Fatjon Softa, i ftuar në studion e “Dita Jonë”, u shpreh se skemat e krimeve në Shqipëri janë të njëjta.
“Është kthyer në një lloj profesioni ky i vrasësit me pagesë. Po përdoren dhe ka pasur raste që kanë qenë vrasës të huaj me pagesë. Shqiptarët po paguajnë vrasës nga vende të tjera sepse identifikohen më pak dhe pasi largohen nga Shqipëria, është më e vështirë për t’u kapur”, shpjegoi Softa.
“E zgjedhin këtë gjë sepse e kanë hallin te porositësi, jo te atentatori. I paguajnë edhe me çmime shumë të larta të huajt”, shtoi Softa.
Tag: skemat
-

“Shqiptarët paguajnë vrasës të huaj”, eksperti i sigurisë analizon skemat e krimit
-

“Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive”/ Personat e veshur me pushtet, flet Zhupa: Janë premtuar…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në Takimin e njëzetë të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri – Bashkimi Evropian deklaroi se turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive.
Zhupa tha se investitorët strategjikë gjatë fushatës elektorale kishin objektiv votat në zonat e tyre, ku kanë premtuar investime në shkëmbim të votave. Më tej, deputetja u shpreh se çdo ditë merren 80 mijë euro nga taksat e qytetarëve në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Fjalimi i plotë:
Turizmi po përdoret si alibi për skemat korruptive dhe preferenciale të “investimeve strategjike”. Këta të fundit kanë përfituar këtë status jo rrallëherë në mungesë të theksuar të procedurave konkurruese dhe të transparencës publike. Mbi të gjitha, bëhet fjalë për persona të veshur me pushtet politik, si në rastin e bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, znj. Xhaçka, apo për pastrimin e parave nga krimi i organizuar nëpërmjet individëve “prestanome”, pa historik të kapitalit financiar të justifikueshëm.
Gjatë fushatës elektorale, investitorët strategjikë kishin si objektiv votat në zonat e tyre. Në zonën time elektorale janë premtuar investime të reja strategjike në Lekurës e në Ksamil.
Mega-afera e koncesionit të aeroportit të Vlorës është provuar me dokumente shtetërore si një procedurë fiktive, me kompani fiktive dhe me veprime të kryera hapur në mashtrim të ligjit. Projekti tashmë i korruptuar edhe publikisht dhe në shkelje të MSA-së, për mungesë konkurrimi në tenderim, mbetet një rrezik për biodiversitetin, florën dhe faunën e lagunës së Nartës.
Nga ana tjetër, prej muajsh mediat raportojnë se kantieri është jashtë pune, duke kujtuar se Aeroporti i Mynihut është tërhequr nga supervizimi, për shkak të presionit mbi shkeljet e konventave ndërkombëtare dhe rrezikut mjedisor. Dëmi që i është shkaktuar aktualisht, edhe nëse projekti nuk përfundon, do të krijojë një ndotje afatgjatë dhe mjaft të rëndë për mjedisin e zonës së mbrojtur.
Projektet infrastrukturore mbeten projekte korruptive, që nuk janë ngritur në nivelin për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik. Ato janë më shumë dosje hetimore sesa investime të frytshme për vendin.
Ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura” ishte hartuar në frymën e legjislacionit dhe të parimeve evropiane, me asistencën e ekspertëve. Deri në këtë moment nuk është paraqitur asnjë raport apo analizë studimore që të dëshmonte vështirësitë e zbatimit të ligjit apo probleme të mundshme në terren.
Pra, dukshëm nuk kishte asnjë arsye apo shqetësim real për të propozuar ndryshime drastike në këtë kuadër ligjor. E aq më pak, nuk ishte e nevojshme që këto ndryshime të bëheshin pa konsultime me ekspertë dhe institucionet përgjegjëse vendase apo të huaja.
Në lidhje me mjedisin, kujtojmë se në vitin elektoral janë përcaktuar të mbillen të paktën 1 miliard e 200 mijë rrënjë kanabis, sa kurrë ndonjëherë më parë në histori. Dhe të gjitha këto, tashmë jo bimë klandestine, por bimë të mbjella me “certifikatë shteti”. Narkoqeveria ka shpërndarë në mënyrë të paligjshme leje për mbjelljen e mbi 29.000 hektarëve drogë, ndërkohë që ligji parashikon vetëm 200 hektarë në total. Ky veprim ishte një formë blerjeje masive të votave, në kundërshtim me ligjin dhe me konventat ndërkombëtare.
Në Shqipëri janë harxhuar miliona euro, dhe vazhdojnë të harxhohen, për futjen e metodës së incenerimit. Tashmë, pa pranuar dështimin, ne vijojmë të paguajmë kostot e korrupsionit. Në fakt, asnjë incenerator nuk funksionon: as ai i Elbasanit, as i Fierit, ndërsa ai i Tiranës as që ekziston, por merr 80 mijë euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve. Një aferë prej 430 milionë eurosh, ndërkohë që problemi i mbetjeve është kthyer jo vetëm në problem mjedisor, por edhe në problem të thellë korrupsioni. Shumë kanë përfunduar në burg, dhe të tjerë do të shkojnë.
Bashkimi Evropian nuk mbështet afera korruptive që fshihen pas pretendimit të zhvillimit të turizmit, mjedisit dhe procesit të integrimit. -

“Të heqin dorë nga skemat e vjetra”/ Përjashtimi me 15 ditë i deputetit, reagon analisti: Sjellja e opozitës anormale
Tensionet në jetën parlamentare shqiptare vijojnë, teksa Sekretariati i Etikës vendosi këtë të hënë përjashtimin për 15 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetit të opozitës, Gazment Bardhi.
Lidhur me situatën e krijuar, analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, tha se sjellja e deputetëve në Kuvend është një pasqyrim i gjendjes në shoqëri, duke kritikuar ashpër opozitën për mungesë vizioni dhe veprime të papërgjegjshme.
Sipas tij, Parlamenti është kthyer në një arenë frike dhe tensioni, ndërsa opozita ka humbur kontaktin me qytetarin dhe është thellësisht e kompromentuar.
“Ajo që reflektohet në sallën e Kuvendit, reflektohet edhe në shoqërinë shqiptare. Kur shikon deputetë të opozitës që duhet të ishin e kundërta e atyre që janë në mazhorancës, për të fituar besimin e qytetarëve. Sjella e saj është anoramle. Parlamenti është kthyer në një arenë ankthi dhe frike. Fokusi i opozitës duhet të jenë qytetarët dhe komunikimi me ata. Aleati më i rëndësishëm i saj duhet të jetë qytetari.
Opozita duhet të heqë dorë nga skemat e vjetra. Nuk mund të flasë kundër korrupsionit një njeri i korruptuar, që nga i pari, Berisha e deri te i fundit. Ditën flasin për korrupsionin dhe drejtësinë, kurse natën bëjnë plane e marrëveshje për kulla dhe resorte. Opozita është e kompromentuar. Berisha këtë vit ka realizuar mentalitetin e asgjësë. ‘Opozitarët e rinj’, po sillen më keq se të vjetrit”, tha analisti Bejko. -

Skemat piramidale online, Braçe publikon VIDEON: Ja si ju merrnin paratë qytetarëve nga llogaria bankare
Deputeti Erion Braçe vazhdon të dënoncojë me të njëjtën force skemat piramidale online në vendin tonë.
Ditën e sotme, në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video që tregon se si vidheshin qytetarët që besonin te shumëfishimi i parave të derdhura në këto skema piramidale online.
Kjo është videoja më domethënëse-provë
Për piramidat online:
Kështu ju merrnin lekët nga llogaria bankare në Binance dhe nga Binance në Xuex!
Shiheni videon, njëra nga të dyja është Joana;
personi KYC që ka drejtuar trajnime me agjentët që rekrutonin njerëz e grumbullonin paratë për piramidën”, – shkruan Braçe, bashkëngjitur videos. -

Skemat piramidale, burg për 4 të arrestuarit
Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 15:16
Këtë të mërkurë janë dhënë masat e sigurisë për gjashtë të arrestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar XUEX, për goditjen e skemave piramidale online. Emanuel Taullahu dhe Flavio Mukaj, janë lënë me detyrim paraqitje. 4 të tjerët burg me afat 60 ditor.
-

Policia e Shtetit paralajmëron për skemat piramidale online: Mos besoni në investime që premtojnë fitim të menjëhershëm
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat piramidale online.
“Organizatorët e vërtetë vijojnë të jenë objekt hetimi dhe Polia po ndjek të gjitha gjumët për të zbardhur këtë rrjet. Mos besoni në investime të sigurta që premtojmë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e skemave të tilla”.
-

Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat piramidale online: Mos besoni në investime që premtojnë fitim të menjëhershëm
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët për skemat piramidale online.
“Organizatorët e vërtetë vijojnë të jenë objekt hetimi dhe Polia po ndjek të gjitha gjumët për të zbardhur këtë rrjet. Mos besoni në investime të sigurta që premtojmë fitim të menjëhershëm. Mos lejoni që persona të njohur t’ju shtyjë të bëheni pjesë e skemave të tilla”.
Top Channel
-

“Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit nuk rikthen investimin
Kushdo që ka investuar në skemat piramidale në internet i ka humbur paratë. Me ndërprerjen e aktivitetit, investimi nuk rikthehet. Humbja e parave të bllokuara të shumë shqiptarëve mund të konfirmohet duke u bazuar edhe te ajo që ka ndodhur në shtete të tjera.
Paratë janë të humbura në çdo rast. Me ndërprerjen e aktivitetit me “skemat piramidale” online, investimi nuk rikthehet.
Edon Vagagji, ekspert i sigurisë në IT, shprehet për A2: “Këto platforma funksionojnë duke mashtruar përdoruesit me fitime të shpejta dhe të sigurta, duke i joshur me reklama të shumta në rrjete sociale. Fillimisht, ato paguajnë disa përdorues për të krijuar besim dhe për të tërhequr të tjerë, por më pas, kur arrihet një numër i madh investimesh, aktiviteti ndërpritet papritur. Në momentin që rrjeti bie, gjurmët digjitale fshihen, paratë transferohen në llogari të paarritshme dhe gjasat për t’i marrë mbrapsht janë pothuajse zero”.
Humbja e parave të bllokuara të shumë shqiptarëve mund të konfirmohet duke u bazuar edhe te ajo që ka ndodhur në shtete të tjera.
“Në vende të tjera të rajonit dhe Europës, ku kanë ndodhur skema të ngjashme, janë zhdukur miliona euro dhe vetëm një pjesë fare e vogël është arritur të rikuperohet. Këto platforma regjistrohen në juridiksione ku ligjet janë të dobëta dhe autoritetet lokale nuk kanë mundësi të ndërhyjnë. Deri sa të nisin hetimet, gjurmët digjitale fshihen dhe paratë shpërndahen në qindra llogari të ndryshme, duke e bërë praktikisht të pamundur kthimin e tyre”, shtoi Vagagji.
Dyshime ka se pas tyre, veç grupeve kriminale të huaja, fshihen edhe shtetas shqiptarë.
“Ka dyshime të forta që këto skema nuk operohen vetëm nga grupe kriminale jashtë vendit, por edhe nga shtetas shqiptarë që shfrytëzojnë njohuritë teknologjike dhe rrjetet lokale për t’i bërë ato më të besueshme. Ata krijojnë faqe dhe aplikacione në gjuhën shqipe, përdorin reklama të targetuara në rrjete sociale dhe madje përdorin figura të njohura për të rritur kredibilitetin. Kjo e bën shumë më të vështirë identifikimin dhe goditjen e tyre, pasi aktiviteti duket fillimisht si i ligjshëm, ndërsa në prapaskenë paratë transferohen jashtë vendit”, shtoi më tej eksperti IT për A2.
Skemat mashtruese online vlerësohet se i kanë zhvatur qytetarëve shqiptarë rreth 5 milionë euro. Pavarësisht reagimeve nga Policia e Shtetit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe ai për Mbikëqyrjen Financiare, pas shqetësimit të ngritur nga deputeti socialist Erion Braçe, “firmat piramidale” vijojnë aktivitetin në rrjetin social Telegram.
Nga “TEXE apo “GROKREXDUU” platformat kanë ndryshuar emër, ndërsa “XUEXA” vijon me të njëjtin identitet. -

“Skemat piramidale online”, paratë janë të humbura në çdo rast. Ndërprerja e aktivitetit s’rikthen investimin

Skemat piramidale online/ Braçe denoncon me emra rastet në Divjakë: Ndërprisni aktivitetin, ndaloni kërcënimet ndaj…
Erion Braçe: Beteja me piramidat online XUEXa, TXEX, GROKR!
Tre agjenci shtetërore – Policia e Shtetit me Drejtorinë e Krimit Kibernetik dhe Drejtorinë e Krimit Ekonomik e Financiar, Agjencia për Sigurinë Kibernetike dhe AKEP – janë përfshirë në veprime të drejtpërdrejta kundër tre skemave piramidale online.
Prioritet i tyre sot kanë qenë:Bllokimi i aksesit të këtyre piramidave brenda territorit shqiptar dhe hetime konkrete e të thelluara për organizatorët, përhapësit, agjentët dhe rekrutuesit e viktimave brenda këtyre skemave!
Aksesin e kanë mbyllur deri në këtë orë kompanitë e mëdha të shërbimit të internetit në vend.
Kam një thirrje për dy kompanitë e internetit që mbulojnë Divjakën:Endi Internet dhe Luva Group – bindjuni menjëherë urdhërimit të AKCESK së AKEP për të bllokuar aksesin në tre skemat piramidale online, tani!Mos u bëni pjesë e krimit!
E dyta që kam:Po lexoj komunikimin në grupin e agjentëve të XUEXa në Divjakë e Lushnje;E para, kuptoni idiotë që po flisni me robotin Leo Smith, jo me një nga ju – robotin – shiheni shqipen dhe e kuptoni.E dyta, thirrja ime është shumë e qartë:Prioritet tani është që ju të ndërprisni aktivitetin, jo vetëm në grupe Telegrami e WhatsApp, por edhe të ndalni kërcënimet përkundrejt viktimave që duan të dalin nga piramida! Stop! Fuqia e ligjit po vjen tek ju!
Në fund:Po përsëris thirrjen për çdo banor të Divjakës e Lushnjës:Vazhdoni të dilni nga XUEXa dhe çdo piramidë tjetër online – shpëtoni veten dhe kursimet tuaja!Nuk ka asgjë ndryshe nga skema e Rrapush Xhaferrit, veç faktit që nuk është në letër por online!