Tag: skema

  • Ndihma ekonomike/ Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Ndihma ekonomike/ Dështimet në verifikim lënë mijëra familje në nevojë pa mbështetje

    Gjatë vitit 2024, skema e Ndihmës Ekonomike u përball me një ulje të ndjeshme të përfituesve, duke lënë pas shumë familje në nevojë pa mbështetjen që u takonte.
    Sipas raportit të fundit të Shërbimit Social Shtetëror, arsyeja është se njësitë vendore shpesh dështuan në verifikimin në banesë të familjeve përfituese, duke bërë që shumë aplikime të mbeteshin pezull ose të refuzoheshin padrejtësisht.
    Shifrat tregojnë se ndihmë ekonomike morën 53.534 familje/individë, kryesisht në qarqet më të varfra të vendit: Dibër, Kukës, Elbasan dhe Korçë.
    Sipas raportit, 271 familje u larguan nga skema pas refuzimit të tre ofertave për punësim, ndërsa 1.257 familje mbeten të përfshira për shkak të problematikave sociale, ekonomike ose shëndetësore. Një tjetër grup prej 656 familjesh është ende në pritje të ofertave të punësimit.
    Personat me aftësi të kufizuar janë përkujdesur pjesërisht: nga 5.901 individë referuar si kategori PAK, vetëm 328 janë punësuar dhe 143 janë drejtuar drejt formimit profesional. Një statistikë që tregon qartë sfidat e një sistemi që premton shumë, por shpesh nuk arrin të përmbushë pritshmëritë.

  • Bonuse dhe fitime imagjinare, si u krijuan rrjetat e viktimave nga piramidat online

    Bonuse dhe fitime imagjinare, si u krijuan rrjetat e viktimave nga piramidat online

    Si ka funksionuar vërtetë në terrenin e komuniteteve në Shqipëri? 
    Çdo person që bëhej pjesë e skemave duhet të paguante fillimisht nga 700 deri në 1000 dollarë për tu përfshirë në lojë. Ndërkohë, kishte bonuse hyrjeje dhe bonuse për personin që e sugjeron, që varionin në bazë të shifrës fillestare të investimit. Sa më e lartë shifra fillestare e hedhur, aq më i lartë bonusi. 
    Në qoftë se personi që futet në Xeux hidhte më pak se 1000 USDT nuk merrte asnjë bonus. Në rast se futet me 1000 USDT kishte 40 USDT bonus ai dhe 60 USDT bonus personi që e ka përfshirë në këtë skemë. Bonuset rriten në varësi të shifrës që zgjidhnin njerëzit të hidhnin. 
    Niveli më i dëshiruar i investimit është tjetër, është ai i krijimit të grupeve të ndryshme. Në rast se arrihej të krijohej një grup prej 5 personash, automatikisht krijohet grupi dhe të gjithë kanë një rritje prej 0.30% të sinjaleve që vijnë nga aplikacioni. Minimalisht duhet të kesh 5 anëtarë dhe maksimalisht 29 për të qenë në nivelin e pare. Nëse krijon një grup me 30-99 anëtarë, atëherë ke një bonus ratio me 0.50%. Pra, skema ishte ngritur si rrjetë që të thithte sa më shumë viktima dhe para’ 
    “Marrim një kompani që shet mollë. Në një kompani të tillë, primare duhet të ishte ideja që të shtoheshin numri i njerëzve për të blerë produktin, ndërsa në skema të tilla nuk është i rëndësishëm se sa mollë shet, por se sa persona shton për të shitur këto mollë. Paratë nuk bëhen nga shitja e produktit, por nga shtimi i njerëzve për të shitur produktin dhe për t’ia rishitur palëve të treta”, u shpreh Tomi Kallanxhi, ekspert IT. 
    “Për çdo person që do sillje, ti kishe mundësi të merrje 20% të shifrës së tij. Kështu e bën më joshëse skemën dhe ti mundoheshe të sillje sa më shumë. Kështu është një skemë multilevelmarketing. Sa më shumë ti të zgjerosh netëorking, aq më shumë fiton”, u shpreh Denisa Kele, eksperte kriptomonedhash. 
    Divjaka, Gramshi e Lushnja janë ndër qytetet më të prekura nga këto skema piramidale që funksionin në mënyrë krejtësisht ilegale. 

     

  • Dëshmia e të arrestuarit Ereledio Shebeku, si u shpërnda skema e mashtrimit online XUEX

    Dëshmia e të arrestuarit Ereledio Shebeku, si u shpërnda skema e mashtrimit online XUEX

    Pas arrestimit te agjenteve që reklamonin investimet ne kripto dhe organizatorit që e përhapi platformën kryesisht ne zonën e Divjakës, Hetuesit ende nuk e dinë se kush ishte ideatori i kësaj skeme mashtruese që futi në kurth qindra shqiptarë.  Nga verifikimet dihet vetëm një emër, Leo Smith.
    Ereledio Shebeku i konsideruar si organizator i kësaj skeme mashtruese u vu në pranga në Rinas sapo mbërriti nga Italia ku ndodhej për kurimin e fëmijës së tij. Ashtu se edhe agjentët e arrestuar më herët, 35-vjeçari nuk ka dhënë detaje në dëshminë e tij duke pretenduar se me këtë platformë u njoh online dhe se nuk ka detyruar askënd për të investuar.
    Skema zhvillohej në rrjetin social Telegram, ku nëpërmjet agjentëve prezantohej një platformë ku qytetarët duhet të investonin minimalisht 1 mijë dollar për tu futur në skemë dhe kishin detyrimin për të anëtarësuar dhe 5 anëtarë të tjerë të cilët po ashtu duhet të paguanin po aq para.
    Shebeniku rezulton të jetë i pari që ka nisur këtë piramidë anëtarësimesh. Fillimisht në Divjakë mes të afërmve të tij dhe më pas u shtri edhe në Fier dhe Lushnjë.  Nga hetimet ka rezultuar se ai komunikonte me një user me emrin”Leo Smith” i cili i niste linqe se ku duhej bërë anëtarësimi dhe derdhja e parave si dhe trendet e fitimeve te supozuara.
    Por përveç emrit hetuesit nuk kanë mundur dot të mësojnë më tepër. Nga verifikimet e deritanishme dyshohet se numri i të mashtruarve nga kjo piramidë është rreth 600.
    gijotina.com/

  • Dy skema të tjera piramidale në Fier, agjentët e infiltruar si klientë zbërthejnë mashtrimin

    Dy skema të tjera piramidale në Fier, agjentët e infiltruar si klientë zbërthejnë mashtrimin

    Dy skema të reja mashtrimi janë zbuluar nga agjentë të infiltruar të Policisë së Fierit dhe ata të sektorit të Kibernetikës, të cilët prej javësh kanë qenë pjesë e grupeve të komunikimit dhe platformave online ku rekrutoheshin qytetarët, shkruan A2 CNN. Të dhënat e mbledhura nga brenda skemës çuan në identifikimin e dy platformave të reja, njëra prej të cilave rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka nisur aktivitetin vetëm pak ditë më parë.
    Hetuesit dyshojnë se këto dy skema janë të ngjashme me platformën mashtruese “XUEX”, e cila u godit pak ditë më parë në qarkun e Fierit duke çuar në arrestimin e 6 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve. Agjentët po hetojnë nëse edhe pas këtyre dy skemave qëndrojnë po të njëjtët organizatorë apo nëse kemi të bëjmë me një tjetër grup kriminal të organizuar.
    Por si funksionon skema piramidale online dhe si bëhet mashtrimi përmes investimeve të rreme? Këto skema funksionojnë përmes faqeve online që promovojnë investime të shpejta me kthim të lartë fitimi. Qytetarët joshen për të investuar shuma që variojnë jo më pak se 1 mijë dollarë e që më pas arrin deri në 5 mijë, me premtimin se do të përfitojnë shumëfishin brenda një kohe të shkurtër. Pasi bëjnë pagesën dhe dërgojnë faturën si provë, ata pranohen në grupe private në aplikacionin “Telegram”, ku marrin udhëzime të mëtejshme për “investimet”.

  • Zbulohen dy skema të reja piramidale online, policia e Fierit nis hetimet

    Zbulohen dy skema të reja piramidale online, policia e Fierit nis hetimet

    Policia e Fierit ka nisur hetimet për dy skema të tjera piramidale online.
    Këto skema janë të ngjashme me Xuex, firmën piramidale që u godit para disa ditësh nga policia.
    Në operacionin e kaluar ndaj Xuex, u arrestuan 6 persona, ndërsa 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë siguruar foto dhe materiale nga platformat e reja të mashtrimit, të cilat ndihmojnë në identifikimin e personave të përfshirë.

    Sipas informacioneve paraprake, një nga skemat rezulton tashmë e mbyllur, ndërsa tjetra ka qenë ende aktive deri para pak ditësh.
    Hetimet janë përqendruar në zbulimin e lidhjeve të mundshme mes këtyre skemave dhe grupit të arrestuar më parë, ose nëse bëhet fjalë për një grup tjetër.
    Shuma e investuar nga qytetarët e mashtruar niste nga 1 mijë dollar, por kishte qytetarë që kishin investuar edhe deri në 5 mijë dollarë./vizionplus.tv

  • Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “XUEX” – goditet skema piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

    Policia e Shtetit publikon pamjet e operacionit “XUEX” – goditet skema piramidale online, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim

    Policia e Shtetit ka ndarë përmes një postimi në rrjetet sociale pamjet e operacionit të koduar “XUEX”, një aksion i gjerë kundër një skeme mashtruese investimesh online me strukturë piramidale. Operacioni, i zhvilluar në disa qytete të vendit, përfshirë Fierin, Tiranën, Dibrën, Beratin dhe Gramshin, u finalizua me arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve.

    Gjatë operacionit, strukturat hetimore sekuestruan një sasi të konsiderueshme provash materiale, përfshirë:50 aparate celularë11 njësi kompjuterike1 DVR dhe 2 hard disk1 automjet4.2 milion lekë28 mijë euro1,750 dollarë amerikanë340 franga zvicerane6 llogari kriptomonedhash të ngrira
    Sipas hetimeve, grupi kriminal përdorte platforma të rreme investimi dhe aplikacione si Telegram për të rekrutuar qytetarë, duke u premtuar fitime të shpejta në këmbim të investimeve në kriptomonedha si USDT dhe TRON. Skema funksiononte mbi modelin klasik piramidal: pjesëmarrësit duhej të sillnin të paktën pesë persona të rinj për të rritur përfitimet e tyre.Kriptomonedhat u përdorën si mjet për të shmangur gjurmimin dhe për të krijuar iluzionin e sigurisë, ndërkohë që vetëm individët në nivelet e para të skemës përfitonin realisht, ndërsa pjesa tjetër humbiste kursimet.
    Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit kanë bërë thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim qytetar, duke paralajmëruar se nuk ka “investime të sigurta” që premtojnë pasurim të menjëhershëm. Qytetarët ftohen të denoncojnë çdo rast të dyshuar përmes platformave zyrtare të komunikimit

  • ‘Mashtrimet me Forex e kriptovaluta rikthehen’, Semanaj: Qytetarët po bien sërish pre e tyre, rrjetet kriminale po përgatisin skema të reja

    ‘Mashtrimet me Forex e kriptovaluta rikthehen’, Semanaj: Qytetarët po bien sërish pre e tyre, rrjetet kriminale po përgatisin skema të reja

    Besmir Semanaj, Inxhinier Telekomunikacioni, nga studioja e “Kafe Shqeto” ka ngritur alarmin për një tjetër valë skemash mashtruese që po shfaqen në Shqipëri.

    Ai tha se këto platforma synojnë kryesisht njerëzit që nuk kanë njohuri financiare dhe teknologjike, duke i joshur me premtime fitimesh të shpejta.

    Sipas tij, fenomeni shpesh nis në qytete të vogla, aty ku individët e parë rekrutojnë qytetarë dhe më pas skema zgjerohet.

    “Nuk besoj se bujqit e Divjakës, të Lushnjës apo qytetarët e Lezhës që janë bërë pjesë e këtyre skemave kanë aftësitë e duhura teknologjike që të krijojnë një llogari në rrjetin e ligjshëm të kriptovalutave, t’i blejnë ato apo t’i transferojnë këto kriptovaluta”- tha Semanaj.

     

    Ndër të tjera, ai u shpreh se është e vështirë që këto mashtrime të përhapen masivisht, pasi lidhen me pagesa cash dhe kriptovaluta, por theksoi se banorët e thjeshtë, si bujqit apo qytetarët në zona rurale, nuk kanë aftësi teknologjike për t’u përfshirë vetë dhe prandaj ndihmohen nga rrjete të organizuara.

    Ai paralajmëroi se pavarësisht denoncimeve publike, skemat do të rishfaqen në forma gjithnjë e më të sofistikuara dhe miliona euro mund t’u grabiten sërish qytetarëve.

    Besmir Semanaj:

    “Në përgjithësi këto platforma mundohen të peshkojnë njerëz të cilët, e para, nuk kanë dijet e duhura financiare dhe teknologjike, dhe e dyta, aty ku nisin aty dhe zgjerojnë.

    Nëse personat e parë kanë nisur të rekrutojnë qytetarët dhe kanë qenë në Divjakë ose në Lushnjë, atëherë do të zhvillohet aty skema.

    Është shumë e vështirë që kjo skemë të zgjerohet në territorin e Shqipërisë, sepse po flasim për pagesa cash, sikurse e thashë edhe më përpara.

    Nuk besoj se bujqit e Divjakës, të Lushnjës apo qytetarët e Lezhës që janë bërë pjesë e këtyre skemave kanë aftësitë e duhura teknologjike që të krijojnë një llogari në rrjetin e ligjshëm të kriptovalutave, t’i blejnë ato apo t’i transferojnë këto kriptovaluta.

    Kuptohet që kanë pasur dhe kanë ndihmë, pasi ka ende njerëz që po bien pre e tyre, megjithëse mediat po flasin çdo ditë tashmë.

    Ka agjendë lokale dhe automatikisht logjika na çon që në këto zona kemi pasur edhe agjentët e parë që kanë rekrutuar qytetarët.

    Institucionet shqiptare duhet të ndjekin pagesat, pra pagesat që janë kryer drejt këtyre.

    Megjithëse janë në kriptovaluta dhe megjithëse nuk do arrijnë të kthehen para, duhet parë se në cilat portofole kanë shkuar këto para.

    Këto persona që janë marrë me këtë skemë, ju siguroj se nesër pasnesër do krijojnë një skemë më të sofistikuar dhe përsëri do të flasim pas ca kohësh se si miliona euro do t’u grabiten qytetarëve përsëri.

    Nga ajo që unë kuptoj është se është e njëjta dorë njerëzish që nis nga call center-at e famshëm, tek Forex, kriptovaluta, investime në bursa etj”.

  • “Firmat piramidale” online, ekspertja: Gruaja në Lushnje futi paratë e qivurit të burrit

    “Firmat piramidale” online, ekspertja: Gruaja në Lushnje futi paratë e qivurit të burrit

    Ekspertja për teknologjinë, Denisa Kele zbuloi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN detaje nga mënyra sesi ka funksionuar skema e piramidave online përmes platformave si TXEX, me të cilën i janë zhvatur milionë euro qytetarëve shqiptarë.
    Ajo tregoi edhe raste konkrete nga qyteti i Lushnjës apo Divjakës, ku persona të caktuar kanë depozituar në këto skema shuma parash nga kursimet, apo shpenzimet për arsimin e fëmijëve. Sipas saj është shfrytëzuar mjaft mirë nga të ashtëquajturit agjentë ideja se me kriptovaluta mund të pasurohesh shpejtë, për t’i joshur qytetarët që të investojnë.
    “Ajo që e dëmton këtë që dëgjon është edhe i gjithë popullariteti i kriptove që kanë të paktën këto dy vitet e fundit.  Dhe duke qenë se qytetarët dëgjojnë se me kripto bëhesh i pasur, pra ata që investojnë në kriptovaluta fitojnë. Tashmë që ata dëgjojnë fjalën kriptovalutë, edhe e gjithë kjo skema bëhet menjëherë më e besueshme. Unë kam qenë në kontakt me shumë njerëz që kanë investuar nga qyteti i Lushnjës dhe Divjakës. Ka pasur persona pafund që kanë investuar, kanë futur kursimet e tyre. Kisha rastin e një gruaje që futi paratë e qivurit të burrit. Kishte tre milionë dhe do merrte 6 milionë. Dhe është qesharake e gjitha që ta mendosh… Kanë futur lekët e shkollimit të fëmijëve. Dikush më tha që bëra dasmën se futa 10 mijë dhe mora 20 mijë. Në këto qytete e vogla nuk ka funksionuar çdo gjë me bankë siç tha zotëria. Janë të punësuar, 1 ose 2 persona për çdo qytet. Dhe të gjithë e dinë që ato para që duna ti fusin ata persona që nuk dinë të hapin një portofol në kripto mund të shkojnë dhe t’ia japin këtij personi. Dhe aty e marrin edhe fitimin, që është dyfishi i investimit. nËshtë përdorur kripto dhe Binance. Janë përdorur platformat virtuale të Binancës që janë platforma demo që ne zakonisht ja japim studentëve tanë kur i fusim në botën e kriptos për të mësuar dorën. Është para iluzion, nuk është para e vërtetë brenda, është virtuale”, zbuloi Kele.

  • PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

    PD: Skemat piramidale grabisin kursimet e shqiptarëve, mbështeten nga Rama dhe qeveria

    Partia Demokratike ka reaguar këtë të shtunë lidhur me disa skema piramidale të përfolura për mashtrimin online të qytetarëve.
    Në një deklaratë për mediat, anëtari i departamentit të drejtësisë në PD, Alvi Musaraj u shpreh se këto skema cënojnë kursimet e jetës dhe sigurinë e shqiptarëve.
    Musaraj akuzoi se këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore.
    Deklarata e plotë:
    Ngjarjet e fundit në disa qytete të vendit, ku mijëra qytetarë janë mashtruar nëpërmjet skemave piramidale, tregojnë qartë se shqiptarët rrezikohen nga një fenomen kriminal që cenon kursimet e jetës dhe sigurinë. Këto platforma mashtruese, të paraqitura si investime apo mundësi fitimi të shpejtë, kanë prodhuar deri më tani një dëm financiar për qytetarët që i kalon 5 milionë dollarët dhe përfshin 6 mijë ‘viktima’.Partia Demokratike vëren dhe dënon mungesën e parashikimeve të qarta në Draftin e Kodit Penal të prezantuar nga ministri i Drejtësisë. Drafti shfaq mangësi serioze në lidhje me përcaktimin dhe diferencimin e këtij krimi, duke mos ofruar dispozita parandaluese dhe masa ndëshkuese të qarta, të aplikuara në vendet e BE. Ky boshllëk ligjor, jo vetëm që e dobëson luftën kundër fenomeneve kriminale, por tregon mungesën e vullnetit politik të qeverisë për të ndëshkuar autorët dhe për të mbrojtur qytetarët.Partia Demokratike, duke u mbështetur mbi standardet më të mira ligjore europiane, propozon ndryshime konkrete në Kodin Penal.Së pari, duhet bërë dallimi midis skemave piramidale elementare – ku fitimi vjen vetëm nga rekrutimi i pjesëmarrësve të rinj dhe jo nga shitja e produkteve apo shërbimeve reale – dhe skemave piramidale komplekse, të cilat maskohen si investime apo fonde financiare.Për këto raste, PD propozon:Gjobë nga 100,000 deri në 600,000 euro për organizatorët dhe promovuesit;Mbylljen e bizneseve mashtruese, sekuestrimin e materialeve promovuese dhe përjashtimin nga tenderat publikë;Burgim deri në 8 vite për rastet kur mashtrimi përfshin kursime, investime apo fonde publike;Burgim deri në 9 vite kur kemi të bëjmë me organizata kriminale të strukturuara që menaxhojnë këto skema.Së dyti, në rastet kur skemat piramidale prekin fonde publike, subvencione apo financime shtetërore, dënimet duhet të jenë edhe më të rënda, duke përfshirë burgim nga 1 deri në 6 vjet dhe ndalimin e përhershëm të përfitimit nga fonde të tilla.Së treti, viktimat e këtyre mashtrimeve të trajtohen me prioritet dhe të garantohet proces i drejtë kompensimi, duke sekuestruar dhe rikthyer pasuritë e fituara në mënyrë kriminale.Këto skema mashtruese nuk mund të zhvillohen pa mbështetje dhe tolerim nga strukturat shtetërore. Heshtja dhe mosveprimi i qeverisë rrezikon qytetarët dhe inkurajon mashtruesit.Partia Demokratike kërkon të goditen ashpër pronarët e vërtetë të këtyre platformave mashtruese.