Autobusi që transportonte ekipin e volejbollit për femra të Skënderbeut është aksidentuar në Qafë Thanë.
Autobusi udhëtonte drejt Tiranës për ndeshjen e dytë finale, por është përplasur me një mjet dhe ka përfunduar në anë të rrugës.
Përplasja ka shkaktuar shok dhe trauma te vajzat e ekipit. Dy prej tyre janë transportuar në spital me shembje në fytyrë dhe trup.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e cila po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
Tag: skënderbeut
-

Ishin nisur për finalen në kryeqytet, aksidentohet autobusi me ekipin e Skënderbeut
-

Xhelal Mziu kërkon votat mbi kalë: Derë më derë si në kohën e Skënderbeut
Pas incidentit të dhunshëm në Ostren të Bulqizës, drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu, i cili kandidon edhe për deputet në këtë qark, është shfaqur mbi kalë.
Me dy gishtat lart, Mziu shprehet se me kalë po shkon derë më derë për të kërkuar votën.
“Në kërkim të çdo vote, derë më derë si në kohën e Skënderbeut”, shkruan ai.Një sherr është regjistruar ditën e djeshme në njësinë administratove Ostren të Bulqizës, gjatë një takimi elektoral të demokratëve.
Në lidhje me këtë, Policia njoftoi sot se kishte nisour procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra nga Shupenzë, i cili është punonjës i Bashkisë së Bulqizës në sektorin e ndarjes së ndihmës sociale.
Në reagimin e tij, Xhelal Mziu pretendoi se Kalosh Murra po intimidonte pjesëmarrësit, ku një pjesë ishin larguar pas kërcënimeve dhe një pjesë tjetër i kanlë shprehur shqetësimin për heqjen e ndihmës ekonomike.
“Pas paralajmërimit për denoncomin e tij, personi në fjalë ka komikuar me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Kandidatin e kësaj force, të cilët ndodheshin pak metra më larg, çka konfirmon se e gjitha ishte e inskenuar dhe organizuar për të shantazhuar qytetarët.
Në pak minuta para vendit ku u mbajt takimi i përfaqësuersve të opzitës, kanë mbërriur Jeton Dani babai i kandidatit të PS dhe mbështetës të tij dhe kanë ushtruar dhunë barbare ndaj kryetarit të Forumit të PD Bulqizë. Për të shuar konfliktin ka ndërhyrë kryetari i PD Bulqizë avokat Shaqir Manjani të cilin e kanë goditur pas shpine.” – shprehej në reagimin e tij Xhelal Mziu.
-

Te “kopshti i Skënderbeut” me fëmijët e çdo qarku…
Edi Rama ka postuar statusin në facebook: “MIRËMËNGJES dhe me fëmijët e Tiranës, që së bashku me fëmijët e çdo qarku, do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës tek kopshti i Skënderbeut, ku do të mblidhen udhëheqësit e krejt kontinentit tonë demokratik, për Samitin e Komunitetit Politik Europian më 16 maj, ju uroj një ditë të mbarë”.
-

Punimet për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve”, mblidhet redaksia qëndrore
Projekti “Historia e shqiptarëve” dhe punimet për vëllimin e dytë solli mbledhjen e redaksisë qëndrore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Redaksia qëndrore, Tiranë, e projektit “Historia e shqiptarëve”, e përbërë nga akad. Pëllumb Xhufi, prof. dr. Paskal Milo, prof. dr. Ferit Duka, prof. dr. Neritan Ceka zhvilloi mbledhjen me praninë e zëvendëskryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Vasil Tole. Ky takim pati si qëllim diskutimin në redaksitë qendrore të punimeve që janë përgatitur për vëllimin e dytë të “Historisë së shqiptarëve”, që përfshin periudhën nga shekulli XI e deri në përfundim të epopesë së Skënderbeut që është pushtimi i Shkodrës në vitin 1478.
ASH njofton se si parathënie e këtij takimi është saktësimi i të gjithë periudhës së antikitetit të vonë dhe të mesjetës së hershme, kur formohet kombësia arbërore dhe vërtetimi tezës së trashëgimisë iliro- arbërore, duke ndërthurur studimet e burimeve arkivore me të dhënat arkeologjike. “Në diskutim u vlerësua përmbajtja e katër kapitujve të parë, të cilët kanë të bëjnë me periudhën e shekullit XI e XIV para Skënderbeut. Kjo është periudha e mesjetës feudale shqiptare, ku ndodhin procese të rëndësishme, ku nis feudalizmi perëndimor i shqiptarëve të Arbërisë, lindja e principatave të para autonome feudale shqiptare, Topiaj, Muzakaj, Shpataj e Balshajt, që formojnë pastaj edhe preludin për fillimin e epokës së Skënderbeut.
U diskutuan çështjet kryesore për përmirësime të mëtejshme të tekstit të “Historisë së shqiptarëve” dhe u vlerësuan kapitujt e punimit të akad. Pëllumb Xhufit si për mënyrën e re të parashtrimit të historisë, jo vetëm si histori politike, por edhe si histori e qytetërimit arbëror të kësaj periudhe”, thuhet nga ASH. Puna me hartimin e historisë do të qëndrojë në këtë metodologji dhe do të vijojë me diskutimin kapitull pas kapitulli, në mënyrë që jo vetëm të korrigjohen aspektet që kanë të bëjnë me çështjet teknike, po kryesisht të përforcohen momentet që duhet të profilizojnë një histori me të vërtetë të shkruar ndryshe për shqiptarët. -

Tjetër shtatore e Skënderbeut, vendoset në Lezhë vepra e skulptorit Ardian Pepa
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, i është shtuar edhe një tjetër shtatore monumentale, në qytetin e Lezhës.
Pas 7 vitesh pritje, vepra e skulptorit Ardian Pepa u vendos në lulishten përballë vendvarrimit të Gjergj Kastriotit.
Skulptori thotë se përmes kësaj shtatoreje Gjergj Kastrioti paraqitet në momentin kur mblodhi princat shqiptar më 2 mars të vitit 1444.Përgjegjës i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë Paulin Zefi shprehet se në këtë mënyre Gjergj Kastrioti rikthehet në shtëpinë e tij.
Shtatorja e Gjegj Kastriotit në Lezhë ishte planifikuar të vendoset në vitin 2019-të në sheshin që mban emrin e heroit, por ministria e Kulturës hezitonte pasi zona në fjalë ishte pjesë e parkut arkeologjik dhe nuk mund të hidhej beton./vizionplus.tv