Tag: skënderbeut

  • Dëshmitë historike të dështimit të kurthit për të vrarë Skënderbeun

    Dëshmitë historike të dështimit të kurthit për të vrarë Skënderbeun

    RRJETI INFORMATIV I SKËNDERBEUT (II)

    Prof. Irakli Koçollari

    Dhe vërtet, informacionet që kishte marrë Skënderbeu u vërtetuan. Më datë 14, të muajin Gusht të vitit 1448, “Turqit të cilët ishin marrë vesh me venecianët nisën ofensivën. Vrana Konti i rreshtuar në rrugëkalimet e asaj krahine thirri për mbështetje edhe vetë Skënderbeun, i cili shkoi me vrap në Dibër…

    Ushtria turke, nën komandën e Mustafa Pashës, e përbërë nga 15 000 trupa kishte hyrë nga ana e Ohrit në Oranik të Dibrës së Sipërme, kur Skënderbeu, të cilin ai e kujtonte në Danjë, i doli përpara me një ushtri prej 6 000 trupash.  Nisi një duel homerik, në të cilin Pal Maneshi shtriu përdhe një kabadai Anadollak dhe krejt beteja mbaroi me disfatën e plotë të ushtrisë turke. Mustafa Pasha la afërsisht 5 000 të vrarë, 15 flamurë dhe tërë kampin. Vetë Pashai turk me 12 oficerë të lartë u zu rob nga Moisiu i Dibrës, të nesërmen, në fushën e Rethës, dy milje larg Oranikut.

    Nga kontrolli që iu bë tërë materialeve që kishin me vehte oficerët robër dhe në tërësi nga dokumentet që iu kapën Shtabit turk, u gjet korespondenca që konfirmonte faktin që Venediku i kishte ftuar turqit ta goditnin Skënderbeun, mbas shpine, ndërkohë që ai i kishte duart e zëna me Danjën. … (26)

    Duket qartë se Skënderbeu ka njohur mirë praktikën, që ndiqnin shtabet ushtarake osmane kur niseshin në operacione luftarake, dinte faktin se çfarë materiali dhe dokumentacioni mbanin me vehte ata. Vlerësimi dhe kqyrja e dokumentave që ushtarakëet e lartë osmanë mbanin me vehte ka shërbyer si një burim informacioni për të, òka do ta haset edhe në operacionet e tjera ushtarake që ai kreu.

    …. Në shenjë hakmarrje, me tu kthyer, Skënderbeu iu drejtua Danjës dhe vetë Durrësit që mbaheshin nga venecianët dhe filloi ti rrahë e godasë ato me artileri. Por, për çudi, sikundër mësojmë nga arkivat venedikase, të dyja këto fortesa ishin në të rënë (dorëzuar) e sipër, kur Senati i Republikës veneciane i trëmbur keq, me urgjencë i kërkoi paqe Skënderbeut. Nëse nuk do të nënshkruhej Paqa, Venediku do të humbte Durrësin, Danjën dhe pas atyre edhe kështjkellat e tjera që kishin në Shqipëri.

    Megjithatë, siç dihej edhe pas nënshkrimit të Traktatit të Paqes mes Skënderbeut dhe Venedikut, nuk pati një paqe të sinqertë. Një luftë e padeklaruar vazhdoi midis tyre  dhe në disa raste, në vitet 1450, 1452, 1457 dhe 1462  kjo luftë gati gati u bë zyrtare.

    Çudia ishte se ne të ëgjitha rastet Venediku i binte në ngjunjë Skënderbeut, porsa ky i ckërrmitej dhe i tregonte që nuk ja kishte frikën… (27).

    INFORMACION,  DIZINFORMACION,  MASKIM

    DHE BEFASIA E GODITJES – BETEJA E ALBULENËS

    Në dokumentacionin arkivor, por edhe në shkrimet e tjera historike për jetën dhe bëmat e heroit, bëhet evident edhe një tjetër aftësi, cilësi apo mjeshtëri e rallë e tij, është fjala për përdorimin e dizinformacionit, maskimin dhe befasinë e goditjes. Ngjarja kur këto mjeshtri të Skënderbeut u shfaqën në mënyrën me mbresëlënëse ishin operacionet e gjata dhe cfilitëse që shpunë në Betejën e Albulenës. Për këto skenarë ushtarake maskimi që zgjatën përreth tre – katër muaj, do të thoshim se është shkruar shumë në kronikat e kohës dhe beteja apo disfata e tmershme që pësuan osmanët është përmëndur pothuaj nga të gjithë kronistët osmanë të kohës dhe më pas, sikundër Oruçi, Idrisi Bitlisi, Ashik Pashazade, Hoxha Sadedin, pr edhe ata perëndimore, Biemmi, Xhiovi, Frangu, Barleti, etj. (28)

    Është fjala operacionet e mëdha ushtarake të ndërmara nga turqit në verën e vitit 1457, kur Hamza Kastrioti, nën komandën e Isak Evrenoz Pashës, me një forcë prej 50 000 osmanësh, iu drejtua territoreve të Arbërisë.

    Pikërisht, në këtë kohë, Venediku mendoi se ky ishte një rast i mirë për ta vënë Skënderbeun midis dy zjarreve edhe nisi të krijonte provokime në kufijtë e territoreve të Skënderbeut. Në këto situata kritike ai i dërgonte një notë të rreptë Senatit Venedikut ku i thosh: “Unë nuk dua luftë, por po të doni ju, urdhëroni, se unë jam gati.” Përgjigja e Senatit, e cila mban datën 8 Korrik 1457 ishte e butë dhe pajtuese. Të gjitha kërkesat që kishte parashtruar Skënderbeu në notën e tij u pranuan dhe pensionet e vonuara dhe të papaguara u lëvruan menjëherë. (29)

    Pasi u sigurua nga krahët (venedikasit) Skënderbeu u drejtua me forcat e rregullta të ushtrisë së tij, menjëherë në kufijve lindorë të Arbërisë, nga ku kishte informacione për afrimin e shpejtë të një ushtrie osmane.

    Duke ditur se në krye të kësaj ushtrie ishte Isak Evrenoz Pasha dhe Hamzai Kastrioti, i cili i njihte të gjitha mënyrat e luftimit dhe të maskimit të Skënderbeut, ky i fundit u shtrëngua të përdorte një taktikë dhe strategji të re kamuflimi dhe dizinformacioni ushtarak. Kështu, mbas përplasjes së parë ushtarake me formacionet e ushtrisë turke, Skënderbeu bëri sikundër u trëmb dhe u tërhoq me të shpejtë me të gjithë trupat e tij, gjer pranë territoreve nën zotërimin venecian, afër Lezhës. Gjurmët që la dhe lëvizjet demonstrative krijuan përshtypjen se ai u fut i trembur në ato zotërimet, por ky ishte vetëm një dizinformacion ushtarak, “pasi ikja e Skënderbeut në Lisos nuk u bë me të vertet ashtu sikundër e kujtoi armiku.” – thotë Barleti dhe shton,  “ai ishte vetëm një mashtrim, sepse pasi ai ishte larguar disa mijë hapa larg nga syte e turqve, në fakt ai dhe trupat e tij u fshehën në territoret kufitare të mbretërisë së tij.” (30).

    Sigurisht, Hamzai mendoi se kjo tërheqje ishte një manovër e njohur e Skënderbeut, dhe u tregua i kujdesshëm në tërë lëvizjet e tij për të ndjekur, identifikuar dhe zbuluar se ku fshihej dhe nga ç’anë do të shfaqej paritur kundërshtari, sikundër e kishte ai zakon, që pastaj të godiste në befasi. Por, për çudi, forcat turke, të cilat ishin vënë në kontroll të plotë të territoreve nuk panë dhe nuk hasën më asgjëkund praninë e reparteve apo të luftëtarëve të Skënderbeut. Për më shumë se dy muaj repartet turke që ishin në ndjekje dhe kontroll të pyjeve dhe maleve të thepisur, nuk kishin lanë vend dhe terren pa shkelur, por për çudi ata nuk hasën asnjë lëvizje, aq më pak rrezistencë partizane. Jo vetëm kaq por nga bisedat dhe informacionet e grumbulluara me banorët e dëshpëruar krijuan bindjen tek Isak Evrenoz Pasha dhe Hamza Kastrioti se vërtet Skënderbeu ishte larguar nga frika në Lezhë, apo ndoshta diku gjetkë më larg, përtej Adriatikut. (31).

    Madje informacionet që kishin grumbulluar ushtarakët venecianë në zotërimet e tyre në territoret e Arbërisë, sikundër ata në Shkodrës, Danjë dhe Baili, Marko Diego në Durrës, bënin me dije Senatin Venedikas se “Skënderbeu ishte shpartalluar keq”, se “Kastrioti ishte trembur, larguar dhe fshehur nga frika e ndëshkimit”, madje njëoftime të tjerë që mbrinin në Papat me dije se “Skënderbeu me të afërmit e tij kishte kaluar me barka Adriatikun dhe ishte strehuar në brigjet Puljese…”, se “.. ushtria e tij ishte shpërndarë…”(Relacioni i Diegos dërguar Senatit ato kohë, thotë: “ …. notificato a la perfeta Serenita V-ra, come la mazor parte del paese e andato cum al turcho. Et Magnifico Segnor Scanderbego va per le montagne fuzendo la sua testa…. ) (32).

    Në opracine ndëshkimore dhe në kërkim të gjurmëve të ushtrisë së Skënderbeut, forcat osmane nën komandën e Isak Evrenozit dhe Hamzait, vazhduan edhe gjatë tërë muajit Gusht i vitit 1457, por askund nuk hasën në forca apo reparte qoftë edhe të shkëputur të ushtrisë së Skënderbeut

    Në fillim të muajit Shtator, ushtria turke e cfilitur fizikisht dhe e dërmuar psikologjikisht nga një kalvar i pafund kërkimesh dhe udhëtimesh pa rezultat, e bindur se Skënderbeu kishte marë arratinë së bashku me familjen e tij, kish zbritur dhe ishte vendosur në Albulenë, pranë Lumit Mat, në perëndim të Malit të Tumenishtit. (33).

    Të shkujdesur, me disiplinën tanimë të shthurur, formacionet turke që e kishin humbur durimin, u lëshuan në të katër anët e territorit për të plaçkitur dhe marrë pasuri fshatrave dhe popullsisë vendase. Duket qartë se informacionet që kishin marrë si turqit por edhe venecianët për “arratinë e Skënderbeut” kishin qenë dizinformacione të përhapura nga vetë njerëzit e Heroit.

    Ndërkohë, Skënderbeu ishte shfaqur papritur me formacionet e rregullta të ushtrisë së tij dhe nën një konspiracion perfekt kishte marrë dominimin e Tumenishtit. Me kujdes e pa zhurmë, në errësirën e natës kishte ndarë ushtrinë e tij më tre formacione, në të parin qëndroi vetë, ndërsa dy formacionet e tjera i la nën komandën e Moisiut të Dibrës dhe të tretin Gjergj Stres Balsha me Pjetër Emanuelin.. (34)

    Në heshtje dhe në një maskim që nuk kishte lënë askund gjurmë, trupat shqiptare, më datën 7 Shtator 1457, në mesin e një dite më vapë përvëluese, kur ushtria osmane ishte shthurur plotësisht, pasi kishte kapur rojtet periferike turke, nën oshëtimin e trumpetave dhe kërcëllimat e armëve luftëtarët shqiptarë të organizuar në formacione dhe nën komandën e vetë Skënderbeut u lëshuan mbi trupat osmane duke bërë kërdinë …. Ishte një betejë e tmerrshme – thotë Barleti. Nje befasi e llahtarshme. Reth 20 000 u vranë, 1 500 u kapën rob, nga radhët e ushtrisë turke, ndërsa pjesa e mbetyr e trupave mori aratinë. Midis robërve ishte edhe Sanxhak bej Mesidi dhe vetë Hamza Kastrioti… . (35).

    – E parë me kujdes, beteja e Albulenës apo e Ujbardhës, në afërsi të Mamurrasit të sotëm, është një shembull i rallë i operacioneve perfekte të Skënderbeut, ku aplikoi me sukses;

    skenarë bindës të disfatës imagjinare ushtarake,

    tërheqje mashtruese i të mundurve në betejë,

    maskimin e një ushtrie të tërë për gati tre muaj si taktikë luftarake (që është pothuaj e pa mundur për një ushtri në çdo rrethanë),

    përhapjen e dizinformacionit perfekt dhe bindës se komandanti i shqiptarëve kishte marë arratinë –

    lodhjen psikologjike të kundërshtarit, –

    dhe dhe së fundmi –  goditjen e paritur në kohë dhe momente befasie të kundërshtarit.

    KURTH PËR VRASJEN E SKËNDERBEUT

    Rezistenca e njohur anti osmane e shqiptarëve në shekullin e xv, ishte e lidhur pazgjidhshmërisht me emrin dhe rolin determinant të Skënderbeut, prandaj nga fillimet dhe gjer në fund të jetës së tij, Heroi kombëtar i shqiptarëve mbeti në fokusin dhe objektin kryesor të goditjeve të synuara të Perandorisë Osmane. Për turqit ishte e qartë se eliminimi fizik i tij, do të thosh goditje mortale për vetë rezistencën shqiptare. Është kjo arsyeja që Perandoria Osmane dhe fuqi të tjera, sikundër Venecianët, por edhe Princa shqiptarë të lidhur me fije të padukshme më Sulltanin, kundërshtarë të Heroit, të interesuar për të eliminuar këtë kalorës të krishtërimit, jo vetëm projektuan por edhe ngritën dhe vunë në zbatim një numër kurthesh për ta eliminuar fizikisht atë.

    Në rast i tillë ishte një kurth i përgatitur me shumë kujdes dhe në fshehtësi të plotë, në vitin 1451. Në veprën e tij Fan Nolin na bën me dije se    … Një ditë (është fjala për vitinn 1451,) ndërsa Skënderbeu dilte nga porta e Krujës, një njeri i panjohur iu afrua dhe e këshilloi të ruhet, se në pyllin e Krabës, ku ai ishte nisur të shkonte, i kishin zënë pusi dhe do ta vrisnin. Menjëherë dërgoi kapedan Balshën e Gardës Pretoriane me një koshadhe, i cili i ra pyllit anembanë dhe gjeti tetë vetë të armatosur të fshehur brenda në një shpellë. U përpoq me të gjitha mundësitë që ti zinte të gjallë, por meqenëse ata kundërshtuan dhe u sulën kundër repartit të Balshës për të çarë rrethimin dhe për të ikur, burrat e Balshës arritën të vrasin pesë prej tyre dhe të zënë robër tre vetë. Robërit i solli në Krujë dhe pasi u vunë në torturë, ata rrëfyen që ishin turq, të dërguar apostafat nga Sulltani për të vrarë Skënderbeun. Ata shpjeguan gjithashtu se në atë pyll kishin shkuar të udhëhequr nga dy shqiptarë, të cilët u vranë (gjatë rrethimit) tok me tre shokët e tyre. Robërit turq spjeguan gjithashtu se këta udhërrëfyes i kishin dërguar tek Sulltanit disa kapedanë shqiptarë, por emrat e tyre ata nuk i dinin, sepse edhe ata vetë nuk ua kishin treguar. Këto ishin të vetmet çkoqitje – sqarime-, që muntnë tu çkëputin robërve turq…

    Armiqësia e Dukagjinëve e cila ndizej keq e më keq dita ditës kundër Skënderbeut, si dhe emri i keq i Lek Dukagjinit, i cili prej të gjithëve njihej dhe gjykohej se ishte njëri i pabesë dhe për vrasje të tilla prapa shpine, ishte shkaku që në këtë kohë u gjykua nga të gjithë se ai ishte  autori i këtij komploti të dështuar.

    Pas kësaj Skënderbeu u bë gati të nisej në një betejë të ashpër kundër Dukagjinit, por vetëm ndërhyrja e Peshkopit të Tivarit, e Peshkopit të Drishtit dhe e vjehrrit të tij Gjergj Arianiti e qetësuan për të mos hyrë në një luftë civile…. (36).

    PËRPUNIMI PSIKOLOGJIK –

    MJET I PËRDORUR ME EFEKTIVITET

    Në vitet 1450-1452, afrimi i Arianitëve me venedikas; tradhtia e Beratit që pruri humbje të dhimbshme në radhët e Skënderbeut; pasiguria e vetë heroit në marrëdhënie me venedikasit; kërcënimi Osman permanent, –  e kishin vënë në pozita tejet të vështira Skënderbeun, por edhe popullsinë vendase drejt një besimi të lëkundur dhe vetë radhët e ushtrisë përpara një dileme dhe gati krize vendosmërie dhe kuraje.

    Për të rikuperuar klimën e besimit të lëkundur rëndë, për të kuruar moralin e plagosur, për të penguar emigrimet dhe arratinë e banorëve të frikësuar nga tmerret e luftës dhe situata e krijuar, si dhe për të rikuperuar gjendjen e rënduar, Skënderbeut i duhej të gjente rrugët dhe mjetet efikase për të rikthyer besimin tek ai dhe tek forca e qëndresës luftarake të shqiptarëve. Nga pohimet dokumentare, si dhe nga një sërë veprimesh që ai pati ndërmarrë ato kohë, duket qartë se Skënderbeu dinte mirë se cilat do të ishin instrumentet që do të duhej të përdorte për të ringritur moralin e tronditur, dhe kë autoritet të besueshëm duhet të shfrytëzonte për të kthyer besimin e luftëtarëve të tij tek fitorja.

    Sikundër na bën të njohur Biemmit –  (1452) Skënderbeu vuri në lëvizje Peshkopët, të cilët nëpër tubime përpiqeshin të bindnin fshatarët dhe besimtarët me anë të historizave tipike mesjetare (mbushur me misticizëm dhe besëtytni, haluçinacioneve, shenjave hyjnore), sipas të cilave ato të gjitha paralajmëronin disfatën e rëndë të Sulltanit. (37)

    Përherë sipas Biemmit, në këto kohë vetë Skënderbeu përhapi lajmin se Shën Gjergji, i cili në mesjetë adhurohej si shenjtori mbrojtës i Shqipërisë, i ishte shfaqur natën në gjumë dhe i kishte dhënë atij një shpatë, një shenjë! Kjo sipas peshkopit të Drishtit, ishte një garanci për fitoren që do të korrte heroi kundër ushtrisë osmane.

    Një peshkop tjetër u kishte thënë besimtarëve në meshat e mëdha publike se kishte parë në ëndërr Sulltanin të rënë në gjunjë përpara Skënderbeut – çka shpjegonte sipas tij një fitore të lavdishme dhe të paparë gjer atëherë të Skënderbeut dhe shqiptarëve.

    Është e kuptueshme se këto ishin mjetet e propagandës dhe të moralit të kohës të cilat Heroi ynë diti ti shfrytëzojë dhe përdorë me efikasitet, duke njohur mjaft mirë moralin, mentalitetin, kulturën dhe bindjet religjioze të popullsisë shqiptare të kohës; atë gjë që përdorin edhe sot makineritë e sofistikuara të propagandës në rast lufte por edhe paqeje në botën moderne.

    Sigurisht, një studim i vëmendshëm dhe qëmtues nën këtë këndvështrim, i materialit dokumentar dhe atij arkivor dedikuar veprës dhe jetës së Skënderbeut do të zbulonte dhe bënte evidente këtë anë të panjohur por shumë të rëndësishme të veprës dhe dimensionet e strategut, do të dilnin në dritë mjaft raste me interes të veçantë për punën mjeshtërore të Heroit me informacionin dhe rrjetin informativ, aplikimin e metodave dhe mjeteve unike dhe befasuese, që lanë gjurmë dhe ndikuan në fatin e betejave të këtij mjeshtri të luftës frontale dhe asaj partizane, që e kthyen kështu në një prej gjeneralëve më të njohur në historinë luftërave mesjetare dhe objekt studimi në shumë akademive ushtarake, të botës perëndimore dhe lindore, gjer në kohët moderne. /zanimalsise.com /InforCulture.info

  • Beteja e Mokrës, 10 tetor 1445 pranë malit Mokra

    Beteja e Mokrës, 10 tetor 1445 pranë malit Mokra

    Beteja e Mokrës u zhvillua më 10 tetor 1445 pranë malit Mokra. Pas fitores së tij në Varna, Murati II u përpoq të vendoste paqen me Skënderbeun. Murati i dërgoi një mesazh Skënderbeut në të cilin i kujtonte se si e kishte marrë shqiptarin bir të tij dhe e kishte rritur në oborrin e tij dhe u përpoq ta frikësonte duke i kujtuar përmasat dhe fuqinë e ushtrisë osmane. Skënderbeu mori letrën dhe vendosi të përgjigjej. Skënderbeu i kujtoi Muratit se si ai kishte thyer ushtrinë osmane në Torvioll. Kur ambasadori turk u largua për t’i dërguar mesazhin Muratit, Skënderbeu u tha njerëzve të tij që të përgatiteshin. Kur sulltani mori mesazhin, i dha nen komande Firuz Pashës një forcë prej rreth 9000 vetësh. Detyra e tij ishte të kontrollonte lëvizjet e Skënderbeut dhe ta pengonte atë të lëvizte në Maqedoni. Firuz u nis nga Shkupi duke planifikuar të lëvizte me shpejtësi në Krujë dhe të befasonte shqiptarët. Firuz kishte dëgjuar se ushtria shqiptare ishte shpërbërë, prandaj planifikoi të lëvizte me shpejtësi rreth luginës së Drinit të Zi dhe përmes Prizrenit. Këto lëvizje u kapën nga skautët e Skënderbeut. Kastrioti e priste ushtrinë turke në një luginë afër Prizrenit, dhe solli vetëm gardën e tij personale prej 3500 burrash, të përbërë nga 2000 kalorës dhe 1500 këmbësorë, ndërsa dërgoi pjesën tjetër të trupave të tij në shtëpi. Trupat shqiptare u urdhëruan të lëviznin në pyllin e Mokrës brenda një lugine të hollë. Turqit hynë në luginë dhe nuk mund të gjenin një rrugëdalje pasi shqiptarët kishin bllokuar shumicën e shtigjeve kryesore. Kalorësia osmane u sulmua nga këmbësoria shqiptare. Forcat osmane u shpartalluan duke lënë pas 1500 të vdekur dhe 1000 të plagosur të cilët u burgosën. Firuz Pasha vdiq në betejë. Evropianët u qetësuan nga beteja e Mokrës. Alfonsi V i Aragonës i dërgoi shumë lëvdata Skënderbeut së bashku me papatin në Durazzo. Skënderbeu i dërgoi Alfonsos katër standarde osmane që ai kishte kapur për të provuar fitoret e tij. Skënderbeu dhe Alphonso u bënë aleatë të ngushtë duke krijuar lidhje edhe me shtete të tjera evropiane.

  • Nëna e Skënderbeut ishte shqiptare e pastër nga Pollogu i Iliridës

    Nëna e Skënderbeut ishte shqiptare e pastër nga Pollogu i Iliridës

    NËNA E SKËNDERBEUT, VJOSAVA TRIBALDA, ISHTE PASTËR SHQIPTARE, NGA POLLOGU I ILIRIDËS

    (Kumtesë e lexuar në simpoziumin për Skënderbeun)

    Nga Dr. sc. Ilmi VELIU

    Në vitet e tetëdhjeta, për shkak të interesimit tim të madh për të kaluarën shqiptare dhe hulumtimeve për heroizmat e Skënderbeut, nga pushteti i atëhershëm jugosllav u dënova me 4 vjet burg të rëndë të cilin burg e vuajta në Idrizovën famëkeqe të Shkupit.

    Ky studim i imi është përgatitur dhe ka të bëjë kryesisht me pretendimet e disa historianëve greko-serbo-sllavë rreth origjinës së Skënderbeut po edhe nënës së tij Voisavës. Pas një kohe bukur të mirë të hulumtimit, deshifrimit e studimit të dokumentave në Arhivin e Stambollit, arrita që në Universitetin e Shkupit, para komisionit special i formuar vetëm nga historianë maqedonas, studjues të kohës së Skenderbeut, me fakte dhe argumente të shumta dhe në mënyrën më shkencore, ti mbështes për muri dhe të mbroj temën e studimeve posdiplomike me titull: “Skënderbeu në burimet Osmane e Bizantine”, ku përfshihet edhe origjina e tij nga nëna po edhe nga babai. Dokumentat e reja që i zbulova në Arhivin e Stambollit, ku flitet për origjinën shqiptare të Gjergjit po edhe prindërve të tijë më ndihmuan që komisioni i formuar me atë rast, i Universitetit të Shkupit, të mbetej pa tekst dhe mos ta hapte gojën.

    Nëna e Kastriotit, në shkrimet serbo-sllavo-maqedone, gjithmonë është prezentuar me emërin Voisllava (sllave) dhe jo Voisava ose Veisava; e që eshtë emër i sllavizuar. Në latinishten dhe sllavishten e vjetër emri i nënës së Skënderbeut deshifrohet dhe lexohet si Voisava ose Viosava dhe nuk mundet të lexohet si Voisllava, sepse te emri origjinal në gjuhën latine po edhe në sllavishten e vjetër nuk eshtë e shenuar shkronja ,, LL,,.

    Se emri i nënës së Skënderbeut;Viosava-Voisava-Vjosava nuk mund të lexohet e deshifrohet si Voisllava, ( sllave ) kam marrë dhe analizuar edhe përkthimin e Barletit në gjuhën frënge të sh. XVIII ku emri i nënës se Skënderbeut është i përkëthyer, deshifruar dhe i shënuar si Veisava dhe jo Voisllava.

    Ja burimet që flasin për origjinën e nënës së Skënderbeut e që historianët e politizuar nuk duan ti marrin parasyshë.

    1.Gjon Muzaka, bashkëkohas i Skënderbeut dhe njohës i mirë i aristokracisë shqiptare të asajë kohe, në “Gjenealogjinë” e tij në tre vende e përmend nënën e Gjergj Kastriotit-Voisavën, por ai duke e ditur dhe duke qenë i sigurtë se ajo dhe babai i sajë vinin nga një trevë pastër shqiptare ,,Pollogu i Dardanisë,, dhe se ata gjithëqysh ishën me origjinë shqiptare, nuk e ka parë të arsyeshme që të flasë edhe për origjinën apo prejardhjen e tyre etnike.

    Muzaka shkruan se Gjon Kastrioti me Voisava Tibaldën kishte katër djem dhe pesë vajza. Pastaj më poshtë shënon se nëna e Skënderbeut dhe gruaja e Gjon Kastriotit quhej Voisava Tribalda. Gjon Muzaka flet për Voisavën edhe në pjesën ku thotë se Skënderbeu rrjedh nga prindërit Voisava dhe Gjoni, e që Voisava ishte bijë nga një familje aristokrate dhe shumë e respektuar e Pologut – familja Tribalda.

    Muzaka,asnjëherë dhe në asnjë vënd në shkrimin e tij nuk e ve në dyshim origjinën shqiptare të Voisavës sepse ai e ka ditur dhe e ka pasur të kjartë se Pollogu në kohën e Bardhylit, Agronit e Teutës ka qenë pjesë e Dardanisë ilire, e që gjithmonë ka qenë i banuar nga iliro-arbërit, e edhe gjatë periudhës bizantine, osmane,të Car Dushanit, po edhe sot, vazhdon të jetë 99% i banuar nga shqiptarët.

    -Fan S. Noli, në veprën e tij për Kastriotin thote se Gjon Muzaka eshtë autori i parë që e ka përmendur mbiemrin e nënës së Skënderbeut-Tribalda. Pra Muzaka i pari na ka informuar se mbiemri i vajzërisë së Voisavës ka qenë Tribalda e që ka qenë edhe mbiemër i babait të sajë Gërgurit, princit të principatës së Pollogut.

    -Kristo Frasheri , historiani jonë shumë i famshëm, thote se përkatësia etnike shqiptare e Voisavës ka qenë mirë e ditur dhe mirë e njohur, jo vetem prej Gjon Muzakës por edhe nga të gjithë bashkëkohësit e Muzakes, të trashgimetarëve të tyre, po edhe rrethit miqësorë më të gjerë që e kan rrethuar familjen e princit të Pollogut, Gërgur Tribalda.

    2.Marin Barleti, 1508, eshtë autor e biograf i jetës së Skënderbeut dhe duke informuar për prindërit e Gjergjit, thotë se nëna e tij quhej Voisava, që ishte e bia e njërit ndër princërit më të njohur të familjes Tribalda te Principatës së Pollogut e që ka qenë princ dhe sundimtar i kesajë krahine shqiptare deri në kohën kur i gjithë Ballkani pushtohet nga osmanët. Barleti duke e ditur dhe duke e pasur të kjartë se krahina e Pollogut i ka takuar Dardanisë ilire dhe se e gjithë Dardania ka qenë shqiptare që nga koha ilire, pastaj ka vazhduar si krahinë shqiptare edhe në kohët që i përmendëm më lartë, nuk e ka parë të arsyeshme që të merret me përkatësinë dhe origjinën e sajë kombëtare ose te bente pyetje se cilës përkatësie etnike i takonte trungu i sajë familiarë.

    3.Autori bullgar, Ivan Ivanov në veprën e tij ,,Bllgarski Starini,, 1990 Sofija, thotë se pas vrasjes së princit Vukashin nga osmanët, më 1371 te Beteja e lumit Marica, me pjesën e Maqedonisë së sotme lindore (Strumica, Kavadari, Gjevgjelia, Shtipi) vazhdon të sundojë djali i tij, Krali Marko, kurse me pjesën që sot i thonë Maqedonia Perëndimore vazhdon të sundojë princi i Pollogut me emrin Gërguri, i cili bëhet sundimtar i pollogut pas shkatërrimit të perandorisë serbe dhe dobësimit të asajë Bizantine.

    Nga këto të dhëna del se babai i Voisavës-Gërguri udhëhiqte me principatën e Pollogut shumë më herët se sa këto troje të bienin nën sundimin Osman dhe mund të supozohet se Pollogu qe pushtuar shpejt pas pushtimit të Shkupit më 1392, koha kur në dokumente, si zotëri i Pollogut përmendet pikërisht Gërguri dhe kufiri i shtetit të tij në veriperëndim të Pollogut.

    Bashkë me princat tjerë serbë të Ballkanit, Vuk Brankoviq e Krali Marko, po edhe princat e fuqizuar shqiptarë të familjeve bujare shqiptare të asajë kohe, Thopia, Skurra, Muzaka, Arianiti, Ballsha,Kastrioti; edhe princi i Pollogut-Gërguri, pranon që përkohësisht të bëhej vasal i Sulltanit me qëllim që të mbetej sundimtar i principatës shqiptare të Pollogut.

    Për ta vërtetuar atë që thamë më lartë duhet të skjarojmë edhe njëherë se pas vdekjes së Car Dushanit dhe shkatërrimit të perandorisë serbe, feudalët shqiptar që i përmendëm më lartë me një shpejtësi të madhe fillojnë të ngriten dhe fuqizohen me principatat e tyre, kohë kjo kur edhe babai i Voisavës-Gërguri ka qenë një nga ata feudal shqiptarë që behet i fuqishëm dhe sundon me Pollogun deri në vitin 1392, kur Pollogu sëbashku me Shkupin bien nën sundimin Osman.

    4.Boban Petreski, profesor i Universitetit te Shkupit, në shkrimet e tia citon të ketë hulumtuar dhe analizuar autorë si: Ivan Ivanov ,,Bëlgarski starini od Makedonija,,; Mihajlo Diniq, ,,Oblast Brankoviqa,,; Milan Shuica, ,,O Cezaru Gerguru,, ku ka gjetur dhe vërtetuar se Tribalda është mbiemër personal i Voisavës, babait të sajë Gergurit dhe familjes së tyre më të gjerë dhe nuk ka të bëjë me fisin e Tribalëve, i cili fis asnjëherë nuk është shtrirë në Dardaninë ilire ku sot shtrihet krahina e Pollogut.

    Petreski, me argumentet që prezenton, ka arritur ta shkëpusë në mënyrë të sukësesëshme lidhjen e Voisavës dhe babait të sajë Gërgurit me fisin e vjetër të Tribalëve, i cili zbulim eshtë më shumë në shërbim të shqiptarëve dhe nuk i ndihmon serbët,grekët e maqedonët që ta lidhin origjinën e Voisavës e Gërgurit me sllavët.

    Dokumenti i dytë që bie Petreski ëshë ai se ajo ka qenë e bia e Gërgurit, mbretit të Pollogut, i cili pohim është plotësisht i pranueshëm për ne shqiptarët sepse eksistojnë dokumente shumë të fuqishme, se me të vërtetë në kohën për të cilën na flasim, mbret i Pologut ka qenë Gërguri, por emri Gërgur eshtë shqiptarë, edhe sot përdoret në Kosovë si mbiemër e emër fisi dhe asnjëherë nuk eshtë përdorur e as sot nuk përdoret nga sllavët.

    Në lindje të Pollogut eksiston fshati shqiptar me emrin ,,Gërgurnica,, që eshtë emri i princit shqiptar ,Gërguri…..ku ka qenë qendra apo kështjella e principatës së tij.

    Njohuritë e këtilla që ne i marrim nga informatat e burimeve të dhëna, ku shënohet se babai i Voisavës ishte mbret apo princ i principatës së Pollogut, del se ai udhëhiqte me Pollogun deri në kohën kur këtu arritën osmanët.

    Nga te dhenat vërtetohet se krahina e Pollogut nuk ra nën turqit pas betejës te lumi Marica më 1371, betejës te Fusha e Savrës më 1385 në Shqipëri, e as pas betejës në Fushë Kosovë më 1389. Krahina e Pollogut, territor ky që shtrihej nga vëndi i quajtur ,,Karpallak,, afër Shkupit e Zhelinës, në veri të Pollogut e deri te maja e malit Bukoçë në mes të Kërçovës e Gostivarit, në jug. Ky territor pra, bie nën osmanët menjëherë pas marrjes së Shkupit më 1392, koha kur edhe në dokumentet osmane si zotëri i Pollogut përmendet të ketë qenë princi me emrin Gërguri, e që del të jetë babai i vajzës së vetme me emrin Voisava.

    Dokument shumë i vlefshëm që e përmend Voisavën si e bia e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, është edhe një letër e shkruar nga eremonahu Mihali nga Manastiri Leshka, në Pollog, e që është i shkruar në sllavishten e vjetër në vitin 1366. Ky manastir vazhdon te eksistoi edhe sot me te njejtin emër në veri të Tetovës. Në dokument thuhet se ,,Prifti Mihon i fshatit ,,Debrishtë,, të Pollogut na ka lënë një shënim për Voisavën, të binë e mbretit të Pollogut, me emrin Gërguri, se ajo i ka dhuruar Manastirit ,,Leshka,, një mal të madh me shumë lisa,,. (Stari srpski zapisi, L. Stojanoviq, Beograd, 1982)

    Sado që të kërkojnë e hulumtojnë ata që shkruajnë e flasin kot për origjinën jo shqiptare të Voisava Tribalda, nuk do të mund të hasin ndonjë grek apo familje sllave në Ballkan me emrin Gërgur. Përkundrazi në Kosovë e hasim edhe sot si emër fisi apo familje shqiptare, Gërguri, te Gërgurët, si që janë Krasniqe, Berisha, Thaqi, Kelmend etj.

    Sipas hulumtimeve që kam berë dhe dokumentave që kam gjetur në Arhivin e Stambollit, analizuar e krahasuar me dokumentat e deritashme, del se Skënderbeu (Gjergji) ka qenë i Gjonit dhe Gjoni i Gjergjit të parë, dmth se Skënderbeu ka pasur emrin e gjyshit të tij. Në kohën kur babai i Skenderbeut- Gjoni e trashëgon dhe zavendëson babain e tij, dhe vjen në krye të principatës së Kastriotëve, i gjen kufijtë dhe terrritorin e principatës së Kastriotëve shumë të zgjëruar. Kësajë principate i ka takuar edhe territori i dy Dibrave po edhe territore të tjera jashta Dibrave. Pikërisht në këtë kohë, dmth. fundi i sh. XIV, Gjoni martohet me Voisavën, që ka qenë fëmiu i vetëm i princit të Pollogut-Gërgurit, e që bashkë me nusen nga Pollogu, Gjoni trashigon edhe principatën e Pollogut .

    Ja çka thotë një dokument osman nga Arhivi i Stambollit.

    Oruç Bin Adil

    Është autor i njerës nga historitë më të vjetra të shtetit osman “Tevari el Osman”, (Historitë Osmane). Të dy dorshkrimet e Orçut të gjetura në Oksford dhe në Kembrixh janë botuar nga Franc Babinger me titullin “Die Fruhosmanicshen Jaherbucher des Urudsch”, Hanover 1925. E para është një histori në formë të përmbëledhur ( Icmai tarihi) kurse e dyta është e hollsishme (Mufassal tarihi).Uruç bin Adil kur shkruan për betejat e shumta kundër Skënderbeut, në faqe 96 të veprës së tij nuk e prmend Rumelinë, si që quhej pjesa evropjane e Perandorisë Osmane por ai e potencon shumë kjartë se sulltani shkoi të luftonte kundër arrnautit Iskender (shqiptarin Iskenderbeg) në tokat shqiptare, ose vendin e shqiptarëve (Arnavud ilinden) dhe jo serbin ose maqedonin Iskender; në Maqedoni,Greqi ose Serbi

    Në faqe 115, tokat shqiptare Oruç i përmend edhe si Vilajeti i Shqipatrëve (Arnavud vilajetine). “Ali Beu, i biri i Evrenoz Beut, thotë ai, mbëlodhi ushtrinë dhe akinxhinjtë e Rumelisë dhe hyri në vilajetin e shqiptarëve…..”

    Në faqe 121 thotë se “Sulltan Murati II dërgoi akinxhinjtë kundër vilajetit të shqiptarëve dhe pushtoi kështjellën e Sfetigradit. Sundimtari shqiptar Iskenderi u arratis…”. Në origjinal është “Arnavud begi Iskender” ku potencohet shumë kjartë se Iskenderi ishte sundimtari i shqiptarëve dhe jo i serbëve, bullgarëve, grekëve, boshnjakëve, hungarëzëve, popuj të cilët poashtu ishin në luftë më sulltanin në kohën e Skënderbeut.

    Në faqe 123 Oruç potencon se “Sulltan Murati II zbriti në tokat e Gjuvanit (Gjon Kastriotit), ku e plaçkiti Vilajetin Shqiptarë, dhe sulmoi Krujën (Akçe Hisar) por nuk mundi ta pushtonte atë….”.

    Burimi /shqip.info

  • Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!

    Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!

    Jahja Drancolli

    571 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografike e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali!Letra autografe në fjalë njihet si një nga 10 letrat autografike (të firmosura) nga dora e vetë Skenderbeut, të cilat u ruajtën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe, e shkruar me shkrimin humanist të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër nga një histori madhore. Ky dokument i çmuar i dërguar nga Lazri, abati i Arbrit, ishte shkruar në një karton të zakonshëm pambuku (bombagine) të kohës dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, i cili mban datën 8 gusht 1451. Ndërsa letra në fjalë arriti në duart e Bujarisë së Republikës së Sienës më 13 shtator 1451!Burimi: Archivio di Stato di Siena /Trungu & InforCulture.info

  • Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Nga Moikom Zeqo

    Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti ka dëshmuar për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar. Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510.

    Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e me sa duket, miq të tij, që e vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut, por edhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit e të dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë e kanë karakter kushtimor e vlerësues, apologjik.

    Njëra poezi është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçenca, kurse tjetra nga Domeniko de Alcenjano, nga Padova. Këta dy poetë të kohës janë intelektualë, që u ka tërhequr vëmendjen Shqipëria, historia e saj dhe një nga pishtarët më të mëdhenj të lavdisë e lirisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. ata kanë pasur patjetër lidhje me Barletin e shtojnë kështu nota për biografinë e tij, për rrethin e të njohurve të Barletit, për vetë procesin e shkrimit dhe të botimit të kryeveprës barletiane, e cila u përhap dhe u përkthye gati në të gjitha gjuhët e Evropës, duke e bërë Barletin shkrimtarin e parë shqiptar të kalibrit botëror.

    Në përfundim, shënojmë se Pjetër Reguli dhe Domeniko de Alcenjano janë poetët e parë të Evropës dhe të botës, që kanë shkruar për Skënderbeun, duke u bërë kështu paraardhësit e asaj tradite shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë.

    Le të kujtojmë këtu poetët Ronsar, Agrippa D’Obinje, Gabriel Femi, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlogu, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.

    PJETËR REGULI I VIÇENCËS(SHEKULLI XVI)Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejatE kapedanëve të famshëm heroikë.Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,Sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!Prijës i madh, trim e shpirt heroKërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!Se emri i tij do të thotë “Aleksandër i Madh”,Mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!

    DOMENIKO DE ALCENJANO I PADOVËS(SHEKULLI XVI)Në qoftë se t’i lexues do të tejshohëshMe aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,Ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,Se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbërQë asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulmUshtritë pafund të perandorëve sulltanë.Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,Le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.

    ***

    Albanologu i njohur, i ndjeri at Vinçenc Malaj, që vdiq para disa vjetësh në moshën 70-vjeçare në Tuz të Malit të Zi, ka bërë të njohur publikisht ekzistencën e një dorëshkrimi në gjuhën latine, të shkruar nga poeti italian, humanisti Girolamo Bologni. Dorëshkrimi përbëhej gjithsej nga 20 faqe dhe përmbante në 243 distikë një poezi, pothuaj një poemë prej 436 vargjesh gjithsej. Çdo distikt përbëhej nga dy vargje me ritme të alternuara, një varg qe hekzametër, kurse tjetri pentametër, teknikë vargëzuese kjo tepër e njohur në poezinë e latinitetit mesjetar.

    Poema kishte titullin « SCANDER », pra kemi të bëjmë me emrin e njohur të Gjergj Kastriotit, që u quajt nga turqit Skënderbe, formë kjo tipike e paraqitjes së emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

    Ky dorëshkrim qe zbuluar nga dr. Vinçens Malaj në Bibliotekën e Splitit, ku ai kishte punuar për disa kohë. Kjo poemë unikale është akoma dhe sot e pabotuar.

    Malaj kishte projektuar ta kthente poemën në shqip, pasi “poema shton një subjekt dhe motiv të ri të rëndësishëm për bibliografinë skënderbejane”. Gjirolamo Bologni është një poet që ka lindur në Italinë e Veriut në qytetin Trevizo në vitin 1454. Kur vdiq Skënderbeu në 1468 poeti italian ishte 14 vjeç. Ai vdiq në vitin 1517 dhe mundet që poema e tij për Skënderbeun të jetë shkruar diçka para vitit 1517 pra në fillim të shekullit XVI. Në fletën e parë “dorëshkrimi “ është shkruar latinisht “Huic Libello Est Titulus Scander”, (“Ky libër e ka titullin Skënderbe”).

    Ka dhe një nëntitull, ku thuhet në latinisht me dy vargje:

    Një ankim i mallëngjyeshëm mbi shkatërriminE të krishterëve të gënjyer nga turqit e tmerrshëm.

    Për të pasur një ide më të qartë të fillimit të poemës po japim të përkthyer në shqip edhe dy distikë të tjerë:

    Skënderbeu, dëbuesi i turqve, që nga Venediku,Qe i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit.E meriton me këtë Hero ta titulloj këtë libër,Se me veprat heroike ia ka dhënë substancën.

    Poema në fjalë, afro 500 vargje, meriton e tëra, që të shqipërohet. Kështu krijohet një trinitet poetësh italianë që kanë jetuar midis fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Që të tre këta autorë janë me origjinë italiane, ç’ka tregon, se krijuesit humanistë evropianë kanë qenë shumë të ndjeshëm dhe reflektues ndaj famës dhe bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Hulumtimet e ardhshme kanë për të zbuluar vepra dhe motive të tjera.

    ***

    Lexo më shumë Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

    Në vitin 1567 u përkthye libri i Barletit për Skënderbeun në portugalisht. Mbi këtë botim u mbështet Luis De Meneses, një nga emrat më të shquar të kulturës portugeze për të botuar në vitin 1688 në Lisbonë një libër, që përmban edhe 21 kushtime, sonete dhe decima të autorëve të ndryshëm.

    Për këtë koleksion poezish flet në një studim të saj në formë disertacioni dr. Anila Bitri. Nuk ka shumë të dhëna për autorët e poezive që janë frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut. Një sonet dihet, që është shkruar nga Markez De Arronche. Në sonetin e tij janë dhe këto vargje:

    Nga kjo lakmi e Diellit, mrekulli e artitE mbretit shqiptar kaq të lavdishëmNë çdo germë unë e ngre një kurorëDhe në çdo fletë e ve një flamur.

    Një sonet tjetër është anonim, nuk e ka emrin e autorit. Mendohet se është shkruar në shekullin XVI. Veçojmë më poshtë këto vargje (shqipërimi është i Dr. Anila Bitrit):

    Në degë dafine, në djep prej ariRilind sot ti i ndritur FeniksHero që me shkronja diamantiShkruan në Zefir thesarin e pamort.Ai qe i pari është në Korin e MuzaveJetës që lind botën, ti këndojTë lerë gjurmë në dritat vezullueseDafinë pa rreze, pendë pa shkëlqim.Me njërën, dhe tjetrën është krahasuarFeniksi, që sot ringjallet në këtë shkrimDhe i mençuri Apolon, që plot lavdi,Famën tregon në fluturimin e dyfishtë.

    ***

    I paharruar Frang Bardhi në kryeveprën e tij “Apologjia e Skënderbeut” të botuar në 1636 citon librin “Argëtime te Parnasit”, të shkruar nga poeti italian Joan Jakov Ricci, i shekullit XVII. Frang Bardhi citon këtë fragment poetik nga Ricci me titull “Beteja e Herkulit dhe e Skënderbeut”:

    Me gëzim të madh dhe me furiSulmon Skënderbeu shqiptar i pathyeshëmKreshnik në beteja, ku del ngadhënjimtarShpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi.

    Dhe më poshtë:

    Ndalon Skënderbeu i lindur nga EpiriKali e tij madhështor dhe krenar,Që ka ecje të lehtë për çdo kundërshtar.Heroi i armatosur trimërishtParzmore prej lëkure të ashpër ka,Shpatë, hark dhe shtizë të tmerrshmeU hodhën heshtat e shpjeta dhe Arbërori,Merr pozicion dhe hedh një topuzKrejt ndryshe nga topuzi i Herkulit të Tebës.

    Ne nuk e dimë librin me autor Riccin, ku padyshim një kapitull poetik i kushtohet Skënderbeut në shoqëri nga një hero mitologji, siç është Herkuli i Tebës.

    ***

    Për poetin Ricci Skënderbeu është po aq i famshëm, kapërcen kohërat si një subjekt surrealist dhe lufton së bashku me Herkulin e Tebës.

    ***

    Në shekullin XVII edhe një poete italiane Margarita Sorochi, një mike e njohur e Galileo Galileut, ka shkruar një epos në qindra vargje për Skënderbeun, epos, që fatmirësisht është botuar dhe përkthyer edhe në gjuhën shqipe./Dita

    Rruga Press

  • Përmasat e mëdha të luftës shqiptaro-osmane në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut (shekulli 15-të)

    Përmasat e mëdha të luftës shqiptaro-osmane në kohën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut (shekulli 15-të)

    Në vitin 1415, mbreti Henri V i Anglisë, me rreth 8,000 ushtarë, arriti të shkatërrojë një ushtri franceze në një nga betejat më të famshme dhe më të mëdha të Luftës Njëqind Vjeçare mes Francës dhe Anglisë (1337-1453), në betejën e Azinkourt, ku kishte jo më shumë se 6,000 viktima në të dyja anët. Me shkatërrimin e ushtrisë franceze prej rreth 14,000 ushtarësh, Mbretëria e Anglisë nën mbretin Henri V arriti të pushtojë një pjesë të madhe të territoreve veriore të Mbretërisë franceze.

    Sa për krahasim me luftrat epike të arbërorëve të Skënderbeut kundër osmanëve, gjatë rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450, Perandoria Osmane sulmoi kështjellën që mbrohej nga rreth 1,500 ushtarë nën udhëheqjen e Vrana Kontit dhe 8,000 ushtarëve që Skënderbeu kishte nën udhëheqje jashtë mureve të kalasë. Osmanët rrethuan kalanë me rreth 100,000 ushtarë nën udhëheqjen e Sulltan Muradit II dhe birit të tij, Mehmetit II, pushtuesit të Kostandinopojës, por që dy herë dështoi në muret e Krujës. Osmanët mbajtën Krujën të rrethuar për 7 muaj dhe përsëri me sulme të mëdha, dështuan të pushtonin kalanë, duke pësuar rreth 20,000 të vdekur vetëm gjatë rrethimit, e me mijëra të tjerë gjatë tërheqjes së ushtrisë osmane.

    Vetëm ky krahasim tregon qartazi përmasat e frikshme të luftës shqiptaro-osmane gjatë kohës së Skënderbeut në Mesjetë (1443-1468), pa marrë parasysh betejat e tjera të mëdha të Skënderbeut, si ajo e Torviollit, Albulenës, Ohrit, Pollogut etj, dhe betejat e rezistencën shqiptare që vazhdoi pas vdekjes së tij, si në Rrethimin e Shkodrës (1478-1479). /old.albanian.history

    📸 Vizatim nga @kadriumaksim

  • Vajtimi i Lekë Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut

    Vajtimi i Lekë Dukagjinit për vdekjen e Skënderbeut

    Marin Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” shkruar mes viteve 1508-1510 thotë se kur Skënderbeu dha frymën e tij të fundit dhe kur e dëgjoi që po e qanin të vdekur, Lekë Dukagjini, princ epirot, doli me vrap në mes të sheshit, e me fytyrë të pikëlluar e me zë të lartë tha, duke shkulur mjekrën e flokët:

    “Mblidhuni, mblidhuni me vrap të gjithë, o princër e sundimtarë arbërorë! Sot u bënë copë dyert e Epirit dhe të Maqedonisë! Sot u rrëzuan muret dhe kështjellat tona! Sot fluturoi tërë forca dhe fuqia jonë! Sot u përmbysën fronet e pushtetet tona! Sot u shua krejt së bashku me këtë njeri çdo shpresë e jona!”

    Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit më 17 janar të vitit 1468, princi Lekë Dukagjini do të ishte në krye të shqiptarëve dhe do të vazhdonte luftën kundër Perandorisë Osmane deri sa vdiq më 15 qershor të vitit 1481. /old.albanian.history

  • Schmitt: “Shumë shqiptarë ortodoksë nuk u bashkuan me Skenderbeun”

    Schmitt: “Shumë shqiptarë ortodoksë nuk u bashkuan me Skenderbeun”

    “Intervista mundohet të përcaktojë shumë nga keqkuptimet për figurën e heroit tonë kombëtar por edhe të sqarojë publikun me risitë e kësaj figure sa i përket trajtimeve nga shkollat e sotme historike. Autori shpjegon vështirësitë për ta pasqyruar heroin, por edhe shumë veçanti të tjera, që lidhen me të, kryesisht mënyrën sesi funksionoi në mënyrë ekonomike, por edhe motivet që e mbajtën gjallë luftën e tij…

    Intervistoi Ben Andoni

    Shqipëria ka bërë në harkun e pak viteve dy përkujtime të mëdha sa i përket Skënderbeut. A mendoni se figura e tij mund të vijë ende në kohët tona si simbol i identitetit në histori?

    “Është në dorën e shoqërisë shqiptare t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Natyrisht, qeveria e sotme, njësoj si shumë qeveri më parë saj qysh prej nga themelimi i Shqipërisë së pavarur, do t’i jepte një përgjigje pozitive. Skënderbeu sigurisht përbën një pasqyrë të debateve shqiptare për identitetin dhe vendin e shqiptarëve në Evropë, Mesdhe dhe në Botën Islame. Identiteti shqiptar është negociuar dhe rinegociuar pothuajse rregullisht me pyetjen se çfarë përbën Skënderbeu për të. Madje edhe Islamistët që nuk e pranojnë si një simbol kombëtar njohin në mënyrë indirekte pozicionin vendimtar të Skënderbeut në debatet e identitetit”.

    Juve keni bërë një punim shumë interesant lidhur me heroin tonë kombëtar dhe përballja me publikun shqiptar, ka qenë jo e mirë. E kishit pritur këtë lloj reagimi që vazhdon deri më sot? A jeni ndjerë ndonjëherë i kërcënuar?

    “Kërcënimet erdhën menjëherë pas publikimit të përkthimit në shqip kur njerëzit u nxitën nga Ismail Kadare, politikanë dhe gazetarë nacionalistë dhe ofendimet vazhduan për një kohë mjaft të gjatë. Unë nuk e prisja këtë lloj reagimi sepse besoj se libri e thekson rëndësinë e Skënderbeut në historinë ballkanike dhe evropiane dhe e trajton atë si një figurë madhore të kohës së tij.

    Ende pyes veten se pse kaq shumë pjesëmarrës që morën pjesë në këtë debat besonin se një historian mund ta denigrojë qëllimisht Skënderbeun dhe si mund të mendohet që vitet e hulumtimit shkencor t’i jenë dedikuar qëllimit të vetëm për të dëmtuar shoqërinë shqiptare. Ende ruaj përshtypjen se ideologjia e vendit të rrethuar prej Enver Hoxhës, ksenofobia e skajshme, besimi histerik në teoritë e konspiracionit dhe armiqtë, ishin ata që e vendosën popullin shqiptar në vazhdimësi nën rrethim; kjo trashëgimi helmuese e kohës së Enveristit, kishte dhe ruan ende një ndikim të fortë në reagimin e shumë njerëzve. Nën regjimin e Enver Hoxhës, historiografia ishte një ndërmarrje shtetërore, historianët ishin nën kontroll të ngushtë dhe përmbushnin me punën e tyre një mision politik. Duke pasur parasysh në mëndje këtë përvojë, shumë njerëz ende nuk mund të imagjinojnë se kërkimi historik është bërë diku tjetër në kushte krejt të ndryshme.

    Gjatë këtyre viteve kam pasur mundësi të mbaj leksione në Prishtinë dhe Tetovë dhe kam diskutuar me studentë, kolegë dhe shumë njerëz që kam takuar gjatë vizitave të mia në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kemi diskutuar hapur edhe për teoritë e konspiracionit të cilat qarkulluan nga politikanët dhe gazetarët në Shqipëri dhe faktin që shumë tema të debatit publik nuk kishin asfare lidhje ose vetëm një lidhje të paqartë me përmbajtjen e librit. Në këto takime personale, përvoja ime gjithmonë ka mbetur pozitive – kryesisht për shkak të faktit se mund të tregoja se libri im shikon te Skënderbeu një figurë historike vërtet mbresëlënëse dhe e përshkuan atë si një aktor kryesor në historinë e vonë evropiane mesjetare dhe se kurrë nuk kam shkruar se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe. Unë mund të përsëris edhe një herë se kjo është një shpikje dhe jo një tezë e librit tim.

    Në fakt, debati tregoi se shumë njerëz diskutuan për një libër që ata nuk e kishin lexuar kurrë – një fenomen që sigurisht nuk është unik apo specifik për Shqipërinë dhe mund të vërehet edhe në shumë raste të tjera. Në retrospektivë, besoj se debati kishte të bënte më shumë me dinamikën politike, interesat partiake dhe interesat personale sesa me një debat mirëfilli shkencor rreth përmbajtjes dhe interpretimeve shkencore”.

    A keni pasur ndonjë ftesë nga autoritetet shqiptare për festimet mbi Skënderbeun?

    “Unë jam ftuar, për fat të keq, vetëm tre javë para kremtimit, për të marrë pjesë në përkujtimin e Skënderbeut më 17 janar”.

    Në librin tuaj, Skënderbeu është shumë njerëzor dhe merr përmasa humane, që e bëjnë të dashur dhe shumë të prekshme si figurë. Në parathënie flitet për rindërtimin historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. A ishte një nga qëllimet për ta ç’mitizuar Skënderbeun?

    “Ky përbën një nga keqkuptimet kryesore të të gjithë debatit. Libri ka për qëllim rindërtimin e figurës së Skënderbeut në Mesjetë dhe nuk synon dekonstruktimin e mitit historik, që natyrisht përbën një fenomen mbresëlënës i kulturës shqiptare. Natyrisht, lexuesit janë të lirë të nxjerrin përfundime dhe të bëjnë interpretime të librit në kuadër të debatit për mitet kombëtare, madje një debat i cili zhvillohet edhe në shumë vende evropiane dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e një kulture demokratike në Shqipëri. Debati në vitin 2008/2009 tregoi sesa të forta janë strukturat autoritare të cilat rrjedhin nga e kaluara totalitare që ende ndihet në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të fundit, për fat të keq nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm të kësaj situate.

    Për shkak të ndikimit të madh të historiografisë Enveriste dhe mungesës së një tradite jo-Enveriste të sistemit të institucionalizuar shkencor, shumë njerëz s´kishin dhe ende nuk kanë dijeni për mekanizmat e debateve shkencore në botën perëndimore, por ndjehen menjëherë të ofenduar nga interpretimet që ata nuk i njohin dhe të cilat ata nuk i kanë mësuar në shkollë. Ideja që historianët nuk janë studiues të paguar nga universitetet e tyre, por agjentë të paguar nga qeveritë janë ende të përhapura dhe nxiten nga ata që shkruajnë në këtë kuptim libra të tërë të shpikura me spekulime, pa asnjë provë – dhe duket se ka lexues që janë më të përgatitur për të besuar teoritë e pabaza se sa për të reflektuar në mënyrë kritike mbi mekanizmat e debateve publike në Shqipëri. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e së kaluarës totalitare dhe pjesërisht edhe pasojë direkte e përfshirjes së historianëve në jetën politike”.

    Dokumentet që ju keni sjellë, por edhe ata që e kanë trajtuar Skënderbeun para jush, tregojnë për një figurë historike me shumë qasje. Mendoni se ka ende shumë dokumentacion të pazbuluar për Skënderbeun dhe sa mund të ndikojnë në të ardhmen në pasqyrimin e tij?

    “Me aq sa kam mundur të shoh, pas më shumë se 150 vjet hulumtimeve sistematike në arkivat evropiane, është disi e pamundur që të zbulohen njësi kryesore arkivore; Nuk mund ta gjykoj situatën e arkivave osmane, por përveç regjistrave tatimorë dhe kronikave, ka shumë pak dokumente të veçanta që i drejtohen drejtpërdrejt Skënderbeut. Kjo nuk përjashton mundësinë e zbulimeve, kryesisht të dokumenteve të veçanta që i përkasin shekullit të 15-të; por ata do të mund të na vijnë kryesisht nga rastet. Nuk duhet të harrojmë se arkivat e rëndësishme si ato të Romës, Venecias (ose: Venedikut) dhe Napolit, të cilat janë vendimtare për Skënderbeun, pësuan humbje të mëdha (në shekullin e 16-të, në Napoli në vitin 1943), kurse arkivat mesjetare në Shqipëri dhe në zonën përreth (me përjashtim te arkivit ne Dubrovnik) janë pothuajse tërësisht të zhdukur. Ndërsa dokumente të reja që lidhen me formësimin e jetës së Skënderbeut do të jenë të rralla, hulumtimet mbi burimet që lidhen me kohën e pas vdekjes së tij do të vazhdojnë, kjo dhe për shkak të famës së tij evropiane, pasi ka shumë librez dhe botime të tjera nga periudha e hershme moderne (shek XVI-XVIII) dhe nga shek. XIX që presin të zbulohen. Por shumica e tyre do të mbështeten kryesisht në Barleti si burim dhe prandaj nuk do të mund të ofrojnë dëshmi të reja”.

    Cilat janë segmentet e jetës së tij, të cilat janë më të dokumentuara?

    “Është e qartë: periudha kur ai erdhi në kontakt të ngushtë me botën italiane dhe kur u bë figurë e rëndësishme në politikën evropiane dhe jo thjesht biri i një fisniku rajonal, i cili shërbeu në ushtrinë osmane. Kjo është arsyeja pse ne dimë shumë për vitet e tij të fundit dhe pse deri në 1443 burime janë kaq të pakta”.

    Juve e vlerësoni shumë personalisht si figurë Skënderbeun, ndërkohë që teza juaj për fillimin dhe motivin e hakmarrjes së tij ka bërë që disa nga studiuesit shqiptarë ta shikojnë këtë tezë si të vjetër dhe të paqenë. A i qëndroni sërish kësaj teze?

    “Po. Por më lejoni të përsëris atë që kam shpjeguar në librin tim: domethënë se kryengritja kishte disa motive që janë kryesisht strukturore: rezistenca kundër sistemit fiskal dhe të drejtësisë osmane, kundër sundimit të drejtpërdrejtë osman; në fakt, motive që ne mund t’i zbulojmë edhe në shumicën e kryengritjeve kundër sundimit osman deri në vitin 1912. Vetëqeverisja, mos dhënia e taksave, ruajtja e traditave ligjore rajonale janë kërkesat e zakonshme klasike të shqiptarëve nën sundimin perandorak osman. Në vitin 1443, udhëheqësi i kryengritjes kishte gjithashtu një motiv personal të hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon të gjithë kryengritjen, megjithëse shumë njerëz që nuk e kanë lexuar librin ende vazhdojnë dhe e pretendojnë këtë. Pra, ekzistonte një kombinim i ndërlikuar i motiveve”.

    Emri në kohën e Mesjetës nuk tregonte fare prejardhjen etnike, por disi ndikimin kulturor të kohës. Në familjen e Skënderbeut kemi lidhje martesore me princa sllavë dhe nënën e tij nga Pollogu. Si jetonin dhe bashkëpunonin në shekullin e XIV dhe XV etnitë në Ballkan?

    “Në fund të periudhës së Mesjetës, ekzistonte një rrjet i fortë ortodoks i lidhjeve farefisnore në Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dobët, por ideja perandorake ishte e gjallë, ashtu si dhe prestigji i fuqisë bizantine-ortodokse. Dallimi gjuhësor ose etnik nuk luajti një rol të madh për elitat sociale. Ashtu si në pjesët e tjera të Evropës, fisnikëria ishte me prejardhje multietnike dhe sa më i rëndësishëm ishte për mjedisin një fisnik, aq më të zgjeruara dhe multietnik do të ishte rrjeti i tij i farefisnisë. Ideja e pastërtisë etnike thjesht nuk ekzistonte në këtë mjedis të elitës.

    Sigurisht që nuk kishte asnjë antagonizëm etnik midis sllavëve (ortodoksë dhe katolikë, serbëve, bullgarë dhe kroatë / dalmatë – nuk kishte asnjë bllok sllav as në atë kohë e as më vonë) dhe shqiptarëve – të cilët as nuk përbënin një entitet kompakt etnik dhe sigurisht nuk vepronin si të tillë: shqiptarët katolikë nga Shkodra, Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.

    Ka domethënie varri i vëllait të Skënderbeut në Hilandër, në manastirin serb në Malin Athos?

    “Ajo tregon lidhjen e familjes me traditën bizantine-ortodokse dhe vullnetin e saj për të shprehur pozitën e saj politike dhe shoqërore në një vend simbol të besimit ortodoks. Fakti që Kastrioti zgjodhi Hilandarin lidhet me rrjetin e tyre të lidhjes dhe të pushtetit në një zonë (Dibër) që ishte që nga fillim i shek XIV nën sundimin e kurorës serbe”.

    Nëse do flasim për njëlloj strukture shtetërore që arriti Skënderbeu, a është e mundur të flasim për mekanizmin ekonomik që e mbante këtë strukturë?

    “Sistemi i pushtetit të Skënderbeut u financua nga tregti, nga eksporti kryesisht i grurit dhe i drurit, nga subvencionet prej fuqive italiane, nga plaçkitja e bastisjet në territoret osmane; Skënderbeu kishte një depozitë bankare në Dubrovnik dhe kështu kishte qasje në sistemin bankar mesdhetar”.

    Aktiviteti i Skënderbeut është i shtrirë në shekullin XV. Është një nga shekujt më interesant për qytetërimin. A mendoni se përfshirja e tij në këtë shekull me më shumë prekje ndërkombëtare do e ndihmonte përmasën e vërtetë të kësaj figure?

    “Shekulli i 15 ishte periudha e një ndryshimi të madh në Ballkan dhe kërcënimi osman sigurisht, fakt që e shtoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Kjo e shpjegon interesin e madh të udhëheqësve politikë dhe opinionit të Perëndimit të periudhës së vonshme mesjetare për Skënderbeun, i cili konsiderohej si aleat politik dhe simbol i rezistencës së krishterë kundër valës osmane. Përveç dijetarëve Enveristë, të cilët qëndrojnë të ngulur më një paradigmë ahistorike izoluese, shumica e studiuesve janë përpjekur të analizojnë Skënderbeun në një kuadër më të gjerë të dimensioneve evropiane dhe mesdhetare”.

    Teoria e biografisë sot jep modele interesante të narracioneve me vështrimet analitike historike. A mendoni se e keni arritur këtë në rrëfimin tuaj historik për Skënderbeun?

    “Ka një debat të sofistikuar sa i përket biografisë si një zhanër letrar dhe zhanrit akademik me të cilin unë vetë jam shumë familjar. Unë nuk ndalem në mënyrë të veçantë në këto teori në librin tim, por lexuesi do të gjejë në të një diskutim të detajuar të metodave dhe burimeve, që kam përdorur”.

    Çfarë sfidash e presin në të ardhmen ndriçimin e figurës së Skënderbeut?

    “Nëse ju nënkuptoni me fjalën ndriçim, interpretime të reja shkencore, unë jam mjaft skeptik sepse janë paraqitur shumë argumente deri më tani në gati më shumë se 150 vjet hulumtime.

    Skënderbeu, megjithatë, do të vazhdojë të jetë pasqyrë e debateve të identitetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet përreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, të gjitha këto pak a shumë kanë shprehur një tendencë autoritare; tendenca e dytë kryesore është një interpretim kritikë dhe liberale që dekonstruon modelet ideologjike shtypëse të cilat qëndrojnë prapa qasjeve të përmendura më lart.

    Fatkeqësisht, zërat liberalë kishin një qasje të vështirë në vitin 2008 dhe debati që duket se po fillon përsëri tregon se ndërkohë nuk ka pasur ndryshime të mëdha, të paktën në nivelin e elitave politike dhe kulturore. Për fat të keq, asgjë e re nuk po duket nën diellin ku jetojmë.

    Ende ekziston pretendimi se vetëm historianët profesionistë mund të komentojnë mbi Skënderbeun, porse intelektualë me profil të lartë, jo. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e kohës së Enverizmit: historianët me siguri kanë një trajnim profesional, aplikojnë një metodologji shkencore dhe teori. Por ata nuk mund të jenë administratorë ekskluzivë ose pronarë të së kaluarës dhe nuk kanë të drejtë të përjashtojnë intelektualët nga debati publik. Kjo është në kundërshtim me kulturën e debatit publik në botën demokratike.

    Më lejoni të shprehem qartë: Intelektualët si Fatos Lubonja kanë bërë shumë më tepër për analizimin e shoqërisë shqiptare se pothuajse të gjithë historianët profesionistë në Shqipëri dhe Kosovë së bashku – për të mos folur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e një fryme kritike në Shqipëri. Lubonja është një intelektual tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht ndërsa kundërshtarët e tij janë pothuajse fare të panjohur jashtë Shqipërisë.

    Mendoj se “viti i Skënderbeut” do të tregojë deri në çfarë shkalle Shqipëria është e aftë të strukturojë dhe tolerojë një debat, ku mund të dëgjohen zëra të ndryshëm – ose nëse debati do t’i përcjellë mesazh Shqipërisë dhe botës së jashtme që strukturat autoritare dhe trashëgimia totalitare jo thjesht po zgjat, por mbizotëron ende në mendjen e krijuesve të opinionit. Fillimi i debatit për fat të keq tregon edhe kahun e drejtimi të mëtejshëm.

    Dikush mund të pyesë gjithashtu nëse debati i tepërt (pasi shumica e argumenteve janë shkëmbyer shumë herë, herën e fundit në 2008/09), i cili është iniciuar nga qeveria, nuk e devijon vëmendjen e publikut nga pyetje të rëndësishme që Shqipëria duhet ta trajtojë: sundimi i ligjit, forcimin e institucioneve, përmirësimin e kulturës demokratike, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e ekonomisë dhe mbi të gjitha perspektivat për brezin e ri me qëllim që të ndalojë largimin e trurit dhe emigrimin.

    Evokimi i krenarisë kombëtare dhe e lavdërimit të heroit kombëtar në një mënyrë që nuk ka të bëjë fare me hulumtimet dhe debatet shkencore është në pikëpamjen time kryesisht një program politik – jemi dëshmitarë të valëve të reja të nacionalizmit në Ballkan, një autoritarizëm i ri që po shfaqet gjithashtu në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet gjithashtu të pyesin pse politikanët fillojnë një debat për Skënderbeun dhe çfarë do të thotë me të vërtetë ky diskutim për Shqipërinë moderne”.

    Me çfarë po merret në ditët tona studiuesi Oliver Schmitt?

    “Që nga korriku 2017, unë jam Presidenti i Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave. Unë jam përgjegjës për departamentin e krijuar kohët e fundit të studimeve të Ballkanit në Akademi, i cili fokusohet në studimet shqiptare. Për momentin po mbaroj një botim të raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman të Kosovës dhe vitet e para të okupimit serb (1870-1914) në pesë vëllime”. (Milosao)

  • Tezat për vendin e origjinës të familjes Kastrioti

    Tezat për vendin e origjinës të familjes Kastrioti

    Nga: Ilirjan Gjika

    Vendi ynë, Shqipëria, ka vetëm një hero kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun, për të cilin çdo shqiptar ndihet krenar. E çuditshme është se akoma historia e Shqipërisë nuk e ka zgjidhur origjinën e vërtetë të Kastriotëve.

    Në librin “Historia e popullit shqiptar”, botuar në vitin 2002 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, thuhet se për prejardhjen dhe vendorigjinën e Kastriotëve dihet shumë pak, prandaj për këto çështje mendimet e historianëve janë të ndryshme. Më pas libri parashtron idetë e të gjithë shkrimtarëve humanistë dhe historianëve të huaj dhe shqiptarë, të kaluar dhe të tashëm, idetë e të cilëve për origjinën e Kastriotëve ndahen në katër variante, të cilat do ti paraqesim një e nga një në rubrikat e këtij shkrimi.Debatet

    Deri në vitin 1974 mendimet e historianëve për origjinën e Kastriotëve ndaheshin më dysh. Një pjesë argumentonin se Kastriotët ishin me origjinë nga Mati, ndërsa pjesa tjetër mendonte se kjo familje ishte me origjinë nga Hasi.

    Të dy kampet argumentonin tezat e tyre, duke sjellë në mënyrë të pavarur faktet të ndryshme. Ndërkohë që vjen viti i fillimit të polemikave, viti 1974, ku tribunë e tyre bëhet gazeta mësuesi. Kështu do të ishte historiani Kristo Frashëri, i cili shprehu tezën e tij në publik, duke u bërë pikënisja e një debati të madh shkencor që vazhdon edhe sot të zhvillohet me “ashpërsi”.

    Teza e Matit

    Është mendimi më i vjetër i shprehur për origjinën e Kastriotëve. Atë e shprehu qysh në vitin 1510 humanisti shqiptar Marin Barleti në Librin e tij: “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, ku midis të tjerave ai thotë se “Krerët e fisit të Kastriotëve kanë rrjedhur nga Mati prej një dere fisnike (Historia e Skënderbeut, botimi i vitit 1983, fq.65)”.

    Një tjetër bashkëkohës i Barletit dhe i Skënderbeut, ishte humanisti Dhimitër Frangu, i cili si bashkëpunëtor i heroit, e shoqëroi këtë të fundit në vitin 1466-1467 në vizitën e tij në Romë (Historia e Popullit Shqiptar, fq.448). Frangu shkroi në Latinisht librin “Komentar për punët e turqve dhe të zotit Gjergj Skënderbe, Princ i Epirit”, botuar në Venedik në vitin 1539.

    Në faqet e tij ky autor thekson se Kastriotët janë nga Mati. Jo më vonë, por në vitin 1553, Andrea Engjëlli, nipi i Dhimitër Frangut, botoi në Romë veprën “Gjeneologjia e Perandorëve Romanë dhe Kostandinopolitë”. Libri, i cili i është kushtuar gjenealogjisë së familjes Ëngjëlli,(po aty fq.490) i mëshon tezës se Kastriotitët ishin nga Mati. Më vonë pro kësaj teze u shprehën edhe historianë të tjerë. Kështu në vitin 1729 historiani francez Dy Kanzhe (Dy Cange), duke ju referuar Andrea Engjëllit thekson se “Costantinus Castriotus që mban edhe mbiemrin Mazrek (Meserechus) ka qenë princ i Aemathias (Matit) dhe Castoriae (Kosturit)#.

    Ndërsa, në vitin 1921 Fan. S. Noli në veprën e tij “Historia e Skënderbeut, Mbretit të Shqipërisë”, botuar në Boston, bashkohet me mendimin e Barletit që Kastriotët ishin me origjinë nga Mati.

    Në mbrojtje të tezës se Kastriotët ishin nga Mati doli edhe studiuesi Dilaver Sadikaj. Në vitin 1974, duke polemizuar me tezën e Kristo Frashërit, solli të tjera argumenta mbi origjinën Matjane të Kastriotëve. (D.Sadikaj, Trashëgimni iliro-arbërore. Tiranë 1999. fq.305-314).

    Teza e Hasit

    Kjo tezë u formulua nga kronisti i Raguzës Pietro Lukari në vitin 1605 (P. Luçari, Annali di Rausa, Venezia 1605, Lib II, fq.80). Midis të tjera ai thotë se: “Gjon Kastrioti ishte Zot i Krujës nga një familje që doli nga Kastrati, fshat nën juridiksionin e Hasit në Shqipëri pak larg nga lumi Drin”.

    Të njëjtën ide shpreh edhe humanisti shqiptar Frang Bardhi në vitin 1636 (F.Blancus, Georgius Castriottus etc. Venezia 1636, fq. 70-71). Të dhëna të tjera në favor të kësaj teze janë edhe ato të disa autorëve të tjerë, si: E. Fermenxhin, Athanas Gegaj, Aleks Buda, Shefqet Hoxha, Kasem Biçoku, etj.

    Historiani boshnjak E. Fermenxhin, në një korpus dokumentesh për Bosnjën mesjetare (E. Fermendzin, Acta Bosnae, Monumenta Spectantis Historam Slavorum Meridionalium, vol XXIII Zagreb 1892, fq. 132), të gjetura në një manastir françeskan në Hungari, zbuloi të dhëna mbi familjet fisnike boshnjake dhe shqiptare. Aty në një pjesë të veçantë thuhet: “Kastriotët ishin nga fshati Kastriot në krahinën e Hasit”. Pro kësaj ideje është shprehur edhe Athanas Gegaj, i cili në vitin 1937, në librin e tij “Shqipëria dhe invazioni turk i shekullti të XV”, theksoi se: “Kastriotët ishin nga Mazreku i Hasit, por emrin Kastriot e kishin marrë nga pronat që kishin në Mirditë”.

    ReklamaEdhe një nga studiuesit dhe historianët më të njohur shqiptar, ish kryetari i Akademisë së Shkencave, Prof. Aleks Buda, ishte shprehur në vitin 1951 se Kastriotët ishin nga Hasi.

    Me këtë ide u pajtuan edhe autorët e tekstit zyrtar të historisë së Shqipërisë, botuar në vitin 1959, siç ishin historianët Selim Islami dhe Kristo Frashëri. Më vonë për këtë ide u shpreh edhe Kasem Biçoku një historian i njohur shqiptar dhe tezën e tij në mbështetje të origjinës hasiane të Skënderbeut ai e parashtroi në gazetën “Mësuesi” më 18 Dhjetor të vitit 1974.

    Ndërkohë që më parë kjo tezë ishte shprehur edhe nga studiuesi Shefqet Hoxha, i cili në vitin 1969 (Konferenca e II-të e studimeve Albanologjike, I, Tiranë 1969. fq.629-631), doli si përkrahës i kësaj teze. Kohë më pas, përsëri ky historian solli fakte të tjera në favor të kësaj ideje duke e vazhduar debatin përsëri siç bëri.Teza e Mirditës

    Këtë ide e hodhi i pari historiani austriak Falmerajer (Elementi shqiptar në Greqi. Tiranë 2003, fq.167) në fillim të shekullit të XIX-të. Edhe ai nuk mbeti jashtë debatit mbi origjinën e Skënderbeut. Falmerajeri theksonte në tezën e tij se: “Kastriotët ishin nga fshati Kastri i Mirditës”. Në këtë pikë me Falmerajerin bashkohet edhe Athanas Gegaj, por jo plotësisht, duke theksuar vetëm se Kastriotët emrin e morën nga fshati Kastri në Mirditë.

    Teza e Dibrës

    Këtë tezë e hodhi për herë të parë në gazetën “Mësuesi” të datës 4 shtator 1974, Kristo Frashëri.

    Sipas tij Kastriotët ishin një familje shqiptare nga Dibra e Poshtme. Emrin Kastriotët e morën nga fshati Kastriot në krahinën e Çidhnës, që ndodhet pranë Drinit të Zi (Peshkopi) (K.Frashëri, Nga ishin Kastriotët, ku lindi Skënderbeu, Mësuesi, Tiranë 1974, Nr. 35-36).

    Si argument kryesor Kristo Frashëri jep të dhënat e Gjon Muzakës. Midis të tjerave në kujtimet e tij ai thotë se: “Gjyshi i zotit Skënderbe quhej Pal Kastrioti dhe ky nuk kishte në zotërim më tepër se dy fshatra të quajtura Sinja dhe Gardhi i Poshtëm”. Të dy këto fshatra, thotë Kristo Frashëri (Shkenca dhe Jeta, Tirane 1988, I, fq.28-31), ndodhen ballë për ballë fshatit Kastriot, në të cilin ndeshim edhe një toponim interesant që lidhet me emrin e Gjon Kastriotit, si: Kulla e Gjonit, Kopshti i Gjonit, Pusi i Gjonit, Ograja e Gjonit, etj.

    Një tjetër ide në të cilin u mbështet Kristo Frashëri ishte edhe libri i humanistit Italian Rafael Volaterrano botuar në vitin 1506. (R.Volaterrano, Comentari). Në shënimet e tij autori cilëson Gjon Kastriotin me mbiemrin Dibra ose Dibrani.

    Të tjerë autorë që janë shprehur në favor të kësaj teze kanë qenë edhe historianët Hazis Ndreu dhe Ali Hoxha në vitet 1970.

    Hazis Ndreu mbështet idenë e Kristo Frashërit, duke na vënë në ndihmë toponiminë e Dibrës dhe veçanërisht atë të fshatrave Kastriot, Sinjë dhe Gardhi i Poshtëm (Gazeta “Mësuesi”, 14 Janar 1976). Ndërkaq, në favor të kësaj teze u shpreh edhe historiani tjetër Ali Hoxha i cili përpiqet të argumentojë origjinën dibrane të Kastriotëve (A. Hoxha. Studime historike, 3, 1979, fq.229-236). Ndërsa argumentet e fundit rreth kësaj ideje së fundi u shpreh edhe Fatos Daci, i cili në gazetën Tema e (17-18 tetor 2005) u shpreh jo vetëm kundër dy tezave të tjera (Matit dhe Hasit), por me tone të ashpra u përpoq që të na bindte se “Skënderbeu lindi dhe luftoi në Dibër” … Midis autorëve të tjerë Daci i referohet edhe argumenteve të Haki Stërmillit, shkrimtarit të shquar të shekullit XX.

    Mati si vendorigjina e Kastriotëve?!

    Mati është një nga krahinat më të bukura të Shqipërisë, i cili ndodhet midis kufirit ndarës të Shqipërisë veriore dhe asaj qendrore (të mesme). Si krahinë etnografike ai kufizohet me Mirditën, Dibrën, Librazhdin, Tiranën, Krujën etj. (Dilaver Kurti, Trashëgime iliro-arbërore, Tirane 1999 fq.15), duke krijuar një origjinalitet të veçantë të traditës kulturore.

    Kufijtë e vjetër të këtij rajoni ishin natyrisht më të gjerë se sot duke përfshirë në vetvete trevën nga lumi Drin i Zi në lindje e deri në bregdet në perëndim.

    Në periudhën e antikitetit rajoni në fjalë banohej nga fiset Ilire të albanëve dhe abrejve. Ndërsa ,me pushtimin romak në vitin 167 p.e.s., treva e Matit u përfshi në provincën romake të Maqedonisë. Më vonë me reformat e perandorit romak Dioklicianit, treva e Matit u përfshi në provincën e Epirit të Ri, që shtrihej nga lumi Drin deri në Vjosë.

    Gjatë mesjetës, Mati ashtu si pjesa më e madhe e trevave shqiptare ju nënshtrua pushtimeve: bizantine, bullgare, serbe, etj. Gjithashtu, gjatë shekujve XII-XV ai ishte pjesë përbërëse e principatave shqiptare të Arbërit (1190-1257) dhe asaj të Kastriotëve gjatë shekullit të XV.

    Në burimet historike për herë të parë kjo krahinë ndeshet në shek. e XIII-të, në dokumentet bizantine me emrin Mates (G. Akropolitis. LXVI-LXXX, tek Burime II. Tirane 1562 Dok. 43.fq.90). Këtë term e përmend pikërisht në vitin 1258 gjenerali Bizantin Akropoliti, i dërguar nga Perandori Bizantin Theodhori II-të Laskaris për shtypjen e veprimeve kryengritëse në territorin e Arbërisë. Në shënimet e tij Akropoliti shkruan se: “Nga Durrësi shkova në viset e Matit dhe arrita në Dibër”. Ndërkohë që në shekullin e XVI-të Humanisti Marin Barleti e përmend Matin me termin, Ematia (Marlin Barleti, Historia e Skënderbeut, Tirane 1967, fq.480). Gjatë luftës shqiptaro-turke të shekullit të XV-të Mati u kthye në një prej bazave më të rëndësishme të Skënderbeut. Në të gjendeshin kështjellat e Stelushit dhe Gurit të Bardhë, ku heroi zhvilloi një pjesë të veprimtarisë së tij.

    Sipas legjendës popullore (D. Kurti, Petralba. Drita, 19 Mars 1967), në Kështjellën e Petralbës (Gurit të Bardhë), kalonte pjesën më të madhe të kohës Gjon Kastrioti së bashku me familjen e tij. Gjithashtu sipas legjendës, këtu mund të ketë lindur edhe Gjergj Kastrioti. Ndërkohë që pas kryengritjes çlirimtare të vitit 1443 Skënderbeu rikrijoi Principatën e Kastriotëve dhe i kushtoi Petralbës një rëndësi të veçantë për pozitën e saj. (Dilaver Kurti, Trashëgime iliro-arbërore, Tirane 1999 fq.188). Këtu Skëndërbeu duhet të ketë ndjekur traditën familjare të strehimit të familjes, sepse Barleti na njofton se “Atje ai kishte lënë të shoqen që në fillim të verës, gjë që pastaj e bëri gjatë gjithë mbretërimit të tij”.

    Ndërkohë që tjetër legjendë e mbledhur nga historiani Dilaver Kurti na njofton se këtu lindi edhe i biri i heroit Gjoni i Ri, i cili pas vdekjes së të atit emigroi në Napoli në vitin 1468. Ndërkohë një tjetër kështjellë mesjetare e shekullit të XIV në Mat ishte edhe Stelushi. Ajo ishte ndërtuar në një pikë strategjike për të kontrolluar rrugën Mat-Dibër. Gjatë shekullit të XV Stelushi u shndërrua në një qytezë të vogël, ku ushtrohej një farë aktiviteti ekonomiko-shoqëror.

    Lidhur me origjinën e Kastriotëve mund të dëshmojmë se deri në vitin 1900 në fshatin Shtjefën (Shqefën) të Matit jetonte familja e fundit e këtij fisi. Ajo e konsideronte veten vendase dhe lagja ku banonte quhej lagja e Kastriotëve. Ndërkohë që në këtë fshat ruhen edhe sot me dhjetëra legjenda dhe elementë etnografikë që lidhen me Kastriotët dhe figurën e Skënderbeut.

    Interesante për historinë e Shqipërisë është edhe fakti që, pavarësisht se nuk ka të bëjë me problemin e mësipërm dëshmon se, në kufi me Shqefnin ndodhet Burgajeti. Pikërisht këtu ka origjinën familja Zogolli në shtëpinë e së cilës lindi në 8 tetor 1895 Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë në vitet 1928-1939. Pikërisht nga kjo krahinë duhet kërkuar origjina e Kastriotëve, duke u bazuar tek dëshmia e Barletit, i cili pavarësish nga qëndrimi skeptik që mbajnë historianët ndaj veprës së tij, mbetet biografi kryesor dhe më i besueshëm i Gjergj Kastriotit, heroit kombëtar të Shqipërisë.

    Në vend të mbylljes

    Mendoj që si pjesë e këtij debati të mos parashtroj argumentet e mi, por të shprehem duke gjykuar në optikën time se: Teza më e saktë mbi origjinën e Kastriotëve është ajo e Barletit dhe Dhimitër Frëngut mbi origjinën e tyre matjane.

    Këtu shtroj pyetjet: Përse të mos na bindë Barleti për këtë fakt? Përse e besojmë atë për të tjera argumente? Në veprën e tij “Histori e Skënderbeut”, Barleti përmend këtë frazë: “Ja kushtoj Pjetër Engjëllit”, i cili ishte vëllai i Pal Engjëllit, njërit prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Skënderbeut. Megjithë kufizimet dhe problemet që ka vepra e tij, ai mbetet biografi që ka jetuar më pranë Skënderbeut në kohë dhe hapësirë. Ju kujtoj të nderuar lexues dhe studiues se Shkodra ku ka jetuar Barleti në të njëjtën kohë me Skënderbeun nuk është larg nga Kruja, Mati, Dibra apo Hasi, nga ku mund të ishin Kastriotët? A do t’ia mohojmë Barletit edhe faktin se ai i njohu botës Skënderbeun dhe Shqiptarët? Mendojeni vetë. /GSh/

  • Tentativa e Mahmud Pashë Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike, Pashallëku i Shkodrës, Mali i Zi dhe pjesë të Bosnjës

    Tentativa e Mahmud Pashë Bushatliut për krijimin e Konfederatës Ilirike, Pashallëku i Shkodrës, Mali i Zi dhe pjesë të Bosnjës

    NGA: DORIAN KOÇI

    Lidhjet e para mes një mundësie të trashëgimisë së Skënderbeut me Bushatlinjtë përmenden në një relacion diplomatik të Konsullit rus të Dalmacisë, Antonio Palladhokli drejtuar Këshillit të Punëve të Jashtme të Rusisë në 14 prill të vitit 1787. Konsulli Palladhokli shkruan në relacionin e tij se në këtë kohë dëgjohet se Pashai i Shkodrës pret para me emrin e tij, vetëquhet si pasardhës i të famshmit Gjergj Kastriot – Skënderbeut, përqendron të gjitha forcat e tij me komandant Hasan Oda. Po cili ishte konteksti historik i kohës dhe përse në këtë kohë Mahmud Bushatliu një përfaqësues i shquar i pushtetit otoman në Shqipëri risjell në vëmendje figurën e Skënderbeut?

    Relacioni i detajuar vjen një vit pas zhvillimeve politike dhe ushtarake të ethshme në Pashallëkun e Shkodrës. Mahmud Pashë Bushatliu në shkurt të vitit 1785 kishte shkëputur me forcë nga elajeti i Bosnjës, kështjellat e Podgoricës dhe Shpuzës që kishin ngritur krye në rastin e ekspeditave 1775-1776 dhe kish nënshtruar katër muaj më vonë Malin e Zi që kish ngritur krye qysh nga lufta e viteve 1768-1774. Pasi mori tributin e prapambetur dhe pengjet e bindjes dhe të nënshtrimit, në rrugën e kthimit në Shkodër ndëshkoi rëndë krahinën e Pastroviqit për punë provokimi të armatosur me nxitjen e autoriteteve të Venedikut. Qëllimi i këtij provokimi kishte qenë shpresa se Porta e Lartë, për të mos krijuar një skandal politik me Republikën e Shën Markut, do ta hiqte qafe këtë pasha të pabindur dhe të rrezikshëm si për autoritetin e sulltanit në Shqipëri, ashtu dhe për sigurinë e zotërimeve venedikase në kufi të Pashallëkut të Shkodrës dhe për interesat ekonomikë të republikës në këtë trevë.

    Mirëpo nëse në politikën e jashtme Mahmud Pashë Bushatliu kishte arritur disa fitore të rëndësishme, në planin e brendshëm situata politike nuk ishte fort e mirë në Pashallëkun e Shkodrës, në thellësi të territoreve shqiptare. Mahmud Pashë Bushatliu ishte në konflikt të hapur me pushtetin qendror otoman për shkak se kishte sulmuar pashallëqet e Elbasanit dhe Beratit.

    Konflikti i lindur me Ahmet Kurt Pashën për zotërimin e administrimin e maliqenesë të ardhurave) të tokave të Durrësit që i përkisnin Valide Sulltanës dhe që zotërimi i të cilave nënkuptonte një pushtet më të fortë në terren por edhe simpati nga Stambolli, kishte filluar për shkak të mbylljes së portit të Durrësit për tregtarët shkodranë dhe ulqinakë , çka në fakt kishte sjellë dhe rënien e të ardhura si pronë të maliqenesë së Durrësit. Nënshtrimi i Malit të Zi dhe i sanxhakut të Elbasanit tërhoqën vëmendjen dhe shkaktuan zemërime në Fuqitë e Mëdha përkatëse që operonin në rajon. Porta e Lartë dhe Venediku, tregtarët e të cilit humbinin pozitat favorizuese të akorduara nga Kurt Pasha në maliqenenë e Durrësit u ndjenë të pakënaqura nga këto zhvillime, kurse Austria dhe Rusia që kishin interesa të kundërta me Perandorinë Osmane kërkuan të gjenin një aleat të besueshëm te veprimet ushtarake të Mahmud Pashë Bushatliut. Porta e Lartë i konsideroi fushatat kundër Beratit dhe Elbasanit si veprim rebel dhe sulltani i shpalli dy Bushatlinjtë dhe Ali Pasha Tepelenën si kryengritës dhe në vjeshtë të vitit 1785 dha urdhër për përgatitjen e një ekspedite ndëshkimore kundër Shkodrës.[5]

    Ishin këto masa që e nxitën Bushatliun që mosbindjen ta kthente në kryengritje. Ndërkohë në planin ndërkombëtar po afrohej lufta austro-ruse-osmane dhe elita shqiptare e kësaj kohe e përfaqësuar nga Bushatliu po kërkonte të rikonfigurohej në teatrin e ri diplomatik që po hapej në Çështjen Lindore. Kontakte të ndryshme diplomatike ishin vendosur në terren nga këto dy fuqi të mëdha ku Pouqeuville, konsulli francez pranë Ali pashë Tepelenës përmend tentativat e Mahmud Pashë Bushatliut për të organizuar një Konfederatë Ilirike në Kuvendin e Podgoricës që do përfshinte Pashallëkun e Shkodrës, Malin e Zi dhe pjesë nga Bosnja. Në dokumentin e botuar nga studiuesi Stavri Naçi në librin e vet “Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatlinjve (1757-1796)” në raportin e konsullit Jak Suma të Venedikut i datës 2.4.1786 konfirmohet mbledhja e Podgoricës, ku shprehimisht shkruhet se …ky i shkëlqyeshmi Mahmut Pasha ka një javë që ka shkuar në qytetin e Podgoricës dhe ka mbledhur njerëz, rreth pesëqind vetë, shkaku nuk dihet se nuk është lehtë të kuptohen qëllimet e tij. Këtu thuhet se vajtja e tënit Pashë në Podgoricë ka qenë të thërrasë krerët e Malit të Zi dhe të këshillohet, po përse?”[6]

    Për këtë tentativë të Bushatliut nuk gjejmë të dhëna në dokumentacion por ka mundësi që Pouqeuville mund ta ketë marrë nga raportet e konsullit frëng në Dalmaci. Të bie në sy si në raportin e Palladhoklit apo dhe ngjarje që referon Pouqeuville përmendja e emrit Skënderbeut dhe organizimi si konfederatë ilirike ka një referencë të së shkuarës së lavdishme të shqiptarëve. Vetshpallja si pasardhës i Skënderbeut nga ana e Bushatliut tregon se ai e njihte mirë traditën e fortë lokale ku emri i Skënderbeut kishte rrënjë të forta pasi Pashallëku që ai zotëronte përfshinte një pjesë të madhe të zotërimeve të dikurshme të Skënderbeut, por ka të ngjarë të ketë qenë edhe e influencuar nga kontakti me diplomatët rusë dhe austriakë me të cilët ai po bashkëpunonte ngushtë në këtë periudhë të rebelimit të tij. Në dokumentacionin rus e publikuar nga historiani i njohur rus Gregori ARSH, gjendet një letër e një personi të quajtur Feliks Kastrioti që i drejtohej Ekaterinës II për mbështetje të një kryengritje në territoret shqiptare. Nuk mund të diskutohet për vërtetësinë e raportimit apo gabimit në përkthim pasi Konsulli Rus, Antonio Palladhokli që ishte me origjinë nga ishulli grek Mitilini dhe qe vendosur në Rusi në 1762 si pedagog në Manastirin Troice-Sergiu e njihte shumë mirë rusishten. Raportimet e para të tij që ishin dërguar në 1785, janë të shkruara në rusisht, krahasuar me raportimet e konsujve të tjerë të Rusisë me origjinë ballkanike, raportimet e të cilëve ishin në frëngjisht dhe italisht. Po kështu që më herët në shkurt të vitit 1783 kur Antonio Palladhokli shërbente si përkthyes në Ministrinë e punëve të Jashtme të Rusisë në një raport që i dërgonte Ekaterinës së II, rreth gjendjes të Sllavëve, Epirotasve, Shqiptarëve grekë(lexo ortodoksë) dhe turqve(lexo myslimanë) shqiptarë, nënvizonte faktin se këto popullsi mund të përdoreshin për një kryengritje ndaj otomanëve duke ndjekur shembullin e Skënderbeut.

    Në të njëjtën kohë edhe emri i Skënderbeut gjallonte fort në Austri që ishte vazhdimisht në konflikt me Perandorinë Osmane si dhe në fiset shqiptare katolike, aleatë të Bushatliut që ishin nën proteksionin fetar e kulturor të Austrisë. Përmendja vetëm për njëherë e trashëgimisë historike prej Skënderbeut, vetëm në rebelimin e parë të Mahmud pashë Bushatliut tregon se ajo mund të ketë qenë një histori e importuar nga oborri i Austrisë sesa një vetëdije e brendshme e Mahmud Pashë Bushatliut dhe bashkë me të e klasës feudale shqiptare.

    Vite më vonë këtë fakt historik mesa duket të njohur nga kleri katolik shqiptar i transmetuar ndoshta në formën e kujtesës kolektive popullore do ta përdorte dhe Fishta në veprën e tij dramatike të pambaruar kushtuar rebelimit të Bushatliut.

    Në të njëjtën frymë është shkruar dhe “Frati i Pashallarëve të Shkodrës” nga At Zef Pllumi shumë vite më vonë duke reflektuar një tendencë sesi do të duhej të kishte qenë historia sesa në të vërtetë i përgjigjej realitetit.