Tag: skenë

  • “12 burra të zemëruar” në skenë, drama premiere nga sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar

    “12 burra të zemëruar” në skenë, drama premiere nga sot në mbrëmje në Teatrin Kombëtar

    Nga Tea Sadiku 
    “12 Burra të Zemëruar” është premiera që do të hapë perdet e skenës së Teatrit Kombëtar nga sonte në mbrëmje. Një vepër ku heshtja flet më shumë se zhurma, e ku drama shfaqet si një reflektim i fortë mbi drejtësinë, përgjegjësinë qytetare dhe betejën e brendshme mes paragjykimit dhe së vërtetës.
    Dymbëdhjetë burra, dymbëdhjetë karrige, një dhomë e izoluar dhe një vendim që mund të përcaktojë fatin e një 16-vjeçari të akuzuar për vrasjen e babait të tij.

    Ajo që në fillim duket si një votë e qartë për dënim, shndërrohet hap pas hapi në një duel të fortë moral e logjik, ku secili personazh nxjerr në pah konfliktet e veta të brendshme.
    “Këtu nuk luftohet për të gjetur nëse është ose jo fajtori një fëmijë. Nuk është ky problemi kryesor. Të gjejmë një kriminel. Po të ishte kushti do ishte thjesht një dramë policore e thjeshtë, pa interes. Problemi është shumë më i rëndë dhe shumë më i nënvizuar, t’i thërrasim arsyes njerëzore”, thotë aktori Viktor Zhusti.
    Aktorët sjellin në skenë një larmi karakteresh komplekse me nuanca psikologjike të ndryshme.
    “Karakteri që unë kam i thotë treshit, atij rebelit të pandreqshëm që duam argument. Në këtë sens vepra ka shumë mesazhe sa i përket qasjes që ne duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit”, thotë aktori Alfred Trebicka.
    “Secili nga ata ka një dramë, ka një gjë për të thënë kjo e bën që vepra të jetë shumë e mirë dhe një histori që e mban publikun mbërthyer”, thotë aktori Besmir Bitraku.
    Kjo shfaqje rikthen në skenë pas shumë vitesh edhe aktorin Niko Kanxheri.
    “Kur mu ofrua ky rol isha i trembuir si një fëmijë sepse u bënë vite që nuk luaj në skenë, frikë nëse do të jem në gjendje apo jo. Ky rol ishte roli i një njeriu pa këmbë por që koka i funskionon mirë, dhe thashë okej ky rol duhet mbrojtur”, thotë Niko Kanxheri.
    E bazuar në dramën klasike të Reginald Rose, regjisori Albert Minga ka zgjedhur të ruajë strukturën origjinale të veprës, por duke i dhënë një frymë të re, ku tingujt, ndriçimi dhe ritmi i heshtjeve krijojnë një tension të padukshëm.
    “U kam bërë goxha ndërhyrje në trajtimin regjisorial, nëse kam marr këtë shfaqje e kam marrë për mesazhet që sjell autori por që ngjisin në mjedisin shqiptar”, thotë regjisori Minga.
    Me një reflektim të thellë dhe katarsis që do të përcillet te secili spektator, kjo shfaqje do të rrugëtojë në Teatrin Kombëtar deri më datë 27 prill./vizionplus.tv

  • “Pash një skenë që nuk më pëlqeu fare”, në Ferma VIP lindin dyshimet, ç’po ndodh mes Big Bastës dhe Big Mamës

    “Pash një skenë që nuk më pëlqeu fare”, në Ferma VIP lindin dyshimet, ç’po ndodh mes Big Bastës dhe Big Mamës

    Dinamikat në Ferma VIP kanë nisur tashmë dhe po zhillohen me ritëm të shpejtë duke ngjallur interes të gjerë të publiku.
    Sot, teksa po mblidhte vezët me Albën, Big Basta ka bërë disa pyetje rreth stratëgjisë së lojës për të mësuar më shumë.
    “Ke ndonjë ide çfarë flasin për mua këto, grupi i rrezikshmërisë“, ka pyetur Big Basta.

    Por Alba nuk ka dhënë emra duke thënë vetëm për Andrean, i cili e ngacmon.
    “Big Mama më duket e dyshimtë. Në sensin, që duke patur ajo dyshimet e veta, flet. Se e pash mbrëmë në një skenë që nuk më pëlqeu fare. Por pastaj më tha që është keqkuptuar“, është shprehur Big Basta.
    /vizionplus.tv

  • VIDEO – Dy yje bashkë në skenë, Inva Mula dhe Parashqevi Simaku, e ndezin me shkodranen “Ky marak…”

    VIDEO – Dy yje bashkë në skenë, Inva Mula dhe Parashqevi Simaku, e ndezin me shkodranen “Ky marak…”

    Dy yje të muzikës shqiptare, krah përkrah në skenë. Parashqevi Simaku i është rikthyer interpretimit të këngëve, ndërsa në skenë me të është shfaqur edhe një yll tjetër e mirënjohur ndërkombëtarisht, Inva Mula.
    Dy artistet kanë dhuruar spektakël në një event për fotografin e mirënjohur shqiptar Fadil Berisha. Emocionet janë të papërshkrueshme, teksa Parashqevi Simaku, “ndez” atmosferën me këngën shkodrane “Ky marak…”. Më poshtë, videot e publikuara nga mbështetësi më i madh i Parashqevisë, biznesmeni Elton Ilirjani.
    

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Artistët e TKOB në skenë me ariet e autorëve të njohur dhe koreografitë mbi muzikën e Johann Strauss II

    Artistët e TKOB në skenë me ariet e autorëve të njohur dhe koreografitë mbi muzikën e Johann Strauss II

    Nga Julia Vrapi
    Trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të bëhen bashkë në dy mbrëmje gala këtë muaj. Muzika e autorëve të njohur botërorë do të jetë pjesë e këtyre mbrëmjeve, që do të bashkojnë të gjitha trupat artistike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Në vijim të programit artistik në TKOB, artistët do të vijnë në skenë me ariet e autorëve të njohur, ku nuk mungojnë dhe koreografitë. “Nga ariet më të dashura të Mozart, Verdi, Puccini, Bizet, Offenbach, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë magjepsëse mbi muzikën e Johann Strauss II, çdo çast është një dhuratë për shpirtin!”, thuhet nga TKOB, për mbrëmjet gala që do të jetë në datat 17 dhe 18 këtë muaj. Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur Sergio Alapont. Mbrëmjet gala sjellin në skenë solistët, trupën e baletit dhe korin e TKOB-së. Regjisor e koreograf Renato Zanella.
    Sergio Alapont  është dirigjenti spanjoll që ka qenë dhe më parë në produksionet e TKOB-së. Ai ka drejtuar në disa nga teatrot më të famshëm të operës në botë, si Teatro Real në Madrid, Opera-Theatre de l’Eurometropole de Metz, Opera National du Rhin dhe Glyndebourne Festival. Gjithashtu, ka debutuar me sukses në Shtetet e Bashkuara duke dirigjuar La Rondine në Minnesota Opera. Puna e tij përfshin një repertor të pasur operistik dhe simfonik, ku ka bashkëpunuar me disa nga orkestrat më të njohura, si London Philharmonic Orchestra, RTÉ Concert Orchestra, Orchestre National d’Ile de France dhe Arena di Verona. Edhe regjisori e koreografi Renato Zanella ka bashkëpunuar edhe më parë me TKOB. Ai studioi baletin klasik për disa vite përpara se të bëhej koreograf për kompani të ndryshme profesionale. Për shkak të suksesit të tij, ai ka fituar shumë çmime dhe tituj nderi në komunitetin e baletit.
    Mbrëmjet gala në programin artistik
    Mbrëmjet gala që do të bëjnë bashkë të gjitha trupat artistike janë në vijim si pjesë e programit këtë muaj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, që përmban edhe shfaqje dhe koncerte. E para në programin artistik këtë muaj ishte opera “Il Maestro di Cappella” për të vijuar më pas dhe me koncerte të ndryshme. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bën me dije gjithashtu se këtë muaj do të vijojë dhe bashkëpunimi me Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë apo dhe Universitetin e Arteve. Opera “Il Maestro di Cappella” u shfaq në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit më 6 prill, ndërsa koncerti instrumental simfonik “W.A Mozart” do të jetë në skenë më 9 prill në mbrëmje. Me interpretimin e Orkestrës Simfonike të TKOB-së, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, dhe me interpretimin e dy pianisteve nga Universiteti i Arteve, Hera Marku dhe Odesa Meti, ky projekt sjell në skenë koncertet për piano dhe orkestër të W.A. Mozart. Në datë 24 këtë muaj do të jetë një tjetër opera, ajo me titull “Stabat Mater”. Në vijim të programit është një koncert pianistik në datën 26 prill, ndërsa “Sot në Opera” është në programin në fund të këtij muaji.

  • Mimoza Marjanaku: Të jesh në skenë është një punë e madhe, por vështirësia dhe kënaqësia ecin paralelisht në çdo herë

    Mimoza Marjanaku: Të jesh në skenë është një punë e madhe, por vështirësia dhe kënaqësia ecin paralelisht në çdo herë

    Në drama dhe komedi aktorja Mimoza Marjanaku ka sjellë personazhe të ndryshme. Nga një shfaqje tek tjetra me role që janë mirëpritur nga publiku në sallë, ku së fundmi erdhi në skenë në shfaqjen teatrore “15 ditë prilli”. Shfaqja teatrore “15 ditë prilli”  është një dramatizim i romanit me të njëjtin titull nga Anisa Markarian me regji nga Driada Dervishi. Në skenën teatrore aktorja e mirënjohur Mimoza Marjanaku ishte me disa personazhe, që siç tregon dhe vetë erdhën natyrshëm dhe pa sforco edhe pse pas kuintave ishte nxitimi për të kapur kohën. Në intervistën për gazetën “SOT” aktorja Mimoza Marjanaku tregon për emocionet që i dhuroi kjo vepër që shënoi premierën në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qyteti të Durrësit, për të vijuar më pas edhe në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë.
    12 aktorë, që sollën në skenë shfaqjen ku ngjarjet tregojnë 15 ditët e festimit të ditëlindjes së ish-udhëheqësit, i cili zhvillohet gjatë një periudhe dyjavore, duke përshkruar ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda kësaj periudhe. Personazhe të ndryshme të të gjitha sferave, të të gjithë shtresave të shoqërisë, se si i përjetojnë këto 15 ditë. Aktorja Mimoza Marjanaku tregon se vepra që u soll premierë, duke qenë shqiptare dhe me historinë e dhimbshme që ka kaluar kombi ynë, pati shumë impakt te publiku. Mimoza Marjanaku prej vitesh në skena, por pas çdo roli tregohet edhe dashuria e saj për teatrin. Me role të ndryshme nga një vepër në tjetrën, por për aktoren Mimoza Marjanaku të jesh në skenë në çdo herë është kënaqësi, është emocion që mbart një punë të madhe, të lodhshme, orë të gjata, për të bërë më të mirën para publikut.
    Por ndërsa për aktoren teatri është një dashuri të madhe, ajo ka treguar më parë se gjithashtu edhe poezia i fal shumë asaj. Marjanaku ka treguar se kur reciton i duket sikur i flet vetes dhe i thotë sekretet e saj, gëzimet dhe dhimbjet e saj. Sipas saj poezia e interpretuar shkon më lehtë te publiku dhe kjo mbase është e veçanta.
    -Shfaqja teatrore “15 ditë prilli” erdhi në skenën tonë teatrore. Shfaqja është një dramatizim i romanit me të njëjtin titull nga Anisa Markarian, ku në role jeni edhe ju në skenë. Nga një vepër në një tjetër, projekte me të rinjtë dhe ka qenë një sezon artistik i mbarë me angazhime në teatër. Por ku keni hasur dhe vështirësi apo jeni ndjerë më mirë?
    Të jesh në skenë në çdo herë është kënaqësi, është emocion që mbart një punë të madhe, të lodhshme, orë të gjata, për të bërë më të mirën para publikut. Vështirësia dhe kënaqësia ecin paralelisht në çdo herë.
    -Pas një pune bashkë me regjisoren Driada Dervishi premiera teatrore u ngjit në skenë. Ngjarjet tregojnë 15 ditët e festimit të ditëlindjes së ish-udhëheqësit, i cili zhvillohet gjatë një periudhe dyjavore, duke përshkruar ngjarje të ndryshme që ndodhin brenda kësaj periudhe. Personazhe të ndryshme të të gjitha sferave, të të gjithë shtresave të shoqërisë, se si i përjetojnë këto 15 ditë. Vepra ka ngjallur interesin e publikut, por vetë ju si aktore, çfarë mund të thoni më shumë mbi atë që përcolli tek spektatorët, jo vetëm në skenën e teatrit të Durrësit, por në vijim dhe në skenën teatrore të Tiranës?
    Vepra duke qenë thellësisht shqiptare, duke qenë historia më e dhimbshme që kemi kaluar si komb, pati shumë impakt te publiku. Dhe jo vetëm te ajo kategori që e kanë jetuar, por edhe të rinjtë që e kishin të dëgjuar qoftë edhe përciptazi. Ky në fund të fundit është dhe misioni që ka arti.
    -Të luash disa role duhet të jetë emocionuese dhe e vështirë. Si është të kalosh nga personazh në personazh në një shfaqje teatrore?
    Në fillim, kur regjisorja Driada Dervishi na tha se do luanim disa personazhe, unë e prita me pak skepticizëm, sepse kisha frikë se nuk mund ti bëje siç duhej disa personazhe, mund të ishte njëri shumë mirë e te tjetri të çedoje. Çdo sipërmarrje ka vështirësi. Për mua, më e vështirë ka qenë koha fizike për t’u shndërruar nga një personazh në tjetrin, por ja dolëm dhe arritëm të kishim një spektakël të pëlqyer nga publiku.
     -Për ju cili nga personazhet ka qenë më i vështirë?
    Ndoshta duket mendjemadhësi, por nuk kam pasur vështirësi në asnjë personazh. Erdhën natyrshëm dhe pa sforco edhe pse pas kuintave sforcoheshim për të kapur kohën.
    -Ku afrohen dhe largohen personazhet mes tyre?
    Janë të gjithë personazhet “modeli i njeriut të ri të komunizmit” – këtu jo vetëm afrohen por i bën të njëjtë, personazhe skematike. Në jetë, njerëzit kanë karaktere të ndryshëm. Edhe pse në diktaturë, njerëzit se brendshmi kishin bindje dhe besim ose mosbindje dhe mosbisedim ndaj sistemit. Kishte njerëz që kundërshtuan dhe u masakruan nga sistemi. Këtu largohen personazhet nga njëri -tjetri.
    -Monodrama “Gruaja në sirtarë” me interpretimin tuaj në skenë, kur pritet të jetë në teatër?
    Jam në proces provash dhe momentalisht nuk e kam një datë të përcaktuar. Është shkruar nga Anisa Markarian dhe regji të Suela  Bakos.
    -Më herët për këtë monodramë keni shprehur se është një sfidë në karrierën tuaj…
    Unë e shoh si një sfidë në gjithë udhëtimin tim në teatër. Të jesh vetëm në skenë dhe ti imponohesh publikut të dëgjojë vetëm ty, nuk është e lehtë.
    -Prej vitesh në skenën teatrore me aktivitetin tuaj, por sa vijnë sot të rinjtë në teatër?
    Kjo është një pyetje që më jep kënaqësi në përgjigje. Të rinjtë i janë afruar teatrit, kanë filluar ta ndjekin, ta shijojnë, të diskutojnë dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht e mirë.
    -Qendra Kulturore e Durrësit dihet ka një projekt restaurimi që po zbatohet pjesë- pjesë. Nëse ndalemi te teatri, çfarë ka vijuar në ndërhyrje?
    Momentalisht nuk është ndërhyrë në skenë dhe në sallë. Po punohet në gjithë ambientet e tjera dhe kjo na e dha mundësinë për t’a dhënë shfaqjen në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu”. Për fatin tonë, ne kemi Amfiteatrin, të cilin e kemi shfrytëzuar gjatë sezonit të verës dhe do vazhdojmë ta bëjmë dhe këtë verë me një shfaqje tjetër që pritet të fillojë. Do doja ta mbyllja me këtë fjali: trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu” është një trupë e mrekullueshme, e denjë për të merituar emrin që mban në shpinë.
    Intervistoi: Julia Vrapi
    Vepra “15 ditë prilli”
    Vepra teatrore “15 ditë prilli” bazuar në romanin me të njëjtin titull të autores Anisa Markarian shënoi disa javë më parë premierën në skenën teatrore. Vepra mbrëmjen e datës 1 mars erdhi si premierë absolute në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit me regji nga Driada Dervishi për të vijuar dhe net të tjera. Teksti i shfaqjes, një gërshetim i situatave sa dramatike, aq groteske e me nota humori. Kjo shfaqje teatrore ishte dhe premiera e parë për këtë vit në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.
    Drama është konceptuar pa role kryesore dhe në të interpretojnë aktorë të njohur të skenës shqiptare, si dhe të trupës së teatrit “Aleksandër Moisiu”  të qytetit të Durrësit. Yllka Mujo, Hervin Çuli, Alesia Xhemalaj, Romir Zalla, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Amos Zaharia, Adelina Muça, Sanie Hoti, Xhuliano Brisku, Aleksandër Seitaj, Jaho Guma janë në rolet e shfaqjes, që disa javë më parë erdhi premierë në skenën teatrore. Si roman “15 ditë prilli” i shkrimtares Anisa Markarian rrëfen ngjarje të një kohe që duket si e pakohë, por që i referohet qartë kohës së një sistemi totalitar, siç ishte Shqipëria e një të shkuare të afërt: nëpërmjet elementeve bashkëkohore përfshirë nga autorja vendngjarja mund të ishte Shqipëria, po edhe cilido vend tjetër i një kohe të përjetshme, ku e tashmja dhe e shkuara bashkëjetojnë e përsëriten fatalisht.
     
           

     
     
     
     
     

  • “Eksperimentali” pret të vegjlit, “Pylli i Mistershëm” ngjitet në skenë gjatë fundjavave të prillit

    “Eksperimentali” pret të vegjlit, “Pylli i Mistershëm” ngjitet në skenë gjatë fundjavave të prillit

    Teatri Eksperimental ka hapur dyert për të mirëpritur vogëlushet e kryeqytetit me shfaqjen “Pylli i Mistershëm”, një shfaqje që sjell në skenë një histori të thellë dhe emocionale për lidhjet njerëzore dhe forcat e natyrës.
    Përmes kësaj vepre, publiku do të futet në një botë mistike dhe misterioze, ku gjithçka është në balancë midis realitetit dhe fantazisë. “Pylli i Mistershëm” është një udhëtim që shpalos sfida të brendshme dhe ndjenja, duke trajtuar tema si vetëpërballimi, dashuria dhe përballja me të panjohurën.
    “Por veç shfaqjeve për fëmijë, Teatri Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’, përgjatë gjithë muajit, do të vërë në skenë edhe 4 shfaqje të tjera, si dhe disa bashkëprodhime me teatro të tjerë brenda dhe jashtë vendit.”, tha regjisorja Dajana Nenaj.

    “Premiera ‘Pylli i Mistershëm’ do të rrugëtojë çdo fundjavë në orën 10.30 të paradites, ndërsa mbrëmjet do të presin publikun e rritur me premiera dhe një sërë rivëniesh.”, shtoi Ada Ruçi, Drejtoreshë Artistike TKEKS.
    /vizionplus.tv

  • Premiera teatrore, vepra shqiptare dhe të huaja, si dhe “TK- RIN -ART” në Teatrin Eksperimental

    Premiera teatrore, vepra shqiptare dhe të huaja, si dhe “TK- RIN -ART” në Teatrin Eksperimental

    Nga Julia Vrapi
    Vepra teatrore shqiptare dhe të huaja, premiera dhe shfaqje të tjera do të jenë në skenë përgjatë këtij muaji në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Jo vetëm shfaqje për të rritur, por programi artistik vijon dhe me projekte të ndryshme për fëmijë, si dhe shfaqje nga “TK-RIN-ART” -Festivali i shkollave të mesme të Tiranës. Programi me shfaqje për të rritur këtë muaj nisi me shfaqjen teatrore “Streha e Nemun” me regji nga Ilir Bokshi dhe në role Albulena Kryeziu Bokshi, Ledion Zoi dhe Adrian Morina. “Pylli i mistershëm” me regji nga Dajana Nenaj një shfaqje për fëmijë do të vijojë herë pas here përgjatë këtij muaji. Kjo shfaqje premierë për fëmijë është produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
    Këtë mbrëmje vjen dhe “Braktisja e dytë”, shfaqje artistike e realizuar në kuadër të javës rome me iniciativë të IRICA. Në datat 6, 7, 8 këtë muaj në skenë vjen një shfaqje që titullohet “Komshinjtë” me regji nga Florian Binaj. “Aladini” me regji nga Elona Hyseni do të jetë në datat 9, 10 dhe 11 këtë muaj nën interpretimin e fëmijëve nga “Klea Huta Akademi”. Në programim artistik është dhe “Hip-Hop Internacional” kampioni ndërkombëtar i hip-hopit në datën 13 prill, ndërsa shfaqja e gjimnazit “Aleks Buda” do të jetë në datën 16 këtë muaj dhe shfaqja e gjimnazit “Arben Broci” do të jetë në datën 23 prill. “Në Altar” me regji dhe dramatizim Belkisa Zhelegu do të jetë në skenë në datat 26 dhe 27 këtë muaj dhe me interpretimin e shtatë aktorëve. Programi artistik mbyllet këtë muaj me një shfaqje që do të jetë në kuadër të festivalit “Medium” dhe vjen në skenë në datën 30.
    “Vrasje në vjeshtë” produksion i TKE
    “Vrasje në vjeshtë” mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit vjen në skenë me regji dhe dramatizim nga Stefan Çapaliku si produksion i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Në role në shfaqjen që do të jetë në skenë në datat 17, 18, 19 dhe 20 këtë muaj interpretojnë Mehmet Xhelil, Rafael Hoxhaj, Xhoana Karaj. Ngjarja e përshkruar në roman bazohet në fakte reale, të cilat kanë të bëjnë më së pari me momentin kur ushtritë aleate mbas kapitullimit të Italisë fashiste po ndërmerrnin sulme të befasishme veçanërisht mbi prapavijat e ushtrisë gjermane, duke pasur si objektiv kryesor depozitat e karburantit që do paralizonin lëvizjet e kësaj të fundit. Në këtë kontekst, shërbimi inteligjent i ushtrisë gjermane ka grumbulluar të dhëna se aleatët mund të bombardonin portin e Durrësit me çisternat e veta të karburantit dhe me këtë rast do shkatërrohej i gjithë qyteti që gjendej pranë.
    Në këto kusht ushtria merr përsipër evakuimin e gjithë qytetarëve dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, që presupozonte eliminimin e çdo personi që nuk do i bindej këtij urdhri. Personi i vetëm që nuk do i bindet këtij urdhri në romanin e Gjergj Vlashit është Marian Shkoza, një punonjës i thjeshtë i një agjencie detare, beqar. Ai rri i fshehur fillimisht në shtëpinë e tij dhe më pas edhe në shtëpitë e të tjerëve, të cilat i viziton fshehtazi fillimisht për të realizuar disa nevoja të mbijetesës dhe më pas si dorëzim ndaj një manie për të jetuar jetët e të tjerëve në ato dimensione që nuk ka arritur kurrë t’i përjetojë vetë. Humbja e vetes dhe përmbushja me karaktere të tjera njerëzore e kthejnë atë në një njeri pa identitet dhe me një tjetër sistem vlerash dhe vlerësimesh deri në ditën e “vetdorëzimit” të tij te një patrullë gjermane që edhe e eliminon fizikisht.

  • Lamtumirë Margarita Xhepa! Aktorja e njohur përcillet në banesën e fundit

    Lamtumirë Margarita Xhepa! Aktorja e njohur përcillet në banesën e fundit

    Ikonës së kinematografisë shqiptarë, Margarita Xhepa, i është dhënë lamtumira e fundit këtë të premte. Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe qytetarët e shumtë kryen homazhe pranë trupit të pajetë të Artistes së Merituar.
    Në lot e dhimbje i biri, Ndriçim Xhepa, tregon për dëshirat dhe projektet e lëna përgjysmë. Margarita Xhepa kishte pranuar mbylljen e karrierës së saj në teatër, por gjithmonë ka mbajtur dëshirën për të realizuar një film të ri.
    “Në 91 vite jetë, 70 vite i pati në skenë dhe ekran. Punoi me dashuri dhe pasion të madh. Mbylli jetën e saj në mënyrë normale edhe pse dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha Ndriçim Xhepa.

    Kolegët me të cilët ndau një jetë në skenë dhe jashtë saj shprehin dhimbje për ikjen e aktores së njohur.
    “Është simboli i artistes në gjithësi. Do të mbetet e paharruar tek artdashësit. Po ta shikoni në këto homazhe ka një trysni të njerëzve që vijnë e duan ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë, kam bërë një skenë të Hamletit me të. E kam edhe të regjistruar”, tha aktorja Tinka Kurti.
    “Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të. Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha aktori Timo Flloko.
    Margarita Xhepa, përveçse artiste në skenë ishte mikeshë dhe bashkëpunëtore e të gjithë artistëve.
    “U shkëput si një tërmet i madh. Ishte një mal i madh artistik, do të jetë e pazëvendësushme në radhët tona. Kemi xhiruar një film që nuk ka dalë akoma. Titulli i filmit është ‘Vdekja le të presi’,  por Margarita nuk priti dot. Prehu e qetë zonjë e madhe, do ecim përpara në gjurmët e tua”, tha aktori Luftar Paja.
    Mes duartrokitjesh, ashtu siç përfundonte dhe çdo interpretim i saj në skenë, aktorja u përcoll drejt banesës së fundit.
    Nderi i Kombit Margarita Xhepa ndërroi jetë mëngjesin e 3 prillit një ditë pasi festoi 91-vjetorin, si pasojë e disa problemeve pulmonare. Aktorja ka interpretuar mbi 150 role në teatër, si dhe ka realizuar 32 role në kinematografi./vizionplus.tv

  • “Ngec” Paratici, në skenë te Milani rikthehet Igli Tare

    “Ngec” Paratici, në skenë te Milani rikthehet Igli Tare

    Mediat italiane prej ditësh e konsideronin të mbyllur zgjedhjen e Fabio Paraticit si drejtori i ri sportiv te Milani. Madje u tha se marrëveshja ishte gati dhe mungonte vetëm zyrtarizimi.
    Megjithatë, gjatë bisedimeve mes palëve, ka pasur një kthesë të papritur. Paratici dhe Milani nuk kanë rënë dakord në disa pika të klauzolës, të cilat lidheshin me pezullimin e tij në Itali, i cili i përfundon në Korrik.
    Momentalisht negociatat janë ndalur dhe kuqezinjtë kanë filluar të shikojnë për alternativa të tjera.
    Sipas mediave pranë klubit, drejtuesit po studiojnë emra të tjerë dhe në skenë është rikthyer Igli Tare.
    Shqiptari dukej pranë kuqezinjve në rolin e drejtorit sportiv, si dëshirë e madhe e Zlatan Ibrahimovic. Megjithatë Furlani vendosi për Paraticin, duke e lënë jashtë gare atë.
    Tani që negociatat me Paraticin kanë ngecur, palët mund të rikthehen sërish te Igli Tare dhe po e studiojnë si mundësi, për shkak të njohurive të mëdha që ka nga eksperienca 15-vjeçare te Lazio.

  • Homazhet për Margarita Xhepën/ I biri për mediat: Kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë ta bënte edhe një!

    Homazhet për Margarita Xhepën/ I biri për mediat: Kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë ta bënte edhe një!

    Ndriçim Xhepa, djali i aktores së madhe Margarita Xhepa, foli sot gjatë homazheve për nënën e tij, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme.Për gazetarët, Xhepa tha se artistja e madhe shqiptare vuante prej 2 muajsh nga problemet shëndetësore.
    Ai tha se filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj.”Mbylli jetën e saj në mënyrë normale pavarësisht se dy muajt e fundit kishte probleme të karakterit shëndetësor, lodhjet e viteve bëjnë të vetën. Kishte një natyrë të çuditshme, madje kur binte biseda në momente të shkëputura, kishte vite që thoshte për skenë nuk kam fuqi, por për filmin kishte dëshirë të bënte edhe një. Filmi “Bolero në vilën e pleqve” përkon edhe me fundin e jetës së saj”, tha Ndiçim Xhepa.