Tag: skënderbej

  • Nis numërimi mbrapsht, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në “Sheshin Skëndërbej”

    Nis numërimi mbrapsht, ndizen dritat e pemës së Krishtlindjeve në “Sheshin Skëndërbej”

    Pema në sheshin Skënderbej

    TIRANË- Një atmosferë magjike e fundvitit u ndje dhe mbrëmjen e sotme në sheshi “Skënderbej” në Tiranë, pasi u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve. Ishte kryebashkiakja e komanduar, Anuela Ristani, ajo që shtypi butonin duke ndezur dritat.

    Atmosfera festive u shoqërua dhe nga koritë e shkollave, artistët e vegjël dhe grupet e baletit, ndërsa zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve mbushën sheshin me këngë dhe gaz, duke krijuar një mbrëmje plot ngrohtësi dhe magji për të gjithë të pranishmit./ZËRI 

  • Pamje magjike, ndriçohet ‘Sheshi Skënderbej’

    Pamje magjike, ndriçohet ‘Sheshi Skënderbej’

    Tirana zyrtarisht ka hyrë në periudhën më të bukur të vitit. Kthyer tashmë në traditë, sheshi ‘Skënderbej’ është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
    Ceremonia nisi me këngë festive dhe vijoi më pas me ndezjen e dritave nën praninë e qindra fëmijëve dhe qytetarëve të cilët shijuan spektaklin e ndezjes së dritave.
    Pas kësaj ceremonie kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje me dron nga kjo ngjarje festive ku ndër të tjera shkruan ‘Dhjetori i festave’.

  • Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

    Festat e fundvitit, ndizen dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

    Dhjetori, muaji që shënon fundin e vitit kalendarik sjell një atmosferë festive në të gjithë botën ndërsa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranë janë ndezur dritat e pemës. Të gjithë e presin me padurim fundvitin por më shumë se fëmijët, askush tjetër.

    Ndezja e dritave shoqërohet dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.

    Sheshi Skënderbej, dhe jo vetëm, dominohet nga zbukurimet dhe pema simbolike në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të pranishëm në shesh ishin qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment magjik.

  • Festat e fundvitit, ndizen këtë mbrëmje dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

    Festat e fundvitit, ndizen këtë mbrëmje dritat e Pemës në ‘Sheshin Skënderbej’

    Dhjetori, muaji që shënon fundin e vitit kalendarik sjell një atmosferë festive në të gjithë botën ndërsa këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej” në Tiranëndizen këtë mbrëmje dritat e pemës. Të gjithë e presin me padurim fundvitin por më shumë se fëmijët, askush tjetër.
    Ndezja e dritave do të shoqërohet dhe nga zërat e qindra fëmijëve dhe të rinjve nga kori i shkollave të Tiranës, artistët e vegjël dhe grupet e baletit.
    Sheshi Skënderbej dhe jo vetëm dominohet nga zbukurimet dhe pema simbolike në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Të pranishëm në shesh janë qindra qytetarë të cilët shijuan këtë moment magjik.

  • VIDEO/ Koncert në ”Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike

    VIDEO/ Koncert në ”Sheshin Skënderbej” për Natën e Bardhë, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike

    Në Tiranë ”Nata e Bardhë” po festohet me një koncert të madh në sheshin ”Skëndërbej”. Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B po elektrizojnë vendin. Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Tirana do të pushtohet nga atmosfera festive. ”Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin”,-shkruan Rama.

  • “Nata e Bardhë”, koncert në sheshin “Skënderbej”, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin

    “Nata e Bardhë”, koncert në sheshin “Skënderbej”, Rama: Atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin

    Koncert dhe atmosferë feste do të ofrojë Tirana sot me rastin e ‘Natës së Bardhë’.
    Në Sheshin Skënderbej do të mbahet një koncert me të ftuar këngëtar shqiptar si Era Istrefi, Kida, Soni Malaj, Majk, Lumi B, duke nisur nga ora 18:00 deri në mesnatë.
    Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se Tirana do të ‘pushtohet’ nga atmosfera festive.
    ‘Tirana sot, ku emrat më të njohur të muzikës po performojnë në Sheshin Skënderbej, duke sjellë atmosferë feste dhe energji fantastike për qytetin’, shkruan Rama.

  • “Ata vrasin edhe në mes të sheshit Skënderbej”, Hoxha tregon kartelin që vrau Glimando Danin: Prej tyre dridhet edhe…

    “Ata vrasin edhe në mes të sheshit Skënderbej”, Hoxha tregon kartelin që vrau Glimando Danin: Prej tyre dridhet edhe…

    Gazetari Artan Hoxha ka treguar detaje të reja nga vrasja e Gilmando Danit në Rinas. Ai u shpreh në një intervistë se bëhet fjalë për një skuadër pushkatimi, e cila sipas tij, u përfshi dhe te vrasja e Brilant Martinajt.
    Por sipas tij, bëhet fjalë për një aleancë mes disa grupeve, të cilët kanë krijuar një lloj karteli, duke i bërë ata të paprekshëm. Pra me pak fjalë, një lloj “familje mafioze”.
    “S’është një grup i vetëm, prandaj unë vazhdimisht këmbëngul për një aleancë. Pra kemi të bëjmë me një bashkim të disa grupeve kriminale, të cilat mbas rrëzimit ose mbas zhdukjes së, pra rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt, ka kaluar në, si të them, është epoka e saj, ata janë, vazhdojnë ta kenë nën kontroll situatën, pra ata janë sot për sot për mua në Shqipëri organizimi kriminal më i fuqishëm në vend, pra janë një organizatë nëse do ta quaja kështu, por në fakt nuk është një, dhe prandaj unë e quaj aleancë. Duket sikur ka nuancën e një karteli, por nuk është një kartel i mirëfilltë. Është një aleancë, e cila kontrollon territorin në mënyrë perfekte pa patur asnjë lloj frike, asnjë lloj, si të them, trembje nga, nga një reagim, nga agjencitë e zbatimit të ligjit. Për ata nuk ka rëndësi nëse është aeroporti i Rinasit, është sheshi Skënderbej, ja aty janë forca policore, janë forca speciale, për ata është një lloj”, tha ai.
    Sipas tij, prej tyre ka frikë edhe vetë policia. “Unë nuk besoj që policia nuk e ka haberin se kush janë këta. E di shumë mirë që ata e dinë. Por deri tani nuk kanë arritur dot t’i kapin, sepse thashë ata nuk janë të atashuar pranë një grupi të mirëfilltë. Ata në vetvete janë kthyer në një grup vetë, por që janë në dispozicion, ose që janë nën mbrojtje dhe nën, nën mbështetjen me informacion, me mjete logjistike”, tha ai.

  • Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

    Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e hënë, në afërsi të sheshit “Skenderbej”, është gjetur një granatë dore.
    Mësohet se granata ka qenë jofunksionale, si ato të Luftës së Dytë Botërore.

    Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

     

  • Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej/ Mijëra shqiptarë protestuan në mbrojtje të luftës: Liri për krerët e UÇK-së

    Përmbyllet tubimi në Sheshin Skënderbej/ Mijëra shqiptarë protestuan në mbrojtje të luftës: Liri për krerët e UÇK-së

    Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
    Protesta përfshiu fjalime të zjarrta dhe në solidarizim me luftën e UÇK-së për lirinë e Kosovës, si dhe këngë me motive kombëtare nga artistë si Arif Vladi e Shkurte Fejza.
    Sakaq, tubimi zgjati për rreth më shumë se një orë, ndërsa pritet që një protestë e ngjashme të mbahet edhe në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

  • Protesta pro UÇK, Rama ndan pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Zemra mal!

    Protesta pro UÇK, Rama ndan pamjet nga sheshi “Skënderbej”: Zemra mal!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet e tij sociale për protestën që po mbahet këtë të premte në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë.
     Kryeministri Rama ka ndarë pamjet ku janë mbledhur mijëra njerëz nga të gjitha trevat shqiptare.Lexo edhe :Related Posts
     “Zemra mal”, shkruan Rama krah videos duke e shoqëruar me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës.

    Protesta mban moton “Liria ka emër, Drejtësi për çlirimtarët”.
    Kjo protestë është e treta me radhë pas atyre të mbajtura në Prishtinë dhe Hagë, ku më 14 shtator u mblodhën rreth 10 mijë shqiptarë në afërsi të Gjykatës Speciale. Në Hagë, që prej 3 prillit 2023, po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët i kanë mohuar të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
    /vizionplus.tv