Tag: skenë

  • Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2025

    Shqipëria shkon në finalen e Eurovision 2025

    Shqipëria ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025! Performanca mbresëlënëse e Shkodrës Elektronike me këngën “Zjerm” në gjysmëfinalen e parë ka fituar zemrat e publikut dhe jurisë ndërkombëtare, duke siguruar kalimin në fazën përfundimtare të garës.Beatriçe dhe Kola sollën në skenë një kombinim të fuqishëm të vokalit, emocioneve dhe elementëve autentikë shqiptarë, që u pritën me entuziazëm nga shikuesit në mbarë Evropën.Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më datën 17 maj. Shqipëria do të përballet me shtete të tjera finaliste në një natë plot emocion dhe spektakël.10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Shqipëria ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2025! Performanca mbresëlënëse e Shkodrës Elektronike me këngën “Zjerm” në gjysmëfinalen e parë ka fituar zemrat e publikut dhe jurisë ndërkombëtare, duke siguruar kalimin në fazën përfundimtare të garës.Beatriçe dhe Kola sollën në skenë një kombinim të fuqishëm të vokalit, emocioneve dhe elementëve autentikë shqiptarë, që u pritën me entuziazëm nga shikuesit në mbarë Evropën.Finalja e madhe e Eurovisionit do të mbahet të shtunën, më datën 17 maj. Shqipëria do të përballet me shtete të tjera finaliste në një natë plot emocion dhe spektakël.10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovision 2025, janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina.Nata e parë e Eurovisionit u karakterizua nga energji dhe emocione, mes të cilëve edhe Shqipëria. “Zjerm” solli një kombinim të simbolet kombëtare dhe koncepti skenik i frymëzuar nga legjenda e Rozafës krijuan një moment magjik.Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.

  • Mund të largohet nga Interi, Bornemouth dhe Fiorentina dalin në skenë për Kristjan Asllanin 

    Mund të largohet nga Interi, Bornemouth dhe Fiorentina dalin në skenë për Kristjan Asllanin 

    Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi në fundin e këtij sezoni. Nëse gjëra nuk do të ndryshojnë, në rastin më të mirë, shqiptari do të largohet në formë huazimi nga zikaltërit, nëse jo të shitet kartoni i tij.  
    Tani janë dy ekipe që kanë dalë në skenë për të. Bournemouth dhe Fiorentina janë interesuar për të, ndërsa padyshim goli i fundit i shënuar me Veronën ose më saktë ndeshja e mirë e zhvilluar së fundmi dhe të tjera performanca pozitive, do t’i jepnin më shumë pikë për një transferim të mirë në verë. Ndoshta në këto momente Anglia nuk do të ishte zgjidhja ideale për të duke njohur anën fizike të Asllanit, por përpara se të mbërrijmë deri këtu, duhet të shohim fillimisht vendimin e drejtuesëve zikaltër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 

  • “Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili

    “Koncerti”, drama e një jete/ Rikthehet në skenë finalisti i “Big Brother VIP 4”, aktori Laert Vasili

    “Koncerti” ishte shfaqja që mbushi sallën e Teatrit Eksperimental këtë fundjavë. E bazuar në romanin “Një engjëll veshë me frak” të autorit Stefan Çapaliku, vepra vjen nën regjinë e Giacomo Pedinit.

    Ngjarjet vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë, kur një burrë me emrin Pol Gjakova humb jetën pasi bie nga ballkoni. Ishte vrasje apo vetëvrasje?
    Helidon Fino, aktor: “Unë luaj rolin e Pol Gjakovës, që është emri artistik i Prenk Jakovës. Është mision që ne t’i kthejmë personalitete të tilla, të japik jo vetëm historikun por edhe të vërtetat e mëdha të një personaliteti gjenial, krijuesit të operës më të famshme shqiptare në ato vite”.
    Çfarë do të thotë të bësh art në diktaturë? Personazhet kërkojnë të ndihen sërish artistë. Dëshirojnë lirinë, ashtu si Klara që do të vërë në vend dinjitetin e saj.
    Ilirda Bejleri: “Më vjen mirë që e tregoj këtë histori bazuar në një personazh të vërtetë. Fundja  aktori këtë detyrë ka, të tregojë bukur një histori dhe të bëjë publikun të reflektojë. Në realizimet e personazhit tim dhe të personazheve të tjerë të veprës, i kemi mëshuar vështirësive, dramave që ka një artist dhe individi në tërësi dhe mendoj se kjo gjë është e paktë”.
    “Koncerti” rikthen në skenë finalistin e “Big Brother VIP 4”, aktorin Laert Vasili që tregon me emocione për publikun e ri të gjeti në sallë.
    Momenti kur nëna i jep lule e përqafon, e përqafojnë dhe të tjerë
    Laert Vasili, aktor: “Është njësoj si të kthehesh në shtëpi. Është njësoj si ajo kënga që thotë pragu i vegjëlisë, u ktheva prapë te ky prag i dashur që është teatri. Shumë njerëz kanë ardhur për herë të parë në teatër, që janë mbështetësit që kisha gjatë Big Brother VIP. Çdo njeri i shtuar në publik për ne është vlerë e madhe”.

    Top Channel

  • Nga zemra e Tropojës në zemrën e publikut,  Sokol Marsi: Gjithçka vjen nga rrënjët tona

    Nga zemra e Tropojës në zemrën e publikut, Sokol Marsi: Gjithçka vjen nga rrënjët tona

    Në skenën e Operas u zhvillua koncerti festiv me ritmet autentike të Tropojës, nën drejtimin artistik të Sokol Marsit. “Odeon”, në Syri TV, i ka kushtuar një emision special këtij eventi, duke sjellë për publikun emocionet e një shfaqjeje të jashtëzakonshme, të ndërtuar mbi pasurinë e trashëgimisë sonë kulturore.

    ” E veçanta është se gjithë tematika muzikore dhe koreografike është në krahinën e Tropojës,” u shpreh drejtori artistik Sokol Marsi. “Gjithçka që ndodh në skenë vjen nga tradita e Tropojës: kërcimet, ritmet, kostumet, vallet dhe këngët. Gjithçka është tropojane, por e sjellë dhe e stilizuar bukur.”

    Në këtë shfaqje u ndërthur kënga vokale me veprimin skenik, performancat koreografike dhe një përshkrim vizual të traditës përmes projeksioneve, duke krijuar një dimension të ri artistik në interpretim.

    Interesi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. “Po mendojmë që përveç natës së premierës, ta rivëmë shumë shpejt në skenë, sepse publiku e do sërish,” theksoi Marsi. Në këtë koncert mori pjesë trupa artistike e Ansamblit Kombëtar dhe artistë të ardhur nga Tropoja, duke ndërthurur brezat në një përqafim të traditës.

    Një numër i veçantë ishte “Shtatë ritme dardane”, interpretuar nga shtatë tupanxhinj, ndërsa surpriza e madhe ishte një fëmijë i vogël që performoi në mënyrë të shkëlqyer në tupan. Në skenë u ngjitën mbi 100 artistë, duke e kthyer mbrëmjen në një festë të madhe folklorike. “Misioni i Ansamblit është që gjithmonë të përcjellë në skenë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore, si në vokal, ashtu edhe në koreografi,” tha Marsi, duke shtuar se “përpiqemi ta pasurojmë repertorin jo vetëm me krijime të njohura, por edhe me vepra të reja.” Në këtë shfaqje u vërtetua edhe një herë se “tradita dhe folklori ynë janë një pasuri e pashtershme, ku gjithmonë mund të gjesh një motiv të bukur.”

  • Rama fton anëtaren e vjetër të PS në Elbasan, ajo përlotet në skenë

    Rama fton anëtaren e vjetër të PS në Elbasan, ajo përlotet në skenë

    Kryesocialisti Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij nga Elbasani në takimin me gratë dhe vajzat, duke përcjellë një falenderim.Rama ftoi në skenë një anëtare të Partisë Socialiste të Elbasanit, e cila iu afrua kreut të PS-së e përlotur. Kreu i PS-së tha se Luli, anëtarja e vjetër e PS Elbasan, ka qëndruar në ditë të vështira.
    “Tani unë dua të bëj një nderim për një grua këtu, që nuk është kandidate, që nuk është nën dritat e skenës, por që unë e kam gjetur gjithmonë këtu. Luli, hajde pak këtu. Mbante hapur derën e Partisë Socialiste, kur Partia Socialiste kishte dalë nga një humbje; aty ishin mbledhur ca burra, të mërzitur dhe depresivë, dhe Luli rrinte aty; atëherë ne nuk e kishim ndaluar ende cigaren. Gjithë ata burra aty, shikoj unë Lulin: “Kush është kjo mo vëlla?” Aty te Luli më ngelën sytë mua. Këtu, te kjo, duhet me u kap me fillu rindërtimin e Partisë Socialiste. Unë të jam shumë mirënjohës. Në kohën kur Luli dhe disa gra të tjera që janë këtu rrotull dhe që besnikërisht qëndronin në ditë të vështira, Partia Socialiste kishte 12% gra dhe vajza, që nuk i ftonin në organizata. Unë jam shumë krenar sot që ne arritëm këtë.”-tha Rama. 

  • I ra të fikët në skenë, kitaristi legjendar shtrohet me urgjencë në spital

    I ra të fikët në skenë, kitaristi legjendar shtrohet me urgjencë në spital

    Kitaristi legjendar Carlos Santana është detyruar të shtyjë koncertin e planifikuar në Teatrin Majestic në San Antonio, pasi u shtrua në spital për shkak të një gjendjeje të papritur shëndetësore.
    Ngjarja ndodhi gjatë provave të zërit, kur muzikantit i ra të fikët në skenë.Ndihma mjekësore mbërriti menjëherë në vendngjarje rreth orës 17:00, dhe Santana u transportua në një spital lokal si masë paraprake. Sipas menaxherit të tij, Michael Vrionis, artisti 77-vjeçar po mbahet nën vëzhgim dhe shkaku më i mundshëm i incidentit është dehidratimi.
    “Me zhgënjim të thellë më duhet të njoftoj se koncerti i sotëm është shtyrë,” tha Vrionis në një deklaratë për media. “Z. Santana pësoi një episod që u diagnostikua si dehidrim. Ai po merr trajtimin e duhur dhe ndihet më mirë.”
    Koncerti ishte pjesë e turneut “Oneness” në Amerikën e Veriut, i cili do të rifillojë më 23 prill në Sugar Land, Teksas.

  • “Hajde bos”/ Rama e kthen fushatën elektorale në koncert,Noizy këndon në Sheshin ‘Skëndërbej’ me ftesë të kryeministrit

    “Hajde bos”/ Rama e kthen fushatën elektorale në koncert,Noizy këndon në Sheshin ‘Skëndërbej’ me ftesë të kryeministrit

    Pas mbajtjes së fjalimeve të të gjithë drejtuesve politik të PS në çdo qark, në skenë u ngjit Edi Rama, i cili nisi të flasë, ndërsa në skenë ftoi skenë Noizyn për të prezantuar kengen e fushates.
    Rama: Unë kam sjellë surprizë një çun problematik, të cilit i kërkova të vijë këtu para jush edhe nga ky shesh të flasë ashtu sic ai di të flasë përmes fjalësh dhe tingujsh dhe e ftoj. Hajde bos…
    Para ca ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. Duke qenë se Noizy është i joni, i imi dhe i juaji, i thashë hajde se unë do ngelem vetë me zërin tim, ndërkohë që të tjerët vijnë me këngë dhe valle. Ja ku është këtu.

  • “Vejusha gazmore”/ Studentët e Arteve vënë në skenë operetën me tre akte

    “Vejusha gazmore”/ Studentët e Arteve vënë në skenë operetën me tre akte

    Godina e Universitetit të Arteve u gjallërua të enjten në mbrëmje kur studentët vunë në skenë “Vejushën Gazmore”, një operetë që ndërthur dashurinë, paragjykimet dhe humorin.

    Ana është vajzë e re familja e së cilës është larguar nga Tirana drejt Parisit, aty ku dashurohet me një parizien, por përballë shumë pengesave e botëkuptimeve të ndryshme, detyrohet të ndahet. E zhgënjyer nga dashuria, Ana zgjedh të lidhet me një burrë të moshuar e të pasur.
    Kjo operetë me tre akte është produksioni i parë i këtij lloji që realizohet i gjithë nga studentët e Arteve, përfshirë orkestrën, skenografinë e kostumografinë, nën drejtimin artistik të Dritan Lumshit dhe regjinë e Redjan Mullës.
    Teksa numri i studentëve në Universitetin e Arteve është në ulje, evente të tilla synojnë ta tërheqin të rinjtë për të studiuar në shkollat e artit dhe t’u japin mundësinë studentëve të prekin skenën që në bankat e shkollës.

    Top Channel

  • “Vejusha gazmore” në skenë, hera e parë që Universiteti i Arteve- Fakulteti i Muzikës bën një produksion të…

    “Vejusha gazmore” në skenë, hera e parë që Universiteti i Arteve- Fakulteti i Muzikës bën një produksion të…

    Nga Julia Vrapi
    Opereta “Vejusha gazmore” këtë mbrëmje premierë në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve. Muzika e Franz Lehar, nën libretin e Victor Leon dhe Leo Stein do të interpretohet nga Orkestra dhe Kori studentë të Fakultetit të Muzikës. Franz Lehar njihet kryesisht për operetat e tij, ndër të cilat më e suksesshmja dhe më e njohura është “Vejusha e gazmore”, që vjen këtë mbrëmje në Universitetin e Arteve nën interpretimin e të rinjve. Këtë sezon po zhvillohen aktivitete dhe koncerte të ndryshme, por dhe opereta “Vejusha gazmore” që do të vijë për artdashësit e pasuron edhe më shumë jetën artistike në Tiranë. Prof. asoc. Silvana Skënderi zv.dekane e Fakultetit të Muzikës tregon rëndësinë që ka këtë herë në skenën e Universitetit të Arteve vënia e kësaj vepre, me muzikë nga kompozitori i njohur Franz Lehar. Ajo shprehet se rëndësia e kësaj vepre në skenë me të rinjtë është edhe për ta bërë shkollë e artit më atraktive, për të ngjallur edhe shumë interesin e tyre.
    “Është hera e parë që Universiteti i Arteve Fakulteti i Muzikës bën një produksion të tillë, një opera të plotë me tre akte me orkestër, regji, skenografi, kostume të gjitha të interpretuara nga studentët tanë. Kjo për ta bërë shkollën e artit më atraktive në kohët që po jetojmë, ku numri studentëve është në ulje, për ti mbështetur ata që të afrohen për të studiuar në shkollat e artit, për të ngjallur interesin e tyre, duke prekur skenën që në bankat e shkollës dhe të jenë sa më të përgatitur për tregun e punës si profesionistë të vërtetë”, shprehet prof. asoc. Silvana Skënderi. Universiteti i Arteve është institucion publik i arsimit të lartë me karakter artistik në Shqipëri, që ofron diplomë Universitare në Muzikë, Arte të Bukura dhe Art Skenik. Ndërkaq që Fakulteti i Muzikës zhvillon një jetë artistike aktive me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve dhe pedagogëve. Herë pas here koncertet e ndryshme që janë zhvilluar kanë sjellë për artdashësit muzikën e autorëve të huaj, por dhe shqiptarë.
    Opereta  “Vejusha gazmore”
    Opereta “Vejusha gazmore” vjen premierë këtë mbrëmje në sallën e koncerteve në Universitetin e Arteve, ku në qendër të saj është një vejushë e pasur dhe përpjekjet patriotëve të saj për t’i gjetur burrin e duhur në mënyre që të mos humbiste pasuri. E gjithë historia në këtë vepër bazohet në një komedi të vitit 1861 të titulluar “Atasheu i ambasadës”. Kjo operetë, që nga viti 1905, kur është luajtur për herë të parë në Vjenë, ka korrur një sukses të pandalshëm, duke u vënë në skenë në mënyrë të vazhdueshme. Ndihmesë për këtë operetë, që vjen këtë mbrëmje në skenë kanë dhënë edhe Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, si dhe OSFA. Dirigjent i orkestrës Petrika Afezolli, regjia Redjan Mulla, drejtues i klasës së operës Dritan Lumshi, koncertmaestër Elvis Peçi, skenograf dhe kostumograf  Ened Kuka, koreografia Amanda Rama, mjeshtër kori Bujar Alliu dhe drejtor artistik Arben Llozi.
     

  • Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” premierë në Teatrin Kombëtar

    Shfaqja teatrore “12 burra të zemëruar” premierë në Teatrin Kombëtar

    Nga Julia Vrapi
    “12 burra të zemëruar” shfaqje premierë në Teatrin Kombëtar. Në qendër të shfaqjes teatrore me regji nga Albert Minga qëndron një akuzë, 12 perspektiva të ndryshme dhe një vendim i vështirë. Veprën e autorit Reginald Rose që trajton tema universale e sjell në skenë regjisori Albert Minga, që ka zgjedhur të ruajë strukturën origjinale të saj, por duke i dhënë një frymë të re. Në rolet e veprës një kast aktorësh të njohur për publikun. Premiera teatrore vjen në skenë pas një pune që ka vijuar regjisori Albert Minga me aktorët, i cili shprehet se tashmë publiku ka mundësin të takojë “12 burrat e zemëruar”.
    “Më në fund çasti i mirëpritur erdhi! Rrugëtimi i gjatë nis dhe merr udhë sot! Miq dhe dashamirës të shumtë, ju të dashuruar pas teatrit, tashmë keni mundësinë “të takoheni” me “12 burrat e zemëruar”, keni mundësinë të mësoni gjithçka për ta…Ejani në teatër!..Ne po ju presim!”, shprehej një ditë më parë regjisori i mirënjohur Albert Minga në rrjete sociale. Si regjisor Albert Minga ka sjellë dhe të tjera vepra teatrore që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku dhe kritika e teatrit, por këtë herë ai sjell në skenë veprën e autorit Reginald Rose. Në rolet e veprës janë Alfred Trebicka, Viktor Zhusti, Niko Kanxheri, Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Myzafer Zifla, Lulzim Zeqja, Ligoraq Riza, Florian Agalliu, Besmir Bitraku, Donald Shehu, Igli Zarka dhe Doriana Çaushi.
    Vepra “12 burra të zemëruar” në skenë
    Duke u përqendruar te një djalë 16-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, drama e sallës së gjyqit “gërmon” në përvojat personale, diskriminimin dhe emocionet që pengojnë sistemin e drejtësisë dhe mënyra si arsyeja, logjika dhe dhembshuria mund të ndikojnë në proces. Viktor Zhusti me rol në këtë premierë që e sjell në skenë regjisori Albert Minga, ndërsa flet për atë që përcjell shfaqja thotë se problemi është shumë më i rëndë. “Këtu nuk luftohet për të gjetur nëse është ose jo fajtori një fëmijë. Nuk është ky problemi kryesor. Të gjejmë një kriminel. Po të ishte kushti do ishte thjesht një dramë policore e thjeshtë, pa interes. Problemi është shumë më i rëndë dhe shumë më i nënvizuar, t’i thërrasim arsyes njerëzore”, shprehet aktori Viktor Zhusti. Ndërsa aktori Alfred Trebicka thotë se vepra ka shumë mesazhe.
    “Karakteri që unë kam i thotë treshit, atij rebelit të pandreqshëm që duam argument. Në këtë sens vepra ka shumë mesazhe sa i përket qasjes që ne duhet të kemi ndaj njëri-tjetrit”, thotë aktori Trebicka. Produksioni më i ri i Teatrit Kombëtar që ka një kast aktorësh të njohur në role, rikthen pas vitesh mungesë në teatër edhe aktorin Niko Kanxheri. Pjesë e kësaj premiere, aktori Niko Kanxheri tregon punën që ka bërë me rolin e tij. “Kur m’u ofrua ky rol isha i trembur si një fëmijë, sepse u bënë vite që nuk luaj në skenë, frikë nëse do të jem në gjendje apo jo. Ky rol ishte roli i një njeriu pa këmbë, por që koka i funksionon mirë, dhe thashë okej ky rol duhet mbrojtur”, tregon aktori Niko Kanxheri. Vepra teatrore “12 burra të zemëruar” do të vijojë dhe net të tjera për publikun në Teatrin Kombëtar. Skenografia Genc Shkodra, kostumografia Laedia Hajdari, kompozitor Endri Sina, përkthyes i veprës Artur Lena, dizajn grafik Klea Mani.