Tag: skema

  • Hapet zyrtarisht Skema e Investimeve: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

    Hapet zyrtarisht Skema e Investimeve: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

    Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim grant për investime në mekanizimin e bujqësisë.
    Përmes kësaj skeme mbështeten fermerët për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve moderne për mekanizimin dhe përmirësimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale.
    Aplikimi i mekanizimit dhe teknologjive të reja në bujqësi i ndihmon fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e punës së tyre.
    Sipas Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, vitin e kaluar kërkesat më të larta për financim përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ishin për blerjen dhe përmirësimin e mjeteve dhe mekanikës bujqësore.
    Qeveria përmes kësaj skeme financon 50% të vlerës totale të faturave tatimor, deri në 5 milionë lekë për subjekt.
    Ky investim mbështet fermerët në modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, për realizimin e punës në mënyrë më efikase dhe të sigurt, për të përmirësuar jetën dhe prodhimin e tyre
    Skema Kombëtare e Investimeve 2025, përmbledh nëntë masa, që përfshin gjithë bujqësinë që nga mbjellja e fidanëve të pemëve frutore deri në përpunimin e fruta-perimeve. Këtu përmblidhen mekanika, blegtoria, ndërtimi i stallave, bletaria.
    Aplikimet për të përfituar nga kjo skemë janë hapur më 30 korrik dhe do të vazhdojnë deri më 30 shtator 2025.
    Ndërkohë vitin e kaluar nga 404 aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2024, 305 kërkesa janë për mekanikë bujqësore.
    Për mekanikën bujqësore vlera mesatare për fermerë shkon 30 deri 36 mijë euro ku 50% financohet grant nga Skema e Investimeve. Ndërsa pjesa tjetër do të paguhet nga fermeri, fond të cilin fermeri mund ta marri kredi në bankë duke përdorur Fondin e Garancisë Sovrane ku shteti mbështet 80% të kolateralit.

  • Skema Kombëtare e Investimeve, mundësi financimi në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm

    Skema Kombëtare e Investimeve, mundësi financimi në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm

    Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Financave,  Petrit Malaj, dhe drejtoreshën e AZHBR-së, Ardita Kuçi, u bënë thirrje dje fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare.
    Gjatë një vizite të zhvilluar në Agropikën në Lushnjë, zonë kyçe për bujqësinë, ata nënvizuan rëndësinë e këtij programi për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizmit. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se Skema e Investimeve 2025 përfshin 9 masa mbështetjeje, të cilat ofrojnë mundësi financimi për investime në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm. “Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre”, theksoi ministrja Denaj. Një nga risitë e këtij viti, theksoi Denaj, është mbështetja e veçantë për agropërpunimin, për të cilin janë alokuar 20 milionë euro. Një tjetër fokus, nënvizoi Denaj, është agroturizmi, që ndihmon në ruajtjen e traditave dhe promovimin e produkteve autentike shqiptare.
    “Për të mos lënë jashtë vëmendjes agroturizmin, një nga elementët më të rëndësishëm sot për të ruajtur farën autoktonë, trashëgiminë tonë në kulinari dhe për të ardhur në ndihmë “Paketës së Maleve”, një nisëm e qeverisë shqiptare që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 2500 aplikime”, deklaroi Denaj. Përveç granteve, kjo skemë ofron edhe mundësinë për të përfituar kredi të buta me një normë interesi prej vetëm 2%, ku shteti mbulon deri në 70% të kolateralit. “Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë”, theksoi Denaj. Skema gjithashtu i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë mbështetjeje, pa kufizime monetare, duke lejuar kombinimin e investimeve në mbjellje të reja, me investime në teknologji dhe mbrojtjen e prodhimeve.

  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

    Skema Kombëtare e Investimeve 2025: Mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sektorin e agroturizmit!

    Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ka hapur mundësi të reja për fermerët, agropërpunuesit dhe sipërmarrësit e sektorit të agroturizmit. Kjo iniciativë, e cila është e hapur për aplikime deri më 30 shtator 2025, ofron një paketë mbështetjeje financiare të integruar, që përfshin grante deri në 50% të vlerës së investimeve, si dhe kredi të buta me norma të ulëta interesi.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bashkë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, dhe drejtoreshën e AZHBR-së, Ardita Kuçi, u bënë thirrje sot fermerëve në të gjithë vendin që të përfitojnë nga mundësitë që ofrohen për të modernizuar dhe rritur kapacitetet e bujqësisë shqiptare.
    Gjatë një vizite të zhvilluar në Agropikën, në Lushnje, zonë kyçe për bujqësinë, ata nënvizuan rëndësinë e këtij programi për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare dhe për zhvillimin e mëtejshëm të sektorëve të bujqësisë dhe agroturizmit.
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se skema e Investimeve 2025 përfshin 9 masa mbështetjeje, të cilat ofrojnë mundësi financimi për investime në bujqësi, agropërpunim dhe agroturizëm.
    “Fermerët mund të aplikojnë për grante deri në 50% të shpenzimeve për ndërtimin e serave, mekanikën bujqësore, sistemet e mbrojtjes së prodhimeve dhe zhvillimin e agropërpunimit, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e vlerës së produkteve të tyre”, theksoi ministrja Denaj.
    Një nga risitë e këtij viti, theksoi Denaj, është mbështetja e veçantë për agropërpunimin, për të cilin janë alokuar 20 milionë euro.
    Një tjetër fokus, nënvizoi Denaj, është agroturizmi, që ndihmon në ruajtjen e traditave dhe promovimin e produkteve autentike shqiptare.
    “Për të mos lënë jashtë vëmendjes agroturizmin, një nga elementët më të rëndësishëm sot për të ruajtur farën autoktonë, trashëgiminë tonë në kulinari dhe për të ardhur në ndihmë “Paketës së Maleve”, një nisëm e qeverisë shqiptare që sapo ka nisur dhe që në nisje të saj ka 2500 aplikime”, deklaroi Denaj.
    Përveç granteve, kjo skemë ofron edhe mundësinë për të përfituar kredi të buta me një normë interesi prej vetëm 2%, ku shteti mbulon deri në 70% të kolateralit.
    “Kjo do të ndihmojë fermerët të financojnë investime të nevojshme për modernizimin e prodhimit dhe për të rritur efikasitetin e punës në fushën e bujqësisë”, theksoi Denaj. Skema gjithashtu i jep mundësinë çdo aplikanti të përfitojë nga më shumë se një masë mbështetjeje, pa kufizime monetare, duke lejuar kombinimin e investimeve në mbjellje të reja, me investime në teknologji dhe mbrojtjen e prodhimeve.
    Ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi se qeveria shqiptare po punon për krijimin e modeleve që do të mbështesin fermerët në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke ofruar subvencione dhe kredi të buta. “Vetëm për vitin 2025 kemi vënë në dispozicion të sektorit të bujqësisë Skemën Kombëtare të Investimeve për vlerën e 20 milionë eurove. Kemi vendosur subvencionet për sektorin e bujqësisë në vlerën 45 milionë euro. Gjithashtu në fillim të këtij viti kemi lançuar edhe kreditë e buta për këtë sektor, në vlerën 250 milionë euro, e cila nëse do të kombinohej edhe me Garancinë Sovrane, të gjithë fermerët do të mund të përfitojnë kredi të buta me një normë interesi 2 % që do të garantohen deri në masën 70% nga shteti dhe vetëm 30% nga fermerët”, deklaroi Malaj.
    Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, theksoi se procesi i aplikimit është thjeshtuar dhe fermerët mund të aplikojnë me ndihmën e agropikave të vendosura në 20 qytete të vendit, ndërsa aplikimet përfundimtare bëhen pranë zyrave të AZHBR-së.
    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën thirrje për gjithë fermerët dhe agropërpunuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofrohen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025 për të realizuar investime të qëndrueshme dhe për të kontribuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri.
    Mbështetja me grante në masën 50 % do të shoqërohet për gjatë gjithë vitit me asistencë të drejtpërdrejtë për disbursimin e masës së parë prej 30 %, brenda dhjetorit./scan

  • Skema mbështetëse për bujqësinë, ministrat Denaj dhe Malaj thirrje fermerëve për të aplikuar

    Skema mbështetëse për bujqësinë, ministrat Denaj dhe Malaj thirrje fermerëve për të aplikuar

    Ministrat Anila Denaj dhe Petrit Malaj bëjnë thirrje për fermerët që të aplikojnë në Skemën Kombëtare të Investimeve, për të përfituar nga fondi prej 2 miliardë lekësh i vendosur në dispozicion nga qeveria si mëbshtetje për ta.

    “Skema kombëtare që vjen sot si një mbështetje e drejtpërdrejt e fermerëve mundëson 50% grant për të gjithë fermerët që duan të rrisin sipërdfaqet e tyre me të mbjella, mekanikë bujqësore, të ndërtojnë sera, të mekanizojnë ekonominë e tyre bujqësore. Ndryshe nga vitet e kaluara, kemi shtuar edhe vëmendje të veçantë për agropërpunimin në këtë skemë dhe po ashtu edhe agroturizmin”, tha Anila Denaj, Ministër për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural.
    “Vëmendja e qeverisë në bujqësi është në rritje dhe po punojmë për të ndërtuar modele që synojnë mbështetjen e drejtëpërdrejt të fermerëve. Vetëm për 2025 kemi vënë në dispozicion të sektorit skemën kombëtare të investimeev në vlerën 20 mln euro, kemi vendosur subvencion në vlerën 45 mln euro dhe në fillim të këtij viti kemi lançuar edhe kreditë e buta për këtë sektor. Iu bëjmë thirrje të gjithë fermerëve që të vijnë, të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto skema që të jenë konkurrues në tregjet evropiane”, tha Petrit Malaj, Ministër për Financat.

    Skema Kombëtare e Investimeve këtë vit vjen me risi.
    “Këtë vit, një fermer, mund të aplikojë në më shumë se një masë mbështetëse, pa kufi monetar, nëse një fermer dëshiron të aplikojë për mbjelllje të reja, këtë aplikim mund ta shtojë edhe me një rrjetë antibreshër, për të mbrojtur prodhimin, por edhe me mekanizimin e procesit gjithmonë kundrejt 50% të shepnzimeve të faturave tatimore., u shpreh Ardita Kuçi, drejtore e agjencisë për zhvillim bujqësor dhe rural
    Aplikimi do të kryhet me dosje fizike pranë zyrave të AZHBR deri ëm 30 shtator.
    /vizionplus.tv

  • Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

    Skema Kombëtare e Investimeve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 9 masa mbështetëse

    Prej datës 30 korrik janë hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, një paketë e re financimi me 20 milionë euro në mbështetje të fermerëve dhe bizneseve bujqësore.
    Skema përfshin kredi të buta dhe grante investimi, të ndara në nëntë masa mbështetëse, që synojnë rritjen e prodhimit, përmirësimin e teknologjisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë në sektor.
    Balil Bineri, specialist bujqësie në Gjirokastër, thekson se kjo është një mundësi reale për fermerët që duan të zhvillojnë aktivitete bujqësore më të strukturuara dhe efikase.
    “Janë disa masa, ku me interes do të jenë masat për mbështetje për pajisjet të mekanizuara dhe mjete bujqësore”, u shpreh Bineri.
    Skema është e hapur për individë dhe subjekte me status juridik dhe aplikimi bëhet nëpërmjet agro-pikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor. Afati për aplikim është 30 shtatori 2025 dhe agjencitë ofrojnë asistencë për të gjithë aplikuesit.
    “Periudha e aplikimit do të vijojë më shumë se 40 ditë dhe koha është e mjaftueshme. Asistenca teknike do jepet parën zyrave të Agjencive Rajonale të Bujqësisë dhe agro-pikave dhe shpresojë të ketë një numër të lartë fermerësh që do të jenë përfitues”, u shpreh ai.
    Skema e investimeve në sektorin bujqësor është një mundësi konkrete për të rritur kapacitetet prodhuese të fermerëve, për të nxitur inovacionin në bujqësi dhe për të gjeneruar më shumë të ardhura në zonat rurale.

  • Deri më 30 shtator, hapet skema e investimeve në bujqësi, 20 milionë euro mbështetje

    Deri më 30 shtator, hapet skema e investimeve në bujqësi, 20 milionë euro mbështetje

    Për sezonin e dytë të mbjellave bujqit do të kenë ca para të tjera në dispozicion. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për fermerët. Ndryshe nga ajo skema tradicionale në Bujqësi dhe Blegtori, fondi prej rreth 200 milionë lekësh do të shpërndahet për ndërtimin e serave të mbrojtura nga breshri, por pas nuk do mbeten as investimet edhe për blegtorinë.

    “Faktikisht ne e diskutuam edhe para 4 muajsh që Skema Kombëtare  Bujqësisë dhe Blegtorisë ishte e pamjaftueshme. Ndaj do të ishte optimale që të vijohej me të njëjtën skemë mbështetëse si ajo e para. Kjo me qëllim vijimin e aktivitetit bujqësor”, thotë për A2 CNN Esmeralda Ballesha, eksperte e sektorit bujqësor.

    Me programin IPARD të Bashkimit Europian të pezulluar, fermerëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në sektorin bujqësor do iu vihet në ndihmë me një fond gjysmën e vlerës së financimit. “Sigurisht ka nevoja të jashtëzakonshme dhe në investim. Si në përpunim, paketim pa transport. Ideja është në mungesë të fondeve IPARD apo fondeve alternative, fermerët shqiptarë janë në një ngushticë të madhe në drejtim të financimit”, thotë Ballesha.

    Ekspertë të sektorit e shohin me skepticizëm përthithjen e parave në garancinë sovrane për shkak të shkallës së lartë të informalitetit dhe problemeve të tjera në sektor. “Do të mund të marrin vetëm një numër i kufizuar fermerësh dhe ajo nuk do të mund të zgjidhë hallet e vërteta të sektorit”, thotë Ballesha.

    Skema kombëtare e investimeve është në mbështetje të skemës kombëtare të bujqësisë që aplikohet çdo vit si dhe garancisë sovrane të ofruar për herë të parë nga qeveria për sektorin bujqësor, për të marrë kredi me normë interes 2 për qind.

  • Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas/ Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, ja kush përfiton

    Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas/ Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, ja kush përfiton

    Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe kategori të tjera sociale të mbështeten me mbulimin e plotë të konsumit jetik që përllogaritet deri në 5 m³ ujë në muaj, së bashku me tarifën fikse dhe kostot për kanalizimet e trajtimin e ujërave të ndotura.
    Zbritja aplikohet automatikisht në faturat mujore dhe pa nevojë për aplikim nga qytetarët. Shoqëritë ujësjellësve janë të detyruara të zbatojnë skemën, teksa ngarkohet AKUK (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve) që të kontrollojë përdorimin e fondeve publike. Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në vështirësi dhe të garantojë akses të barabartë në një shërbim jetik siç është uji i pijshëm.
    Në thelb, metodologjia e publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon që shteti të mbulojë konsumin bazë të ujit për disa kategori familjesh në nevojë, në një sasi prej deri në 5 metër kub në muaj për çdo kontratë, së bashku me tarifën fikse, atë të kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Ky është një ndryshim i rëndësishëm i bërë në metodologji për mënyrën se si jepet subvencioni i ujit të pijshëm. Skema përfshin të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike sipas legjislacionit në fuqi, por edhe kategori të tjera sociale, si personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit pa mbështetje apo individë në kushte të vështira.
    Në total, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm përfituesish, të cilët nga muaji janar i këtij viti kanë filluar të ndiejnë ndikimin e kësaj mase në buxhetin e tyre familjar pasi skema është implementuar nga viti i shkuar. Ajo që e bën këtë skemë edhe më efektive është fakti se zbatimi i saj bëhet automatikisht. Çdo muaj, bashkitë i dërgojnë shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve listat e individëve përfitues, dhe këto të fundit janë të detyruara të aplikojnë uljen përkatëse në faturat mujore të ujit. Qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë apo të paraqesin dokumente – ndihma vjen pa burokraci, në mënyrë të organizuar dhe të drejtë. Por përtej lehtësimit të drejtpërdrejtë financiar, skema synon të garantojë një standard minimal jetese për të gjithë.
    Uji i pijshëm, i konsideruar si një e drejtë bazë e njeriut, merr në këtë rast trajtën e një politike sociale konkrete, e cila ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe dinjitetit të familjeve më të brishta. Sipas metodologjisë, subvencioni jepet vetëm një herë për çdo familje, edhe nëse ka më shumë se një anëtar që përmbush kriteret. Për më tepër, shoqëritë e ujësjellëskanalizimeve që nuk kanë nënshkruar kontratën e performancës me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve nuk do të rimbursohen nga shteti, por mbeten të detyruara të zbatojnë zbritjen për qytetarët.
    Në këtë rast, kostot mbulohen nga vetë fondet e shoqërisë, deri në lidhjen e marrëveshjes me AKUK-në. Në rast se pas subvencionimit për familjet në nevojë mbetet fond i papërdorur, ai mund të shfrytëzohet për mbulimin e kostove të energjisë elektrike nga shoqëritë UK, por vetëm në rastet kur ato prodhojnë mbi 75% të ujit përmes ngritjes mekanike. Skema shënon gjithashtu një përparim në drejtim të transparencës dhe kontrollit të fondeve publike.
    AKUK ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi mënyrën e përdorimit të subvencioneve nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, duke garantuar që fondet të përdoren sipas destinacionit dhe që ndihma të mos keqpërdoret. Në një kohë kur shumë familje përballen me rritjen e çmimeve dhe vështirësi ekonomike, skema e re për subvencionimin e ujit sjell një ndihmë konkrete dhe të menjëhershme. Ajo i jep një kuptim të ri politikës sociale në Shqipëri, duke e zhvendosur nga konceptet e përgjithshme në masa të matshme, të dukshme dhe të ndjeshme për qytetarët. Në fund, kjo nuk është thjesht një politikë e re financiare është një mënyrë më humane e të bërit politikë publike. Dhe për familjet që çdo muaj përballen me kufizime buxhetore, fakti që nuk duhet të zgjedhin mes një fature uji apo ushqimit bazë, është një ndryshim i vërtetë në jetën e përditshme.
    Përfitues janë të gjitha familjet dhe individët që janë subjekt i ndihmës ekonomike sipas nenit 7 të ligjit nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
    Kjo përfshin:
    Familjet me ndihmë ekonomike
    Personat me aftësi të kufizuara
    Pensionistët pa të ardhura të mjaftueshme
    Individët pa mbështetje familjare apo sociale

  • Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, kush përfiton

    Qeveria miraton skemën, 5 metër kub ujë falas për familjet në nevojë! Kriteret dhe procedurat për ndarjen e subvencioneve, kush përfiton

    Qeveria ka miratuar metodologjinë e re për subvencionimin e konsumit të ujit për familjet në nevojë. Skema parashikon që përfituesit e ndihmës ekonomike dhe kategori të tjera sociale të mbështeten me mbulimin e plotë të konsumit jetik që përllogaritet deri në 5 m³ ujë në muaj, së bashku me tarifën fikse dhe kostot për kanalizimet e trajtimin e ujërave të ndotura.

    Zbritja aplikohet automatikisht në faturat mujore dhe pa nevojë për aplikim nga qytetarët. Shoqëritë ujësjellësve janë të detyruara të zbatojnë skemën, teksa ngarkohet AKUK (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve) që të kontrollojë përdorimin e fondeve publike. Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve në vështirësi dhe të garantojë akses të barabartë në një shërbim jetik siç është uji i pijshëm.

    Në thelb, metodologjia e publikuar në Fletoren Zyrtare parashikon që shteti të mbulojë konsumin bazë të ujit për disa kategori familjesh në nevojë, në një sasi prej deri në 5 metër kub në muaj për çdo kontratë, së bashku me tarifën fikse, atë të kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura urbane. Ky është një ndryshim i rëndësishëm i bërë në metodologji për mënyrën se si jepet subvencioni i ujit të pijshëm. Skema përfshin të gjitha familjet që përfitojnë nga ndihma ekonomike sipas legjislacionit në fuqi, por edhe kategori të tjera sociale, si personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit pa mbështetje apo individë në kushte të vështira.

    Në total, bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm përfituesish, të cilët nga muaji janar i këtij viti kanë filluar të ndiejnë ndikimin e kësaj mase në buxhetin e tyre familjar pasi skema është implementuar nga viti i shkuar. Ajo që e bën këtë skemë edhe më efektive është fakti se zbatimi i saj bëhet automatikisht. Çdo muaj, bashkitë i dërgojnë shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve listat e individëve përfitues, dhe këto të fundit janë të detyruara të aplikojnë uljen përkatëse në faturat mujore të ujit. Qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë apo të paraqesin dokumente – ndihma vjen pa burokraci, në mënyrë të organizuar dhe të drejtë. Por përtej lehtësimit të drejtpërdrejtë financiar, skema synon të garantojë një standard minimal jetese për të gjithë.

    Uji i pijshëm, i konsideruar si një e drejtë bazë e njeriut, merr në këtë rast trajtën e një politike sociale konkrete, e cila ndihmon në mbrojtjen e shëndetit dhe dinjitetit të familjeve më të brishta. Sipas metodologjisë, subvencioni jepet vetëm një herë për çdo familje, edhe nëse ka më shumë se një anëtar që përmbush kriteret. Për më tepër, shoqëritë e ujësjellëskanalizimeve që nuk kanë nënshkruar kontratën e performancës me Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve nuk do të rimbursohen nga shteti, por mbeten të detyruara të zbatojnë zbritjen për qytetarët.

    Në këtë rast, kostot mbulohen nga vetë fondet e shoqërisë, deri në lidhjen e marrëveshjes me AKUK-në. Në rast se pas subvencionimit për familjet në nevojë mbetet fond i papërdorur, ai mund të shfrytëzohet për mbulimin e kostove të energjisë elektrike nga shoqëritë UK, por vetëm në rastet kur ato prodhojnë mbi 75% të ujit përmes ngritjes mekanike. Skema shënon gjithashtu një përparim në drejtim të transparencës dhe kontrollit të fondeve publike.

    AKUK ka të drejtë të ushtrojë kontroll mbi mënyrën e përdorimit të subvencioneve nga shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve, duke garantuar që fondet të përdoren sipas destinacionit dhe që ndihma të mos keqpërdoret. Në një kohë kur shumë familje përballen me rritjen e çmimeve dhe vështirësi ekonomike, skema e re për subvencionimin e ujit sjell një ndihmë konkrete dhe të menjëhershme. Ajo i jep një kuptim të ri politikës sociale në Shqipëri, duke e zhvendosur nga konceptet e përgjithshme në masa të matshme, të dukshme dhe të ndjeshme për qytetarët. Në fund, kjo nuk është thjesht një politikë e re financiare është një mënyrë më humane e të bërit politikë publike. Dhe për familjet që çdo muaj përballen me kufizime buxhetore, fakti që nuk duhet të zgjedhin mes një fature uji apo ushqimit bazë, është një ndryshim i vërtetë në jetën e përditshme.

    Përfitues janë të gjitha familjet dhe individët që janë subjekt i ndihmës ekonomike sipas nenit 7 të ligjit nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

    Kjo përfshin:

    Familjet me ndihmë ekonomike

    Personat me aftësi të kufizuara

    Pensionistët pa të ardhura të mjaftueshme

    Individët pa mbështetje familjare apo sociale

  • “Meta nuk firmoste por merrte valixhet”, Meçe: SPAK gati të tronditë politikën, po zbërthehet skema e…

    “Meta nuk firmoste por merrte valixhet”, Meçe: SPAK gati të tronditë politikën, po zbërthehet skema e…

    Arben Meçe- SPAK ka gati akuzat për çiftin Meta-Kryemadhi. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe është gati të depozitojë në Gjykatën e Posaçme dosjen që përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror.
    Kryemadhi është paraqitur në SPAK për të marrë dosjen, ndërsa merret zyrtarisht e pandehur edhe nëna e saj.
    Avokati i Ilir Metës kërkoi shtyrjen e komunikimit të akuzës, me pretendimin se është me pushime.
    Juristi Arben Meçe, i ftuar në  një emision televiziv, foli mbi këtë zhvillim të fundit, ndërsa tha se në këtë dosje, Prokuroria e Posaçme ka ndjekur metodën “ndiq paratë” dhe në këtë kuadër zinxhiri i hetimit ka prekur familjarët dhe lidhjet e afërta të Ilir Metës.
    Ai theksoi se Meta është kujdesuar që korrupsionin të mos e firmosë me dorën e vet, por skema që ka ngritur ka bërë që paratë dhe përfitimet t’i shkojnë atij.
    Sipas Meçes, nëse metoda që po ndiqet në rastin “Meta” do rezultojë e suksesshme, atëherë kjo qasje do të kthehet siç tha ai në një “tmerr për të gjithë pushtetarët” në Shqipëri.
    “Çështja është e lidhur me hetimin pasuror. SPAK po zbaton metodën “ndiq paratë”. Rasti i familjes Meta dallon shumë nga të gjithë njerëzit e korruptuar, sepse Meta është kujdesuar që asnjëherë të mos vendosë firma. Nuk ka impklime formale me firmë të Metës. Zarfet , lekët dhe valixhet i shkonin Metës. Ka përdorur skema korruptive pa shënuar asgjë në letër. SPAK ka filluar të zbulojë të gjithë mekanizmin se si këto njerëz kanë poseduar vlera të mëdha monetare. Pastrimi i parave është në themel. Do kemi gjëra interesante mbi një procedurë, e cila ka zbërthyer një mekanizëm, që ka funksionuar në Shqipëri dhe që do të bëjë një precedent dhe do jetë tmerri i të gjithë pushtetarëve. Nëse kjo do jetë e suksesshëm atëherë metodat do jetë shumë efektive për goditjen e krimit politik në Shqipëri.”, tha ai.
     
     

  • Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE! Në rajon i lëmë pas të gjithë për çmimet…

    Bulmeti në Shqipëri, 31.5 % më shtrenjtë sesa në BE! Në rajon i lëmë pas të gjithë për çmimet…

    Pikërisht pas 2019-s, me uljen e TVSH-së së kreditueshme (nga 20% u bë 6%) prej vitit 2020, konsumatori shqiptar e ka blerë qumështin dhe produktet e bulmetit më shtrenjtë sesa shtetasit europianë dhe ballkanas.
    Në vitin 2005, çmimet e produkteve të bulmetit në Shqipëri ishin sa 88.6% e mesatares së Bashkimit Europian (mesatarja e vendeve të BE=100) sipas të dhënave të Eurostat.
    Kjo tregon se në atë periudhë, produktet e bulmetit në Shqipëri ishin më të lira se në shumicën e vendeve të BE-së. Një produkt që kushtonte 100 lekë në Europë, në Shqipëri blihej me 88.6 lekë. Eurostat e llogarit indeksin, sipas barazisë së fuqisë blerëse.
    Në vitin 2000, pas ndryshimeve në skemën e TVSH-së, çmimet në Shqipëri filluan të tejkalojnë mesataren europiane, duke arritur në 104.9%, ose 4.9% më shtrenjtë se mesatarja e Europës.
    Bulmeti u shtrenjtua vazhdimisht duke arritur në 131.5% të mesatares së BE-së në vitin 2024. Kjo do të thotë se për 2024, çmimet për qumësht, djathë dhe vezë në Shqipëri janë 31,5% më të larta se mesatarja europiane.
    Sipas renditjes së Eurostat, Shqipëria është e katërta në Europë për çmimet më të shtrenjta të treguesit “qumësht, djathë dhe vezë”, pas Irlandës (171.7%), Zvicrës (147.2%), Norvegjisë (132%)
    Në vitin 2024, Shqipëria renditet në krye të vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në rajon, duke tejkaluar shtete si Greqinë (130.5%) Bullgarinë (125.7%), Malin e Zi (96.7%), Kosovën me 98.6 (Për Kosovën të dhënat janë për vitin 2022).
    Për më tepër, çmimet në Shqipëri janë më të larta edhe se në disa vende me ekonomi më të zhvilluar si Italia (105%) dhe Austria (102.8%).
    Në Europë, çmimet më të lira të bulmetit janë në Sllovaki (86% e mesatares së BE-së), Poloni (89.8%) dhe Maqedonia e Veriut (91.2%)

    Pse në Maqedoninë e Veriut, bulmeti është ndër më të lirët në Europë
    Ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut, skema e subvencionimit të prodhuesve të qumështit mbështet financiarisht fermerët në dy drejtime, si për krerët e lopëve edhe për qumështin e prodhuar.
    Për  vitin 2025, skema përfshin pagesa për çdo litër qumështi të dorëzuar, për çdo lopë të mbajtur në fermë, si dhe një subvencion për viçat femra. Konkretisht, fermerët për çdo litër qumësht të prodhuar marrin 9.7 cent euro.
    Nëse fermeri prodhon, për shembull, 6,000 litra në vit, kjo përkthehet në dhënie subvencionesh në masën 583 euro.
    Për krerë lopësh, skema parashikon dhe dhënien e 130 eurove për krerë. Në zonat malore apo me kushte më të vështira prodhimi, këtyre pagesave u shtohet një bonus prej 15%.
    Gjithashtu, për të nxitur rigjenerimin e tufës dhe rritjen e kapaciteteve të prodhimit, aplikohet edhe dhënie subvencionimi për viçat fermerë.
    Masa e subvencionit  shkon 48.7 euro për krerë.
    Në Shqipëri fermerët e fermave të lopëve përfitojnë vetëm një subvencion prej 10,000 lekë apo 95 euro për krerë lopë, si dhe dhënien e naftës falas për tokat e mbjella, por që nuk arrijnë të adresojnë problematikën me rritjen e kostos prodhuese të qumështit.
    Për ekspertët e bujqësisë vlerësohet se politikat mbështetëse të subvencioneve që aplikon Maqedonia e Veriut janë më gjithëpërfshirëse dhe të lidhur direkt me prodhimin e qumështit, ndërsa Shqipëria ka ende një model të kufizuar subvencionesh.
    Skemë për kompensimi 10% të TVSh-së te fermeri, gati projektligji
    Pas përfundimit të aksionit të nisur për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale prej fermerit drejt përpunuesve dhe grumbulluesve qeveria po synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët.
    “Monitor” mëson se qeveria ka gati projektligjin për rimbursimin e TVSh-së te fermeri. Masa e propozuar e kompensimit do të jetë 10%.
    Projektligji pritet të miratohet dhe të zbatohet vitin e ardhshëm, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.
    Deri tani, në rang vendi, rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.
    Pas heqjes së skemës së TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej nga përpunuesit, kurse fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdishëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.
    Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.
    Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
    Nga viti 2019 deri në vitin 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi  pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.
    Skema e TVSH-së së kreditueshme u hoq plotësisht në vitin 2022, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.
    Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.
    Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.
    Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
    Në atë kohë, përpunuesit theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë.
    Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.
    Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.

    Monitor