Nga Julia Vrapi
Drama dhe komedi, vepra teatrore shqiptarë dhe të huaja në programin artistik të Teatrit Kombëtar përgjatë muajit qershor, ku nuk mungojnë dhe shfaqje që janë nga skena e pavarur kulturore në vend apo dhe teatrot në rrethe. Këtë muaj në skenën e teatrit do të vijë dhe shfaqja “Faust”, me regji nga italiani nga Davide Iodice dhe me një kast aktorësh të njohur në role. Kalendari i shfaqjeve për muajin qershor në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina” nisi me natën e fundit të festivalit “Fol shqip”, ku në skenë erdhi monodrama “Engjëjt.
Një vepër shqiptare në përmbyllje të javës dedikuar veprave dhe problemeve shqiptare. Autor i veprës Odise Plaku, regjisor Naser Shatrolli dhe aktore Vefi Redhi. Në këtë natë të fundit të festivalit u ndanë dhe çmimet për më të mirët. Në datat 6,7, 8 qershor në skenë do të jetë “Faust” për të vijuar në datat 12, 13, 14 dhe 15 qershor me shfaqjen “Një martesë, një funeral” nga skena pavarur.
Në vijim të programit artistik do të jetë në datat 17, 18, 19 dhe 20 qershor komedia “ Çfarë pa kreyshërbërtorja” në regjinë e Kiço Londos produksion i teatrit “Skampa” të Elbasanit, ndërsa programi artistik këtë muaj sjell në skenë dhe një tjetër shfaqje nga skena e pavarur kulturore që është komedia “Klani i të divorcuarave” me regji nga Andia Xhunga, që do të jetë në datat 23, 24, 25 dhe 26 qershor për publikun.
Rikthimi i shfaqjes “Faust” në skenë
Vepra teatrore “Faust” nga Davide Iodice rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar edhe në vijim të aktiviteteve që janë në Javën Kulturore Italiane në vendin tonë. “Faust” nga regjisori Davide Iodice do të ofrojë një interpretim të ri të veprës klasike të Gëtes. Protagonisti personifikon njeriun modern i gatshëm të shesë shpirtin për një çast përjetësie. Me një trupë të njohur aktorësh shqiptarë dhe muzikë nga Lino Cannavacciuolo, shfaqja do mbërthejë spektatorët.
Fausti është rimishërimi i njeriut modern, për të cilin Djalli nuk përfaqëson më tundimin apo mëkatin, por vetëm të keqen e pranishme në jetë…Përmes shtatë mëkateve vdekjeprurëse dhe, mbi të gjitha, përmes takimit dhe dashurisë për Margaritën, Fausti do të jetojë mundimet e tij dhe vuajtjet e njeriut modern, duke mishëruar simbolin dhe, në të njëjtën kohë, sakrificën ekzemplare të luftës së vazhdueshme e të pafundme mes të mirës dhe të keqes.
Në role te shfaqja teatrore “Faust” që do të jetë në Teatrin Kombëtar te “ArTurbina” janë aktorët Hervin Çuli, Ema Andrea, Niada Saliasi, Gert Ferra, Indrit Çobani, Lulzim Zeqja, Besmir Bitraku, Ina Gjonçi, Krist Lleshi dhe Genti Deçka. Kjo shfaqje teatrore është prodhim i Teatrit Kombëtar në bashkëpunim me Sardegna Teatro dhe me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës në Tiranë. Teksti Fabio Pisano ( i frymëzuar nga Marloëe, Spies, Goethe), përkthimi Ina Gjonçi, përshtatja, regjia dhe skenografia e kostumet Davide Iodice. Bashkëpunimi për skenografinë dhe kostumet Laedia Hajdari dhe as/regjisor Genti Deçka.
Tag: skenë
-

Vepra shqiptare dhe të huaja në programin artistik të Teatrit Kombëtar, në skenë vjen dhe shfaqja teatrore “Faust”
-

“Zare” një nga shfaqjet e repertorit të Ansamblit Popullor, vlerat e trashëgimisë të pasqyruara në këngë dhe valle
Nga Julia Vrapi
Etno- muzikali “Zare” me vlerat e trashëgimisë të pasqyruara në këngë dhe valle do të vijë në skenë. Nuk është thjesht një shfaqje e zakonshme, por një muzikal i plotë ku ndërthuren muzika, vallja, kënga dhe aktrimi. “Zare” është një nga shfaqjet më të bukura të repertorit artistik të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, që do të jetë në skenë mbrëmjen e datës 10 qershor për publikun në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. “Një etno-musical që ngjitet në skenë me gjithë fuqinë e këngës, valles dhe traditës, për të sjellë një histori dashurie mes dy të rinjve që na kthen pas në kohët kur dashuria jetonte në gjeste të vogla dhe këngë të mëdha.
Një udhëtim i paharrueshëm mes motiveve popullore, kostumeve autentike dhe emocioneve që vetëm folklori ynë di të zgjojë”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Etno muzikali “Zare” vjen në vijim të programit artistik këtë muaj, ku muzika është nga Edi Xhani dhe koreografia nga Andrea Kokeri. “Zare” ka qenë premiera e parë në sezonin artistik që nisi në muajin shtator të vitit 2022 e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por do të rikthehet sërish këtë muaj qershori në skenë për publikun.
Shfaqja në skenë
“Zare” është një shfaqje që do të trajtojë temën e dashurisë midis dy të rinjve. Rrjedha e ngjarjeve e këtij muzikali, që nga lindja e dashurisë deri në martesën e Zares me Arbrin do të shtjellohet në tre skena. “Zare” është me pjesëmarrjen e orkestrës, grupit të valleve dhe grupit koral të Ansamblit Popullor, orkestrës simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, bendit muzikor, balerinëve të shkollës së baletit, grupi baletit “IDAA”. Me muzikë nga Edi Xhani dhe koreografi nga Andrea Kokeri, më herët ky etno muzikal shënoi një sukses në TKOBAP, ku solist këngëtarë ishin Ilir Shaqiri, Aranit Hoxha, Iris Bega, Sofika Kola.
Ndrësa si solistë valltarë në skenë ishin Ajkana Topalli, Rei Berisha, Genci Kastrati, Enkelejd Bajraktari, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Elton Cefa, Gezim Halili, Jera Curcia, Mirela Bekteshi, Leonard Mitrushi, Endri Sejati, Arlinda Mulgeci, Helga Saraçi. Kjo shfaqje që erdhi më parë si etno muzikal në skenë është në vijim dhe të aktivitetit të programit artistik të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore me drejtues artistik Sokol Marsin, artistët e të cilit kanë përcjellë vlerat e folklorit tonë brenda dhe jashtë vendit. AKKVP ose Ansambli Shtetëror, është krijuar në vitin 1957 si ansambël profesionist.
Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKKVP është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh. Folklori shqiptar shquhet për origjinalitetin, lashtësinë dhe shumëllojshmërinë e gjinive artistike. Zonat e shumta etnografike kanë veçantitë e veta në këngët, vallet, kostumet, ritet e zakonet.
-

Gonxhja: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore
Përfaqësues të disa prej studiove më prestigjioze si HBO, warner Brothers, Amazon, Disney, Paramount dhe NBC-Universal zhvilluan një tur disaditor në qytete të ndryshme të vendit për të eksploruar mundësitë që Shqipëria ofron për xhirime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. Gjatë këtij turi, producentë dhe vendimmarrës të industrisë filmike u njohën nga afër me bukuritë natyrore, trashëgiminë historike dhe kulturore, si dhe vendet që mund të shërbejnë si sfond ideal për projekte filmike me përmasa ndërkombëtare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja ndau në rrjete sociale foto të këtij turi, ndërsa shkruan Hollyeood erdhi në Shqipëri! “Fotoalbum nga një javë që ngjante me një film: producentët më të mëdhenj të industrisë globale të filmit- nga Warner Bros, Amazon Studios, HBO, Disney, Paramount dhe NBCUniversal -vizituan Shqipërinë në kuadër të FamTourAlbania, për të zbuluar nga afër një vend ku natyra, historia dhe kultura krijojnë skenën ideale për industrinë e filmit! Nga Kalaja e Gjirokastrës, te mrekullitë e Parkut Kombëtar të Butrintit, nga Porto Palermo që të pret mes detit dhe legjendës, te pasuria e Muzeut Onufri dhe Muzeut të Artit Mesjetar në Berat, deri te ritmi dhe energjia e Tiranës moderne çdo ndalesë ishte një dëshmi e potencialit të jashtëzakonshëm filmik që ofron Shqipëria”, shprehet ministri Gonxhja.
Më tej ministri i MEKI-t thotë se ky ishte më shumë se sa një tur: ishte një prezantim i gjallë për një vend ku peizazhi është skenografi natyral, arkitektura është histori që flet, dhe shpirti vendas është mikpritje dhe pasion për krijimtarinë. “Kamera e tyre e pa me sy, ne e kemi ndjerë gjithmonë: Shqipëria është gati të bëhet skenë për kinemanë botërore!”, shprehet Gonxhja. Në një takim të mbajtur më parë në Tiranë me përfaqësuesit e këtyre kompanive, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi angazhimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një ekosistem të qëndrueshëm dhe konkurrues për industrinë kreative.
-

FamTour Albania, Rama: Gjirokastra, skenë magjike ku historia e arti takojnë sytë e botës
Hollywood vjen në Gjirokastër.
Kryeministri Edi Rama përcolli momente nga vizita e producentëve më të famshëm të kinemasë, të cilët kanë zgjedhur Gjirokastrën për filmat e tyre.
“Hollywood vjen në Gjirokastër sepse tanimë Gjirokastra nuk është vetëm krenaria jonë, por një skenë magjike ku historia dhe pasioni për artin takojnë sytë e botës”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.
“Producentët më të famshëm të kinemasë — nga Warner Bros, Amazon, HBO, Disney, Paramount, NBCUniversal — panë nga pranë një vend ku Perëndia ka qenë arkitekt dhe njeriu ka ndërtuar skenën e magjishme për artin e imazhit, me mundësinë për ta përfshirë në hartën e filmave botërorë”, theksoi Rama.
Rama shtoi se, “me mikpritjen e ngrohtë të Bashkisë Gjirokastër dhe energjinë unike të qytetit, “FamtourAlbania” u kthye në një udhëtim emocionesh, frymëzimi dhe ideve të reja për kinemanë”. -

Java e Evropës në Tiranë sjell koncerte të veçanta në Universitetin e Arteve
Në kuadër të Javës së Evropës, Universiteti i Arteve në Tiranë u bë skenë e dy performancave të veçanta që lidhën muzikën klasike dhe atë tradicionale me elemente moderne.Një koncert i muzikës klasike u zhvillua këtë javë, ku dy virtuozet e pianos shqiptare, Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj, interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur si Dvořák, Ravel, Schubert dhe Smetana. Ngjarja u organizua nga Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, duke sjellë në vëmendje pasurinë kulturore dhe artistike të Evropës.Në vazhdim, në kryeqytet erdhi edhe koncerti i jazz-it JALBOZ, me këngëtaren e mirënjohur Rona Nishliu dhe muzikantin Gent Rushi. Pas sukseseve në Shkodër dhe Korçë, ata ngritën audiencën në këmbë me një performancë emocionuese që bashkoi zërin, pianon, baterinë dhe instrumente tradicionale shqiptare.Ky koncert solli në skenë këngët e vjetra shqiptare në një formë krejtësisht të re, duke kombinuar xhazin, improvizimin dhe ndjeshmërinë moderne, dhe tregoi se muzika tradicionale vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm edhe në kohët bashkëkohore.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në kuadër të Javës së Evropës, Universiteti i Arteve në Tiranë u bë skenë e dy performancave të veçanta që lidhën muzikën klasike dhe atë tradicionale me elemente moderne.Një koncert i muzikës klasike u zhvillua këtë javë, ku dy virtuozet e pianos shqiptare, Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj, interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur si Dvořák, Ravel, Schubert dhe Smetana. Ngjarja u organizua nga Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, duke sjellë në vëmendje pasurinë kulturore dhe artistike të Evropës.Në vazhdim, në kryeqytet erdhi edhe koncerti i jazz-it JALBOZ, me këngëtaren e mirënjohur Rona Nishliu dhe muzikantin Gent Rushi. Pas sukseseve në Shkodër dhe Korçë, ata ngritën audiencën në këmbë me një performancë emocionuese që bashkoi zërin, pianon, baterinë dhe instrumente tradicionale shqiptare.Ky koncert solli në skenë këngët e vjetra shqiptare në një formë krejtësisht të re, duke kombinuar xhazin, improvizimin dhe ndjeshmërinë moderne, dhe tregoi se muzika tradicionale vazhdon të ketë një vend të rëndësishëm edhe në kohët bashkëkohore.
-

“Poliglotja e Pop-it”, Dua Lipa befason me këngë në gjuhën e vendeve ku këndon
Flet anglisht. Shqipen e ka në gjak. Me spanjishten ia del më shumë se mirë. Frëngjishtja i rrjedh natyrshëm. Gjermanishtja? Edhe ajo s’është pengesë. Dhe nëse gjuhët janë dritaret drejt botës, Dua Lipa duket se i ka hapur të gjitha.Artistja krenari kombëtare e shqiptarëve është më shumë se një emër i madh në muzikën botërore — është një fenomen kulturor që sfidon kufijtë dhe stereotipet, që performon me energji të pangatërrueshme dhe komunikon me një univers të tërë, pa pasur nevojë për përkthyes.Sot, ajo është në qendër të vëmendjes jo vetëm për hitet si Levitating, One Kiss apo Houdini, por për një element të ri që po kthehet në markën e saj: surprizat lokale. Në çdo qytet ku ndalet gjatë turneut botëror, Dua Lipa i dedikon një moment të veçantë një artisti vendas — dhe e bën këtë në gjuhën e vendit, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri.Në Australi, është ngjitur në skenë me këngët e Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Tame Impala dhe AC/DC. Në Zelandën e Re, ka kënduar Lorde. Në Spanjë, Enrique Iglesias dhe Manu Chao. Në Gjermani, ajo ngjalli nostalgjinë me Scorpions. Dhe në Francë, arriti kulmin me një trilogji që ndezi rrjetet sociale: Indila me “Dernière danse”, Daft Punk me “Get Lucky” dhe Alizée me “Moi Lolita”.Kjo qasje e ka kthyer në një sensacion të ri digjital. Video të fansave që reagojnë mes emocioneve dhe krenarisë për këto homazhe të papritura, po qarkullojnë viral në rrjet. Komentet janë të pafundme. Epitetet po ashtu. “Dualingo” e quajnë tani, një lojë fjalësh me aplikacionin për të mësuar gjuhë, Duolingo. Dhe me të drejtë: Dua nuk është vetëm një yll që këndon, por një artiste që dëgjon, vëzhgon, nderon.Më 7 qershor, Dua Lipa mbërrin në Milano për koncertin e radhës. Tifozët italianë presin me ankth — çfarë do të sjellë në skenë? A do të jetë një këngë e Mina-s, një hit i Gianna Nannini-t, apo ndoshta diçka e papritur nga repertori i Adriano Celentano-s?Një gjë është e sigurt: çfarëdo të zgjedhë, Dua do ta bëjë të vetën. Sepse ajo nuk është thjesht një zë që dëgjohet — është një frymë që ndihet, që bashkon dhe që, në çdo gjuhë, tingëllon njësoj bukur.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Flet anglisht. Shqipen e ka në gjak. Me spanjishten ia del më shumë se mirë. Frëngjishtja i rrjedh natyrshëm. Gjermanishtja? Edhe ajo s’është pengesë. Dhe nëse gjuhët janë dritaret drejt botës, Dua Lipa duket se i ka hapur të gjitha.Artistja krenari kombëtare e shqiptarëve është më shumë se një emër i madh në muzikën botërore — është një fenomen kulturor që sfidon kufijtë dhe stereotipet, që performon me energji të pangatërrueshme dhe komunikon me një univers të tërë, pa pasur nevojë për përkthyes.Sot, ajo është në qendër të vëmendjes jo vetëm për hitet si Levitating, One Kiss apo Houdini, por për një element të ri që po kthehet në markën e saj: surprizat lokale. Në çdo qytet ku ndalet gjatë turneut botëror, Dua Lipa i dedikon një moment të veçantë një artisti vendas — dhe e bën këtë në gjuhën e vendit, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri.Në Australi, është ngjitur në skenë me këngët e Kylie Minogue, Natalie Imbruglia, Tame Impala dhe AC/DC. Në Zelandën e Re, ka kënduar Lorde. Në Spanjë, Enrique Iglesias dhe Manu Chao. Në Gjermani, ajo ngjalli nostalgjinë me Scorpions. Dhe në Francë, arriti kulmin me një trilogji që ndezi rrjetet sociale: Indila me “Dernière danse”, Daft Punk me “Get Lucky” dhe Alizée me “Moi Lolita”.Kjo qasje e ka kthyer në një sensacion të ri digjital. Video të fansave që reagojnë mes emocioneve dhe krenarisë për këto homazhe të papritura, po qarkullojnë viral në rrjet. Komentet janë të pafundme. Epitetet po ashtu. “Dualingo” e quajnë tani, një lojë fjalësh me aplikacionin për të mësuar gjuhë, Duolingo. Dhe me të drejtë: Dua nuk është vetëm një yll që këndon, por një artiste që dëgjon, vëzhgon, nderon.Më 7 qershor, Dua Lipa mbërrin në Milano për koncertin e radhës. Tifozët italianë presin me ankth — çfarë do të sjellë në skenë? A do të jetë një këngë e Mina-s, një hit i Gianna Nannini-t, apo ndoshta diçka e papritur nga repertori i Adriano Celentano-s?Një gjë është e sigurt: çfarëdo të zgjedhë, Dua do ta bëjë të vetën. Sepse ajo nuk është thjesht një zë që dëgjohet — është një frymë që ndihet, që bashkon dhe që, në çdo gjuhë, tingëllon njësoj bukur.
-

80-vjetori i teatrit/ Përkujtohet shfaqja e parë e veprës në skenë në maj të vitit 1945
“Topazi” ishte shfaqja që në majin e vitit 1945 më parë, inauguroi Teatrin e sapokrijuar Popullor.
80 vite më pas, Teatri Kombëtar kujton qindra artistët që i dhanë jetë këtij institucioni të rëndësishëm të artit e kulturës në vend. Breza të tërë aktorësh, regjisorësh, dramaturgësh e skenografësh sollën në skenë vepra të mëdha të teatrit botëror dhe krijime autentike shqiptare.
“Dita e parë e punës në Teatrin Popullor ishte impresionuese për mua. Ishte mbledhja e trupës artistike, pashë të hynin në atë studio figura si Piro Mani, Kadri Roshi, Violeta Manushi, Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Agim Qirjaqi, Roza Anagnosti, emra që konfirmojnë kombëtaren në teatër. U ndjeva e privilegjuar dhe kjo ndjesi më shoqëroi gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional”, tha aktorja Luiza Xhuvani.
“Teatri për ata ishte tempull dhe për mua vazhdon të jetë tempull. Teatri është mision, është frymë, është ndërveprim, është ndërgjegjësim. Është vetëdije. Në teatër ke mundësi të njohësh të gjithë botën por mbi të gjitha ke mundësi të njohësh vetveten”, tha aktorja Yllka Mujo.
Ky vit jubile e gjen Teatrin Kombëtar pa një godinë të vetën, ndërsa vetë artistët tregojnë problematikat, me të cilat përballet ky institucion.
“Duhet t’i rikthehet vëmendja shtetit me elementin kryesor regjisurën, se pa regjisurë nuk ka teatër. Me regjisorë të mirë, avancojnë dhe aktorë të mirë. Ata që dalin nga 3-vjeçari u regjisurës, duhet patjetër dy vjeçarin tjetër ta bëjnë në shkolla të nivelit të parë europian apo edhe në Lindje. Kjo do ta rrisë nivelin e Teatrit në vepra më të mëdha që duhet të kërkohen për t’u vënë në skenë”, tha aktori Ndriçim Xhepa.
Krahas zhvillimeve teknologjike, teatrit i duhet të gjejë mënyra të reja për të qenë pranë artdashësve.
“Teatri mbetet ndoshta hapësira e vetme ku njerëzit mund t’i ndajnë idetë e tyre duke u parë, duke e dëgjuar njëri tjetrin live. Sot aktorët kanë sfidë me kohën të cilës i përkasin, në një zhurmë informative, ata duhet të gjejmë rrugë të reja se si të depërtojnë te audienca”, Indrit Çobani, drejtor i Teatrit Kombëtar.
“Në dinamikën që ka jeta e një artisti, në rëndësinë që ka liria e tij, njëkohësisht të kemi respekt ndaj meritokracisë, duhet të garantojmë statusin e artistit. Kjo është një nga themelet për të cilën duhet të punojmë”, tha Blendi Goxhe, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ceremonia e 80-vjetorit të u mbajt në ambientet e Arturbinës në praninë e trupës së Teatrit Kombëtar dhe artistëve të shumtë.Top Channel
-

Skenë si nëpër filma në Tiranë! Mori përpara disa makina policie, arrestohet i riu
VIDEO
Një skenë që të kujton filmat aksion është regjistruar në Tiranë.Reklama në FieriWeb
Një i ri, pas një ndjekjeje të çmendur që nisi pranë Medresesë, përplasi disa mjete të policisë gjatë tentativës për t’u larguar.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Forcat e rendit u mobilizuan menjëherë dhe pas një përpjekjeje intensive, arritën më në fund ta ndalojnë dhe ta vënë në pranga. Ngjarja ka shkaktuar jo pak shqetësim dhe ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
-

“Zullulandia” në teatër, ngjarjet flasin për Afrikën, por për problemet që trajton ka për paralelizëm Shqipërinë
Nga Julia Vrapi
Shfaqja “Zullulandia” mbështetur mbi motivet e Faik Konicës do të shënojë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë. Dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela vepra “Zullulandia” ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. Ngjarjet dhe personazhet flasin për Afrikën, por duket qartë që, për nga problemet dhe shqetësimet që trajton, ka për paralelizëm Shqipërinë. Pjesa teatrore që do të jetë këtë muaj në skenë flet për zullutë, për një popull të prapambetur të Afrikës dhe të shtypur nga kolonizatorët e huaj, që, për të fituar lirinë, dërgojnë përfaqësuesin e tyre, ambasadorin Denizullu-Serpen në Paris. Mirëpo, injoranca e këtij i bën kancelarët e Parisit dhe të Londrës që të tallen me të. Kur ky kthehet në atdhe, populli i paditur dhe fodull e pret me nderime.
Mirëpo mes kësaj injorance, ekziston edhe një i ditur, Plugu, cili është i vetmi që e ka kuptuar talljen dhe u tregon realitetin; se të huajt po tallen me popullin zullu. Ai u këshillon që të mos presin më prej të huajve, por të bëhen vetë të zotët e vetes. Mirëpo, këto fjalë jo vetëm që nuk kuptohen nga turma, por shkaktojnë edhe revoltë. Ata e fyejnë, e kërcënojnë dhe janë gati ta ndëshkojnë. Atëherë Plugu kupton se fajin e paska patur vet, se nuk plugohet dot një shkëmb. Prandaj braktis atdheun, duke marrë rrugën e mërgimit. Skenografia nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, koreografe Semela Skënderasi, kompozitor Petrit Jakupi, video Marjo Cani. Në rolet e shfaqjes interpretojnë aktorët Sokola Angjeli, Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Brendi Bega, Katerina Fili, Anxhelo Dauti. Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. I lindur në Konicë, më 15 mars 1875 ai vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.
Premiera në skenë
Premiera teatrore, që është prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë është në vijim dhe të shfaqjeve të tjera që kanë ardhur më parë në skenë për publikun. Sipas kalendarit artistik të bërë me dije më parë, premiera teatrore “Zullulandia” do të jetë në skenë në datat 21 22, 23, 24 dhe 25 maj. Ndërsa pas disa ditësh në skenën e këtij teatri do të jetë kjo premierë, programi artistik po vijon me shfaqje teatrore për të rritur, por edhe për fëmijë. Në vijim të kalendarit artistik, mbi motivet e romanit “Njeriu i netëve të vjeshtës” të Gjergj Vlashit me regji dhe dramatizim nga Stefan Çapaliku në skenë erdhi shfaqje teatrore “Vrasje në vjeshtë”. Pas kësaj shfaqje në skenë pritet të vijë një tjetër produksion i Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, shfaqja “Koncerti”. -

Vllaznia mendon për pasuesin e Brdaric, del në skenë një emër i njohur
Vllaznia ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Brdaric, pas zhgënjimit në finalen e “Final Four”. Shkodranët nuk duan të humbasin kohë dhe kanë nisur menjëherë nga puna për gjetjen e pasuesit.
Sipas Panorama Sport, ka dalë në skenë emri i Edi Martinit. Tekniku i njohur pëlqehet në Shkodër dhe shihet si njeriu i duhur për të rikthyer Vllazninë në majë.
Kujtojmë që nëse gjithccka finalizohet me sukses, bëhet fjalë për një rikthim, pasi Edi Martini ka udhëhequr skuadrën në sezonin 2009-2010.