Tag: skajet

  • Pse peshqirët kanë këto vija? Nuk tregojnë anët, por kanë rol shumë më të rëndësishëm

    Me siguri jeni pyetur ndonjëherë pse në skajet e peshqirëve ndodhen ato vija specifike, që rrobaqepëset i quajnë “bordurë”

    Edhe pse duken si detaj estetik, bordurat e peshqirëve janë shumë më funksionale sesa mendoni.

    Një diskutim i hapur në internet ngriti pikërisht këtë pyetje, duke sjellë teori të ndryshme – nga ajo se janë “shirita për tharje më të shpejtë” deri te ideja që tregojnë anën e sipërme dhe të poshtme të peshqirit. Megjithatë, arsyeja e tyre është shumë më praktike.

    Sipas ekspertëve të industrisë së tekstilit, bordurat ndihmojnë që peshqirët të thithin më mirë ujin, të konsumohen më pak dhe të zgjasin më shumë. Gjatë larjeve të shpeshta, fijet dëmtohen dhe skajet mund të fillojnë të çahen. Ky element i punuar me kujdes forcon strukturën, zvogëlon rrezikun e grisjes dhe ruan formën e peshqirit.

    Funksion dhe estetikë

    Përveç qëllimit praktik, këto vija shtojnë edhe elegancë vizuale. Ato i japin peshqirit një pamje më të sofistikuar, arsye pse gjenden shpesh edhe në peshqirët luksozë të hoteleve, ku kërkohet jo vetëm qëndrueshmëri dhe thithje, por edhe estetikë.

    Pra, herën tjetër kur të merrni një peshqir në dorë, mbani mend se këto vija nuk janë thjesht dekor, por elemente që e bëjnë peshqirin më jetëgjatë, më funksional dhe më të këndshëm në përdorim, transmeton Telegrafi.

    Bordura dhe roli i saj

    Ky shirit i endur në skajet e peshqirëve, mund të jetë një ose disa dhe gjithmonë vendoset në fundin e peshqirit.

    Ema Sejmur nga Good Housekeeping Institute shpjegon: “Kjo bordurë ndihmon peshqirin të ruajë formën sepse i jep më shumë strukturë se sa materiali frotir. Ajo gjithashtu parandalon shpërbërjen e pëlhurës.”

    Peshqirët pa bordurë thithin ujë, por zakonisht nuk janë aq të qëndrueshëm dhe dëmtohen më shpejt.

    Vija që janë më shumë se dekor

    Këto elemente nuk janë vetëm zgjedhje estetike, por rezultat i teknikave të veçanta të endjes që i japin peshqirit disa përfitime praktike:

    rrisin fuqinë thithëse,

    përmirësojnë stabilitetin strukturor,

    ofrojnë një ndjesi luksi gjatë përdorimit.

    Sipas portalit Upworthy, bordurat ndihmojnë gjithashtu në shpërndarjen më efikase të lagështisë. Është një detaj i vogël, shpesh i pavënë re, por që luan një rol kyç në funksionalitetin e përditshëm të peshqirëve. 

  • Kjo është ‘Molla e Kuqe’ që të gjithë flasin për të

    Kjo është ‘Molla e Kuqe’ që të gjithë flasin për të

    Një nga të dhënat ka të bëjë me një histori në kufijtë e legjendës.

    Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra më skajorë shqiptarë, njëri në veri dhe tjetri në jug të vendit.

    Data e këtyre toponimeve nuk njihet, por ato tregonin dy skajet kufitare të një Shqipërie që nuk ekzistoi më pas 1913-ës.

    Fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin Novi Pazar.

    Për këtë toponim flet edhe një shprehje shumë e përdorur dikur, por e rralluar ose e ɀɦɖuƙuɾ në ditët e sotme: “Do rrish urtë apo të ta bëj shtëpinë matanë Mollës së Kuqe!” Ishte shprehja përdorej sa herë duhej t’i thoshe dikujt që mund të dërgohej larg.

    E dhëna e dytë është më e “freskët” në kohë. Ka të bëjë me një dekret të vitit 1968 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH-së. (dekreti nr. 4381, datë 13.4.1968) Ky dekret bën disa ndryshime të rëndësishme në ndarjen administrative tokësore të vendit. Mes rreshtave gjetëm edhe një vendim që ka të bëjë me një fshat me emrin Molla e Kuqe.

    Vendimi mban numrin 6, në listën e 14 vendimeve që kanë të bëjnë me rrethin e Kukësit dhe thotë: “Fshati Mollë-Kuqe shkëputet nga lokaliteti i Fanit dhe lidhet me lokalitetin e Shëmirësë”.

    Do të thotë që një fshat me këtë emër ekziston edhe në këtë rreth. /gazetadrita