Seanca gjyqësore ndaj Jamarbër Malltezit është shtyrë sërish. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e njërit prej avokatëve mbrojtës. Në një prononcim për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme, Malltezi lëshoi akuza të forta, duke e cilësuar procesin ndaj tij si politik dhe të stisur.
Ai e krahasoi situatën e tij me persekutimin e familjes gjatë regjimit komunist, duke u shfaqur përkrah kushëririt të tij, Xhim Begeja. Sipas Malltezit, ashtu si xhaxhallarët e Begejës u pushkatuan dhe u burgosën në atë kohë sepse ishin “të pasur dhe armiq të partisë”, edhe ai sot po përballet me një proces të ngjashëm si pronar.
Malltezi drejtoi akuza direkte ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ish-ambasadores amerikane, Yuri Kim, duke i quajtur ata si organizatorët e këtij procesi. “Jemi të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë,” deklaroi ai. Malltezi denoncoi edhe prokuroin e çështjes, Besmir Karaxha, për të cilin tha se ka lidhje politike me Partinë Socialiste.
“Për ç’arsye kemi situatën e hetuesit Besmir Karaxha me bluza të PS-së, i cili gjithashtu është me ministrin Ulsi Manja në aktivitete politike? Ky është hetuesi që kanë angazhuar prokurorët,” u shpreh ai.
Në përfundim, Jamarbër Malltezi theksoi se ka përgatitur 31 fakte për të rrëzuar akuzat dhe e cilësoi të gjithë situatën një rikthim në gjyqet politike të viteve 1945-1946.
Malltezi: Çfarë ndodhi? Atëherë, një nga avokatët ishte në çështje tjetër, kështu që nuk kishte mundësi të ishte. Kështu që u shty seanca për herën tjetër. Duam të rikonfirmojmë që jam këtu bashkë me kushuririn tim Xhimi Begeja. Xhim Begeja në mënyrë të ngjashme, po nga disa gjyqtarë dhe prokurorë të nënshtruar ndaj ambasadorit jugosllav asaj kohe, vendosën që ta pushkatonin xhaxhain e Xhimit dhe të burgosnin xhaxhain tjetër të Xhimit. Pse? Sepse ishin të pasur. S’kishin marrë asnjë lekë nga shteti, thjesht ishin të pasur dhe ishin armiq të Partisë Komuniste. Kemi Xhimin këtu që do flasë. Nga ana tjetër, në mënyrë të ngjashme ne jemi të njëjtët pronarë.
Të njëjtët pronarë që ballafaqohemi me procese politike të stisura nga Edi Rama dhe nga ambasadorja Yuri Kim, që siç e patë juve, vodhi 100 milionë euro me dy gjeneratorë. Duhet të fillonim seancën dhe kemi përgatitur 31 fakte për t’i ballafaquar me sjelljet e pretenduara dhe të pamatshme që don të thotë tani prokurorët e promovuar në SPAK nga Edi Rama dhe Taulant Balla. Në mënyrë të veçantë, gjithashtu kemi një pyetje tjetër. Për ç’arsye kemi situatën e hetuesit Besmir Karaxha me bluza të PS-së, i cili gjithashtu është me ministrin Ulsi Manja, në aktivitete politike. Ky është hetuesi që kanë angazhuar prokurorët. Pra jemi njëlloj në situatën e 45-46-ës, ku gjyqet politike bëhen.
Tag: situatën
-

U shty seanca/ Malltezi akuza të forta: Proces politik si në ‘45, i stisur nga Rama dhe Yuri Kim
-

“Procesi i integrimit të kushtëzohet me…”/ PD: CDI-ja, rezolutë për situatën politike në Shqipëri
Në Asamblenë e Unionit të partive të qendrës së djathtë (CDI), e cila zhvilloi punimet në Sao Paulo të Brazilit, u miratua rezoluta e pestë e fuqishme për situatën politike në Shqipëri.
Kryetari i PD, Sali Berisha, u zgjodh zëvendëspresident i organizatës, teksa raportohet se rezoluta ngre alarmin për regresin demokratik në vend, përqendrimin ekstrem të pushtetit, shkrirjen parti–shtet dhe depërtimin e krimit të organizuar në institucionet publike.Dokumenti thekson se zgjedhjet e 11 majit, sipas OSBE/ODIHR, u karakterizuan nga keqpërdorim masiv i burimeve publike, blerje votash, intimidim dhe drejtësi selektive, duke cënuar garën e lirë dhe të ndershme.
CDI paralajmëron se kapja e shtetit, kontrolli mbi institucionet e drejtësisë, pengimi i komisioneve hetimore parlamentare dhe ndikimi i krimit në ekonomi e zgjedhje e afrojnë Shqipërinë me një model narko–autoritar, i cili paraqet rrezik serioz për sigurinë rajonale dhe procesin e zgjerimit të BE-së.
Rezoluta i bën thirrje BE-së dhe SHBA-ve që procesi i integrimit të Shqipërisë të kushtëzohet me progres të matshëm në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe integritetin zgjedhor, kërkon vendosjen e sanksioneve të targetuara ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion, si edhe mbështetjen për krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të besueshme.
CDI shpreh solidaritet me qytetarët shqiptarë dhe forcat demokratike që punojnë për rikthimin e pluralizmit, llogaridhënies dhe vlerave evropiane. -

Çfarë po ndodh në BBVK? Deklarata e Albës hap diskutime: Elijona është thëngjill i mbuluar
Në oborrin e Big Brother VIP Kosova atmosfera ishte e mbushur me tension, ndërsa banorët u zhytën në një debat të gjatë pas ngjarjeve të spektaklit të fundit. Publikimi i videos ku shihej momenti i bullizimit ndaj Elijonës dhe skena kur Alba e goditi me jastëk ka hapur një valë të re diskutimesh, teksa secili banor e ka përjetuar situatën në mënyrën e vet.
Alba, e cila gjendet në qendër të kritikave, tentoi të qartësojë versionin e saj të historisë. Ajo theksoi se kishin zhvilluar një bisedë sqaruese me Elijonën, e cila sipas saj i kishte dhënë të kuptonte se e kishte pranuar situatën.
“Unë ia sqarova asaj dhe ajo tha: ‘Në rregull, e kuptoj’. Relative është çështja e ndjesisë, nuk është e njëjtë për çdo njeri. Edhe energjitë janë relative,” u shpreh Alba, duke lënë të nënkuptojë se çdo person e përjeton ndryshe një situatë të tillë.
Megjithatë, deklarata e saj mori një kthesë më të fortë kur Alba shtoi:
“Në rast se më ka thënë për sy e faqe ‘kuptova’ dhe zgjat te të tjerët temën se është mërzitur, atëherë ajo është thëngjill i mbuluar.”
Me këto fjalë, Alba aludoi për mungesë sinqeriteti nga ana e Elijonës, duke e parë reagimin e saj të mëvonshëm si një “shpërthim të fshehur”.
Ndërkohë, Hygerta shfaqi një qëndrim të prerë dhe të qartë për gjithë situatën, duke mos e ndarë të njëjtin interpretim me Alben. -

Dalja nga shtrati i lumit Seman, ministri i mbrojtjes monitoron nga afër situatën në Mbrostar të Fierit
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, i shoqëruar nga kreu i emergjencave civile Haki Çako, ka mbërritur disa minuta më parë në Mbrostar të Fierit për të monitoruar nga afër situatën në lumin Seman, e cila mbetet një ndër më problematiket në vend nga situata e reshjeve.
Më herët forcat e ushtrisë janë tërhequr nga zona pranë Urës së Mifolit pas uljes së nivelit të prurjeve për tu pozicionuar në pikat më të rrezikuara nga dalja e shtratit të lumit Seman.
Së bashku me forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse dhe emergjencat civile të bashkisë Fier do të monitorojnë përgjatë gjithë natës situatën ndërkohë që reshjet vijojnë të jenë intensive.Top Channel
-

Gjirokastër, përmbytje në disa zona të fshatit Derviçan, uji hynë në oborrin e disa banesave
Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në fshatin Dervician të Gjirokastrës. Ujërat kanë vërshuar në disa zona të fshatit, duke hyrë deri në oborret e banesave.
Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë disa shtëpi në Dervician, oborri i së cilës është mbushur me ujë, ndërsa banorët janë përballur me vështirësi për të menaxhuar situatën. Gjendje e njëjtë paraqitet edhe në disa rrugë të fshatit, ku prurjet e ujit kanë përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme pranë banesave.
Ndërkohë, autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe pritet të marrin masa për të shmangur përkeqësimin e përmbytjeve në orët në vijim. -

Niveli i lumit Vjosa arrin në 5 metër, kreu i Emergjencave Civile inspekton urën e Mifolit dhe Novoselën
Haki Çako, ka inspektuar situatën në urën e Mifolit, në zonën e Novoselës, si pasojë e prurjeve të larta të lumit Vjosë dhe rrezikut të mundshëm për daljen e tij nga shtrati.
Çako u shpreh se kjo zonë mbetet një pikë nevralgjike, ndërsa situata po monitorohet nga afër edhe në jug të vendit, në Gjirokastër dhe Memaliaj, ku pritet rritje e prurjeve të lumit dhe mundësi krijimi situatash problematike.
Sipas Çakos, ditët e fundit kanë shënuar reshje intensive, ndërsa edhe ditët në vijim parashikohet të kenë sasi të konsiderueshme shiu. Për këtë arsye, ai theksoi se e gjithë vëmendja e strukturave të emergjencës është përqendruar në terren, për të reaguar në kohë ndaj çdo zhvillimi.
Gjatë inspektimit, Çako është ndalur edhe te situata në qarkun e Vlorës, ku në Delvinë dhe Finiq ka pasur banorë të evakuuar për shkak të rrezikut. Ai deklaroi se synohet stabilizimi i situatës, ndërsa të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë nëse do të nevojiten evakuime edhe në fshatrat e Novoselës.
Aktualisht, niveli i lumit Vjosë ka arritur rreth 5 metra, ndërsa prurjet vijojnë të shtohen. Orët në vijim pritet të jenë vendimtare për situatën në urën e Mifolit.Top Channel
-

HEC-et në gatishmëri nga moti i keq/ Balluku inspekton situatën: Nuk parashikohet hapja e portave
I gjithë vendi është përfshirë prej të hënës me reshje të dendura shiu të cilat kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa zona, por kanë përmirësuar situatën energjitike.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku monitoroi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive në HEC Koman ku tha se vijojnë të jenë të përgatitur për të përballuar situatën. Balluku tha se nuk parashikohet hapja e portave dhe se janë kapacitetet dhe volume për të përballuar shirat intensive. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
” Në Vaun e Dejës prurjet janë 200 m3 në sekondë. Fierza vazhdon të jetë e mbyllur, përkohësisht për të mos rënduar situatën akoma. Dibra ka nisur të ketë reshje intensive dhe ka zona me problematika. Thethi e kemi parë që ka nisur të ketë intesistet. Nga ana energjitike gjërat do të shkojnë shumë mirë dhe pjesa tjetër do të jetë nën kontroll.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Janë të katërt agregatët në punë. Mund të ketë luhatje të vogla dinamike për shkak të erës, por ndërkohë vazhdojmë punën me kapacitete të plota si në Koman dhe në Vaun e Dejës. Do të kemi edhe një prurje dhe përmirësim moti të enjten. Jemi të përgatitur dhe nuk parashikohet hapja e portave. I kemi kapacitetet dhe volume sepse kemi punuar për të liruar volume. Të 5 agregatet e Vaut të Dejës dhe 4 të Komanit janë në funksion. Të Fierzës janë të mbyllura për të plotësuar kapacitete.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

HEC-et në gatishmëri, Balluku inspekton situatën nga moti i keq : Nuk parashikohet hapja e portave
Vendi ynë është përfshirë me mot të keq, çka ka shkaktuar përmbytje dhe vështirësi në qarkullim në disa zona.Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku monitoroi situatën e krijuar si pasojë e reshjeve intensive në HEC Koman ku tha se vijojnë të jenë të përgatitur për të përballuar situatën.Balluku tha se nuk parashikohet hapja e portave dhe se janë kapacitetet dhe volume për të përballuar shirat intensive.
“Ne jemi të përgatitur. Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë duhet t’u themi të gjithë njerëzve, nuk parashikohet hapja e portave sepse ky është problemi kryesor dhe shpeshherë abuzohet edhe me lajmin. Flitet për hapjen e portave. Ne po e bëjmë me dije që i kemi kapacitetet dhe volumet pasi kemi punuar nga data 11 nëntor për të liruar volume. Kemi rreth 4.5 metra mundësi për të akumuluar në liqenin e Vaut të Dejës dhe rreth 7 metra në liqenin e Komanit. Ndërkohë që të pesë agregatet e Vaut të Dejës janë në funksion dhe katër agregatet e Komanit janë në funksion. Fierza qëndron e mbyllur për të akumuluar sa më shumë dhe për të rritur nivelin e liqenit”, tha ministrja.
Ajo theksoi se në Koman dhe në Vaun e Dejës vijon puna me kapacitetet të plota.Ministrja Balluku bëri me dije se të premten pritet të ketë një tjetër agravim të motit.
“ Vazhdojmë punën me kapacitete të plota si në Koman ashtu edhe në Vaun e Dejës. Siç thamë pra do të kemi edhe një prurje, por edhe agravim të motit. Do të ketë disi një përmirësim të motit gjatë ditës së enjte, por më pas do ketë një agravim tjetër të premten”, shtoi ministrja. -

Deputetët e PD, Gjoni dhe Piroli, inspektojnë situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin: Qytetarët janë braktisur
Deputetët e Partisë Demokratike, Gjin Gjoni dhe Kastriot Piroli, panë nga afër situatën e krijuar nga moti i keq në Kurbin. Gjatë takimeve me banorët, deputetët konstatuan mungesë të plotë vëmendjeje nga autoritetet vendore dhe ato qendrore.
Sipas deputetëve, problematikat e përsëritura ndër vite nuk janë adresuar me ndërhyrjet e nevojshme parandaluese, duke bërë që dëmet të jenë edhe më të mëdha.
Një tjetër çështje shqetësuese e evidentuar gjatë inspektimit ishte fakti se ende ka familje të mbetura të pastreha që prej tërmetit të vitit 2019.
Deputetët u shprehën se shumë prej tyre vijojnë të jetojnë në kushte të rënda, në banesa të rrënuara, ku çdo reshje paraqet rrezik të përditshëm.
Deputeti Gjin Gjoni kritikoi propozimin për uljen e buxhetit të bujqësisë nga 5% në 2.5%, duke e cilësuar të papranueshëm për një sektor kyç që siguron jetesën e mijëra familjeve në zonat rurale.
Deputetët i bënë thirrje pushtetit vendor dhe atij qendror të ndërhyjnë me urgjencë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet.
