Tag: skenë

  • SYRI TV/ Shuhet ikona e kinematografisë Margarita Xhepa/ Një jetë në skenë, rolet u bënë legjendë

    SYRI TV/ Shuhet ikona e kinematografisë Margarita Xhepa/ Një jetë në skenë, rolet u bënë legjendë

    Margarita Xhepa, ikonë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare, u shua në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë me mbi 150 role në skenë dhe 32 filma. Me një zë magjepsës dhe një prani të fuqishme, ajo mbeti simbol i gruas shqiptare në art, duke jetuar përjetësisht në veprat e saj.

    Syri TV

    Margarita Xhepa ishte një ikonë e pashuar e artit shqiptar, një prani e rrallë që e ktheu skenën në tempull ndjenjash dhe fjalën në magji. Me zërin e saj të ngrohtë e të thellë, me sytë që flisnin po aq sa fjalët, ajo mishëroi tragjiken dhe të bukurën me një mjeshtëri të rrallë. Nuk ishte thjesht aktore ishte një shenjtore e skenës, një udhëtare e kohës që mbarti brenda vetes emocionet e brezave të tërë.

    Sot, arti shqiptar mban zi për këtë humbje të madhe. Margarita Xhepa u nda nga jeta në moshën 93-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të artë, të skalitur në mbi shtatë dekada në teatër dhe kinematografi. Lindur më 2 prill 1932 në Lushnjë, ajo nisi rrugëtimin e saj artistik në vitin 1950 në Teatrin Popullor, një hap që do ta shndërronte në një nga zërat më të rëndësishëm të skenës shqiptare. Në teatër, Margarita Xhepa ishte një prani magjepsëse. Ajo u bë ‘Zonja Ana’ te ‘Ana Karenina’, një grua e fortë dhe e brishtë njëkohësisht, që sfidonte fatin me një dashuri të ndaluar. Ishte Teuta te ‘Epoka’ para gjyqit, një figurë epike e historisë sonë kombëtare, e denjë për lavdinë e një mbretëreshe të lashtë.

    Po aq e paharrueshme mbetet si Desdemona te ‘Otello’, ku ndriçoi me butësinë dhe tragjizmin e saj, apo si Medea, ku me një fuqi të rrallë interpretuese e shndërroi mitin në realitet drithërues. Por Xhepa nuk ishte thjesht një aktore e roleve të mëdha dramatike. Ajo zotëronte një gamë të jashtëzakonshme interpretimi, duke mishëruar figura të ndryshme, nga heroinat romantike deri te gratë e zakonshme me shpirt të madh. Publiku e deshi sepse ajo nuk luante ajo jetonte çdo personazh, e bënte atë të prekshëm, të gjallë, të pavdekshëm.

    Në kinematografi, Margarita Xhepa la një gjurmë të pashlyeshme. Ishte një nënë e fortë dhe e dhembshur në Brazdat dhe Kur hidheshin themelet, filma që shpalosnin sakrificat dhe dashurinë e thellë të gruas shqiptare. Te Gjeneral gramafoni, ajo solli një tjetër dimension të ndjenjës dhe përkushtimit. Me një thjeshtësi të magjishme dhe një forcë të heshtur, ajo u bë zëri i atyre grave që shpesh qëndrojnë në hije, por mbajnë mbi supe gjithë peshën e jetës. Në filmat Përrallë nga e kaluara dhe Apasionata, ajo solli një botë të brendshme të pasur, një thellësi psikologjike që pak aktorë e arrinin në atë kohë. Ishte e besueshme, e prekshme, e ndjerë.

    Nuk kishte nevojë për fjalë të tepërta një shikim i saj thoshte gjithçka. Në vitin 2017, Margarita Xhepa u nderua me dekoratën Gjergj Kastrioti Skënderbeu për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare. Aktorja mbante edhe titujt “Artiste e popullit”, “Nderi i Kombit”, por nderimi më i madh ishte dashuria e publikut, duartrokitjet e zjarrta që e shoqëruan për gjithë jetën. Sot, kur ajo nuk është më, arti shqiptar ndihet më i zbrazët. Por një gjë është e sigurt: zëri i saj do të vijojë të kumbojë në teatrot dhe ekranet tona.

    Ajo nuk iku  ajo mbeti në rolet e saj, në kujtimet e brezave që u rritën me interpretimet e saj. Dhe sa herë që një aktore do të ngjitet në skenë me të njëjtin pasion dhe përkushtim, do të jetë një fije drite nga Margarita Xhepa që do ta ndriçojë atë. Homazhet në nder të aktores së madhe do të mbahen  më 4 prill, nga ora 10:00 deri në orën 13:00, në hollin ne Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

  • E trishtë / Këngëtari i njohur shembet në skenë dhe humb jetën (Video)

    E trishtë / Këngëtari i njohur shembet në skenë dhe humb jetën (Video)

    Publiku u trondit teksa këngëtari i njohur turk Volkan Konak u rrëzua gjatë koncertit të tij në Qipro të dielën mbrëma.
    Artisti 58-vjeçar u rrëzua teksa këndonte. Ai mori ndihmën mjekësore dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin Shtetëror të Famagustës, ku ndërroi jetë pak kohë më vonë.
    Videoja e shembjes së Volkan Konak është bërë virale në 24 orët e fundit. Këngëtari shfaqet në skenë me anëtarët e grupit të tij. Teksa ecte drejt fundit të skenës, ai papritur u rrëzua. Sapo e kuptuan këtë, anëtarët e grupit të tij dhe organizatorët e ngjarjes nxituan drejt tij. Ai vetë dukej i pajetë.
    Me gjithë përpjekjet, këngëtarja nuk mundi të rikthehej në jetë. Në orën 12:42 të mëngjesit u konfirmua vdekja e tij.

  • Një tjetër kandidat del në skenë për të zëvendësuar Ancelotti-n! Ish-ylli i Barcelonës, i cili po shkëlqen edhe si trajner…

    Një tjetër kandidat del në skenë për të zëvendësuar Ancelotti-n! Ish-ylli i Barcelonës, i cili po shkëlqen edhe si trajner…

    Florentino Perez mund të marrë një vendim surprizues nëse Carlo Ancelotti largohet nga drejtimi i Real Madridit në fund të këtij sezoni. Sipas “Defensa Central”, presidenti i “Los Blancos” thuhet se po konsideron Cesc Fábregas, trajnerin aktual të Como-s, si një opsion befasues për t’i besuar drejtimin e ekipit nëse ikën Ancelotti.
    E ardhmja e Ancelotti-t është në ajër, pasi kontrata e tij te Reali skadon në vitin 2026 , por spekulimet për një largim të mundshëm drejt kombëtares së Brazilit janë rritur shumë javët e fundit, sidomos pas shkarkimit të Dorival nga stoli i 5 herë kampionëve të Botës pas humbjes së fundit 4-1 me Argjentinën.
    Nisur nga ky skenar, klubi madrilen po shqyrton disa alternativa. Xabi Alonso është opsioni i parë, por spanjolli duket se do të vazhdojë të qëndrojë te Leverkusen. Pikërisht për këtë arsye del në skenë emri i Cesc Fabregas, i cili po spikat me punën e tij si trajner te Como në Serie A, aty ku ka dhe disa aksione në klub.
    Edhe pse spanjolli është ende në fillimet e karrierës, drejtuesit e Realit janë të bindur nga aftësitë e tij dhe besojnë se është profili i duhur për t’i besuar drejtimin e skuadrës. Gjithsesi, Reali po shqyrton edhe emra të tjerë. Javën e fundit janë përmendur edhe Jurgen Klopp, apo një rikthim i mundshëm i Zinedine Zidane.

  • ODEON/ ’15 ditë prilli’, kronologjia e fundit e diktaturës, Markarian: Thirrje për reflektim

    ODEON/ ’15 ditë prilli’, kronologjia e fundit e diktaturës, Markarian: Thirrje për reflektim

    Mbrëmja e sotme në Odeon na fton të hyjmë në një univers dramatik, ku historia dhe ndërgjegjja përplasen në një nga periudhat më të errëta dhe vendimtare të Shqipërisë. “15 Ditë Prilli”, e sjellë në skenë nga regjisorja Driada Dervishi dhe e bazuar në romanin e Anisa Markarian, na vendos përballë tensionit të një kohe që po merrte fund dhe pasigurisë së një fillimi të ri.

    Në sfondin e një hekurudhe, ku punonjësit i kushtojnë rëndësi të veçantë bustit të diktatorit, shfaqja zbërthen absurditetin e një sistemi në grahmat e fundit, ku errësira dhe ligësia përzihen me zgjimet e ndërgjegjes. Këto janë 15 ditët e fundit të diktatorit, por edhe ditët e para të një demokracie të brishtë, që lind mes pikëpyetjeve për të tashmen dhe të ardhmen.
    Përmes interpretimit të aktoreve Alesia Xhemalaj, Suela Bako, Mimi Marjanaku dhe Sanije Hoti, historia merr jetë në skenë, duke na përballur me dilemat dhe kontradiktat e asaj periudhe. Si e përjetojnë personazhet këtë prag të madh ndryshimi? A është fundi i një epoke domosdoshmërisht fillimi i diçkaje të re?
    Sonte, në këtë bisedë me autoren Anisa Markarian, regjisoren Driada Dervishi dhe aktoret e shfaqjes, do të eksplorojmë jo vetëm sfidat e sjelljes së një periudhe kaq të ngarkuar në teatër, por edhe mesazhet që ajo përcjell për sot. Një reflektim mbi historinë, artin dhe njeriun.

    Autorja e romanit, Anisa Markarian, e sheh 15 Ditë Prilli jo vetëm si një histori, por si një thirrje për reflektim. Ajo thekson se një prej dëshirave të saj ka qenë që lexuesi dhe shikuesi të ndalet dhe të meditojë mbi kohën dhe ngjarjet që kanë ndodhur.Në një realitet ku e kaluara shpesh mbetet në hije ose harrohet, Markarian sjell një rrëfim që nuk kërkon vetëm të tregojë, por edhe të nxisë pyetje, ndjesi dhe ndërgjegjësim. 

    Regjisorja Driada Dervishi e ka përjetuar romanin 15 Ditë Prilli si një përmbledhje të fuqishme të 50 viteve të fundit, një histori që të jep dorë për të krijuar dhe për të rrëfyer artistikisht një epokë të tërë. Në bisedën e saj në Odeon, ajo shprehet se është përpjekur ta sintetizojë këtë përvojë të gjatë historike përmes errësirës së këtyre 15 ditëve, duke sjellë në skenë atë që populli shqiptar ka jetuar në realitet. Për Dervishin, sfida më e madhe ka qenë të kapë esencën e një kohe të ngarkuar me frikë, dhunë dhe shpresa të thyera, por edhe me momentet e vogla të dritës dhe guximit njerëzor. 

    Në këtë histori të mbushur me tension dhe ndryshime dramatike, Alesia Xhemalaj mishëron një figurë të fuqishme: një vajzë ëndërrimtare, studente e mjekësisë, e cila ngre zërin për të vërtetën, duke mos u ndikuar nga realiteti i errët që e rrethon. Në një kohë kur frika dhe nënshtrimi ishin normë, ajo përfaqëson shpirtin e pamposhtur, një zë rebel që nuk pranon të heshtë. Përmes interpretimit të saj, Xhemalaj sjell në skenë një personazh që lufton jo vetëm për të drejtën, por edhe për dashurinë—dy ndjenja që shpesh përplasen me diktaturën dhe kufizimet e saj. Ajo mbetet e pathyeshme, edhe kur përballet me presionin dhe pasigurinë e një epoke që po shkatërrohej.

    Në mozaikun e errët të “15 Ditë Prilli”, një nga figurat më të frikshme është ajo e kryeinfermieres, një grua e ftohtë dhe bashkëpunëtore e mjekut në vrasjen e pacientëve. Ajo nuk është vetëm një hallkë në sistemin e dhunës, por një simbol i njeriut që, i zhveshur nga ndjenja dhe moraliteti, bëhet pjesë e krimeve me një qetësi tronditëse.
    Aktorja Suela Bako, përmes interpretimit të saj të fuqishëm, sjell në skenë këtë personazh kompleks, duke na vënë përballë pyetjes: Si mund të bëhet njeriu kaq i pamëshirshëm, edhe kur është plotësisht i vetëdijshëm për të keqen që po kryen? 

    Në një kohë kur realiteti ndahej mes heronjve pozitivë dhe negativë, reporteri që sjell Mimi Marjanaku në skenën e Odeonit është një figurë e pazakontë një zë mes errësirës, që dëshmon atë që ndodh në një epokë të vështirë. Përmes këtij personazhi, ajo prek një nga plagët më të mëdha të diktaturës: asgjësimin e shpirtrave për të cilët regjimi nuk njohu mëshirë.

    Në dramën e thellë të 15 Ditë Prilli, një nga figurat më prekëse është ajo e një nëne që ka humbur djemtë e saj dhe jeton mes dhimbjes dhe pasigurisë, pa e ditur kurrë se ç’u bë me fatin e tyre. Ky është roli që sjell në skenë Sanije Hoti, një portret i nënave të një epoke ku humbjet nuk kishin përgjigje, vetëm heshtje dhe ankth.

    15 Ditë Prilli nuk është thjesht një shfaqje, por një rrëfim i fuqishëm që na sfidon të reflektojmë mbi historinë dhe kujtesën. Përmes interpretimit të aktorëve dhe vizionit të regjisores Driada Dervishi, kjo vepër na fton të ndjejmë peshën e një epoke dhe të pyesim veten për të shkuarën, të tashmen dhe atë që na pret. Një histori e errët, por e domosdoshme për t’u treguar.

    Anisa Markarian

    Driada Dervishi

    Alesia Xhemalaj

     

    Suela Bako

  • Skenë si në filma! Zjarr dhe të shtëna, banda kriminale sulmon furgonin që po transportonte para në Itali

    Skenë si në filma! Zjarr dhe të shtëna, banda kriminale sulmon furgonin që po transportonte para në Itali

    Pamje nga vendngjarja

    LIVORNO- Një skenë si në filma ka ndodhur në Livorno Itali. Një grup i armatosur ka sulmuar dy furgona të blinduar të kompanisë Battistolli, të cilët po transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s. Sipas disa videove të publikuara, në rrugë dëgjohen të shtëna dhe më digjet autorët djegin furgonin e bardhë, pasi e grabisin dhe largohen me tri makina.
    Nuk ka informacione sa është shuma e parave të grabitura
    Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit./ZËRI

  • Video/ Oktapodi ecën mbi kokën e një peshkaqeni në lëvizje, pamje mahnitëse

    Video/ Oktapodi ecën mbi kokën e një peshkaqeni në lëvizje, pamje mahnitëse

    Një video e publikuar së fundmi nga Universiteti i Auckland kap një skenë të rrallë dhe mbresëlënëse që la pa fjalë studiuesit në Gjirin Hauraki të Zelandës së Re.
    Videoja tregon një oktapod maori portokalli të fiksuar diku midis shpinës dhe kokës së një peshkaqeni të madh Mako teksa noton në ujërat e kaltra. Kjo skenë, sipas Guardian, u regjistrua në dhjetor 2023 nga një ekip kërkimor universitar që po studionte zakonet e të ushqyerit të peshkaqenëve në zonë.
    Kur ajo vuri re për herë të parë këtë “njollë” portokalli në shpinën e peshkaqenit, biologia detare Rochelle fillimisht mendoi se mund të ishte ngatërruar në rrjeta dhe kishte një copë pajisje peshkimi të mbërthyer në trupin e tij, tha shkencëtarja për New York Times.

    Megjithatë, kur tekniku i ekipit vendosi një dron me një kamerë për të parë më mirë se çfarë po ndodhte, ata kuptuan se ishte në të vërtetë një “lugtar” i lezetshëm që po hipte në majë të grabitqarit të oqeanit, duke ofruar një spektakël unik.
    Oktapodi Maori është më i madhi në hemisferën jugore, kjo është arsyeja pse ai “zë shumë… hapësirë ​​në kokën e peshkaqenit”, siç vëren Konstandini. Fakti që oktapodët zakonisht jetojnë afër fundit, në thellësi ku peshkaqenët Mako zbresin rrallë, e bën takimin edhe më të çuditshëm.
    Shkencëtarja nuk e di se çfarë ndodhi më pas, pasi ekipi i saj u largua pas 10 minutash vëzhgimi. Megjithatë, siç vëren ajo, Mako, specia më e shpejtë e peshkaqenëve në botë, mund të kalojë shpejtësinë prej 50 km/h – kështu që oktapodi ndoshta ka përjetuar një… udhëtim të paharrueshëm!