Tag: sizmiologu

  • “Pasgoditjet do të vijojnë”, sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit

    “Pasgoditjet do të vijojnë”, sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).

    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

    Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.

    Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?

    Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.

    Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEO ka në dispozicion.

    Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.

    Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?

    Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.

    Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.

    Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.

    Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEO, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.

    Informacionet zyrtare për aktivitetin sizmik në Shqipëri pasqyrohen nga “Albquake”.

  • Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Sizmiologu Dushi: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).
    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.

  • A do ketë lëkundje të tjera tërmeti në vendin tonë? Ja çfarë paralajmëron sizmiologu

    A do ketë lëkundje të tjera tërmeti në vendin tonë? Ja çfarë paralajmëron sizmiologu

    Sizmiologu Edmond Dushi ishte këtë të premte foli reth tërmeteve. Një tërmet i fortë u ndie dy ditë më parë në Tiranë me magnitudë 4.4 ndërsa ditën e sotme ka pasur dy pasgoditje me magnitudë më të ulët.
    Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane Mesdhetare EMSC tërmeti me magnitudë 4,1 i shkallës Rihter ishte me epiqendër në zonën e Fushë-Krujës.
    Sizmologu tha se duke pasur parasysh historikun e tërmeteve pritet që pas tërmetit kryesor të ketë edhe goditje të tjera 18-20 ditë më pas.
    “Ne kemi statistika gjithë përfshirëse në të gjithë territorin. Të gjitha seritë tërmetore që ndodhin në zonat perëndimore të vendit zgjasin më shumë se tërmetet në zonën qendrore. Kjo është tregues që do të kemi një zgjatje në vazhdim të kësaj serie tërmetesh. Pa përhapur panik, bazuar mbi të dhënat që ne kemi aktualisht nëse bëjmë llogaritjet mund të llogarisim diku te 18-20 ditë nga tërmeti kryesor i datës 24”,-tha sizmiologu.

  • Sizmiologu Dushi për: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Sizmiologu Dushi për: Tërmetet, vazhdimësi e lëkundjes së 24 Qershorit. Pasgoditjet do të vijojnë

    Dy tërmete të njëpasnjëshëm me forcë të moderuar goditën vendin tonë mëngjesin e kësaj të premteje (27 Qershor).
    Sizmiologu Edmond Dushi, në një intervistë për Tvklan.al, ka thënë se tërmetet e sotëm janë vazhdimësi e aktivitetit sizmik të para 3 ditëve (24 Qershor), kur u regjistrua lëkundja me magnitudë 4.4.
    Sipas tij, ky aktivitet sizmik duhet të zgjasë deri 1 muaj me pasgoditje të tjera.
    Pyetje: A janë lëkundjet e sotme vijimësi e tërmetit të tre ditëve më parë?
    Sizmiologu Edmond Dushi: Po, është vazhdimësi e serisë që ndodhi para disa ditësh. Normalisht ajo seri duhet të vazhdonte edhe për një kohë më të gjatë, të paktën 20 ditë ose 1 muaj, por u stopua pas 48 orësh dhe kjo është e pritshme që të ketë një riaktivizim ose dhe një rritje të magnitudës të ngërçit tektonik që është krijuar aty.
    Sizmiologu Edmond Dushi shprehet se paslëkundjet që pritet të vijojnë do të vërtiten rreth magnitudës 4, kjo bazuar edhe në informacionet që IGJEO ka në dispozicion.
    Dushi thekson nga goditja kryesore e ditës së martë, deri tani janë regjistruar rreth 100 tërmete, shumica prej të cilëve janë të papërfillshëm.
    Pyetje: Pritet një goditje më e fortë sizmike apo aktiviteti sizmik do të vijë duke u qetësuar deri në çlirimin e plotë të energjisë?
    Sizmiologu Edmond Dushi: Statistikisht pritet të ketë magnituda të këtij niveli, mund të arrijnë dhe nivele të rendit 4, por kjo është statistikore dhe kjo varet shumë nga informacioni që ne disponojmë, pra do të thotë nga rrjeti që është në afërsi, që është i kënaqshëm por që nuk premton për saktësi të madhe. Një pjesë e pasgoditjeve janë mikro, shumë elementare dhe janë të padeshifrueshme për shkak dhe të zonës e cila është një zonë shumë e urbanizuar dhe stacionet ndodhen në këtë zonë, e për rrjedhojë ndikohen dhe nga niveli i zhurmave urbane që ekzistojnë. Megjithatë, mendoj që ky është trendi i magnitudave bazuar në të dhënat që disponojmë ne, që nuk janë të vogla, janë rreth 100 tërmete të regjistruar deri tani.
    Për qytetarët, sizmiologu Edmond Dushi bën thirrje që të ruajnë qetësinë.
    Sizmiologu Edmond Dushi: Për qytetarët është mesazhi që nuk duhet të panikosen pa të drejtë, por duhet të jenë gjithmonë të vëmendshëm për të marrë informacione për të dëgjuar mediat në rast se mediat japin informacione, siç është dhe rasti në fjalë, apo dhe zyrtarët që merren me emergjencat civile të cilët janë dhe përgjegjës për lëshimin e këtyre informacioneve udhëzuese. Ndërkohë, ajo që them unë si specialist, është që të ruajmë qetësinë edhe të bashkëjetojmë me këtë fenomen.
    Sipas të dhënave sizmiologjike të IGJEO, tërmeti i parë ra në orën 08:59. Lëkundja ishte me magnitudë 3.9 me epiqendër në Fushë-Krujë, në një thellësi 19.3 kilometra. Ndërsa i dyti, disa minuta më vonë, saktësisht në orën 09:04, ishte me magnitudë 3.8, me epiqendër në Zall Herr të Tiranës, në një thellësi 15 km.
    Informacionet zyrtare për aktivitetin sizmik në Shqipëri pasqyrohen nga “Albquake”.

  • Dy tërmete të njëpasnjëshme që ‘shkundën’ vendin tonë, ja çfarë thotë sizmiologu

    Dy tërmete të njëpasnjëshme që ‘shkundën’ vendin tonë, ja çfarë thotë sizmiologu

    Sizmiologu Rrapo Ormëni i ftuar në një intervistë televizive tha se këto janë pasgoditje që kanë vijuar prej tërmetit që ra më 24 qershor. Dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në vendin tonë.
    Ormëni gjithashtu theksoi se zona e Adriatikut është mjaft aktive sa i përket tërmeteve. Sizmilogu Ormëni tha se këto tërmete mund të zgjasin me ditë ose dhe me javë, teksa shtoi se nuk mund të bëjmë një parashikim përfundimtar.
    Rrapo Ormëni:
    “Këto quhen pasgoditje që nga 24 qershori, sepse kanë rënë në të njëtën zonë. Do të ishin problematikë nëse tërmetet do të ishin 4.4 ose 4.5 ballë”, tha Ormëni ndërsa theksoi se rënia e tërmeteve nuk ka lidhje me stinën apo temperaturat e larta.
    Fushë- Kruja futet te zona sizmike në vendin tonë. Adriatiku është një zonë që çliron tërmete të njëpasnjëshme. Zona Lushnjë-Elbasan dhe Korçë-Peshkopi gjithashtu janë mjaft aktive sa i përket aktivitetit sizmiologjik”.

  • Tërmeti që goditi Shqipërinë/ Flet sizmiologu: 34 pasgoditje, a ka vend për panik?

    Tërmeti që goditi Shqipërinë/ Flet sizmiologu: 34 pasgoditje, a ka vend për panik?

    Një tërmet me magnitudë 4.5 ka goditur Shqipërinë ditën e sotme në orët e para të mëngjesit, më konkretisht rreth orës 05:00.
    Lidhur me këtë, sizmiologu Edmond Dushi shpjegoi në një emision televiziv për të dhënat e këtij tërmeti, pasgoditjet e tij si dhe nëse priten të tjera goditje në vijim.
    “Kemi goditjen kryesore të mëngjesit rreth orës 04:07 minuta me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, dhe kemi një seri pasgoditjesh që bëhen rreth 35 të tilla. Pavarësisht se ka rezultuar që thellësia të jetë e ulët, pas vlerësimit të të dhënave ka rezultuar se thellësia është në nivele rreth 19.5 km, një karakteristikë kjo e të gjitha këtyre termeteve.
    Bëhet fjalë për një zonë sizmike të caktuar në brendësi të tokës dhe duke qenë se të gjitha këto pasgoditje shtrihen në të njëjtën thellësi, tregon që është një zonë e mirë përcaktuar, që është aktive dhe vazhdon të gjenerojë.
    Jemi duke vrojtuar ende dhe nuk mendoj se përbën një shqetësim serioz. Kohëzgjatja e këtij tërmeti nuk ishte i gjatë. Tërmetet të nivelit 4.5 për territorin e Shqipërisë, janë tërmete të cilat kanë probabilitet të lartë të ndodhin, pasi këto mund të ndodhin çdo vit”, tha sizmologu Dushi.

  • Tërmeti 4.4 ballë, sizmiologu: S’ka asnjë lloj rreziku, pasgoditjet po vijnë duke u shuar

    Tërmeti 4.4 ballë, sizmiologu: S’ka asnjë lloj rreziku, pasgoditjet po vijnë duke u shuar

    Mëngjesi i kësaj të marte nisi me lëkundje. Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë goditi Shqipërinë. Epiqendra ishte 16 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 12 kilometra në jug-jugperëndim të Krujës. Sizmiologu Rrapo Ormëni thotë se ky lloj tërmeti nuk ka asnjë lidhje me atë që ra në 26 nëntor të 2019. ”Ky tërmet ndodhet larg zonës së tërmeteve të parë. Nuk ka nevojë për panik sepse ka qenë një tërmet pa rrezik. Pas tij janë shënuar mbi 10 pasgoditje dhe më e madhja ka qenë 3.4”, tha Ormëni teksa shtoi se lëkundjet u ndjenë në Krujë e Durrës.
    Nga ana tjetër, Ormëni nënvizoi se lëkundjet më së shumti u ndjenë në zonën afër epiqendrës dhe tek pallatet e larta. Këto tërmete a janë ndikuar edhe nga thatësira? Ormëni tha se kjo gjë bie poshtë pasi Shqipëria është një vend me aktivitet sizmologjik. Ai përmendi edhe disa nga zonat më të rrezikuara që preken nga tërmeti.

    ”Zona perëndimore, Shkodra, Lushnja, Korça e Dibra janë ndër zonat më të rrezikuara për t’u prekur nga tërmeti”, tha ai ndërsa theksoi se tërmetet kanë ciklin e vet dhe të tilla tërmete si ai i 2019 bien njëherë në 100 vjet.

  • Tërmeti në Shqipëri/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

    Tërmeti në Shqipëri/ Sizmiologu: Më mirë lëkundje të tilla të çlirohet energjia, sesa të ndodhë e papritura

    Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Epiqendra është regjistruar pranë zonës së Niklës, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
    Sizmiologu Besian Rama deklaroi se lëkundje të tilla janë të zakonshme për vendin tonë dhe ndihmojnë në çlirimin e energjisë sizmike, duke ulur rrezikun e tërmeteve më të mëdha në të ardhmen.
    “Epiqendra ishte në veriperëndim të Kamzës, pranë fshatit Nikël. Fillimisht u raportua një magnitudë prej 4.5, por pas analizave më të detajuara për territorin tonë, rezultoi të ishte 4.2. Këto janë aktivitete të pranueshme për zonën.  Tërmeti është paraprirë nga 3-4 lëkundje më të lehta, me magnituda 1.5 deri 1.9 gjatë natës. Po ashtu, janë regjistruar disa pasgoditje me intensitet më të ulët. Qendra e Monitorimit Sizmik ka qenë në gatishmëri të plotë dhe të gjitha sistemet kanë funksionuar siç duhet, duke e detektuar automatikisht ngjarjen.”
    Sizmiologu Rama shtoi se tërmete të tilla janë pjesë e një zinxhiri aktivitetesh normale sizmike për zonën.
    “Zona e Krujës ka disa linja thyerjeje, që prodhojnë herë pas here lëkundje të këtij lloji. Këto tërmete janë një kujtesë se duhet të mësojmë të bashkëjetojmë me to dhe të jemi të përgatitur. Është shumë më mirë që të ketë tërmete me magnituda të ulëta që çlirojnë energjinë, sesa të ndodhin papritur lëkundje të forta e të rrezikshme.”
    Sizmiologu u bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të shmangin panikun.
    “Në raste të tilla, është e rëndësishme të qëndrojmë në një vend të sigurt, të hapim dyert për të shmangur bllokimin dhe të vendosemi pranë objekteve të qëndrueshme. Paniku nuk ndihmon, ndaj duhet të jemi të përgatitur dhe të veprojmë me kujdes.”