Tag: skenën

  • Eva Golemi rikthehet në skenë/ Pas incidentit me rrëzimin gjatë interpretimit të “La Traviata”, sopranoja: Jam më e fortë

    Eva Golemi rikthehet në skenë/ Pas incidentit me rrëzimin gjatë interpretimit të “La Traviata”, sopranoja: Jam më e fortë

    Një muaj pas incidentit në skenën finale të operas “La Traviata”, që e detyroi të ndërpriste punën për t’u rikuperuar plotësisht, sopranoja Eva Golemi është rikthyer në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

    “E rëndësishme është që ndihem mirë, hera hera kur është moti i keq kam dhimbje sepse pësova një shembje të madhe. Por, rëndësi ka që kur bie të ngrihesh akoma më i fortë. Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi brenda dhe jashtë vendit, të cilët më kanë dhënë një suport të madh”, u shpreh Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.
    Sopranoja e parë e Operas ka nisur provat për “Il Trovatore”, pjesë e triologjisë popullore verdiane, së bashku me “La Traviata” e “Rigoletto”, që do të shfaqet për publikun në fillim të dhjetorit.
    Mw tej ajo shtoi “Është një nga ato rolet që nuk e kam luajtur shpesh, jo si Traviatta-n që e kam luajtur 76 herë apo ‘Tosca’, por mendoj se do të dalë shumë mirë dhe do të mirëpritet nga publiku”.
    Këtë herë, Golemi do të interpretojë krah tenorit të madh Josif Gjipali, që rikthehet në skenën e TKOB.
    Eva Golemi – soprano e parë, TKOB – Për mua është e veçantë, pasi është rikthimi i tenorit Josif Gjipali në skenën e TKOB-së, i cili do të luajë Manrikon dhe për këtë jam shumë e kënaqur dhe shumë e lumtur sepse me Josifin kam luajtur një dekadë më parë te ‘Traviatta’.
    Në një intervistë mes nostalgjisë dhe emocioneve për qindra rolet që ka sjellë në skenë, Golemi tregon personazhin e preferuar, ku gjen veten më shumë se çdo operë tjetër.
    “Violeta është rol që kam luajtur më shumë, por Tosca është ajo që kam në zemër, është roli që më përfaqëson ashtu siç jam edhe në jetë”, tha më tej Golemi.
    Pas 3 dekadave në teatrin që për të është bërë shtëpia e dytë, këngëtarja lirike shpreh dëshirën për t’i dhënë jetë disa kryeveprave të tjera botërore.
    “Do doja Medean, do doja Don Carlon dhe Otellon. Janë personazhe që do të doja t’i luaja, shpresoj që të vihen në Teatrin e Operës dhe Baletit”, përfundon Eva Golemi, soprano e parë, TKOB.
    Me karrierën që e nisi që në bankat e shkollës, kur studionte në Akademinë e Arteve, Eva Golemi i ka dhënë frymë protagonisteve të operave më të njohura nga muzika e epokës barok te ajo bashkohore.

    Top Channel

  • Baleti romantik “La Sylphide”, që sjell atmosferën skoceze në nëntor në skenë

    Baleti romantik “La Sylphide”, që sjell atmosferën skoceze në nëntor në skenë

    Nga Julia Vrapi
    Baleti “La Sylphide” këtë nëntor do të shfaqet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Një nga baletet më romantikë të të gjitha kohëve për tre mbrëmje me radhë do të jetë në skenën e TKOB, ndërkohë që trupa jonë e baletit po vijon provat për shfaqjen. Baleti romantik që sjell atmosferën skoceze do të jetë në skenën  e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në datat 3, 4 dhe 5 nëntor. “Baleti “La Sylphide”, me muzikë të Herman Severin Lovenskiold dhe me koreografinë e August Bournonville, ka revolucionuar historinë e baletit. Në skenën e TKOB baleti “La Sylphide” është shfaqur edhe më parë, por vjen sërish këtë nëntor në sezonin e ri artistik që ka nisur. “La Sylphide” është një nga baletet e para romantike. Për herë të parë u performua në Paris, në vitin 1832. Koreografia origjinale u krijuar fillimisht nga Philippe Taglioni, por për publikun është më i njohur varianti koreografik i August Bournonville. Ky variant u shfaq për herë të parë në Kopenhagen në vitin 1836 dhe u bë themeli i baleteve tradicional romantike.  “La Sylphuide” është një balet me dy akte. Akti i parë në këtë shfaqje e çon publikun në një shtëpi tipike skoceze, ku pritet të zhvillohet një festë martese dhe në aktin e dytë, në një pyll të mjegulluar ku edhe finalizohet ngjarja. Një zanë e ajrit Silfida magjeps personazhin kryesor në fillim të veprës dhe ai nuk mundet t’i rezistojë tërheqjes, duke braktisur të fejuarën, Effin, në ditën e dasmës. Nga dëshira për ta bërë të tijën zanën e bukur, ai i beson magjistares Magde dhe pranon prej saj shallin magjik që do ktheje Silfidën në një qenie njerëzore. Në materiale rreth veprës thuhet se autori Herman Severin Lovenskiold, muzikën për baletin “La Sylphide” e ka kompozuar në moshën 21 vjeçare dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm.
    “La Syplphide” në kalendarin artistik
    Kalendari artistik i muajit nëntor sjell në skenë shfaqjen e baletit “La Sylphide” me muzikë të Herman Severin Lovenskiold dhe me koreografinë e August Bournonville, e cila më pas do t’ia lërë radhën aktiviteteve të tjera artistike të nëntorit. Por dhe kalendari artistik i tetorit solli në TKOB me shfaqje të ndryshme dhe koncerte. Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit me shfaqje si PULS, Notte Morricone,  etj, ishin pjesë e aktiviteteve. IDFT prezantoi “Notte Morricone” nga CCN / Aterballetto, me koreografi të Marcos Morau, i cili është edhe fitues i çmimit “Koreografi më i mirë i vitit” në “International Dance Awards 2023”. Por dh recitalet si “From Bach to Blues”, koncerti i pianistes, Frida Bollani, tek premierat absolute me Giuseppe Gibboni dhe Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së vijuan këtë tetor. Në vijim ishte “Kohë në pentagram” që erdhi përmes kryeveprave të repertorit botëror, nga Verdi, Puccini e Bizet, deri te Rossini e Mascagni. Një mbrëmje gala, që ngjiti në skenë artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, për të sjellë për publikun arie apo skena operash që janë vënë më parë.

  • “15 ditë prilli” në teatrin “Migjeni”, një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe

    “15 ditë prilli” në teatrin “Migjeni”, një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe

    Nga Julia Vrapi
    Shfaqja teatrore “15 ditë prilli” do të shfaqet për herë të parë në skenën e teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës. Bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores së njohur Anisa Markarian, kjo shfaqje teatrore vjen në skenë me regji nga Driada Dervishi. Një rrëfim tronditës e po aq parodizues për 15 ditët e fundit para rënies së komunizmit. “Një satirë e 15 ditëve nga historia jonë me 12 aktorë që sjellin 50 personazhe”, thuhet nga teatri “Migjeni”, që gjatë këtyre ditëve ka bërë me dije që shfaqja teatrore do të jetë për herë të parë në skenën e tij në datën 2 nëntor për publikun. Shfaqa teatrore “15 ditë prilli” është një produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit, që shënoi premierën në këtë teatër në mars të këtij viti. Regjisorja Dervishi ka shprehur se ishte një sfidë e veçantë dramatizimi i romanit të autores Anisa Markarian.
    Ajo ka treguar se “15 ditë prilli” erdhi pas një bashkëpunimi të ngushtë me autoren e romanit dhe me dëshirën e madhe për të sjellë një pjesës të historisë shqiptare, një pjesë e cila vjen në 15 ditët e fundit të rënies së sistemit. “Shfaqja gërsheton bashkë sa gjininë dramatike aq dhe atë groteske, duke kaluar shpeshherë edhe në parodizime”, ka thënë Dervishi më parë. Në aktivitetin e saj me teatrin, Driada Dervishi fillon punë në vitin 2004 në teatrin profesionist “Aleksandër Moisiu” të qyteti të Durrësit, ku ka realizuar vepra të ndryshme ndër vite, por nuk kanë munguar dhe bashkëpunimet me teatro të tjerë. Në skenën e teatrit ka sjellë një sërë shfaqjesh teatrore, që janë dhënë në skenën e Durrësit, Tiranës dhe qyteteve të tjera të vendit, por nuk ka munguar edhe në festivale teatri. Në vijim të aktivitetit të saj me teatrin si regjisore Driada Dervishi këtë vit solli në skenë dhe premierën “15 ditë prilli” bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores së njohur Anisa Markarian, shfaqje që ka vijuar në disa skena.
    Aktorët në role
    Në role të shfaqjes teatrore janë një kastë e njohur aktorësh si Yllka Mujo, Hervin Çuli, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Amos Zaharia, Adelina Muça, Sanie Hoti, Xhuliano Brisku, Aleksandër Seitaj, Jaho Guma. Kompozitore Rona Castrioti, kostumografia Desantila Lika, skenografia Beqo Nanaj, koreografia Valentina Myteveli, kameraman Enton Lazaj. Ngjarjet tregojnë 15 ditët e festimit të ditëlindjes së ish udhëheqësit, që zhvillohet gjatë një periudhe dyjavore, duke përshkruar ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda kësaj periudhe. Pas skenës së Durrësit, Tiranës dhe në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit, kjo shfaqje teatrore vjen për herë të parë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Shfaqja teatrore “15 ditë prilli”, që do të jetë dhe në skenën e teatrit “Migjeni” është në vijim dhe të tjera shfaqjeve teatrore këtë sezon artistik për publikun. Pak ditë më parë në skenën e këtij teatri u shfaq një premierë teatrore.
     

  • Shfaqja “Turjela” me ngjarje në Shqipëri në vitet ’70-të në skenën teatrore

    Shfaqja “Turjela” me ngjarje në Shqipëri në vitet ’70-të në skenën teatrore

    Nga Julia Vrapi
    Ngjarje që zhvillohen në vendin tonë në vitet 70-të në veprën teatrore “Turjela”. Një vepër shqiptare që këtë sezon artistik do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra shqipe  në kalendarin artistik të Teatrit Kombëtar personazhet e saj gjen nga koha e diktaturës. Shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo për katër mbrëmje me radhë në skenën teatrore do të shfaqet “Turjela”. Në shfaqjen teatrore, që vjen në skenë me ngjarje që zhvillohen në Shqipëri në kohën e diktaturës në role janë aktorët e njohur Helidon Fino, Olta Daku, Muzafer Zifla, Neritan Liçaj dhe Indrit Çobani. “Turjela” është një produksion i Teatrit Kombëtar që shënoi më parë premierën në maj 2024 dhe rikthehet këtë sezon artistik në skenë për publikun. ““Turjela” nga Saimir Gongo, drama që prek shpirtin dhe ndërgjegjen e një kombi”, thuhet nga teatri.
    Vepra i vendos ngjarjet në Shqipërinë e diktaturës në vitet shtatëdhjetë, ku Dritan Korami shkrimtar i suksesshëm, rekrutohet nga sigurimi i shtetit që të raportojë mikun tij piktor Marion. Ky i fundit dyshohet se pëlqen artistë dekadentë si Pikason dhe Modilianin. Pa dëshirën e tij, por i nxitur edhe nga e shoqja e tij Eva, Dritani shkon në studion e mikut të tij Marion për të zbuluar se ky i fundit duket se vërtetë pëlqen autorët e ndaluar në Shqipëri, dhe madje ushqen mendime të gabuara ndaj udhëheqjes. I udhëhequr nga ndjeja e miqësisë, Dritani vendos të mos raportojë, por tani i jepet një detyrë tjetër edhe më e vështirë, të raportojë dikë në familjen e tij.
    Dilemat dhe lufta shpirtërore e shkrimtarit bëhen akoma dhe më të forta, ndërsa zbulon se diktatura është edhe më e egër dhe më e sofistikuar se sa e ka menduar më parë. Skenografia dhe kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina dhe regjia audiovizuale Gentian Shkurti. “Turjela” shkruar dhe me regji nga Saimir Gongo do të jetë në skenë në datat 9, 10, 11 dhe 12 tetor në Tetarin Kombëtar te “ArTurbina”. Saimir Gongo i diplomuar për regjisurë pranë Akademisë së Arteve Tiranë ka zhvilluara aktivitetin si regjisor teatri dhe televiziv. U bë i njohur për publikun teatror të kryeqytetit me komedinë “Shtëpia pa dritare” shkruar dhe vënë në skenën e Teatrit Kombëtar nga vetë ai.
    “Turjela” në sezonin artistik
    “Turjela” me regji nga Saimir Gongo një vepër shqiptare, që vjen në skenë në vijim dhe të atyre më parë këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar. Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja përgjatë këtij muaji janë pjesë e kalendarit artistik të Teatrit Kombëtar. Programi artistik këtë muaj në teatër nisi me shfaqjen teatrore “Ferma e kafshëve”, por në skenën në ditët fundit të tetorit do të jetë dhe premiera e komedisë “Si ta doni”, vepër e Shekspirit. “Ferma e kafshëve”  me regji nga Driada Dervishi u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar te “Ar Turbina” në mbrëmjet e datave 2, 3, 4 dhe 5 tetor. Një përshtatje e veçantë e alegorisë së famshme nga George Orwell, që flet për pushtetin, manipulimin dhe shpresën.

  • VIDEO/ Gol dhe asist brenda 10 minutave, lojtari shqiptar rrëmben skenën në Angli

    VIDEO/ Gol dhe asist brenda 10 minutave, lojtari shqiptar rrëmben skenën në Angli

    Roko Vata ka përmbysur i vetëm Portsmuthin. Futbollisti shqiptar ka rrëmbyer skenën në Angli. Vata dha asisit në minutën e 46 të takimit, kur Louza ktheu përkohësisht barazimin.
    Ndërkohë vetëm 10 minuta më vonë ishte vetë futbollisti i talentuar ai që e dërgoi topin pas shpinës së portierit kundërshtar. Aktualisht shifrat e sfidës janë në 1-2 në favor të Uatfordit, teksa loja është ende duke u zhvilluar./Sport Ekspres/

  • Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Një skenë e pazakontë ndodhi të shtunën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, më saktë një incident, me protagonist soprano Eva Golemi. Në rolin e Violetës në “Traviata”-n e famshme të Verdit, ajo u plandos në skenë duke menduar se po binte në krahët e partnerit, sipas skenarit. Por ky i fundit, tenori Mario Rojas, në rolin e Alfredos, nuk iu përgjigj dot në lëvizjen që duhet të bënte, duke çuar në dëmtimin fizik të koleges, për pasojë dhe në spital.
    “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi mangësinë e treguar nga tenori meksikan.

    Në një reagim nga TOB, u tha:
    “Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë”. /tesheshi.com/
     
     
     
     
     

  • Dominim absolut i PSG-së, parisienët rrëmbejnë skenën e Topit të Artë

    Dominim absolut i PSG-së, parisienët rrëmbejnë skenën e Topit të Artë

    PSG-ja zhvilloi një nga sezonet më të mira të historisë së saj, çka u shpërblye e vazhdon të shpërblehet me trofe. Parisienët po dominojnë skenën e Topit të Artë, ceremonia e të cilit është duke u zhvilluar në Paris. Donaruma u shpall portieri më i mirë i vitit 2025, ndërsa Luis Enrike fitoi garën me homologët e tij për çmimin e trajnerit më të mirë.
    Ndërkohë, PSG-ja është shpërblyer edhe ne një çmim ekipor. Klubi francez është kurorëzuar si ekipi më i mirë për vitin 2025. Një çmim tërësisht i merituar, duke marrë në konsideratë sukseset e arritura nga parisienët. Gjatë sezonit të shkuar PSG-ja fitoi Ligën e Kampionëve, kampionatin francez, Kupën e Francës, si dhe mbërriti deri në finale të Kupës së Botës për klube./Sport Ekspres/

  • “Kur ndjenjat marrin zë” me Ermonela Jahon,një program muzikor që ka pjesë që nuk janë luajtur më parë në skenën e TKOB

    “Kur ndjenjat marrin zë” me Ermonela Jahon,një program muzikor që ka pjesë që nuk janë luajtur më parë në skenën e TKOB

    Nga Julia Vrapi
    Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” rikthen sopranon Ermonela Jaho në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Publiku mbrëmjen e së mërkurës do të përjetojë një udhëtim muzikor mes arieve dhe kryeveprave botërore. Koncerti do të jetë nën dirigjimin e maestros Fabrizio Maria Carminati. Koncerti këtë mbrëmje në TKOB vjen në vijim të aktivitetit artistik të sopranos së mirënjohur Ermonela Jaho. Ajo shprehet se koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” është me një program sfidues për të.
    Një ditë më parë sopranoja u shpreh se koncerti vjen për publikun dhe me pjesë, që nuk janë luajtur më parë në skenën Teatrit të Operës në vendin tonë. “Nga bel canto deri në verismo, unë them se është një program më tepër sfidues për mua, sidomos që do e mbaj vetëm për dy orë. Një program, që ka pjesë që nuk janë luajtur asnjëherë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit”, tha sopranoja Ermonela Jaho. Koncerti “Kur ndjenjat marrin zë” me sopranon Ermonela Jaho pritet të jetë dhe një ndër eventet e veçanta në jetën artistike dhe kulturore këtë muaj, ku Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati dhe dirigjent kori do të jetë Dritan Lumshi. Koncerti që zhvillohet në TKOB në programin e tij përmban kryevepra botërore nga kompozitorët  Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë, që do të vijnë me interpretimin e sopranos Ermonela Jaho për të dhuruar një mbrëmje të veçantë për publikun.
    Koncerti në Shqipëri
    Sopranoja shqiptare me një aktivitet të suksesshëm ndërkombëtar Ermonela Jaho ka performuar në Opera në mbarë botën dhe rikthehet këtë shtator me një tjetër koncert në skenën e TKOB-së. Ajo thotë se kthimi në Shqipëri për të është gjithmonë gëzim. “Kthimi në Shqipëri është gëzim, edhe sfidë, mund të them. Çfarë mund të jap ndryshe? Çdo ditë ne ndryshojmë, ashtu si çdo ditë e jona është ndryshe. Jemi një ditë më të rritur dhe kemi diçka për të sfiduar dhe zbuluar në veten tonë. Ashtu është edhe në muzikë. Është një detyrim për publikun shqiptar, është një detyrim për brezat e rinj, për t’ju dhënë një shpresë se sot çdo gjë që shihet si e paarritshme, është e arritshme”, shprehet sopranoja Ermonela Jaho.
    Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera, Teatro Real Madrid, Berlin Staatsoper, Opera National de Paris, Theatre des Champs-Élysées, Staatsoper Vienna, Bayerische Staatsoper, Opera Australia, Teatro Colon Buenos Aires, Gran Teatre del Liceu Barcelona, Teatro alla Scala janë disa nga skenat ku ka performuar sopranoja shqiptare me karrierë ndërkombëtare Ermonela Jaho. Përgjatë aktivitetit të saj si soprano ajo është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme. Koncerti që zhvillohet këtë mbrëmje në TKOB më pas do t’ia lërë radhën dhe të tjera shfaqjeve e koncerteve, që janë pjesë e programit muzikor këtë sezon të ri artistik që ka nisur. Më datë 8 qershor 2025,  artistja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, sopranoja Ermonela Jaho mbajti një koncert  në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku performoi e shoqëruar nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës.
     

  • Check-In Festival në Gjirokastër, artistët më në zë të momentit elektrizojnë skenën

    Check-In Festival në Gjirokastër, artistët më në zë të momentit elektrizojnë skenën

    Muzika, aventura dhe tradita u ndërthuren në një eksperiencë të paharrueshme.

    Edicioni i pestë i Check-In Festival u rikthye në qytetin e Gjirokastrës për dy net me radhë, me energji dhe surpriza të reja.

    Shumë qytetarë u bashkuan për të kënduar dhe kërcyer nën tingujt e muzikës live, që u performua nga artistët më në zë të momentit, Ahmet Kilic, Johkoba, Alban Skënderaj, Tayna dhe Ledri Vula.

    Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi ndau pamje nga koncerti dhe performance e këngëtarëve të cilët elektrizuan skenën./atsh/KultPlus.com

  • Analiza/ Putin rikthehet në qendër të skenës ndërkombëtare, aleanca me Kinën dhe mesazhi për SHBA

    Vladimir Putin duket se ka arritur të kthejë imazhin e tij ndërkombëtar nga izolimi në një rol qendror në skenën globale.

    Nga Moska deri në Pekin, Kremlini po përpiqet të tregojë se Rusia nuk është një agresor në Ukrainë, por një vend që po lufton për pavarësinë e tij kundër Perëndimit të udhëhequr nga SHBA.
    Sipas një sondazhi të qendrës së pavarur Levada, shumica e rusëve mbështesin këtë narrativë, gjë që për Kremlinin përbën një fitore politike të brendshme.
    Ndërkohë, vizita e fundit e Putinit në Kinë është interpretuar si shenjë e forcimit të lidhjeve mes Moskës dhe Pekinit, në kontrast me situatën e tre viteve më parë, kur presidenti rus ishte i izoluar dhe i ftohtë nga aleatët e tij në samitin e Shangait në Samarkand.
    Kthesa e madhe erdhi me takimin në Anchorage me Donald Trump, i cili i dha Putinit një tribunë të papritur ndërkombëtare. Ndërsa Trump e pa si mundësi për të shtyrë drejt një paqeje në Ukrainë dhe një çmim Nobel të mundshëm, Putini e përdori takimin për të rimarrë statusin e tij gjeopolitik, duke forcuar lidhjet me atë që ai e quan “Shumicë Globale”.
    Në prag të udhëtimeve, Putin zhvilloi biseda me liderët e Kinës, Indisë, Afrikës së Jugut, Emirateve, si dhe vendeve të Azisë Qendrore e Amerikës Latine, duke u përpjekur të tregojë se Rusia nuk është më e varur nga Perëndimi. Madje, sipas mediave nacionaliste ruse, “një Yaltë e re” tashmë është zhvilluar – por këtë herë mes Putinit dhe Xi Jinping, pa pjesëmarrjen e SHBA.
    Megjithatë, ky rikthim në skenën ndërkombëtare shoqërohet edhe me shqetësime. Shumë rusë mendojnë se Kina e preferon një Rusi që të jetë mjaftueshëm e fortë për t’u përballur me Perëndimin, por mjaftueshëm e dobët për të mbetur nën orbitën e Pekinit. Krahas kësaj, ekonomia ruse përballet me rrezikun e stagflacionit – prodhim në rënie, çmime në rritje dhe standard jetese në ulje.
    Megjithatë, për Kremlinin, fakti që Putin është rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare shihet si një sukses politik. Siç shkruan gazeta ruse Kommersant: “Periudha e bumit ushtarako-ekonomik ka përfunduar, por për Moskën, vetë rikthimi në skenë vlen sa një fitore.”

    Top Channel