Në territorin e Bashkisë Delvinë vijon puna për rikthimin normal të situatës pas reshjeve të dendura që krijuan anomali. Kjo, për faktin se ka ende akse rrugore dhe banorë në vështirësi qarkullimi, për shkak të shkarjeve masive të dherave.
Ersi Hamiti, Shef i Kabinetit në këtë Bashki, tregon se grupet e punës janë në terren, për t’iu rikthyer shërbimet jetësore familjeve të izoluara.
“Grupet emergjente janë në gatishmëri për të sjellë gjendjen në normalitet dhe më shumë jemi të fokusuar në familjet që kanë nevojë në mënyrë që të mos jenë peng e situatës”, u shpreh ai.
Vëmendje po i kushtohet aksit rrugor që lidh fshatrat Lefterohor , Kakodhiq e Varfaj, për rehabilitimin përfundimtar, pas zgjidhjes së përkohshme, me mjete rrethanore, të ditëve më parë.
“Aksi që lidh 3 fshatrat që me mjete rrethanore është mundësuar ditën e djeshme të jetë i aksesueshëm”, tha Hamiti.
Apeli që autoritetet bëjnë për gjithë banorët është ndalimi i ndërhyrjeve pa kriter që shkaktojnë erozion të lumenjve.
Tag: situatës
-

Fier – Prurjet e Vjosës shënojnë pikun, drejt normalizimit të situatës; qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë në Çerven dhe Kashisht
Prurjet e lumit Vjosë kanë arritur pikun rreth orës 10:30 të së enjtes në territorin e bashkisë Fier, ndërsa ekspertët e emergjencave civile parashikojnë se gjatë orëve në vijim situata do të nisë të normalizohet. Përmbytjet kanë prekur kryesisht zonat bujqësore të Çervenit dhe Kashishtit në njësinë administrative Frakull.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas banorëve të zonës, vetëm në Çerven janë përmbytur rreth 120 hektarë tokë bujqësore, të mbjella me drithëra dhe foragjere, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e kësaj njësie. Banorët shprehen se ujërat kanë hyrë me shpejtësi në mëngjes, duke mbuluar sipërfaqe të mëdha toke. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Ekspertët bëjnë me dije se niveli i lumit është në rënie. Kuota maksimale prej 7.2 metrash, e shënuar në orën 03:00 të mëngjesit në Memaliaj, ka zbritur aktualisht në 6 metra, tregues ky i lehtësimit gradual të situatës së prurjeve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Moti i keq me erëra të forta ka shkaktuar dëmtime edhe në disa sera me luleshtrydhe në Frakull dhe Cakran, ku fermerët raportojnë probleme të konsiderueshme në kulturat bujqësore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Ndërkohë, përmbytjet e kësaj vale reshjesh nuk kanë rrezikuar zonat e banuara, falë ndërhyrjeve në sistemet kulluese dhe argjinaturave të ndërtuara vitet e fundit, të cilat kanë mbajtur nën kontroll daljen e ujërave nga shtrati.
Strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin në terren deri në stabilizimin e plotë të situatës.
-

Moti i keq/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie në disa zona, si paraqitet situata sipas qarqeve
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet e fundit sa i përket situatës në vend,, si pasojë e reshjeve intensive dhe motit të keq. Sipas ministrisë gjatë natës, të gjitha strukturat vendore dhe ekipet operacionale kanë vijuar punën në terren për normalizimin e situatës në zonat e prekura nga moti i keq, për sigurimin e akseve rrugore dhe për rikthimin e energjisë elektrike.
SITUATA SIPAS QARQEVE
Qarku LezhëVijon puna për normalizimin e situatës në fshatrat Gjorm, Zhejë dhe Fushë Mamurras në njësinë administrative Mamurras, bashkia Kurbin.Rruga në fshatin Shpërtheth mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje, por po punohet nga forcat në terren.Gjithashtu po vijon puna për sigurimin e kalueshmërisë në segmentin rrugor Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet. -

Moti i keq përfshin vendin/ Ministria e Shëndetësisë harton plan masash për menaxhimin e situatës
Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar një plan të posaçëm masash për përballimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë disa zona të vendit që prej mbrëmjes së kaluar. Siç bëhet me dije përmjes një njoftimi për mediat, strukturat në varësi të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor (OSHKSH) janë në gatishmëri të plotë 24 orë në ditë dhe po monitorojnë situatën në kohë reale.
Sipas njoftimit zyrtar, janë ndërmarrë një sërë masash parandaluese dhe reaguese në institucionet shëndetësore për të garantuar ofrimin e pandërprerë të shërbimeve për qytetarët. Këto masa përfshijnë:
-Monitorim i vazhdueshëm i situatës nga operatorët rajonalë të kujdesit shëndetësor & njësitë vendore
– Verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave të medikamenteve
-Koordinim i ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave civile
-Aktivizim i plotë i shërbimeve spitalore të urgjencës
Po ashtu spitalet rajonale e bashkiake raportojnë se rezervat kritike (medikamente, material mjekësor, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë) janë të siguruara dhe gati për përdorim.
Zonat më të prekura nga reshjet e dendura përfshijnë Kurbinin, Matin, Lezhën, Shkodrën, Malësinë e Madhe, Tropojën, Kukësin dhe Hasin. Megjithatë, sipas raportimeve nga terreni, aktualisht nuk ka problematika në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në këto zona dhe strukturat funksionojnë normalisht.
OSHKSH mbetet në komunikim të pandërprerë me të gjitha njësitë për çdo rast emergjent që mund të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme, duke garantuar një reagim të shpejtë dhe të koordinuar në çdo skenar të mundshëm.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të kontaktojnë shërbimet e urgjencës në rast nevoje. -

Zv/kryeministrja Balluku tregon situatën e krijuar nga moti i keq në mbarë vendin
Zv/kryeministrja Belinda Balluku ka treguar situatën e krijuar nga moti i keq në vend dhe për masat e marra. ”Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme”,-shkruan Balluku.
Postimi i plotëRAPORT MBI
SITUATËN E KRIJUAR NGA MOTI I KEQ DHE MASAT E MARRA NGA STRUKTURAT E MIE
(Ora 13:00)
Prej mbrëmjes së djeshme, reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, veçanërisht zonat veriore dhe verilindore. Strukturat nën varësinë e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar maksimalisht në monitorimin dhe menaxhimin e situatës, me ekipe të ngritura në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme.
Grupet e punës së ARRSH dhe OSSH janë aktualisht në terren për të garantuar qarkullimin normal të automjeteve dhe furnizimin e pandërprerë me energji elektrike për abonentët.
SITUATA NË AKSET RRUGORE
Zona Veriore dhe Verilindore
Në Tropojë, Kukës dhe në aksin Skurraj–Burrel, reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës. Ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë menjëherë për pastrimin e akseve, duke garantuar qarkullim normal dhe pa bllokime.Aksi Laç – Ura e DrojësPër shkak të daljes së përroit nga shtrati është përmbytur një segment i rrugës. Po vijon puna për largimin e ujit nga karrexhata dhe rikthimin e qarkullimit normal.Aksi Ersekë – Leskovik – 3 Urat• Ka pasur rënie inertesh në trupin e rrugës.• Janë marrë menjëherë masat për pastrimin e karrexhatës.• Kompanitë e mirëmbajtjes janë të pranishme në terren me mjete dhe personel për garantimin e lëvizjes së sigurt.
FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE
Situata në Rrjetin e Shpërndarjes
• OSSH ka vënë në dispozicion rreth 1500 punonjës për menaxhimin e situatës.• Aktualisht janë jashtë pune 26 fidera të rrjetit të tensionit të mesëm.• Krahasuar me orët e para të situatës, furnizimi me energji elektrike në rang vendi është përmirësuar në rreth 70%.• Në rajonet Shkodër, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Berat furnizimi është plotësisht i normalizuar.• Rrjeti që furnizon hidrovorët është funksional dhe pa defekte.
Rrjeti i Transmetimit
• Nuk raportohen avari apo defekte.• Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal.
Situata në kaskadën e Drinit
• Pasditen e sotme pritet aktivizimi i një fronti të dytë reshjesh me intensitet të lartë në të gjithë basenin e lumit Drin.• Parashikohet rënie reshjesh deri në 80 mm në basenin e Fierzës dhe rreth 130 mm në basenin Koman–Vau i Dejës.• Në disa stacione reshjet mund të jenë edhe më intensive.• Situata mbetet nën kontroll, dhe të gjitha grupet operative janë në gatishmëri të plotë.
FURNIZIMI ME UJË TË PIJSHËM
• Situata në furnizimin me ujë paraqitet optimale në rang vendi.• Nuk ka ndërprerje të energjisë elektrike në stacionet e pompimit, të cilat janë plotësisht funksionale.• Në sistemet me gravitet janë marrë masat e nevojshme për menaxhimin e turbullirës gjatë procesit të klorinimit.• Aktualisht janë në gatishmëri 40 grupe pune, mbi 50 mjete, si dhe ekipet mbështetëse të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve.
SITUATA NË PORTET DHE AEROPORTIN E TIRANËS
Portet Detare
• Porti i Durrësit: Situata është e qëndrueshme dhe nën kontroll. Tragetet janë akostuar sipas orarit dhe përpunimi i anijeve vijon normalisht.• Porti i Sarandës: Nuk janë raportuar problematika. Lundrimet drejt portit të Korfuzit kanë vijuar normalisht.Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”• Situata paraqitet e qetë dhe pa asnjë raportim për probleme apo ndërprerje të operimeve.Të gjitha strukturat e agjencive te MIE janë të angazhuara plotësisht për menaxhimin e situatës. Vijon monitorimi intensiv në zonat me risk të shtuar, veçanërisht në basenin e lumit Drin gjatë orëve në vijim. -

Moti i keq, Balluku tregon zonat që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë
Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka bërë një përmbledhje të situatës që pritet të përballemi në ditët në vijim.
Në një dalje për mediat, ajo bën me dije se zonat më të prekura do të jetë zona e veriut dhe veri lindjes, ndërsa ka shpjeguar edhe masat që janë marrë.
“Presim perkeqësim të motit në orët e vona të natës për të vijuar më pas me rreshje të larta në veri në orën 1 pas mesnatës. Veriu dhe veri lindore do jetë pjesa më e prekur. Do tetë intensitet të lartë të reshjeve.Prurjet anësore të Komanit, do të kenë intensitet të lartë, kemi hapur hapësirat e duhura për të akomoduar prurjet. Megjithatë nga vështirësisë e situatës ne jemi munduar që të mos hapen portat e hidrocentraleve. Shpresoj që të mos arrijmë në atë pikë. Nga ana tjetër e dimë shumë mirë problematikën, sa i takon nën Shkodrës, e dimë nga vjen e gjithë situata. Jemi të përgatitur për situatën, Forcat e Emergjencës do të jenë edhe në terren, të informohen edhe qytetarëve. Na rezulton që Ultësira Perëndimore, nuk do të ketë reshje intensive. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh që Vjosa do të sjellë probleme në Vlorë. Shqipëria që nesër në mbrëmje dhe të mërkurën do jetë në pushtimin e reshjeve dhe të erës. Situata do të jetë dramatike. Pikat e dobëta që janë nën Shkodra dhe dy qytete që lidhen me prurjen e Vlorës, duhet të jenë në gatishmëri. Pjesa e juglindjes nuk do të ketë problematika të tilla, temperaturat do të jenë të larta kështu që nuk do të kemi ngrica. Janë marrë masat për të vazhduar shërbimin e qytetarëve pa ndërprerje”, tha Balluku.
-

Moti i keq, Balluku tregon zonën që do goditet më shumë dhe masat që janë marrë

Vendimi i GJK për Veliajn, Këlliçi: I dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ngritur dyshime se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Erion Veliajn mund të jetë ndikuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, për shkak të situatës që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK.
Për News24, Këlliçi tha se Balluku është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës që prej kohës kur ai ishte kryetar bashkie, duke theksuar se “goditja ndaj saj është goditje direkte për Edi Ramën”.
Sipas tij, Balluku ka luajtur një rol kyç në aferën e njohur si “Tuneli i Palloshit”, që lidhet me projektin e tunelit të Llogarasë, ndërsa akuzoi se procedurat për këtë projekt janë ndarë “sipas ndjesive” të saj.
“Unë kam dyshimet e mia se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i dirigjuar nga Rama për shkak të situatës që i ndodhi me Ballukun, drejtuesen politike për Tiranën. Ogerta Manastirliu ishte fytyra, ndërsa makineria korruptive, elektorale, e parave, e krimit të organizuar dhe shantazhit ishte Belinda Balluku dhe me goditjen që i ndodhi Ballukut pozitat dhe situata nuk ishin të njëjta”, u shpreh deputeti i PD.
Këlliçi tha se Rama eshte detyruar qe ta rikonfirmoje në detyrën e zv, kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
“Balluku është personi më i afërt i Edi Ramës që në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe njeriu që ai ka patur udhëtimin e tij politik. Goditja për Ballukun është e drejtpërdrejtë për Edi Ramën. Nga ana tjetër shpalosja e aferës së “Tunelit të Palloshit”, sic Balluku e quan Ramën…Balluku kërcënon Edi Ramën, Rama nuk ka dashur ta rikonfirmojë në detyrë, por aferat e përbashkëta e kanë detyruar Ramën që të zbatojë kërkesën e Ballukut për ta rikonfirmuar në detyrë. Është Balluku që ka qenë personi që ka zbatuar procedurën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ajo ndan procedurën sipas ndjesive”, tha Këlliçi. -

Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun
Këlliçi: Vendimi i GJK për Veliajn, i dirigjuar nga Rama pas situatës që i ndodhi me Ballukun
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ngritur dyshime se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë Erion Veliajn mund të jetë ndikuar politikisht nga kryeministri Edi Rama, për shkak të situatës që lidhet me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK.
Për News24, Këlliçi tha se Balluku është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Ramës që prej kohës kur ai ishte kryetar bashkie, duke theksuar se “goditja ndaj saj është goditje direkte për Edi Ramën”.
Sipas tij, Balluku ka luajtur një rol kyç në aferën e njohur si “Tuneli i Palloshit”, që lidhet me projektin e tunelit të Llogarasë, ndërsa akuzoi se procedurat për këtë projekt janë ndarë “sipas ndjesive” të saj.
“Unë kam dyshimet e mia se edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë i dirigjuar nga Rama për shkak të situatës që i ndodhi me Ballukun, drejtuesen politike për Tiranën. Ogerta Manastirliu ishte fytyra, ndërsa makineria korruptive, elektorale, e parave, e krimit të organizuar dhe shantazhit ishte Belinda Balluku dhe me goditjen që i ndodhi Ballukut pozitat dhe situata nuk ishin të njëjta”, u shpreh deputeti i PD.
Këlliçi tha se Rama eshte detyruar qe ta rikonfirmoje në detyrën e zv, kryeministres dhe ministres se Infrastruktures.
“Balluku është personi më i afërt i Edi Ramës që në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe njeriu që ai ka patur udhëtimin e tij politik. Goditja për Ballukun është e drejtpërdrejtë për Edi Ramën. Nga ana tjetër shpalosja e aferës së “Tunelit të Palloshit”, sic Balluku e quan Ramën…Balluku kërcënon Edi Ramën, Rama nuk ka dashur ta rikonfirmojë në detyrë, por aferat e përbashkëta e kanë detyruar Ramën që të zbatojë kërkesën e Ballukut për ta rikonfirmuar në detyrë. Është Balluku që ka qenë personi që ka zbatuar procedurën korruptive të Tunelit të Llogarasë, ajo ndan procedurën sipas ndjesive”, tha Këlliçi.