Në një lokal në hyrje të qytetit të Lushnjës reklamohej 6 muaj më parë pasurimi i shpejtë përmes dy posterave të afishuar që promovonin investimet në platformën mashtruese XUEX.
Në këtë lokal, që u bë pikënisja e hetimeve, agjentët trokitën si klientë dhe investitorë të gatshëm për t’u bërë pjesë e skemës. Të parët që dhanë informacione ishin kamerierët e arrestuar, Emanuel Taullau, Flavio Mukaj, por më pas në pranga ra edhe Arbër Çela, pronari i lokalit.
Kamerieri Taullau është personi që i tregon agjentit të policisë se për t’u bërë pjesë e skemës duhet të investosh të paktën 1 mijë euro.
Në dosje përmendet si organizator edhe Ereledio Shebeku, i shpallur në kërkim dhe që rezulton të jetë personi kyç që kontrollonte skemën. Në kontakt me agjentin e policisë, Ereledio kishte shprehur frikën për vijimin e aktivitetit pas denoncimit publik të bërë nga deputeti Erjon Braçe.
Agjentët e policisë faktuan me zë e figurë se komunikimet e skemës, që ka mashtruar qindra shqiptarë, bëheshin përmes platformës Telegram. Në momentin që investoje, bëheshe pjesë e grupit dhe arrije të komunikosh direkt me profesorin, një person i identifikuar si “Leo Smith”.
Ky i fundit i ftonte të gjithë anëtarët e grupit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 çdo ditë, duke i kërkuar që t’i bëjnë “like” faqeve që u dërgonte ky shtetas në aplikacionin Telegram. Kaq mjaftonte që paratë e investuara fillimisht të rriteshin 1% në ditë. Dhe brenda 45 ditësh, secili prej tyre mund t’i tërhiqte.
E përfshirë në këtë skemë rezulton të jetë edhe një punonjëse e Bashkisë së Divjakës, bashkë me familjarë të saj.
Nga hetimet rezulton se aplikacioni i XUEX nuk ekzistonte në App apo Play Store, por vinte si një aplikacion i bazuar në një link, që instalohej në telefon. Pasi kishe kaluar paratë në llogarinë e tyre, mund të hyje në grupin e Telegramit ku ishin të gjithë përdoruesit, gati për të rënë pre e mashtrimit.
Tag: skemës
-

Dosja e piramidave online, polici u infiltrua si agjent në Lushnje
-

“Mund të blini periudhat e pa siguara nëpërmjet skemës së…”, eskperti këshilla emigrantëve: Duhet të keni kujdes me…
Mëngjesin e sotëm eksperti i pensioneve Kujtim Hoxha foli në lidhje me sigurimin vullnetar për emigrantët që janë larguar dhe nuk plotësojnë vitet e punës. Ai ka sqaruar se emigrantët mund të blejnë periudhat që i kanë bosh në vendin tonë, por duhet treguar kujdes pasi diçka e tillë mund të bëhet vetëm për shtetet me të cilat vendi ynë ka marrëveshje.
“Në skemën e sigurimeve shoqërore, krahas skemës klasike apo të vetëpunësuarit në bujqësi, ekziston dhe skema e sigurimit vullnetar, për personat që nuk përfshihen në skemat e mësipërme.
Kjo mund të zbatohet për personat që kanë mangësi në vjetërsinë e punës. Një pjesë e emigrantëve, kanë punuar jashtë, por duke mos patur dokumente të rregullta kanë punuar në të zezë dhe pa sigurime. Në rastet kur e dinë që një pjesë e periudhës së punës e kanë të pa deklaruar, mund t’i blejnë këto periudha në Shqipëri, por duhet pasur kujdes, aplikohet për shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, dhe duhet të kihet parasysh që të mos ketë mbivendosje të periudhave.Sigurimi i periudhave boshe do të blihet me vlerën e sotme, që është 8640 lekë në muaj.Sigurimi bëhet në drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore”, sqaroi zoti Hoxha. -

Mblidhen drejtuesit e klubeve të Superiores, diskutohet për rishikimin e skemës “Final 4”
12 Korrik 2025
16:57
Telesport
Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi paraditen e kësaj të shtune një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe mundësia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij formati në aspekte sportive dhe komerciale, duke synuar një produkt më tërheqës për publikun dhe partnerët mediatikë.
Drejtuesit u njohën me këtë propozim, ndanë mendimin e tyre, teksa vendimi nëse do të ketë ndryshim apo jo në skemë do të komunikohet në vijim. -

KF Vllaznia propozon ndryshim të skemës aktuale të “Final 4”, ja çfarë kërkoi drejtori Vioresin Sinani…
Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi sot një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”. Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Në këtë kuadër dhe me propozimin e Federatës për një skemë me “Final 4”, KF Vllaznia përmes drejtorit sportiv Vioresin Sinani ka propozuar këtë opsion:
“Në fund të kampionatit të rregullt, pikët të zerohen. Në gjysmëfinale të luhet me skemën: Vendi i parë me të katërtin dhe i dyti me të tretin, me sistem vajtje- ardhje, ndërsa finalja të luhet në “Air Albania”. Me këtë formulë vendi i parë është i favorizuar sepse do të luajë me të katërtin. Në këtë mënyrë, ndeshjet gjysmëfinale do të luhen në stadiumet respektive me sistem vajtje – ardhje”.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

FSHF, konsultim me drejtuesit e klubeve të “Abissnet Superiore” për rishikimin e skemës “Final 4”
Departamenti i Garave në FSHF zhvilloi paraditen e kësaj të shtune një takim konsultues me drejtues të klubeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Në fokus të këtij takimi konsultues ishte diskutimi mbi një propozim për përmirësimin e skemës aktuale të “Final 4”, me qëllimin për të rritur më tepër rivalitetin dhe cilësinë në fazën përmbyllëse të kampionatit.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe mundësia për zhvillimin e mëtejshëm të këtij formati në aspekte sportive dhe komerciale, duke synuar një produkt më tërheqës për publikun dhe partnerët mediatikë.
Drejtuesit u njohën me këtë propozim, ndanë mendimin e tyre, teksa vendimi nëse do të ketë ndryshim apo jo në skemë do të komunikohet në vijim.
Vazhdo leximin
-

Pensionet e pjesshme “shpëtojnë” buxhetin nga kosto e subvencionimeve
Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po shënon rënie si në vlerë ashtu edhe në përqindjeje të PBB viti pas vitit, duke lehtësuar ndjeshëm buxhetin e shtetit.Në vitin 2024 të ardhurat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore arritën në 175 miliardë lekë, nga të cilat 139 miliardë ishin hyrje të drejtpërdrejta nga kontributet dhe pjesa tjetër prej 38 miliardë lekësh u mbulua nga buxheti i shtetit si pjesë e detyrimeve ligjore që rrjedhin nga skemat suplementare, skemat e minatorëve, të fshatit dhe të tjera që rrjedhin nga ligji i sigurimeve shoqërore.Në anën tjetër shpenzimet totale të ISSH-së në vitin 2024 arritën në 188, 626 miliardë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të ISSH-së deficiti që mbulohet nga taksa e tjera të buxhetit të shtetit arriti në 13, 5 miliardë lekë ose 0.5 % të PBB-së, niveli i ulët historik.Në vitin 2015 subvencioni i skemës së pensioneve ishte 26 miliardë lekë ose 1.82 për qind e PBB-së. Ndërmjet 2015 dhe 2024 subvencioni i buxhetit për skemën e pensioneve është përgjysmuar në vlerë dhe është ulur me shumë se tre herë në raport me PBB-në (shiko grafikun bashkëngjitur).Subvencioni i skemës së pensioneve është shuma që jep buxheti i shtetit për të mbuluar deficitin financiar të skemës së sigurimeve shoqërore, përkatësisht të pensioneve. Në terma të thjeshtë, kjo është ndihma financiare që qeveria jep çdo vit, sepse kontributet që paguhen nga të punësuarit dhe punëdhënësit dhe pagesat e drejtpërdrejta nga skemat suplementare nuk mjaftojnë për të paguar pensionet që u takojnë pensionistëve.Subvencioni nga buxheti për skemën publike të pensioneve para pandemisë ka qëndruar mbi 27 miliardë lekë çdo vit, megjithatë, që nga viti 2022, vërehet një rënie e ndjeshme, nga 22,9 miliardë lekë në 2022 në 14,6 miliardë lekë në 2023 dhe më tej në 13,5 miliardë lekë në 2024.Rënia e subvencioneve nga buxheti i shtetit erdhi për dy arsye. E para të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit nga rritja e pagës minimale, e pagave në sektori privat dhe në atë publik. Nga 2020 në 2024 të ardhurat nga kontributet e drejtpërdrejta u rriten me 67 për qind, ose 550 milionë euro më shumë.Nga ana tjetër shpenzimet e skemës u mbajtën nën kontroll megjithë rritjen e numrit të pensionistëve. Prej gati një dekade pensionet e reja të pleqërisë dalin më të ulëta se pensioni mesatar pasi përfituesit nuk arrijnë plotësojnë kriterin kryesor vitet e sigurimit.52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-nTë dhënat tregojnë se, presioni mbi buxhetin e shtetit për subvencionin e skemës së pensioneve është ulur ndjeshëm dhe qeveria ka më shumë hapësira për të shpërndarë bonuse ose për një përqindje rritjeje më shumë se inflacioni./ B.HoxhaBurimi: ISSHKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve në Dokumentin Politik për Moshimin, ku parashikohet dhënia e pensionit të 13-të për të moshuarit dhe rritja në masën 50% të pensionit mesatar.
Të moshuarit shprehen se kjo do të ishte një ndihmë e konsiderueshme për ta, pasi pensioni që marrin aktualisht u shkon kryesisht për medikamente dhe pagesën e ujit dhe energjisë elektrike.
Nga ana tjetër, ka edhe nga ata të moshuar të cilët shprehen se duhet të ketë reformim të thellë të skemës së pensioneve, sidomos sa i përket kontributeve shoqërore.
Në Dokumentin Politik për Moshimin dhe Planin e Veprimit 2025-2030, në fokus është reformimi i skemës së pensioneve në Shqipëri, ku parashikohet rishikimi i moshës së daljes në pension për burrat dhe gratë, si dhe ndryshimi i formulës së përllogaritjes.Një tjetër pikë e rëndësishme është indeksimi i diferencuar i pensioneve, ku synohet të sigurohet rritje reale e të ardhurave të kësaj shtrese.
Klan News -

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll
Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016. Sipas Monitor, të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktor kryesor që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139,4 miliard lekë me 2024 ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%.
Paga mesatare bruto u rrit 11,2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet të cilat grumbullohen mbi pagat bruto. Nga ana tjetër rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4,1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8,6% i vitit 2023. Për pasojë shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani. Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxiten nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime ka bërë që pjesa dërmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme. Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se me 2023, por 14% më i ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.
Nëse rritja e pagës minimale 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digjitalizimi forcon formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë zhvillimet demografike me plakjen e popullsisë që rrit daljet në pension do të ushtrojë presion për rritjen e shpenzimeve. Pensionet në tregun e punës, të tilla si emigracioni dhe informaliteti i lartë po ngushtojnë bazën e kontributeve. Reformat mbi skemën e pensioneve të zhvilluara gjatë 30 viteve të fundit nuk preken thelbin, strukturën demografike dhe informalitetin në tregun e punës. Aktualisht është duke u hartuar një reformë për pensionet, por ajo ndaloi progresin për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme -

A do të ketë rritje pensionesh në 2025? Ekspertët e ekonomisë japin informacionet e fundit, ja çfarë do të…
Pensionistët presin me shpresë rritje të pensioneve në vitin 2025. Ekspertët e ekonomisë shprehen skeptikë për një përmirësim të menjëhershëm. Reforma e premtuar për skemën e pensioneve ka mbetur pezull, ndërkohë që në buxhetin e miratuar nuk është parashikuar asnjë fond për indeksim. Ekspertë si Kujtim Hoxha dhe Teuta Nunaj paralajmërojnë se skema aktuale është në krizë të thellë dhe kërkon rishikim të menjëhershëm, ndërsa institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe FMN kanë theksuar nevojën për ndryshime thelbësore. Qeveria pritet të japë një bilanc në shtator, por pa një strategji të qartë, e ardhmja e pensioneve mbetet e pasigurt. Z.Hoxha thotë se reforma e pensioneve e cila ka filluar një vit më parë ka ngelur pezull.
Detajet
Ai deklaroi se në vitin 2025 në buxhetin e shtetit nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksimin e pensioneve. Hoxha tha se Banka Botërore dhe FMN i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë dhe se statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por se teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. “Reforma e pensioneve ka filluar një vit më parë, duke pasur parasysh problematikat gjatë rrugës, por edhe fushatën zgjedhore që ka filluar më herët se parashikimet ligjore, është parë e arsyeshme nga qeveria aktualisht nuk kemi asnjë informacion se çfarë u bë me pensionet. Kryeministri tha se në 1 tetor do të niste reforma e pensioneve, gjë që nuk ndodhi se për një ligj do 3-4 muaj për tu hartuar, por në afatin kohor ishte e pamundur të realizohej. Edhe ndërkombëtarët Banka Botërore dhe FMN, i kanë dhënë sinjal qeverisë se skema e sigurimeve shoqërore duhet të ndryshojë. Këto sinjale kontestoheshin herë pas here dhe nga grupet e interesit për atë rezultat që do të arrihej.
Banka Botërore tërhoqi vëmendjen për numrin e punonjësve që punojnë në të zezë dhe sipas INSTAT punonin 1.3 milionë njerëz, por derdhnin kontribute 800 mijë dhe ju kërkua qeverisë që të marrë masa që të rriten kontributet. Të punësuarit në sektorin privat nuk derdhin kontribute mbi pagën reale, por mbi pagën minimale. Në këtë fazë u dha ideja që personi social të jepet në raport me vitet që kanë. Një qytetar që sot nuk merr pension social për shkak se nuk ka plotësuar 15 vjet dhe as moshën 70 vjeç, parashikohet me sa vite që ka, 3, 4 vjet, të trajtohet në këto raporte. Kjo e bën shumë shqetësuese skemën e sigurimeve shoqërore. Duhen pasur parasysh që ligjvënësi të shpallë objektivat se pse bëhet, se ligjin e kemi, çfarë do të bëhet, do të jetë thjesht për të përmirësuar situatën financiare të buxhetit të shtetit. Të ardhurat e qytetarëve kjo është më e rëndësishme.
Statistikat tregojnë se kjo skemë është krejtësisht e rrënuar kështu siç është, por teknikët duhet të shprehin mendimet e tyre se si do dalin nga kjo gjendje. Unë shoh se dhe aktorët politikë në këtë fushatë shpallën objektivat e tyre. Askush nga këto dy partitë që janë sot, ose njëra që ka shumicën në parlament, nuk ka shprehur interes, për interesin e qytetarëve. Nuk do të ketë rritje deri në vitin 2030. Në vitin 2025 që jemi sivjet, në buxhetin e shtetit të miratuar nga parlamenti, nuk është parashikuar asnjë lekë për indeksim. Edhe mund të bëhet se gjithmonë në shtator qeveria bën bilancin. Gjyqtarë dhe kryetarë bashkie nuk gjejnë dokumentet para vitit 2011. Heqja e tavanit duhet të bëhej, por në momentin që do të krijoheshin kushtet për të standardizuar kushtet dhe kontributet sipas individëve. Është e padrejtë që një ushtarak merr pension 650 euro dhe një minator 230.
Nunaj: Duhet rishikuar skema e pensioneve për të zgjidhur problemet ekzistuese
Nga ana tjetër Teuta Nunaj thotë se është folur gjatë për skemën e pensioneve dhe theksi është vendosur te rishikimi i skemës, për tu bërë një reformë që do të zgjidhte ato probleme që janë ekzistuese. Ajo deklaroi se në atë që është thënë në diskursin publik nuk është folur për ndryshimin e skemës, por për një mori problematikash të pazgjidhura nga reforma e 2014. Sipas saj, thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. “Pritej që në fund të dhjetorit të kishte një raport nga institucionet shqiptare dhe Banka Botërore për t’i bërë skanerin situatës së skemës së pensioneve.
Duhet të identifikohet se cila është gjendja dhe problemet dhe për të realizuar një reformë të re, që parashikon zgjidhjen e problemeve dhe ndihmesë për të përballuar kërkesat në rritje. Numri i pensionistëve çdo vit vjen duke u rritur, por është një numër që përballohet shumë pak nga kontributet shoqërore. Thelbi nuk do jetë ndryshimi i skemës, por zgjidhja e problemeve aktuale që ka skema. Me ndryshimet e skemës së vitit 2014 është hequr pensioni maksimal, por shihet numri i viteve dhe vlera kontributive, pasi më parë merrej paga më e lartë e tre viteve në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht gjithë ata individët burrë apo grua që kanë mbushur moshën por nuk kanë përmbushur 15 vite kontribute, dalin me pension social. Kur të marrësh pensionin social mund të marrësh një vlerë plus, në varësi të viteve kontributive. Heqja e tavanit ka qenë lajm shumë pozitiv për skemën e pensioneve”, tha ajo. -

Kritere të reja për fermerët! Subvencionet sipas skemës kombëtare, bujqit: Kemi vështirësi edhe për aplikimin
Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë.
Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi dy risi pasi do të subvencionohen të gjithë blegtorët ku do të marrin mbështetjet për gjedhët dhe viçat, një gjë e tillë ndodh për herë të parë, risia tjetër është se të gjithë fermerët e serave që kanë vendosur të heqin dorë nga pesticidet dhe që përdorin kontrollin biologjik.
Aplikimet për Skemën Kombëtare do të zgjasin disa ditë duke filluar që nga 14 prill e deri më 30 maj. Fermerët mund të aplikojnë nëpërmjet një telefoni celular smart, por mund tu drejtohen edhe agropikave.
Enver Gaba, nga fshati Daias i Tiranës, ka një sipërfaqe toke prej 17 dynym të mbjell me kultura të ndryshme bujqësore, ai thotë që edhe kësaj here do të aplikojë për të qenë përfitues i naftës falas. 80 vjeçari thotë se e ka tepër të vështirë të aplikojë, për këtë arsye edhe kësaj here aplikim do t’ja bënë specialistët e agropikave.
“Unë kam mbjellë 250 rrënjë ulli, dhe kam vreshta arra e lajthi kjo është hera e katër që aplikoj për skemën e naftës“-shprehet fermeri Enver Gaba.
Por për tu shpallur fitues këtë vit janë vendosur rregulla të reja.
“Për të qenë fitues i Skemës Kombëtare 2025 duhet të jeni të pajisur me NIPT-in e fermerit, duhet të keni një numër llogarie aktive, dhe dokumentacioni i pronësisë i pajisur me hartën kadastrale gjithashtu në sistem duhet të ngarkohet një faturë tatimore shitje ose blerje, që keni shitur prodhimin ose që keni blerë fara, fidanë apo plehra kimikë. Hapi i fundit do të jetë nga specialistët në terren. efekt kur plotëson”-shprehet Gerantina Llanaj, specialiste AZHBRR.Top Channel