Në një mbrëmje solemne kushtuar 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës Bajram Begaj nderoi traditën një shekullore të dekorimeve shtetërore duke dorëzuar për herë të parë urdhrat sipas sistemit të ri të miratuar në ligjin për urdhrat dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë historike të kësaj ceremonie, duke e cilësuar atë si “një moment me peshë të veçantë”, që shënon një kapitull të ri në standardet e mirënjohjes shtetërore.
“Sot jemi mbledhur në një ceremoni shumë kuptim plotë, dhe më një rëndësi të veçantë. Kjo është ceremonia e aspre e dhënies së urdhrave kryesor që akordon shteti shqiptar pas miratimit të ligjit të ri për urdhrat dhe medaljet në Republikën e Shqipërisë. Sot shënojmë një përvjetor i cili pret një shekull histori. Që prej vitit 1925 kjo dekoratë ka nderuar personalitete që mishërojnë virtyte më të larta të kombit dhe idealet e heroit tonë kombëtar. Urdhri i Skënderbeut, më i vjetri kronologjikisht në vendin tonë u bë një urë lidhëse mes shqiptarëve të shquar si dhe një shenjë mirënjohje për personalitetet e huaja”, u shpreh Bajram Begaj.
Presidenti nënvizoi se ky përvjetor nuk është vetëm një rikthim në histori, por një kujtesë për standardin e meritokracisë që duhet të mbetet pjesë e identitetit të shtetit shqiptar.
“I krijuar në themelit e një shteti modern, ky urdhër ishte që të tregonte se meritokracia është pjesë e identitetit të saj, prandaj ky përvjetor nuk është vetëm rikthim tek e shkuara por rikujtesë e një standardi që duhet mbajtur. Sot një shekull më vonë, ne vijojmë të njëjtën traditë të mirënjohjes të përshtatur me kohën por besnike ndaj vlerave që na mbajnë si komb. Është një rivendosje e standardeve për të dalluar kontributin autentik nga dekorimi formal e lidh nderimin me meritën, dekoratën me vlerat”, tha ai.
Gjatë ceremonisë u dorëzuan tre urdhrat sipas sistemit të ri: “Urdhri Suprem i Shqiponjës”, që simbolizon peshën e flamurit dhe sakrificat që kanë ndërtuar shtetin shqiptar; “Urdhri i Skënderbeut”, simbol i idealeve të heroit kombëtar, guximit dhe virtytit; “Urdhri i Lisit Akademik”, që nderon kontributet në mendim, dije, art, kulturë dhe sport.
“Sot për herë të pare 3 urdhrat do të dorëzohen sipas sistemit të ri. “Urdhri Suprem i Shqiponjës”, që mban peshën e flamurit dhe të sakrificës së brezave që e kanë bërë Shqipërinë. “Urdhri i Skënderbeut”, si simbol i idealeve të heroit tonë kombëtar, simbol i virtytit, guximit dhe veprës që forcon themelet e shoqërisë dhe të shtetit. “Urdhri i Lisit Akademik” si dekorata që nderon botën e mendimit, të dijes, artit, kulturës dhe sportit. Çdo emër që do të thirret sot bën një histori në vete, një kapitull i rëndësishëm i historisë tonë. Në emër të Republikës së Shqipërisë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë të dekoruarit”, theksoi Presidenti.
Tag: skënderbeut
-

“Urdhri i Skënderbeut”/ Begaj vlerëson personalitetet e botës shqiptare: Kapitull i rëndësishëm i historisë sonë!
-
100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, Rama ndan 2 medaljonet e para për Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun!
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot dy medaljonet e para me rastin e 100-vjetorit për Urdhrin e Skënderbeut, për familjet e dy personaliteteve të ndjera: Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku, dy ish-zyrtarë të lartë të shtetit të ndarë nga jeta kohët e fundit.
Në fjalën e tij kreu i qeverisë, i ftuar nderi në këtë ceremoni, u shpreh:
“Ashtu siç ka thënë një i mençur, shpërblimi më i madh është virtyt. Krijimi i kancelarisë së urdhrit të medaljeve ishte hapi i parë për të ndaluar denigrimin e mëtejshëm dhe për të hapur rrugën e Evropës. Do të jetë arkiv i gjallë i kontributeve që e bëjnë Shqipërinë më të mirë dhe vatër frymëzuese për të ardhmen dhe brezat e rinj. Me këtë rast, me propozim të Kancelarisë, do dorëzojmë 2 medaljet e para për 2 nga shërbëtorët më të fortë të kësaj rruge, Filip Rrumbullakut dhe Artan Lame. Sonte Republika iu shpreh familjeve të tyre vlerësimet për të ndjerët dhe mbështetjen”.
Më tej kryeministri nënvizoi se po ringrinin nga hiri edhe njëherë dhe po e rilindnin Urdhrin e Skënderbeut, me një mesazh Evropian.
“Po risjellim përsëri në jetë një mesazh 100 vjeçar. Mesazh që e mbart i gjithë sistemi i urdhrave Evropiane. Respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj tij. Për këto arsye, Shqipëria i bashkohet sot atij sistemi evropian, pas endjes në rrugën e banalitetit dhe shtigjet pa udhë e Urdhri i Skënderbeut rilind sot më 2025, me hirin europian të një amaneti të kthyer në vend. Po e mbyll siç ma ka shënuar Kancelari, Rroftë Urdhri i Skënderbeut, rroftë Republika e Shqipërisë”, përfundoi kryeministri.Teksa u jepte medaljonet dy familjeve Lame dhe Rrumbullaku, të afërmit e të ndjerëve, e veja dhe vajza, falënderuan për këtë vlerësim autoritetet shtetërore.
“Moment i bukur ngushëllimi për ne dhe familjen tonë, ne jemi krenarë për të dhe besojmë se edhe ai do ishte shumë i lumtur sot”, u shprehën ata mes të tjerash.
Ai e cilësoi “një mbrëmje solemne, që nderon vlerat kombëtare dhe vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane”.
Po mbrëmjen e sotme, me këtë rast u bë edhe dekorimi me të tre urdhrat të 22 personaliteteve të shquara në vend. -

100-vjetori i Urdhrit të Skënderbeut/ Rama: Ishte si një masë graniti në Shqipërinë e Re. Nderi, parimi që vë një popull..
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin për 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut.
Ai theksoi se kjo mbrëmje solemne nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.“Në çdo kthesë të historisë kur shqiptarët janë mbledhur apo janë gjendur bashkë për të vendosur një gur të ri në rrugën e gjatë të përpjekjes kombëtare, po për të ngritur një shtyllë të re të shtetësisë tonë të brishtë, ata i kanë kthyer sytë me vetëdije apo pa vetëdije, nga figura që qëndron në zemër të qenies tonë si subjekt kombëtar dhe shtetëror, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ai zgjodhi luftën e drejt në një epokë të fundosur në padrejtësi, prijësi që mbrojti atdheun. Pagëzori i identitetit tonë kombëtar dhe përkatësisë tonë europiane, që ashtu siç shkruan Ismail Kadare, një emër Gjergj e kishte si Dielli, tjetri si Hënë, Skënderbe.
Të vetëdijshëm, siç thoshte Montesquieu, nderi është parimi që vë një popull në lëvizje dhe kur nderohet merita, kombi e njeh më mirë vetveten.
Duke themeluar urdhrin e Skënderbeut, me këtë tekst, për kujtim të shpalljes së Republikës së Shqipërisë, themelohet Urdhri dhe Medalja e Skënderbeut, si i vetmi urdhër zyrtar.
Lejomëni t’ju sjell në vëmendje fjalët e Napoleon Bonaparte, kur themeloi Urdhrin e Legjionit të Nderit, ishte një republikan i lindur dhe tha që ka një qeveri e shtete, por çfarë janë institucionet, një masë e vogël rëre që i duhet hedhur një masë graniti. Urdhri i Skënderbeut ishte një masë graniti e hedhur në Shqipërinë e Re”, tha ndër të tjera Rama. -

“100 vjetori i urdhërit të Skënderbeut”, Rama dekoron me medaljen e Heroit Kombëtar, Artan Lamen dhe Filip Rrumbullakun
Kryeministri Edi Rama mori pjesë mbrëmjen e sotme në aktivitetin për 100 vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut, një mbrëmje solemne që nderon vlerat tona kombëtare e vlerëson njerëzit që frymëzojnë të tashmen dhe të ardhmen europiane.
Gjatë fjalës së tij Rama vlerësoi figurën e heroit kombëtar si gur themeli të shtetformimit shqiptar dhe simbol të meritokracisë që ka mbijetuar çdo kohë.
Ndërkohë gjatë ceremonisë Edi Rama dekoroi me urdhrin e lartë të ‘Skënderbeut’, Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku.“Medaljet mbajnë emrin e Skënderbeut, pasi ishte burri që zgjodhi rrugën e drejtë në një epokë shumë të vështirë, pagëzori i përkatësisë tonë evropiane. Sot emri i heroit tonë na mbledh sërish këtu, 100 vjet pas Urdhrit të Skënderbeut. Jemi këtu për të nderuar Urdhrin e Skënderbeut, për të nderuar ata njerëz, që vërtetë kanë merita për përparimin e kombit. Urdhri i Skënderbeut u themelua më 1925 dhe ky urdhër ishte masë graniti, që u hodh në themelet e Shqipërisë së asaj kohe, ku nderimi e bën meritën të përjetshme. Urdhri i Skënderbeu i mbijetoi kohërave të shumta të vështira, që nga mbretëria, tek diktatura e deri tek pluralizmi tepër problematik. Në pluralizëm, edhe të vdekurit morën dekorata, që ishin zhveshur nga çdo kuptim. Kështu, medaljet humbën rëndësinë e tyre. Ne ndërmorëm një reformë të thellë për medaljet, për të vendosur Republikën në kontakt me simotrat e saj evropiane dhe duke u mbështetur në praktikat e Europës. Sot, Urdhri i Skenderbeut nderohet aq sa e meriton. Sot dy medalje do të marrin Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. Republika u shpreh mirënjohje të ndjerëve. Medalja tregon se respekti fitohet me kontribut dhe përgjegjësi ndaj kombit dhe jo mbi bazë të pasurisë. Urdhri i Skënderbeut rilind sot, me dinjitetin e rifituar”, tha Rama.
-

E RËNDË! Dhunë në Fushë Krujë, lojtarët e Ilirisë sulmojnë rivalët e Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka (EMRAT)
Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.
Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.Burime për “Panorama Sport” bëjnë të ditur se lojtarët e Ilirisë kanë dalë në nxemje ndërsa ata Skënderbeut jo. Nuk dihet nëse do të zbresin për fillimin e ndeshjes apo jo.
Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.
Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë.© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Dhuna në Fushë Krujë, ndeshja mes Ilirisë dhe Skënderbeut nuk zhvillohet
3 Dhjetor 2025
13:56
Alfred Lleshi
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ndeshja e javës së 14-të, Iliria–Skënderbeu, e programuar për t’u luajtur sot në orën 13:30 në stadiumin “Redi Maloku” në Fushë-Krujë, nuk është zhvilluar për shkak të shqetësimeve të raportuara lidhur me kushtet e sigurisë.
Sipas informacioneve paraprake, në momentin e mbërritjes së ekipit të Skënderbeut në stadium, mësohet se ka pasur një incident mes lojtarëve dhe stafit të klubit Iliria, ku dyshohet se janë përfshirë edhe në konfrontime fizike.
Për shkak të këtyre rrethanave dhe problematikave të ngritura për sigurinë, është vendosur që ndeshja të mos luhet. Çështja do të shqyrtohet nga komisionet juridike të FSHF-së, të cilat do të marrin vendimin përfundimtar lidhur me këtë ndeshje.
Iliria–Skënderbeu, futbolli kthehet në arenë dhune pa nisur ende ndeshja -

E rëndë në Fushë-Krujë/ Futbollistët e Ilirisë dhunojnë ata të Skënderbeut dhe trajnerin Gjoka para ndeshjes
Këtë të mërkurë në orën 13:30 në stadiumin ‘Redi Maloku’ të Fushë-Krujës është në program sfida mes Ilirisë dhe Skënderbeut, e vlefshme për raundin e 14-të në Kategorinë e Parë.
Klubi i Skënderbeut bën me dije se disa nga futbollistët e tyre, si edhe trajneri Ernest Gjoka janë dhunuar nga futbollistët dhe stafi i Ilirisë, me të mbërritur jashtë stadiumit. Korçarët duket se do tërhiqen nga kjo ndeshje. Të dhunuar, veç trajnerit Ernest Gjoka janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.
Reagimi i Skënderbeut:
Dhunohen futbollistët e KF Skënderbeu dhe trajneri Gjoka nga stafi dhe futbollistët e KF Iliria përpara sesa të futen në dhomat e zhveshjes.
Ky nuk është futboll.
Në këto kushte nuk mund të luhet futboll.
Në Korçë mikrpritja është kult, ndaj të njëjtën gjë presim dhe ne nga ekipet kundërshtare. -

Lezha feston Pavarësinë pranë bustit të Skënderbeut, ngrihet në mënyrë simbolike flamuri kombëtar
Lezha ka festuar 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë.
Aktivitetet nisën pranë bustit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, me një kërcim artistik të fëmijëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, për të vijuar më pas me ceremoninë zyrtare pranë obeliskut. Në mënyrë simbolike u zhvillua ngritja e flamurit kombëtar, ndërsa u vendosën edhe kurora me lule.
Në aktivitet morën pjesë drejtues vendorë, prefekti i qarkut, deputeti i Partisë Socialiste Ermal Pacaj, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare.
Risia e këtij viti ishte rikthimi i bandës muzikore të qytetit të Lezhës, e cila pas shumë vitesh mungesë u prezantua nga artistë të shkollës “Besëlidhja” dhe mësues të saj.Top Channel
-

Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë
Skënderbeu prej vitesh njihet si një nga klubet kryesore në zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare e kosovare, mes të cilëve edhe mbrojtësi Leard Sadriu.
Pas një rrugëtimi të qëndrueshëm, lojtari kosovar është shumë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierë.
Gjatë gjashtë muajve me FC Arges në Rumani, ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të spikatur të kampionatit.
Me dy gola të shënuar dhe paraqitje të rregullta, Sadriu ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve ndërkombëtarë.
Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ka arritur marrëveshjen personale me Holstein Kiel, klub i Bundesliga 2.
Aktualisht pritet finalizimi i akordit mes klubeve, me FC Arges që kërkon mbi 1 milion euro për kartonin e tij. Bisedimet vijojnë dhe synimi është që transferimi të mbyllet në fillim të janarit.
