muzikalin më të Mirë, Regjinë më të Mirë dhe Koreografinë më të Mirë. Përveç kësaj, në vitin 1976 fitoi edhe një nga çmimet më prestigjioze të letërsisë dramatike amerikane: Çmimin Pulitzer.

    Sot, një gjysmë shekulli më vonë, “A Chorus Line” mbetet një vepër që frymëzon breza të tërë artistësh, një himn për pasionin, përpjekjen dhe shpirtin e atyre që jetën ia kushtojnë artit skenik./KultPlus.com

  • VIDEO+EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin

    VIDEO+EMRI/ Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari në Shëngjin

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin.
    Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci.
    32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.
    Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.

  • Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari

    Po punonte në skenën ku do të mbahej koncerti, dalin pamjet nga vendi ku humbi jetën 32-vjeçari

    Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shëngjin. Mësohet se i riu po punonte me skenën ku do të mbahet një koncert në shëtitoren e Shëngjinit pranë bustit “Willson”. Viktima është identifikuar si Zef Lorenci.
    32-vjeçari ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela. Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket skena e rrethuar me shirit.

  • Tjetër tragjedi në Tomorrowland! Pas zjarrit që përfshiu skenën, një grua kanadeze humb jetën gjatë festivalit

    Tjetër tragjedi në Tomorrowland! Pas zjarrit që përfshiu skenën, një grua kanadeze humb jetën gjatë festivalit

    Një grua kanadeze, 35 vjeçe, humbi jetën pak orë pasi nisi festivali i muzikës elektronike Tomorrowland, në qytetin Boom pranë Antwerpës, Belgjikë. Ajo ishte pjesë e dhjetëra mijëra të pranishmëve që morën pjesë në natën e hapjes.

    Zyra e prokurorit në Antwerp konfirmoi se po heton vdekjen e gruas, e cila u dërgua menjëherë në spital pasi u ndje keq gjatë festivalit. Fatkeqësisht, ajo ndërroi jetë në spital. Autoritetet nuk kanë zbuluar ende shkakun e vdekjes dhe hetimet vazhdojnë.
    Debby Wilmsen, zëdhënëse e festivalit, tha për mediat: “Ajo mori ndihmën e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Universitar të Antwerpës. Më vonë morëm lajmin e trishtë për ndarjen e saj nga jeta. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e saj. Prokuroria e Antwerp-it po heton rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe do të japë informacion shtesë sapo të ketë rezultate.”
    Festivali Tomorrowland u godit rëndë vetëm dy ditë para nisjes nga një zjarr i fuqishëm që shkatërroi skenën kryesore tematike të ngjarjes, e ndërtuar me shumë kujdes dhe kreativitet, me një koncept të veçantë të akullit. Pamjet dramatike treguan një shtëpizë e flakëve të mëdha dhe tym të dendur që mbuloi zonën.
    Megjithatë, organizatorët ishin të vendosur që festivali të vazhdonte edhe pa skenën kryesore, duke përballuar sfidën me vendosmëri dhe duke garantuar një përvojë të paharrueshme për rreth 400,000 vizitorë që priteshin gjatë fundjavës dhe javës në vijim.
    Skena e shkatërruar ishte planifikuar të presë emra të mëdhenj si David Guetta dhe Swedish House Mafia, por zjarri nuk e ndali entuziazmin e mijëra fansave që u mblodhën për të nisur festimet, edhe pse ceremonia e hapjes u vonua pak për shkak të pasojave të zjarrit.

    Top Channel