Tag: skënderbeun

  • Çuçka nderon Skënderbeun në shtesë

    Çuçka nderon Skënderbeun në shtesë

    Java e 10-të, Kategori e Parë

    Skënderbeu- Korabi 3-2 (Nasr 20′, Vangjeli 22′, Çuçka 90+6′ /35′ Morina 35′, Marku 75′)

    Ndeshja e fundit e javës së 10-të Në Kategori të Parë u zhvillua këtë pasdite në Korçë. Skënderbeu pati përballë Korabin në një duel që rezultoi mjaft i vështirë për korçarët e Ernest Gjokës.

    Ndonëse vendasit kryesuan me dy gola të shpejtë shënuar nga Nasr dhe Vangjeli në minutat 20′ dhe 22′, goli i Markut në të 35′ dhe barazimi i dibranëve në të 75′ me Markun u duk se do të fiksonte barazimin 2-2 mes tyre. Megjithatë në minutën e 90+6′ Çuçka vendos fatin e takimit për Skënderbeun i cili arrin të marrë tri pikë.

    Vazhdo leximin

  • Mbyllet java e 9-të e Kategorisë së Parë. Besa arrin fitoren e parë nën drejtimin e Duros, Kastrioti mund Skënderbeun

    Mbyllet java e 9-të e Kategorisë së Parë. Besa arrin fitoren e parë nën drejtimin e Duros, Kastrioti mund Skënderbeun

    Java e 9-të e kampionatit “Kategoria e Parë” u mbyll këtë të mërkurë. Takimi hapës i kësaj jave, Apolonia – Iliria përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.
    Në 5 ndeshjet e tjera të luajtura ditën e sotme, Besa arriti fitoren e parë në kampionat nën drejtimin e Shpëtim Duros, duke mposhtur Kukësin me shifrat

    Pogradeci fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Korabit, ndërsa Kastrioti mundi Skënderbeun me shifrat 3-2.
    Dy takimet e tjera, AF Luftëtari – KF Laçi dhe Burreli – Lushnja përfunduan 0-0.
     
    Java 9    
    Apolonia 0–0 Iliria
    AF Luftëtari 0–0 Laçi
    Besa 3–1 Kukësi
    Kastrioti 3–2 Skënderbeu
    Korabi 1–2 Pogradeci
    Burreli 0–0 Lushnja

  • Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

    Veteranët e UÇK-së rreshtohen para memorialit, nderojnë Skënderbeun

    Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’ në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
    Veteranët e UÇK-së janë rreshtuar para memorialit, ku kanë nderuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.Lexo edhe :Related Posts
    Po ashtu disa prej tyre kanë mbajtur në duar edhe flamujt e UÇK-së.

    Protesta pritet që të nisë në orën 17:00.
     

  • Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

    Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun

    Gabimet e Fan Nolit për Skënderbeun*

    (Ose: Pse Noli ndryshoi mendim për Skënderbeun)

    Fan Noli i ka kushtuar Skënderbeut dy vepra, të parën botuar më 1921, të dytën në gjuhën angleze më 1947, në shqip më 1950 e më pas ribotuar në shqip tri herë (1962, 1967, 2004). Botimi i vitit 1947 është vazhdim i atij të vitit 1921, por me disa përmirësime, i mbështetur në më shumë dokumente. Disa nga vlerat e veprës së Nolit do të ishin: Së pari, historiani Fan Noli ka punuar me përkushtim për të dhënë një vepër, e cila i ndriçon më shumë disa aspekte të veçanta të epokës së heroit. Së dyti, autori është përpjekur ta vendosë Skënderbeun në një rrafsh historik, duke i trajtuar disa nga luftërat e Skënderbeut me turqit osmanë me një këndvështrim më realist. Në këtë sens nuk është pajtuar me mendimin e historianëve kritikë se historia që i është kushtuar Skënderbeut “është një balon i fryrë”. Së treti, duke u mbështetur tek Barleti, Frangu e Bardhi, ka argumentuar origjinën shqiptare të Kastriotëve, duke hedhur poshtë pikëpamjet që i kanë paraqitur me origjinë sllave. Së katërti, ashtu si Barleti, ka përcaktuar faktorët që vendosën fatin e luftërave, rezultatin e tyre në favor të forcave ushtarake shqiptare me prijës Skënderbeun, ku si më kryesore ka konsideruar karakterin popullor të luftës; doktrinën e përsosur ushtarake, të hartuar e të zbatuar nga Skënderbeu; cilësitë luftarake të popullit; pozitën gjeografike të vendit, si dhe faktorin e jashtëm, ndikues të vendeve të Adriatikut, sidomos të Papatit.
    Në krahasim me librin e parë, vizioni i Nolit në botimin e dytë ka ndryshuar. Ai ka bërë disa ndryshime, të cilat kanë cenuar disa nga çështjet thelbësore që janë trajtuar në veprat e tyre për Skënderbeun, nga dy historianët më të hershëm shqiptarë, Marin Barleti e Dhimitër Frangu. Në kundërshtim me atë që kishte pohuar më parë, në veprën e dytë, ka shkruar një kapitull të titulluar “Trillime legjendare”, prej 22 faqeve, ku përpiqet të rrëzojë jo vetëm Barletin e Frangun, por edhe dhjetëra historianë e studiues të shquar për karakterin objektiv të veprave të tyre, veçanërisht për pozitën social-ekonomike të Kastriotëve, origjinën krahinore të tyre, për fëmijërinë e rininë e Skënderbeut dhe për vlerësimet që i janë bërë Heroit për fitoret me turqit osmanë.

    Jo vetëm në kapitullin “Trillime legjendare”, por në mënyrë fragmentare, këtë qëndrim ai e ka shprehur edhe në pjesë të tjera të librit të tij, në vlerësimet që u ka bërë autorëve të veçantë, të cilët me prirjet e tyre kanë synuar të zhvlerësojnë veprën e Barletit e të Frangut për qëllimet e tyre të caktuara, siç do të shihet qartë gjatë shtjellimit që po i bëjmë kësaj teme. Vetë titulli “Trillime legjendare” zbulon qartë prirjen e Nolit për të revizionuar pjesë të rëndësishme të historisë së Skënderbeut. Që në hyrje ai shkruan: “Historia e Skënderbeut është një tregim i pabesueshëm, ashtu si çdo legjendë… Dy historianët shqiptarë (pra, Barleti dhe Frangu)… pa pikë dyshimi janë panegjiristë… historia e tyre mund të kontrollohet, të ndreqet e të plotësohet…”. Dyshimi i Nolit në vërtetësinë e veprave të këtyre historianëve duket edhe tek pyetja që shtron: “… A është vallë historia e Skënderbeut një mit apo një fakt historik?
    Me këtë këndvështrim, Noli merr përsipër për të zgjidhur këtë problem që të “shpëtojë” Skënderbeun nga gjithçka që i kanë veshur me “të padrejtë”, dy historianët të “verbuar prej fanatizmit admirues për heroin”. Me këtë qëndrim Noli është ndikuar nga historianët kritikë, gjë që del edhe nga fjalët e tij: “Historianë kritikë në përgjithësi pretendojnë se më të shumtët e fitoreve të Skënderbeut kanë qenë pak a shumë të zmadhuara prej biografëve të tij, një gjë që është e vërtetë deri në një farë pike”.
    Gabimi i Nolit është se duke iu përmbajtur formulës së kalimit të heroit në tri faza; në atë të ngritjes lart, të uljes poshtë dhe të ngritjes përsëri, ai nuk është mbështetur tek historianët që e kanë vlerësuar lart Skënderbeun e që përbëjnë shumicën, por tek pakica që e kanë ulur poshtë e që e kanë nismën që nga shekulli i XVII, konkretisht me historianët Spondano, Biemm, Voigt, Gibbon, Jorga e ndonjë tjetër. Skënderbeu nuk u përket atyre heronjve, për të cilët ndoshta kishte lindur nevoja të kalonin tri fazat e vlerësimit. Historianët e shquar shqiptarë dhe ata të huaj e kanë vënë atë në shkallën e parë, ku ka qëndruar e do të qëndrojë përgjithmonë.

    Noli nuk u është shmangur edhe disa të metave e dobësive të tjera. Një ndër të metat e veprës së tij konsiston në atë që ka vërejtur Aleks Buda; te paaftësia për të përcaktuar drejt veçoritë e strukturës ekonomiko-shoqërore në atë fazë të zhvillimit mesjetar ku ka vepruar familja e Kastriotëve. Tiparet e marrëdhënieve feudale, Noli i ka analizuar e përcaktuar në kundërshtim me realitetin që ekzistonte. Duke mos dalluar marrëdhëniet tipike feudale, ai arrin në përfundimin e gabuar se Kastriotët, pra, dhe Skënderbeu, nuk ishin krerë feudalë, por krerë patriarkalë të fshatarësisë së lirë. Me këtë përcaktim Skënderbeu përjashtohet nga klasa feudale. Kjo cektësi e Nolit lidhet me faktin se ekzistencën e bujkrobërve dhe të fshatarësisë që u paguante feudalëve haraçin e detyrimet e tjera, nuk e ka parë si veprim që kryhej edhe në marrëdhëniet me Gjon Kastriotin e më pas edhe me Skënderbeun. Pikërisht, kjo është një marrëdhënie tipike feudale dhe kjo familje hynte në këtë raport në funksionin e feudalit. Që Kastriotët kishin një pozitë ekonomike e shoqërore të kësaj shtrese e përcakton qartë edhe një indikacion i një dokumenti të Venedikut më 25 maj 1433, në të cilin flitet për të “ikurit” (bujkrobërit e skllevërit), të cilët me vendim të senatit të Venedikut iu kthyen Gjon Kastriotit sipas kërkesës së tij. “Nga ky dokument, thotë A. Buda, rezulton qartë se në domenet e Gjon Kastriotit sundonin raporte feudale tipike për gjithë mesjetën”. Është e kuptueshme që këto raporte tipike feudale në kohën e sundimit të Skënderbeut lulëzuan edhe më shumë. Mbi bazën e marrëdhënieve feudale që ekzistonin, feudalët në zotërimet e tyre kishin krijuar aparatin e vet të sundimit dhe ishin forcuar politikisht. Nëse Skënderbeu nuk do të kishte një pozitë ekonomike-shoqërore të tillë, nuk mund të luante rolin e tij në kapërcimin e anarkisë feudale, që është “konditë paraprake e domosdoshme” për forcimin e një shteti të centralizuar nacional. Noli shkruan se “ishte e natyrshme për Skënderbeun ti heq qafe këta krerë centrifugalë dhe ti aneksojë kantonet e tyre, të bashkojë vendin kundër turqve dhe venecianëve”.
    Por në interpretim Noli gabon, kur duke u mbështetur tek analiza e cekët e Gjon Muzakës, thotë: “Krerëve su mbetet gjë tjetër veçse të kërkonin mbrojtje tek këta turq ose venecianë”. Ai, nga ana tjetër, nuk ka analizuar drejt se masat shtrënguese që përdori Skënderbeu ndaj feudalëve të pabindur u bënë faktori kryesor që ai mundi të përballojë me sukses rivalitetin e krerëve feudalë, lëkundjet e tyre, por edhe faktin, se ai me politikën e tij të zgjuar e shfrytëzoi me efektivitet kontributin e tyre për qëllimin kryesor, luftën kundër pushtuesve osmanë. Të vetmit që mbetën deri në fund jashtë ombrellës së Skënderbeut ishin Dukagjinët, të cilët në fund edhe ata duket se u penduan për qëndrimin e tyre. Lekë Dukagjini ishte ai që u përlot, që shprehu dhimbjen e madhe dhe vlerësoi më shumë se kushdo Skënderbeun, kur ndërroi jetë.

    Është politika e zgjuar e Skënderbeut që feudalët, kush më shumë e kush më pak, dhanë kontributin e tyre sipas premtimeve të marra në Kuvendin e Lezhës. Ishte po kjo politikë frymëzuese që duke ndjekur shembullin e Skënderbeut, disa prej tyre e kuptuan si të domosdoshme lidhjen e aleancave me vendet e Adriatikut, sidomos me mbretërinë e Napolit, pavarësisht sa të qëndrueshme ishin këto aleanca. Në këtë periudhë me luftëra të njëpasnjëshme me turqit osman, politika pragmatiste ishte dominuese. Mendojmë se përjashtimi i Kastriotëve nga klasa feudale, është ngritur tek Noli edhe për një arsye tjetër. Ai i është përmbajtur pikëpamjes së shprehur që në librin e parë të tij, më 1921, se Kastriotët kishin prejardhjen nga një shtresë e ulët fshatare. Në kristalizimin e këtij mendimi ka ndikuar shumë shtrembërimi që i ka bërë kësaj çështje Gjon Muzaka, i cili ka pohuar se Kastriotët kanë zotëruar dy fshatra në Dibër, pohim, i cili, siç do ta shohim gjatë trajtesës sonë, hidhet poshtë me analizën që do të bëjmë dhe argumentet që do të sillen.

    Fan Noli është njohur me dokumente të shumta, të autorëve që përkojnë me tregimet e Barletit për epokën e heroit dhe, në mënyrë të veçantë, pa përjashtim, të atyre që janë treguar të pakursyer në kritikat ndaj këtij autori. Në vlerësimet që ka bërë për veprën e Barletit, sidomos për jetën e Skënderbeut dhe famën e tij, Noli është treguar jo më pak kritik. Sipas tij, në këtë vepër Skënderbeu është pasqyruar si një “mit” jo real. Kjo përbën thelbin e kritikës së Nolit ndaj veprës së Barletit. Ky qëndrim e ka burimin tek njëanshmëria në vlerësimin e dokumenteve. Ai ka shfaqur dyshime në vërtetësinë e dokumenteve më të hershme, të dorës së parë, jo vetëm të autorëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj, si të kohës së Skënderbeut ashtu dhe të periudhave të mëvonshme. Duket prirja për tu mbështetur në dokumente të dorës së dytë; pajtohet me autorë të dyshimtë, madje edhe me disa nga ata që janë kritikuar si falsifikatorë, manipulues e me doza të shumta antishqiptare. Që këtyre autorëve u ka dhënë përparësi, shihet edhe në referimet e citimet e shumta. E dëshmojnë këtë edhe statistikat formale. Kështu, në plan të parë Noli ka vënë Biemm-in me mbi 76 referime e citime, Fallmerajer me mbi 36, Hoph, Jorga, Jireçek, Makushev etj. Ndërsa, Dhimitër Frangut i është referuar vetëm 10 herë dhe më shumë për raste që nuk pajtohet, siç ka bërë të shumtën e herës edhe me M. Barletin.
    Te Noli, në jo pak çështje esenciale, bien në sy trajtimet me doza subjektiviste. Në trajtimet e njëanshme të tij kanë ndikuar edhe dy faktorë të tjerë: e para, prirja për të konsideruar të vërteta të dhënat e Biemmit dhe vlerësimet e pabazuara në dokumente të disa autorëve të huaj, të njohur për anësi nacionale. Së dyti, Noli nuk ka qenë në gjendje të bëjë si duhet analizën e tërësisë së faktorëve veprues, në kushtet e rrethanat e caktuara të jetës e të veprimtarisë së Skënderbeut, në periudhën e luftërave të vazhdueshme me turqit osmanë.
    Këto dy dobësi të Nolit bëjnë që trajtimet e tij të jenë kontradiktore, larg nga të vërtetat që kanë shprehur për të njëjtat çështje Dh. Frangu dhe M. Barleti. Veçanërisht Biemmi është mbështetur pa rezerva nga ana e Nolit. Tek Noli është krijuar mendimi se me që Biemmi ka zbuluar veprën e Anonimit Tivaras (2 prill 1480) mbi Skënderbeun, me referencat e citimet e shumta nga kjo vepër, që konsiderohet më e hershmja në historiografinë shqiptare për epokën e heroit, duhet të besohet si e vërtetë në informacionet që ka sjellë. Ai thotë se: “Pikësëpari, libri i Tivarasit, siç mund të vërtetohet fare mirë nga referencat dhe citatet e shpeshta të Biemmit, është në mënyrë të pamohueshme një burim i pavarur, plot të dhëna që vërtetohen nga burime të tjera. Nga ana tjetër… është shumë e vështirë të besohet që një historian si Biemmi të ketë bërë një falsifikim”.
    Nëse i përmbahemi mendimit se libri latinisht i vitit 1480 me autor anonim “Antivarino”, identifikohet me Dhimitër Frangun, nuk vihet në dyshim vërtetësia e kësaj vepre, siç e pohon edhe Noli, botimi i së cilës, tashmë është bërë i njohur për lexuesin shqiptar. Noli nuk ka analizuar vërtetësinë e referimeve dhe të citimeve të Biemmit që thuhet se i ka marrë nga Antivario, për të thurur veprën e vet mbi Skënderbeun. Kështu, ky autor nuk ka bërë dallimin ndërmjet Dh. Frangut si historian i mirëfilltë dhe Biemmit, si pirat e falsifikator i ngjarjeve e fakteve të treguara me vërtetësi nga Dhimitër Frangu. Duke u mbështetur tek Biemmi, u ka dhënë karakter jo realist disa prej të vërtetave thelbësore të historisë së Skënderbeut të Dh. Frangut.
    Biemmi ka luajtur rolin e piratit e të shtrembëruesit të fakteve jo vetëm për veprën e Dh. Frangut, por edhe të M. Barletit, ku në mënyrë identike ka kopjuar ato që i kanë interesuar, ndërsa plot të tjera i ka ndryshuar e interpretuar si profesionist falsifikimesh. Siç shihet, Fan Noli, duke pasur Biemmin si më të besuarin, në referencat e tij, dhe Barletin si më të dyshuarin, ka qenë i prirur për ta rrëzuar këtë të fundit.
    Përveç Biemmit e disa autorëve të tjerë që u është referuar, trajtesën e Nolit e kanë dëmtuar edhe mbështetja në të dhënat e Gjon Muzakës, të cilat i ka marrë nga përkthimi që i ka bërë Hoph, të njohur më 1864, në një vepër të titulluar “Croniques” (Kronikat). Është një “gjenealogji” e Muzakës, dorëshkrim, e vitit 1510, të cilin Hoph e zbuloi në një bibliotekë të Napolit. Në këtë “gjenealogji” familjare, Gjon Muzaka trajton në mënyrë fragmentare edhe pak gjëra nga historia e Skënderbeut, ndër të cilat duken edhe kopjimet për disa dëshmi që ka marrë nga vepra e Frangut dhe e Barletit, duke qenë se këtë “gjenealogji” e shkroi pas këtyre dy autorëve. Noli, të dhënat që shpreh Muzaka për Skënderbeun, ndryshe nga Barleti dhe Frangu, i vlerëson si të një rëndësie “nga më të mëdhatë për historinë e Skënderbeut”. Dhe për shkeljet e përditshme nga turqit, ai e vlerëson aq lart atë sa shprehet se “efektet demoralizuese (të këtyre shkeljeve) përshkruhen në mënyrë madhështore prej Gjin (Gjon) Muzakës”. Noli i bën këto vlerësime kur Gjon Muzaka nuk është i njohur si historian, studiues apo krijues në ndonjë fushë të caktuar. Dhe për më tepër i quan të sakta pohimet e tij, të ndryshme nga ato të dy historianëve të Skënderbeut, kur ato janë vetëm një thënie e këtij personi, kur nuk tregohet asnjë burim tjetër dokumentar referimi. Nga ana tjetër, Noli nuk ka mbajtur parasysh se Gjon Muzaka në mënyrën më të shfrenuar ka shfryrë urrejtjen e tij të thellë ndaj Skënderbeut, duke e akuzuar atë pa drejtësisht për inate krejtësisht personale.
    Për të kuptuar këtë qëndrim të këtij personi ndaj Skënderbeut, mjafton të përmendim këto shembuj:
    Së pari, Gjon Muzaka që të ngrejë lart veten, është përpjekur të injorojë Skënderbeun, duke e quajtur me prejardhje nga fshatarësia patriarkale, me të cilën është pajtuar edhe Noli në analizën sociale-ekonomike të Kastriotëve. Duke marrë shkas nga kjo, Noli arrin deri atje që të pohojë se Skënderbeu mohoi edhe “llagapin e tij”, gjë që bie në kundërshtim me dokumentet historike. Në çdo korrespondencë Skënderbeu ka nënshkruar: Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
    Së dyti, e ka konsideruar Skënderbeun si “arrivist dhe uzurpator që u mor me aneksimin e tokave të principatave fqinje”. Noli e përqafon këtë mendim duke u shprehur: “Dëshmia e tij është, pra, shumë më e vlefshme se ajo e biografëve të tjerë, që janë pak a shumë lavdërues (të Skënderbeut)”. Është një arsyetim pa analizë, që e ka bërë Nolin të mos kuptojë dobinë e madhe që solli ky veprim i drejtë i Skënderbeut. Nëse nuk do të ndiqej kjo rrugë, Skënderbeu nuk arrinte të krijonte bashkimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë nga turqit osmanë. Kuptohet që kjo është një urrejtje e diktuar nga interesa të ngushta personale të Gjon Muzakës, të cilin ashtu siç bëri me të tjerët, edhe atë, Skënderbeu, për hir të interesave të atdheut, e zhveshi nga zotërimet e veta.
    Së treti, që Gjon Muzaka përpiqet të ulë rolin e Skënderbeut si prijës të shqiptarëve në betejat kundër turqve osmanë, duket me shtrembërimet flagrante që ai u ka bërë trimërive dhe fitoreve të shqiptarëve dhe të Heroit, sa konkludoi se ata kishin arritur në një gjendje disfatiste, të dëshpëruar dhe pa shpresë. Këtë gjendje ai e përshkruan me nota dramatike: “Atëherë nisën luftërat e paprera të turqve në Shqipëri, në të cilat humbën jetën shumë kapedanë e trima fisnikë; … pothuaj gjithë djemtë e rinj të Shqipërisë ishin vrarë, edhe nuk kishin mbetur veçse disa pleq të pakët, edhe fuqitë e tyre ishin rraskapitur…”. Dhe Noli këtë situatë demoralizuese e quan një përshkrim në mënyrë madhështore prej Gjon Muzakës.
    Nëse do të ishte e vërtetë ajo që pohon Gjon Muzaka, atëherë tërë dokumentet që kanë vërtetuar të kundërtën do të duhej të bëheshin të pavlefshme. Fitoret e Skënderbeut kanë qenë fakt historik gjatë njëzetë e pesë vjetëve. Përveç dy betejave të humbura, Skënderbeu ka njohur vetëm fitore, disa nga të cilat kanë qenë edhe të bujshme. Dhe, pra, kuptohet se këto luftëra nuk mund të kurorëzoheshin me sukses me ata “pak pleq të rraskapitur”, pa forcën e gjallë të rinisë dhe të mbarë shqiptarëve.
    Gjon Muzaka bën pjesë në radhën e atyre që të dhënat e tij duhen analizuar me rezervë dhe vetëm kur ato dëshmohen edhe me dokumente të tjera, ngaqë në jo pak raste është treguar edhe kontradiktor me thëniet e tij.
    Noli është pajtuar edhe me thëniet e paargumentuara të N. Jorga e Pall se biografët vendas të Skënderbeut janë “panegjiristë”, se ata duhen marrë “me rezervë”. Ka kopjuar e bërë pronë të tij kritikën që i është bërë Barletit për stilin “tuqididian”, të përsëritur edhe nga Falmerajer dhe Biemmi që me sarkazëm thotë se Barleti “desh të na jepte një epope me stilin antik”. Hedh poshtë të vërtetat e Barletit e të Frangut mbi dorëzimin peng të Gjergjit (Skënderbeut) në moshën 8-9 vjeç, duke u bazuar te të ashtuquajturat kontradikta që kalvinisti Spondano paska zbuluar tek vepra e Barletit dhe e Frangut. Ka kundërshtuar praninë e Skënderbeut në oborrin e sulltanit, vetëm me një thënie të Jireçekut se Skënderbeu u rrit në malet shqiptare pranë prindërve e jo në oborrin e sulltanit, duke marrë për bazë edhe dokumentin e Hilandrit të vitit 1426, vetëm nga fakti se aty figuron emri i Skënderbeut. Ka pranuar, siç e thotë vetë, “të vërtetë deri në një farë pike” thëniet e autorëve kritikë se “të shumtat e fitoreve të Skënderbeut kanë qenë pak a shumë të zmadhuara prej biografëve të tij (Barleti e Frangu)”, kur shumica e historianëve pohojnë se Skënderbeu i mundi turqit në të gjitha betejat që bëheshin vit për vit, përveç dy disfatave të njohura, asaj të Sfetigradit dhe Beratit. Noli është treguar i lëkundur edhe për këtë fakt historik. Ai, duke mos u dhënë përgjigje kritikave për “zmadhimet” e fitoreve të Skënderbeut, mbështetet tek një pohim që ka bërë Fallmerajeri se “Ekspeditat kryesore të dy sulltanëve të mëdhenj përfunduan me dështim të plotë dhe formojnë thelbin e tregimit (të Barletit e të Frangut)”. Pothuajse të njëjtën gjë pohon Noli, kur thotë: “…po të jenë fakte të vërtetuara këto ekspedita të mëdha të udhëhequra personalisht prej dy sulltanëve të mëdhenj…do me thënë që sulltanët dështuan në përpjekjet e tyre për ta mundur Skënderbeun dhe për të shtënë në dorë kështjellën e tij. Ky është, në bërthamën e tij, problemi qendror i historisë së Skënderbeut”.
    Është e vërtetë që me këto fitore të bujshme përballë një armiku të egër, të përgatitur e armatosur plotësisht dhe me forca dhjetëra herë më të mëdha se ato të Skënderbeut, dëshmohet se ai i ka mundur turqit osmanë edhe në të tëra betejat e tjera të njëpasnjëshme.
    Por nuk është e mjaftueshme të pohoheshin vetëm fitoret e Krujës, ndërsa për të tjerat të heshtej, siç ka bërë Noli, ose ti vinte ato në pikëpyetje duke shprehur mendimin se “megjithatë, problemi i ngadhënjimeve të tjera të Skënderbeut sduhet tu shpëtojë syve tanë; në rast se këto fitore mund të vërtetohen në mënyrë të qartë…”. Me këto lëkundje e dyshime ndaj Barletit e Frangut, Noli ka lënë shteg për të krijuar shumë dyshime. Këtë bindje e krijojnë edhe shembuj të tjerë. Siç e përmendëm më lart, Noli për të rrëzuar të vërtetat e dy historianëve shqiptarë mbi marrjen peng të Gjergjit në moshën 9 vjeç, ka kopjuar pa asnjë ndryshim fjalët e kalvinistit Spondano mbi “kontradiktat” tek vepra e Barletit. Sipas Spondanos dhe Nolit, që është pajtuar me të, Gjergji nuk ka qenë 9 vjeç kur Gjon Kastrioti ia dorëzoi peng Sulltan Muratit II, sepse viti i lindjes së tij, 1405, me ardhjen e Sulltan Muratit II në front më 1421, nuk përputhen. Siç e ka marrë tek Spondano, këtë mospërputhje ai përpiqet ta analizojë duke shpjeguar se kjo kundërshtohet prej “aritmetikës dhe kronologjisë” . Këtë Noli e quan “kontradiktë të brendshme”.
    Në veprën e M. Barletit nuk ka pasaktësira as për moshën e dorëzimit peng, as për kohën e qëndrimit në Turqi të Skënderbeut dhe as për fitoret dhe luftërat me turqit osmanë. Në vazhdim të trajtimit që përpiqet tu bëjë kontradiktave, Noli thekson: “Kontradiktat e brendshme të legjendës janë krejt fantastike. Një djalë i vogël dërgohet në një shkollë ushtarake pranë një pallati perandorak, e ndjek atë 15 vjet rresht (cituar tek Lybyer kap. Mbi kolegjin e pazhëve, f. 73-74), dhe e mbaron shkollën si më i papërmbajturi i gjithë kapadaive”. Edhe ky hamendësim hidhet poshtë nga historianë e kronistë të shumtë. Dhe në vazhdim përsëri vë në dyshim pamundësinë që “ky djalë i vogël rritur si një mysliman i mirë që prej moshës para njëzetë vjetëve e gjer në dyzetat dhe bëhet një nga kryqtarët e krishterë më fanatikë të gjithë kohëve!”.
    Edhe këtë çështje e ka shpjeguar në mënyrë bindëse M. Barleti, i cili shkruan se “Ai (Skënderbeu) vetëm sa për sy e faqe mbante emrin mysliman, por për brenda ruante të fortë mësimet e krishtere”. Edhe Fallmerajer pajtohet me këtë mendim. “Për Skënderbeun vetë mund të besohet që në fillim se, brenda në zemër, kurrë nuk pushoi se qeni i krishterë”. Kur u kthye në Krujë, thotë Barleti, edhe “nipi i tij, Hamza Kastrioti, me rastin e festës së krishtlindjeve u pagëzua”. Si përfundim, duhet thënë se feja nuk mund të merret si argument për të vërtetuar atë që përpiqet të bëjë Noli, se Skënderbeu ka vepruar me fenë si i ati dhe se ai ka qenë pranë familjes.
    Për të zhvlerësuar “legjendën” e Barletit, Noli përpiqet të kapet edhe tek pohime të tjera të kalvinistit francez Spondano. “Spondano, thekson ai, ka qenë i pari, që e mori me mend se Gjon Kastrioti ishte detyruar pas 1430-s ti jepte të bijtë si peng dhe se atëherë Skënderbeu ishte 26 vjeç”. “…Gjon Kastrioti, kur e pa se nuk mund të matej në luftë me Sulltanin, kërkoi të bënte paqe me të dhe dorëzoi si pengje besnikërie Krujën, kryeqendër të zotërimeve të tija qytet shumë të fortifikuar, bashkë me të bijtë, ndër të cilët edhe Gjergjin më të voglin e tyre…”
    Noli, ashtu si për mjaft aspekte të tjera, nuk ka mundur të konstatojë dy gënjeshtra të Spondanos. E para, kështjellën e Krujës, turqit e kishin nën zotërimin e tyre që nga viti 1415 dhe aty kishin vendosur garnizonin ushtarak. Është jashtë mendjes që Gjon Kastrioti tu pohonte turqve si peng besnikërie Krujën, kur këtë kështjellë turqit e kishin vetë në dorë. E dyta, dorëzimi i bijve peng pas vitit 1430 nga Gjon Kastrioti hidhet lehtësisht, veç të tjerash, edhe me këtë arsyetim: Historikisht është pranuar se Reposhi, vëllai i Skënderbeut ka qenë martuar me një turkeshë, kuptohet pasi ka shkuar si peng në Turqi. Nga kjo martesë ka lindur Hamza Kastriotin, i cili gjithashtu është dëshmuar se edhe ai ka qenë i martuar me një turkeshë dhe se ka pasur me të dy fëmijë. Kjo është vërtetuar me largimin e tij në Turqi, pasi e pati burgosur Skënderbeun për tradhti. Nëse pranohet se Gjon Kastrioti i dorëzoi të bijtë peng pas 1430-s, nuk mund të shpjegohet që Hamza, i lindur në Turqi pas 1430, të kthehej në Shqipëri bashkë me Skënderbeun në vitin 1443, kur ai nuk do ishte më shumë se 13 vjeç. Duke gjykuar nga mosha është absurde të mendohet se Hamza duhet të jetë martuar pas 1430-s me një turkeshë edhe të kishte dy fëmijë. Fakti që Hamza u kthye bashkë me Skënderbeun duke lënë familjen në Turqi, tregon se ai ka qenë edhe vetë atje. Kjo përjashton hamendësimet se ai do të ketë qenë i martuar në Shqipëri, para se i ati të merrej peng më 1430. Fakti që edhe i ati është martuar me një turkeshë, lë të nënkuptohet se edhe ai këtë akt martese e ka kryer kur ishte në Turqi dhe, duke qenë se familja e fëmijët ishin atje, nuk mund të mendohet se ai qëndronte pranë prindërve në Shqipëri. Nga ky arsyetim del se Gjon Kastrioti, bijtë e vet, ku përfshihej edhe Gjergji si ka dorëzuar peng më 1430, siç pohon Spondano e siç e pranon Noli, por shumë kohë më parë.
    Mungesa e besimit të Nolit ndaj dy historianëve vihet re edhe në një detaj që në pamje duket pa rëndësi, por në thelb ka mjaft rëndësi. Në tërë veprën e tij ai u referohet atyre vetëm në rastet kur ato përputhen me mendimet e tij dhe asnjëherë kur ky mendim bie ndesh me të vërtetën. Dhe ajo që bie në sy është se edhe kur citon, paralel me to, vë edhe autorin që ai preferon, madje i jep përparësi edhe pse ai është shumë më i vonshëm në kohë. Kështu janë fare të pakta citimet e Barletit, ku krahas tij, të mos ketë cituar edhe Biemmin, që kopjon Barletin për të njëjtën gjë.
    Një nga të metat e rëndësishme që ka cenuar veprën e Nolit është se ngjarjet e faktet ai i ka marrë të shkëputura nga kushtet e rrethanat ku ato kanë ndodhur. Ai nuk bën analizë konkrete në kushte konkrete. Nuk përdor metodën krahasuese e ballafaquese dhe logjikën historike. Pa këtë analizë nuk mund të bëhet histori, nuk mund të arrihet tek e vërteta, ngjarjet e faktet nuk mund të pasqyrohen drejtë e me vërtetësi siç e kërkon rregulli i historisë.
    Pozicioni kritik i Nolit ndaj Barletit del edhe më qartë kur citon dhe pajtohet me përfundimet që kanë nxjerrë historianët që e kanë shtrembëruar atë. Ai shkruan: “Posi Tuqididi, Barleti e koncepton historinë si një degë të retorikës të përberë prej betejash e fjalimesh. Ai rrallë jep ditën, muajin ose vitin… Me disa përjashtime të pakta datat e tij janë të gabuara. Ai ngre në qiell fitoret e heroit, ndërsa fatkeqësitë e tij i kalon në heshtje. Të vrarët turq i shumëzon me mijëra, ndërsa humbjet shqiptare i pakëson me disa dhjetëra, megjithëse e pranon se një gjë e tillë duhet të ngjasë vetëm në poezi dhe jo në histori. Për ta thënë shkurt, sa disa historianë kritikë, si Spondanoja, Gibboni dhe Jorga arritën në përfundimin se vepra e tij “Vita” është krejt pavlerë”.
    Këto përfundime me të cilat Noli pajtohet, siç kemi theksuar dhe më lartë, i ka të huazuara nga autorë të ndryshëm. Në radhë të parë ai kritikon Barletin për përshkrimin e betejave dhe fjalimet që i ka pasqyruar në veprën e tij. Është e vërtetë që Barleti në veprën e tij ka pasqyruar betejat e zhvilluara me turqit osmanë dhe ndërkohë ka theksuar se Skënderbeu u fliste ushtarëve para dhe pas betejës. Fjalët e Skënderbeut ishin për ushtarët udhërrëfyese për format e luftimit, për mënyrën e mbrojtjes së tyre gjatë përleshjeve me armikun dhe shërbenin si burim frymëzimi për ta. Barleti nuk ka thënë se Skënderbeu mbante fjalime, por ka shkruar fjalët që u thoshte ushtarëve. Nuk e kuptojmë se çhistori tjetër mund të jetë ajo që kërkon Noli, e cila nuk përmban betejat e fjalët e prijësit e të komandantëve para luftëtarëve dhe korrespodencat me të tjerët. Histori pa një lëndë të tillë nuk mund të ketë. Kjo formë të shkruari ekziston edhe në historinë e kombeve të tjera. Gjen aty fjalë të Napolon Bonapartit edhe të figurave të tjera historike, para forcave të tyre ushtarake me të cilët kanë marrë takime në vendet e në frontet ku ato luftonin.
    Ajo që bie në sy te Noli është se veprat e Barletit dhe të Frangut nuk i ka përfillur për shumë fakte., por për të mos dalë hapur, është hequr sikur po i mbron nga kritikat e studiuesve të huaj. Kjo vihet re nga vlerësimet e përgjithshme që bën, por kur vjen puna për të shprehur qëndrimin e tij ndaj këtyre autorëve më shumë hesht, vetëm sa i citon ata. Kështu ai sjell një varg citimesh nga autorë si Spondano, i cili pohon se “Dhe këtë (që thotë Barleti) askush nuk do ta besonte, përveç atij që kënaqet me përralla”. Nga Gibbon që thotë se: “Në historinë e vjetër e nacionale të M. Barletit … veshjet e tij të shkëlqyeshme dhe të rënda për Skënderbeun janë stolisur me shumë xhevahire të gënjeshtërta”, dhe nga Jorga që shkruan “italiani i jugut”, Barleti, desh të shkruante një epope sipas stilit antik”. Nëse Noli do ti referohej Dh. Frangut dhe Barletit nuk do të arrinte ne lajthitje të tilla sa vdekjen e Gjon Kastriotit e çon më 1442, kur ai ka vdekur më 1438; në Has shpik një fshat, Kastriot, që nuk ka ekzistuar kurrë; të shoqen e Skënderbeut e quan Andronika, kur ajo quhej Donika; ditëlindjen e Skënderbeut në fillim e jep më 1400, pastaj e ndryshon dy herë, 1404-1405; origjinën e Kastriotëve herën e parë e jep në Mat, pastaj në Kastrat e më vonë në Sinë. Madje, të çudit pozicioni i tij i kundërt. Ndërsa Barletin e zhvlerëson në problemet esenciale, në librin e tij, në një faqe e gjysmë e citon atë për fjalën e Skënderbeut para krerëve dhe popullit të Krujës, me rastin e kthimit të tij. Kritikon Barletin për ëndrrat e përshkrimet, kur një ëndërr të gjatë që sjell Biemmi jo vetëm e citon, por edhe e beson.
    Nëse studiohen me kujdes, tregimet e Nolit janë jo vetëm me tone letrare poetike, por në to nuk mungon as fryma dramatike, që kur i lexon të ngjethet trupi. Shihet kjo tek dueli dramatik ndërmjet Lek Zaharisë e Lek Dukagjinit në dasmën e Mamicës, ku shënon të vrarë 105 dhe të plagosur 200 pjesëmarrës në dasmë, siç i ka kopjuar nga Biemmi. Si është e mundur të lejonte Skënderbeu të dhunoheshin zakonet e vendit në dasmën e motrës së tij dhe të ulet aq poshtë dinjiteti i tij, sa njerëzit ta merrnin nëpër gojë për vrasjen e miqve në dasmë? E merr të mirëqenë Noli këtë falsifikim të Biemmit, kur është bërë e qartë që kjo ngjarje ka ndodhur diku tjetër, në një pusi të organizuar nga Lek Dukagjini, siç e kanë shpjeguar hollësisht atë Dhimitër Frangu dhe Barleti.
    Vërejtjet ndaj Barletit nuk kanë munguar as për kronologjinë e ngjarjeve historike. Për këtë, F. Noli shkruan se Barleti “Rrallë jep mot, muaj e ditë, e, me disa përjashtime, datat e tij janë të lajthitura” . Së pari, në linjën kronologjike të një vepre historike përcaktimi i kohës së zhvillimit të ngjarjeve shton edhe më tepër vlerën e saj. Kur ka qenë i sigurt Barleti këtë e ka bërë gjithnjë. Por, nuk duhet harruar se ai për kohën është mbështetur në burime gojore të bashkëkohësve të Skënderbeut. Dokumentet, për fat të keq, kanë qenë të pakta dhe, kuptohet, që gjatë shfrytëzimit të tyre, nuk ka mundur të sigurojë të dhënat e duhura për kohën kur ai jetoi. Dhe jo se nuk i ka konsideruar të nevojshme. Lidhur me këto shqetësimi vjen menjëherë kur thuhet se Barleti ka dhënë ekzakt moshën dhe ditën e vdekjes së heroit (17 janar dhe 63 vjeç), por vitin të pasaktë (1466). Vrojtuesit e kanë parë mirë këtë, por nuk kanë parë dëshminë që tregon se ai nuk gënjen, por është i ndershëm ku thotë se “… vdiq duke ia dorëzuar veten dhe shpirtin zotit të madh më 17 janar në vitin një mijë e 466 pas Krishtit… pra, thuhet nga të tjerë se u nda nga kjo jetë në moshën 63 vjetësh, në vitin 24 të mbretërimit të tij. Manë tjetër, Skënderbeu e filloi mbretërinë në 28 Nëntor, në vitin një mijë e 443” . Siç shihet, edhe në këtë rast Barleti pohon një kohë të përcaktuar nga të tjerët. Por, diku në veprën e tij, ka thënë se edhe të pasigurtat ndonjëherë duhen përmendur, duke ja lënë kohës ti bëjë të sigurta… Pastaj, nuk duhet menduar se është absolutisht i sigurt as viti 1468 që ka përcaktuar kronisti bizantin Frantes, i njohur për ngatërrim datash, në veprën e tij të botuar 328 vjet pas Barletit dhe 360 vjet pas Dhimitër Frangut. Aq më tepër, kur nuk sqaron se tek çburim e ka marrë vitin 1468. Duke nënvizuar këtë nuk mendojmë për ta lënë të dyshuar vitin 1468, sa kohë që është bërë zyrtar.
    *jesë nga libri i sapobotuar “Skënderbeu, nga M. Barleti tek O. Schmitt” i autorëve Qamil Alushi dhe Mexhit Demiri, botuar nga shtëpia botuese “Naimi”. 

  • Opinion / Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

    Opinion / Turpi ynë shtetëror… Polakët përdhosën Skënderbeun, shqiptarët burgosin shqiptarët

    30 Gusht 2025

    14:04

    Alfred Lleshi

    Nga Auron Tare*
    Një grup huliganësh polakë i bënë shurrën Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Një grusht djemsh shqiptarë me zemër protestuan dhe hodhën gurë kundër tyre. Policia shqiptare i fut brenda djemtë shqiptarë dhe i mban në burg me akuzë për veprime të dhunshme.
    Në Shqipëri askush nuk flet për këtë ngjarje, njerëzit e kanë hallin te telenovelat dhe thashethemet për ministrat e rinj. Imagjinoni nëse kjo ndodhte në Greqi, Itali apo në ndonjë nga ato vendet e Europës, që na ka hapur kapitujt e bashkë-egzistencës.

    Vetem një populli i tredhur mendërisht nuk reagon për këtë ngjarje të padëgjuar. Nuk i di detajet, por të mbash në burg djem që u përpoqën të mbrojnë nderin e Shqipërisë në këtë ofendim kombëtar, nuk ka asnjë kuptim.
    Ata djem duhen liruar dhe falenderuar për atë që bënë në emër të shqiptarëve. Përndryshe, e gjithe fasada me figurë të Gjergjit nëpër bashki dhe institucione shtetërore është një hipokrizi vanitoze e një populli që nuk ka respekt për vendin dhe herojntë e vet.
    * Autori është vëllai i Igli Tares
    Përdhosën bustin e Skënderbeut në Tiranë, tifo-grupet shqiptare “iu japin dru” huliganëve polakë (video)

    Iu dhanë dajak tifozëve polakë, pasi përdhosën “Skënderbeun”, policia arreston shqiptarët

  • Dinamo merkato e fuqishme në prag të sezonit të ri, synon rikthimin në majën e volejbollit shqiptar, ja emrat

    Dinamo merkato e fuqishme në prag të sezonit të ri, synon rikthimin në majën e volejbollit shqiptar, ja emrat

    Skuadra e Dinamos në volejboll për femra po bën një merkato të fuqishme këtë verë, me objektivin për të qenë protagonist në Superligë dhe rikthyer në kohët e arta. Ardhja e disa volejbollisteve të huaja apo edhe e një trajneri të ri konfirmojnë objektivat e mëdha.
    Në krye të ekipit është trajneri Orlando Koja, që pas përvojës me Skënderbeun kërkon të rikthejë titullin edhe te Dinamo. Ndërkohë, që gjatë ditëve të fundit, përmes postimeve në faqen e saj zyrtare në Facebook, klubi ka konfirmuar ardhjen e mjaft lojtareve apo konfirmin e disa të tjerave.
    Për Dinamon ka firmosur Ksenya Kuryerova e Kazakistanit, që rikthehet në Shqipëri pas përvojës me Skënderbeun disa sezone më parë. Një tjetër volejbolliste që rikthehet në Superligë është Anastasia Atepalina, që ka luajtur me Skënderbeun e Tiranën më herët.
    Surprizë është ardhja e portugezes Bia Machado (26 vjeçe), një diagonaliste e fuqishme. Më herët ka firmosur për “blutë” edhe braziliania Nayara Ferreira. Një tjetër blerje është ajo e Irina Rakip, që ka luajtur më herët me Skënderbeun në kampionatin shqiptar.
    Për Dinamon kanë firmosur edhe lojtarë të tjera nga Shqipëria si Stela Kiri, Xhenifer Pira dhe Elena Bego. Ndërkohë që orët e fundit janë konfirmuar te skuadra edhe Sofia Llapa, Sonia Sulejmani dhe Emi Bregu. Pra, një ekip me shumë risi që synon majat sezonin e ri.

  • Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Poezitë e para evropiane për Skënderbeun

    Nga Moikom Zeqo

    Emri i lavdishëm e i pamortshëm i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është i lidhur edhe me poezinë botërore. Marin Barleti ka dëshmuar për këngët popullore, pra për një traditë të këngës historike e legjendare të vetë popullit shqiptar. Vetë kryevepra e Barletit për bëmat e personalitetin e jashtëzakonshëm të Skënderbeut është shkruar plot me poezi të brendshme, me një forcë përgjithësuese, ku poezia në kuptimin e përgjithshëm dhe artistik është e pranishme. Librin e Barletit mund ta quajmë pa e tepruar edhe si një poemë epike. Ky libër, siç dihet u botua në Romë gjatë viteve 1508-1510.

    Interesant është, të vihet në dukje se që në fillim të librit botohen edhe dy poezitë latinisht nga dy poetë bashkëkohës të Barletit tonë, e me sa duket, miq të tij, që e vlerësojnë shumë lart jo vetëm figurën e ndritshme të Skënderbeut, por edhe vetë nismën e pavdekshme të shkrimtarit e të dijetarit humanist. Poezitë janë shkruar në distikë e kanë karakter kushtimor e vlerësues, apologjik.

    Njëra poezi është shkruar nga poeti Pjetër Reguli nga Viçenca, kurse tjetra nga Domeniko de Alcenjano, nga Padova. Këta dy poetë të kohës janë intelektualë, që u ka tërhequr vëmendjen Shqipëria, historia e saj dhe një nga pishtarët më të mëdhenj të lavdisë e lirisë shqiptare – Gjergj Kastriot Skënderbeu. ata kanë pasur patjetër lidhje me Barletin e shtojnë kështu nota për biografinë e tij, për rrethin e të njohurve të Barletit, për vetë procesin e shkrimit dhe të botimit të kryeveprës barletiane, e cila u përhap dhe u përkthye gati në të gjitha gjuhët e Evropës, duke e bërë Barletin shkrimtarin e parë shqiptar të kalibrit botëror.

    Në përfundim, shënojmë se Pjetër Reguli dhe Domeniko de Alcenjano janë poetët e parë të Evropës dhe të botës, që kanë shkruar për Skënderbeun, duke u bërë kështu paraardhësit e asaj tradite shekullore të poezisë së popujve të ndryshëm, që përmendin me nderim emrin e Skënderbeut dhe të Shqipërisë.

    Le të kujtojmë këtu poetët Ronsar, Agrippa D’Obinje, Gabriel Femi, Amadis Jamis, Luixhi Greto, Zhan Bussier, Margarita Sarroki, Lope De Vega, Kristofor Marlogu, Edmund Spencer, Bajroni i madh etj.

    PJETËR REGULI I VIÇENCËS(SHEKULLI XVI)Kështu do të mahnitesh o lexues nga betejatE kapedanëve të famshëm heroikë.Ndër to çudi është Skënderbeu, rrufe e luftës,Sa kënaqësi do të ndjesh kur të lexosh për të!Prijës i madh, trim e shpirt heroKërdi ka bërë mbi turqit kaq mizorë!Se emri i tij do të thotë “Aleksandër i Madh”,Mirëmbetsh o lexues me lavdinë e tij përherë!

    DOMENIKO DE ALCENJANO I PADOVËS(SHEKULLI XVI)Në qoftë se t’i lexues do të tejshohëshMe aftësinë tënde në këtë vepër madhështore,Ke për ta çuar famën e autorit deri në zenith,Se ai këndoi Skënderbeun, bir i një populli të lartë.Këndoi trimëritë e bëmat e prijësit arbërQë asnjë mangut nuk i le Kamilit të madh.I pakrahasueshëm në fitore, i shkatërroi me ngulmUshtritë pafund të perandorëve sulltanë.Le të gëzojë e larta Arbëri për këto triumfe,Le të ngrejë në qiell veprat e princit të vet.

    ***

    Albanologu i njohur, i ndjeri at Vinçenc Malaj, që vdiq para disa vjetësh në moshën 70-vjeçare në Tuz të Malit të Zi, ka bërë të njohur publikisht ekzistencën e një dorëshkrimi në gjuhën latine, të shkruar nga poeti italian, humanisti Girolamo Bologni. Dorëshkrimi përbëhej gjithsej nga 20 faqe dhe përmbante në 243 distikë një poezi, pothuaj një poemë prej 436 vargjesh gjithsej. Çdo distikt përbëhej nga dy vargje me ritme të alternuara, një varg qe hekzametër, kurse tjetri pentametër, teknikë vargëzuese kjo tepër e njohur në poezinë e latinitetit mesjetar.

    Poema kishte titullin « SCANDER », pra kemi të bëjmë me emrin e njohur të Gjergj Kastriotit, që u quajt nga turqit Skënderbe, formë kjo tipike e paraqitjes së emrit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

    Ky dorëshkrim qe zbuluar nga dr. Vinçens Malaj në Bibliotekën e Splitit, ku ai kishte punuar për disa kohë. Kjo poemë unikale është akoma dhe sot e pabotuar.

    Malaj kishte projektuar ta kthente poemën në shqip, pasi “poema shton një subjekt dhe motiv të ri të rëndësishëm për bibliografinë skënderbejane”. Gjirolamo Bologni është një poet që ka lindur në Italinë e Veriut në qytetin Trevizo në vitin 1454. Kur vdiq Skënderbeu në 1468 poeti italian ishte 14 vjeç. Ai vdiq në vitin 1517 dhe mundet që poema e tij për Skënderbeun të jetë shkruar diçka para vitit 1517 pra në fillim të shekullit XVI. Në fletën e parë “dorëshkrimi “ është shkruar latinisht “Huic Libello Est Titulus Scander”, (“Ky libër e ka titullin Skënderbe”).

    Ka dhe një nëntitull, ku thuhet në latinisht me dy vargje:

    Një ankim i mallëngjyeshëm mbi shkatërriminE të krishterëve të gënjyer nga turqit e tmerrshëm.

    Për të pasur një ide më të qartë të fillimit të poemës po japim të përkthyer në shqip edhe dy distikë të tjerë:

    Skënderbeu, dëbuesi i turqve, që nga Venediku,Qe i ashpër, i tmerrshëm për dhunuesit.E meriton me këtë Hero ta titulloj këtë libër,Se me veprat heroike ia ka dhënë substancën.

    Poema në fjalë, afro 500 vargje, meriton e tëra, që të shqipërohet. Kështu krijohet një trinitet poetësh italianë që kanë jetuar midis fundit të shekullit XV dhe fillimit të shekullit XVI. Që të tre këta autorë janë me origjinë italiane, ç’ka tregon, se krijuesit humanistë evropianë kanë qenë shumë të ndjeshëm dhe reflektues ndaj famës dhe bëmave të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Hulumtimet e ardhshme kanë për të zbuluar vepra dhe motive të tjera.

    ***

    Lexo më shumë Sveçla: Procedohet Projektligji për Pagat dhe Projektligji për Zyrtarët publik

    Në vitin 1567 u përkthye libri i Barletit për Skënderbeun në portugalisht. Mbi këtë botim u mbështet Luis De Meneses, një nga emrat më të shquar të kulturës portugeze për të botuar në vitin 1688 në Lisbonë një libër, që përmban edhe 21 kushtime, sonete dhe decima të autorëve të ndryshëm.

    Për këtë koleksion poezish flet në një studim të saj në formë disertacioni dr. Anila Bitri. Nuk ka shumë të dhëna për autorët e poezive që janë frymëzuar nga lavdia e Skënderbeut. Një sonet dihet, që është shkruar nga Markez De Arronche. Në sonetin e tij janë dhe këto vargje:

    Nga kjo lakmi e Diellit, mrekulli e artitE mbretit shqiptar kaq të lavdishëmNë çdo germë unë e ngre një kurorëDhe në çdo fletë e ve një flamur.

    Një sonet tjetër është anonim, nuk e ka emrin e autorit. Mendohet se është shkruar në shekullin XVI. Veçojmë më poshtë këto vargje (shqipërimi është i Dr. Anila Bitrit):

    Në degë dafine, në djep prej ariRilind sot ti i ndritur FeniksHero që me shkronja diamantiShkruan në Zefir thesarin e pamort.Ai qe i pari është në Korin e MuzaveJetës që lind botën, ti këndojTë lerë gjurmë në dritat vezullueseDafinë pa rreze, pendë pa shkëlqim.Me njërën, dhe tjetrën është krahasuarFeniksi, që sot ringjallet në këtë shkrimDhe i mençuri Apolon, që plot lavdi,Famën tregon në fluturimin e dyfishtë.

    ***

    I paharruar Frang Bardhi në kryeveprën e tij “Apologjia e Skënderbeut” të botuar në 1636 citon librin “Argëtime te Parnasit”, të shkruar nga poeti italian Joan Jakov Ricci, i shekullit XVII. Frang Bardhi citon këtë fragment poetik nga Ricci me titull “Beteja e Herkulit dhe e Skënderbeut”:

    Me gëzim të madh dhe me furiSulmon Skënderbeu shqiptar i pathyeshëmKreshnik në beteja, ku del ngadhënjimtarShpirtmadh, i vrullshëm dhe plot fuqi.

    Dhe më poshtë:

    Ndalon Skënderbeu i lindur nga EpiriKali e tij madhështor dhe krenar,Që ka ecje të lehtë për çdo kundërshtar.Heroi i armatosur trimërishtParzmore prej lëkure të ashpër ka,Shpatë, hark dhe shtizë të tmerrshmeU hodhën heshtat e shpjeta dhe Arbërori,Merr pozicion dhe hedh një topuzKrejt ndryshe nga topuzi i Herkulit të Tebës.

    Ne nuk e dimë librin me autor Riccin, ku padyshim një kapitull poetik i kushtohet Skënderbeut në shoqëri nga një hero mitologji, siç është Herkuli i Tebës.

    ***

    Për poetin Ricci Skënderbeu është po aq i famshëm, kapërcen kohërat si një subjekt surrealist dhe lufton së bashku me Herkulin e Tebës.

    ***

    Në shekullin XVII edhe një poete italiane Margarita Sorochi, një mike e njohur e Galileo Galileut, ka shkruar një epos në qindra vargje për Skënderbeun, epos, që fatmirësisht është botuar dhe përkthyer edhe në gjuhën shqipe./Dita

    Rruga Press

  • Schmitt: “Shumë shqiptarë ortodoksë nuk u bashkuan me Skenderbeun”

    Schmitt: “Shumë shqiptarë ortodoksë nuk u bashkuan me Skenderbeun”

    “Intervista mundohet të përcaktojë shumë nga keqkuptimet për figurën e heroit tonë kombëtar por edhe të sqarojë publikun me risitë e kësaj figure sa i përket trajtimeve nga shkollat e sotme historike. Autori shpjegon vështirësitë për ta pasqyruar heroin, por edhe shumë veçanti të tjera, që lidhen me të, kryesisht mënyrën sesi funksionoi në mënyrë ekonomike, por edhe motivet që e mbajtën gjallë luftën e tij…

    Intervistoi Ben Andoni

    Shqipëria ka bërë në harkun e pak viteve dy përkujtime të mëdha sa i përket Skënderbeut. A mendoni se figura e tij mund të vijë ende në kohët tona si simbol i identitetit në histori?

    “Është në dorën e shoqërisë shqiptare t’i përgjigjet kësaj pyetjeje. Natyrisht, qeveria e sotme, njësoj si shumë qeveri më parë saj qysh prej nga themelimi i Shqipërisë së pavarur, do t’i jepte një përgjigje pozitive. Skënderbeu sigurisht përbën një pasqyrë të debateve shqiptare për identitetin dhe vendin e shqiptarëve në Evropë, Mesdhe dhe në Botën Islame. Identiteti shqiptar është negociuar dhe rinegociuar pothuajse rregullisht me pyetjen se çfarë përbën Skënderbeu për të. Madje edhe Islamistët që nuk e pranojnë si një simbol kombëtar njohin në mënyrë indirekte pozicionin vendimtar të Skënderbeut në debatet e identitetit”.

    Juve keni bërë një punim shumë interesant lidhur me heroin tonë kombëtar dhe përballja me publikun shqiptar, ka qenë jo e mirë. E kishit pritur këtë lloj reagimi që vazhdon deri më sot? A jeni ndjerë ndonjëherë i kërcënuar?

    “Kërcënimet erdhën menjëherë pas publikimit të përkthimit në shqip kur njerëzit u nxitën nga Ismail Kadare, politikanë dhe gazetarë nacionalistë dhe ofendimet vazhduan për një kohë mjaft të gjatë. Unë nuk e prisja këtë lloj reagimi sepse besoj se libri e thekson rëndësinë e Skënderbeut në historinë ballkanike dhe evropiane dhe e trajton atë si një figurë madhore të kohës së tij.

    Ende pyes veten se pse kaq shumë pjesëmarrës që morën pjesë në këtë debat besonin se një historian mund ta denigrojë qëllimisht Skënderbeun dhe si mund të mendohet që vitet e hulumtimit shkencor t’i jenë dedikuar qëllimit të vetëm për të dëmtuar shoqërinë shqiptare. Ende ruaj përshtypjen se ideologjia e vendit të rrethuar prej Enver Hoxhës, ksenofobia e skajshme, besimi histerik në teoritë e konspiracionit dhe armiqtë, ishin ata që e vendosën popullin shqiptar në vazhdimësi nën rrethim; kjo trashëgimi helmuese e kohës së Enveristit, kishte dhe ruan ende një ndikim të fortë në reagimin e shumë njerëzve. Nën regjimin e Enver Hoxhës, historiografia ishte një ndërmarrje shtetërore, historianët ishin nën kontroll të ngushtë dhe përmbushnin me punën e tyre një mision politik. Duke pasur parasysh në mëndje këtë përvojë, shumë njerëz ende nuk mund të imagjinojnë se kërkimi historik është bërë diku tjetër në kushte krejt të ndryshme.

    Gjatë këtyre viteve kam pasur mundësi të mbaj leksione në Prishtinë dhe Tetovë dhe kam diskutuar me studentë, kolegë dhe shumë njerëz që kam takuar gjatë vizitave të mia në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Kemi diskutuar hapur edhe për teoritë e konspiracionit të cilat qarkulluan nga politikanët dhe gazetarët në Shqipëri dhe faktin që shumë tema të debatit publik nuk kishin asfare lidhje ose vetëm një lidhje të paqartë me përmbajtjen e librit. Në këto takime personale, përvoja ime gjithmonë ka mbetur pozitive – kryesisht për shkak të faktit se mund të tregoja se libri im shikon te Skënderbeu një figurë historike vërtet mbresëlënëse dhe e përshkuan atë si një aktor kryesor në historinë e vonë evropiane mesjetare dhe se kurrë nuk kam shkruar se Skënderbeu është me origjinë të pastër serbe. Unë mund të përsëris edhe një herë se kjo është një shpikje dhe jo një tezë e librit tim.

    Në fakt, debati tregoi se shumë njerëz diskutuan për një libër që ata nuk e kishin lexuar kurrë – një fenomen që sigurisht nuk është unik apo specifik për Shqipërinë dhe mund të vërehet edhe në shumë raste të tjera. Në retrospektivë, besoj se debati kishte të bënte më shumë me dinamikën politike, interesat partiake dhe interesat personale sesa me një debat mirëfilli shkencor rreth përmbajtjes dhe interpretimeve shkencore”.

    A keni pasur ndonjë ftesë nga autoritetet shqiptare për festimet mbi Skënderbeun?

    “Unë jam ftuar, për fat të keq, vetëm tre javë para kremtimit, për të marrë pjesë në përkujtimin e Skënderbeut më 17 janar”.

    Në librin tuaj, Skënderbeu është shumë njerëzor dhe merr përmasa humane, që e bëjnë të dashur dhe shumë të prekshme si figurë. Në parathënie flitet për rindërtimin historik mbi bazën e gjithë burimeve të shfrytëzueshme e me peshë. A ishte një nga qëllimet për ta ç’mitizuar Skënderbeun?

    “Ky përbën një nga keqkuptimet kryesore të të gjithë debatit. Libri ka për qëllim rindërtimin e figurës së Skënderbeut në Mesjetë dhe nuk synon dekonstruktimin e mitit historik, që natyrisht përbën një fenomen mbresëlënës i kulturës shqiptare. Natyrisht, lexuesit janë të lirë të nxjerrin përfundime dhe të bëjnë interpretime të librit në kuadër të debatit për mitet kombëtare, madje një debat i cili zhvillohet edhe në shumë vende evropiane dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për krijimin e një kulture demokratike në Shqipëri. Debati në vitin 2008/2009 tregoi sesa të forta janë strukturat autoritare të cilat rrjedhin nga e kaluara totalitare që ende ndihet në Shqipëri. Gjatë dhjetë viteve të fundit, për fat të keq nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm të kësaj situate.

    Për shkak të ndikimit të madh të historiografisë Enveriste dhe mungesës së një tradite jo-Enveriste të sistemit të institucionalizuar shkencor, shumë njerëz s´kishin dhe ende nuk kanë dijeni për mekanizmat e debateve shkencore në botën perëndimore, por ndjehen menjëherë të ofenduar nga interpretimet që ata nuk i njohin dhe të cilat ata nuk i kanë mësuar në shkollë. Ideja që historianët nuk janë studiues të paguar nga universitetet e tyre, por agjentë të paguar nga qeveritë janë ende të përhapura dhe nxiten nga ata që shkruajnë në këtë kuptim libra të tërë të shpikura me spekulime, pa asnjë provë – dhe duket se ka lexues që janë më të përgatitur për të besuar teoritë e pabaza se sa për të reflektuar në mënyrë kritike mbi mekanizmat e debateve publike në Shqipëri. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e së kaluarës totalitare dhe pjesërisht edhe pasojë direkte e përfshirjes së historianëve në jetën politike”.

    Dokumentet që ju keni sjellë, por edhe ata që e kanë trajtuar Skënderbeun para jush, tregojnë për një figurë historike me shumë qasje. Mendoni se ka ende shumë dokumentacion të pazbuluar për Skënderbeun dhe sa mund të ndikojnë në të ardhmen në pasqyrimin e tij?

    “Me aq sa kam mundur të shoh, pas më shumë se 150 vjet hulumtimeve sistematike në arkivat evropiane, është disi e pamundur që të zbulohen njësi kryesore arkivore; Nuk mund ta gjykoj situatën e arkivave osmane, por përveç regjistrave tatimorë dhe kronikave, ka shumë pak dokumente të veçanta që i drejtohen drejtpërdrejt Skënderbeut. Kjo nuk përjashton mundësinë e zbulimeve, kryesisht të dokumenteve të veçanta që i përkasin shekullit të 15-të; por ata do të mund të na vijnë kryesisht nga rastet. Nuk duhet të harrojmë se arkivat e rëndësishme si ato të Romës, Venecias (ose: Venedikut) dhe Napolit, të cilat janë vendimtare për Skënderbeun, pësuan humbje të mëdha (në shekullin e 16-të, në Napoli në vitin 1943), kurse arkivat mesjetare në Shqipëri dhe në zonën përreth (me përjashtim te arkivit ne Dubrovnik) janë pothuajse tërësisht të zhdukur. Ndërsa dokumente të reja që lidhen me formësimin e jetës së Skënderbeut do të jenë të rralla, hulumtimet mbi burimet që lidhen me kohën e pas vdekjes së tij do të vazhdojnë, kjo dhe për shkak të famës së tij evropiane, pasi ka shumë librez dhe botime të tjera nga periudha e hershme moderne (shek XVI-XVIII) dhe nga shek. XIX që presin të zbulohen. Por shumica e tyre do të mbështeten kryesisht në Barleti si burim dhe prandaj nuk do të mund të ofrojnë dëshmi të reja”.

    Cilat janë segmentet e jetës së tij, të cilat janë më të dokumentuara?

    “Është e qartë: periudha kur ai erdhi në kontakt të ngushtë me botën italiane dhe kur u bë figurë e rëndësishme në politikën evropiane dhe jo thjesht biri i një fisniku rajonal, i cili shërbeu në ushtrinë osmane. Kjo është arsyeja pse ne dimë shumë për vitet e tij të fundit dhe pse deri në 1443 burime janë kaq të pakta”.

    Juve e vlerësoni shumë personalisht si figurë Skënderbeun, ndërkohë që teza juaj për fillimin dhe motivin e hakmarrjes së tij ka bërë që disa nga studiuesit shqiptarë ta shikojnë këtë tezë si të vjetër dhe të paqenë. A i qëndroni sërish kësaj teze?

    “Po. Por më lejoni të përsëris atë që kam shpjeguar në librin tim: domethënë se kryengritja kishte disa motive që janë kryesisht strukturore: rezistenca kundër sistemit fiskal dhe të drejtësisë osmane, kundër sundimit të drejtpërdrejtë osman; në fakt, motive që ne mund t’i zbulojmë edhe në shumicën e kryengritjeve kundër sundimit osman deri në vitin 1912. Vetëqeverisja, mos dhënia e taksave, ruajtja e traditave ligjore rajonale janë kërkesat e zakonshme klasike të shqiptarëve nën sundimin perandorak osman. Në vitin 1443, udhëheqësi i kryengritjes kishte gjithashtu një motiv personal të hakmarrjes. Por ky motiv nuk shpjegon të gjithë kryengritjen, megjithëse shumë njerëz që nuk e kanë lexuar librin ende vazhdojnë dhe e pretendojnë këtë. Pra, ekzistonte një kombinim i ndërlikuar i motiveve”.

    Emri në kohën e Mesjetës nuk tregonte fare prejardhjen etnike, por disi ndikimin kulturor të kohës. Në familjen e Skënderbeut kemi lidhje martesore me princa sllavë dhe nënën e tij nga Pollogu. Si jetonin dhe bashkëpunonin në shekullin e XIV dhe XV etnitë në Ballkan?

    “Në fund të periudhës së Mesjetës, ekzistonte një rrjet i fortë ortodoks i lidhjeve farefisnore në Ballkan. Politikisht, Bizanti ishte i dobët, por ideja perandorake ishte e gjallë, ashtu si dhe prestigji i fuqisë bizantine-ortodokse. Dallimi gjuhësor ose etnik nuk luajti një rol të madh për elitat sociale. Ashtu si në pjesët e tjera të Evropës, fisnikëria ishte me prejardhje multietnike dhe sa më i rëndësishëm ishte për mjedisin një fisnik, aq më të zgjeruara dhe multietnik do të ishte rrjeti i tij i farefisnisë. Ideja e pastërtisë etnike thjesht nuk ekzistonte në këtë mjedis të elitës.

    Sigurisht që nuk kishte asnjë antagonizëm etnik midis sllavëve (ortodoksë dhe katolikë, serbëve, bullgarë dhe kroatë / dalmatë – nuk kishte asnjë bllok sllav as në atë kohë e as më vonë) dhe shqiptarëve – të cilët as nuk përbënin një entitet kompakt etnik dhe sigurisht nuk vepronin si të tillë: shqiptarët katolikë nga Shkodra, Dukagjinët dhe shqiptarët e islamizuar luftuan kundër Skënderbeut; shumë shqiptarë ortodoksë në Jug nuk u bashkuan me kryengritjen e tij, ndërsa sllavet e jugut dhe vllehët mund të gjenden midis mbështetësve të tij”.

    Ka domethënie varri i vëllait të Skënderbeut në Hilandër, në manastirin serb në Malin Athos?

    “Ajo tregon lidhjen e familjes me traditën bizantine-ortodokse dhe vullnetin e saj për të shprehur pozitën e saj politike dhe shoqërore në një vend simbol të besimit ortodoks. Fakti që Kastrioti zgjodhi Hilandarin lidhet me rrjetin e tyre të lidhjes dhe të pushtetit në një zonë (Dibër) që ishte që nga fillim i shek XIV nën sundimin e kurorës serbe”.

    Nëse do flasim për njëlloj strukture shtetërore që arriti Skënderbeu, a është e mundur të flasim për mekanizmin ekonomik që e mbante këtë strukturë?

    “Sistemi i pushtetit të Skënderbeut u financua nga tregti, nga eksporti kryesisht i grurit dhe i drurit, nga subvencionet prej fuqive italiane, nga plaçkitja e bastisjet në territoret osmane; Skënderbeu kishte një depozitë bankare në Dubrovnik dhe kështu kishte qasje në sistemin bankar mesdhetar”.

    Aktiviteti i Skënderbeut është i shtrirë në shekullin XV. Është një nga shekujt më interesant për qytetërimin. A mendoni se përfshirja e tij në këtë shekull me më shumë prekje ndërkombëtare do e ndihmonte përmasën e vërtetë të kësaj figure?

    “Shekulli i 15 ishte periudha e një ndryshimi të madh në Ballkan dhe kërcënimi osman sigurisht, fakt që e shtoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Kjo e shpjegon interesin e madh të udhëheqësve politikë dhe opinionit të Perëndimit të periudhës së vonshme mesjetare për Skënderbeun, i cili konsiderohej si aleat politik dhe simbol i rezistencës së krishterë kundër valës osmane. Përveç dijetarëve Enveristë, të cilët qëndrojnë të ngulur më një paradigmë ahistorike izoluese, shumica e studiuesve janë përpjekur të analizojnë Skënderbeun në një kuadër më të gjerë të dimensioneve evropiane dhe mesdhetare”.

    Teoria e biografisë sot jep modele interesante të narracioneve me vështrimet analitike historike. A mendoni se e keni arritur këtë në rrëfimin tuaj historik për Skënderbeun?

    “Ka një debat të sofistikuar sa i përket biografisë si një zhanër letrar dhe zhanrit akademik me të cilin unë vetë jam shumë familjar. Unë nuk ndalem në mënyrë të veçantë në këto teori në librin tim, por lexuesi do të gjejë në të një diskutim të detajuar të metodave dhe burimeve, që kam përdorur”.

    Çfarë sfidash e presin në të ardhmen ndriçimin e figurës së Skënderbeut?

    “Nëse ju nënkuptoni me fjalën ndriçim, interpretime të reja shkencore, unë jam mjaft skeptik sepse janë paraqitur shumë argumente deri më tani në gati më shumë se 150 vjet hulumtime.

    Skënderbeu, megjithatë, do të vazhdojë të jetë pasqyrë e debateve të identitetit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe në vendet përreth. Aktualisht, ka disa interpretime, Enveriste, nacionaliste rilindase, evropianiste, Kristiane (katolike dhe ortodokse), Muslimane dhe Islamiste, të gjitha këto pak a shumë kanë shprehur një tendencë autoritare; tendenca e dytë kryesore është një interpretim kritikë dhe liberale që dekonstruon modelet ideologjike shtypëse të cilat qëndrojnë prapa qasjeve të përmendura më lart.

    Fatkeqësisht, zërat liberalë kishin një qasje të vështirë në vitin 2008 dhe debati që duket se po fillon përsëri tregon se ndërkohë nuk ka pasur ndryshime të mëdha, të paktën në nivelin e elitave politike dhe kulturore. Për fat të keq, asgjë e re nuk po duket nën diellin ku jetojmë.

    Ende ekziston pretendimi se vetëm historianët profesionistë mund të komentojnë mbi Skënderbeun, porse intelektualë me profil të lartë, jo. Kjo është gjithashtu një trashëgimi e kohës së Enverizmit: historianët me siguri kanë një trajnim profesional, aplikojnë një metodologji shkencore dhe teori. Por ata nuk mund të jenë administratorë ekskluzivë ose pronarë të së kaluarës dhe nuk kanë të drejtë të përjashtojnë intelektualët nga debati publik. Kjo është në kundërshtim me kulturën e debatit publik në botën demokratike.

    Më lejoni të shprehem qartë: Intelektualët si Fatos Lubonja kanë bërë shumë më tepër për analizimin e shoqërisë shqiptare se pothuajse të gjithë historianët profesionistë në Shqipëri dhe Kosovë së bashku – për të mos folur për kontributin e tij të rëndësishëm në zhvillimin e një fryme kritike në Shqipëri. Lubonja është një intelektual tejet i vlerësuar ndërkombëtarisht ndërsa kundërshtarët e tij janë pothuajse fare të panjohur jashtë Shqipërisë.

    Mendoj se “viti i Skënderbeut” do të tregojë deri në çfarë shkalle Shqipëria është e aftë të strukturojë dhe tolerojë një debat, ku mund të dëgjohen zëra të ndryshëm – ose nëse debati do t’i përcjellë mesazh Shqipërisë dhe botës së jashtme që strukturat autoritare dhe trashëgimia totalitare jo thjesht po zgjat, por mbizotëron ende në mendjen e krijuesve të opinionit. Fillimi i debatit për fat të keq tregon edhe kahun e drejtimi të mëtejshëm.

    Dikush mund të pyesë gjithashtu nëse debati i tepërt (pasi shumica e argumenteve janë shkëmbyer shumë herë, herën e fundit në 2008/09), i cili është iniciuar nga qeveria, nuk e devijon vëmendjen e publikut nga pyetje të rëndësishme që Shqipëria duhet ta trajtojë: sundimi i ligjit, forcimin e institucioneve, përmirësimin e kulturës demokratike, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zhvillimin e ekonomisë dhe mbi të gjitha perspektivat për brezin e ri me qëllim që të ndalojë largimin e trurit dhe emigrimin.

    Evokimi i krenarisë kombëtare dhe e lavdërimit të heroit kombëtar në një mënyrë që nuk ka të bëjë fare me hulumtimet dhe debatet shkencore është në pikëpamjen time kryesisht një program politik – jemi dëshmitarë të valëve të reja të nacionalizmit në Ballkan, një autoritarizëm i ri që po shfaqet gjithashtu në Shqipëri. Qytetarët shqiptarë duhet gjithashtu të pyesin pse politikanët fillojnë një debat për Skënderbeun dhe çfarë do të thotë me të vërtetë ky diskutim për Shqipërinë moderne”.

    Me çfarë po merret në ditët tona studiuesi Oliver Schmitt?

    “Që nga korriku 2017, unë jam Presidenti i Sektorit të Shkencave Humane dhe Sociale dhe gjithashtu anëtar i Kryesisë së Akademisë Austriake të Shkencave. Unë jam përgjegjës për departamentin e krijuar kohët e fundit të studimeve të Ballkanit në Akademi, i cili fokusohet në studimet shqiptare. Për momentin po mbaroj një botim të raporteve konsullore Austro-Hungareze mbi vilajetin osman të Kosovës dhe vitet e para të okupimit serb (1870-1914) në pesë vëllime”. (Milosao)

  • Ç’mendim kanë muslimanët për Skënderbeun, a luan rol dilema e përkatsisë fetare?

    Ç’mendim kanë muslimanët për Skënderbeun, a luan rol dilema e përkatsisë fetare?

    Xh.Stafa

    Cmendim kemi ne muslimanet per Skenderbeun ne retoriken me jopraktikantet muslimane?

    Se pari u themi te tjereve qe Skenderbeu nuk ishte prift i krishtere.

    Se dyti ai luftoi dhe turqit muslimane dhe venedikasit e krishtere.

    Se treti i shau kishen dhe papatin per menyren sesi e trajtuan ate.

    Se katerti ka nje teze historike ku thuhej se ai u helmua kur shkoi ne Itali.

    Se pesti lufta kunder turqve nuk e ben Skenderbeun krishter sepse kunder turqve luftoi dhe Ali pashe Tepelena por Ali Pashai vazhdoi te ishte musliman .Vete Turqit kane luftuar kunder njeri tjetrit edhe pse vazhdonin te ishin muslimane.

    Se gjashti ka fakte historike se Skenderbeu u merzit pse Sulltani nuk ia dha sanxhakbeun e Krujes mbasi i vdiq i ati Gjoni i cili thuhet se ishte konvertuar ne Musliman por ja dha dikujt tjetri per ket e gje ai u rebelua.

    Se shtati nipi i Skenderbeut gjithashtu thuhet se ishte musliman.

    Ne kalane e Krujes gjendet sot nje xhami.

    Se teti Skenderbeu ne disa letra qe ia dergonte princave krishtere i vendoste ne fund emrin Skenderbeu qe tregon se mbajtja e ketij emri nuk tregon per konvertimin e tij.

    Se nenti Skenderbeu lindi nga nje nene ortodokse dhe nga nje baba katolik prandaj katoliket dhe ortodokset zihen e grihen me njeri tjetrin per ti dhene Skenderbeut fene e tyre.Por kjo Nuk e ben Skenderbeun te krishtere.Sepse ai u konvertua ne musliman ne sarajet e Sulltanit.

    Se fundmi Ne muslimane themi Skenderbeu eshte figure shqiptare qe nuk duhet te abuzohet me ate nga kisha duke e krishterizuar me zor apo duke e quajtur atlet i krishtit apo shpallur luften e tij kryqezate.Ne muslimanet as e ofendojme Skenderbeun dhe as i bejme buste per ta mitizuar .

  • 575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

    575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut

    Jahja Drancolli

    575 vjet më parë (1448), një histori e pasur e diplomacisë sonë ndërkombëtare: Gjergj Pelini, diplomati kosovar për qëllime strategjike, për të mos luftuar në dy fronte, pajton Skënderbeun me Republikën e Venedikut. Kjo ngjarje pati një jehonë në historinë botërore, veçanërisht Napoleoni, i cili kishte vuajtur shumë pas luftimeve në dy fronte në të njëjtën kohë!

    Dihet se që nga viti 1445, krahas luftës me osmanët, Skenderbeu kishte hyrë në konflikt me Republikën e Venedikut për çështjen se kujt duhej ta zotëronte qyteti Dagno (sot Vau i Dejës). Krahas qytetit në fjalë, Skenderbeu bëri përpjekje për të rikthyer Durrësin dhe Drishtin, qytete të pushtuara shumë kohë më parë nga Venediku. Skenderbeu, së bashku me aleatët e tij nga Kuvendi i Lezhës (1444), në vjeshtën e vitit 1447, luftoi kundër Venedikut në rrethet e Durrësit, Shkodrës, Ulqinit dhe Tivarit. Në këtë luftë, duket se e ka ndihmuar Alfonsi V, mbreti i Argonës dhe i Napolit, armik i Republikës së Venedikut. Nga ana tjetër, venedikasit po punonin aktivisht për të ndarë disa princa arbërorë nga Skënderbeu dhe për t’i kthyer osmanët kundër tij. Senati venedikas ishte aq i zemëruar me Skënderbeun, saqë më 4 maj 1448 punësuan një njeri përgjegjës për vrasjen e Skënderbeut.

    Më në fund, më 4 tetor 1448, me ndihmën e Gjergj Pelinit, diplomatit të madh të Kosovës, u arrit marrëveshja ndërmjet Republikës së Venedikut dhe shtetit të Skënderbeut (kopja e dokumentit të marrëveshjës gjendet në Arkivin Shtetëror të Venedikut, e ruajtur gjithashtu edhe në arkivin tim). Pas kësaj marrëveshjeje, Skënderbeu mundi të përgatitej seriozisht për një aksion kundër osmanëve në bashkëpunim me ushtrinë hungareze të drejtuar nga Janosh Huniadi, aksion i cili do të zhvillohet në Betejën e Kosovës më 17-20 tetor 1448. Për këtë qëllim Heroi ynë kishte kërkuar hua edhe nga Republika e Raguzës.

    Burimi: Një nga simbolet heraldike të Kastriotëve që është parë me rastin e marrëveshjeve të rëndësishme ndërkombëtare! /Trungu & InforCulture