Tag: skandal

  • SKANDAL! Huliganët serb dogjën flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s, FFK: Notë proteste!

    SKANDAL! Huliganët serb dogjën flamurin e Kosovës në Kongresin e UEFA-s, FFK: Notë proteste!

    Momenti i djegies së flamurit të Kosovës

    BEOGRAD- Një skandal ka ndodhur në Kongresin e 49-të të UEFA-s që zhvilloi takimin e radhës më 3 prill në Serbi. Flamuri i Kosovës u grabit nga ambientët e Kongresit dhe u dogj. Organizatorët serb, hoqën simbolet e Kosovës dhe lanë përfaqësuesit e FFK-së vetëm me simbolet e federatës. Ndërkohë që Federata e Futbollit në Kosovë (FFK) ka paralajmëruar një notë proteste në UEFA.
    Ngjarja
    Skandali ndodhi më 2 prill, para nisjes së Kongresit të UEFA-s në Beograd. E gjithë ngjarja u shpalos, pasi kreu i FFK-së, Agim Ademi pozoi me flamurin e Kosovës i cili ndodhej në ambientet ku do zhvilloheshin punimet e UEFA-s. Disa orë pas kësaj lajmi “mori dhenë” dhe organizatorët reaguan. Duke qenë se Federata Serbe ishte organizatorja, këta të fundit kanë hapur dyert për huliganët, të cilët jo vetëm që e kanë hequr flamurin e Kosovës, por edhe e kanë djegur. Më pas ata kanë publikuar video në rrjetet sociale.
    Më 3 prill, përfaqësuesit e Kosovës, morën pjesë vetëm me simbolet e Federatës dhe jo me flamurin shtetëror. Pas këtij veprimi, FFK ka lajmëruar se do të dërgojë një notë proteste në UEFA, se përse ata e lejuan këtë skandal.

    “Çdo veprim i mundshëm në fund të takimit kur presidenti i FFK-së nuk ishte më në sallë, nuk e ndryshon faktin se Kosova ishte dhe mbetet pjesë e barabartë e kësaj organizate ashtu siç është në familjen e futbollit evropian dhe botëror. Sigurisht, si gjithmonë, njerëz të caktuar ndjekin agjenda kundër Kosovës duke e hequr nga tryeza e deri në djegien e flamurit të shtetit tonë (siç ndodhi mbrëmë në Beograd nga tifozët e klubeve serbe), por Kosova si shtet është dhe mbetet realitet i pakthyeshëm. FFK-ja menjëherë do t’i dërgojë një notë proteste UEFA-s dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare lidhur me këto veprime, të cilat janë kundër vlerave që promovon UEFA”, shkruan mes të tjerash FFK-ja.
    Fjala e Ceferin
    Kreu i UEFA-s, Alesandër Ceferin gjatë fjalës së tij, solli edhe si shembull bashkorganizimit të Euro 2027 për U-21 nga Shqipëria dhe Serbia, duke “harruar” faktin se organizatorët serb, lejuan huliganët të djegin simbolet e Kosovës./ZËRI

  • Skandal në Bullgari, në sallën e VAR-it arbitrat kontrollojnë për skedina

    Skandal në Bullgari, në sallën e VAR-it arbitrat kontrollojnë për skedina

    Një incident i pazakontë ka ndodhur në Bullgari, ku një anëtar i sallës VAR është fotografuar duke kontrolluar kuotat e basteve në një faqe interneti të lojërave të fatit gjatë një ndeshjeje futbolli.Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësime serioze për integritetin e sportit dhe ka nxitur autoritetet përkatëse të fillojnë hetime mbi këtë çështje.
    Për më tepër, disa burime raportojnë se ky incident ka çuar në arrestimin e disa individëve të përfshirë. Hetimet janë në vazhdim për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të marrë masat e duhura ligjore. 

  • Skandal në Kuvend? Thirrje për PS,Këlliçi ‘shpërthen’ ashpër: Skandaloze dhe kriminale,një tjetër provë e paturpësisë..

    Skandal në Kuvend? Thirrje për PS,Këlliçi ‘shpërthen’ ashpër: Skandaloze dhe kriminale,një tjetër provë e paturpësisë..

    Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me një postim të publikuar nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë postim Kuvendi i bën thirrje ndjekësve që të votojnë Partinë Socialiste. Këlliçi në reagimin e tij në “Facebook” është shprehur se ky është një akt skandaloz dhe kriminal.
    Ai më tej shtoi se kjo është një provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë. Këlliçi thekson se Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private.

    Postimi i plotë:

    SKANDALOZE dhe KRIMINALE!!! Faqja zyrtare e Kuvendit të Shqipërisë, bën thirrje të votohet Partia Socialiste. Një tjetër provë e paturpësisë, ku Kuvendi në mënyrë skandaloze njehsohet me partinë. Një tjetër konfirmim se për ta, Republika ka rënë dhe institucionet nuk ekzistojnë.
    Partia Demokratike i kundërshton me forcë këto skandale institucionale dhe përdorime të institucioneve më të larta shtetërore si pronë private. Elisa Spiropali është përgjegjëse e drejtpërdrejtë e këtij akti skandaloz!!! Nëse pushtetarët e përkohshëm e mendojnë Kuvendin si asamble patronazhistësh dhe petalesh, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Ndërkohë TASK FORCA e SPAK për krimet elektorale, ka humbur pa nam e nishan! Turp!

     

    “Kuvendi bën thirrje për PS, Këlliçi: Skandal! Ku është Task Forca e SPAK?”

    “Skandal në Kuvend? Thirrje për PS, Këlliçi sulmon SPAK për heshtjen”

    “Thirrje për të votuar PS? Këlliçi: Ku ka humbur Task Forca e SPAK?”

    “Këlliçi shpërthen pas thirrjes së Kuvendit për PS: Ku është SPAK?”

    “Kuvendi bën thirrje për PS, Këlliçi: SPAK ka humbur pa nam e nishan”

    “PS me mbështetje nga Kuvendi? Këlliçi: Skandal, SPAK hesht!”

    “Këlliçi për thirrjen e Kuvendit: SPAK mungon në luftën ndaj krimeve elektorale”

    “Këlliçi akuzon pas thirrjes për PS: SPAK nuk ekziston më?”

    “Debat për thirrjen e Kuvendit: Këlliçi kundër, SPAK i padukshëm”

    “Kuvendi mbështet PS? Këlliçi: Task Forca e SPAK, inekzistente!”

  • Skandal në Greqi, prifti dënohet me 27 vite burg për përdhunimin e 3 vajzave të mitura

    Skandal në Greqi, prifti dënohet me 27 vite burg për përdhunimin e 3 vajzave të mitura

    FOTO ILUSTRUESE

    GREQI- Një skandal ka ndodhur në një kishë në Agrinio në Greqi! Një prift 53-vjeçar u dënua me burg për abuzim seksual dhe përdhunimin e tre vajzave, të cilat në atë kohë ishin të mitura. Një nga vajzat e abuzuara ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer publikisht tmerrin që përjetoi.
    “Kur isha 13 vjeçe, filloi të më ngacmonte me prekje të papërshtatshme. Pastaj më kërkoi ta takoja në dhomën e rrëfimit, pa praninë e të tjerëve”, ka treguar ajo.
    Ajo tha se gjithçka ndodhi në një dhomë që prifti e përdorte si rrëfimore.
    “Më puthte në qafë dhe më prekte në vende intime. E dija që ishte e gabuar, por nuk guxoja të flisja. Ai ishte prift, dhe të gjithë e respektonin.”
    Prifti u shpall fajtor për përdhunim, ngacmim seksual dhe posedim materialesh pornografike dhe u dënua me 27 vjet burg. Në sallën e gjyqit, një nga nënat e vajzave doli në mbrojtje të priftit, duke mos i besuar vajzës së saj. Vajza tha se prifti manipulonte jo vetëm vajzat, por edhe familjet e tyre, duke përdorur pozicionin e tij fetar për të fituar besimin dhe për t’i kontrolluar./ZËRI