Tag: skenë

  • Incident në skenë, këngëtarja e njohur përfundon në tokë gjatë performancës

    Incident në skenë, këngëtarja e njohur përfundon në tokë gjatë performancës

    Këngëtarja Lola Young ka pësuar një incident të tmerrshëm pasi është rrëzuar në skenë gjatë festivalit All Things Go Music në New York City, duke shkaktuar shqetësim tek publiku i saj.
    Këngëtarja 24-vjeçare po performonte hitin e saj “Conceited” në stadiumin Forest Hills të shtunën, më 27 shtator, kur u desh të nxirrej nga skena nga personeli mjekësor, ndërsa publiku e brohoriste.
    Më vonë, ajo i siguroi fansat e saj nëpërmjet një storie në Instagram se ishte “mirë”: “Përshëndetje, kujtdo që pa paraqitjen time në All Things Go sot, jam mirë tani”, shkroi ajo. “Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj, Lola.”

    Incidenti vjen pas një anulimi të mëparshëm të performancës së saj të planifikuar në We Can Survive të Audacy të premten për shkak të një “çështjeje të ndjeshme”, tha menaxheri i saj, Nick Szymanski. Këngëtarja, e cila ka qenë e hapur për shëndetin e saj mendor, ndonjëherë ka probleme dhe ka ditë kur ekipi i saj duhet të marrë masa paraprake për sigurinë e saj.
    Lola Young ka qenë e hapur në lidhje me problemet e saj me shëndetin mendor dhe varësinë, pasi është diagnostikuar me çrregullim skizoafektiv në moshën 17 vjeç. Në një intervistë me Guardian në gusht, ajo foli për problemet personale me të cilat përballet gjatë turneut, duke vënë në dukje se përvojat e kanë bërë më të dhembshura ndaj atyre që kalojnë nëpër situata të ngjashme.
    “Është një luftë, patjetër që më është dashur të punoj për shërimin e brendshëm ndërsa po luftoja me turnetë dhe gjëra të tilla”, i tha ajo Guardian në gusht, duke shtuar: “Më është dashur të bëj një pushim për një kohë ndërsa po luftoja me gjërat “, vazhdoi ajo.

  • Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Pamje: incidenti i pazakontë në skenën operistike shqiptare

    Një skenë e pazakontë ndodhi të shtunën në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, më saktë një incident, me protagonist soprano Eva Golemi. Në rolin e Violetës në “Traviata”-n e famshme të Verdit, ajo u plandos në skenë duke menduar se po binte në krahët e partnerit, sipas skenarit. Por ky i fundit, tenori Mario Rojas, në rolin e Alfredos, nuk iu përgjigj dot në lëvizjen që duhet të bënte, duke çuar në dëmtimin fizik të koleges, për pasojë dhe në spital.
    “Kam 25 vite që luaj këtë rol jo vetëm këtu, por në të gjithë botën, një incident i tillë nuk më kishte ndodhur kurrë më parë. Ngjarja mund të kishte qenë më e rëndë nëse do të dëmtoja kokën. Jam ende e tronditur nga ngjarje”, tha sopranoja që e cilësoi mungesë profesionalizmi mangësinë e treguar nga tenori meksikan.

    Në një reagim nga TOB, u tha:
    “Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë”. /tesheshi.com/
     
     
     
     
     

  • U rrëzua në skenë, reagon TKOB: Sopranoja Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi

    U rrëzua në skenë, reagon TKOB: Sopranoja Eva Golemi ndodhet në proces rikuperimi

    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka reaguar pasi sopranoja Eva Golemi pësoi një incident në skenë, duke u rrëzuar dhe më pas përfundoi në spital.
    Përmes një komunikatë për mediat, TKOBAP bën me dije se sopranoja EVa Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    Postimi i TKOB:
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.

  • TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

    TKOB reagon pas incidentit me sopranon Eva Golemi

    Eva Golemi

    TIRANE- Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka dhënë një reagim publik pas incidentit që ndodhi në premierën e “La Traviata”-s, ku sopranoja Eva Golemi u rrëzua në skenë dhe u dërgua në spital për kontrolle.
    Në komunikatën zyrtare theksohet se artistja ndodhet në proces rikuperimi dhe gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze. Sipas TKOB, falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm.
    REAGIMI I TKOB:
    Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor informon publikun e nderuar se gjatë natës së parë të shfaqjes së operës La Traviata, sopranoja e mirënjohur Eva Golemi pati një incident në skenë, në momentet e fundit të shfaqjes.
    Falë reagimit të menjëhershëm të stafit artistik dhe administrativ, situata u menaxhua me kujdes dhe profesionalizëm. Znj. Golemi ndodhet aktualisht në proces rikuperimi dhe fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore është e qëndrueshme, pa pasoja serioze.
    TKOBAP shpreh mirënjohje për publikun, i cili me duartrokitjet dhe mbështetjen e tij tregoi respekt dhe dashuri për artistët tanë.
    Shfaqjet tona do të vijojnë sipas programit të parashikuar. I urojmë znj. Eva Golemi shërim të shpejtë dhe rikthim të shëndetshëm e sa më të afërt në skenë.
    Incidenti ndodhi gjatë premierës së operës “La Traviata”, mbrëmjen e 26 shtatorit në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në skenën e fundit, ku personazhi i Violetës bie në krahët e Alfredos, tenori meksikan Mario Rojas nuk arriti ta realizonte momentin e parashikuar, duke qëndruar disa metra larg saj. Për pasojë, Golemi u rrëzua në skenë dhe u transportua menjëherë në spital për kontrolle mjekësore./ZËRI

  • Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

    Incident në Teatrin e Operas, sopranoja Eva Golemi rrëzohet në skenë dhe dërgohet në spital

    Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

    Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos.
    Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
    Burime nga Teatri i Operës konfirmojnë se sopranoja nuk ka dëmtime serioze. Mjekët kanë rekomanduar një pushim 10-ditor, për të shmangur lodhjen apo sforcimin pas ngjarjes.
    Për pasojë, Eva Golemi nuk do të jetë e pranishme në netët e ardhshme të shfaqjes, dhe drejtoria e TKOB pritet të njoftojë zëvendësimin e saj për rolin e Violetës.

  • Rrëzohet në skenë sopranoja Eva Golemi, dërgohet në spital/ Anulohet shfaqja e dytë e operas “Traviatta”

    Rrëzohet në skenë sopranoja Eva Golemi, dërgohet në spital/ Anulohet shfaqja e dytë e operas “Traviatta”

    Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes. 
    Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos. 
    Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara. 
    Mësohet se mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër. 
    Vetë sopranoja është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga incidenti ka dhimbje të lehta në shpinë, ndaj do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë. 
    “La Traviata” ka nisur të premten dhe ka katër netë, teksa në shfaqjen e së hënës roli i Violetës nuk do të interpretohet nga Golemi. 
    “La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real. 
    Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias. 
    Premiera e parë e La Traviata në Teatro La Fenice në vitin 1853 ishte një dështim i plotë. Publiku e refuzoi veprën, por vetëm një vit më vonë, pas rishikimeve, ajo u kthye në skenë dhe fitoi suksesin e madh që e shoqëron edhe sot. 
     

  • Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

    Incident në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, sopranoja Eva Golemi dërgohet në spital pas rrëzimit në skenë

    Një episod i papritur ka ndodhur mbrëmjen e premierës së operës “La Traviata” në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku sopranoja e njohur Eva Golemi është rrëzuar në skenën finale të shfaqjes.

    Rënia ndodhi në momentin dramatik të skenës ku personazhi i Violetës ndërron jetë në duart e Alfredos. Publiku fillimisht e mori si pjesë të interpretimit, por mosreagimi i menjëhershëm nga tenori në skenë ngriti dyshime mbi gjendjen reale të sopranos.
    Menjëherë pas incidentit, stafi i teatrit thirri ambulancën për të siguruar ndihmë mjekësore, duke shmangur rrezikun për ndonjë dëmtim të mundshëm fizik. Eva Golemi u dërgua në spital për ekzaminime të detajuara.
    Sipas asaj që mëson gazetarja e Top Channel, Sara Hila, mjekët i kanë sugjeruar sopranos të qetësohet dhe për pasojë, ajo do të mungojë në shfaqjen e së hënës në mbrëmje dhe roli i Violotës do të interpretohet nga një soprano tjetër.
    Vetë sopranoja është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nga incidenti ka dhimbje të lehta në shpinë, ndaj do të marrë kohën e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht e për t’u rikthyer më pas në skenë.
    “La Traviata” ka nisur të premten dhe ka katër netë, teksa në shfaqjen e së hënës roli i Violetës nuk do të interpretohet nga Golemi.
    “La Traviata” është një nga operat më të interpretuara në botë dhe historia e saj bazohet në një personazh real.
    Violetta Valéry është frymëzuar nga Marie Duplessis, kurtizane franceze dhe dashuria e madhe e shkrimtarit Alexandre Dumas i riu, i cili shkroi romanin e famshëm La Dame aux camélias.
    Premiera e parë e La Traviata në Teatro La Fenice në vitin 1853 ishte një dështim i plotë. Publiku e refuzoi veprën, por vetëm një vit më vonë, pas rishikimeve, ajo u kthye në skenë dhe fitoi suksesin e madh që e shoqëron edhe sot.

    Top Channel

  • Tenori italian harroi ta priste, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë

    Tenori italian harroi ta priste, soprano Eva Golemi rrëzohet në skenë

    Një incident i frikshëm ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), gjatë premierës së operës së famshme të Giuseppe Verdit, “La Traviata”. Për fat të mirë, ai nuk pati pasoja të rënda në shëndetin e protagonistëve, edhe pse për disa çaste shkaktoi panik në sallë.
    Çfarë ndodhi në skenë?

    Shfaqja, e cila kishte ngjallur interes të madh tek publiku për shkak të regjisorit të famshëm Hugo de Ana dhe kastës së zgjedhur të artistëve, shkoi mrekullisht deri në aktin e tretë. Por, në momentin kulmor kur personazhi Violeta (i interpretuar nga sopranoja Eva Golemi) ndërron jetë në krahët e Alfredos, ndodhi incidenti i papritur: tenori italian që luante rolin e Alfredos, i emocionuar nga interpretimi, harroi të mbështeste partneren.

    Kështu, sopranoja Golemi u rrëzua fort në skenë duke shkaktuar një situatë dramatike reale përtej skenografisë. Ambulanca u thirr menjëherë, por për fat të mirë gjendja e artistes u konfirmua e qëndrueshme dhe pa pasoja serioze.

    “Traviata”, një hap i madh për TKOB-in
    Pavarësisht këtij momenti, publiku dhe kritikët vlerësuan interpretimin e Eva Golemit, e cila ka më shumë se 70 herë eksperiencë me rolin e Violetës, si një nga më të dashurit e saj. Para shfaqjes, sopranoja kishte deklaruar:
    “Violetën e luaj më tepër se 70 herë dhe është një nga rolet e mija më të dashura. Por ky produksion në fakt është shumë i veçantë për mua sepse është i regjisorit të madh Hugo De Ana”.
    Shfaqja shënoi edhe hapjen e sezonit të ri të TKOB-it, i cili do të vijojë me një seri koncertesh simfonikë dhe baleti. Përveç Golemit, rolin e Violetës do ta interpretojnë në netët në vijim edhe sopranoja çeke Zuzana Markova dhe artistja shqiptare Nina Muho.
    Vizioni i Hugo de Ana
    Produksioni i ardhur nga Teatri i Zagrebit, i sjellë në Shqipëri nga mjeshtri me famë botërore Hugo de Ana, ka sjellë në skenën shqiptare një estetikë moderne dhe universale, duke e bërë “Traviata”-n të duket aktuale edhe sot. Skenografia monumentale, gjuha vizuale bashkëkohore dhe energjia e artistëve shqiptarë e të huaj u pritën me duartrokitje të zjarrta nga publiku.
    Me këtë hapje madhështore, TKOB tregon ambicien për të qenë në të njëjtin nivel me teatrot europianë, duke u bërë një qendër gjithnjë e më tërheqëse për produksione ndërkombëtare dhe për publikun shqiptar.

  • Vladimir Doda: “Modus Operandi”  jo një komedi salloni, por një shfaqje për njerëzit

    Vladimir Doda: “Modus Operandi”  jo një komedi salloni, por një shfaqje për njerëzit

    Qëllimi fillestar i punës kërkimore i autorit Vadimir Doda për veprën “Modus Operandi” ka qenë trajtimi i gjendjes së punëtorëve në mënyrë “poetike dhe me ironi” në Shqipëri. “Modus Operandi” vjen premierë këtë shtator në skenë. Një shfaqje që vjen në vijim të punës së Vladimir Dodës si dramaturg dhe regjisor me teatrin, ku premiera do të jetë në Lezhë. Në intervistën për gazetën “SOT” regjisori Vladimir Doda tregon për projektin e ri teatror dhe punën për ta sjellë në skenë për publikun këtë shtator. Ndër të tjera regjisori Vadimir Doda ndalet dhe te vështirësitë që hasin sot artistët në aktivitetin e tyre, ku tregon se në shfaqje flitet edhe për situatën e artistëve të rinj. Shfaqja në skenë shënon premierën më 26 shtator në Pallatin e Kulturës në Lezhë, por regjisori Valdimir Doda flet dhe për rëndësinë që ka qarkullimi i shfaqjeve nëpër skena të ndryshme të teatrove në vendin tonë, ku sipas tij kjo është e rëndësishme si për publikun e qyteteve të tjera ashtu dhe për aktorët. Shfaqja “Modus Operandi” vjen në skenë me interpretim nga Loredana Gjeçi, Vladimir Doda, Alesio Agjaku, Gledia Toma. Muzika Vigan Nimani, skenografia Gert Totraku, fotografi Eegys Baki dhe grafikë Ona Gjoka. Shfaqja që vjen tani në skenë është në vijim të aktivitetit artistik të Vladimir Dodës me teatrin. Vladimir Doda është i diplomuar fillimisht në Universitetin “La Sapienza” në Romë dhe më pas në Civica Accademia Nico Pepe, Udine. Ka ndjekur specializime pasuniversitare pranë CTA La Sapienza, Centro Teatrale Santa Cristina (Perugia), ERT Emilia Romagna Teatro (Modena), Accademia Teatrale Veneta (Venezia) etj. Përpara se të kthehej përfundimisht në Shqipëri në 2019, ka performuar kryesisht në Itali, por edhe në Francë, Rusi, Poloni dhe Rumani. Jashtë teatrit “Migjeni” të Shkodrës ai ka vënë në skenë me organizata apo ente teatrore të tjera, tre shfaqje me të rinj të Lezhës dhe Kurbinit, dhe me profesionistë në Durrës dhe Tiranë. Vladimir Doda ka një aktivitet artistik jo vetëm në fushën e teatrit, por dhe në fushën e kinematografisë.

    – “Modus Operandi” me regji dhe dramaturgji nga ju vjen në skenë premierë këtë shtator. Ju si regjisor çfarë mund të na thoni më shumë për punën tuaj me këtë shfaqje, si nisi ky projekt?
    Qëllimi fillestar ka qenë dhe mbetet trajtimi i gjendjes së punëtorëve në mënyrë “poetike dhe me ironi”. E theksoj, sepse gjendja e punëtorëve në Shqipëri nuk është surprizë se nuk është ndër më idealet. Prandaj nuk mund të merrja përsipër të trajtoja gjendjen e punëtorëve në përgjithësi, sepse do të ishte njësoj sikur të shkoja të kërkoja për të sëmurë në një spital. Në Shqipëri, sidomos po ta krahasojmë me BE-në, ku pretendojmë të hyjmë në vitin 2030 nuk ka as mbrojtje, as sindikata efektive dhe as sistem welfare. E sa për të përmendur disa prej gjërave, që kemi evidentuar në intervista të ndryshme: punëtorët bëjnë nga 2 deri në 3 punë, shumica nuk ka firmosur kurrë një kontratë pune, kanë shumë pak vite pensioni… e deri te fakti që u vonohen rrogat, i shantazhojnë, i izolojnë apo nuk ka meritokraci në ngritjen në detyrë, etj. Megjithatë, një pjesë e punëve që kemi shkuar të “peshkonim” me aktorët janë disa zanate në zhdukje, të cilat menduam se ishin interesante edhe për faktin se qëndrojnë në kontrast me ritmet e shpejta që sugjeron e tashmja. Për ta mbyllur si pyetje, ne kemi bërë takime dhe intervista për të njohur njerëzit, ata na interesonin, puna mbetet pretekst.
    – Ju keni realizuar edhe projekte të tjera që janë mirëpritur, keni bashkëpunime me më parë me artistë të rinjtë në shfaqje dhe keni spikatur me punën tuaj me teatrin. Ajo që synoni ti përcillni publikut këtë herë me “Modus Operand”?
    Nëse e them se çfarë synojmë të përcjellim kam frikë se mund të jap një shpjegim univok. Në një shfaqje çdokush mund të vijë dhe merr apo dhe refuzon, i nxitur nga shumë gjëra. Mund të them se është e sigurt se nuk sjellim një komedi salloni apo mbi krizë bashkëshortore… “Një shfaqje për njerëzit” e kemi quajtur gjatë provave. Pastaj do i pyesim çfarë u kemi përcjellur.
     -Në këtë shfaqje në skenë do të jenë tre aktorë në role, po ashtu dhe ju. Nëse flasim për aktivitetin e artistëve të rinj, sipas jush sa përkrahen sot?
    Se sa janë të përkrahur artistët e rinj në Shqipëri e kam thënë disa herë dhe druaj se do të bëhem i mërzitshëm nëse e përsëris. Nëse ky projekt është i mbështetur nga Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) (sapo pagëzuar MTKS) dhe unë nuk mund të ankohem personalisht, fakti është që kam filluar të aplikoj që nga viti 2014 dhe kjo është hera e parë që marr një projekt. Megjithatë, falënderoj shumë ministrinë, sepse do të thotë që, edhe pse pas shumë vitesh, mbase ndonjë person ka filluar të ekzaminojë CV-të apo projektet dhe të vendosë në një mënyrë të re, krahasimisht me ç’mund të kem parë të ndodhë rëndom ndër vite. E sa për mbështetjen e të rinjve në Shqipëri, ju kujtoj se po flisni me një të hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. Prandaj nuk shoh mbështetje. Dëgjoj shifra, numra, ide, etj, por jo mbështetje. Në shfaqje flasim edhe për situatën e artistëve të rinj, uroj që publiku të vij ta shijojë.
    -Shfaqja “Modus Operandi” është së shpejti premierë, por do jetë në skena të ndryshme, si në Lezhë apo Tiranë, etj. Sa shërben kjo për teatrin në vend, pra qarkullimi i shfaqjeve në skena të ndryshme?
    Lëviza e shfaqjeve në qytete është e rëndësishme. Për mua nuk është retorikë. Është e rëndësishme si për publikun e atyre qyteteve ashtu dhe për aktorët. Por akoma më e rëndësishme është të bësh 3 shfaqje plot në rrethe se sa 3 shfaqje me nga 10 apo 15 spektatorë në teatrot e Tiranës. Jo sepse numri i publikut është indikator cilësie, por është e trishtë të shkosh në sallën e Teatrit Eksperimental dhe ta shohësh bosh që reprizën e dytë të një shfaqje (por dhe në të parën). Do të thotë se publiku është larguar, refuzon të shkojë, nuk i pëlqen programit, nuk është i nxitur etj.
    Intervistoi: Julia Vrapi

  • “La Traviata” në Opera, sopranoja Eva Golemi: Rolin e Violettës  e kam luajtur mbi 50 herë në skenë

    “La Traviata” në Opera, sopranoja Eva Golemi: Rolin e Violettës  e kam luajtur mbi 50 herë në skenë

    Nga Julia Vrapi
    “La Traviata” e autorit Giuseppe Verdi si një produksion me regji Hugo de Ana katër mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në qendër të “La Traviatës” qëndron historia prekëse e Violettës, gruas që sfidoi normat e kohës dhe guxoi të jetojë dashurinë e saj deri në fund. Sopranoja e njohur Eva Golemi që e ka interpretuar këtë rol në skena brenda dhe jashtë vendit, e cilëson Violettën një nga rolet e saj më të dashura. Eva Golemi është një ndër zërat lirikë kryesor që ka Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë. Në karrierën e saj operistike numëron shumë role të rëndësishme, brenda vendit, por edhe në skenat evropiane, por për publikun sopranoja do të ngjitet sërish këtë shtator në skenë në kryeveprën e Verdit. Sopranoja tregon se ka më shumë se 20 vjet që e luan në skena këtë rol. “Vepra operistike vjen në skenë me regji nga Hugo de Ana, një nga regjisorët më të mëdhenj. Dirigjent është Francesco Ommassini. Violetta te “La Traviata” për mua është një nga rolet më të dashur, që e kam luajtur shumë në skenë. Kam 25 vjet që e luaj në skenë brenda dhe jashtë vendit. E kam luajtur mbi 50 herë këtë rol” u shpreh sopranoja Eva Golemi një ditë më parë për shfaqjen operistike, që do të jetë katër net në TKOB. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehej më herët ndër të tjera se ky produksion i operës “La Traviata” është i sjellë nga Teatri i Zagrebit. Një nga kryeveprat më të dashura të autorit Giuseppe Verdi, “La Traviata” vjen në TKOB në një produksion të ri që mban firmën e regjisorit Hugo de Ana në datat 26, 27, 28 dhe 29 shtator dhe në rolet e saj do të ngjiten në skenë artistë të njohur shqiptarë dhe të huaj.
    Ngjarjet në “La Traviata”
    Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të, sallonet aristokrate, dashuria, mllefet dhe intrigat në historinë e Violettës dhe Alfredos, janë në operën “ La Traviata” të Verdit. “La Traviata” është një opera me tre akte nga Giuseppe Verdi (Xhuzepe Verdi) e vendosur në një libret italian nga Francesco Maria Piave, ajo është e bazuar në “La Dame aux Camelias” (1852) shkruar nga Alexandre Dumas. Te vepra “La Traviata” bëhet fjalë për një histori të një kurtizaneje, e cila dashurohet me një fisnik, por i ati i djalit e pengon dashurinë e tyre. Në qendër të veprës është kurtizania Violeta Valery, që për hir të dashurisë me fisnikun Alfredo Germont, braktis jetën prej kurtizaneje. Premiera e parë u zhvillua në teatrin “La Fenice” në 6 mars të viti 1853. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit XIX. Në materiale më parë sipas studiuesve thuhej se në historinë e gjatë të operës, Verdi zë vendin e nderit, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane, të mbetet thellësisht kombëtar.  Historia tragjike e Violettës e mbështetur mbi romanin “Zonja me kamelie” e Aleksandër Dyma ka ardhur edhe më parë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, por këtë shtator katër vjen mbrëmje për publikun.