Tag: skenë

  • Dua Lipa ngjitet sonte në skenë me babanë e saj në hapje të “Sunny Hill”

    Dua Lipa ngjitet sonte në skenë me babanë e saj në hapje të “Sunny Hill”

    Dua Lipa, këngëtarja me famë botërore, do të performojë sonte së bashku me babanë e saj, Dukagjin Lipën, në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, që po mbahet në Bërnicë të Prishtinës.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet Dua duke bërë prova në skenë bashkë me Dukagjin Lipën, i cili është edhe organizator i festivalit, transmeton KultPlus.

    “Sunny Hill” do të zgjasë deri të dielën, duke sjellë në Prishtinë emra të shumtë të muzikës botërore dhe artistë të njohur vendorë. Atmosfera e festivalit pritet të kulmojë që nga nata e parë, me rikthimin e Duas në skenën që bashkon artin dhe identitetin./KultPlus.com

  • “Jul Cezari” nga Shekspiri me regjinë e Qëndrim Rijanit në skenë në Split

    “Jul Cezari” nga Shekspiri me regjinë e Qëndrim Rijanit në skenë në Split

    Vepra “Jul Cezari” nga Shekspiri me regji nga Qëndrim Rijani në Kroaci. Shfaqja më 8 gusht do të përmbyllë edhe Festivalin Veror të Splitit, që këtë vit shënon edicionin e 71-të. Qëndrim Rijani si regjisor është i njohur me veprat që ka vënë në skenat e ndryshme teatrore, por këtë herë “Jul Cezari” nën regjinë e tij në skenë në Pallatin e Dioklecianit  do të luhet nga Ansambli i Dramës Split. Teatri Kombëtar i Splitit dhe Festivali “Vera e Splitit” i kanë besuar regjisorit Qëndrim Rijani një ndër tri shfaqjet më të rëndësishme të vitit në Kroaci. Rijani do të sjellë në Split një inskenim të ri të “Jul Cezarit” të Shekspirit, një dramë politike aktualiteti i së cilës nuk shuhet kurrë. Regjisori Rijani ka treguar se ideja e tij ishte për të ndërtuar dy “jetë paralele”, jetën e të gjallëve dhe jetën e të vdekurve.
    Premiera është më 8 gusht në skenën e re në Portën e Argjendtë, por të tjera shfaqje të veprës do të vazhdojë për publikun.  Ndërsa gjatë muajit gusht me regji nga Qëndrim Rijani do të vijë në skenë në Split “Jul Cezari” që është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake edhe në skenën e Teatrit Kombëtar në Tiranë Rijani është regjisori i një vepre tjetër të Shekspirit në sezonin e ri artistik. “Otello” është një nga tragjeditë e njohura të Shekspirit, që besohet të jetë shkruar në vitin 1603. Kjo vepër do të vijë në skenë në sezonin e ri artistik të TK-së në Tiranë me regji nga Qëndrim Rijani. Qëndrim Rijani është regjisor i teatrit dhe karriera e tij është e pasur me vepra të huaja e shqiptare të shfaqura në vende të Evropës, të cilat janë vlerësuar me çmime nëpër festivale.

  •  Komedia “Pallati 176” që u vu në skenë në 1986  shfaqet në kinemanë verore  

     Komedia “Pallati 176” që u vu në skenë në 1986  shfaqet në kinemanë verore  

    Komedia “Pallati 176” në kinemanë verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave  u shfaq me praninë e disa prej aktorëve të saj, që e sollën në skenë vite më parë. Në këtë aktivitet të zhvilluar në oborrin e ridimensionuar të institucionit, ishin të pranishëm nëndrejtoresha e përgjithshme e DPA-së Marinela Ndria, aktorët protagonistë të kastit Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Elida Janushi, si edhe Edon Qesari, i biri i regjisorit të ndjerë Andon Qesari, dhjetëra qytetarë dhe dashamirës të filmit. Fjala përshëndetëse u mbajt prej Ndrias, e cila theksoi rëndësinë e vlerësimit të kontributit të artistëve shqiptarë, nëpërmjet risjelljes së realizimeve që i kanë rezistuar kohës. Në vijim, mori fjalën Janushi, e cila përshëndeti angazhimin e DPA-së lidhur me përzgjedhjen e kësaj shfaqjeje teatrale, në kuadër të sezonit artistik kushtuar komedisë.
    “Faleminderit organizatorëve të këtij eventi. Respekt i jashtëzakonshëm për kolegët tanë që me dashuri dhe përkushtim të madh e vunë në skenë atë pjesë të thjeshtë, si nga regjisorët dhe kolegët e mi. Më bëhet qejfi që vitet kanë kaluar dhe ‘Pallati 176’ mbetet në vëmendjen tuaj”, u shpreh Janushi. Më tej, mbajti një fjalë rasti edhe Alikaj, që nënvizoi se “Pallati 176” është një komedi ende  mjaft popullore. “Atëherë, Ilir Bezhani më tha që kjo do të ishte një shfaqje që do mbushte teatrin. Jo vetëm që kishte të drejtë, por kjo i kaloi parashikimet e të gjithëve. Është kthyer në një kult”, tha Alikaj.  Në nderim të regjisorit Andon Qesari ishte i ftuar i biri, Edon Qesari, i cili tha se kjo vepër e mbajtur mend përmendësh, prapë vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut artdashës.
    Komedia “Pallati 176” me regji nga Andon Qesari dhe Alfred Bualoti është vënë në skenë mbi 450 herë.  “Pallati 176” është shkruar nga Adelina Balashi dhe është shfaqur në Tiranë në vitin 1986. Në role janë Roland Trebicka, Elida Janushi, Pavlina Mani, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Ilir Bezhani, Anastas Kristofori, Gëzim Rudi, Merita Zoto.
     
     
     

  • Në korrikun e 1718 shfaqej premierë në Firence opera “Skënderbeu” e Vivaldit

    Në korrikun e 1718 shfaqej premierë në Firence opera “Skënderbeu” e Vivaldit

    302 vjet më parë, pikërisht në korrik të vitit 1718 u shfaq për herë të parë në Firence opera “Skënderbeu” e kompozitorit italian Antonio Vivaldi.Diku, në fillim të viteve 1700, kompozitori i njohur Antonio Vivaldi shkroi një opera për Skënderbeun. Ishte një vepër me një histori të koklavitur. Ajo nuk qëndroi gjatë në skenë, e prej atëherë e deri në ditët tona ka mbërritur e cunguar. Një pjesë e saj ka humbur dhe, tashmë kanë mbetur vetëm katër arie dhe dy recitative (rreth 60 faqe të ruajtura).Kjo pjesë e veprës  u bë e njohur për publikun shqiptar në dhjetor 2003,  kur u vu në skenë në një koncert krishtlindjesh nga Kori Femëror dhe Orkestra e Harqeve e Akademisë së Arteve në Tiranë, drejtuar nga mjeshtri Milto Vako, krahas operas “Skëndërbeu” të Prenk Jakovës.Prej atëherë kjo vepër nuk u përmend më dhe as është risjellë më në skenë. Ky vit që përkon me 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut mund të jetë një rast i mirë për ta risjellë në skenë veprën por edhe historinë e saj të veccantë.Si lindi opera “Scanderbeg”Vepra e Vivaldit u shfaq për herë të parë më 22 qershor të vitit 1718, me rastin e hapjes së Teatrit të Firences “Teatro di via della Pergola”. Ky institucion i rëndësishëm, i cili vepronte që prej vitit 1657 me emrin “Teatro dell Academia degli Immobili”, ishte i njohur si institucion i hapur për inovacione, më së tepërmi për ato që vinin nga Venediku, që ishte vatra e krijimtarisë operistike italiane nga fillimi i shekullit XVII. Në një studim të hollësishëm (vitet ´80) rreth kësaj vepre, muzikologu i njohur kroat Ennio Stipçeviç, ka dhënë gjithë atmosferën në kohën e krijimit të kësaj vepre, bashkëpunimin për ngritjen e saj në këmbë, pse u nuk u vu më në skenë, pas një sezoni të vetëm që u shfaq, etj., (shumë të dhëna të këtij studimi i kemi përfshirë në këtë shkrim).Shfaqja e operës së Vivaldit u realizua pas pauzës në periudhën prej 1712 deri më 1718, kur u emërtua Teatri i Firences. Nisur nga kronikat e kohës mësohen shumë të dhëna, që janë të rëndësishme për ndriçimin e problematikës  rreth operas “Scanderbeg”. Nga ditari në dorëshkrim i F.Settimanit (dorëshkrimi ruhet në arkivin shtetëror të Firences, mësohet se libretist i operës së Vivaldit ishte Antonio Salvi, emri i të cilit nuk gjendet në libretin e shtypur. Por Salvin e përmendin edhe autorë të tjerë si Pandolfini, Alacci, etj. Po nga këto kronika mësohet se kjo operë është vënë në teatër rreth 18 herë rresht dhe në krye të çdo tri ditëve. Por kjo vepër mbeti në repertorin e këtij teatri vetëm një vit. Më pas ajo nuk u vu më në skenë.Ruhen vetëm disa fragmente nga operaPartiturat e operës nuk janë ruajtur plotësisht dhe sot ruhet në Bibliotekën Kombëtare në Torino. Autografi i Vivaldit gjendet në vëllmin e dytë të koleksionit të përmëndur, i cili përbëhet prej gjashtë kapitujve plotësisht të ruajtur të muzikës.Janë katër arie dhe dy recitative. Përveç aries së parë të gjithë fragmentet janë nga akti i dytë i operas. Ndërsa nga akti i tretë nuk është ruajtur asgjë. Në literaturën italiane të shumë viteve me radhë përmendet edhe e dhëna se partitura origjinale e operës “Scanderbeg” gjendet diku në Jugosllavi, madje e plotë, por kjo tezë nuk u vërtetua nga kërkuesit e vendosur rreth fatit të kësaj opere.Një nga veprat më të bukura të Vivaldit“Scanderbeg” ishte një nga veprat më të bukura të Vivaldit. Studiuesit e konsiderojnë dëm të madh që opera “Scanderbeg” është ruajtur vetëm në fragmente, sepse për nga bukuria e muzikës, që është shkruar në këto 60 faqe të ruajtura, është e sigurt se kjo operë hynte në radhën e realizimeve  më të mira operistike të kompozitorit. Nuk dihet pothuaj asgjë për rrethanat në të cilat është shfaqur opera “Scanderbeg”, madje, nuk dihet as cilat instrumente janë përdorur në shfaqje.Por nga fragmentet e ruajtura dihet vetëm kaq, se janë përdorur: dy trompa, 2 oboa, violina  e parë dhe violina e dytë, viola, violonat dhe basso continuo. Ndoshta kanë marrë pjesë në ekzekutim edhe disa instrumente të tjerë. P.sh. flautët ose brirët. Fragmentet e ruajtura muzikore janë cilësuar si shumë investive sa u takon melodive, kurse freskia e tyre, ndoshta do të jehojë edhe te publiku i sotëm.Pse “Scanderbeg” u hoq nga repertori?Mos ndoshta publiku, ose punëdhënësit që e ngritën në këmbë këtë opera, ishin të pakënaqur nga diçka. Prandaj operan, pas një suksesi që zgjati një periudhë të shkurtër, e hoqën nga repertori? Ky është vetëm një supozim, sepse shumë fakte të tjera flasin ndryshe. Ennio Stipçeviç shënon se opera “Scanderbeg” ishte opera e parë me të cilën Vivaldi iu prezantua publikut të huaj. Deri më atëherë ai ishte paraqitur vetëm para publikut të tij në Venedik. Është e sigurt se punëdhënësit ndoshta kanë qenë të kënaqur me muzikën e Vivaldit si dhe me bashkëpunimin e tij me libretistin, sepse ata edhe tri herë të tjera, pas operas “Scanderbeg”, bashkëpunuan në të njëjtin teatër.E veç kësaj, punëdhënësit kishin një pasqyrë të mëparshme të veprimtarisë së Vivaldit si kompozitor, pasi këtë opera e kishin porositur pikërisht tek ai. Në të vërtetë opera “Scanderbeg” u dha pikërisht me rastin e rihapjes së teatrit. Sidoqoftë, libreti i kësaj opere nuk u mor nga asnjë kompozitor tjetër, gjithashtu as Vivaldi nuk iu kthye më këtij libreti, sepse nuk e ekzekutoi kurrë më. Por shkaku më i rëndësishëm, i suksesit të operas “Scanderbeg” vetëm në një sezon duhet kërkuar te situata politike e asaj kohe. Venediku luftoi shekuj të tërë kundër turqve dhe gjithmonë kishte besim te mbrojtësit e kristianizmit të Ballkanit. Si kundërshpërblim, Vendiku, ndonjëherë u dërgonte edhe ndihmë në njerëz ose të holla. Ndonjëherë edhe thonin ndonjë fjalë lavdërimi, por në rastet më të shpeshta vetëm këndonin.Pas betejave të shumta me fitore, në Venedik, por dhe shtetet e tjera të vogla italiane, u bë interesante figura e Skënderbeut. Por tregimi për princin shqiptar, ashtu sikurse bëhej aktual në shumë momente të krizës dhe frikës  së Evropës para ekspasionit otoman, po aq shpejt bëhej jo interesant kur kalonte rreziku.Ky duhet të ketë qenë shkaku kryesor pse opera “Scanderbeg” u shfaq vetëm në një sezon. Kujtimi i trimit shqiptar në disa momente mund të ishte edhe i padëshirueshëm, sepse aludonte në rrezikun turk. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse Vivaldi nuk iu rikthye më kësaj vepre, sikurse nuk iu kthye asnjë kompozitor tjetër. shqiptarja.com

  • HAPU 2025: Festivali që e shndërron hapësirën publike në skenë arti, për herë të parë edhe në Gjakovë

    HAPU 2025: Festivali që e shndërron hapësirën publike në skenë arti, për herë të parë edhe në Gjakovë

    Edicioni i 11-të i festivalit HAPU, një ndër ngjarjet më kreative të verës në Kosovë, do të mbahet nga 1 deri më 5 gusht në dy qytete: Gjakovë dhe Prishtinë. Për herë të parë, ky festival ndërkombëtar i artit në hapësirë publike do të shtrihet edhe në Gjakovë, në bashkëpunim me Fondacionin “Për Gjakovën”.

    Ky edicion sjell performanca të guximshme nga artistë ndërkombëtarë nga Franca, Gjermania, Portugalia dhe Argjentina, të cilët do ta kthejnë qytetin në një skenë të hapur plot energji, muzikë, transformim dhe ndërveprim me publikun.

    Festivali do të hapet më 1 gusht në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë me performancën “L’Instant T!” nga artisti Juan Ignacio Tula (Francë/Argjentinë), një shfaqje që kombinon elementë të cirkut bashkëkohor me rrotullime hipnotizuese të frymëzuara nga dervishët.

    Më pas, publiku do të ftohet të bëhet pjesë aktive e veprës “Origami së bashku” të artistit gjerman Frank Bölter, ku do të ndërtohen figura gjigande prej letre me ndihmën e qytetarëve – për t’u ricikluar më vonë në forma të reja kreative.

    Spektakli vazhdon me artistët francez të kolektivit Tac o Tac, të cilët do të sfidojnë gravitetin me performancën “Take Off”, në një paradë mbi kingala dhe makina futuriste, që shndërrojnë rrugët në një udhëtim qiellor.

    Prishtina do të marrë stafetën nga 2 gushti, duke kulmuar më 5 gusht me mbylljen madhështore të festivalit nga grupi portugez Mimo’s Dixie Band, që me ritmet e Dixieland-it do të sjellin atmosferën e rrugëve të Nju Orlinsit në zemër të kryeqytetit.

    Drejtori artistik Florent Mehmeti thotë se HAPU 2025 nuk është vetëm një festival, por një thirrje për të rigjetur qytetin ndryshe: “Luani, përjetoni transformimin, bëhuni pjesë e këtij rizbulimi dhe dëshmitarë të mahnitjes.”/KultPlus.com

  • ‘Dritaret shpërthyen, një skenë kaos”/ Dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Manhattan me 5 viktima

    ‘Dritaret shpërthyen, një skenë kaos”/ Dëshmitarët rrëfejnë masakrën në Manhattan me 5 viktima

    Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Midtown Manhattan, ku Shane Devon Tamura hapi zjarr brenda një godine shumëkatëshe në adresën 345 Park Avenue, duke lënë pas viktima dhe panik masiv.

    Sipas dëshmitarëve okularë, të shtëna të shpejta dhe britma pushtuan zonën vetëm pak minuta para orës 18:30, në një kohë kur qindra punonjës ishin duke lënë zyrat pas përfundimit të orarit të punës.

    “Në fillim u duk si dy të shtëna të shpejta dhe më pas ai hapi zjarr”, tregoi Nekeisha Lewis për Associated Press. Ajo ndodhej në një restorant aty pranë, duke darkuar me miqtë kur shpërthyen të shtënat.

    Lewis përshkroi dritare që shpërthyen dhe një burrë që doli me vrap nga ndërtesa, duke thirrur: “Ndihmë, ndihmë. Jam i qëlluar.”

    Pamjet e frikshme dhe pasiguria u përhapën shpejt edhe në ndërtesat përreth. Punonjës të sektorit financiar, që ndodheshin pranë vendngjarjes, po merrnin ushqim kur dëgjuan të shtënat dhe panë njerëzit të iknin me panik.

    “U kthye gjithçka në një skenë kaosi, një frikë kolektive,” tregoi Anna Smith, e cila së bashku me të tjerë u strehua në një ndërtesë zyrash aty pranë. Ata qëndruan të izoluar për dy orë, deri sa morën leje për të dalë nga autoritetet.

    Ngjarja ndodhi në zemër të Manhattanit, në një orar maksimalisht të ngarkuar, duke tronditur një nga zonat më të frekuentuara të qytetit. Autoritetet kanë nisur një hetim të plotë, ndërsa dëshmitë e të pranishmëve ndihmojnë në rindërtimin e asaj çfarë ndodhi në ato minuta dramatike.

  • Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

    Çfarë po ndodh me Justin Timberlake? Fansat të zhgënjyer: I lodhur dhe pa energji në skenë

    Justin Timberlake ka ngritur shqetësime serioze mes fansave pas një paraqitjeje të dobët në koncertin e tij të fundit në Georgia, vetëm pak ditë para se të përfundojë turneun botëror. Këngëtari 44-vjeçar u kritikua ashpër për performanca të cilësuara si “të lodhura”, “minimaliste” dhe “pa energji”.
    Në rrjetet sociale, shumë fansa janë shprehur të zhgënjyer duke thënë se Timberlake “vështirë se këndon” dhe se sjellja e tij në skenë është “dembelë dhe pa përkushtim”. “Imagjino të paguash 600 dollarë për një karaoke të ftohtë,” shkruan një komentues i irrituar. Të tjerë e akuzuan se performanca e tij po trajtohet si “një punë anësore”.
    Pamje nga koncertet e fundit tregojnë Timberlake duke ecur i përhumbur në skenë, me syze dhe kapelë, duke shmangur kontaktin me publikun dhe duke kënduar vetëm disa fjalë nga çdo këngë. Në Dublin, ai u pa duke lëshuar mikrofonin dhe duke qëndruar pasiv gjatë gjithë shfaqjes, larg lëvizjeve energjike që e bënë të famshëm.
    Burime pranë këngëtarit thonë për Daily Mail se ai është i bllokuar në një rutinë të lodhshme dhe ka nevojë për ndryshim. Madje, thuhet se bashkëshortja e tij, Jessica Biel, po e inkurajon të tërhiqet nga skena pas reagimeve të ashpra.
      

  • ”Serbi të q**sha motrën”, Egli Tako kritikohet prap. Fansat nxjerrin videon ku artistët…

    ”Serbi të q**sha motrën”, Egli Tako kritikohet prap. Fansat nxjerrin videon ku artistët…

    Showbiz E Hënë, 28 Korrik 2025 15:33
    Egli Tako është rikthyer në qendër të vëmendjes, pas koncertit që mbajti mbrëmjen e së dielës në Drenicë. E njohur për vokalin e ëmbël dhe energjinë në skenë, këtë herë Egli u shfaq e mbështjellë me flamurin kuqezi, teksa interpretoi këngën e ndjeshme “A vritet pafajësia”, duke rrëmbyer duartrokitjet e publikut.
    Ky koncert vjen pak kohë pasi ajo u komentua gjerësisht në rrjet për interpretimin e këngës patriotike “Mora fjalë”, për shkak të veshjes së konsideruar të papërshtatshme nga një pjesë e ndjekësve. Aty Egli zgjodhi një qasje më solemne dhe emocionuese, duke e lidhur performancën me simbolikën kombëtare dhe ndjenjën patriotike.

    Një tjetër moment që bëri xhiron e rrjeteve sociale ishte hyrja e saj para se të fillonte këngën. Egli nisi një thirrje që zakonisht dëgjohet në stadiume gjatë ndeshjeve futbollistike: “Serbi, Serbi…”, ndërsa publiku iu përgjigj në kor me brohoritjen e njohur “Q**sha motrën!”. Sakaq për kritikat këtë herë u kujdesën ndjekësit e Eglit, pasi kanë bërë një përmbledhje të momenteve të ngjashme që kanë bërë edhe artistët e tjerë në skenë.

  • Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

    Rikthim në skenë mes sfidave shëndetësore, Egli Tako zbulon problemet me zërin

    Pas zhurmës që shkaktuan performancat e saj të fundit me këngë patriotike, Egli Tako është rikthyer sërish në skenë, këtë herë në një koncert të mbajtur në Drenicë, ku interpretoi këngën “A vritet pafajësia”.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, këngëtarja ndau edhe një mesazh personal, duke sqaruar se prej tre muajsh është nën trajtim të vazhdueshëm për një dëmtim serioz në kordat vokale, i cili ka ndikuar ndjeshëm në zërin e saj dhe në performancat e fundit.

  • Nikolin Gurakuqi: Në vënien e veprave në skenë kam dashur të sjell shkolla të reja teatri, këndvështrime jotradicionale

    Nikolin Gurakuqi: Në vënien e veprave në skenë kam dashur të sjell shkolla të reja teatri, këndvështrime jotradicionale

    “Tosca”, “Madama Butterfly”, “Aida”, “Falstaf” janë vetëm disa nga veprat operistike, që ka sjellë në skenë regjisori Nikolin Gurakuqi, një prej figurave më të rëndësishme të operës shqiptare që në 25 korrik festoi 70-vjetorin e tij. Ai ka realizuar mbi 80 produksione operistike në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, Universitetin e Arteve, qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, që janë mirëpritur nga publiku. Nikolin Gurakuqi “Mjeshtër i Madh” rrugëtimin artistik e nisi dekada më parë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, por që sipas tij nuk ka qenë i lehtë. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Nikolin Gurakuqi vjen me një rrëfim për rrugëtimin e tij artistik që nisi më 1979 në TKOB në fillim si korist për të vijuar më pas si regjisor. Ai thotë se si regjisor në veprat operistike gjithnjë ka dashur të sjellë të reja, shkolla të reja teatri, shkolla të reja interpretimi dhe këndvështrime jotradicionale. Si pedagog pranë Universitetit të Arteve dhe mentor i dhjetëra artistëve të rinj, këshilla e tij për artistët e rinj lirikë është që nuk mjafton vetëm zëri, por duhet dhe që të studiojnë shumë me personazhin e të njohin mirë partiturën.
    -Në 25 korrik ju festuat 70-vjetorin tuaj. Por prej më shumë se katër dekadash keni kontribuar me pasion dhe përkushtim në zhvillimin e artit skenik shqiptar. Çfarë mund të na thoni rreth rrugëtimit tuaj artistik, që nisi dekada më parë?
    Rrugëtimin tim artistik në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit e kam nisur herët, që kur isha 22 vjeç u emërova në Opera sapo mbarova shkollën. Institucion, që edhe në atë kohë ishte institucioni kryesor i kulturës kombëtare në fushën e muzikës, e teatrit muzikor siç vazhdon të jetë edhe sot. Sigurisht që rrugëtimi nuk ishte i lehtë, por falë natyrës sime këmbëngulëse, falë dhe pedagogëve që më mbështesnin edhe talentit personal, sepse do dilje në skenë dhe do performoja përpara publikut, kështu që shkallët i ngjita dalëngadalë, por të sigurta dhe sot jam Nikolin Gurakuqi 70 vjeçar. Me mbi 80 opera të vëna në skenë, me dy tituj, me karrierë kombëtare dhe ndërkombëtare, pedagog, regjisor, këngëtar, skenograf, autor librash studimor dhe poetike letrare.
    -Rrugëtimi juaj artistik nisi në vitin 1979 në TKOB si korist, më pas si solist ku realizuat një sërë rolesh. Pas një specializimi në Francë në 1992-1993 ju i përkushtoheni regjisë, duke sjellë në skenë vepra. Si i kujtoni sot fillimet tuaja?
    Unë e kam thënë dhe më parë që kur jam paraqitur në Akademinë e Arteve jam paraqitur për regji, jo për kanto. Kam dashur që në fillim atje. Por në konkurrimin tim të parë nuk fitova dhe u mërzita, por duke qenë që regjisorin e kisha në shtëpi, babai im regjisor Luigj Gurakuqi më tha mos u mërzit do bëjmë bashkë mësim. Kështu që atë e superova shumë shpejt pas 3-4 vitesh studim me babain dhe duke bërë asistenca me regjisorin Pirro Mani, bëra dhe specializim në Francë, duke vijuar më pas aktivitetin.
    -Keni realizuar mbi 80 produksione operistike në TKOB, Universitetin e Arteve, qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj Itali, Greqi, Kosovë. Ku kanë qenë për ju momente të veçanta në punën tuaj?
    Jeta artistike ka shumë të papritura gjatë vënies së shfaqjes në skenë. Këto të papritura e shoqërojnë artistin gjatë gjithë jetës së tij artistike në skenë dhe jashtë saj. Ka pasur dhe nga këto episode, që sigurisht janë tejkaluar. Një i tillë ka qenë e vënies në skenë të operës “Aida”, ku publiku po hynte në sallë dhe ne akoma nuk kishim mbaruar ndriçimin e shfaqjes ose të them nëpër turne në Itali, Greqi, nëpër skena verore jashtë shtetit dhe publiku hynte në amfiteatrot jashtë dhe ne na gjente akoma duke bërë prova në skenë. Elemente të tjerë pastaj gëzimi dhe triumfi ka plot.
    -Në vijim të aktivitetit tuaj “Goca e Kaçanikut” është vepra e fundit operistike, që keni vënë në skenë. Një vepër që u shfaq në Kosovë dhe më pas në Shqipëri. Por “Goca e Kaçanikut” e shkruar nga Rauf Dhomi u shfaq premierë nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në korrik të vitit 1979, ku ju keni qenë korist. Dekada më pas jeni regjisori që e sollët këtë vepër në skenë. Çfarë mund të thoni më shumë për punën tuaj me këtë vepër shqiptare?
    Unë me t’u emëruar në Opera në vitin 1978, në 1979 më thanë do të marrësh pjesë si korist në operën “Goca e Kaçanikut”. Po i thashë dhe mora pjesë. Po ama veprën e njihja përmendësh dhe nuk e pata të vështirë ta vija tani si regjisor në skenë, sepse e njihja. “Goca Kaçanikut” që trajton edhe temën e luftës për liri të shqiptarëve në Kosovë në skenë e solla, duke e lidhur edhe me aktualitetin e sotëm në Kosovë. Në shkurt 2024 u shfaq në Prishtinë në Kosovë, më pas në 19 nëntor Gjakovë dhe në vijim po në nëntor në TKOB në Tiranë.
    -Veprat shqiptare sa ka rëndësi në jetën artistike, çfarë i përcjellin publikut me tematikat që trajtojnë?
    Pa diskutim që kanë rëndësi të madhe, sepse jemi shqiptarë, kemi shtetin tonë, teatrot tona, kemi kulturën tonë. Ne kemi kompozitorët tanë, këngëtarët tanë, autorët tanë, regjisorët tanë, instrumentistët tanë. Populli shqiptar këtë teatër ka dhe shumë mirë që e ka. Ne një vend kaq i vogël kemi prodhuar vepra operistike. Italia është shtet i madh, kurse ne kaq sa jemi shumë vepra kemi vënë. Gjithnjë unë kam qenë mbështetës i teatrit kombëtar, kështu ka qenë edhe im atë. Unë sigurisht kam qenë edhe për repertorin e huaj dhe kam vënë shumë vepra në skenë, italiane, franceze, gjermane, etj, por kjo nuk do të thotë që ne të mohojmë veprat shqiptare. Unë i kam vënë me shumë kënaqësi në skenë veprat shqiptare, madje i kam vënë me optikën që të jenë sa me kreative të duken sa më bukur në skenë, që të jenë konkurruese me veprat e huaja. Ky ka qenë këndvështrimi im dhe mirë kam bërë, sepse teatri ynë muzikor siç po e tregon koha është dinjitoz.
    -Ju keni realizuar mbi 80 produksione operistike, si regjisor çfarë keni synuar në punën tuaj, ajo që ka qenë prioritet për ju?
    Unë gjithnjë kam qenë novator, gjithnjë kam dashur të sjell të reja, shkolla të reja teatri, shkolla të reja interpretimi, këndvështrime jotradicionale, por këndvështrime simboliste, metaforiste, këndvështrime kinematografike. Gjithë shfaqjet e mia të fundit janë me këndvështrime kinematografike. Sigurisht duke u bazuar mbi përparimet e teatrit muzikor botëror. Atë eksperiencë e kam implementuar në Shqipëri.
    -Si pedagog pranë Universitetit të Arteve, mentor i dhjetra artistëve të rinj. Një këshillë sot për artistët e rinj në muzikën lirike?
    Këngëtarët e rinj duhet të studiojnë shumë lëndët profesionale që janë teknika vokale, duhet të studiojnë shumë solfezh, të studiojnë shumë mjeshtri aktori, diksion dhe lëvizje skenike, sepse nuk mjafton vetëm zërin, si dhe duhet të studiojnë shumë me personazhin, të njohin mirë partiturën, veprën dhe marrëdhëniet midis personazheve, kjo është shumë e rëndësishme.
    -Cili do të jetë projekti i radhës artistik?
    Besoj që për sezonin e ardhshëm do të bëjmë një projekt po shqiptar. Një projekt shqiptar, që drejtori në TKOB e ka planifikuar, por vetëm muajin se kur ende jo.
    Intervistoi: Juljana Vrapi
    Rrugëtimi artistik
    Nikolin Gurakuqi prej më shumë se katër dekadash ka kontribuar me pasion dhe përkushtim në zhvillimin e artit skenik shqiptar. Rrugëtimi i tij artistik nisi në vitin 1979 në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, fillimisht si korist, e më pas si solist ku realizoi një sërë rolesh të ndryshme, ku mund të përmendim, Gjergj Arianiti nga opera “Skenderbeu”; Mateo, opera “Paja”; Komandanti, opera “Borana”; Deloja, opera “Nëna e trimave”; Il Marchese, opera “La Traviata”; etj. Ka interpretuar role edhe jashtë vendi si: në Francë e Itali. Pas një specializimi në Francë në vitet ’92-’93, Nikolin Gurakuqi iu përkushtua me sukses regjisë, duke sjellë në skenat shqiptare dhe ndërkombëtare një frymë të re interpretimi, një vizion bashkëkohor dhe një ndjeshmëri të thellë dramatike. Ai ka realizuar mbi 80 produksione operistike në TKOB, Universitetin e Arteve, qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj Itali, Greqi, Kosovë. Disa nga veprat më të njohura që mbajnë firmën e tij regjisoriale janë: “Tosca”, “Il signor Bruschino”, “Carmen”, “Aida”, “Falstaff”, “Il trittico”, “Manon Lescaut”, “Otello”, “Rigoletto”, “Një ballo me maska”, “Goca e Kaçanikut”, e shumë të tjera. Përveç regjisë, Gurakuqi është gjithashtu autor i shumë skenografive, artikujve dhe librave që analizojnë regjinë dhe interpretimin në opera. Nikolin Gurakuqi më 25 korrik festoi 70-vjetorin e lindjes. Për kontributin e tij në artin shqiptar, Nikolin Gurakuqi është nderuar me: Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”; titullin “Mjeshtër i Madh”.