Tag: skema

  • Skema e mashtrimit online, eksperti i IT: Mbi 5 mln euro dëmi i shkaktuar tek shqiptarët

    Skema e mashtrimit online, eksperti i IT: Mbi 5 mln euro dëmi i shkaktuar tek shqiptarët

    Pas skemave piramidale të ’90-ës, platforma të ndryshme online po zhvasin qytetarët shqiptarë duke u kthyer në skandalin e dytë ekonomik në vend. Sipas ekspertëve IT-së, mbi 5 milionë euro dyshohet që është dëmi i shkaktuar nga përfshirja në këto aplikacione ditët e fundit edhe pse ende nuk kemi të dhëna zyrtare për humbjet nga investimi, apo numrin e personave që kanë rënë pre. “Mendohet rreth 5 milionë euro dëme. Ishte skema që nëse dikush hidhte 1 mijë euro, platforma i kthente 100 euro çdo dy muaj dhe ai mendonte se po fitonte por realisht po i kthen atë që ai ka hedhur. Kjo platforma të krijonte një llogari dhe sikur janë bankat që ti dërgon para me i-ban, diçka e ngjashme”, tha Shahin Dokuzi, ekspert IT për “Euronews Albania”.
    Personat të cilët administrojnë këto aplikacione dyshohet të jenë shqiptarë. “Në këtë rast mendohet që janë shqiptarë pasi edhe flisnin shqip edhe nxisnin të tjerët që të hynin shqip, në këtë rast ka përparësi për ta kapur për shkak të këtij fakti”, shtoi eksperti. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të mos ndajnë të dhënat personale me subjekte të panjohura si dhe të mos kryejnë transaksione financiare me këto platforma.

  • Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit

    Skema e Investimeve, Denaj: Fermerët përfitojnë deri në 50% grant të vlerës së investimit

    Fermerët që zotërojnë ferma bujqësore apo blegtorale kanë tashmë mundësinë të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, e cila synon të nxisë mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në sektorin bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur dje se kjo skemë ofron grante deri në 50% të vlerës së investimit, mbi bazën e faturave tatimore, por jo më shumë se 5 milionë lekë për çdo subjekt përfitues. Sipas ministres, ky program është hartuar për të ulur kostot dhe kohën e prodhimit, për të rritur efikasitetin dhe cilësinë e produkteve bujqësore, si dhe për të forcuar konkurrueshmërinë e fermerëve në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.
    Ajo theksoi gjithashtu se për ata që kanë nevojë për financim shtesë, është e mundur të kombinojnë grantin me një kredi të butë me interes vetëm 2%, si dhe të përfitojnë nga garancia sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit. “Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, siguroni financim të plotë për të gjithë investimin”, deklaroi Denaj. Afati për aplikim në këtë skemë është i hapur deri më 30 shtator 2025, duke u dhënë kohë të mjaftueshme fermerëve për të përgatitur dokumentacionin dhe për të planifikuar investimet e tyre. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor.

  • Miliona € të humbura! TXEX &XEUX-platformat piramidale joshin shqiptarët, nis hetimi

    Miliona € të humbura! TXEX &XEUX-platformat piramidale joshin shqiptarët, nis hetimi

    TIRANË-Platforma të reja online kanë dalë në skenë së fundmi, të cilat kanë si synim zhvatjen e shqiptarëve. TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim përmes rrjeteve sociale dhe platformave si Telegram, Signal e WhatsApp. Konkretisht 6.000 qytetarë janë prekur deri tani konkretisht në Fier, Lushnjë, Divjakë por edhe Lezhë, me humbje që mendohet se kalojnë 5 milionë dollarë.
    Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemën e dyshuar. Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.
    Por çfarë ka ndodhur dhe si po operojnë këto platforma?
    •Reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok);•Krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal;•Prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat;•Kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”;•Mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.
    Duke i parë me radhë, skema nis me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë” dhe krijojnë grupe të rreme investimi. Individët ftohen nga “miq” për të investuar shuma të caktuara, me premtimin se do të marrin dyfishin brenda pak ditësh. Paratë dërgohen përmes USDT (monedhë dixhitale që përdoret shumë në platforma të dyshimta për mashtrime sepse është e vështirë të gjurmohet nëse nuk përdoren platformat e rregulluara), në rrjetin TRC20 dhe kalojnë në portofola anonimë, të paregjistruar në sistemin bankar shqiptar.
    Pas investimit përdoruesve u jepet akses në një llogari ku shohin fitime të rreme sepse sapo fondet e tyre kalojnë në këtë platformë, ato zhduken dhe në momentin që kërkojnë tërheqje, platforma bllokon çdo veprim. Shqiptarët nxitojnë të fusin kursimet aty, me idenë se do fitojnë dyfish, por në fund nuk marrin asgjë.
    Skema duket se po merr përmasa të mëdha, ku “Txex” ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me një denoncim për rastin, u shpreh se fermerët e Divjakës tashmë nuk i presin paratë nga toka, por nga telefoni. Sipas tij rrjeti ecën zinxhir, ku skema e parë të detyron që brenda 45 ditësh t’i të shtosh lekë në një tjetër skemë. 
    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
    Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
    Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
    Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.
    Kush fshihet pas tyre, ku e kanë qendrën këto skema dhe si fshihen lekët…mbetet për tu verifikuar.

  • Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane

    Skema në bujqësi, AZHBR: Fermerët mund të kombinojnë 50% grant dhe Garancinë Sovrane

    Me aplikimet që do të jenë të hapura deri më 30 shtator për përfitimin e granteve për investime në bujqësi, fermerët kanë mundësi të përfitojnë nga një paketë e kombinuar financimi përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, e cila ofron 50% grant për investime në bujqësi, të kombinuar me Kredi të Butë dhe Garanci Sovrane.Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka sqaruar se aplikimit për grante që financojnë deri në 50% të investimit, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt, mund të kombinohen me paketat e tjera mbështetëse përfshirë kreditë e buta dhe garancinë sovrane.“Skema ofron 50% të vlerës së investimit. Kjo mbështetje mund të kombinohet me dy instrumente financiare të tjera: Kredi të Butë deri në 25 milionë lekë me interes deri në 2%; Garancinë Sovrane, me mbulim kolaterali deri në 70%”, sqaron AZHBR në rubrikën për pyetjet më të shpeshta për Skemën Kombëtare të investimeve.Skema e re e Garancisë Sovrane është një nismë shtetërore që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të sektorit të bujqësisë të marrin kredi me interes 2%, ku 70% e shumës së kredisë do të garantohet nga shteti. Shuma e kredisë e përfituar nga aplikuesit nuk do të kalojë nivelin e 25 mln lekëve.Pra Skema ofron kredi me interes të ulët, të cilat jepen nga bankat tregtare, ndërsa 70% e principalit të huasë garantohet nga shteti përmes Garancisë Sovrane. Në kombinim me instrumente të Bankës së Shqipërisë, interesi do të kufizohet në vetëm 2%, duke e bërë këtë skemë të favorshme për kreditimin e bujqësinë.Për sa i përket granteve, aplikantët mund të kërkojnë parapagim deri në 30% të grantit të miratuar, pas lidhjes së kontratës me AZHBR, nëse sigurojnë garanci nga kompani sigurimi.Mbështetja aplikohet si për paketa të plota mekanizimi, ashtu edhe për pajisje të veçanta, sipas kritereve të përcaktuara. Po ashtu AZHBR konfirmon se përfituesit nga skemat e mëparshme mund të aplikojnë sërish, për aq kohë sa pajisjet janë të ndryshme nga ato të financuara më parë.Në Skemën Kombëtare të Investimeve mund të përfitojnë fermerë individualë; subjekte fizike dhe juridike; shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor.Po ashtu sipas AZHBR, lejohet aplikimi për më shumë se një masë mbështetëse, nëse plotësohen kriteret për secilën dhe dorëzohet dokumentacioni përkatës.Kriteret kryesore të pranimit përfshijnë që pronësia ose kontratë qiraje për tokën/objektin të jetë me afat minimumi 5 vjet; Investimi nuk duhet të ketë nisur para lidhjes së kontratës.Po ashtu aplikuesit duhet të përmbushin kriterin e përmbushjes së detyrimeve tatimore dhe të sigurimeve; Të jetë i padënuar; Të dorëzojë dokumentacion të plotë; Të dorëzojë plan biznesi nëse investimi është mbi 5 milion lekë, pa TVSH.Më herët Ministria e Bujqësisë miratoi ndryshimet në udhëzimin për Skemën Kombëtare të Investimeve, duke i shtuar edhe 9 masa të reja në ndihmë të fermerëve për investime në ndërtimin e serrave, mbjelljet frutore, për mekanizimin e fermave, agroturizmin dhe mbështetje në akuakulturë, nëpërmjet granteve që mbulojnë 50% të vlerës së financimit për shuma nga 250 mijë lekë deri në 15 milionë lekë për subjekt.Udhëzimi i mëparshëm parashikonte 8 masa në mbështetje të fermerëve, teksa me masat e reja shtresë së miratuar së fundmi numri i tyre arrin në 17 masa për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.https://monitor.al/hyjne-ne-fuqi-9-masat-e-reja-per-investime-deri-ne-50-te-vleres-ne-bujqesi/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

    Skema Kombëtare, Denaj: Financim për investime në akuakulturë deri në 15 milionë lekë

    Skema Kombëtare e Investimeve 2025 po ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit bujqësor, me fokus të veçantë këtë vit tek investimet në akuakulturë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se përmes kësaj mase mbështetëse, ofrohet një grant prej 50% të vlerës së investimit për instalimin e rrjetave dhe koshave të rritjes së peshkut, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe fuqizimin e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në tregjet e brendshme dhe të huaja.
    Mbështetja financiare përfshin 50% të vlerës së faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me Kredinë e Butë, e cila ofrohet me një interes prej vetëm 2%, si dhe me garancinë sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të nevojshëm për kreditim, duke siguruar kështu financimin e plotë të investimit. Aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 do të jenë të hapura deri më 30 shtator dhe kryhen pranë zyrave qendrore të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Skema përfshin në total 9 masa mbështetëse për sektorin bujqësor, duke i dhënë mundësi fermerëve dhe sipërmarrësve ruralë të zgjerojnë veprimtarinë dhe të rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit vendas.

  • Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kristo: Mbështetje modernizimit të fermave dhe rritjes së prodhimit

    Skema Kombëtare e Investimeve 2025, Kristo: Mbështetje modernizimit të fermave dhe rritjes së prodhimit

    Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Roland Kristo dhe drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Ardita Kuçi zhvilluan një takim këtë fundjavë me fermerë të qarkut Vlorë, ku prezantuan mundësitë që sjell për ta Skema Kombëtare e Investimeve 2025. Kjo skemë, përmes granteve dhe instrumenteve financiare, mbështet modernizimin e fermave dhe rritjen e prodhimit. Gjatë takimit fermerët u informuan mbi procedurat e aplikimit dhe masat mbështetëse, ku përmes kombinimit të 50% grant nga skema me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane për 70% të kolateralit, fermerët kanë mundësinë të sigurojnë financim të plotë për realizimin e investimeve të tyre.
    Aplikimet për këtë mbështetje duhet të dorëzohen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse për investime në sektorin bujqësor. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur disa ditë më parë se në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofrohet një grant prej 50% të vlerës totale të faturave tatimore për çdo subjekt, me një kufi maksimal prej 7,5 milionë lekësh.

  • Skema Kombëtare e Investimeve, Jaupllari: Nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë

    Skema Kombëtare e Investimeve, Jaupllari: Nxisim zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë

    Në kuadër të prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari zhvilloi një takim informues me fermerë të qarkut Korçë, së bashku me ekipin teknik të Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural. Gjatë këtij bashkëbisedimi, fermerët u njohën nga afër me mundësitë që ofron skema e re e mbështetjes, e cila përfshin në total nëntë masa konkrete për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë. Në fokus të diskutimeve ishin procedurat e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm dhe mënyrat e thjeshtuara për përfitimin nga masat mbështetëse, me synimin për të lehtësuar procesin për fermerët dhe për të rritur aksesin e tyre në financime të posaçme për zhvillimin e fermave dhe rritjen e produktivitetit.
    Një nga të rejat kryesore të kësaj skeme është mundësia për të kombinuar grantin prej 50% me Kredinë e Butë që ofrohet me një normë interesi prej vetëm 2% dhe me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit të kërkuar nga bankat. Kjo qasje e re synon të krijojë kushte të favorshme për fermerët që kërkojnë të realizojnë investime të reja apo të zgjerojnë kapacitetet ekzistuese, duke pasur një mbështetje të fortë financiare dhe një barrë më të lehtë për t’u përballuar. Zëvendësministri Jaupllari nënvizoi rëndësinë e përfshirjes aktive të fermerëve në këtë skemë dhe u bëri thirrje që të shfrytëzojnë afatin e aplikimeve, i cili mbetet i hapur deri më datë 30 shtator, për të siguruar mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor dhe për të kontribuar në rritjen e qëndrueshme të sektorit në nivel kombëtar.

  • Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

    Mazniku takim me fermerët në Elbasan: Skema e investimeve, mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku zhvilloi këtë të hënë një takim me fermerë në Elbasan për nismën e qeverisë të mbështetjes ekonomike për bujqësinë. ”Nga agroturizmi te ndërtimi i serrave, mbjelljet e reja e sistemet moderne të ujitjes, kjo është një mundësi reale për të rritur prodhimin dhe fitimin për të gjithë fermerët, duke aplikuar pranë AZHBR deri në datën 30 shtator”, theksoi ministri Mazniku.
    Për të mbështetur zhvillimin bujqësor, Skema Kombëtare e Investimeve 2025 ofron një fond rekord prej 20 milionë eurosh, të cilat janë të strukturuara në nëntë masa mbështetëse, të cilat mund të përdoren nga fermerët dhe subjektet bujqësore për të zhvilluar plane investimi të personalizuara.

    Kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor. Ky program është i hapur për fermerët individualë, si dhe për shoqëritë me status fizik ose juridik, të cilët mund të aplikojnë për ndihmë financiare nëpërmjet Agropikave ose Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në zonën e tyre.

    Aplikimet janë të hapura nga data 30 korrik, deri më 30 shtator, dhe fermerët mund të marrin asistencë nga ekipi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për çdo pyetje ose nevojë për ndihmë. Skema e Investimeve 2025 ofron mundësi të shkëlqyera për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit bujqësor në Shqipëri, duke kontribuar në rritjen e eksporteve dhe përmirësimin e standardeve të prodhimit.

  • Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin e aktiviteteve në bujqësi

    Mbështetja e fermerëve, po aplikojnë për skemat e ndihmës për financimin e aktiviteteve në bujqësi

    Aplikimet për skemën e rrjetave kundër breshërit kanë nisur dhe fermerët e Lushnjës janë shumë të interesuar.

    Një nga këta fermerë është edhe Florian Topi nga fshati Barbullinj e Lushnjës.
    Sipas tij prej vitesh ai ka kërkuar të vendosë rrjetat kundër breshërit, por nuk ka mundur pasi ato kushtojnë shumë shtrenjtë.
    Menjëherë sapo është publikuar skema për subvencionimet në bujqësi Floriani është interesuar për tu bërë pjesë e saj. Ai thotë se do të aplikojë edhe për dy skema të tjera si vaditja me pika dhe kredia e butë.
    Ky fermer ka 20 vjet që kultivon pjeshkën dhe pothuajse çdo vit është goditur nga breshëri. Këtë vit fatmirësisht pjeshkat i shpëtuan breshërit dhe prodhimi po shkon për eksport me çmim të kënaqshëm .
    Skema kombëtare e qeverisë subvencionon edhe vreshtat e rrushit pemëtoret dhe agrumet për rrjetat kundër breshërit. Duke filluar nga një hektar deri në 5 hektarë sipërfaqeje.
    Shuma maksimale është 1,7 milionë lekë. Nga data 1 gusht deri në 30 shtator është afati për aplikimet për fermerët.
     
     

    Top Channel

  • Rrjetat antibreshër, AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës

    Rrjetat antibreshër, AZHBR: Skema Kombëtare e Investimeve grant 50% të vlerës

    Fermerët me mbështetjen edhe nga Skema Kombëtare e Investimeve, do të shtojnë mbrojtjen e prodhimit bujqësor nga risku klimaterik. Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, është vendosja e rrjetave antibreshër për të mbrojtur prodhimin.
    Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, përmes Skemës Kombëtare të Investimeve mbështet me financim fermerët për instalimin e rrjetave antibreshër në blloqe ekzistuese me të mbjella bujqësore. Sipas AZHBR-së, Skema Kombëtare e Investimeve financon rrjetat për mbrojtjen nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe vreshta, për sipërfaqe nga 1 ha deri në 5 ha. “Masa e përfitimit është 50% e vlerës totale të investimit dhe shkon deri në 1.5 milionë lekë për hektar.
    Përmes përfitimit të 50% grant nga skema dhe kombinimit me Kredinë e Butë me interes vetëm 2% dhe garanci sovrane prej 70% të kolateralit, fermerët sigurojnë financim të plotë për të gjithë investimit”, bën të ditur AZHBR-ja. Përfitues të mundshëm të skemës janë fermerë, subjekte me status fizik/juridik, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Aplikantët nuk duhet të jenë debitorë ndaj AZHBR dhe MBZHR. Në rastet e fermerëve individualë, duhet të kenë tokën në pronësi ose me qira të paktën për 5 vite nga viti i aplikimit. Aplikimet e Skemës Kombëtare të Investimeve 2025 kryhen pranë zyrave qendrore të AZHBR deri më 30 shtator për investime në sektorin bujqësor me 9 masa mbështetëse.